Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Gazeta e Kokedhimes ( ish sekretari i rinise ne Fier) eshte thjesht nje kopje e Zerit te Popullit te vitit 1944 kur villte vrer dhe squfur kunder nacionalizmit Shqiptar te asaj kohe dhe perfundimin ja pame.
    Kjo gazete sot me nje paturpesi qe nuk karakterizon vetem botuesin e saj (Kokedhimes) por te gjithe stafin e tyre anemik, mundohet te hedhe keto tymuese per te mjegulluar shqiptaret.Kjo gazete qe eshte ne nje konflikt te paster interesi me lexuesin Tirans,sepse Kokedhima eshte njeriu qe fiton tenderat e pastrimit te Tiranes,qysh nga koha e Rames ne krye te bashkise.Kokedhima eshte nje nga ndertuesit qe Tiranen e mbyti me beton dhe me pallatet e tij pa kriter .Kokedhima eshte ai qe ne permbytjen e Shkodres botoi tek Shekulli fotot me permbytjet qe kishin ndodhur ne Afrike dhe se fundmi skandalin e radhes kur Ambasada Amerikane u detyrua te nderprese maredheniet me Shekullin per shkak te dezinformimit qe Shekulli i bente lexuesit shqiptar ne lidhje me deklaratat e Ambasades Amerikane dhe qendrimet e Ambasadorit te saj.
    Kokedhima, ky ish sekretar rinie qe trembte gjithe Fierin para viteve 90 a eshte i paster ne biografine e tij? Ky njeri qe akoma shpirtin e ka ne Kremlin si te gjithe komunistet e tjere ben mire qe ti kerkoje falje lexuesit shqiptar qe me pacavuren e tij qe e quan Shekulli ,mashtron shqiptaret.
    Fillimisht u trumbetizua historia e nenshtetesise se gruas se Lulit, tani pasaporta e tij, po neser cfare supe do tu jepet shqiptareve nga kuzhina e THanos,Sulos dhe Kokedhimes?
    Nese Lulezim Basha ka falsifikuar nje pasaporte amerikane, do te ishte pikerisht shteti amerikan qe do te kerkonte hetim, sepse pasaporta amerikane eshte prone e Shteteve te Bashkuara dhe kesisoj krimi eshte bere kunder shtetit amerikan.Kaq duhet ta thote Shekulli dhe Tema e Bazes.Gjithashtu duke qene se Luli po "akuzohet" se ka bashkepunuar me autoritetet nderkombetare ne Kosove dua ti kujtoj Shekullit dhe juve qe bini pre e kesaj gazete, se Kosoven e cliruan nderkombetaret nga Serbet, te cilet Kokedhima i ka kaq per zemer*.
    Nuk eshte krim nese perpilon dosjen kunder disa njerezve qe kane kryer krime kunder njerezimit dhe kryesisht kunder kundershtareve te tyre politike, se serbe nuk kane vrare.
    Keshtu eshte mire qe para se tju mjegullohen syte nga Shekulli i Kocos ti shikoni gjerat me me gjakftohtesi.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin

    ORE KOKEDHIMA KA QENE SEKRETAR RINIE NE FIER POR NUK KA POST POLITIK
    POR SALIU KA QENE SEKRETAR PARTIE NE SPITAL DHE NUK LESHON KARRIGEN

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Faktet e 'Shekullit', PS: Mashtrim apo pastrim parash nga Basha?
    SHEKULLI ONLINE | 24/04/2011 | LAJM I FUNDIT | 13 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Partia Socialiste ka reaguar sot lidhur me faktet që prej ditësh po publikon gazeta "Shekulli" mbi pasurinë dhe identitetin e kandidatit të "Aleancës për qytetarin" për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha. Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe i drejtoi sot disa pyetje publike Lulzim Bashës, mbështetur në faktet dhe dokumentat zyrtare që "Shekulli" ka publikuar këto ditë. Braçe tha se tashmë është e provuar më dokumente zyrtare se Basha ka gënjyer për pasurinë e tij, dhe se është ende i paqartë për identitetin e tij. Braçe i drejtoi disa pyetje publike edhe ILDKP-së, duke kërkuar arsyet se pse nuk bëhet publik raporti i hetimit të nisur nga ky institucion për pasurinë e Lulzim Bashës në vitin 2006

    Pjesë nga deklarata e Nënkryetarit të Grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe.

    "...Lulëzim Basha ka gënjyer me pasurinë e tij

    Tashmë rezulton e provuae se Lulzim Basha ka deklaruar e mashtuar për shtëpinë e blerë e shitur në pak vite në Hollandë
    - Ka gënjyer kur ka deklaruar se ka blerës 510 mijë gulden, kur në kontratë është shënuar 450 mijë gulden/ rreth 60 mijë gulden më tepër të pajustifikuar në deklarimin e pasurisë.
    - Ka gënjyer kur ka deklaruar në "deklarimin e pasurisë" të 20 mars 2008 për vitin 2007, se:
    • Ka shitur shtëpinë në Hollandë
    • Ka shlyer menjëherë kredinë ndaj Post Bank në vlerën e detyrimit 199 726 euro
    Dokumentet tregojnë se Lulëzim Basha e ka shitur shtëpinë në Hollandë në prill 2008, një vit më pas.

    Pyetja është e thjeshtë:
    Më ç'para u likujdua kredia në vitin 2007 në shumën 199 726 euro, kur shitja dhe paratë prej saj u kryen e u arkëtuan në vitin 2008?
    Ky,
    Minimumi është Deklarim i Rremë dhe sipas legjislacionit penal në fuqi është vepër penale dhe ndëshkohet me deri 3 vite burg, për personat e zgjedhur dhe zyrtarët publikë;
    Maksimumi është pastrim parash dhe ndëshkimi është dhe më i rëndë shoqëruar me sekuestrim të pasurisë së vënë përmes këtij krimi.

    2-Lulëzim Basha është i paqartë për identitetin e tij

    Tashmë rezulton e provuar se Lulëzim Basha është disponues i tre pasaportave diplomatike shqiptare dhe një amerikane.

    Nga verifikimi i raporteve të hyrje daljeve në Rinas rezulton se Basha ka lëvizur me të tre pasaportat diplomatike, të trija të vlefshme në të njëjtën kohë.

    Nga dokumentat noteriale të blerjes së shtepisë në Hollandë rezulton se Lulëzim Basha është mbajtës i një pasaporte amerikane të pazakontë.

    Tani është koha për të vërtetën.

    Për këtë arsye ne pyesim zotin Basha:
    -Cila është e vërteta e shtëpisë në Hollandë?
    -Cila është e vërteta e tre pasaportave diplomatike shqiptare të lëshuara në emrin e tij?
    - Cila është e vërteta e pasaportës amerikane për të cilën zyrtarisht është deklaruar se ti e disponon?

    ....Po për të njëjtat arsye ne pyesim sot ILDKP:

    -Përse nuk bëhet publik raporti i hetimit të nisur nga ky institucion për pasurinë e Lulzim Bashës në vitin 2006?
    - A jeni në dijeni të deklarimit të rremë të kryer nga Ministri Basha në kohë të ndryshme?
    - Kur do të nisë hetimi për këtë deklarim?
    -A është verifikuar ndonjëherë nëse ka depozita të tjera bankare të individualizuara në pasaportat e shumëfishta diplomatike të Ministrit Basha?"

    gazeta shekulli

  4. #24
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Lulzim Basha kapërcen pragun e 200 mijë “votuesve” në Facebook

    Lulzim Basha kapërcen pragun e 200 mijë “votuesve” në Facebook
    24-04-2011 / Gazeta 55

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/1235...20facebook.jpg

    Në votimin e parë virtual, Basha konfirmohet si shqiptari më i votëbesuar, ndërkohë që rivali i tij për bashkinë e Tiranës mbetet ende në ritmin e diferencës 1 me 2 gjatë votimit në Facebook

