http://www.qendra.info/aktualitet/ko...gje-shqip.html
Shenja të institucioneve dhe rrugëve në gjuhën sllavo maqedonase janë vendosur në Komunën Liqenas (Pustec) të Prefekturës së Korçës.
Emrat e vendeve të njohura dhe të institucioneve që ishin të shkruara në shqip, tash janë të shkruara edhe në gjuhën sllavo maqedonase.
Në total janë 9 shenja rruge, tabela spitalesh, qendra kujdesi familjar, 2 shkolla dhe 56 rrugica dhe 11 lagje u bënë me mbishkrime dy gjuhësh, të cilat shenja janë të dhuruara nga komuna e Gazi Babës.
Duket se shqiptarët i japin çdo të drejtë minoriteteve etnike në një vend që nuk është multietnik si Shqipëria ,kurse në një vend zyrtarisht 'multietnik' si Maqedonia që përbëhet me mbi 35 përqind e popullatës shqiptarë, nuk ka shenja të trafikut dhe institucioneve dygjuhësh.
Konkretisht tërë gjatësia e rrugës Shkup - Prishtinë, autostrada Shkup - Tetovë, Shkup - Kumanovë etj. të tëra njoftimet janë në gjuhën sllavo maqedonase, e bile në vendet e pagesës së autostradës njoftimet ndoshta janë deri në 5 gjuhë por ironikisht në shqip nuk janë. /Qendra/
Krijoni Kontakt