Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një telegram urimi nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, me rastin e rizgjedhjes si kryeministër i Republikës së Kosovës. Clinton pohon se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës për të realizuar të drejtat dhe përgjegjësitë e saj si anëtare sovrane dhe e pavarur e bashkësisë ndërkombëtare.
    Në telegramin e urimit të sekretares Clinton thuhet “Ju uroj për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kujtoj me kënaqësi udhëtimin tim në Kosovë në tetorin e vitit të kaluar dhe diskutimet tona të frytshme mbi rrugën që duhej ndjekur”.

    “Ju inkurajoj juve dhe kabinetin tuaj të ri që të shtyni përpara dhe në mënyrë të shpejtë avancimin e një agjende të qëndrueshme dhe efektive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, integrimin e pakicave në Kosovës dhe ndjekjen e reformave të cilat do ta shpijnë vendin tuaj drejt përmbushjes së aspiratave euro-atlantike”, thuhet në urim.

    Clinton më tej shprehet “Angazhimi juaj konstruktiv në dialogun e ndihmuar nga BE-ja do të jetë i rëndësishëm në këtë drejtim. Përshëndes progresin që Kosova ka shënuar në tre vjetët e parë të pavarësisë dhe mirëpres partneritetin përherë e më të ngushtë dhe më të thellë në vitet e ardhshme”.

    Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton pohon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës për të realizuar të drejtat dhe përgjegjësitë e saj si anëtare sovrane dhe e pavarur e bashkësisë ndërkombëtare. /Telegrafi/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Clinton uron ministrin Hoxhaj

    Publikuar: Sot, më 16 prill 2011


    Prishtinë, 16 prill – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë një telegram urimi nga Sekretarja e Departamentit të Shtetit, Hillary Clinton.
    Me këtë rast, Clinton ka shprehur urimet më të përzemërta për emërimin e Enver Hoxhaj në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
    Ajo ka çmuar lartë punën domethënëse të ministrit Hoxhaj në zhvillimin dhe avancimin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në kohën kur ishte Ministër i Arsimit.
    Ajo ka shprehur përkrahjen e popullit amerikan dhe të saj në këto përpjekje. “Ne do të punojmë së bashku për bashkëpunimin, tashmë të thellë, ndërmjet partneritetit SHBA – Kosovë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën e pavarur dhe sovrane në përballimin e sfidave të tanishme dhe të ardhme,” thuhet në këtë telegram.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Obama: SHBA, mike e patundur e Kosovës

    Nga Express më 22 prill 2011 në ora 14:07

    Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka vlerësuar zgjedhjen e Atifete Jahjagës në postin e presidentes së Kosovës si dëshmi "të pjekurisë politike në rritje në Kosovë".

    Këto vlerësime, Obama i ka bërë në mesazhin e urimit dërguar presidentes së Kosovës.

    Në mesazh, Obama ka theksuar se "Shtetet e Bashkuara mbeten mik i patundur i popullit të Kosovës".

    "Ne do t'i mbështesim të gjitha përpjekjet që ju ndihmojnë juve në rrugën përpara drejt qëllimeve të përbashkëta të integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe ato ndërkombëtare".

    "Në veçanti, ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të avancuar reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe shumetnike, për forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe sundimin e ligjit", përfundon mesazhi i presidentit amerikan për homologen e tij kosovare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Countryman: Ndarja e Kosovës s’është dhe s’do të jetë në tavolinë

    Publikuar: Sot, më 23 prill 2011


    Prishtinë, 23 prill, Ndarja e Kosovës nuk ka qenë dhe nuk është në tavolinë. Këtë, e kanë pasur të qartë të dyja palët para se të fillonte dialogu”, thotë zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Contryman në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
    Duke folur rreth dialogut zyrtari i lartë amerikan th se Dialogu, nuk ka pasur synim dhe nuk është pritur t'i zgjidhë të gjitha problemet e vështira në një takim të vetëm. Mendoj se ne të gjithë, Prishtina, Beogradi dhe Brukseli në kryesim, kanë pritur se do të jetë një proces i ngadalshëm, i cili do të rezultojë me marrëveshje të vogla, me shpresë se do të rriten në marrëveshje më të mëdha dhe më të rëndësishme.
    Dialogu është jashtëzakonisht shumë në interesin e popullit të Kosovës, qoftë në afat të shkurtër kohor, të mesëm apo të gjatë. Në kuptimin e menjëhershëm, nëse mund të ketë marrëveshje praktike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilat do të lejonin qytetarët të udhëtojnë më lirshëm, të tregtojnë më lirshëm, të shtrihet sundimi i ligjit në Kosovë, të ofrohen shërbime më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjitha këto mund të kenë ndikim të menjëhershëm, të cilin qytetarët e Kosovës do ta vërejnë dhe ndjejnë.
    Dhe, një gjë e këtillë do të vlente, jo vetëm për qytetarët shqiptarë të Kosovës, por edhe për qytetarët serbë të Kosovës.
    Në afatin e mesëm kohor, mund të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik për Kosovën. Duke zgjidhur çështjet, siç është energjia elektrike apo telekomunikacioni, në mënyrë që të ofrohen shërbime më të mira për njerëzit. Por, gjithashtu edhe më shumë të hyra për Qeverinë, largohen pasiguritë për të nxitur investime të reja.
    E gjithë kjo është në favor të përfitimit ekonomik për Kosovën.
    Dhe, në fund, në afatin e gjatë kohor, një pjesëmarrje konstruktive dhe fleksibile e Qeverisë së Kosovës në dialog, do të ndihmojë fillimisht në njohjet shtesë nga vendet në mbarë botën; së dyti do të ndihmojë në ndërtimin e një raporti më të fuqishëm me Bashkimin Evropian dhe së treti, do të ndihmojë të çojë Kosovën drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
    Këto janë synimet që ne mbështesim. Më duhet të them se njerëzit në Prishtinë, të cilët kritikojnë pjesëmarrjen e Qeverisë në dialog, nuk kanë plan real alternativ se si të përmbushen këto synime.
    Do të ishte mirë sikur Kosova të mund të realizonte gjithë sovranitetin e saj dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi, por ky nuk është realiteti. Rruga drejt objektivave që ne ndajmë: sovraniteti i plotë, njohja, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe përparimi ekonomik, zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe këtu përfshihet pjesëmarrja fleksibile në dialog.
    Në pyetjen se çfarë roli kanë Shtetet e Bashkuara në këtë dialog, Caontryman ka thënë se
    Shtetet e Bashkuara janë mysafirë në dialog, të ftuar nga Bashkimi Evropian. Ne konsultohemi me të dyja delegacionet, në kohën midis sesioneve të secilit dialog. Në vetë takimet, ne flasim shumë pak. Por, aty ku mundemi të ofrojmë ide që mund të ndihmojë të dyja palët të arrijnë deri te një kompromis praktik, atëherë flasim.
    Por, kemi besim absolute në lidershipin që Robert Kuper ofron për kryesimin e Bashkimit Evropian në këtë dialog. Më lejoni të shtoj diçka për Bashkimin Evropian.

    Bashkimi Evropian është e ardhmja për Kosovën. Ne duam të shohim një marrëdhënie më pozitive midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen, ne do ta ruajmë mbështetjen tonë të fuqishme për zhvillimin e një shteti evropian të shekullit XXI, një shteti të përparuar në aspektin ekonomik në Kosovë, por është fakt se Bashkimi Evropian ka ofruar më shumë ndihmë sesa që kanë ofruar Shtetet e Bashkuara për Republikën e Kosovës dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.
    Më shqetëson se ky fakt rrallë herë vlerësohet nga politikanët dhe opinioni në Kosovë. Po, Bashkimi Evropian është organizatë komplekse dhe është e vështirë për të, që të flasë me një zë. Por, Kosova ka shumë më shumë miq në Bruksel dhe në vendet anëtare të BE-së sesa që e kuptojnë shumë njerëz.
    Një marrëdhënie më pozitive, më shumë respekt nga të dyja palët, midis Brukselit dhe Prishtinës, do të shpaguajë një shpërblim shumë të madh për Kosovën në të ardhmen.
    Duke folur rreth spekulimeve rreth ndarjes së Kosovës, Contryman ka thënë:
    Çështja e ndarjes apo e territorit nuk është në tavolinën e dialogut dhe nuk do të jetë në tavolinë. Këtë e kanë pasur të qartë të dyja palët para se të fillonte dialogu. Ekziston një numër çështjesh praktike në veriun e Kosovës, që duhet të diskutohen dhe mbi të cilat mund të ketë përparim.
    Jam i shqetësuar se banorët e veriut të Kosovës, veçanërisht serbët e Kosovës, nuk janë shërbyer gjithmonë ashtu siç duhet, qoftë nga Beogradi apo Prishtina, apo edhe qoftë nga Brukseli apo Uashingtoni.
    Ata kanë shqetësime legjitime për të ardhmen e tyre në kuadër të Republikës së Kosovës dhe është e rëndësishme se tash ekziston mundësia për t’i diskutuar këto shqetësime dhe për t’i qetësuar banorët e veriut të Kosovës, duke ua dhënë një imazh të qartë se mund të jenë qytetarë të lirë të Republikës së Kosovës.
    Kjo nuk është diçka që mund të arrihet, duke dhënë thjesht një deklaratë në Prishtinë apo Uashington, por nëpërmjet një procesi të dialogut, duke adresuar çështjet praktike një nga një, mendoj se përmirësohet dhe dinamizohet procesi i ushtrimit të sovranitetit të plotë nga ana e Qeverisë së Kosovës në territorin e saj.
    Në mesin e çështjeve që mund të jetë në tavolinë, është çështja të cilën e përmendi kudo ku shkoj në Ballkan, çështja më e rëndësishme, sundimi i ligjit; për të pasur një polici dhe sistem gjyqësor, që u shërben dhe i mbron qytetarët e Republikës së Kosovës.
    Ky është një detyrim, të cilin komuniteti ndërkombëtar e ndan me Qeverinë e Kosovës, shtrirja e sundimit të ligjit në territorin ku sundimi i ligjit aktualisht është shumë i brishtë. Dhe, ky është një detyrim, i cili mund të bisedohet në dialog, por përgjegjësia për ta zbatuar mbetet te komuniteti ndërkombëtar dhe Qeveria e Kosovës dhe do të ketë hapa përpara në vitin që vjen.
    Duke folur rreth e sundimit Countryman ka thënë se veriu mund të mos jetë vendi më i rrezikshëm në Evropë, por është padyshim vendi me më së paku ligjshmëri, në të cilën nuk ka struktura adekuate policore dhe gjyqësore për t’u shërbyer qytetarëve.
    Gjithashtu, pajtohem se të ashtuquajturat institucione paralele janë ilegale, jo vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës, por edhe sipas Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit, për të cilën Beogradi pohon se e respekton.
    Contryman duke folur për raportin e Dick Martyt ka thënë se ka akuza serioze dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht. Ekziston nevoja për një hetim që do të udhëhiqet nga EULEX-i, për të parë ngjarjet që kanë ndodhur shumë vite më parë.

    Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë në këtë hetim. Kosova, Shqipëria, si dhe Serbia, kanë për detyrim të bashkëpunojnë në tërësi në një hetim të këtillë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Të gjithë kanë thënë se do të bashkëpunojnë në tërësi dhe këtë presim prej tyre.
    Nuk do të thosha se s’ka pasur zhvillime në këtë drejtim. Është natyra e hetimit në një akuzë të këtillë që bën që gjërat të mos zhvillohen shumë shpejt. Por, Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, po e përgatit një hetim të kujdesshëm, që do t’i adresojë këto shqetësime.
    Për imazhin; imazhi i një vendi, qoftë pozitiv apo negativ, nuk ndryshon brenda natës, ai ndërtohet me vite, ndonëse mund të dëmtohet në një afat të shkurtër kohor.
    Mendoj se hetimet që do të udhëhiqen nga Bashkimi Evropian do të jenë një faktor i rëndësishëm për heqjen dhe qartësimin e imazhit negativ për Kosovën. Ajo që unë shpresoj se do të bëjë Qeveria në Kosovë dhe populli i saj, është të përqendrohen në mundësitë për ndërtimin e imazhit pozitiv.
    Duke folur për zgjedhjet në Shqipëri diplomati amerikan ka thënë t;i ketë ftuar zyrtarët shqiptarë, ta respektojnë Kushtetutën, të mbajnë zgjedhje të ndershme dhe paqësore dhe i kemi bërë thirrje popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të këtillë nga përfaqësuesit e tyre.
    Zgjedhjet në Shqipëri, sikur edhe në çdo vend tjetër, nuk u takojnë një apo dy partive politike, ato u takojnë njerëzve.
    Presim nga të dyja palët të zhvillojnë fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues. Nëse e arrijmë këtë, atëherë është periudha e paszgjedhjeve lokale në maj, në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive kryesore, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare.
    Do të thosha se jam në të shumtën i kënaqur, por jo në tërësi me përgjigjet e partive kryesore në këto thirrje që u ka bërë komuniteti ndërkombëtar.
    Countryman ka folur edhe për B e H-në duke thënë se, retorika e liderëve në Bosnjë ka qenë provokative, ka qenë armiqësore dhe nuk u ka kontribuuar kërkesave të qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës, e që kanë të bëjnë me reformat ekonomike, reformat sociale që i çojnë ata drejt së ardhmes në Bashkimin Evropian.
    Hapat e fundit të Kuvendit Kombëtar të Republika Srpska për të mbajtur një referendum që sfidon disa nga konceptet bazë të Kushtetutës së dalë nga Dejtoni, janë shembulli më serioz i kësaj forme të sjelljes negative.
    Por, nuk janë vetëm liderët në Republika Srpska ata që po dështojnë karshi qytetarëve të tyre, kjo vlen për gjithë vendin. Do të donim të shihnim tash, një hap përpara, drejt formimit të një qeverie në nivel shtetëror. Kjo është një çështje serioze për të gjithë liderët politikë dhe zhvendosja e vëmendjes, nga kjo detyrë parësore, me nxitje të shqetësimeve mbi baza etnike, është sjellje e papërgjegjshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Amerikanet kan ber mjaft per kosoven,por nuk kan ber asgje prej gjeje qe te na i edukoin politikajt tan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën











    Nëse fiton Hillary Clinton, miku i madh i shqiptarëve do të jetë sekretar shteti


    Fitorja e Hillary Clinton në garën për president të SHBA-ve po parashihet të jetë më e afërt se sa ajo e kundërkandidatit, Donald Trump. Madje, Clinton thuhet se po beson fuqishëm në fitore sa që ka nisur të mendojë që tani ta ndërtojë kabinetin e saj.

    Sekretar i shtetit pritet të jetë zëvëndëspresidenti aktual amerikan, Joseph Biden. Clinton e sheh Bidenin si njeriun më të duhur për këtë pozicion dhe në Amerikë është llogaritur si miku më i afërt në proceset politike në vitet e fundit, shkruan Indeksonline.

    Biden dhe Clinton kishin humbur në garë nga Barack Obama në zgjedhjet e vitit 2008 por që presidenti aktual amerikan kishte vendosur ta marrë në administratën e tij Joseph Bidenin duke e emëruar si zëvëndës-president.

    Biden llogaritet si mik i madh i shqiptarëve gjë të cilën e konfirmoi me vizitën e fundit të bërë në mes të muajit gusht të këtij viti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 28-10-2016 më 05:40
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

    Hashimi adhuron lideret amerikan, por ne fakt sillet si ata sovjetike..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

    DUKE,si mbaroi ky problemi i Edi Rames me Kosoven ?

    A u gjet se i kishte paguar vet nga xhepi i tije Sulltani Rama opinionistet dhe PD apo i ka paguar me leket e PS ?

    Shpresoj ti ket paguar,se ta ken bere falas duhet te hapim klasat fillore per PD.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

    Sero, ç'rendesi ka!
    Per nje moralist si ty, ne çdo rast do jete jashte çdo standarti : ))
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sero, ç'rendesi ka!
    Per nje moralist si ty, ne çdo rast do jete jashte çdo standarti : ))
    E vertet,nuk eshte se ka shum rendesi,se kuptohej pak a shume qe ishte nje debat kot...

    Eshte thjesht kuriozitet : Kete budallik keta te PD e ben se i paguan ? Se ta ken bere falas nuk e imagjinoj dot.

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

    Sero, shume pyetje ne nji postim. S'te ndihmoj dot.
    Edhe sikur te doja, ti e aplikon moralin, sa here e do partia si shkence ekzakte!
    Prandaj shuarja e kuriozitetit do te sillte nje tjeter zhgenjim parimor...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sero, shume pyetje ne nji postim. S'te ndihmoj dot.
    Edhe sikur te doja, ti e aplikon moralin, sa here e do partia si shkence ekzakte!
    Prandaj shuarja e kuriozitetit do te sillte nje tjeter zhgenjim parimor...
    Pse,nuk eshte qe zhgenjehem dhe aq shum.... edhe sikur ta ken bere falas.

  13. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SHBA-të konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

    Nuk zhgenjehesh? Kaq shpejte i tradhtove parimet?
    Do t'i mirekuptoja ndryshimet e taktikave dhe strategjive ne debat, por asnjehere lojen me parimet..
    Na ra edhe karta morale, si do ja bejme tani?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 29-10-2016 më 06:57
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •