Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Tiranë, eksploziv banesës së kandidatit të PS-së

    TIRANE- Shperthim eksplozivi pare baneses se kandidatit socialist per njesine bashkiake numer 7, ne Tirane, Erion Koka. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremshme, sipas policise rreth ores 03.00 te mengjesit. Deshmitare ne vendin e ngjarjes kane treguar se shperthimi ka qene shume i fuqishem dhe eshte ndjere thuajse ne gjithe lagjen, pranë shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”.

    Per fat nga shperthimi nuk ka pasur te lenduar ne njerez, por vetem deme te konsiderueshme materiale.

    Nje grup ekspertesh ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton per zbardhjen e saj. Nuk dihet ende lenda plasese e vendosur, ndonese dyshohet tritol dhe as sasia e perdorur per shperthimin.

    Nga deshmite e e para te dhena per policine, kandidati i PS, Koka ka deklaruar se nuk ka pasur konfikte me ndonje.

    Policia gjate nje kominikimi me mediat ka bere me dije se eshte duke hetuar per incidentin. Ajo ka sqaruar se lenda plasese ishte vendosur ne pjesen e deres se apartamentit dhe per pasoje nuk ka te lenduar, por vetem deme materiale.

    “Menjehere ne vendngjarje shkuan forcat policore, ekspert antieksploziv, eksperte xheniere dhe specialiste te hetimit te Krimeve te Renda, te cilet moren te gjitha masat duke koordinuar punen me Prokurorine e Tiranes me synim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve te kesaj ngjarjeje”- tha zedhenesja Katragjini.



    Ky eshte incidenti i radhes, qe pason nje dite me incidente te dhunshme te lidhura me fushaten. Eksplozivin ne Pogradec, ne banesën e shefit të shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste dhe perplasjen ne Kamze, para nisjes se mitingut te PS-se.


    Panorama
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  2. #2

  3. #3
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Shiko cfare rruge ndjekin disa per te arritur ne pushtet.
    Turp t'u vie.

  4. #4
    Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, z. Luan Rama.


    Duke marrë shkak nga sjellja, jo vetëm provokative, por po aq e papërgjegjshme dhe që fyen rëndë qytetarët dhe të gjithë opinionin e qytetit të Pogradecit, të demonstruar sot nga ana e kryetarit në ikje të bashkisë së Pogradecit, jam këtu të theksoj në emër të LSI-së edhe njëherësh të denoncon publikisht përpara jush faktin që këto përpjekje tendencat e shfaqur në vijimësi nga Edi Rama dhe të tjerë zëdhënës të dëshpëruar të tij për të instrumentalizuar politikisht incidentet banale janë në thelb shprehja më e qartë dhe treguesi më konkreti frikës i dëshpërimit dhe panikut në të cilën shfaqem këta protagonistë të akteve të papërgjegjshmërisë politike dhe qytetare prej humbjes që i pret në zgjedhjet e 8 majit.

    Natyrisht përpjekja për të tensionuar situatën politike në vend nuk është e rastit, është pjesë e së njëjtës strategji të tensionit dhe të fabrikimit që buron prej brigadës së fabrikimit të tensionit dhe të manipulimit me brigadierë vetë Edi Ramën, i cii synon kështu ë kontaminojë e të deformojë tërë këtë fazë, tërë këtë proces të rëndësishëm dhe jetik për fatet evropiane të vendit nga njëra. Dhe nga ana tjetër dëshiron të legjitimojë kështu gjithë sjelljen e papërgjegjshme politike dhe ç’është më e rëndësishmja të gjejë justifikimin për humbjen e nesërme.


    17/04/2011

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte thjeshte nje shfaqe normale e diktatures se pushtetit e cila ushtron strategjine e terrorit dhe dhunes psikologjike.
    Cdo me thene qe qarkullojne dhjetra makina me kriminele picirruke me flamuj te pd anekende qyteteve te Shqiperise.
    A seshte shprehje e forces qe kekon te tregoje pushteti i cili e e ndjen se e ka te humbur davane me qytetaret?
    Edhe keto tritolet aty ketu jane po ajo strategji e forces dhe terrorit per te frikesuar kandidatet socialiste.
    Saliu po luan karten dy duar per nje koke tani i diskredituar nga cdo cep e cdo fije morali, politke e njerezore.
    Ruhuni nga bisha e plagosur se kafshon.
    Albania Uber Alles

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    keta socialistaet i hedhin vete bombat
    nuk kane rruge tjeter, vec te largohen nga shqiperia
    tani po i njeh edhe femija ne djep

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    keta socialistaet i hedhin vete bombat
    nuk kane rruge tjeter, vec te largohen nga shqiperia
    tani po i njeh edhe femija ne djep
    jane te falimentuar komplet .... nuk kane shpetim .... 8 maji do te mbahet mend si dita e fundit e ekzistences se PS


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Eshte thjeshte nje shfaqe normale e diktatures se pushtetit e cila ushtron strategjine e terrorit dhe dhunes psikologjike.
    Cdo me thene qe qarkullojne dhjetra makina me kriminele picirruke me flamuj te pd anekende qyteteve te Shqiperise.
    A seshte shprehje e forces qe kekon te tregoje pushteti i cili e e ndjen se e ka te humbur davane me qytetaret?
    Edhe keto tritolet aty ketu jane po ajo strategji e forces dhe terrorit per te frikesuar kandidatet socialiste.
    Saliu po luan karten dy duar per nje koke tani i diskredituar nga cdo cep e cdo fije morali, politke e njerezore.
    Ruhuni nga bisha e plagosur se kafshon.
    Shoku.........nuk e ka me PD luften PS.
    Shiko pak me vemendje se e ka me LSI.......dhe kjo me ben te dyshoj se te gjitha keto raste jane te inskenuara.
    Lufta po behet per cdo vote dhe duke qene se e ka te veshtire(te pamundur) te mare vota nga te PD po i shkarkojne te gjitha baterite kunder LSI qe te mund te zhvasin ndonje vote te ndonje te pakenaquri nga aleanca PD-LSI.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Nuk besoj se Pd i interesojne keto incidente me sa kam pare PD po ben fushate te paster,premton harton plane duket se ika gjerat ne rregull se sa do i mbaje keto premtime eshte per tu pare.Perkundrazi keto incidente i interesojne Z Rama qe ti perdori si akuza e vetmja gje qe di te beje,me sa duket kjo eshte strategjia e re e Z Rama nervozismi ,paniku,destabilezimi.Ky njeri eshte i gatshem te perdori cdo menyre vetem per te mos u zhvilluar zgjedhjet,se e ka te sigurt humbjen.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Keto jane planet e felliqura te te social-komunisteve te etur per dhune, duan vetem dhune e vetem dhune, keta mbeturina te 2011.Asnje interes nga ana e PD e kualicionit te fitores te kekoje incidente sepse 8 Maji do te jete vote me fitore plebishitare.
    Do ti tregojme mbeturinave te fundit te bllokut se ne Shqiperi DEMOKRACIA eshte e pa kthyeshme!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    ..................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 18-04-2011 më 14:46 Arsyeja: gabim, fshijeni
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Sa hipokrita e servila ka ktu.
    Tjetri tentohet te hidhet ne ere me gjithe familje ,dhe ne vend qe te denohet akti ,ju na beni rolin e hetusit. Jo e ka bere socialistet ,jo e kane bere edvinistet. Kshu tha dhe saliu per 21 janarit ,jane vra me njoni tjetrin ,por doli qe ishin ekzekutu nga garda.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    qenke goxha mbrapa ti shoku,perplasja e fundit qe ndodhi qe andej nga sukthi qepare nga dreka. pune flamujsh mo..
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Sa hipokrita e servila ka ktu.
    Tjetri tentohet te hidhet ne ere me gjithe familje ,dhe ne vend qe te denohet akti ,ju na beni rolin e hetusit. Jo e ka bere socialistet ,jo e kane bere edvinistet. Kshu tha dhe saliu per 21 janarit ,jane vra me njoni tjetrin ,por doli qe ishin ekzekutu nga garda.



    Kush po del hipokrit e servil o djal ketu pari ?!

    Rena eshte e poshter .

    -----------------------------------------------------------------
    Vrasjet e 21 janarit, jo nga armët e Gardës

    Shqip

    Sokol Çobo
    2011-04-17

    Hetimet 86-ditore

    Kur duhen edhe katër ditë nga tremujori i vrasjeve më 21 janar, policia shkencore nxjerr rezultatet paraprake të ekspertimeve të armëve të Gardës, për të cilat kishte dyshime se kanë qëlluar për vdekje katër demonstrues. Rezultatet kanë qenë befasuese, pasi asnjë prej pistoletave që janë dorëzuar në Prokurori dhe që janë dërguar për ekspertim nuk ka qitur gjatë ngjarjeve para Kryeministrisë. Hetimet 86-ditore nuk kanë zbardhur vrasjet e Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, ndërsa e vetmja ngjarje e zbardhur është vrasja e Ziver Veizit. Vetëm një armë ‘MP-5’ ka rezultuar “vrastare”, ndërsa armët e tjera po ‘MP-5’, kallashnikovët dhe së fundmi pistoletat kanë dalë të pafajshme, duke ngjallur dyshime se Garda e Republikës ka “fshehur” armët që kanë qëlluar ndaj demonstruesve më 21 janar. “Kanë përfunduar ekspertimet e armatimeve që janë dorëzuar nga Garda në Prokurori dhe më pas janë dërguar për ekspertim. Përveç armës së gardistit Agim Llupo, armët e tjera nuk kanë rezultuar se kanë qitur më 21 janar. I kemi kërkuar disa herë Gardës që të na servirte armët, por ato janë dorëzuar të ndara, me arsyetimin se ky institucion ‘çarmatoset’ dhe ka për detyrë që të mbrojë institucionet kushtetuese”, - thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, e cila lë të kuptohet se bashkëpunimi me këtë institucion, i vënë nën akuzë pas 21 janarit, ka qenë tepër i dobët dhe me një frymë aspak zyrtare. I njëjti bashkëpunim ka qenë edhe me policinë shkencore, e cila varet nga Ministria e Brendshme, duke mos realizuar në mënyrë të shpejtë ekspertimet.

    Disa ditë më parë përfunduan ekspertizat për 32 pistoleta të sekuestruara nga Prokuroria pranë Gardës së Republikës. Laboratori Qendror Kriminalistik ka dorëzuar në Prokurori konkluzionet përkatëse të ekspertimit të 32 pistoletave të sekuestruara në magazinën e Gardës së Republikës. Sipas përgjigjes së mbërritur në Prokurori nga Laboratori Kriminalistik Shkencor, ka rezultuar se 32 pistoletat nuk janë armë me të cilat është shkaktuar vrasja apo plagosja e personave në demonstratën e 21 janarit. Armët janë krahasuar me predhën e gjetur në trupin e shtetasit Faik Myrtaj. Pistoletat janë krahasuar edhe me një numër të madh gëzhojash të gjetura në vendin e ngjarjes. Sipas ekzaminimeve shkencore, predha që vrau Faik Myrtajn nuk ka dalë nga asnjëra prej pistoletave. Ndërkohë, nga kjo predhë janë përjashtuar edhe 72 automatikë të shkurtër, model turk “MP5” që ishin marrë më parë në Gardën e Republikës për ekspertim. Armët në fjalë nuk janë krahasuar me predhën e gjetur në trupin e Ziver Veizit, pasi plumbi që i mori jetën këtij qytetari është përputhur me automatikun 9-milimetërsh që mbante në shërbim gardisti Agim Llupo më 21 janar, efektiv tashmë i arrestuar me akuzën e vrasjes. Ndërkohë, predha e viktimës tjetër, Aleks Nika, është mbajtur në një spital në Turqi, ku ai u kurua për më se një javë në gjendje kome, para se të gjente vdekjen. Nuk ka ende konfirmime për mbërritjen e kësaj predhe nga Turqia, ndonëse Prokuroria e ka kërkuar atë për ekspertim. Për viktimën e katërt, shtetasin Hekuran Deda, nuk është realizuar asnjë ekspertizë apo krahasim me armët e Gardës, pasi predha që i mori jetën atij nuk është gjetur.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Shoku.........nuk e ka me PD luften PS.
    Shiko pak me vemendje se e ka me LSI.......dhe kjo me ben te dyshoj se te gjitha keto raste jane te inskenuara.
    Lufta po behet per cdo vote dhe duke qene se e ka te veshtire(te pamundur) te mare vota nga te PD po i shkarkojne te gjitha baterite kunder LSI qe te mund te zhvasin ndonje vote te ndonje te pakenaquri nga aleanca PD-LSI.
    Po qofte ashtu si thua ti. Po neper komuna dhuna pd/ps po behet se lsi ka ngel si peshku pa uje se as ps nuk e do as pd nuk e do me se boll ja nxori bojen e uli piket.
    Me teper me duket e besueshme ajo qe tha Biberaj qe shume kryetare komunash kane paguar leke ne pd dhe me cdo kusht duan fitoren se u digjen dhe ato leke qe kane paguar.
    Andaj ka plasur dhuna ne shume pika.
    Kjo lufte e ndyre sdo beje gje tjeter vecse do ti prishe pune vete shqiptareve ne integrimin ne EU.
    Kriza e stergjatur politike dhe keto zgjedhje jo normale do ta denojne serish Shqiperine.
    Por demi me i madh do ti vije vete shqiptareve prej klases politike e cila e rregulluar me ligje e sterligje zgjedh vazhdimisht veten e vet e lufton vetem brenda llojit katovician.
    Une te isha atje kurre sdo ta votoja nje klase te tille politike.
    Albania Uber Alles

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skini rruge tjater mo edvina..
    o te rrihni policine o ti bambardoni tuajve shtepine..
    qe te turbulloni njerezine.. e ti mbushni mendjen arvizit se ..sa gjynah jini..

    nejse vazhdoni tu vini tritol tuajve..

    vullnetarisht po e beni..
    tritol venesi me kandidatet bashk e vene tritolin.. naten.. se ashtu thot partia..

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ik o i mbaruar ik.
    Ka ikur koha sigurimit qe nje dite perpara vendoste proven e neser te kapte.
    Ate pune qe ke bere me zell ti se ha me kush.
    Te ishin te ps dinamitvenesit i kishte kap per gjith naten policia.
    E kishte bere show me puce me armiq te jashtem e te brendshem.
    Po sbehet lufte me halete si puna jote, nje mjet ka per halene ti zesh frymen qe mos ti dale era.
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •