Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Ndikimi Në Rritje I Vatikanit Ne Kosovë

    NDIKIMI NË RRITJE I VATIKANIT NE KOSOVË

    Nga Mateo Albertini, Milano *



    Që prej Shkurtit 2008,më se tre vjet që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës – ku të pakten 90% e popullsiseë së saj njihet nominalisht si myslimane - Vatkani ka kërkuar dukshem ta rrisë prezencën e tij vazhdimisht, tani madje pa e fshehur fare si qëllim.

    Pavarësisht faktit se vetëm 5 % e kosovarëve njihen si katolikë, Vatikani po tejkalon të gjitha iniciativat fillestare( të kufizuar në rigjenerimin e komunitetit egzistues katolik), duke e konsideruar si interes strategjik përpjekjet për konvertim të myslimaneve vendas. Edhe pse Vatikani nuk është i vetëm në këtë rrugë( në Kosovë mes organizatave të ndryshme të krishtera dhe myslimane vazhdojne aktivitetine tyre kryesisht edhe mjaft organizata evangjeliste amerikane) ai është institucioni i vetem fetar i huaj aktiv më i fuqishëm në vend.


    Në aktivitetin e Selisë se Shenjtë në Kosovë përfshihet shtimi i personelit koordinues, ndertimi i godinave publike dhe puna në institucionet e arsimit fetar. Disi në mënyrë provokative, këto aktivitete kanë përfshirë edhe ndërtimin e shkollave të reja në krahina historikisht të banuara nga myslimanë, siç është qarku jug-perëndimor i Prizrenit, duke bere haptazi thirrje konvertuese ndaj myslimanëve.


    NDËRTESAT SIMBOLIKE


    Megjithëse projekti më i shtrenjtë dhe ambicioz deri më tani ka qënë ndërtimi i katedrales së re në Prishtinë, kushtuar “ Së bekuarës Nënës Terezë”, murgeshës së njohur katolike të Kalkutës, e lindur në Shkupin fqinj në një familje shqiptare. Inagurimi i katedrales u bë më 5 Shtator 2010 nga Presidenti i atëkohëshëm kosovar Fatmir Sejdiu; ditë e cila shenonte gjithashtu edhe përvjetorin e 13-të të vdekjes së Nënë Terezës. Për shkak të profilit të saj të shquar anë e mbanë botës dhe sherbimit të saj ndaj katoliçizmit duke u kthyer në simbol të kësaj feje, murgeshës se ndarë prej kësaj bote i filloi me procedurë të përshpejtuar rruga drejt shenjtërisë, duke u lumturuar kështu që në 19 Tetor te vitit 2003.(Tani ,ajo qëndron një mrekulli të dëshmuar larg nga të qënët zyrtarisht shenjtore).


    Gjatë inagurimit, presidenti Sejdiu e vlerësoi katedralen si simbol të tolerancës fetare në shtetin më të ri në botë,shtet i cili ka shenuar shenja te vazhdueshme përleshjesh mes shqiptarëve myslimanë dhe minoritetit orthodoks serb. Në të kaluarën këto përleshje shpesh kanë përfshirë në vorbullën e tyre edhe sulme te ndryshme ndaj objekteve të kultit, duke klasifikuar këtu vandalizmat ndaj kishave, xhamive apo varrezave . Sidoqoftë shqiptarët , të besimit mysliman apo katolik, në përgjithësi kanë pasur marrëdhënie të mira mes njëri-tjetrit kjo për shkak të një ndenje të përbashket etniko-nacionaliste mbi atë fetare.


    Gjerësisht, mes popullates ndërtimi i katedrales së Prishtinës jo vetëm qe është pranuar por madje dhe është inkurajuar: ndërtimi i katedrales së re “ Tereza e Bekuar e Kalkutës” u kundërshtua seriozisht vetëm nga nje numër i paktë qytetarësh edhe pse u ngrit mbi një terren më parë të sygjeruar si vend ndërtimi për një shkollë të re( mjaft të nevojshme)të arsimit të mesëm.


    Sidoqoftë, protesta ka pasur nga shoqata të ndryshme myslimanësh në të cilat pretendohet se komuniteti katolik është duke përfituar nje trajtim të privilegjuar nga ana e autoriteteve zyrtare, për te cilat mendohet se po kërkojnë me ç’do kusht të vënë në dukje lidhjet qe egzistojne mes Kosovës dhe Bashkimit-kryesisht me sfond te krishterë- Evropian .


    ALEATË DHE IDENTITETE



    Aq sa thamë më sipër, deri diku është plotësisht e vërtetë: pavarësisht përqindjes relativisht të vogël të shqiptarëve katolikë në Kosovë, qeveria e saj sheh tek Kisha Katolike Romane një aleat potencial dhe të fuqishëm në betejën për fitoren e njohjes së plotë të pavaresisë nga faktori ndërkombëtar. Parë nga ky këndvështrim, ndërtimi i katedrales së Prishtinës përfaqëson nje gjest mrënjohjeje për ç’ka aktorë me peshë nga shtetet me shumice katolike kanë bërë për Kosovën dekadën e fundit.


    Gjithashtu duhet kujtuar se besimi fetar( sëbashku me gjuhën) kanë qënë për dekada me rradhë faktori/ë kryesor/ë kontrasti i të cilave ka bërë mbruajtjen e identiteteve respektive shqiptare dhe serbe: të qënit orthodoks gjithmonë në mënurë të pashmangshme nënkuptonte të qënit pjesë e grupit etnik serb, ndërsa të qënit mysliman kryesisht nënkuptonte të qënit shqiptar. Debatet ne Kosovë mbi lokalitetet fetare dhe vendet e kultit kanë qënë të shpeshta si gjatë luftes ashtu dhe në periudhën pas saj gjatë administrimit ndërkombëtar, debate të cilat nuk janë sheshuar ende dhe sot e kesaj dite.


    Siç edhe Jahja Draçolli, profesor historie në Universitetin e Prishtinës, vëren gjatë një interviste të dhënë kohët e fundit, “ vendet e kultit kanë qënë gjithmonë pjesë e zhvendosjes se pushtetit midis feve dhe etnive në këto zona”. Për te sjellë një shembull, kjo është edhe arsyeja pse territori kosovar është mbushur me varre ushtarësh dhe refugjatësh të cilët duan të thonë: “ne lamë eshtrat këtu prandaj ky vënd është i yni.”


    RRITJA E PROFILIT TE ROMËS: OFIQE TE REJA



    Megjithëse pakica katolike në Kosovë përbëhët vetëm nga rreth 5 % e popullatës, vitet e fundit Kisha ka provuar një rigjallërim, duke regjistruar një numër në rritje konvertimesh, të ndërthurura njëkohesisht me interesin e rizgjuar të Selisë së Shenjtë dhe ofiqarëve të saj.


    Dëshmia e këtij interesi u shfaq dy muaj më parë, pikërisht në 10 Shkurt, kur Vatikani për herë të parë mandatojë ne Kosovë të deleguarin e tij apostolik: Nuncin aktual te Sllovenisë, Juliusz Janusz. Ky vendim me gjasa tregoi një ndryshim parësor në diplomacinë e Vatikanit kundrejt Kosovës: qe prej vitit 1999 Selia e Shenjtë kishte ndjekur taktikën e përfaqësimit në “ nivele të ulta”, duke synuar përfaqesimin vetëm në ato pak zona të banuara nga katolikë, si Gjakova në perëndim dhe rrethinat e Prizrenit. Kjo qasje ishte në kontrast të fortë me rolin e protagonistit aktiv qe Vatikani luajti ne Slloveni dhe Kroaci duke filluar nga Janari i vitit 1992. Paralelisht me vendimin e mësipërm, Selia e Shenjtë vendosi të mos e njohe pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke mos dërguar rrjedhimisht përfaqësuesin e vet diplomatik pranë këtij vendi. Siç Drejtori i Radio Vatikanit, Federiko Lombardi, u shpreh me këtë rast, “ deklarimi i njëanshëm i pavarësisë së Kosovës krijon një situatë të re e cila sigurisht do të ndiqet me interes të madh nga Selia e Shenjtë...Por në një moment të tillë Selia e Shenjtë ndjen para së gjithash përgjegjësinë morale dhe shpirtërore të misionit të saj, i cili është gjithashtu i preokupuar me paqen dhe maredheniet e mira mes kombeve.”


    DIPLOMACIA E VATIKANIT – KONSIDERATA PËR KISHËN ORTHODOKSE SERBE



    Ky qëndrim u bë i domosdoshëm për të mos irrituar Kishën Orthodokse Serbe, e cila ka folur haptazi dhe me tone të qarta kundër pavarësisë se Kosoves, pasi kjo gjë do ta privonte Serbinë nga manastiret e saj më antike ( Deçani, Graçanica dhe Patriarkana e Pejës).


    Kardinali Valter Kasper – president i Koncilit për promovimin e Unitetit mes të Krishterëve – në një intervistë dhënë agjensisë katolike të lajmeve Kathpres, haptazi konfirmoi qëndrimin e Kishës Katolike në lidhje me Kosovën duke deklaruar se: “ jemi të vetëdijshëm që Kosova është një plagë e dhimbshme për SPC[ Kishën Orthodokse Serbe]. Ne gjithashtu e dimë se Kosova është djepi dhe qendra e Orthodoksisë Serbe. Ne e kuptojmë këtë mjaft mirë prandaj dëshira ime është që për këtë fakt të kihet konsideratë”.


    Si rrjedhojë, emërimit të një të deleguari të ri apostolik në Kosovë i nevojitej nga pas një pusullë sqaruese ku thuhej se, “ misioni i një të deleguari apostolik nuk është i një natyre diplomatike por për t’ju përgjigjur kërkesave e për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat e besimtarëve katolikë”. Sqarimi vijonte më pas se emërimi i Januszit nuk nënkuptonte ndryshimin e marrëdhënieve mes Selisë së Shenjtë dhe shtetit të Kosovës. Kjo deklaratë qartazi i drejtohej Kishes Orthodokse Serbe, për të mos kompromentuar assesi marredheniet e ngrohta mes dy kishave.


    JA PSE JANUSZI



    Juliusz Januszi, i deleguari i sapo emëruar apostolik i Vatikanit në Kosovë, aktualisht është duke shërbyer si Nunc Papal në Slloveni.Më shumë se specialist ne çështjet ballkanike, Imzot Januszi mund të cilësohet si eksperti i Vatikanit për situata të koklavitura.


    Më 25 Mars 1995, ai u emërua Nunc për Ruandën, vend ku hierarkia katolike ka qënë e akuzuar për ndihmë dhe mbrojtje të kriminelëve të luftës. Gjatë asaj kohe, Nunci Janusz në mënyrë të vazhdueshme refuzoi gjykimin – madje edhe diskutimin- mbi përgjegjësitë e shumë peshkopëve të cilët mendohet të kenë mbështetur masakrat kundër Tutzve gjatë luftës civile në Ruanda. Vite më pas, pikërisht më 26 Shtator 1998, Imzot Januszi u emërua Nunc për Mozambikun – ky i fundit një vend kyç për diplomacinë e Selisë së Shenjtë.


    Në Mozambik, negociatat mes socialistëve të Frelimo-s dhe anti-komunistëve të Renamo-s ( mbështetur si nga Rodezia ashtu dhe nga Afrika e Jugut) u zhvilluan me ndërmjetësimin qëndror të Komunitetit të San Egidio-s, i cili është një komunitet katolik zyrtar. Nunci Janusz ka punuar për një kohë të gjatë me Komunitetin e San Egidio-s, i cili zhvillon gjerësisht aktivitetin e tij në Kosovë. Në përgjithësi Januszi konsiderohet një diplomat kalibri dhe sigurisht që duke u konfrontuar me situata ku e ku më të vështira se realiteti kosovar ka përftuar patjetër eksperiencë të bollshme.


    SHËNJESTRA – MYSLIMANËT E KOSOVËS



    Përveç shqetësimit për mos irritimin e ndjenjave të serbëve orthodoksë, aktualisht interesi i Selisë së Shenjtë në Kosovë është i përqëndruar më shumë tek myslimanët e vendit sesa tek pakicat etnike serbe. Ishte viti 2008 kur Papa Benedikt i XVI hapi fushatën për “ gjetjen e rrënjëve të krishtera të Evropës” , duke nisur një proces ungjillizimi në masë.


    Që prej asaj kohe, peshkopi katolik shqiptar i Kosoves, Dodë Gjergji, është përqëndruar kryesisht në konvertimin e myslimanëve ne katoliçizëm. Gjatë një konvenji të partive demokratike evropiane në Bruksel në Prill 2008, Gjergji tha se Kosova është duke kërkuar gjithnjë e në rritje mbështetjen e B.E.-së dhe Vatikanit kundër Serbisë, dhe se vendi(Kosova sh.p) është në nevojë urgjente për një “ pagëzim [të ri] kulturor”.


    Kohë para promovimit të tij si peshkop, kosovari Gjergji nga viti 2000 deri në vitin 2005, kishte shërbyer si Administrues Apostolik i Diogjezës Katolike Romane të Sapës në Shqipërinë fqinje. Vitin pasues ai u emërua peshkop i Diogjezës së Prizrenit në Kosovë. Interesant është fakti se peshkopi Gjergji e kish filluar karrierën e tij të hershme në priftëri, në Shkup të Maqedonisë, gjatë periudhës së fundit të Federatës Jugosllave në vitin 1989.


    PRIRJET KONVERTUESE



    Mungesa e një hierarkie shumekombëshe Islame me influencë dhe pushtet të përafërt me Vatikanin si dhe laiciteti substancial i Islamit kosovar, i lejoi Kishës Katolike “ zaptimin” e disa sektorëve të jetës sociale dhe kulturore tek të cilat dora e shtetit mungon dukshem; këtu përfshihen përkrahja sociale, arsimimi dhe aktivitetet komunitare.


    Rigjenerimi i organizatave dhe shkollave katolike në Kosovë shpesh justifikohet me rinovimin e një tradite të mirënjohur mes shqiptarëve, e cila njihet si tradita e “ të krishterëve të fshehtë” apo e “ Kriptokrishterëve” apo për ta thënë shqip, tadita e “laramanëve”. Ajo që ne kuptojmë prej kësaj tradite është se njerëz të tillë shekuj më parë u konvertuan në islam për shkak të favoreve që i dhuronte statusi i të qënit mysliman nën Sistemin qeverisës Otoman të Mileteve, duke ruajtur praktikat jo islame brenda mureve të shtëpisë.


    Në një intervistë, për The Economist te datës 30 Dhjetor 2008, Draçolli evidenton se në të qënit shqiptar “ feja ka luajtur rol dytësor”: ai më tej tha se të konvertuarit duan të “ rikthehen në fenë e vjetër të cilës mendojnë se i përkisnin një herë e një kohë” për të treguar se kanë “prirje evro-amerikane”.


    Edhe pse i argumentuar – fakti që shqiptarët ishin katolike mbi pesë shekuj më parë nuk shpjegon pse pasardhesit e tyre do të vendosnin të ktheheshin mbrapsh prej islamit ne katoliçizëm – kjo i ngjan justifikimit qe rendom bëhet nga të konveruarit e rinj. I risjellë në një reportazh te REUTERS-it , gjithashtu i diskutuar më parë në mënyrë të pavarur edhe në një reportazh të Balkanalyses.com nga terreni, prej 28 Shtatorit 2008 shumë të konvertuar shqiptarë deklaruan se kishin zgjedhur fenë katolike pasi vendet Perëndimore nuk i duan myslimanët, nderkaq që edhe mbështetja, mbrojtja dhe investimet i kërkohen Perëndimit.


    Kjo është një pikë me shumë rëndësi në ruajtjen e vullnetit konvertues, dhe tregon sesi ajo e “kriptokatolicizmit” pjesërisht është një “traditë e shpikur” – efikase për të justifikuar nevojën e një “pagezimi identitar” më shumë se “pagëzimit kulturor”.


    Rritja e konvertimeve që Kisha Katolike po përjeton sot ne Kosovë nuk është e varur vetëm ndaj mundësive për tu bërë pjesë e botes “Perëndimore”, apo anëtar i një familjeje fetare më pak të papëlqyeshme se Islami; kjo nuk tregon gjë tjetër përveç efikasitetit dhe kapilaritetit të makinerisë social-humanitare katolike.


    Familjet myslimane, duke kërkuar ndihmë për problemet e tyre të ndryshme ekonomiko-sociale shpeshherë i kanë gjetur dyert e mbylluara në komunitetet Islame të cilave i përkasin ( disa prej tyre te akuzuara si “ ekstremiste” dhe “ fundamentaliste”) duke u detyruar t’i shrijne dorën për ndihmë organizatave Katolike.Nëpërmjet këtyre organizatave ata morën ndihmë dhe pranuan të konvertoheshin në Katoliçizëm, sepse kjo fe mundi t’i përgjigjej nevojave të tyre jetike , duke filluar nga shëndëti e deri tek higjena dhe shkollimi.


    Konvertimet në Kosovë , i parë nga ky këndvështrim, tregojnë sesi feja mund të bëhet mbi të gjitha një zgjedhje racionale apo ekonomike dhe jo vetëm një zgjedhje kulturore/simbolike. Megjithatë kjo është vetëm maja e ajzbergut: Siç evidentohet tek një artikull i kohëve të fundit tek Avvenire, një gazetë italiane me orientim katolik, marredhëniet mes mysliamanëve dhe katolikëve ne jetën e përditshme nuk shkojnë fjollë, siç mund të duken në nivele zyrtare: për te sjellë vetëm një shembull, martesat ndërfetare vazhdojnë ende të kundërshtohen ashpër nga shumë familje. Kështu, treguesi në rritje i konvertimeve në katolicizëm mund të çojë drejt konflikteve më të thella në shoqërinë kosovare në të ardhmen.


    VATIKANI NË KOSOVË: NË TË ARDHMEN NJË ROL MË AKTIV?


    Në të vërtetë tendenca në rritje e përpjëjkjeve për konvertim, janë garantë se Kisha Katolike, dhe si rrjedhim Vatikani , do të përfshihen më thellë në punët e Kosovës, duke marre parasysh edhe konseguencat.


    Gadishmëria e Vatikanit për të luajtur rolin e tij u shpreh formalisht me emërimin e Nuncit Janusz si i Deleguar Apostolik: anipse kjo nuk është një njohje e njëmendtë diplomatike ky akt tregon ineresin në rritje të Vatikanit ndaj Kosovës, gjë e cila, në një të ardhme jo fort të largët, mund të sjellë një ndryshim të qënësishëm në marrëdhëniet mes qeverisë së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.


    *Mateo Albertini është studjues i pavarur me bazë në Milano dhe është përfshirë në çështjet ballkanike që me shkrimin e tezes ts Masterit në vitin 2005. Së fundmi ai mbrojti doktoraturën në Semiotikë prane Institutit Italian të Shkencave Humane me një tezë mbi konstruksionet kulturore dhe shoqërore të nacionalizmit jugosllav.Si ekspert i semiotikës fokusi i tij studimor përqëndrohet tek etnitë, kujtesa historike dhe politikat publike të nacionalizmit jugosllav, subjekte të cilat ai i ka trajtuar në shumë artikuj në gazeta të ndryshme si në Itali ashtu edhe në shtypin nderkombëtar.
    "Shoku Mjekesise"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar _Mersin_ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    nuk je ne rregull ti mersin qe do i lexojme te gjitha keto , e t'na dalin syte vendit !
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar bani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Keto i ka shkruar Talioni jo Mersini
    "Shoku Mjekesise"

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar _Mersin_ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    - Ne Kosov nuk ka 5% katolik , por 2%. (sipas klerit katolik 3%)

    - Katedralja e re nuk esht simbol i tolerances, per te qen simbol i till, duhet qe edhe muslimanet te mundet te ndertojn xhamite lirshem dhe tu plotsohen kerkesat e tyre , esht evidente se muslimanet skan mjaftushem xhami , sidomos ne qytete , sic esht Prishtina , prandaj namazi i te premtes dhe Bajramit falet ne rruge, ne qiell te hapur.
    Ne menyren se si u ndertu katedralja esht vetem se simbol i jotolerances, diskriminimit.
    Nje katedrale prej 5 milion eurove(llogaritje e imja) dhe e atyre permasave grandioze , sa qe zyrtarisht esht katedralja me e madhe ne Ballkan , ka per qellim imponimin e besimit te pakices, ne menyr kaq provokative.

    - Ne Kosov e Shqiperi , ke me shum kisha katolike per koke banori sesa xhami, ani qe kto besimtar jan pakic, per ndertimin e nje kishe katolike asnjeher sparaqiten pengesa , mjafton vetem te shprehesh deshiren per ta ndertu , menjeher te gjindet trualli , nese ka nevoj do te prishet edhe ndonje shkoll e mesme publike, sic ndodhi me katedralen , kryesorja , kisha katolike duhet te jet ne nje vend me te hapur dhe te bjere ne sy.

    - Vatikani ka nen kontroll nje pjes te politikanve dhe mediumeve-gazetareve , te cilet veprojne me kerkes te Vatikanit , ne krijimin e opinionit shoqeror.

    - Behet keqinterpretimi i historise ne interes te Vatikanit.

    - Behet keqperdorimi i figurave shqiptare, per propagand te pastert fetare , kjo esht loj me ndjenjat kombtare te shqiptarve. (ketu sidomos mendoj per nen Terezen, qe skajshmerisht esht keqperdor per propagand katolike) dhe gjithashtu vendosja e fotos se Ibrahim Rugoves se bashku me Papen ne zyren e presidentit, qe tregon preferenca fetare te presidentit.

    - Gjimnazi Lojola ne Prizren , nje shkoll gjoja laike , esht projekti tjeter i Vatikanit, qe i manipulon nxenesit, ajo shkoll esht kryekeput nje projekt katolik propagande, i mbeshtetur nga Dioqezat katolike gjermane, ne hapjen e te ciles mori pjes edhe ministri i arsimit , i cili plotesisht i vetedijshem ka leju qe ajo shkoll te tregjistrohet si laike dhe jo fetare. Dhe vet themeluesit e asaj shkolle ne nje intervist per nje gazet kan then se ato perdorin maskimin , per tja arrit qellimit , sepse nuk esht e leht ne nje shoqeri muslimane te jesh i sinqert dhe te tregosh qellimin.

    - Ne Kosov ke me shum shoqata krishtere sesa muslimane.

    - Ne Kosov udheheqsit e shtetit gati te gjith marrin pjes ne meshat katolike , por jo edhe ne namazet muslimane.

    Me siguri ka per te then edhe shum gjera tjera por :

    - VATIKANI AKOMA NUK E KA NJOFT PAVARSIN E KOSOVES-

    Pyesim Vatikanin, edhe sa ? Edhe sa koh duhet tju tolerojm keshtu per te njoft Kosoven shtet te pavarur? Edhe sa koh duhet te durojm propaganden tuaj ne emer te tolerances fetare?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Renea për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    - Ne Kosov nuk ka 5% katolik , por 2%. (sipas klerit katolik 3%)

    - Katedralja e re nuk esht simbol i tolerances, per te qen simbol i till, duhet qe edhe muslimanet te mundet te ndertojn xhamite lirshem dhe tu plotsohen kerkesat e tyre , esht evidente se muslimanet skan mjaftushem xhami , sidomos ne qytete , sic esht Prishtina , prandaj namazi i te premtes dhe Bajramit falet ne rruge, ne qiell te hapur.
    a i ka penguar kush muslimanet te ngrene xhamija kudo ku ata kane prone te tyre i dashur..une nuk e di se si eshte ndertuar kjo katedrale dhe nuk dua te diskutoj si u ndertua ajo por dua te di cilat jane pengesat per te ndertuar xhami muslimane..nese dikush te pengon ty renea qe ne token tende te ngresh nje xhami me thirr edhe mua ne proteste..do protestoj per nje te drejte tenden qe ne pronen tende te ngresh cka te duash..megjithese bota e civilizuar i ka te rregjulluara me ligj keto gjera..mos ec me ate mendimin e femijeve qe '' meqe i dhe te voglit nje karamele ma jep edhe mua ''..

    - Vatikani ka nen kontroll nje pjes te politikanve dhe mediumeve-gazetareve , te cilet veprojne me kerkes te Vatikanit , ne krijimin e opinionit shoqeror
    e ke fjalen per vendas apo per te huaj i dashur..nese jan vendas e jan shitur te vatikani ske cben ..gjithkush ka te drejten e vet te shitet , te blihet , te jepet falas,te heqe breket e te mbuloje fytyren..a eshte e drejte e njeriut kjo..nese vatikani eshte i zoti hallall i qofte..ne sjemi te zot dhe do ulim koken..keshtu renea jan ndare keto pune..e drejta shkon nga i forti..

    - Behet keqinterpretimi i historise ne interes te Vatikanit
    .

    per cilen histori e ke fjalen renea..na i trego ne pika te shkurtera ku eshte bere interpretimi i historise ne interes te vatikanit..une e kam studiuar historine por nuk di te kam hasur gjera te tilla..ti ndoshta je ma i zgjuar..na i sqaro dhe mos bej akuza keshtu ne tym..se edhe une po te them se bota arabe e ka manipuluar historine tone ne favor te saj..

    - Behet keqperdorimi i figurave shqiptare, per propagand te pastert fetare , kjo esht loj me ndjenjat kombtare te shqiptarve.
    (ketu sidomos mendoj per nen Terezen, qe skajshmerisht esht keqperdor per propagand katolike)
    dhe gjithashtu vendosja e fotos se Ibrahim Rugoves se bashku me Papen ne zyren e presidentit,
    qe tregon preferenca fetare te presidentit

    mos u bazo ne shkrimet e forumnisteve katolike mbi figuren e nene terezes renea..sigurisht qe ata do e perdorin per qellimet e tyre..vatikani nuk e ka shfrytezuar kete gje..qe ne fillim eshte deklaruar se ajo ishte nje mizionare e krishtere qe shkriu gjithcka pat ne ndihme te te varferve..ne shqiptaret mundohemi tja heqim anen fetare te saj por ne te vertete ajo e ka nje te tille..nuk e di a ka rast tjeter ne boten katolike kur dikush tjeter eshte propozuar para kohe per shenjterim..nene tereza ka mundesi te jete e para..ketu nuk ka asnje keqperdorim..po thuhet nje e vertete..megjithate ne shqiptarewt me shume e njohim si humaniste se sa si shenjtore katolike..

    a edhe preferencat e ish-presidentit duhet ti komentoje o renea..po clidhje ka vatikani ke ka dashur ibrahim rugova apo nena e ibrahimit..mos folni marrina te tilla..ishte e drejte e tij te zgjidhte ke don ai..num do ja imponojme ne ...marrina ..edhe ketu fajin e ka vatikani..

    - Gjimnazi Lojola ne Prizren , nje shkoll gjoja laike , esht projekti tjeter i Vatikanit, qe i manipulon nxenesit, ajo shkoll esht kryekeput nje projekt katolik propagande, i mbeshtetur nga Dioqezat katolike gjermane, ne hapjen e te ciles mori pjes edhe ministri i arsimit , i cili plotesisht i vetedijshem ka leju qe ajo shkoll te tregjistrohet si laike dhe jo fetare
    .

    doja te te pyes a eshte gjimnaz publik apo privat..nese eshte publik ti ke te drejte te ankohesh tek organet perkatese per programin mesimor-edukativ ..sigurisht si shkolle publike ky gjimnaz ka marre leje nga ministrija e arsimit e kosoves dhe ka nje plan-program te miratuar nga kjo ministri..nese mesimdhenesit apo agjentet e vatikanit e deformojne planprogramin dhe nese nuk te pelqen ty cka jepet per mesim ne ate shkolle mos shko per shkollim aty ose mos i dergo femijet tu atje..ik ne ministri dhe me fakte tregojua autoriteteve se ne kete gjimnaz po behet nje veprimtari armiqesore ne dem te femijeve shqiptare , ne dem te muslimaneve shqiptare etj etj..mos hedh akuza ketu ne forum ..ky nuk eshte vend per te zgjidhur hallet..hallet zgjidhen diku tjeter..nese ata qe e kan per detyre te te sqarojne plan-programin e ketij gjimnazi dil dhe protesto..e ke kete te drejte legjitime..por nuk ke te drejte te akuzosh pa baza..

    nese eshte gjimnaz privat nuk ke te drejte ti e askush te flase per te..eshte prone private..prona private eshte e shenjte..

    Dhe vet themeluesit e asaj shkolle
    ne nje intervist per nje gazet
    kan then se ato perdorin maskimin , per tja arrit qellimit , sepse nuk esht e leht ne nje shoqeri muslimane te jesh i sinqert dhe te tregosh qellimin.
    per cilen gazet behet fjale..na e bjer te plote intervisten ne kete gazete qe ta lexojme te gjithe..besoj se e ke te lehte ta gjesh pasi gjeni lloj lloj intervistash arabesh e majmunesh me mjeker neper internet dhe na i shisni ketu ne forum..kur te citosh dicka bjere edhe linkun..e shohim te gjithe dhe japim mendimin tone..

    Ne Kosov ke me shum shoqata krishtere sesa muslimane.

    i ke numuruar..kush ta ka fajin pse ne kosove paska me shume shoqata katolike se muslimane..beje edhe ti nje shoqate..nese te pengon kush me thirr edhe mua te protestojme..nese nuk ke by.the per te tilla gjera nuk ta ka fajin kush..apo ta ka fajin vatikani qe ti nuk ngre dot shoqate..ik se te meson gimce..


    Ne Kosov udheheqsit e shtetit gati te gjith marrin pjes ne meshat katolike , por jo edhe ne namazet muslimane
    .

    a ketu ke te drejte..do shkojme tani e ti mesojme udheheqesit tane se ku duhet te shkojne e ku nuk duhet te shkojne..sa te madhe ta fusin kafshaten ne goje e sa ne by.the..po cjane keto marrina o renea..do ti mesosh ti se cka duhet te bejne njerezit..edhe thua demokraci..edhe ketu fajin e ka vatikani..

    VATIKANI AKOMA NUK E KA NJOFT PAVARSIN E KOSOVES-
    Pyesim Vatikanin, edhe sa ?
    Edhe sa koh duhet tju tolerojm
    keshtu per te njoft Kosoven shtet te pavarur? Edhe sa koh duhet te durojm propaganden tuaj ne emer te tolerances fetare?

    po po ne te fortet nuk duhet ta tolerojme me vatikanin..cfare flet o jaran..po kush jemi ne more ti urdheroje vatikanin apo dike tjeter te na njohe..cja fut kot o njeri..ata kane politiken e tyre,strategjine e tyre dhe nuk pjerdhin per kosoven e as per shqiptaret..kur tju vije ne terezi atyre na njohin ose nuk kan per te na njohur kurre..le te plasim ne,le te mos tolerojme ne ata e dine vete se cka bejne..kur te jesh i zoti ti te hypesh ne krye te shtetit te vatikanit atehere urdheroi ti si duhet te veprojne..keshtu para kompjuterit si urdheron dot..

    eh more vatikan sa ne hall ke ra me renean e me reneat shqiptare..i duhet te mendosh sikur te thone keta ose nuk ka me tolerance..do te ta thejme kryet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 21-04-2011 më 15:51
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar _MALSORI_ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Malsori , ato qe kam then jan shtylla te forta betoni e celiku, me kto qe shkrujte ti as demin me te vogel su bere , ne fakt askush smundet ti hedhe posht , i ka pranu edhe vet italiani me lart ne shkrimin e tij.

    Shenj e tolerances fetare ne Kosov do te jet ate dit kur muslimanet do te mund te falen ne xhami dhe ate dit kur do te mund te ndertojn Qendren Islamike ne Prishtine , kerkes disa vjecare e Bashkesise Islame , por qe po has ne vesh te shurdher ne organet komunale e qendrore.
    Nuk po kerkohet qe shteti me ua ble token , e as me ua ndertu Qendren , por vetem tu japin lejen. Ndersa rasti i Katedrales esht skandaloz , u prish nje shkoll shtetrore, me qellim qe Katedralja te ndertohet ne nje vend frekuentues, e gjith kjo juv mundesua nga SHTETI, e paramendon se cka do te thuhej e cka do te ndodhte nese muslimanet prishnin nje shkoll me qellim ndertimin e nje Qendre Islamike ?!
    Perfundimi esht se muslimanet jan te diskriminuar e jo katoliket. Prandaj kerkojm nga Vatikani qe te tregoje pak meshir dhe tu jape leje muslimaneve te ndertojn xhamite. (i kerkojm leje Vatikanit sepse vlersojm se ato po i koordinojn punet ne Kosov).
    E kupton ate qe dua te them , katoliket skan pengesa fetare, kan kisha me shum se qe u duhen , kryqat askush nuk ua ndalon ... gjithcka esht ne rregull per to. Muslimanet jan te diskriminum, nuk u lejohet me ndertu xhami, shamite ua kan ndalu ...

    Nuk mund te thuhet se demokraci esht te shkosh si mysafir ne meshen katolike ndersa te injorosh muslimanet. Kushtetuta e thot se gjitha religjionet jan te barabarta para ligjit, nuk ka anim nga asnjera fe.

    Ne mund ti urdherojm Vatikanit qe tna pranoje, nese vec me lideret tan jan ber puthadoret me te mdhenj te Papes , ateher se paku le ta pranojn pavarsin , si kompensim i vasalitetit.

    Por jo Vatikani si cdoher , luan ne dy karta edhe neve te na mbaje nen kontroll por edhe me Serbin ti ket punet mir.
    Per ceshtje misionare Kosova esht ne listen e tyre , por per ceshtje diplomatike Kosova per to nuk ekziston.

    Intepretimin qe e ben Shan Zefi konkretisht, ai flet per sundimin Bizantin , Osman dhe Sllav , por jo edhe per sundimin Romak, ka dhe gjera tjera, sa i perket asaj nese ishte feja e shqiptarve katolicizmi ose ortodoksia.

    Ja po te sjell dhe ate shkrimin ne gazet nga ai misionari katolik qe ka themelu shkollen katolike me fasad laike, ndoshta kupton anglisht, nese jo perdor google translate:

    German Jesuit teaches Christian values in Muslim Kosovo

    WASHINGTON (CNS) -- To teach Christian values in predominantly Muslim Kosovo, Jesuit Father Walter Happel uses a secular facade. The German priest is executive director of a Prizren, Kosovo, private school. In its brochure for the public, it is portrayed as a school that teaches "in the European sense"; it does not mention Christian values. Language and science classes are emphasized; the school does not offer religion classes. But the school is called Loyola-Gymnasium Prizren, named after St. Ignatius of Loyola. Its donors include Renovabis, a German Catholic movement; the German dioceses of Cologne and Limburg; and the Italian bishops' conference. And, he even had a Christmas tree in the school this year, Father Happel told Catholic News Service in an April 4 interview during a visit to Washington. The facade is necessary because only seven years ago the ethnic and religious fighting in the region pitted majority separatist Albanian Muslims against minority Christian Serbs. And teaching religious education in a school opens a debate Father Happel chooses to avoid.

    http://www.catholicnews.com/data/bri...s/20060406.htm

    E kupton tani cfar dredhia bejn ?! Ah mor Malsori.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Renea për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shqiptaret sa me larg nga klerik qe perqajn kombin ton shqiptar

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar beni33 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Nuk e di se sa percares eshte prezenca e Vatikanit ne Kosove. Ndoshta dikush mund te flase me fakte?

    Nga artikulli me duket se vete autori po tregohet percares, aq me teper kur lidh fene me politiken. Vec te tjerash, institucionet fetare i perkasin komunitetit fetar dhe jo politikes sic paraqitet me lart.

    Me duket si artikull tendencioz me qellim percares ne baze feje. Sdq. s'po flas me teper mqs. nuk e di situaten ne vend.
    tung

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Sofi _ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Po pse merakosesh per keto organizata o Mersin,a nuk eshte Allahu ai qe vendos se kush do jete besimtar(ne islam) e kush jo!!!

  18. #10
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Harrova te them edhe dyftyresin e klerit katolik ne Kosov sidomos Shan Zefi ketu esht shampion.

    1.Kur vjen puna me manipulu popullin , gojen e kan si mjalt , sa fjal te mira nxjerrin , Adem Jashari than se ne parajs shkon , ne i duam vllezerit tan shqiptar musliman. (ISLAMI ESHT I MIR)

    2.Kur vjen puna per propagand fetare thojn: O shqiptar , largohuni nga rruga e gabuar , bjeruni mohit besimit te gabuar , kthejuni katolicizmit , ketu esht shpetimi, ska rrug tjeter.

    Kadal, kadal, po a nuk shkoi Adem Jashari ne Xhenet duke qen musliman ? Si u be tani ne mesha te thuni se ska rrug tjeter? Si mund te thoni tani se Islami esht besim i gabuar ?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Renea për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #11
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Renea, une deri me tani nga ata/o qe njoh, nuk kam degjuar te jete konvertuar dikush ne katolik. Dhe, ceshtja eshte se njerezit nuk jane besimtare te mirefillte. Ata nuk e mbajne fene e tanishme e le me te konvertohen ne nje besim tjeter. Nuk jemi ne mesjete ku 100% e popullsise duhet te jete patjeter fetare ose nen okupim ku njerezeve me dhune ju imponohet te qenit fetar apo besimtar. Kush do te jete besimtare eshte, kush nuk do te jete nuk eshte. Eshte ceshtje bindjeje. Nuk mund as Vatikani e as Meka t'ua imponoje njerezve te besojne. Te pakten mua JO!

    Nuk eshte Kosova shtet islamik e as i krishtere ! Eshte shtet demokratik laik! Si jap pese cente une as per Vatikanin as per Meken! qy. Vone eshte ky hap, nuk jemi ne mesjete dhe nuk ke te besh me nje popullsi analfabete apo te izoluar me. Vete zgjedhin njerezit. pike!

    P.S. Une besoj qe besimtare te mirefillte te te gjitha feve ne Kosove ne total i ke vetem 10% te popullsise !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 22-04-2011 më 06:06

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Rina_87 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #12
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Po pse merakosesh per keto organizata o Mersin,a nuk eshte Allahu ai qe vendos se kush do jete besimtar(ne islam) e kush jo!!!
    Jo moj anke eshte Talioni prej milano qe interesohet dhe shqetesohet.Lexoje pak se kush e ka bere artikullin.Mua me shqeteson fakti pse vatikani nuk e pranon pavarsine e Kosoves nderkohe qe con ne kosove aq shume misionare.Kjo eshte hipokrizi.
    "Shoku Mjekesise"

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar _Mersin_ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #13
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    Ju kisha preferu me ardh me e fal namazin exhumas sot ne Xhamin e Sahat kulles...
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

  25. #14
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Vetem ata qe kan politik fetar dhe aspirata per te be sa ma shum njerz te konvertuar.dergojn misionar me mision te mshehur gjoja se po brengosen per nje popull shumic fetar islame,te vetmit qe kan pretendime per ket gje esht pa medyshje vatikani ,nese politika e papagallit dhe te tjerve rrealizohet ne kosove dhe shqipri ajo do te jet me e qet sa i perket ballkanit dhe njeher e mir do ta zhduk islamin nga ballkan ,meqense dyshoj ne ket ender te kahmotshme te vatikanit dhe te papagallave te nje pasnjeshme qe vin me ket ide te nje endre ne ender.

    Kombet kan te drejten e tyre si koliktive apo individuale qe te besojn ne ate qe ata besojn dhe jo ne endera te ndonje kleriku fetar .

    Un besoj se edhe ti beson,ne te drejten tende.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dijetari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #15
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Po pse merakosesh per keto organizata o Mersin,a nuk eshte
    Allahu ai qe vendos se kush do jete besimtar(ne islam) e kush jo!!!
    Mersini nuk brengoset per keto organizata me fetyra te mshehura oj ane ,por mos tme sjellin broshura per nje fe qe nuk esht e imja lol,dhe tmos me bejn qe ato broshura tjav jap per koke moj ane,nese un dua qe te lexoj genjeshtra ose te ndegjoj genjeshtra esht parlamenti ne shqiperi dhe ne kosove lol,

    A eshte Allahu qe vendos ,ket edijn vetem besimtare e fes islame oj ane moj.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  28. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dijetari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Mersini nuk brengoset per keto organizata me fetyra te mshehura oj ane ,por mos tme sjellin broshura per nje fe qe nuk esht e imja lol,dhe tmos me bejn qe ato broshura tjav jap per koke moj ane,nese un dua qe te lexoj genjeshtra ose te ndegjoj genjeshtra esht parlamenti ne shqiperi dhe ne kosove lol,

    A eshte Allahu qe vendos ,ket edijn vetem besimtare e fes islame oj ane moj.
    Po te kuptoj por prape se shoh te arsyeshme pse qoni aq shume pluhur per keto organizata pasi krejt varet nga ALLahu apo jo,vetem ne paqi dyshim ne forcen e TIJ!!!

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ane për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga _Mersin_ Lexo Postimin
    Jo moj anke eshte Talioni prej milano qe interesohet dhe shqetesohet.Lexoje pak se kush e ka bere artikullin.Mua me shqeteson fakti pse vatikani nuk e pranon pavarsine e Kosoves nderkohe qe con ne kosove aq shume misionare.Kjo eshte hipokrizi.
    PO Meka e ka pranu se nuk kam informata?

  32. #18
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Kjo nuk është ndonjë gjë e re, sidoqoftë.

    Por, ma e keqja që më turpëron se vijnë
    shkëlqesitë dhe thirrin nëpër shtëpia,
    për atje kam dëgjuar, por edhe tek ne dalin.

  33. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ermedin për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #19
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    PO Meka e ka pranu se nuk kam informata?
    Po arabia Saudite e ka pranuar, Turqia po ashtu vetem shtetet katolike si Vatikani, Spanja dhe ato te amerikes latine se kane pranuar.Ndersa nga shtet e tjera qe se kane pranuar tjeter eshte dhe Greqia, Rusia.

    http://www.rks-gov.net/sq-AL/Pages/S...urKosoven.aspx
    "Shoku Mjekesise"

  35. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    "mersin" perqamsi me i madhe nder shqiptaret je ti dhe feja e jote!

    Une jetoj ne Australi, a e dine ti sa xhamija eshte ndertue dhe po ndertohet edhe sot, edhe pse australia eshte nje vende krishtian,! e ti [mersin] po e bane te madhe pse eshte ndertue nje katedrale, ne Prishtin, ne vendin e shqiponjeve me fe katolike, qka ka te keqe ketu, pse shqiptaret me fe katolike, te na pyetin neve shqiptarve me fe islame,e a duhte me marue kishe apo katedrale ne vendin e vet!
    kushe po mendoni qe jeni ti dhe Renea, qe shqiptaret me fe katolike te ju pyetin juve se a duhet te ndertojn katedrale ne vendin e vete!

    mersin"te lutem pergjigju?!

  36. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dardaniAU për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •