Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Exclamation Tenderët e dyshimtë të Kryeministrisë !!!

    Lavdim Hamidi & Enis Veliu | 15-04-2011 09:55 CET (E plotësuar) Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shpallur fitues të tenderit për përkthime në vlerë prej 87 mijë e 736 euro kompaninë “ TRANKOS CONSULTING”, e vetmja ofertuese për dy herë radhazi në tender, selia e secilës është te ndërtesa e “Kosova Petrolit”.

    Kjo e fundit drejtohet nga ish-deputeti i partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, Bedri Selmani.

    Po ashtu kompania e përzgjedhur nga ZKM, sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Bizneseve, ka vetëm një punëtor.

    Edhe pse ka përkthyes me bollëk, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka insistuar që ta paguajë një kompani të specializuar për përkthime, pa arritur të joshë më shumë se një ofertues.

    Shefi i prokurimit në ZKM, Isa Hajdari, insiston se përzgjedhja e kësaj kompanie është bërë konform rregullave të prokurimit, madje këmbëngul se nuk ka kurrfarë dallaveresh në tenderët e shpallur nga ZKM-ja.

    “Prokurimi në ZKM mund të them se është më i miri në botë. Edhe nëse nuk dëshironi krahasime të tilla, atëherë padyshim se kjo është zyra më e mirë e prokurimit në rajon”, shprehet i bindur Hajdari.

    Ai sqaron se ky tender ishte shpallur në fillim të këtij viti, ku dokumentacionin e tenderit e kanë tërhequr disa kompani të interesuara, mirëpo në afatin e fundit të dorëzimit të ofertave një gjë të tillë e kishte bërë vetëm kompania “ TRANKOS CONSULTING”.

    Për shkak se vetëm një kompani kishte dorëzuar ofertën e tenderit, atëherë është themeluar një komision i vlerësimit, i cili kishte vendosur që të anulohet procesi i tenderimit dhe të rishpallet i njëjti.

    Hajdari pohon se ky tender është shpallur përsëri në shtypin ditor dhe në ueb faqen e Zyrës së Kryeministrit, duke i respektuar kështu rregullat e prokurimit.

    Por, për çudi edhe në herën e dytë ofertën e dorëzon vetëm kompania që e kishte dorëzuar tenderin herën e parë, përkatësisht “ TRANKOS CONSULTING”.

    Për këtë shkak ishte takuar edhe njëherë komisioni i vlerësimit, i cili në letrën e tij zyrtare dërguar Agjencisë së Prokurimit Publik kishte paragjykuar se edhe nëse shpallet tenderi për herë ta tretë, nuk do të ketë më shumë se një ofertues.

    Megjithatë, Hajdari këmbëngul se komisioni përkatës nuk ka paragjykuar asgjë në këtë letër. “Ky nuk është kurrfarë paragjykimi”, shprehet prerë ai.

    Ndonëse dy tenderë të shpallur kanë rezultuar me ofertë njëburimore, duke mos pasur mundësi konkurruese dhe që do të mund të rezultonte me një çmim më të favorshëm, shefi i prokurimit në ZKM insiston se tenderi i shpallur është i hapur e jo njëburimor.

    “Kë të duani pyeteni. Ky është tender i hapur dhe vetëm ata që s’e njohin fushën e prokurimit mund të thonë se është tender njëburimor. Unë nuk kam faj pse s’ka pasur më shumë ofertues. Ne kemi pasur nevojë për përkthime, prandaj është zgjedhur kompania në fjalë”, thotë ai.

    Kërkesën e ZKM-së drejtuar APP-së për revokim të Nenit 32, i cili do t’i mundësonte që të procedohet vetëm me një kompani, e ka mbështetur edhe kjo e fundit dhe nënshkrimi i kontratës me fituesin do të bëhet më 18 prill 2011, nëse nuk do të ketë kurrfarë ankese në këtë drejtim.

    Përpos tenderit për përkthime, Zyra e Kryeministrit të Kosovës i ka dhënë edhe një tender më 16 shkurt 2011 kompanisë “Burimi” për furnizim me shtypin ditor, në vlerë prej 73 mijë e 530 euro.

    Në këtë tender kishin konkurruar 3 operatorë, mirëpo vlera e kontratës është e lartë duke marrë parasysh numrin e gazetave ditore (8) dhe çmim e tyre në treg prej 0.30 euro, apo edhe disa me 0.20 euro. Ky tender është për një periudhë trevjeçare.

    Shefi i prokurimit nuk e ka ditur se sa para shpenzon në muaj ZKM për shtypin ditor, mirëpo afërsisht ka përmendur shifrën prej 1000 eurosh. Në bazë të një kalkulimi të thjeshtë del se për 3 vjet, sa është tenderi, do të mund të shpenzohen 36 mijë euro, apo për gjysmë më pak sa është vlera e tenderit.

    “Këtu nuk po e llogaritni se është shtuar numri i zëvendëskryeministrave në Qeveri. Kjo është një kontratë e veçantë, pasi që kompania i sjell gazetat me çmim të tregut. Ajo mund të marrë vetëm përqindje nga “Rilindja”, thotë ai.

    Nga ana tjetër, Skënder Gashi, drejtor i shitjes në “Rilindje”, mohon që kjo e fundit t’i japë ndonjë përqindje të lirimit kompanisë që e furnizon ZKM-në me shtyp.

    “Shtypi kushton njëjtë si në treg si gjithkund tjetër. Shumicën e institucioneve e furnizojmë ne me shtyp dhe të gjitha kompanitë që e marrin nuk kanë kurrfarë përqindjeje lirimi”, ka potencuar ai.

    Gazeta “Zëri” ka kontaktuar edhe drejtuesin e kompanisë “Burimi”, Burim Zeqirin, e cila e ka fituar këtë tender nga ZKM. Ai ka sqaruar se që 4 vjet e furnizon Qeverinë me gazeta ditore, duke shtuar se tashmë është shpallur fitues i tenderit të fundit për furnizim me gazeta, për tre vjetët e ardhshme.

    Zeqiri nuk ka dashur të japë më shumë të dhëna rreth sasisë së gazetave që ia dërgon Zyrës së Kryeministrit.

    “Më falni nuk mund të flas më shumë. Unë këtë punë e bëj që katër vjet”, tha ai përmes telefonit.

    Zogiani: Po abuzojnë me fonde publike

    Avni Zogiani nga Organizata për Dinjitet dhe Antikorrupsion “Çohu”, thotë se abuzimi me fonde publike përmes tenderëve është bërë trend në institucione.

    Ai thotë se institucionet përmes tenderëve paguajnë obligimet e tyre që i kanë krijuar gjatë fushatës parazgjedhore.

    “Kjo punë dihet shumë saktë. Institucionet nuk u japin tender atyre që e meritojnë, por atyre që iu kanë dhënë para gjatë fushatës”, tha ai.

    Sipas tij, abuzimi me tenderë nga Zyra e Kryeministrit është goditje e rëndë për Qeverinë e vendit.

    Sipas tij, nëse kryeministria jep tenderë njëburimorë, atëherë, sipas tij, ministritë, apo kuvendet komunale këtë çështje më nuk e kanë problem.

    Sipas Zogianit, tenderët politikë janë bërë kancer i buxhetit të shtetit.

    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/2...ryeministrise/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    tjeter pun nuk kan zagaret e tanjugut veq te lehin pas prapanices se Kryeministrit
    edhe shum i han ati qokja qfar shkruejn gazetaret e tanjugut
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    tjeter pun nuk kan zagaret e tanjugut veq te lehin pas prapanices se Kryeministrit
    edhe shum i han ati qokja qfar shkruejn gazetaret e tanjugut
    A ende je gjalle ore Llapusho - i Llapushnikeve !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kur i vare ujkut melqite ne qafe,,,,

    doni q ai te mos haje melqi,,,,

    hahahahahahahah

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    A ende je gjalle ore Llapusho - i Llapushnikeve !!!!
    "Gryka" legjendare e Llapushnikut. ka thon Ilir Shaqir Legjendari.

    gryk e madhe ish kon

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •