Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Peizazh me baltė dhe floktore

    Peizazh me baltė dhe floktore

    E.Hatibi


    Pas xhamllėkut ku janė faqosur gra teorike posterash, fillon distanca problematike me realitetin fizik tė grave tė lagjes. Flokėpunueset premtojnė parajsėn. Mu aty pėrmbi baltėn post-baltė

    Cepi i mėhallės nuk ka rrugė qė tė mund ta quash lirshėm rrugė. Balta e zezė e passhiut si naftė ngrihet nga gropat me llokoēitje. Ėshtė njė lloj balte e pėrpunuar, njė aplikacion urban i rafinuar imėt nga kėpucė me dhe pa taka dhe goma makinash me dhe pa dokumenta, njė nėnprodukt qė ka shumė pak tė bėjė me baltėn burimore tė rilindasve apo tė poetit nga Devolli. (Kush ėshtė familjar me disiplinat erotiko-sportive ku meshkuj tė ndezur brohorasin rreth ca grave tė reja qė luftojnė gjysėmcullak nė njė legen tė stėrmadh mbushur me diēka tė ngjashme, e ka tė qartė pėr ē’familje substancash po flas.) Lirshėm pėrfytyron mbi kėtė lloj balte dy makina bllokuar turi mė turi nė ngushti tė rrugicės tek i hungėrojnė si hijena njėra-tjetrės duke i dėrguar isharete kėrcėnuese me hapembyllje dritash. Dritat pas pak do tė ikin dhe nafta mė pak e ėmbėl se mjalta do ngrihet vrik nga toka e do nxijė ēfarė i zė pragu deri lart e mė lart nė qiellin, fundbarku i tė cilit ėshtė ende i njomur me shi...

    Po ama nė cepin e mėhallės sė re ardhacake nė skaj tė qytetit Studenti nusėrojnė dy floktore, diagonal me njėra-tjetrėn. Dhe e zbusin krejt tensionin zonal me dritėzat dhe ojnat e aromat mentale qė emanojnė. E para floktore quhet “Dhurata” dhe besoj se ėshtė nė konflikt me gjithė parkingun qė i mbivendoset mu nė hyrje: sapo “Dhurata” qep sytė mbi leshrat e klientes dhe neglizhon vėngjillėn e vitrinės, opaa t’u ngul tjetri me makinė aty te pragu dhe ta spostoi klientelėn tek floktorja e dytė pa emėr e cila ngrihet kat i dytė mbi katėr shtylla si ngrehinė e kulturės sė Maliqit. Nėpėr xhamllėqet e floktoreve, si e do zakoni, janė vendosur me shije sigurisht mė tė rafinuar se tė kamionistėve, foto tė stėrmėdha vajzurinash me lloj-lloj baroku tė ndėrtuar drejt e mbi kokė, gra misterioze me vėshtrime prej opiumi nėn kilogramė llaku dhe drite prozhektorėsh. Pas xhamllėkut ku janė faqosur gra teorike posterash, fillon distanca problematike me realitetin fizik tė grave tė lagjes. Flokėpunueset premtojnė parajsėn. Mu aty pėrmbi baltėn post-baltė. (E sqaruam llojin: edhe njė herė pra, nuk bėhet mė fjalė pėr baltėn e qėmotit ku mund mbijė diēka, pėrfshirė edhe mistikė narkotike patriotike, por jo, jo, kjo ėshtė b.a.l.t.a. formulė e re updated me pėrqindje tė lartė ēimentoje nga ndėrtimet dhe me blozė nga “skarpamentot”. )

    Floktorja& kafeneja

    Mėhallat, nė dallim nga Qendra, kanė njė lloj urbanistike gjinore ku burrat e gratė zhvillojnė botėt e veta paralele nė njė lloj ndarje gati laboratorike haremllėku e selamllėku. Vende burrash janė klubet e lagjeve bashkė me bilardot, zyrat e llotarive apo bast-hanet, kėto shtėpi publike tė fatit, ku tė premtojnė qė, pėr fjala vjen, 500 lek tė vjetra mund tė blesh njė milion tė reja. (Vetėm burrat mund t’i hanė kėsi lloj mashtrimesh qė bien erė pėrrallė e kėrkojnė fantazi pėr t’u besuar; burrat braktisin gratė qė u luten tė mos rrezikojnė dhe vėrsulen deteve nė kėrkim tė El Doradove qė ekzistojnė fillimisht vetėm nė formė lajmi.)

    Kurse vende grash janė shitoret dhe floktoret. Karakteristike ėshtė se gratė, duke qenė mė bujare se burrat, u bėjnė vend nė territoret e veta meshkujve disidentė, bile jo vetėm nė territore i strehojnė po edhe nė identitetin e vet. Kėshtu qėllon tė gjesh jo pak meshkuj duke blerė spinaq apo detergjent krah pėr krah me gratė te shitorja te cepi, e po ashtu, gju mė gju ulur tek ajo karrigia elektrike, sheh me gratė edhe ndonjė djalosh tė dredhė cullufen te floktorja.

    Tek territoret e autonome tė grave nuk ka gėnjeshtra tė tipit ‘na i jep lekėt sot dhe kismet tė fitojė Verona pasnesėr me Juventusin qė tė t’i japim dyfish’. Gratė nuk i hanė kėto. Ato janė tė imunizuara nga shantazhet apo premtimet qė implikojnė kohė ose tė ardhme brenda. (Ndryshe si do tė pranonin pjesėmarrjen disaminutėshe nė atė lodrėn e njohur dhe tė ėmbėl popullore e cila pėrfundon kaq dhunshėm pas disa muajve (9).

    Mashtrimi qė funksionon nė rastin femėror, ėshtė i afishuar nė formė posteri tek vitrina e floktores. ‘Na i jep lekėt tė t’i bėjmė flokėt si kjo goca kėtu!Dhe tani!’ Po nuk i pa flokėt e veta tamam si ajo fotomodelja 16 vjeēare nė foto, nuk t’i lėshon lekėt gruaja e huaj, harroje!

    Social fabric

    Tymi obligativ i duhanit qė mbėshtjell me njė atmosferė violente intifade fytyrat e burrėrisė nė klubin e mėhallės ėshtė ajo ‘pėlhura shoqėrore’, si i thonė, qė pėrbėn atė konsensusin e padukshėm identitar. Tė kujtdo qėndrimi politik apo pozicioni social apo ajsbergu religjioz tė jenė, meshkujt shqiptarė, mazhoranca e tyre, grupohen nėn tymin gri tė klubit, qė nuk ėshtė nevoja tė shpjegojmė se ēfarė pėrfaqėson. Pėrfaqėson pra tymi i klubit tė mėhallės qė nga ditėt e para iniciatike tė adoleshencės, lėndėn e parė tė burrėrimit mesdhetaroballkanas, me kultin e forcės, josofistikimit, solidaritetit, bindjes nė tė mirė a nė tė keqe ndaj grupit dhe traditės. ‘Grupi i tymit’ ėshtė ai me tė cilin negocion elita, kapitali, pushtuesi i mundshėm, revolucioni i pritshėm.Tymi barazisht futet nė mushkėrinė tėnde, dhe ai ėshtė i njėjti qė thithin tė gjithė; bile ai qė ti shfryve, do thithet nga tė tjerėt dhe anasjelltas. Minoritetet (kryesisht e kam fjalėn pėr ato joetnike) dhe gratė, kanė fatin e duhanpirėsit pasiv; edhe po nuk e ndeze vetė, s’ka problem, e kanė ndezur tė tjerėt pėr ty, ti veē merr frymė, dhe e merr me tė edhe identitetin si fakt tė kryer, dosdo...

    Tek gratė, pėlhura sociale, nė pėrgjithėsi ka qenė, thjeshtė...pėlhurė. Gratė punonin pajėn nėpėr mėhalla nė grup. Qėndistari kryesisht pa funksion utilitar, ritual prej Penelope, thurja e pėlhurės sociale grarishte, simbolizohej nė orė tė tė tėra vashėri humbur me punėdore mbi nyje tė grepit apo shtėllunga tė tezgjahut shtėpijak, ku ornament pas ornamenti, tegel pas tegeli kalitej identiteti durimtar i femrės si nėnė dhe zonjė shtėpije. Hektarėt e djersitur me qėndistari dėftenin haptas se vajza kishte kaluar pėrmbi ylberin e penjve ngjyra-ngjyra, bashkė me provėn e pėrkushtimit tė ardhshėm si grua, kur do kalonte nė pushtetin kapricioz tė burrit dhe prindėrve e fėmijėve tė tij. Ama ndėr tė tjera, qėndistaria kolektive e pajave, ishte edhe njė shkollė e madhe ku transmetohej dhe pėrsosej ideali lokal i bukurisė, ashtu romb mė romb e lule mė lule. Tashmė nė shoqėrinė moderne, rishpėrndarja e punėve dhe zakoneve e ka nxjerrė jashtė pėrdorimi punėn e dorės, dhe tė vetmet lidhje tė underground-it tė grave duket se janė kthyer lokale flokėsh si ai me emrin ‘Dhurata’ apo ‘Sonila’ apo ‘Gėrshėra e artė’ . Floktore, permanent, sallon bukurie, nga dy a tre pėr ēdo rrugicė, le tė quhen si tė duan, ato janė vendet e grave, ekskluzive dhe erogjene. Tashmė jo me pambuk apo blegtori, po me flokėt e veta gratė po thurin pjesėn e vet tė pėlhurės shoqėrore, ku mbivendoset zhargoni i tyre, vėshtrimi i tyre subversiv (etatist) mbi politikėn, teknikat e fundit kontraceptive, pedagogjitė, emrat e shqipėruar tė personazheve tė serialėve argjentinas, fobitė e parashikimet e motit, adresat e fallxhoreve apo numėr-celularėt e ‘njerėzve tė mirė’ qė dijnė tė fryjnė a tė lidh-e-zgjidhin magji... Por mė e rėndėsishmja ėshtė se nė kėto vatra kulture femėrore, si dikur nė odat e qėndistarisė, rindėrtohet me artizanat bukuria. Kaligrafitė e kaēurrelave, ngjyrosja apo ēngjyrosja e fijes, volumet e krehjes, transformimet pėrmes prerjeve, e pastaj nuk po zbresim mė poshtė me mani&pedikyrat e format e tjera qė ka njeriu pėr t’u rihumanizuar me anė tė kulturės... (Nuk do harruar as arti samuraj i vetėpėrmbajtjes me dythikėshin e gėrshėrės nė dorė kur para teje shkėlqen e pambrojtur njė qafė e bardhė.)

    ***

    Sapo vijnė dritat, ato vrap e vrap nisin e lėshojnė korrentin nėpėr ato skafandrat e mėdha me ngjyra tė forta qė kanė brenda koka grash qė presin tė elaborohen. Kurse ngjitur, klubit sa i vijnė dritat dhe tymi nis e ndrin si neon; kafexhiu rend tė ndezė ekspresin dhe t’ua drejtojė me kafeinė shpupuritjen burrave nė koka, pėrbrenda...
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk kisha lexuar ndonjehere skrime te ervinit por qenka i zoti dhe tregon bukur.

  3. #3

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Dhe une qe mendova mos ervini do na keshillonte ndonje maske balte per floket po mire floket e femrave, po edhe ky, nuk ben shaka per pune leshi,marshalla per floke e mjeker
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •