Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Sot nis shtrimi i asfaltit të parë në autostradën

    Kompania “Bechtel & Enka” nis sot shtrimin e asfaltit të parë në autostradën Vërmicë – Merdarë. Pas disa muajsh të punimeve, “Bechtel & Enka”, ka arritur që të përgatitet për të shtruar pjesën e parë me asfalt të autostradës së parë në Kosovë. Drejtues të ndërtimit të këtij projekti kanë thënë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomisti se dinamika e punëve është duke ecur sikur bazuar në planifikimet e bëra.
    Punimet në ndërtimin e autostradës , kanë nisur me 25 prill 2010. Kjo rrugë, mundëson lidhjen e Kosovës me Shqipërinë, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian, patën vlerësuar zyrtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë, ditën kur filluan punimet në ndërtimin e saj.

    “Duke e shtrirë autostradën përmes Kosovës, ne do t’u japim mundësi qytetarëve të vendit tonë, por edhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit, që më lehtë të prekin bregdetin e bukur të Adriatikut dhe të Jonit shqiptar. Anasjelltas, kjo udhë do t’ua bëjë edhe më të afërt fizikisht qytetarëve të Shqipërisë, Prizrenin, Gjakovën, Pejën, Therandën, Ferizajn, Prishtinën, Podujevën dhe gjithë Kosovën”, kishte thënë në atë kohë ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pati theksuar se pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, kjo ngjarje është një ndër momentet shumë të rëndësishme historike.

    “Prandaj, 25 prilli i vitit 2010 do të jetë data e shënuar në historinë e Kosovës dhe Qeverisë së parë të pavarësisë së saj”, pati thënë Krasniqi.

    Ndryshe sot në ceremoninë e shtrimit të asfaltit të parë në autostradën Vërmicë – Merdarë, zyrtarisht është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit aktual Hashim Thaçi, i cili në kohën e fillimit të ndërtimit të saj, pati shpreh bindjen se përfitimet ekonomike të Kosovës do të jenë të mëdha pas përfundimit të projektit të ndërtimit të autostradës.

    “Po e hapim kapitullin e historisë së re të Kosovës - epokën e fuqizimit të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës. Sot, historia dhe e ardhmja e Kosovës dhe e qytetarëve të Kosovës bëhen një”, kishte thënë Thaçi.

    Ndërsa ish ministri i Transportit dhe Postëtelekomunikacionit Fatmir Limaj, pati thënë se kjo rrugë do të ketë impakt të posaçëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    “Me ndërtimin e kësaj autostrade, Kosova do të bëhet më tërheqëse për investitorët e huaj, do të na ofrohet dalja në det, nga do të qarkullojnë mallrat dhe njerëzit nga Kosova në Evropë dhe nga Evropa në Kosovë”, pati thënë ish ministri Limaj.

    Ndërtimi i autostradës pritet të bëhet brenda tre vjetëve dhe vlerësohet se do të kushtojë mbi 700 milionë euro. Dyzet për qind të punimeve të drejtpërdrejta në trasenë e rrugës, është paraparë se do të kryhen nga kompanitë vendore. Gjatë kësaj periudhe kohore, sipas autoriteteve në Kosovë, do të punësohen rreth katër mijë punëtorë vendës në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi : Ne po realizojmë projektin e ëndrrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 15. 04 . 2011


    http://www.kryeministri-ks.net/repos...c_002_copy.jpg

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...c_003_copy.jpg


    http://www.kryeministri-ks.net/repos...c_008_copy.jpg

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...c_011_copy.jpg


    http://www.kryeministri-ks.net/repos...c_014_copy.jpg



    http://www.kryeministri-ks.net/repos...c_015_copy.jpg


    http://www.kryeministri-ks.net/repos...c_021_copy.jpg


    http://www.kryeministri-ks.net/repos...c_025_copy.jpg

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka marrë pjesë sot në ceremoninë

    e fillimit të shtrirjes së metrave të para të asfaltit, në seksionin 3 të autostradës Vërmicë- Merdare.

    Kryeministri Thaçi theksoi se asfaltimi po fillon para afatit të paraparë . Ky është sukses jashtëzakonisht i madh i Kosovës dhe i kompanisë Behtel – Enka, kompani kjo e cila ka bërë një punë të mrekullueshme.

    “Ne po realizojmë projektin e ëndrrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve. Ky është projekti i munguar historik për Kosovën “, theksoi z. Thaçi duke shtuar se autostrada Vërmicë-Merdare është projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në BE, Kjo është autostrada e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Tani këtu punojnë rreth 1500 punëtorë lokal dhe shumë kompani lokale të ndërtimit. Punët janë duke shkuar shumë mirë dhe autostrada është me standarde më të larta ndërkombëtare.

    Më tutje kryeministri Thaçi ka pohuar se Qeveria e Kosovës ka zotuar mjetet financiare në mënyrë që të punohet 24 orë në ditë në mënyrë që ky projekt i vizionit tonë të përmbyllet sa më shpejtë.

    Kryeministri Thaçi nga Vërmica premtoi se do të vazhdojnë punët në autostradën Prishtinë- Shkup dhe Prishtinë në drejtim të Pejës dhe Mitrovicës.

    “Ne jemi shtet i ri por jemi vend i mundësive të mëdha dhe këto mundësi po shfrytëzohen maksimalisht”, theksoi z. Thaçi.

    Menaxheri i këtij projekti, Dëren Mort falënderoi kryeministrin Thaçi për mbështetjen dhe premtoi se puna në ndërtimin e autostradës nga fillimi deri më tani është shumë e suksesshme. Z. Mort tha se deri në fund të muajit tetor pritet të shtrohen me asfalt tri seksione të autostradës në relacionin nga Vermica deri në Suharekë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Thaçi: Kjo është autostrada për Kosovën evropiane

    Prizren: Nis asfaltimi i autostradës
    Thaçi: Kjo është autostrada për Kosovën evropiane.- Mort: Sot arritëm një objektiv të rëndësishëm.

    http://www.botasot.info/mesme/16Vrmic_030_copy-.jpg

    Autostrada Vërmicë-Merdare është projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në BE, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e fillimit të asfaltimit të kësaj autostrade, e cila nga Theranda deri në Vërmicë pritet të jetë e gatshme për qarkullim në fund të tetorit.
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, kanë marrë pjesë të premten në fillimin e asfaltimit të autostradës Vërmicë-Merdare.
    Asfaltimi ka nisur në kilometrin 11 të autostradës. Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka falënderuar kompaninë “Bechtel Enka” për punën e bërë, ndërsa autostradën e ka cilësuar si projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
    “Po realizojmë projektin e munguar historik të Kosovës. Kjo është autostrada për Kosovën evropiane, për Kosovën dhe shqiptarët e integruar. Kjo është autostrada e së ardhmes dhe tani qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe të Shqipërisë nëse kanë lëvizur për 13 orë nga Durrësi deri në Prishtinë në të ardhmen shumë të afërt do të lëvizin për 3 orë. Kjo është një përfitim në kohë. Kjo është autostrada e zhvillimit ekonomik, e krijimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë Thaçi.
    Për më tepër, kreu i Ekzekutivit projektin e autostradës e ka cilësuar si një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
    “Ne jemi shtet i ri, por po shihet se jemi shtet i mundësive të mëdha dhe këto mundësi po shfrytëzohen maksimalisht rreth 30 tetori do të lëshohet seksioni i parë i dytë dhe i tretë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të udhëtojnë në 34 kilometrat e tri seksioneve nga Theranda deri në Durrës në autostradë, ndërsa do të vazhdohet me seksionin e katërt që është duke u punuar në afat rekord, ndërsa jemi duke planifikuar që të fillojë edhe seksioni i pestë nga Duhla në drejtim të Orllatit, në mënyrë që të kemi lëvizje edhe më të shpejt në drejtim të Prishtinës”, ka thënë Thaçi.
    Ndërkaq, menaxheri i projektit nga “Bechtel Enka”, Darren Mort ka thënë se projekti është duke ecur sipas planifikimeve të parapara. Ai ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e urave në këtë pjesë ka përfunduar.
    “Sot është një ditë e rëndësishme për ne. Sot arritëm një objektiv të rëndësishëm siç ishte fillimi i asfaltimit. Ne do të vazhdojmë edhe në veri me asfaltimin në drejtim të Morinës, për të përmbyllur më 30 tetor hapjen e autostradës dhe për të arritur këtë ne kemi 2 mijë e 500 punëtorë dhe 1 mijë e 500 mjete në terren dhe për të arritur në përfundim do të jenë edhe më shumë mjete dhe njerëz”, ka thënë Mort.
    Autostrada, punimet në të cilën kanë nisur më 25 prill të vitit të kaluar, do të jetë e sistemit të mbyllur dhe hyrje-dalje do të ketë vetëm në kyçjet e autostradës. Gjerësia e autostradës do të jetë 28 metra, ku do të jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita për ngadalësim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.
    Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së autostradës është 120 km në orë, ndërsa aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të zhvillohet një shpejtësi e projektit prej 140 km në orë. Nëse nuk paraqiten pengesa, ndërtimi i autostradës Morinë – Merdare pritet të përfundojë brenda 36 muajve, kurse ajo do të kushtojë rreth 700 milionë euro.
    Autostrada Morinë-Merdar, e cila është vazhdimësi e autostradës Durrës- Morinë, apo “Rruga e Kombit”, që lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, ndërsa Kosovës i krijon mundësi të daljes në det duke e lidhur pikën më të skajshme kufitare të Kosovës, Merdaren me portin e Durrësit.
    Pasi të përfundojë projekti i autostradës “Ibrahim Rugova”, pritet të nisë projekti për ndërtimin e autostradës Sllatinë-Ferizaj-Kaçanik në drejtim të Shkupit.
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •