Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Lavrov nė Maqedoni: NATO nuk ofron siguri

    Lavrov nė Maqedoni: NATO nuk ofron siguri

    Isak Ramadani, Shkup E mėrkurė, 20 Prill 2011

    Ministri i jashtėm rus Sergej Ivanov qėndroi pėr vizitė nė Ohėr tė Maqedonisė, ku u prit nga krerėt mė tė lartė shtetėrorė maqedonas. Ai tha se vizita e tij kishte pėr qėllim thellimin e marrėdhėnieve shpirtėrore-kulturore dhe ekonomike midis Rusisė dhe Maqedonisė dhe se vendi i tij nuk ushtron trysni tek vendet e rajonit pėr t’u mbajtur mė afėr me Rusinė.

    Ministri i jashtėm rus Sergej Lavrov erdhi nė Ohėr tė Maqedonisė nė kuadėr tė turneut nėpėr ish-republikat jugosllave. Ai ėshtė pritur nga krerėt mė tė lartė shtetėrorė maqedonas.

    Kryediplomati rus kishte komentuar para arritjes nė Maqedoni se vendi i tij nuk kundėrshton anėtarėsimin e vendeve tė Ballkanit nė Aleancėn veriartlantike tė Natos por se kjo aleancė, sipas tij, nuk ofron siguri.

    Pas takimit me ministrin maqedonas tė Punėve tė jashtme Antonio Milloshoski, zoti Lavrov tha se Maqedonia ėshtė e lirė tė zgjedhė se a ėshtė me Rusinė apo me Evropėn dhe se janė tė vjetra tezat se ky vend duhet tė jetė ose me Rusinė ose me SHBA.

    Ne kemi njė politikė majft tė qartė dhe marrėdhėniet e Rusisė me vendin tuaj kanė rėndėsi tė veēantė dhe Rusia nuk bėn shoqėri me Maqedoninė kundėr dikujt tjetėr, tha ministri rus i PJ. Ai e shikon kėtė qėndrim tė tij si vazhdim i komunikimit tė mirė historik, siē tha pėr bashkėpunim nė sferėn e kulturės, ekonomisė dhe investimeve.

    Dy ministrat e jashtėm nėnshkruan planin pėr kėshillime tė rregullta midis ministrive pėr periudhėn 2011-2012. Ministri rus dorėzoi dokumente arkivore tė cilėsuara si tė rėndėsishme pėr historinė e Maqedonisė.

    Autoritetet maqedonase presin nga Rusia qė tė ndikojė mbi zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit tė Maqedonisė tė konetestuar nga Greqia fqinje.


    voa

  2. #2

    Lavrov pas Maqedonise viziton dhe Malin e Zi.

    Sergei Lavrov po promovon gazsjellėsin “South Stream”


    20.04.2011, 21:41, sipas orės sė Moskės

    Sergei Lavrov. Foto: RIA Lajmet

    Nė Rusi shprehen tė gatshėm tė marrin parasysh interesat e Maqedonisė gjatė realizimit tė projektit tė tubacionit “South Stream” (“Rryma Jugore”). Pėr kėtė deklaroi tė mėrkurėn nė Shkup Ministri i Jashtėm rus Sergei Lavrov pas pėrfundit tė takimit me homologun e tij maqedonas Antonio Milošoski. Rusia ėshtė aktualisht njė nga investitoret mė tė mėdha tė Maqedonisė, mjetet financiare ruse shkojnė nė sektorin e naftės dhe gazit, nė industrinė e minierave, degėn e energjisė elektrike dhe sektorin e ekonomisė. Investimet ruse nė republikė pėr 10 vitet e fundit pėrbėnė rreth 1 miliard $. Si njė nga shembujt mė tė spikatur tė bashkėveprimit efektiv nė Shkup pėrmendin projektin e ndėrtimit tė degės sė gazsjellėsit “South Stream” (“Rryma Jugore”). Maqedonia shfaqi njė interesim mjaft tė gjallė ndaj kėtij projekti dhe interesat e saj do tė merren parasysh nga Moska, tha Lavrov. Sipas Kreut tė MPJ tė Maqedonisė, nė Shkup vlerėsojnė faktin se Rusia u ka kėrkuar zyrtarisht pjesėmarrėsve tė tjerė tė projektit “South Stream” pėrfshirjen e Maqedonisė nė tė. Megjithatė, pavarėsisht nga deklarata tė tilla optimiste tė diplomatėve, nė realitet ekzistojnė njė sėrė problemesh. Jo shumė kohė mė parė autoritetet e Maqedonisė u pėrpoqėn tė korrektojnė disi projektin e “Gazprom-it”, duke propozuar bashkimin e Shqipėrisė dhe Kosovės me projektin “South Stream”. Por Rusia nuk e mbėshteti kėtė iniciativė: Moska nuk e njeh pavarėsinė e vetėshpallur tė krahinės serbe tė Kosovės. Prandaj ēėshtja qė ka tė bėjė me shtrimin e gazsjellėsit nė kėtė rajon ndodhet ekskluzivisht nė kompetencėn e Beogradit dhe koncernit rus “Gazprom”. Nė vigjilje Sergei Lavrov bėri njė vizitė disa-orėshe nė Mal tė Zi. Nė mjetet malazeze tė informimit masiv vizita e Ministrit tė Jashtėm rus u quajt evenimenti kryesor politik i vitit. Rusia zė njė pozitė prej lidereje pėrkatėsisht vėllimit tė investimeve tė huaja tė drejtpėrdrejta nė ekonominė e kėsaj republike - 120 milionė $ vetėm pėr vitin 2010. Dhe, siē siguroi Lavrov, Rusia do tė vazhdojė investimin aktiv tė mjeteve financiare nė Mal tė Zi. Sergei Lavrov vuri nė dukje nė mėnyrė tė veēantė, se vizita e tij nė Mal tė Zi pėrkoi nė kohė me kremtimin e 300-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve. Kreu i MPJ tė Rusisė falenderoi edhe njė herė udhėheqjen e republikės pėr ndihmėn e dhėnė nė likuidimin e zjarreve pyjore nė Rusi gjatė verės sė vitit tė kaluar dhe evakuimin e qytetarėve rusė nga Libia nė mars tė kėtij viti. Gjatė kohės sė vizitės sė Lavrovit u nėnshkruan marrėveshjet mbi bashkėpunimin midis arkivave shtetėrore tė dy vendeve dhe bashkėveprimin e Universitetit tė Malit tė Zi dhe Universitetit Shtetėror tė Shėn Petersburgut. Sergei Lavrov i bėri njė dhuratė tė ēmuar Arkivit Shtetėror tė Malit tė Zi - i dorėzoi atij dokumete tė vjetra tė historisė sė marrėdhėnieve tė dy vendeve.

    Zėri i Rusisė

  3. #3

    Sergei Lavrov po niset pėr tė forcuar ndikimin e Rusisė nė Ballkan

    Sergei Lavrov po niset pėr tė forcuar ndikimin e Rusisė nė Ballkan

    19.04.2011, 13:58, sipas orės sė Moskės

    Shkarko audiofailinBashkėveprimi ekonomik, ndėr tė tjera edhe bashkėpunimi nė sferėn energjetike, do tė jetė nė qendėr tė vemendjes sė negociatave tė Ministrit tė punėve tė jashtme tė Federatės Ruse Sergei Lavrov nė Serbi, Mal tė Zi, Maqedoni dhe Slloveni. Ai do tė vizitojė 4 vende pėr 2 ditė. Moska ka ndėrmend tė mbrojė interesat e veta nė kėtė rajon. Dhe ajo ėshtė plotėsisht e aftė ta bėjė kėtė, veēanėrisht atje ku fjalė bėhet pėr pėrfitime ekonomike, thotė analisti rus i Institutit tė Ekonomisė Sergei Romanenko: “- Sigurisht, tani situata nė Ballkan ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme. Sidomos po tė krahasohet ajo me situatėn qė mbizotėronte atje nė vitin 1995, mbas pėrfundimit tė luftės nė Bosnjė dhe Kroaci, dhe pas vitit 1999, kur mbaroi kriza nė Kosovė dhe operacioni ushtarak i NATO-s. Aktualisht vendet e hapėsirės postjugosllave po forcojnė pavarėsinė e vet, nga njėra anė. Kurse nga ana tjetėr, shumica e tyre po kėrkojnė rrugėt e vendosjes sė bashkėpunimit si me Bashkimin Europian, ashtu dhe jashtė kufijve tė tij. Dhe jo vetėm bashkėpunimit ekonomik, por edhe atij politik, - tha Sergei Romanenko. Pėr forcimin e pozitave tė Rusisė nė kėtė situatė, arsyeton eksperti rus, ėshtė i domosdoshėm forcimi i lidhjeve me tė gjitha shtetet e rajonit. Nuk ia vlen tė lihet nė harresė edhe ai fakt, se disa vende tė Ballkanit pėsuan deziluzion tashmė nga patronazhi i Uashingtonit. Njė ndėr tė parat u bė Serbia, sė cilės nė vitin 2008 i shkėputėn Kosovėn nė kėmbim tė sigurimeve tė ėmbla pėr veshin, shumė ndjellėse mbi anėtarėsimin e ardhshėm nė Bashkimin Europian. Aplikimin pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian Beogradi e dorėzoi qė nė vitin 2009, por deri tani nuk po vėren asnjė rezultat konkret. Bashkėpunimi me Moskėn, gjatė njė situate tė tillė, duket shumė mė joshės. Meqenėse nė kėtė rast ai pėrfiton pjesėmarrjen nė ndėrtimin e gazsjellėsit “South Stream” (“Rryma Jugore”), modernizimin e hidrocentraleve serbe, rindėrtimin e rrugėve hekurudhore dhe ripajimin e ushtrisė sė Serbisė. Pėrveē tė tjerash, Moska i dha Beogradit njė kredi prej 800 milionė dollarėsh. Nė Serbi i druhen decentralizimit tė brendshėm, ndėrsa Moska del kundėr krijimit tė shteteve tė reja nė Ballkan. Shumė gjėra mund ti propozojė Rusia edhe vendeve tė tjera tė rajonit. Pėr shembull, turistėt rusė po vizitojnė aktivisht pa viza Malin e Zi, edhe investimet ruse nė kėtė republikė vetėm pėr vitin e kaluar pėrbėnė 120 milionė $. Dy herė mė i madh ėshtė kontributi financiar i Moskės nė Maqedoni. Bashkėpunimi me kėtė vend po zhvillohet, kryesisht, nė sektorėt e naftės e gazit, atė tė energjisė elektrike dhe industrisė sė minierave. Qarkullimi i mallrave ruso-slloven nė vitin 2010 pėrbėri 1,2 miliardė $. Rreth 200 ndėrmarrje me pjesėmarrjen e kapitalit slloven tashmė punojnė nė 50 rajone tė Rusisė, edhe bashkėpunimi me Lubjanėn nuk kufizohet vetėm me sferėn ekonomike. Kėshtu qė vizita e Kreut tė MPJ tė Rusisė Sergei Lavrov nė Ballkan demonstron edhe njė herė: se Ballkani ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet njė nga sferat e rėndėsishme tė interesave ruse.

    Zėri i Rusisė

  4. #4
    Paralel me levizjet e Lavrovit rreth e qark vendeve te banuara me shqiptare, per ēudi ne Prishtine dhe ne Tirane gjenden forca politike dhe organe shtypi, qe sulmojne publikisht ambasadoret e SHBA.

    Pra si ne Prishtine ashtu dhe ne Tirane ka minilavrova qe punojne paralel me Rusine per te rritur ndikimin e kesaj te fundit dhe ne vendet e banuara me shqiptare!

    Kujt i sherben sulmi nga ambasadorit Dell dhe Arvizu? Vetem Lavrovit dhe aleateve te tij ne Ballkan dhe kurresesi interesave tona kombetare dhe interesave te partneritetit tone strategjik me NATO-n dhe SHBA.

  5. #5

    Rreziku Antiamerikan pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn!

    Rreziku Antiamerikan pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn!


    Nga Altin GOXHAJ

    (Parulla e re e opozitarėve shqiptarė nė rajon, “Fajin e ka Arvizu dhe Dell”!)

    Pėr disa simpatizantė tė PD-sė apo kundėrshtarė tė Edi Ramės, antiamerikanizmi i njerėzve tė Edi Ramės ėshtė njė fitore elektorale ndėrkombėtare sipas parimit “lėre budallain se e gjen vetė humnerėn”. Por pėr shoqėrinė politike shqiptare ajo qė po ndodh sot ėshtė njė rrezik real, i cili po ndikon shumė keq nė perspektivėn e pėrkrahjes amerikane pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, dhe Rama e Kurti mund tė na marrin tė gjithėve nė humnerėn e tyre.

    Ajo qė po ndodh sot ka precedente tė mėparshėm tė parėndėsishėm. I vetmi rast qė mund tė pėrmendet ėshtė angazhimi i strukturave tė Soros nė 2003 dhe 2007 nėpėrmjet Erion Veliajt dhe spinoffit “MJAFT” ku gjatė ndėrhyrjes amerikane nė Irak u organizua nga Veliaj njė koncert me 3 vetė kundėr ndėrhyrjes amerikane nė Irak (Mars 2003) dhe shkrimi i Veliajt nė Blogun e famshėm greko-amerikan www.huffingtonpost.com kundėr mikpritjes shqiptare ndaj Bush nė Qershor 2007. Rasti Veliaj ishte njė rast i pastėr shėrbimi servilizmi ndaj mirėbėrėsit dhe krijuesit tė tij Xhorxh Soros, i vetshpallur si armik i Xh.W.Bush, por duhet thėnė se kjo s’pati asnjė ndikim nė realitetin shqiptar aq sa u mor vesh vetėm njė vit mė vonė.

    Ajo qė po ndodh tani, ėshtė nė fakt njė problem. I madh biles. Pėrtej kėnaqėsisė dritėshkurtėr tė kundėrshtarėve tė Ramės pėr kėtė konflikt tė “sherrbudallait” Rama, vjen njė rrezik pėr tė gjithė ne! Rreziku qė nesėr ne tė konsiderohemi nga politika e jashtme amerikane si tė gjithė ballkanasit e tjerė: “Antiamerikanė”!

    Ne jetojmė nė njė Ballkan ku Greqia (qė u zhvillua si pasojė e mbėshtetjes sė SHBA) mbylli gjithė bazat amerikane sapo iu mbarua afati i kontratave duke dėmtuar rėndė interesat amerikane nė rajon. Interesat financiare ruse dhe kineze janė rritur shumė nė Greqi si pasojė e krizės sė likuiditeteve dhe detyrimeve tė miliardave pas shumė vitesh tė vegjetimit mbi euron gjermane. Mali i Zi tashmė ėshtė thjesht njė hipotekė e agjencive imobiliare ruse. Serbėt prorusė qė nga Bosnja e deri nė Maqedoni i kanė tė freskėta ende fluturimet e avionėve amerikanė supersonikė (kanė luftuar me armė nė dorė vite mė parė kundėr marinsave dhe pilotėve amerikanė apo kanė djegur makinat e ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Shkup). Bullgarėt dhe maqedonasit bullgarė dihet se kanė mė shumė afeksion gjenetik ndaj Rusisė se sa Amerikės. Shkurt, ishulli proamerikan i popullsisė shqiptare nė rajon, sot rrezikohet nga njė cunam i influencės ruse dhe digat proamerikane nė rajon po cėnohen ēdo ditė e mė shumė nga… vetė shqiptarėt politikė opozitarė!

    Pakėnaqėsia e faktorit politik opozitar shqiptar nė Rajon pas kundėrshtimeve konstruktive amerikane ndaj tė bėrit politikė alla shqiptarēe si nė Kosovė dhe nė Shqipėri, po kanalizohet nga liderėt e rrezikuar opozitarė shqiptarė nė Kosovė dhe Shqipėri nė njė frymė pakėnaqėsie opozitare elektorale duke motivuar tek militantėt urrejtje dhe gjoja njė “frymė independence kombėtare” dhe “dinjiteti” tė shtirur antikolonialist! Mjafton kėto ditė tė futesh nė blogjet shqiptare nė rajon dhe do tė shohėsh pėrkrahėsit e opozitės qė kanė shtuar dozat kundėr influencės amerikane nė politikėn shqiptare.

    Nė fakt qėndrimi zyrtar amerikan ka qenė haptas kundėr frymės bllokuese opozitare ndaj institucioneve me qėllim pėr ti detyruar palėt nė radhė tė parė opozitėn qė tė respektojnė disa rregulla loje bazė ku Opozita ėshtė OPOZITĖ sepse aq vota ka dhe demokracia dhe stabiliteti i jetės sė qytetarėve shqiptarė tė rajonit ka nevojė pėr njė opozitė konstruktive qė inkubon dhe pėrgatit alternativėn pėr qeverisjen e ardhshme dhe jo njė opozitė tė ashpėr luftarake qė kėrkon pushtetin me ēdo kusht. Arsyeja pse DASH po insiston pėr stabilitetin ka tė bėjė jo thjesht me interesa gjeopolitike amerikane nė dėm tė demokracisė por nė radhė tė parė pėr tė STABILIZUAR DEMOKRACINĖ si interes i stabilitetit shqiptar nė njė rajon plot me interesa amerikane!

    21 Janari ishte njė fakt tashmė publik i njė skenari tė tė bėrit Opozitė alla shqiptarēe nėpėrmjet destabilitetit qė do tė prodhonte rotacion tė imponuar tė pushtetit! Opozita kosovare e cila nuk ėshtė nė gjendje tė sigurojė ende numrat e nevojshėm pėr tė marrė pushtetin pėrpiqet tė bllokojė krijimin e njė mazhorance pa pasur nė dorė njė alternativė stabiliteti! Dhe nė kohė krizash mbarėshqiptare (histori e gjatė qė prej 1981 ku s’merret vesh asnjėherė nėse Prishtina apo Tirana janė shkaku fillestar apo pasoja) dihet se influenca a faktorit antishqiptar rritet tej mase ku influence ruse dhe ajo greke dhe serbe rigjallėrohen hapur dhe fshehtas.

    Ėshtė hera e parė qė qėndrimi amerikan ėshtė i qartė dhe i plotė: “SHQIPTARĖ! BĖNI Ē’TĖ DONI NĖ TELEVIZOR, POR MOS CĖNONI INSTITUCIONET DHE STABILITETIN E DEMOKRACISĖ!” Qėndrimi amerikan kėtė herė ėshtė i qartė! Reagimet e faktorit politik shqiptar janė tė paqarta.

    Nė kėtė kohė shumė tė vrullshme pėr ekonominė dhe demokracinė globale, roli amerikan po pėrshtatet nė ekuilibėr me influencėn amerikane dhe sensibilitetet e opinionit publik. Dhe pikėrisht nė njė moment kur SHBA janė tė angazhuara nė Ballkan pėr tė ruajtur influencat amerikane nė njė rajon ku ka shumė influencė ruse, ajo qė nė fillim as mendohej por tani mundet, antiamerikanizmi shqiptar sapo ka nisur!

    Sipas disa analistėve tė varur nė karrierė prej opozitės fajin e ka Dell nė Prishtinė apo Arvizu nė Tiranė! Por sipas Dell dhe Arvizu (shkurt DASH) fajin e kanė disa faktorė mediatikė dhe politikė opozitarė qė pėr hir tė mungesės sė alternativės institucionale pėr tė qenė nė pushtet po kėrkojnė tė mbrohen nga presioni amerikan pro stabilitetit tė demokracisė nėpėrmjet anatemimit tė vetė stabilitetit tė demokracisė dhe ekonomisė dhe zėdhėnėsve tė saj domethėnė amerikanėve pėrkatės tė pėrfaqėsuar burokratikisht nga Dell dhe Arvizu. “Fajin e ka Dell!” “Fajin e ka Arvizu!” “Fajin e ka inferioriteti shqiptar ndaj ta huajve!” janė sloganet e fshehura tė disa mediumeve opozitare dhe opinionistėve tė tyre.

    “Vetėvendosja” e Albin Kurtit e sponsorizuar nga burime tė panjohura SHPIKU frymėn e majtė radikale nacionaliste pėr tė justifikuar antiamerikanizmin dhe luftuar kundėr “inferioritetit tė shqiptarėve” qė “u ēliruan vetė nga shkjahu sepse amerikanėt nuk erdhėn si ēlirimtarė por thjesht rivendikuan interesa gjeopolitikė”! Rama SHPIKU fatin e keq tė shqiptarėve qė ndodhen nė njė rajon me interesa gjeopolitike ushtarake amerikane qė po sjellin neglizhimin e amerikanėve ndaj interesave tė shqiptarėve tė cilėt po vuajnė “diktaturėn fashiste” tė “Diktatorit tė Madh Berisha” i cili “kontrollon tė gjithė pushtetet” pavarėsisht se ėshtė nė sherr me tė gjitha!

    Por pasoja e shpikjeve nė Kosovė e Tiranė ėshtė krijimi i njė statistike tė re: pėrqindjet e popullsisė qė i shtohen frymės sė shpikur antiamerikane nė rajon. Dhe kur kėto pėrqindje tė rriten, atėhere edhe ishulli proamerikan shqiptar nė rajon do tė asimilohet nga antiamerikanizmi ballkanas dhe ne dalim nga harta e “kujdesit:” amerikan dhe influencat ruse do tė kenė ē’tė blejnė e ē’tė shesin nė mos e kanė bėrė qė tani.

    Dhe qė tė mos ndodhė kjo, ka vetėm njė alternativė: Barriera Shqiptare ndaj antiamerikanizmit tė faktorėve politikė dhe mediatikė tė opozitės.

    Kėto barriera duhen ngritur brenda dhe jashtė Opozitės: nga formuesit e opinionit publik i cili nėpėrmjet mekanizmave tė shoqėrisė civile dhe intelektualėve duhet tė shprehin kundėrshtinė e tyre pėr fillesat e antiamerikanizmit tė Opozitės dhe nga vetė politikanėt tė opozitės tė cilėt njihen pėr njė karrierė tė mbėshtetur nga institucionet amerikane.

    Nė Kosovė kjo ēėshtje mbetet tė debatohet nga vetė kosovarėt, kurse nė Shqipėri faktorėt politikė opozitarė tė cilėt duhet tė angazhohen pėr tė penguar kėtė frymė antiamerikane janė pikėrisht ata qė janė mbėshtetur nga SHBA dhe e kanė justifikuar kėtė nė karrierėn e tyre si Kastriot Islami, Valentina Leskaj, Ditmir Bushati, Andis Harasani, Ben Blushi, Marko Bello, Blendi Klosi, Rudina Seseri, Damian Gjiknuri, Bashkim Fino, Ermelinda Meksi, Arta Dade, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Besnik Baraj, Holta Xhaēka, Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Arben Isaraj, Arben Malaj, etj. Ndėrsa fryma proamerikane nė frontin opozitar tė opinionistėve pėrbėhet nga Nazarko, Ēipa, Kikia, Peza, Bushati, etj. duhet inkurajuar.

    Tė mos harrojmė se tre grupimet politike qė gjėnden mė afėr qėndrimit antiamerikan tė opozitės dhe qė tashmė shėrbejnė edhe si kėshilltarėt politik tė Edi Ramės pėrbėhen nga “Grupi Politik i ‘97” si Ruēi, Xhafa, Gjinushi, etj., nga Grupi sorosian G99 si Veliaj, Fuga, Mazniku, Ekonomi, Misha, etj., dhe nga Grupi i Bllokut si Gjoni, Peza, Beqja, Ngjela, etj. Kėto tre grupime janė baza e antiamerikanizmit tė PS Brenda PS. Jashtė opozitės antiamerikanizmi mediatik pėrfaqėsohet nga Baze, Yzeiri, Nano, Minxhozi, Vangjeli, Sala, Thano, etj., tė cilėt duhet ose tė dekurajohen nga opinion public ose tė inkurajohen tė kuptojnė rolin negativ qė po luajnė pėr interesat shqiptare nė rajon.

    Ajo qė mbetet sfida e tanishme ėshtė reagimi qytetar dhe minimi nga brenda i frymės antiamerikane qė po kultivon opozita e sotme nė Shqipėri dhe Kosovė. Ajo qė duhet tė bėjnė amerikanėt ėshtė vetėm njė gjė! Tė vazhdojnė t’u bėjnė presion shqiptarėve kudo nė rajon pėr tė mbajtur nė Stabilitet Demokracinė e brishtė shqiptare. Tė tjerat janė puna jonė!



    *Drejtor i ZMK


    http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=58866

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •