Ishte ironi per ta shprehur cudine sesi ti po mbyllje syte para fakteve duke pare Gymyshat, e duke pire caj rusi.
I feel Kosovereign!
Ah tani te kuptova. Por une te pyeta:
- Çfare ndryshimi ka mes lires turke dhe italiane ???
As une nuk e kisha per valuten ne kuptimin e mirefillte, por paraja e huaj e huaj mbetet. Dmth si agjent italian si agjent turk nje mhut jane.
Biles, preferoj qe Avniu te kete marre lirat italiane. Te pakten mos te jete shitur tek pushtuesi 500 vjeçar vetem pas 8 vjet pavaresie. Aq burreri duhet t'a kete pasur.
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Po lëre ore se na kënaqi me ironi. Në fillim na qan hallin që "bakshisheve", pastaj na doli halli i "lirave italiane".
Lirat italiane i merrte Avni Rustemi kur organizonte luftën e Vlorës.
Se m'u kujtua edhe blerja e revolverit. E ka blerë në Paris...në dyqan francez...me franga franceze. Ka qenë poliagjent si Mehmet Shehu.
-
Po ta degjonte xhaxhi kete pohim tend, do te denonte ne menyren qysh vec ai ka dite. Lexo te AQSH-ja se c'thote Avniu po nuk me besove mua.
Per ndryshe edhe une jam e bindur qe armen e ka blere ne Paris, se s'ka mundesi t'kaloje shtete me arme ne shoke. Ama ky eshte interpretimi im i historise, ti s'guxon ta pohosh, se te shpallin dezertor pastaj.
I feel Kosovereign!
Shoqja injorante, lexo librin "Dy krisma në Paris'. Autor Skifter Këlliçi, viti i prodhimit "Koha e xhaxhit". Aty e ke që revolverin e ka blerë në Paris.
E shikon që dole bllof për herë të tretë?
Gjithsesi për informacionin tënd, në atë kohë nuk kishte "kontroll anti-terrorizëm". Armën mund ta kaloje fare lehtë. Po ky është muhabet tjetër gjithsesi.
-
Shoqja injorante e ka lexuar deklaraten e dhene ne gjykate ku vete e pohon Avniu me gojen e tij qe revolverin e ka blere ne Rome para tre muje (dmth nga koha e gjykimit).
I feel Kosovereign!
Avniu deklaroi edhe që nuk e vrau me paramendim. Çfarë mendon shoqja injorante për këtë?
Çfarë duhej të deklanonte Avinu "Erdha në Paris dhe bleva revolver për të vrarë Esatin."?
Po ti je vërtet gallatë. Vetë thua që nuk beson që e ka blerë në Itali, edhe kundrërshton kur të vërtetojnë që s'e ka blerë në Itali.
-
per kavir kavjarin..
zogu i ka dhene rregullisht pension prinderve te avniut.. edhe se i biri i organizoj atentat ahmetit..
Kur e vlerësonte edhe Zogu që e vrau, merre me mend të tjerët.
-
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 12-03-2017 më 15:50
Pirdh pirdh se lirohesh me perrallat e kinostudios Shqiperia e Re.
Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne
Pak jave pas ngjarjeve te siperpermendura u vra ne rruget e kryeqytetit, ne mes te dites, deputeti Avni Rustemi.
Vrasesi nuk u kap. Vrasja kishte te gjithe shenjat e nje atentati qeveritar (Aneksi VI)
Avni Rustemi kishte nje prestigj shume te madhe ne popull per sherbimet qe i kishte kryer atdheut, si qe e kemi shpjeguar ne Kongresit te Lushnjes (Aneksi VII). Zogu duhej ta dinte fare mire se q pershtypje do te bente vrasja e Avniut, si ne rrethet intelektuale, aq edhe ne shumicen e popullit. Fatalisht nje vrasje e tille do te kishte si pasoje te pandalshme turbullime te medha ne jeten tone kombtare. Pikirisht keto turbullime donte t i provokonte Zogu vete, qe me nje menyre ose me nje tjeter, domethene o(se) me kapitullimin e demokratve para grushtit te tij, o (se ) me reaksionin etyre te natyrshem, te gjente rast te impononte diktaturen qe e paamendonte prej shume kohe.
Ky atentat qe haptazi nje sfide per opoziten dhe drejtperdrejt nje tentativ per zhdukjen e regjimit demokratit ne Shqiperi.
Kundershtaret e qeveris ne ketepike s kishin as me te voglin dyshim.
Nuk e dime nese Zogu u shtyt nga ndonji influence e huaj, te marre nje vendim te tille fatal, apo nese vendosi me inciativen e vet te luaje kete karte te fundit per t i vene qeverite e huaja, qe e perkrahinin, perpara faktit te kryer?
Shume intelektuale e sidomos oficere u betuan mbi trupin e Avniut te vdekur se marrjen e gjakut te tij do te quanin qeshtje te nderit kombtare.
Mund te thuhet pa zmadhim se bash me vrasjen e deputeti, ne qarqet demokratike e nacionaliste, u vendos virtualisht kryengritje ose sulmi me fuqi, i shtepise se Zogut, ku qendronte i mbyllur breda ne kryqytet me me shume se njeqind veta te armatosur.
Personalisht kam qene nje partizan i nje veprimi te tille.
Kete tentativ e ndali Luigj Gurakuqi, nje njeri me te vertet paqedashes e kundershtar i atentateve e sidomos i levizjeve me arme per te zgjidhur qeshtjet politike.
Meqense vrasja e Avniut kishte te gjitha shenjat e nje komploti qeveritar, u vendos ti deklarohej asaj se poqe se nuk kapte vrasesit e vertete te deputetit, mbrenda 48 oreve, opozita kishte vendosur te terhiqej ne Avenitno, ne Shqiperin e jugut, duke i deklaruar popullit se perfaquesit e tij nuk kishin me, ne kryeqytet, as lirine fjales, as sigurimin e jetes; ata ndiheshi te rrezikuar nga atentatet qeveritar. Me nje fjale demokracia shqiptare aplikoi, disa muaj me pare, te njejten taktike qe adaptoi me vone demokracia italiane, pas vrasjes se Matteotti-t. Pas 48 oreve, meqe qeveria ne fuqi s ishte ne gjendje te marrte asnje mase, deputetet e opozites se bashku me gjithe partizanet e tyre intelektuale dhe me trupin e te vrarit u nisen per ne Vlore, Ky qe fatalisht fillimi i levizjes kombtare.
Ali Kelcyra
Shkrime per Historine e Shqiperise - Hulumtuar nder arkiva prej Tanush Frasherit
2012 faqe 99-
http://www.forumishqiptar.com/thread...et-Zogu/page16
Krijoni Kontakt