Zagreb, 15 prill Disa mija veteranė kroatė tė luftės, tė tubuar nė sheshin qendror tė Zagrebit e kanė pritur me mllef tė madh vendimin e sotėm tė Tribunalit tė Hagės pėr dėnimin e tre gjeneralėve tė kėtij vendi pėr krimet e luftės mbi serbėt nė vitin 1995, gjatė ēlirimit tė vendit. Reagime tė tilla u shėnuan anembanė tėrė Kroacisė.
Kryetari i Parlamentit, Lluka Bebiq vlerėsoi se aktgjykimet e sotme flasin pėr njė aktgjykim politik, pasi bėhet fjalė edhe pėr aksione luftarake pėr ēlirimin e vendit, duke theksuar se Gotovina dhe Markaē nuk janė kriminelė.
Edhe funksionari i partisė nė pushtet nė atė kohė dhe sot, HDZ, Andrija Hebrang tha se ėshtė i shokuar nga aktgjykimi, veēmas me formulimin pėr ndėrmarrje tė pėrbashkėt kriminale.
Kam qenė pjesėmarrės i aksionit ēlirimtar (Oluja-stuhia), por tash po e shoh se kanė qenė dy stuhi, ajo nė tė cilėn kemi marrė pjesė ne nuk ka qenė dėbuese, u tha Hebrang gazetarėve. Sipas fjalėve tė tij, nė Knin mė 6 gusht asnjė shtėpi nuk ka qenė e rrėnuar, kurse urdhri i presidentit tė atėhershėm kroat Tugjman ishte qė tė mbrohen civilėt.
Edhe kryeministrja e Kroacisė, Jadranka Kosor theksoi se aktgjykimi sipas tė cilit Kroacia ka marrė pjesė nė ndėrmarrjen kriminale, ėshtė aktgjykim i papranueshėm.
Do tė bėjmė tė pamundurėn pėr tė dėshmuar qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė, tha ajo. Ajo paralajmėroi edhe mbledhje tė jashtėzakonshme tė qeverisė, nė tė cilėn do tė bėhet fjalė pėr kėtė aktgjykim.
Avokati mbrojtės i gjeneralit Ante Gotovina, Goran Mikuliēiq tha se do tė bėhet ankesa ndaj kėtij aktgjykimi, por vendimi i shkallės sė dytė do tė mund tė merret vetėm nė afat prej dy vjetėsh.
Tė tubuarit nė sheshin e Zagrebit, pas shqiptimit tė aktgjykimit brohorisnin: Masonėt e nėmur, Mijė ciganė!, shumė qanin, por edhe rrihnin shuplakat kur dėgjuan se ėshtė liruar gjenerali Ivan Ēermak, transmetojnė mediet kroate.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,55741
Krijoni Kontakt