    Nëse Facebook do të ishte një mekanizëm për të shprehur të drejtën e votës me një klikim dhe jo në kutinë e votimit, atëherë Lulzim Basha do të mandatohej kryetar i bashkisë së Tiranës. Por kjo s’do të thotë se është e pamundur, nëse i referohemi kushteve dhe rrethanave të mbështetjes masive në rrjetin social Facebook. Faqja zyrtare e Lulzim Bashës në rrjetin social Facebook ka thyer çdo parashikim, teksa dje në orën 21:00 të mbrëmjes do të shënonte mbi 200 000 fansa. Vetëm 10 ditë më parë profili i kandidatit të Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha do të kumtonte 100 mijë fansat, ndërsa dje në mbrëmje kjo shifër do të arrinte 2-fishin, pra 202 037. Por, çfarë ndodh me mbështetësit e kandidatit kundërshtar në zgjedhjet e 8 majit për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama. Deri në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme, Edi Rama kishte në faqen e tij zyrtare 92 959 fansa. Duket qartë diferenca mes dy kandidatëve, në faqet e tyre zyrtare në rrjetin social, profile të cilat janë hapur jo më larg se para 3 javësh, me nisjen e fushatës elektorale. Prezantimi i alternativave dhe projekteve në infrastrukturë, ndërtim shkollash, kopshtet e hapësirasht e gjelbra, punësimi e mbështetja sociale, përpara një audience masive virtuale, ka krijuar pozitat favorizuese dhe disfavorizuese ndërmjet kandidatëve. Kësisoj, Lulzim Basha fiton përballjen e parë indirekte ndaj Edi Ramës, ndërsa atë direkte ia ka faturuar për në 8 maj 2011-të. Testi i Facebook nxjerr fitues bindshëm kandidatin e Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, ku fansat e tij konfirmohen si “votues” të alternativës dhe morisë së projekteve në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Rrjeti social Facebook do të shërbente dy vjet më parë si nyja kryesore e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kandidatët e atëhershëm si Barack Obama dhe John McCain, njohën qytetarët amerikanë me programin dhe platformën e tyre elektorale. Tashmë, Facebook është kthyer në modë dhe, edhe në Shqipëri kjo fushatë elektorale ka zënë një vend të veçantë në vëmendjen e komunitetit qindra-milionësh të Facebook-ut.
    ***

    Degradimi i shoqërisë, “e vetmja rrugë” shpëtimi i mëkatarëve
    25-04-2011 / Nga Luan Myftiu

    “Ai që mjekon krahët e skifterit, ka përgjegjësí për kthetrat e tij” - Hygo

    Po shohim të përsëriten skemat e djeshme çnjerëzore të mbijetesës së tiranisë komuniste. Ashtu si dje diktatura, edhe neobllokmenët po tentojnë t’i lidhin njerëzit pas qerres së tyre, duke u mbjellë psikologjinë konfliktuale dhe duke u caktuar alternatívë zgjedhore largimin me çdo kusht nga skena politike të kundërshtarëve, pra, “armiqve imagjinarë”.
    Komunizmi i poshtëronte viktimat për t’u hequr të drejtën morale t’i kundërviheshin. Se Turpi - thotë populli - është më i rëndë nga kordha. Se dihet që vesi është në luftë të papajtueshme me virtytin. Prandaj diktatura, më parë se t’i asgjësonte fizikisht, përpiqej t’i depersonalizonte kundërshtarët. Kurse antikomunistët tentoi t’i shndërronte në njerëz të përulur, servilë e të përbuzur. Tërë kohën tentoi t’i lidhte njerëzit pas qerres duke i armiqësuar me njërí-tjetrin. Jo më kot e kanë përcaktuar “demokracínë popullore” si “kopaçen e popullit për popullin”. Prandaj dhe uniteti “partí-popull” u ngrit mbi devizën “Të gjithë kundër të gjithëve!”. Krijuesit e “Botës së Re” synuan shkatërrimin e personalitetit të çdo individi. Të gjithë tiranët kanë frikë nga dinjiteti i njeriut. Po tani ? Taní asnjë nga deputetët socialistë nuk guxon të mos i bindet Ramës. Ashtu si Enver tiranit, edhe Ramës i vret sytë shkëlqimi i çdo aftësie, që nuk i shërben lavdisë së tij. Dhe dihet tashmë qëndrimi i tij ndaj “mendimit ndryshe”. Mjerë kush u zbulon djajve të kuq synimet e veta demokratizuese. I afti në diktaturë detyrohej t’i shërbente të paaftit. A nuk po i ndryshon Rama strukturat e P.S.-së me njerëz, që hedhin vallen sipas daulles së tij ? Kur në diktaturë flijimi drejt hiçit u proklamua si kuptim i jetës, Rama u klith socialistëve se ai, vetë Rama, “Njëshi” është “rruga e vetme” e shpëtimit. Vetëm me gënjeshtrat, shpifjet dhe trillimet e neobllokmenëve njerëzit do të arrijnë parajsën e ëndërruar. Ashtu si në diktaturë, sipas donkishotizmit të Ramës, të gjithë duhet ta pranojnë mjerimin si lumturí nga frika se mos bien më keq. Dhe, meqë s’kanë alternativë të tyre, u shpallin socialistëve të ndershëm “armiq”, me një mijë e një të zeza në shpinë. Po ringjallet, pra, mentaliteti enverist se vetëm mbi njerëz të inkriminuar bëhet i gjithpushtetshëm sistemi i i gënjeshtrës. Hetuesitë komuniste ishin punishtet e përpunimit të fajësive të paqena, fabrikat e shkatërrimit të dinjitetit njerëzor, katakombet e krijimit të bashkëfajësíve të detyruara. Kurse gjyqet etyre ishin ca komedí groteske, ku montohej terrori nëpërmjet dënimit barbár të pafajsísë. Ashtu si komunizmi edhe neobllokmenët po zbatojnë metodën e poshtërímit pa cak të kundërshtarit politik si metodën kryesore të krijimit të atij kapitali të ndyrë moral, prapa të cilit të fshihen synimet banale të marrjes së pushtetit me çdo kusht. Kur diktatura komuniste dënonte edhe fëmijët për “krimet” imagjinare të prindërve, Rama me neobllokmenët politizon edhe fushatën e zgjedhjeve vendore, aq sa në vend të premtimeve bën thirrje për përmbysje pushteti të paligjshëm. (!) Të gjithë duhej ta miratonin raprezaljen komuniste duke mallkuar fatin, që kishin lindur në një familje, që diktatura s’e shihte me sy të mirë, kurse neobllokmenët tallen sot me viktimat e diktaturës duke i trajtuar si të denjë për t’u mëshiruar.
    Ashtu si hetuesit komunistë, që kishin bërë shkollë të posaçme për të montuar nga hiçi akuza false, apo të detyronin të pafajshmit të pranonin fajësí të paqena, neobllokmenët po bëjnë kaun me viç dhe lopën me “kopil”, duke trilluar një mijë e një hajdutërira, që i kanë bërë vetë.
    Depersonalizimi i shoqërísë ka qenë një nga krimet e pafalshme të diktaturës komuniste, e cila, duke tentuar të bënte fajtore shoqërínë, fshinte gjurmët e masakrës së saj apokaliptike. Dhe sot ithtarët e saj këndojnë refrenin “Janë bërë ca gabime!”, apo “Ashtu ishin ligjet!”. Megjithatë, akuza se gjoja “viktimat paskan marrë më qafë njëra-tjetrën!”, mbetet lejtmotivi, mbrojtja e tyre kryesore. Mirëpo, meqë këto nuk ua beson kush, përpiqen t’i pëshpëritin nën zë me anë të disa naivëve. Megjithatë, gjithmonë mbeten të zhgënjyer. Viktimat e diktaturës, bilé dhe shumë nga ata që nuk mundën të ruanin dinjitetin nën torturat çnjerëzore, e njohin mirë dinakërinë dhe etjen e pashuar për shpifje vëllavrasëse të hienave të diktaturës. Ndaj nuk mund të gjesh sot një ish-të përndjekur, që të hedhë baltë mbi bashkëvuajtësit e tij e t’u shërbejë kështu xhelatëve, të cilët, prapa akuzave të tilla duan të “justifikojnë” poshtërsitë e tyre. Megjithatë, neobllokmenët përsërí vazhdojnë të poshtërojnë deri në kufijtë e absurdit kundërshtarët e tyre politikë. Prandaj shfrytëzojnë çdo lloj pakënaqësíe të ditës për të ngritur një “uragan”, me të cilin të bindin këdo se “e vetmja rrugë” shpëtimi është nënshtrimi pa kushte ndaj ambicies së këtyre mëkatarëve të rinj. Të gjorët ! Parandjenja e humbjes u vë në lëvizjen imagjinatën e sëmurë. Atë të akuzave false dhe shpifjeve monstruoze ! Të çoroditur, përpiqen të krijojnë rreziqe imagjinare. Vjedhje imagjinare votash. Manipulime listash zgjedhore. Po përgatisin, pra, alibí të reja për të dalë sa më pak të dëmtuar nga kjo valë qytetëruese, europiane, që ka pushtuar sot gjithë Shqipërínë, madje dhe mendjet e shumë socialistëve të ndershëm. Rama me neobllokmenët po tentojnë ta paraqitin elektoratin shqiptar si një lypsar, që duhet të presë të bien kocka nga qielli, kur të triumfojë “rruga e vetme”. Të presë, pra, ta mëshirojnë bijtë e atyre, që nuk e lanë të shihte një ditë të bardhë! Mirëpo, siç po duken qartë bathët, humbjen e tyre nuk ka alibí që ta shpëtojë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #25
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    ORE KOKEDHIMA KA QENE SEKRETAR RINIE NE FIER POR NUK KA POST POLITIK
    POR SALIU KA QENE SEKRETAR PARTIE NE SPITAL DHE NUK LESHON KARRIGEN
    Pyet fieraket se te tregojne ata per Koco Kokedhimen qe nuk linte as floket ti mbante ndonjeri mbi balle.Nuk eshte argument ky qe thua per Saliun se nuk e leshon karigen.Karigia nuk leshohet dhe as vidhet se asnje nuk e ka te babait, karigia fitohet me pelqimin e popullit me vote te lire.Gje qe PS-ja nuk e beri as ne 97 dhe as ne 2001
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Pyet fieraket se te tregojne ata per Koco Kokedhimen qe nuk linte as floket ti mbante ndonjeri mbi balle.Nuk eshte argument ky qe thua per Saliun se nuk e leshon karigen.Karigia nuk leshohet dhe as vidhet se asnje nuk e ka te babait, karigia fitohet me pelqimin e popullit me vote te lire.Gje qe PS-ja nuk e beri as ne 97 dhe as ne 2001
    kush eshte nuk eshte argument qe sala ka qene sekretar ne spital???
    ky eshte fakt i pamohushem
    sa per karrigen e vjedhur
    saliu eshte babai i atyre puneve ai dhe e ka shprehur qe e ka me shum qejf qe te rri dhe 20 vjet
    ndersa per trashegimin e karriges te gjithe e dime qe sales nuk ja ka lene Ram Berisha me testament se i shkreti nje cop druvar qe kryente dhe funkionet e hoxhes ka qene
    Rama eshte misherimi i politikanit qe e ka fituar me vote tre here mandatin e kryebashkiakut dhe ka perballe nje zoteri qe vetem nje here ka fituar votat e zones si deputet ndersa heren tjeter doli deputet nga lista
    dmth fiton ne kurriz te te tjereve
    ndersa Rama eshte zgjedhur 3 here ( dhe ne 8 maj fiton te 4) nga populli
    mohon dot ndonje nga keto fakte???

  7. #27
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Rama ka perballe nje njeri qe ishte pjese e nenshkrimit te MSA-se hyrjes ne Nato,marjen e Vizave dhe si personi qe ndertoi Rugen e Kombit.
    Eshte Lul Basha qe ka perballe nje njeri qe betonizoi Tiranen me pallatet e Dash Pezes,Arian Vali Leskajt,Fidelit dhe dreqit me te bire.Nje njeri qe ka bere thirrje per mosbindje civile ( e denueshme nga kushtetuta jone),nje njeri qe firmosi hapjen e digave te liqenit artificial qe mbyti Tiranen dhe denoi si shkaktar rojen e diges.Nje njeri i perfolur si perdorues droge etj

    Sa per babain e Saliut, une nuk e di se cfare pune ka bere dhe nuk me intereson shume,por di qe babai i Edi Rames ka firmosur denimin me vdekje te nje poeti qe ishte shume here me i talentuar se i biri i tij .
    Te vetmet zgjedhje qe vertete i ka fituar Edi rama kane qene ato perballe Olldashit,se ato kunder Ngjeles i fitoi me gjykate,ndersa ato kunder Mustafajt i fitoi makina shteterore e Fatos Nanos.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #28

    kurse vete sali ram berisha ka qene deshmitar ne denimin e hysen sheshorit
    kurse luli eshte pergjegjes per zhvatjen e qindra mijra eurove nga rruga e kombit (e denueshme me kod penal)
    eshte pergjegjes edhe per tentativen per shitje te ujrave territoriale te republikes se shqipersie (e denueshme me kod penal dhe me kushtetute )
    dhe per vrasjen e 4 shtetasve te republikes se shqiperise (e denueshme ne kod penal)
    eshte nje fallsifikator dokumentash( e denueshme nga kodi penal i republikes se shqiperise)
    nje genjeshtar qe ka genjyer per deklarimin e pasurise ( e denuseshme ne kod penal)
    dhe si per ta mbyll eshte dhe kandidat per BURG dhe do tja plotesojme edhe ate deshire
    pas 8 majit
    Ndryshuar për herë të fundit nga RAPTILOID : 24-04-2011 më 23:10

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cja bet mire o rrapush rucaj atyre 4 zagarve.
    u pelqeu shuku me leka qe shperndaje ti me kokodhimen..dhe yxhym..lan gërqine e u sulen ne tirane per te vrare qeverrine..

    e shpetuat dhe ish gruan e ziverit nga ai monster vrases..

    nejse vazhdoni ju po lulit ja kini ngrene munë deri nashti..
    edhe se dhjetra ina rama i kini mobilizuar tja kendojne akuzat..
    mbas 8 majit vete edvini ne biruc te ine rames..
    do i dalin shum gjera..
    jan te regjistruatra te gjitha muhabetet e 21 janarit..

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cja bet mire o rrapush rucaj atyre 4 zagarve.
    u pelqeu shuku me leka qe shperndaje ti me kokodhimen..dhe yxhym..lan gërqine e u sulen ne tirane per te vrare qeverrine..

    e shpetuat dhe ish gruan e ziverit nga ai monster vrases..

    nejse vazhdoni ju po lulit ja kini ngrene munë deri nashti..
    edhe se dhjetra ina rama i kini mobilizuar tja kendojne akuzat..
    mbas 8 majit vete edvini ne biruc te ine rames..
    do i dalin shum gjera..
    jan te regjistruatra te gjitha muhabetet e 21 janarit..
    shpejt qeke cu prej gjumit zotnia jote
    apo ndjeve qe po te shajn baben???

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kokodhima .. hajduti qe ka vjedhur trecerekun e fierit dhe gjismen e shqiperise.. po na shet pallavra me shtepi te lulit ne hollande..

    shko o kokodhim e thuaj edvinit..pse ma dhj.eve..me vure te grricem me ambasadornë e vet me biciklete krah per krah me arvizin..

    po mir u a ben edvinua o kokodhim..

    po shiqir me aq o kokodhim yzeiri.. se ziveri e pesoj me keq..

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Gazeta "shekulli" qe nga faqja e pare e deri te e fundit i ka faqe te errta! une nuk e dije se si eshte e munder qe nje gazet siq eshte "shekulli" te shefe shqiprin dhe Kosoven dhe gjithe shqiptarin veten zi!
    Eshte turp per udheheqsat e kesaj gazete te bejn intriga, shantazhe, te pa verteta, per nje ylle te ri qe ka linde nena shqipri e ky eshte Luli Basha!
    Nuk ja vlen te merremi me kete gazet!

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Akuzat për pasaportën e Bashës, reagon noteri holandez

    Noteri holandez që ka nënshkruar dokumentin e blerjes së një apartamenti në Holandë nga kandidati për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka dërguar një letër ku thekson se bëhet fjalë për një lapsus.

    “Me datë 21 dhjetor 2001, përpara meje Ritzo Jacob Holtman, noter i të drejtës civile, në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta (Holandë) u paraqit për hartimin/ekzekutimin e një konktrate shit-blereje dhe tranferimi pasurie të patundshme, Zoti Basha, lindur më 12 qershor 1974, në Tiranë, (Shqipëri), për identitetin e të cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numër identifikimi 0160138 e dorëzuar në praninë time”, shkruan noteri.

    “Në këtë pasaportë shqiptare ishte vulosur një vizë Amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një punonjës i zyrës sonë noteriale, pasi fotokopjoi faqen e pasaportës në të cilën ndodhej viza amerikane (bashkëngjitur), shënoi gabimisht në kontratën e transfertës së pronës së paluajtshme se pasaporta në fjalë ishte amerikane, çka ishte një shënim i pasaktë nga ana e punonjësit. Kontrata duhej të shkruante se z.Basha u identifikua nga pasaporta e tij shqiptare”, theksoi noteri

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Basha: Opozita po shpif për mua

    Kandidati i shumicës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, foli për herë të parë publikisht për pasaportën e dyshimtë amerikane, me të cilën bleu një apartament në Holandë, për të cilën u bë objekt edhe i akuzave të opozitës.

    Kandidati i djathtë foli edhe për shtëpinë në Holandë, për të cilën theksoi se e ka shitur.

    Basha deklaroi se këto janë trillime të mirëfillta, ndërsa shtoi se nuk zotëron pasaportë amerikane dhe nuk ka blerë asnjë shtëpi me pasaportë të tillë dhe shtoi se bëhet fjalë për një lapsus të thjeshtë noterial, siç tha Basha.

    “Thjesht një gabim noterial. Në vend që të shkruhej pasaportë shqiptare, u ngatërrua dhe u shkrua amerikane, por ndërkohë përkrah këtij shkrimi ishte vënë numri i pasaportës sime shqiptare. Unë deklaroj sot se mbaj vetëm një pasaportë, pasaportën biometrike shqiptare”, tha Basha.

    Ndërsa në lidhje me shitjen e apartamentit në Holandë, Basha tha se ILDKP ka vërtetuar se blerja dhe deklarimi i shtëpisë është i rregullt.

    “Trillim të mirëfilltë. Referojuni ILDKP-së e cila ka verifikuar të plotë pasurinë time dhe blerjen e shitjen e këtij apartamenti. Apartamenti është blerë me kredi. U shit pasi erdhëm këtu në Shqipëri. E blemë se kredia është më e lirë se qiraja. Kur nuk jetonim më e shitëm, pas shitjes u la kredia. Pjesa tjetër është trillim dhe tregon që kundërshtari nuk ka alternativë tjetër, përveç shpifjes”, tha Basha.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    A? Ke cen ti ndonjeher ne Prishtine dhe Kosove apo vetem ja fute kote Po jo o shoki se Prishtina e Kosova esht Plote Lula nga dy metra nuk esht Prishtina Tirane ,Apsolut ky Luli fare nuk bjen ne sy ne Prishtine Ky mund te terehq vemenjen e njerzve ne Tirane por jo ne Kosove

    Luli plus dy metrave ka dhe tru mor çuno ,eshte elegant ne sjellje
    per eleganc keni nevoj shume ju andej...
    çuditerisht punuan dhe punojne shume shqiptar nga pjesa e vendit meme andej nga ju ...
    si duket ju la serbi mbrapa sepse as serbia nuk ka pasur ndonjehere dipllomaci e jo me kosova...
    dipllomacin e kan pas mbuluar gjithmone kroatet ne ish jugosllavine ...
    serbet kishin armet ...razumijesh :P
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Luli plus dy metrave ka dhe tru mor çuno ,eshte elegant ne sjellje
    per eleganc keni nevoj shume ju andej...
    çuditerisht punuan dhe punojne shume shqiptar nga pjesa e vendit meme andej nga ju ...
    si duket ju la serbi mbrapa sepse as serbia nuk ka pasur ndonjehere dipllomaci e jo me kosova...
    dipllomacin e kan pas mbuluar gjithmone kroatet ne ish jugosllavine ...
    serbet kishin armet ...razumijesh :P
    Ate qe me se paku ka nevoj Kosova te mesoj nga "diplomatet" dhe "politikanet" e Shqiperise eshte "eleganca" dhe "diplomacia", sepse per "diplomatet" e Shqiperise fjala dilomaci do te thote nenshtrim, ndersa fjala elegance do te thote tradheti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 01-05-2011 më 00:52

    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    Ate qe me se paku ka nevoj Kosova te mesoj nga "diplomatet" dhe "politikanet" e Shqiperise eshte "eleganca" dhe "diplomacia", sepse per "diplomatet" e Shqiperise fjala dilomaci do te thote nenshtrim, ndersa fjala elegance do te thote tradheti.
    per ta dredh o e dridhni ju o se dredh njeri ..".e kam dhane besen mos me e majt besen" :P
    dipllomacia nuk behet me muskuj dhe sikur te behej nuk keni takat lol
    nuk ja vlen me u marr me ju se nuk hani pyka..... nejse ....klm
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •