Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Rrëfime kolegësh: 6 muajt e parë, Lulzimin e morëm për të huaj

    LINDITA ÇELA / ARBËR ZAIMI |
    gazeta shekulli
    Ka një periudhë të jetës së Lulzim Bashës, për të cilën nuk shkruhet shumë. Madje, as vetë ish-ministri që ka mbajtur tre nga portofolat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, atë të Ministrisë së Transporteve, të Jashtmes dhe të Brendshmes, nuk ka qejf të shprehet për atë periudhë.


    Bëhet fjalë për periudhën përpara vitit 2005, para se Lulzim Basha të angazhohej zyrtarisht me Komitetin e Orientimit të Politikave, organin elektoral të PD-së në zgjedhjet e atëhershme.


    Zyrtarisht, në CV-në e ish-ministrit që tashmë kandidon, shkruhet se deri në 1998 ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Utrecht-it në Holandë, me gradën Master i së Drejtës (Ligj). Në vitet 1998 - 99, ai deklaron se ka punuar për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, në 2000-2001 ka qenë Këshilltar Ligjor pranë Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut, në 2001-2002 zëvendësshef i kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë, e më pas, deri në 2005, ka punuar si këshilltar special për tranzicionin (ligjor) pranë së njëjtës zyrë, e cila po përgatitej të shndërrohej në Ministri të Drejtësisë në Kosovë.


    Mirëpo gjatë viteve të fundit, me të marrë përsipër një rol më politik në Shqipëri, mediat kanë filluar të publikojnë edhe disa hipoteza të tjera mbi të shkuarën e Bashës. Disa prej tyre e kanë shqetësuar vërtet ish-ministrin e Berishës, i cili disa herë ka bërë dhe deklarata jo shumë të qarta në lidhje me aktivitetin e tij në Kosovë.


    Po cila ka qenë jeta e Bashës në Kosovën e pasluftës? A ka ndonjë arsye për mosndriçimin e asaj periudhe të jetës së kandidatit për Bashkinë e Tiranës?

    I riu ambicioz që erdhi nga Holanda
    Lulzim Basha është rekrutuar prej Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi kur sapo kish përfunduar studimet, ende pa ndonjë eksperiencë pune në profesionin e tij. Miq të tij gjatë periudhës së shkollimit në Holandë, tregojnë që Basha dallohej për ambicien e tij, sidomos në marrëdhëniet me pedagogët. Jo rrallë Bashën e ftonte për darkë dhe vetë dekani i Universitetit, që me sa duket e ka pasur për zemër djalin nga Shqipëria.


    Ish-kolegë të Bashës tregojnë që Lulzimi së paku në 6 muajt e parë të qëndrimit në Kosovë është shoqëruar vetëm me ndërkombëtarë, madje i shmangej të folurit shqip. Sokol Zogaj aktualisht zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, tregon për "Shekulli"-n se deri vonë të gjithë mendonin se Lulzim Basha duhet të qe ndonjë i huaj, sepse askush nuk e kishte dëgjuar të fliste shqip.


    Një tjetër ish-koleg i Bashës, që ka qenë me të edhe në Utrecht, dhe më vonë në Kosovë, thotë e justifikon mosfoljen e shqipes si një dukuri normale, pasi, sipas tij, duke qenë se si studentë të sapodalë nga shkolla, po përpiqeshin të ndërtonin një karrierë në UNMIK, kjo varej më së shumti prej shefave, që ishin të kombësive të ndryshme, por asnjëherë shqiptarë.


    Por, duke qenë se ishte punësuar për hetimet e krimeve të luftës, Basha nuk mund t'i shmangej çdo kontakti me vendasit. Puna e tij nënkuptonte midis të tjerash edhe përkthimin nga shqipja në anglisht të hetimeve të deponuara nga dëshmitarët, si dhe dëshmitë e të paditurve, kështu që "ndërkombëtari" Basha, pas disa muajve u mor vesh se qe shqiptar.


    Gjithsesi, djali i shkolluar në Holandë vijoi të kalonte pjesën më të madhe të kohës me ndërkombëtarë. Në rrethin e tij shoqëror gjatë 5 vjetëve të kaluar në Kosovë hynë shumë pak shqiptarë, dhe ata kryesisht nga Shqipëria. Në këtë grup miqsh bënin pjesë edhe mikesha e tij Argita Berisha-Malltezi, i shoqi, Jamarbër Malltezi, Edit Harxhi, Albana Vokshi, Florion Mima, si edhe kunati i vetë Bashës, Erion Isufi.


    Ky grup, si edhe disa shqiptarë të tjerë që punonin pranë UNMIK-ut asokohe, vijojnë të jenë dhe sot një rrjet individësh, të cilët gjatë vjetëve kanë dëshmuar që kanë ditur të bëjë shumë punë, në favor e në të mirë të njëri-tjetrit.


    Pak janë ish-kolegët e Bashës që ende vijojnë të punojnë në Kosovë, e ata që kanë mbetur hezitojnë të flasin për "Shekulli"-n. Ndoshta pse është fushatë elektorale. Po ç'të keqe mund të ketë vallë të tregosh për publikun historitë rinore të një nëpunësi të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)? Për më tepër që të gjithë miqtë e tij, në anonimitetin e tyre imponues, tregojnë se Basha i ri ka qenë një djalë elegant, gjithnjë i kujdesshëm për pamjen e tij, e nga buza e tij nuk shqitej kurrë buzëqeshja.


    Por s'besojmë se arsyeja pse Basha i fshihet të shkuarës së vet është thjesht buzëqeshja e tij.

    Jeta në Prishtinë
    Sot në Prishtinë, një pjesë e mirë e miqve të tij që punonin me të janë tashmë pjesë e administratës së shtetit shqiptar, ose janë përfshirë në sipërmarrje biznesesh përkëtej kufirit. Ata të paktë që kanë mbetur në Prishtinë, ende i ruajnë lidhjet e forta me Lulzim Bashën. Sokoli që sipërcituam, funksionar i lartë i ministrisë së Drejtësisë së qeverisë së Kosovës, që për disa vite ka punuar në departamentin e drejtësisë në të njëjtin institucion me Lulzim Bashën.


    "Njihej si një djalë i bukur, që hynte dhe dilte në zyrën e UNMIK-ut si në pasarelë, e grave aty u mbahej fryma sa herë djaloshi kalonte nëpër korridore", - tregon.
    Një tjetër shtetas shqiptar që ka punuar si përkthyes në zyrën e drejtuar nga Elizabet Press, e që sot ka një karrierë të suksesshme në Kosovë, nuk ruan ndonjë shije të mirë për djaloshin nga Shqipëria.


    Arbeni na thotë se Basha që prej asaj kohe shoqërohej vetëm me miqtë që e kanë ndihmuar fort për të qenë në krye të politikës shqiptare. Sipas tij, orët e lira në Prishtinë Basha i shpenzonte kryesisht me Argita Berishën, Jamarbër Malltezin, Edit Harxhin dhe Linda Baletën, si edhe me disa ndërkombëtarë.


    Asokohe, edhe pse Kosova ishte e shkatërruar prej luftës, jeta e natës në Prishtinë ofronte shumëçka. Një ekonomi e tërë e zbavitjes e ngritur rreth parave që shpenzonin ndërkombëtarët e punësuar në UNMIK e në KFOR, një oaz luksi në mes të një shkretëtire mjerimi.


    Në këtë qytet ku bashkëjetonin dy standarde krejt të ndryshme jetese, Lulzim Basha natyrisht që ka preferuar jetën e rehatshme. I akomoduar në një banesë të marrë me qira në një prej zonave më të shtrenjta në Prishtinë, menjëherë përballë hotel "Grand", Basha lëvizte gjithnjë brenda një zone të kufizuar, aty ku jetonin ndërkombëtarët.


    Edhe kur lëvizte, për të shoqëruar ekspeditat hetimore, si përkthyes e më pas si nëpunës i UNMIK, Basha lëvizte i shoqëruar e i siguruar prej rojeve ndërkombëtare.


    Në një deklarim publik të pasurisë së vet Basha ka argumentuar se nga puna e bërë nga vitit 1999-2004 në UNMIK ka pasur të ardhura rreth 80.000 euro në vit (diku tek 6800 euro në muaj). E në fakt, me këtë rrogë ia dilte të justifikonte një jetë krejtësisht të shpenguar në Kosovë. Vetëm për banesën e marrë me qira, një pallat përballë hotel "Grandit", në Prishtinë, ka paguar rreth një mijë euro në muaj.


    Edhe sot e kësaj dite apartamentet e pallatit në fjalë vazhdojnë të jepen me qira, kryesisht për të huajt, por e zonja e apartamenteve, si shumë të tjerë, heziton të flasë për Lulin kur mëson se ne jemi gazetarë.


    Ajo justifikohet e thotë se nuk i mban mend ish-klientët e saj, që kanë qenë kryesisht të huaj. "Këtu kanë hyrë dhe kanë dalë shumë njerëz, ndër ta mund të ketë qenë dhe Basha, por përveç dhënies së apartamentit me qira, ne nuk kemi pasur marrëdhënie të tjera", - tregon pronarja e shoqërisë "City Berry" që menaxhon pallatet përballë hotel "Grandit", në zemër të Prishtinës.


    Por Bashën e mban mend berberi i lagjes që e ka dyqanin shumë pranë hyrjes së pallatit. Si të gjithë berberët, ai nuk heziton të mburret me faktin që ka qethur e ka rruar djalin simpatik që ngjiti papritur me një kërcim të vetëm shkallët e karrierës në Shqipërinë mëmë.


    Pak metra më andej ndodhen ndërtesat ku kanë qenë zyrat e UNMIK-ut, aty ku Basha ka shërbyer për rreth katër vjet.


    NESËR VIJIMI:
    A ishte Basha pjesë e grupit të hetuesve që mblodhën provat për burgosjen e Fatmir Limajt dhe Daut Haradinajt? A ka gënjyer z. Basha në CV-në e tij mbi këtë segment të jetës? Për më tepër mbi këtë temë lexoni në numrin e nesërm.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    deri ne prishtine i paska derguar hafijet e veta kokodhima, antari me rendesi i pucit te 21 janarit.. per te zhbiriluar gjera kunder lul bashes.
    kulmi i semundjes se krimineleve rreth ed ruc kanibalit..

    thënks qe e solle kte zhbirilim te koko kokodhimjes.. o rraptushi i ed rucit..

    plot 7 vjet a me shume u bene qe nat e dit seli rozja me mafien e vet zhbirilojne shpifin intrigojne kontra lulit te ngrate..

    mirpo luli vazhdon shkon perpara..atje ku e do populli i tij..

    polpotistet e kosoves qe kan qene prej kohesh te angazhuar per te furnizuar shefin e tyre ed ruc.. me "mall" kunder Lul bashes.. jan te pacipe..
    cdo dite keta krimba udhetojne me bmw e tyre fringo mbi rrugen e kombit..qe e ndertoj lul basha..
    cdo dite keta zhapiker shkojn te topi te marrin pasoshat e shqiperise sepse ki pasosh fale punes kolosale te lul bashes te con neper europe pa vize..

    nejse ju zhapik te edvinit ne prishtin e ne kokodhim.. vazhdoni hani m,ut..

    lulin e do cdo nene e baba shqiptar sepse luli u a realizoj nji enderr..
    qe te vene te femijet e niperit.. e tire.. pa bredhur me vite te tera ne 700 zyra e notera e ambasada per nje vize..

    lum nena qe te ka e lum shqiperia qe te ka O Lul Basha..

    krimba.. o krimba.. o mero e yzeira kokdhima e mustafo kopila.. nga ini e nga sjini.. qe nga ina e der te ruc-edvini.. qe ini bere nje mizeri.. nje gje ta dini.. se vec m.utnë do ja hani lulit..



    ..

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Shkrim pa lidhje fare, per te mbushur faqet.
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    idiotsite e shekullit e te ko.qes..nuk paska folur shqip luli a...haj medet edhe se cka duhet te flasim do na e mesoje ko.qja e edvinit..ndoshta ju vjen inat edhe atyre ne tirane edhe atyre ne prishtine qe luli si djale i pashem kushedi sa femrat i ka pase mbrapa..xhelozi ko.qesh ma...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    -

    Basha në bash, Rama në kiç


    Ylli XHAFERRI


    Fushata elektorale që po zhvillohet kudo në Shqipëri, por sidomos për Tiranën në veçanti, ka shpalosur dy tablo diametralisht të kundërta, që përbëjnë dy përvoja, dy politika, dy filozofi, dy këndvështrime të kandidatëve rivalë, dy investime qytetare, intelektuale dhe humane që dallojnë në esencë prej njëri-tjetrit, pasi mungestari i madh Rama bën be e rrufe, përbetohet se do t'i shërbejë për jetë a vdekje, deri në pikën e fundit të gjakut, politikës së thepisur të partisë që kryeson, të cilën e fitoi si në telebingo, kur Basha premton të përveshë llërët, t'i shtrohet punës, të derdhë djersën e ndershme për ta bërë qytetin e Tiranës, emblemës së hapësirave mbarëshqiptare të pastër, me hapësira të gjelbra, me nënkalime dhe parkingje, ku qetësia dhe harmonia të bashkëjetojnë qytetarisht me kulturën elitare. Një qëndrim, ai i përfaqësuar nga kandidati i mazhorancës, përfaqësuesi i PD, Lulzim Basha, i cili përpiqet të përçojë rreze drite nëpër skutat e errësirës së mjediseve dhe shoqërisë së Tiranës, të ngjallë shpresën, të qetësojë mendjet e errësuara nga sherrnajat e politikës konfliktuale, të rrisë dashurinë dhe kujdesin për qytetin, djepvarrin e banorëve, tironsave të vjetër dhe të rinj, të ndërtojë e promovojë projekte për të ardhmen evropiane të saj, të kthejë aktivitetin e përditshëm njerëzor në të dobishëm, djersën e derdhur në shërbesë dhe përkushtim ndaj bashkëqytetarëve. Ndërsa qëndrimi tjetër, ai i kryebashkiakut part-time në ikje, kreut të opozitës së përbetuar, shefit të shtabit të demonstratave të dhunshme, kryetarit të PS, Edi Rama, i cili në vend që të reflektojë, të qetësohet dhe vetëpërmbahet, të mbyllë me nder (nëse i ka mbetur ndopak i tillë), një kapitull të rëndësishëm për jetën e tij, kryeqytetin dhe banorët e lënë pas dore të Tiranës, të kthehet në zyrën partiake në PS ku e do logjika dhe detyra të jetë, bën të kundërtën, kërkon strehim politik në godinën e Bashkisë së kryeqytetit, punën dhe pasurinë e së cilës e ka bërë rrush e kumbulla për gati 11 vjet. Rama me shpurën e puthadorëve të tij mundohet ethshëm të kthejë në errësirë çdo gjë që ndriçon tek rivali i tij Basha, nëpërmjet antifushatës, stërkëmbësave ndaj procesit legjitim e të qetë zgjedhor, gjuhës vrastare të shpifjes, moralit të qymyrit, që edhe po s'e dogji diçka së paku e nxin. Kreu i PS, lidershipi i opozitës, ka hyrë në fushatë duke u dashuruar me vetveten si narcizi, ngaqë nuk beson më tek askush në formacionin e tij politik, i duket ferra Ibrahim, kryesia i gëlon nga kundërshtarët që ia gërryejnë dheun nën këmbë, (kupto karrigen e kryetarit të partisë), që mesa duket ia ka ndjerë lezetin, të mirat materiale të pamerituara dhe fuqinë, prandaj i trembet të kundërtës së saj, humbjes së karriges së qytetarit të parë të Tiranës, karriges-pod që e katapultoi në kryetarllëkun e PS, ku ndjehet në fetish. Humbja e njërës mund të sjellë humbje të tjera, të njëpasnjëshme, efektin domino, e kështu në vazhdimësi i bien ofiqet e rrëmbyer njëri pas tjetrit, si pemëve në vjeshtë gjethet. Rama kërkon me çdo kusht të përvetësojë lejen e banimit në vendin e dytë (zyrën kryebashkiake), për të mërsyer vendin e parë, (zyrën kryeministrore), duke bërë kështu një gabim konceptual, që e dënon të shuhet e venitet me të drejtë për vendin e parë, ku e thërret nderi dhe detyra për të shërbyer si kryetar i partisë më të madhe opozitare. Rama është i detyruar që kohën e aktivitetin të tij fizik, mendor dhe intelektual ta përpjestojë në mënyrë të pabarabartë, ta ndajë frikshëm dhe pa produkt midis dy zyrave që nuk mund të pajtohen dhe bashkëjetojnë kurrsesi, pasi e përjashtojnë njëra-tjetrën, asaj të kryebashkiakut që duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët dhe asaj të kryepartiakut që duhet të jetë vetëm për anëtarësinë, elektoratin e majtë socialist, që i bie për një pjesë të jetë një herë e për një pjesë të jetë dy herë, për ca të jetë nënë dhe për disa njerkë, çka prish ekuilibrat, barazinë dhe paanësinë, shkurt hyn në konflikt të hapur interesi, përvoja që aktiviteti i Bashkisë së Tiranës i ka demonstruar në mënyrë flagrante gjatë këtyre viteve. Rama ka hyrë në fushatën elektorale për Tiranën i pasigurtë në fitore dhe në atë që vërtet do dhe kërkon të arrijë, i dyzuar, brejtur mes dilemash, kryetar i PS apo kandidat për kryebashkiak, në një gjendje mjegulle, amorfe edhe kështu edhe ashtu, "njërën apo të dyja", "edhe tek nana të jem edhe burrin ta kem", edhe Kryeministër ia ka ënda të bëhet, por edhe karrigen kryebashkiake mos ta lëshojë.(!?) Rama rreket udhëkryqeve të Shqipërisë e nuk di saktë se çfarë kërkon, por një këshillë të mençur të Bajronit, mikut të madh të shqiptarëve, duhet ta rrënjosë fort në kujtesë, nami i mirë është si Kartagjena, që nuk ka për t'u rindërtuar së shpejti. Fushata elektorale për të fituar Tiranën ka një njeri që gjatë gjithë kohës premton realisht dhe seriozisht që të punojë, mendojë dhe ballafaqohet me hallet e qytetarët, që kohën fizike, intelektuale dhe forcën rinore e blaton në altarin dhe shenjtërinë e saj dhe vetëm asaj, ky është Lulzim Basha, përfaqësuesi i suksesshëm i PD, që çdo gjë e ka konceptuar e kalkuluar shkencërisht, shprehet qartë dhe fjalët për ta thënë i vijnë lehtë e natyrshëm, pa e përdredhur gjuhën dhe zgërdheshur fytyrën si rivali i tij Rama, që del në fushatë vetëm me trupin, pasi mendjen e ka sa në Kukës e në Fier, sa në jug e në veri, sa në Durrës e Pogradec, rreshket si thërmikël zhive horizonteve të pluhurosura të Tiranës, të cilët i shikon pas xhamave të zinj të autoveturës teksa nxiton për të kapur oraret e mitingjeve elektorale nëpër minibashkitë dhe komunat pa emër të vendit. Gojëtaria e vërtetë është të thuash atë që lidhet me çështjen dhe vetëm kaq, por me cilën çështje është i lidhur Rama, me hallet e mëdha të Tiranës apo politikën e madhe e pa bukë të PS, në emër të vetes, zgjatimit të hijes së tij mbi këdo. Rama një gjë duhet të dijë mirë, se jeta është një vizatim, vizatim të cilin ai e ka shkarravitur gjerë e gjatë dhe me kohë të bollshme hapësirave të pafajshme të Tiranës, që vuan papërgjegjshmërinë dhe masakrën e punëve të tij pa bereqet. Është koha që me votën e 8 majit ai të mësojë një gjë, çfarë ka bërë gjatë aktivitetit me veprimin apo mosveprimin e tij nuk mund të përdorë gomën për t'i fshirë. Në memorien e Tiranës gjithçka është stampuar për të mos u fshirë më. Kështu që Rama më kot përpiqet të fshihet pas gishtit të hollë të premtimeve që mund të përmblidhen, premtimet e Rama 1, Rama 2, Rama 3, por kurrë më Rama 4, i cili për faqen e tij të zezë ka nisur të kopjojë projektet që Lulzim Basha i artikulon qartas për të ardhmen. Rama nuk mundet më të premtojë, ai e pati të drejtën, kohën dhe mundësinë për t'i bërë realitet këto që me copy paste stafi i tij vjedh nga deklaratat dhe takimet produktive me elektoratin që për fatin e keq të Ramës "përtej së majtës dhe të djathtës", këtë radhë është bashkuar nën siglën për Tiranën, në krah kandidatit Lulzim Basha.

    Lulzim Basha ka të drejtë të premtojë dhe marrë mbi vete përgjegjësi të mëdha për Tiranën, se ka dhënë prova me punë dhe arritje se e mban fjalën. Premtoi Rrugën e Kombit dhe e realizoi në një kohë rekord, premtoi heqjen e vizave dhe shqiptarët sot i gëzojnë ato. Qytetari i thjeshtë i Tiranës, intelektual apo punëtor, shkollar apo biznesmen, i ri apo i moshuar, ka besim tek programi dhe projektet ambicioze të Bashës, kur shprehet se brenda qershorit 2012 do të nisë punimet për linjën e tramvajit Kinostudio-Kombinat, se brenda dhjetorit 2012 do të nisë linjën tjetër, atë të Bregut të Lumit-Selitë. Se do të mundësojë, siç dhe bëri tunelin e Kalimashit, nënkalime, parkime nëntokësore, akse të reja dhe ndërhyrje të tjera në qytet për të lehtësuar lëvizjen dhe rritur cilësinë e jetës. Të gjithë tiranasit e besojnë Lulzim Bashën kur flet për një park të ri e të madh për kryeqytetin, rrjetin e rrugëve të brendshme, sistemimin e lagjeve me infrastrukturë sekondare e objekte të tjera të infrastrukturës sociale, kulturore dhe arsimore. Lulzim Basha pohon me vepra, madje dhe zë të lartë, se ç'është jeta, një ndeshje e përjetshme dhe e ndershme midis ëndrrës dhe realitetit, mundit të djersës dhe shijes së gëzimit. Në sytë e Bashës qytetari i Tiranës shikon dhe beson realitetin e prekshëm të kthimit të Tiranës së sotshme në Tiranën e së nesërmes evropiane. Basha ka një vizion dhe mendësi të re për kryeqytetin, do të zhdukë njëherë e përgjithmonë dallimet midis lagjeve përderisa taksat paguhen njëlloj, për qendrën dhe periferinë, "Komunën e Parisit" apo "Alliasin", "Kodrën e Priftit" apo "Shallvaret", ku diku mos të mbillen blina e diku rrepë, diku të shtrohen trotuare e diku të mbyt balta.




    --





    bash- pjesa e perparme e nji anijeje
    kiç- pjesa e prapme e nji anijeje

    terminologji e detarise shqiptare ..ndoshta e huazuar nga detaria turke..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Shkrim pa lidhje.
    Luli na paskesh qene shoqeruar vetem me nderkombetare per ca muaj,
    muhabete femijesh.

    Sa posht ka rene shtypi i majte se nuk di ça te perdori me kunder lulit dhe shkruan thashetheme kolegesh (vartesish).

  7. #7

    Red face

    [QUOTE=RAPTILOID;3068918]LINDITA ÇELA / ARBËR ZAIMI |

    "..I riu ambicioz që erdhi nga Holanda
    Lulzim Basha është rekrutuar prej Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi kur sapo kish përfunduar studimet, ende pa ndonjë eksperiencë pune në profesionin e tij. Miq të tij gjatë periudhës së shkollimit në Holandë, tregojnë që Basha dallohej për ambicien e tij, sidomos në marrëdhëniet me pedagogët. Jo rrallë Bashën e ftonte për darkë dhe vetë dekani i Universitetit, që me sa duket e ka pasur për zemër djalin nga Shqipëria..."


    A ka ne Hollande nga ata burra qe bojne..ashtu..njoni me tjetrin ?
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    seli rozja or xfil vrau dhe 4 bashibozuk te vetet per ti bere gropen lulit e jo spo shpik llafe hurvash per lulin..

    po plasin.. me seli roz e me kulisheri te saje..

  9. #9

    S' osh edhe aq pa lidhje..

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Shkrim pa lidhje.
    Luli na paskesh qene shoqeruar vetem me nderkombetare per ca muaj,
    muhabete femijesh.

    Sa posht ka rene shtypi i majte se nuk di ça te perdori me kunder lulit dhe shkruan thashetheme kolegesh (vartesish).
    Dyshime mbi pasaportën amerikane të Bashës
    Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, po përballet me dyshimin për përdorimin e një pasaporte jo të rregullt amerikane në vitin 2001 në Holandë. Sipas dokumentit noterial holandez, me të cilin ai ka blerë shtëpi në Utret të Hollandës në vitin 2001, Basha është paraqitur para noterit me “amerikann pasport 0160138″. Nga një hetim i shpejtë i numrave të pasaportave amerikane rezulton se ato janë me 9 numra dhe jo me 7 numra.

    Ambasada Amerikane në Tiranë tha sot se nuk shprehet për këtë rast. Po ashtu nuk shprehet për këtë rast dhe vetë Lulëzim Basha, i cili po përballet me një sërë mashtrimesh që ka bërë me deklarimin e pasurisë së tij dhe rrethanat në të cilat e ka vënë këtë pasuri në Hollandë.

    Për të marrë shtetësinë amerikane, që sipas këtij dokumenti Basha e ka, duhet të plotësosh këto kushte:

    1) Lotaria Amerikane: Po ajo jepet vetëm pas 4 vjetësh dhe duke jetuar në Amerikë. Basha nuk e plotëson dot këtë kusht; 2) Azili Politik: Persekutim nga një forcë qeveritare në vendin tënd (Ndoshta Basha ka qenë i persekutuar në kohën e Fatos Nanos!) 3) Pjesëmarrje në Shërbimin Ushtarak USA (Ndoshta Basha ka qenë ushtar në Irak apo Afganistan), 4) Anëtarësia në organet e CIA ose FBI (as këtë nuk e vërtetojmë dot) dhe e fundit: 5) Si pasardhës i prindërve amerikane (mjafton edhe njeri vetëm, psh. babai mund të jetë amerikan…)

    Për aq sa jemi në dijeni, zoti Basha nuk ka jetuar në SHBA. Shpresojmë që ai të reagojë dhe të tregojë të vërtetën.


    Pamje e aktit noterial ku janë të shënuar të dhënat e Lulëzim Bashës si qytetar amerikan

    Ketu ju do te shikoni fotokopjen e aktit noterial hollandez,ne origjinal tek TEMA on line e sotme.
    Shperndaje:

    web design

    Nuk kam marre akoma pergjigjen e pyetjes :
    "A bejne burrat ..ashtu..njoni me tjetrin atje ne Hollande
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 23-04-2011 më 15:53
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  10. #10

    Per "brarin"..ish-lezeti i forumit

    ..o brar, kam qene nje nga simpatizantet personale fanatik te aftesise tende ne forum.
    Une jam i vjeter..shume shume i vjeter ne fsh..kur u regjistrova isha anetar i 94 ose 97..flasim per regjistrimet e para diku tek ditet e fundit te vitit 1999 ose ditet e para te 2000..pra me fillimet e para ..dhe qysh ne ditet e para me terhoqe vemendjen duke me thene per nikun tim te dikurshem ("Gery4u2")cfare e ke kete nik si kod spiunash? Me terhoqe vemendjen dhe dita dites beheshe shume e shume me interesant aq sa une hyja ne forum vetem e vetem per te lexuar ty..dhe ndjeja kenaqesi..por duket sefundi qe e ke qelb fare.
    Tek ty kam lexuar shkrimet me te bukura kunder Fatos-Thanas-Nanos..por sapo Berisha i dha doren publikisht nanos ..edhe ti o brar e mbylle squpin tat..po ashtu edhe me Ilir Meten skraparliun gerxhalliun..(dhe kushedi tjeter se cfar sajojshe ti) e mbylle gojen tate..pra o brar ke shume aftesi ne debatim ..une e pranoj dhe te vleresoj aq sa ..jam i sigurte qe nje perqindje e madhe e diskutimeve ne forum (dhe per pasoje , klikime ne f/sh) jane pasoje e vlerave pozitive personale te tuajat.

    Kam idene se je i punesuar nga shtabi i Sales..sepse ne diskutimet e tuaja ku ka shume art..dallohet qartazi-shume-qartazi Sali Berisha, jo si ideollogu jot ..por si..ashtu sic e perdor ti nganjehere si leter lakmusi.
    Kush mbeshtet Berishen ne idiotesite e tij. ka edhe mbeshtetjen e brarit.
    Kush kritikon Berishen per fjalorin e ndyre..duhet te prese ndyresite e brarit.
    Kush shan dhe mallkon Berishen per vrasjet e tij..te prese mallkimin e brarit.
    Pra ti brar nuk mund te interceptohesh, ne f/sh i shkeputur nga Berisha.

    Une mundohem te nenvleresoj Bashen ,vetem e vetem se e kam inatin me Berishen.
    Edi Rama e ka bo me keq se boze , na ka merzit si kryetar Tirone..por eshte krejt ndryshe nga shpellariBerisha. Kjo eshte edhe aresyeja qe Kompanise Amerikane (e cila ka marre persiper te nxjerre fitues Lulzim Bashen ne keto zgjedhje)
    ka vene si kushtin kryesor te panegociushem ne kontraten e saj qe Sali Berisha te mos kete asnjelloj lidhe ne fushaten elektorale per qytetin e Tiranes..duke ja faturuar atij humbjen 3-here rradhazi ne Tirane.
    Kurse ti brari ..asnjehere ..asnjelloj kritike ..per Salen..por vetem e mbron..e mbron..e mbron..e mbron..e mbron..e mbron..e mbron.
    U bere i lodheshem edhe per ne qe dikur te simpatizonim..dhe ti prap.
    Po ku i gjen ..xhanem..te gjitha keto energji qe mbron Salen ?
    Apo te llogaritet si veshtirsi pune?

    Nejse,brari, te uroj shendet dhe mbaresi kudo qe te jesh..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 23-04-2011 më 16:40
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    edi rama duhet te jape llogari pse e ka sjelle tiranen ne kete gjendje, jo te meret me shpifje per bashen. jo vetem edi rama por te gjithe ata qe e mbrojne ate.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Brar
    Ti Je Si Tip Fantazme Qe Na Vjen Nga Kohet E Qofte Largut
    Dhe Na Fashitesh Ne Forum Sapo Shahet Padroni Jot Sali
    Nga Ty Nuk Pritet Ndonje Muhabet Ose Ndonje Shkrim Me Ndonje Nivel
    Kshu Brar Shullazi

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asrok..

    prap nickun nuk e ke te lehte.

    ke shum germa e disa numra.

    beje nje te thjeshte... qe te te jet i lehte per tu perdorur nga bashk bisedusit.

    rraptush..

    pikerisht koko kokodhimi.. me shekullin e tij ska fytyre te diskutoj shtepin e lulit ne hollande sepse kokodhimi eshte grabites i pasurive shteterore te shqiptareve..
    luli ne se ka bler shtepi e ka nga rroga e tij ne institucionet nderkombetare kur ka punuar dhe kte shtepi nuk ja ka marre ndonji shqiptari as shtetit shqiptar..
    pun hollande eshte e atje ka shtet..

    kurse kokodhimi.. padroni yt.. ka "privatizuar" dmth ka plackitur nderrmarrje e institucione te ish shtetit shqiptar te bera nga djersa e miljona shqiptareve e ku kokodhimi aso kohe ska derdhur as nje pi-cke djerse ne to pervec se e ka pire djersen e mundin e tjerve.
    Kokodhimi eshte themeluesi i piramides se pare pra gllaberuesi i pare i devizave te shqiptareve e maskohej nen qyrkun e nje gangsterri kosovar sikurse ajdin sejdia. Dhe ne kto vite Kokodhimi vazhdon grabitjen e pasurise se popullit nepermjet ed-ruc-tenderimeve.

    pra hajduti kokodhim qe vjedh shqiperin cdo dit dashka te ruaj hollanden mos po e vjedh luli.

    ..


    me cduken bathet o rrapush.. luli fiton..

    kot u lodhe..

    .

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    shume shqiptar kane punuar ne unmik dhe sot punojn ne euleks dhe ketu nuk ka asgje te keqe!
    basha eshte nje djal i cili i duhet tiranes shqiperise dhe kosoves!

    ai nuk i ka bere dosje askujt ne kosove dosjet ia kane ber vetes ata qe vrane shqiptar e torturuan vetem sa per te ardh ne majat e politikes(krimit) per ta zhvatur pasurine kombetare kjo po duket sheshazi me!

    basha ka qene perkthyes dhe perkundrazi u ka ndihmuar 'kriminelve 'te luftes!
    po te mos ishte basha fatmir limaj ,ramush haradinaj do te denoheshin rende qysh athere!

    akuzat kunder haradinajt i ben shiku dhe kete e ka pohuar vet ramush haradinaj ketu nuk ka dyshime ketu flasim me prova!

    akuzat kunder fatmir limajt po i ben hashim thaci me shikun po i nxjerr 'sekretet' e kleqkes te cilat basha i pat lene anash(i mohoi) kete duhet butaket e krimit ne kosove e shqiperi t'ia dine si mirnjohje e falenderim bashes!

    ne kosove lufta brenda lloit e kryesisht brenda ne partine demokratike te kosoves ka marre permasa te medha per kete lufte brnda lloit nuk mund ta akuzojme bashen ne asnje rrethane!

    vrasjet dhe krimet qe beri shiku i kosoves i drejtyar nga azem syla dhe kadri veseli jane pjese e luftes kunder kosoves dhe njerzve te saj as me keto krime nuk ka te bej basha kot selia kriminale e fatos klosit e edin orgjise mundohet te mashtroi shqiptaret!

    fatmir limaj vet e tha se dikush po mundohet ta eliminoi ate politikisht dhe ai aludonte ne kryministrin e shikut me vota te vjedhura qe plackiti pushtetin!

    mos te harrojm se se per krimet ne kosove nuk mund te akuzohet askush pos atyre qe i ben keto krime!

    athua kushe vrau ali uken ne tirane?
    a thua kushe vrau ministrin e mbrojtjes se kosoves kolonel ahmet krasniqin ne tirane?

    a thua kush e vrau ilir konushevcin ne shqiperi sebashku me doktorin hazir malen?

    a thua kush e vrau enver malokun shefin e informimit te presidentit rugova ne prishtine?

    athua kush e vrau xhemajl mustafen keshilltarin numer nje te presidentit rugova?
    a thua kush e vrau uke bytyqin kryetarin e zgjedhur te therandes me voten e lir antar i ldk?

    a thua kush e vrau ismet racin kryetar i perfektures se klines i zgjedhur me voten e lire antar i ldk ?

    a thua kush kidnapoi e maskaroi shaban manajn antar i ldk-se dhe avokat i njohur ?

    athua kush e vrau bekim kastratin ish ushtar i uck-se dhe gazetar i bota sot?
    athua kush e vrau besim dajakun truproje e presidentit rugova?

    athua kush e vrau kolonel tahir zemajn komandant i zones operative te dukagjinit?
    a thua kush e vrau enis zemajn djalin e komandant tahir zemajt?

    a thua kush e vrau hasan zemajn ish ushtar i uck-se dhe antar i ldk?

    a thua kush e vrau haki ymerin profesor i gjuhes angleze dhe antar i ldk?
    a thua kush e plagosi sabi hamitin antar i kryesise se ldk dhe bashkpuntor i afert i rugoves por i shpetoi me te keqes?

    a thua kush e plagosi enver visoken antar i kryesise se ldk por i shpetoi me te keqes?
    a thua kush e plagosi agim veliun antar i kryesise se ldk-se tash kryetar komune ne besiane?

    a thua kush e provoi ta ekzekutoi adem salihun i cili ishte kryetar komune ne ferizaj dhe njeri i afert i presidentit rugova?

    a thua kush e vrau xhevat makollin ?
    a thua kush e vrau kosovar zeqirajn?

    a thua kush e vrau xhafer behramin me djal dhe nip?
    a thua kush e vrau bardhyl ajetin gazetarin e guximshem te bota sot?

    a thua kush plagosi gani gecin komandant i uck-se?
    a thua kush e vrau gazetarin shefki popova?


    keto vrasje jane aktiviteti me i frytshem i komandantve analfabet qe rrahnin gjoks dhe per te cilet duhet te pergjigjen dhe nuk mund te fshihen me !

    lufta e ashper brenda kupoles se krimit ne kosove eshte duke i nxjerr te gjitha krimet e porositura nga shtabi qendror i krimit!

    lulzim bashes i deshiroi suksese ne karriken e te parit te tiranes i cili e meriton ate karrike te cilen e ka keqperdor ai i cili akuzon babane e vet qe i mor dashnoren dhe ia fekondoi keshtu eshte shprehur ed rama!
    Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 24-04-2011 më 06:25

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Bile një gazetë e majtë kishte shkruar që Luli,në klasën e gjashtë,në semestrin e dytë,kishte thyer një xham të klasës dhe po në klasën e gjashtë, kishte thënë që po martohet njeriu me njerinë dhe po therin kafshët!
    Një tjetër gazetë e majtë kishte shkruar se Luli, kur ka qënë në klasën e dytë,së bashku me Neritan Cekën dhe Edi Palokën,ishin dehur me konjak të Korçës që prodhohej në Korçë!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    NUK kisha nerva me e lexu gjith shkrimin kunder Bashes ...
    Basha eshte djale yll nuk ka pasur nevoj Basha te lepihet te huajve ...
    Basha vjen nga nje familje shume e mire nga prinder te mrekullushem dhe familjar rreth e qark gjithashtu .
    Basha ka pas mbaruar fakultetin e gjuheve te huaja per anglisht dhe punonte ne televizion perkthyes ,si perkthyes shume e zoti me nje anglishte te persosur shoqeronte dhe perkthente dhe shume politikan te huaj ....
    Ne kohen e demokracis vinte dhe nje politikan i njohur hollandes qe e ka ndihmuar shume shqiperin si me ndihma ekonomike ashtu dhe politike mik i ngushte dhe i zotit Sali etjetj (njeri shume i thjeshte dhe me shume te njohur ne te gjith boten.... ,kam pasur fatin ta njoh....)
    ai e beri Bashen si djalin e vet e mori ai ne Hollande dhe ja sygjeroi ai kete lloj drejtimi )
    nuk mund te flas me shume... gazetaret çfare nuk sajojne ...me edukaten e kulturen qe ka e qan dipllomaci ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    idiotsite e shekullit e te ko.qes..nuk paska folur shqip luli a...haj medet edhe se cka duhet te flasim do na e mesoje ko.qja e edvinit..ndoshta ju vjen inat edhe atyre ne tirane edhe atyre ne prishtine qe luli si djale i pashem kushedi sa femrat i ka pase mbrapa..xhelozi ko.qesh ma...

    A? Ke cen ti ndonjeher ne Prishtine dhe Kosove apo vetem ja fute kote Po jo o shoki se Prishtina e Kosova esht Plote Lula nga dy metra nuk esht Prishtina Tirane ,Apsolut ky Luli fare nuk bjen ne sy ne Prishtine Ky mund te terehq vemenjen e njerzve ne Tirane por jo ne Kosove

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    A? Ke cen ti ndonjeher ne Prishtine dhe Kosove apo vetem ja fute kote Po jo o shoki se Prishtina e Kosova esht Plote Lula nga dy metra nuk esht Prishtina Tirane ,Apsolut ky Luli fare nuk bjen ne sy ne Prishtine Ky mund te terehq vemenjen e njerzve ne Tirane por jo ne Kosove

    pse pra behgjet pacolli nuk u martua me kosovare po zgjodhi rusen?

  19. #19

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    A? Ke cen ti ndonjeher ne Prishtine dhe Kosove apo vetem ja fute kote Po jo o shoki se Prishtina e Kosova esht Plote Lula nga dy metra nuk esht Prishtina Tirane ,Apsolut ky Luli fare nuk bjen ne sy ne Prishtine Ky mund te terehq vemenjen e njerzve ne Tirane por jo ne Kosove
    ..tirons jom dhe nuk me vjen mire per fjalet qe thua..por te lumte ne se kjo qe thua eshte e vertete.
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  20. #20
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Ish-kolegë të Bashës tregojnë që Lulzimi së paku në 6 muajt e parë të qëndrimit në Kosovë është shoqëruar vetëm me ndërkombëtarë, madje i shmangej të folurit shqip. Sokol Zogaj aktualisht zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, tregon për "Shekulli"-n se deri vonë të gjithë mendonin se Lulzim Basha duhet të qe ndonjë i huaj, sepse askush nuk e kishte dëgjuar të fliste shqip.

    Por, duke qenë se ishte punësuar për hetimet e krimeve të luftës, Basha nuk mund t'i shmangej çdo kontakti me vendasit. Puna e tij nënkuptonte midis të tjerash edhe përkthimin nga shqipja në anglisht të hetimeve të deponuara nga dëshmitarët, si dhe dëshmitë e të paditurve, kështu që "ndërkombëtari" Basha, pas disa muajve u mor vesh se qe shqiptar.
    Ky Luli paska mentalitetin e jevgut(nese nuk eshte jevg origjinal)..
    Vetem jevgjit mundohen ta maskojne e fshehin identitetin e tyre..
    Kjo ju ndodh sepse zakonisht posedojne arsimim te ulet apo fare hiq dhe nga injoranca edhe turperohen.. sepse fundi njerez jane edhe ata, me fat te keq historik kombetar por megjithate njerez.

    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    A? Ke cen ti ndonjeher ne Prishtine dhe Kosove apo vetem ja fute kote Po jo o shoki se Prishtina e Kosova esht Plote Lula nga dy metra nuk esht Prishtina Tirane ,Apsolut ky Luli fare nuk bjen ne sy ne Prishtine Ky mund te terehq vemenjen e njerzve ne Tirane por jo ne Kosove
    Po ke arsye, Lula me mentalitet jevgjish kemi plot dhe s'kemi pasur nevoje te na vije edhe nje nga Shqiperia.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •