Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,712
    Faleminderit
    153
    37 falenderime nė 31 postime

    Zgjerimi i Tokes si shpjegim alternativ ndaj teorise se levizjes se pllakave.

    Pershendetje,
    ka shume kohe qe me ka rene ne pjese te shikoj nje video ne youtube rreth disa fakteve te pakundershtueshme shkencore si dhe llogjikes se shendoshe se ne fakt Toka eshte duke e rritur vellimin e saj ashtu si ka bere keto 100 milion vitet e fundit. Te specifikoj mire ketu, rrit vellimin dhe jo masen, keshtu qe te mos kemi keqkuptime sepse ketu nuk hidhet poshte asnje ligj i natyres qe njihet deri me tani por thjesht pikepamja e gabuar mbi ate qe eshte Toka dhe planete te tjere po ashtu.

    Video eshte mese e mjaftueshme per te nisur nje diskutim ne lidhje me kete teori qe habitem pse nuk eshte postuar me pare perderisa nuk eshte e re.
    Qe shkenca eshte kthyer ne nje si tip feje e organizuar kjo nuk eshte nje bindje e re e imja, shume pak njerez e kuptojne shkencen ne ate qe perfaqeson realisht. Per fat te keq nuk kam kohe te shkruaj me teper ne lidhje me kete teme por nderkohe shikojeni videon, analizoni dhe reflektoni mbi implikimet e kesaj teorie.

    Mire eshte qe prej eksperteve qe jane te shumte, dhe do gjejne "argumentet" e tyre shkencore per te hedhur poshte kete teori, qe te reflektojne mbi forcen centrifugale qe ushtrohet ne siperfaqen e tokes prej rrotullimit te saj, mbi faktin qe brenda saj kemi llave te lengshme. Cfare mund te ndodhe nese kombinojme keto fakte?

    Videoja eshte 10 minuta, kini durim ta shikoni deri ne fund edhe ju skeptiket.


  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Postime
    6,397
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Sa eshte levizja e kontinenteve drejt ose larg njeri-tjetrit ne te pakten njemije vitet e fundit ? Qe ne fillim te kesaj teoris se levizjes ose bashkimit dhe largimit te kontinenteve me distanca prej mijra miljesh, une kam qen i mendimit qe jan vetem hipoteza

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Po eshte e vertete, une te pakten e di dhe njoh fenomenin qe prej 20 vjetesh, biles mund te them qe nga rritja e vellimit apo rrezes se tokes rritet edhe largesia nga dielli.
    Per me shum lexo ketu

    http://www.zemrashqiptare.net/article/Speciale/20565/

    Njė Teori e pazakontė pėr Tokėn nė Rritje dhe Zhvillim



    Toka nė Rritje dhe Zhvillim



    (Vėshtrim gjeoteorik mbi materjen nė transformim)

    Tiranė 2009

    USA 2005



    Nga Vedat Shehu



    Prof. Vedat Shehu ėshtė me origjinė nga Borshi i Vjetėr; lindur nė Delvinė 1935; diplomuar inxhinier gjeolog (nė VSB, Ēeki 1959); dekoruar me tre Urdhėra Pune dhe Ēmim Republike. Fillimisht ka punuar nė kerkimin e mineraleve tė dobishme (1959-1962), me pas, deri me tani, nė kerkimet dhe studimet inxhiniero-gjeologjike. Ka marre pjesė nė shumė veprimtari shkencore: bashkėpunetore nė perpilimin e hartės gjeologjike tė Shqipėrisė, pjesėmarrės nė Seminarin Nderkombetar tė Urbinos nė Itali “Konceptet e Reja nė Tektonikėn Globale” (29 Gusht – 01 Shtator 2004). Puna e tij ėshtė pėrqėndruar nė studime gjeologjike e inxhiniero-gjeologjike tė lumenjėve, zonave industriale, urbane, si dhe pėr problemet e proceseve gjeodinamike: rreshqitjet, tėrmetet, ujėrat nėnėtokesor, etj. Nėpėr artikujt shkencor ka nxjerrė nė pah njė kuptim real hapsinoro-kohor tė strukturave gjeologjike, tė magmatizmit dhe relativitetin e mbihipjve tė zonave tė veēanta dhe tė krejt Albanideve. Integrimin mė tė lartė shkencor tė tij e gjejmė tek libri “Toka nė Zhvillim” (Tiranė 1988), “The Growing and Developing Earth” (USA 2005) dhe nė kėtė botim tė zgjeruar.



    Esenca e teorisė: “Ē’mund tė thoshnim pėr bėrthamėn e pjeshkės, sikur tė njihnim vetėm cipėn e saj dhe diēka nga tuli?...



    Edhe pėr planetin tonė mund tė themi se nuk e ka bėrė ai bėrthamėn, por bėrthama, mė saktė thelbi i saj, e ka bėrė tokėn Tokė”



    E s e m b i T e o r i n ė e “T o k ė s n ė R r i t j e d h e Z h v I l l i m”



    Formulimi i teorisė: ”Transformimi i materjes nė thelbin e stėrngjeshur tė ’’ bėrthamės ėshtė shkaku i rritjes dhe zhvillimit tė Tokės qysh nga origjina” ’

    Nė kėtė formulim janė ngjizur konceptet origjinale qė e bėjnė teorinė e Tokės nė Rritje dhe Zhvillim teori tė pazakontė. Kėto konceptime janė:

    - pėr trajtat bazė tė materjes nė transformim;

    - pėr konceptimin e energjisė si materje nė lėvizje qė rezulton nė procesin e bashkėveprimit dhe transformimit tė trajtave tė materjes.

    - pėr thelbin energjitik tė bėrthamės sė Tokės si objekt kozmik aktiv;

    - pėr modifikimin e origjinės sė Tokės nė suazėn e sistemit planetar;

    - pėr rritjen (resp. ekspansionin) e Tokės prej procesit transformues tė thelbit tė stėrngjeshur tė bėrthamės;

    - pėr shkakun e zhvillimit gjeologjik tė kores tokėsore.



    Nė se do tė arrihej tė pranohej formulimi i mėsipėrm, do tė krijohej njė bazė e re teorike pėr tė orientuar mė mire si kėrkimet gjeologjike, ashtu dhe ato kozmike. Transformimi i materjes ėshtė nė bazėn e ēdo zhvillimi, ēdo procesi, por tė veēantėn e kėsaj teorie e shohim tek transformimi i njė materjeje tė stėrngjeshur qė shkakton procesin e rritjes dhe zhvillimit tė Tokės qė nga origjina, si njė objekt nė njė skutė tė universit tė pafund.

    Teoria e sotme standarde dhe dominuese e zhvillimit tė rruzullit, Tektonika e Pllakave, e ka mohuar alternativėn e zmadhimit tė tokės, sepse ky koncept, i formuluar sė pari nga Montavani, u pat konsideruar absurditet prej teorisė sė zhvendosjes sė kontinenteve tė Vegenerit. Sipas kėsaj teorie i vetmi kontinent global i dikurshėm, “Pangea”, i rrethuar nga oqeani botėror “Panthallasa”, u coptua dhe mandej pjesėt u larguan nga njėra tjetėra, nė njė rruzull tokėsor me rreze fikse. Kjo teori e zhvendosjes sė kontinenteve, pėr mungesė tė gjetjes tė njė shkaku tė pranueshėm, pat mbetur nė haresė pėr gjysėm shekulli, gjersa, nga e braktisur, u pėrtėrit dhe u pėrforcua me tė dhėnat nga koria shkėmbore oqeanike, kur doli nė pah se edhe tabani oqeanik ėshtė i ndarė nė copa (pllaka) qė, ndėrsa reciprokisht largohen, nė anėn tjetėr afrohen dhe pėrplasen me njėra tjetrėn. Tė gjithė oqeanet i pėrshkon kreshta mesoqeanike globale qė pėrshkohet, nė tėrė gjatsinė e saj, nga njė thellim apo ēarje. Koria nė kėtė thellim dhe nė tė dy anėt e ēarjes ėshtė fare e re dhe vjetėrohet progresivisht drejtė kontinenteve. Me kėto tė dhėna tė reja, megjithėse revolucionarizuese pėr kohėn, nuk u arrit tė pranohej fenomeni i zmadhimit. Njė fenomen i tillė kerkonte tė thyhej korniza e skemave klasike tė hipotezave bazė tė planetformimit, gjė qė ishte jashtė mundėsive tė studjuesve tė tokės. Nga ana tjetėr, kozmologėt as qė kujtoheshin qė tė dhėnat e bujshme e tė papritura, tė pėrftuara rishtas nga Toka, t’i integronin me zbulime, edhe mė befasuese, nga kozmosi. Pikėrisht kjo ngathėsi nė bashkėrenditjen e arritjeve nė studimin e dinamikės sė kores tokėsore, tė bėrthamės sė tokės dhe tė objekteve tė hapėsirės kozmike, ka imponuar pranimin e mekanizmit tė sajuar tė tetonikės sė pllakave edhe nė kozmologji (planetarologji). Me anėn e kėtij mekanizmi, zmadhimi i kores oqeanike konsiderohet, jo si demonstrim i zmadhimit tė tė gjithė rruzullit, por vetėm si hapje apo nderje e fundit oqeanik nė vetvete. Mandej qė tė justifikohet rrezja konstante ėshtė hamėndsuar se nė tė njėjtėn masė qė koria shtohet, po nė atė masė ėshtė sajuar pakėsimi i saj; pllakat mbarten nga rymat e nėnkores dhe zhvendosen gjersa, nė vėndet e pėrplasjes, njėra pllakė kalon nėn tjetrėen dhe zhytet nė brendinė e nxehėt e tė rrjedhėshme tė mantelit dhe, pasi rishkrihet, merrė pjesė nė qarkullimin e lėndės shkėmbore viskoze duke pėrfunduar pėrsėri tek ēarja e origjinės, ku ngjitet pėr nė sipėrfaqe dhe pėrfundon qarkullimin e vet, duke u kthyer pėrsėri nė kore shkėmbore tė shtangėt.

    Mjafton tė kuptohet se kjo ide e qarkullimit tė kores shkėmbore nuk mund tė ndodh, menjėherė kalohet pa mėdyshje nė alternativėn e zmadhimit tė tokės. Qė toka ėshtė njė sferė me rreze qė zmadhohet progresivisht vėrtetohet edhe me faktin qė kontinentet puqen gati plotėsisht nė njė sferė me rreze mė tė vogėl, pak mė shumė se gjysma e aktuales (0.575R), qė pėrftohet pa sipėrfaqen e oqeaneve dhe tė vėllimit pėrkatės. Nga teoricienėt themelues tė rritjes sė rrezes sė tokės, si dhe nga shumica e pasuesve tė tyre, ky fenomen ėshtė quajtur zgjerim apo ekspansion i tokės. Megjithėse prej tyre jepen shumė fakte, nxirren shumė argumenta dhe bėhen disa interpretime si nė drejtim tė vėrtetimit tė zmadhimit, ashtu dhe nė drjtim pamundėsisė sė pranisė sė mekanizmit tė pretenduar nga Tektonika e Pllakave, prej tyre nuk ėshtė arritur tek ndonjė interpretim i pranushėm pėr shkakun e zmadhimit, dmth pėr mekanizmin qė gjeneron procesin. Pikėrisht, pėr atė arsye qė dikur qe lėnė mėnjėanė mobilizmi fillestar i Vegenerit, aktualisht vėshtrohet shtrembėr Ekspansionizmi, qė pa u mbėshtetur nė njė shkak tė pranueshėm tė vetin, pretendon tė shmang mekanizmin e sajuar tė Tektonikės sė Pllakave. Nė disa variante, ekspansioni paraqitet si njė zmadhim spontan nė njė faze tė caktuar tė historisė sė tokės, mirėpo njė nisje e beftė e procesit tė zmadhimit tė Tokės nuk mund tė jetė nė pajtim me ligjėsitė qė drejtojnė zhvillimiin e rruzullit. Nė variante tė tjera ekspansioni aplikohet si refleks i zvogėlimit tė konstantes gravitacionale, bazuar tek hipoteza e ekspansionit tė universit; edhe nė kėtė rast vėrehet njė teorizim i shkėputur prej faktorit tė brendshėm tė domosdoshėm.

    Edhe interpretimet qė e konsiderojnė zmadhimin si pasojė e tėrheqjes gravitacionale tė pluhurit kozmik, nuk e justifikohen dot me njė mekanizėm tė tillė tė jashtėm, pėr mė tepėr materiali kozmik, i depozituar nė shtresat sedimentare, ėshtė dukuri e rrallė.

    Pikėrisht nevoja pėr tė shpieguar tė vėrtetėn e madhe, qė rritja progresive e kores oqeanike, eshtė pasqyrim i rritjes sė krejtė rruzullit, krijon obligimin qė kjo dukuri tė interpretohet si pasojė e njė procesi tė natyrshėm tė brendshėm. Nė pamundėsi, qė me teknologjinė aktuale tė arrihet tė identifikohet mekanizmi i kėtij procesi, duhet qė tė vėrtetohet nėpėrmjet abstrakcionit shkencor. Kjo mėnyrė tė arsyetuari ėshtė njė shtysė pėr njė ndryshim rrėnjėsor tė teorisė standarde tė gjenerimit tė energjisė sė brendshme tė tokės. Nė pėrpjekjet pėr tė argumentuar procesin e brendshėm, qė shkakton zmadhimin e tokės, ėshtė shtjelluar pėrmbajtja e libėrit. Nė kėtė shtjellim ėshtė arritur nė njė konkluzion fare normal, se procesi, duke mos qenė spontan, por i vijueshėm dhe veti e planetit, vepron qė nga origjina.

    Nė libėr janė analizuar dhe pėrgjithėsuar tė dhėnat faktike tė Tektonikės sė Pllakave, tė Ekspansionit tė Tokės dhe tė teorive tė tjera, me ato tė nxjerra prej pėrvojės sė autorit, mandej ėshtė bėrė ballafaqimi me tė dhėnat nga kozmosi dhe ėshtė arritur nė pėrfundim se proceset qė gjenerojne koren oqeanike fillojnė nė bėrthamė. Tė njėjtat procese nė bėrthama tė ngjashme, qoftė me apo pa pėshtjellje silikate, formojnė materje gurore kudo nė univers. Kjo do tė thotė qė bėrthama e tokės duhet vėshtruar si njė objekt kozmik dinamik dhe tė dhėnat nga toka dhe kozmosi duhet integruar me proceset qė ndodhin nė bėrthamė. Nėn kėtė kėndvėshtrimi Toka nė Rritje dhe Zhvillim ėshtė bėrė gjeo-teori qė nxjerrė nė pah rolin e bėrthamės, e thėnė mė saktė, tė thelbit tė saj, nė historinė e zhvillimit tė planetit. Domosdoshmėria e makanizmit pėr tė shpieguar shkakun dukurisė sė rritjes sė tokėės, e ka obliguar autorin qė tė tė integrojė dėshmitė nga kozmosi dhe toka me veprimtarinė e bėrthamės sė tokės nėn formulimin kyē tė mėsipėrm, mandej duke u pėrpjekur pėr tė argumentuar dhe shprehur esencėn e shkakut, rritja e tokės u bė teori mbi rolin e bėrthamės, mė saktė thelbit tė saj nė procesin e rritjes dhe zhvillimit tė Tokės, tema ime e pėrhershme.

    Nė kėtė komentim synohet vetėm tė nėnvizohet boshti i kėsaj teorie dhe pėrvijėzohet vetėm kuptimi universal i transformimit tė materjes brenda bėrthamės. Edhe studjues tė tjerė e kanė kėrkuar shkakun e ekspansionit tė tokės tek bėrthama (fig. 49) si njė e tėrė (49 majtas) apo vetėm tek ajo e brendshme (49 djathtas). Por bėrthama, as si njė e tėrė dhe as veēmas si bėrthamė e jashtme apo e brendėshme, nuk mund tė veprojė si mekanizėm gjenerues, pėrshkak tė structures sė saj sferocentrike dhe heterogjene. Veēanrisht diferencimi i strukturės dhe sjelljes sė bėrthamės sė brendshme kėrkon shpiegim tė veēantė, qė e jep thelbi gjeosferik i sterngjeshur i pozicionuar midis tė dy bėrthamave, Kuptimi i rolit aktiv tė bėrthamės, mė sakt i thelbit tė transformueshėm tė saj, nė gjenerimin e energjisė sė brendshme dhe tė kores oqeanike bėnė qė tė lihet mėnjėanė termi ekspansion dhe teoria e zmadhimit tė rruzullit tokėsor tė marrė emėrin e vėrtetė Toka nė Rritje dhe Zhvillim. Kėshtu bėhet i pranueshėm koncepti se bėrthama ėshtė formuar, rritur dhe zhvilluar sė bashku me Tokėn.

    Nga ky interpretim del konkluzioni qė rritja e Tokės shkaktohet prej procesit tė shėmbformimit dhe pasoja e kėtij procei shfaqet nė brėndėsi, pėrqark kufirit tė jashtėm tė bėrthamėse dhe nė periferi tė rruzullit, nė sipėrfaqen e kores shkėmbore. Historikisht dukuria e procesit tė shtesės sė kores shkėmbore ėshtė shfaqur sė pari nė brezat e lashtė tė lėvizshėm brėnda kores kontinentale dhe mandej midis kontineteve tė mirėnjohur pėrfshi brezin e lėvizshėm Alpin. Procesi u pat stabilizuar pėrgjatė ēarjes globale qė pėrshkon kreshtat mesoqeanike. Nė tė dy anėt e ēajes mesoqeanike shkėmbinjtė e kores janė tė epokės mė tė re gjeologjike kurse pėrgjatė ēarjes shtesa e kores ėshtė nė process formimi me intruzione dhe ekstruzione prej magme tė formuar dhe tė ngurtėzuar rishtas. Nė disa ēarje brazdash pėrqark apo edhe Brenda Oqeanit Paqėsor, rritja nuk shfaqet me anėn e hapjes, por prej mbihipjes, qė rezulton prej shtrėngimit dhe zhvendosjes qė shkaktohet kur rivendost ekuilibri gravitacional i prishur nga shtesa e materjes sė re qė pozicionohet nėn koren e krahut tė mbizhvendosur.

    Ky process, nė kreshtat mes-oqeanike ka filluar qė me ndarjen e kontinenteve dhe dėshmohet me atė qė shkėmbinjtė e kores oqeanike vjetėrohen drejtė buzėve tė kontinenteve me shtresa tė sė njėjtės moshė. Kėtej del nė pah fare qartė se tabani oqeanik nuk nderet por zmadhohet, rritet pėrhershmėrisht me shtesė masse shkėmbore, sepse tėrė masa shkėmbore e rruzullit shtohet dhe shkakton rritjen e rrezes sė tij. Toka rritet si pasoj e shtesės sė masės silikate qė pėshtjell bėrthamėn.

    Vihet re se nė arsyetimet gjeotektonike nuk arrihet qė, tė dhėnat befasuese nga toka, tė bashkėrenditen direkt me zbulimet mė tė reja kozmike, por i pėrshtaten kornizės teorike standarde, ndėrsa nga ana tjetėr nė interpretimet kozmologjike duket sikur shpėrfillen tė dhėnat e reja nga toka, sikur ajo tė mos ishte po ashtu njė objekt kozmik nėn themelet e observatorėve tė hapėsirave kozmike.

    Fizika, gjeofizika dhe sidomos astrofizika aktualisht i’u ofrojnė, atyre qė studjojmė tokeen, rastin qė tė lenė mė njėanė konceptet e vjetėruara pėr materjen dhe tė krijojnė njė kuptim tė ri tė bazuar nė pjesėt pėrbėrėse dinamike tė structures sė atomit, dmth nė grimėcat dhe subgrimėcat elementare. Nėpėrmjet koncentrimit dhe disintegrimit tė tyre, ato formojnė tri trajtat bazė tė materjes; trajėn e zakonshme atomo-molekulare, trajtėn e stėrngjeshur tė yjeve kuark-nutronik apo tė vrimave tė zeza dhe trajtėn e stėr-rralluar tė fushave fizike dhe rrezatimit, po ashtu formojnė edhe plazmėn, si njė gjėndje tė paqėndrueshme kalimtare e materjes qė shndrohet nė elemente kimike dhe nė rrezatime. Koncepti standard ende nuk po merr parasysh konceptin valor grimcor tė fizikės kuantike dhe konsideron materje tri gjėndjet fizike vetėm tė njė trajte tė materjes, asaj atomo-molekulare nė tri fazat e saj: e ngurėt, e lėngėt dhe e gaztė, ndėrsa plazmėn e mere si gjėndje tė tjnxehur tė kėsja materjeje nė formė gazi. Ky ėshtė njė concept i vjetėruar, sepse nuk pėrfshin pjesėt pėrbėrėse tė atomit, kalimin e tyre nė tri gjendjet e pėrmėndura me sipėr.

    Njė rruzull tokėsor aglomeratik i ngjashėm me kometat nuk do tė mundte tė bėnte njė bėrthamė dinamike; as gazet, pluhuri dhe ēakėlli guror nuk mund tė formonin sistemin planetar.

    Duke u kuptuar roli i bėrthamės nė historinė e zhvillimit tė planetit, nuk ėshtė zor tė arrihet nė pėrfundimin se Toka e ka prejardhjen brenda resė gazore-pluhurore, si njė bėrthamė e tej-ngjeshur midis njė morie rruzash apo bėrthamash tė tej-ngjeshura, tė flakura me shpejtėsi kolosale prej ndonjė objekti supermasivė tė tejngjeshur qė ka pas shpėrthyer (i tipit supernova apo ultra-suprnova). Bashkė me shpėrthimin ėshtė bėrė shkrepja dhe ndezja e rruzave tė stėrngjeshura, tė cilat me njėherė kanė filluar tė transformohen dhe tė rrethohen nga njė kurorė plazme, Njė bėrthamė e tillė pėrbėhej nga brendia e sterngjeshur dhe kurora plazmore rrezatues. Kėshtu u formuan bėrthamat e fillestare dinamike brenda nebulozės. Bėrthama mė e madhe pat tėrhequr dhe mbajtur nė vėrtitje orbitale rreth vetes bėrthamat e vogla. Pėrngjitja apo shkrirja e rruzave me njėra tjetrėn ēoi nė zmadhimin e mėtejeshėm tė bėrthamės qėndrore dhe bėrthamat e shumta orbitale u bashkuan nė pak bėrthama mė tė mėdha. Tė gjitha bėrthamat ishin qėndra tė rrezatimit the tė nuklosintezės sė elementeve kimike. Vetėm tė tilla rruza-bėrthama tė stėrngjeshura mund tė kishin afinitet tė pėrngjiteshin me anėn e pėrplasjes. Nė njė faze tė caktuar bėrthamat orbitale filluan gradualisht tė tėrhiqnin materjen e gjeneruar dhe tė flakur prej tyre, apo tė ndodhur nė zonėn e ndikimit tė tyre. Nė kėtė mėnyrė bėrthamat u mbuluan me pėshtjellje silikate; u bėnė objekte silikateė planetoide dhe planete, ndėrsa thelbi i bėrthamave vazhdonte tė transformohej. Planetet e zones orbitale tė largėt u mbuluan edhe me gazet e lehtė tė emetuar dhe tė larguar nga planetet e zones sė brendshme orbitale. Edhe nė zonėn qėndrore tė kėtyre planeteve ndodhet bėrthama me thelbin e tejngjeshur tė transformueshėm.

    Nė token e fazės gjeologjike tė zhvillimit, ky thelb duhet tė paraqitet si njė gjeosferė e tej-ngjeshur dhe e tej-hollė; i pozicionuar midis dy bėrthamave, diku mbi zonėn kalimtare pėr nė bėrthamė tė brendshme (fig 78) dhe vazhdon tė transformohet nė plazmė, elemente kimike dhe fusha fizike. Kėtej del si konkluzion se materja atomo-molekulare e gjeneruar nga thelbi i bėrthamės shkakton rritje duke kaluar, nga njė anė drejtė gjeosferave tė jashtme pėr nė sipėrfaqe, nga ana tjetėr drejtė gjeosferave tė brendshme pėr nė qendėr. Nė kėtė mėnyrė thelbi gjeosferik i sterngjeshur e ka bėrė bėrthamėn njė diell nė miniature brenda pėshtjelljes silikate, ndėrsa Dielli ka mbetur jashtė mundėsisė pėr t’u bllokuar nga materja e flakur nga ai vetė, sigurisht as nga ajo e tėrhequr nga hapėsira rrotull.

    Zhvillimi i planeteve dhe planetoidėve, sipas madhėsisė sė thelbit tė bėrthamės dhe pozicionit orbital, vazhdoi nė mėnyrė tė diferencuar. Nė kėtė zhvillim Toka u shqua me hidrosferėn dhe atmosferėn optimale. Kėto tė dyja, nė bashkėveprim me masėn shkėmbore, formuan sedimentosferėn dhe biosferėn dhe, nėpėr shtresat sedimentare, u bė i mundur stampimi i evolucionit tė organizmave dhe regjistrimi i ngjarjeve qė shkaktuan zhvillimin gjeologjik tė kores tokėsore. Nė kėtė kuadėr u zhvillua njeriu, transformuesi i natyrės qė aktualisht po i drejtohet zotrimit tė objekteve tė hapėsirės kozmike.

    Rritja e Tokės dėshmohet mė sė miri edhe me pozicionin strukturor qė ka zėnė bashkėsia e shkėmbinjėve magmatikė tė zonės ofiolitike “Mirdita” nė Albanide, si nė njė segment tė ngushtė tė orogjenit Alpin (fig 75)

    Shembuj tė mirė qė dėshmojnė fenomenin e procesit tė rritjes sė Tokės ėshtė pozicioni strukturor i brezave ofiolitikė me me shkėmbinj shumė tė pėrngjashėm me ata tė kreshtave mesoqeanike. Autori i “Tokės nė Rritje dhe Zhvillim” sjell si shembull tė veēantė pozicionin strukturor tė zenė nga brezi i ngusht ofiolitik (fig 78), nė Albanide (Dinaridet Qėndror) si nė njė fragment i fare i vogėl i orogjenit Alpin- Himalaj i vendosur midis Eurazisė dhe Gondvanės. Aplikimi I kėsaj teorie pikėrisht nė kėtė brez orogjenik mund tė pėrmirėsoj nė mėnyrė tė konsiderueshme orientimin e punimeve kėrkimore pėr vėndburimet xeherore nė zonat ofiolitike dhe pėr kėrkimin e naftė-gazit nė zonat e depozitimeve sedimentare.

    Pranimi i kėtij koncepti krejt tė ri pėr origjinėn dhe rolin berthamės sė tokės dhe thelbit tė saj do tė mundte tė pėrmirėsonte orientimin e kėrkimeve nė tokė dhe nė kozmos.



    Fig.78 Skemė e idealizuar e rritjes sė rruzullit tokėsor qė rritet nga jashtė dhe nga brenda thelbit tė stėrngjeshur tė transformueshėm (4). Formimi i brezave magmatic tė rinj nė kreshtėn mesoqeanike korrespondon nė kohė me formimin e zonės tė sipėrme kalimtare (6) nga bėrthama e jashtme (5) pėr nė mantel. Brezat bazaltik tė njėpasnjėshėm qė ndėrtojnė progrsivisht fundin oqeanik (14) prej kreshtės deri te kontinentet (13) kronologjikisht janė ekuivalentė me gjeosferat e nėpasnjėshme tė mantelit(7, 8, 9 10,11) deri nė kore(12). Rritja Brenda thelbit gjeosferik tė stėrhollė prej materje tė stėrngjeshur tė transformueshme realizohet duke kaluar lėnda e formuar rishtas nėpėr zonėn kalimtare tė poshtme(3) pėr nė bėrthamė tė brendshme (2); up to the inner-inner core(1). (Author)



    Fig 49 Dy variantet krzesor tė zmadhimit tė Tokės (Scalera 2003)

    Majtas: Left: Planeti fillon si njė bėrthamė prej materjeje tė tej-ngjeshur qė pėson ndryshim fazor gradual duke kaluartėrėsisht nė materie me densitet mė tė ulėt tė pėshtjelljeve silikate. Djathtas: Nė planetin e formuarbėrthama e brendshme me densitet tė lartė sė bashku me bėrthamėn e jashtme dhe pėshtjellat silicate rriten sė bashku pandėrprerje dhe ekspansioninuk ndalet. Planeti kalon nėpėr faza tė njėpasnjėshme: planet xhuxh, planet silikat, Jupiter, zll xhuxh, ylliii tipit diell. Pesė moment tė zhvillimi gjeologjik tė Albanideve sipas Vedat Shehut nė librin “Toka nė Rritje dhe Zhvillim”



    Fig 75 Paraqitje skematike e pozicionit strukturor e brezit ofiolitik (3, 4) nė Albanide ( Dinaridet Qendror) ndėrmjet kores platformike prej blloqesh litosferik (1, 2, ) tė formuar si rezultat i rritjes sė tokė gjatė orogjenezės Alpine. (Autori)



    ____________



    Parathėniet, vlerėsimet, falnderimet

    Dy fjalė

    (Shkurtuar)

    Ky libėr “Toka nė Rritje dhe Zhvillim” ėshtė po ai i botuar, nėn titullin “Toka nė zhvillim”, 20 vjet mė parė dhe, me titullin e tanishėm, i ribotuar nė anglisht nė vitin 2004 nė Tiranė dhe nė 2005-ėn nė USA, “The Growing and Developing Earth”. Sigurisht nė kėtė ribotim, sikurse nė tė mėparshmet, ėshtė pasqyruar edhe progresi i zhvillimeve nga zbulimet epokale., nė pėrpjekjet pėr tė nxjerrė mė mirė nė pah psenė dhe sinė e rritjes dhe zhvillimit tė Tokės, mė ėshtė dashur ta shqyrtoj rruzullin tokėsor tamam siē ėshtė: njė mostėr e gjithėsisė nė duart tona. Nė bazė tė kėtij nocioni interpretimet dhe shpjegimet teorike kėrkonin njė integrim tė ri tė rolit dinamik tė grimcave subatomike, elementare dhe stėrelementare. Kėto mund tė pėrqendrohen dhe tė shpėrqendrohen duke dhėnė trajtat bazė tė shfaqjes sė materies: trajtėn e zakonshme atomo-molekulare tė shqyrtuar nga kimia; trajtėn e stėrngjeshur nė kozmos, tė shqyrtuar nga astrofizika dhe trajtėn e stėr-rralluar tė fushave fizike dhe rrezatimit, tė shqyrtuar nga mekanika e kuanteve. Mekanizmi, qė gjeneron magmėn dhe, paralelisht me tė, energjinė e brendshme tė Tokės apo fushat fizike: nxehtėsinė, elektromagnetizmin dhe gravitacionin, siē mė konkludon mua, gjendet te transformimi i njė trajte tė stėrngjeshur tė materies qė pėrbėn esencėn e bėrthamės sė planetit, qysh prej formimit tė sistemit diellor nga ndonjė shpėrthim, ...................... .................................... pak mė shumė se 4.6 miliardė vjet mė parė. Me kėtė transformim ndodh edhe formimi i trajtės atomike tė lėndės duke kaluar nėpėr gjendjen e plazmės. Kėshtu krijohet njė koncept i ri pėr nukleosintezėn nė yje dhe planetė, mandej pėr formimin e magmės potenciale, pėr forcėn lėvizėse tė zhvillimit gjeologjik tė Tokės nėpėrmjet rritjes, si proces i bashkėveprimit dhe transformimit universal tė materies. Po tė vėshtrohet zhvillimi, me kėtė sy, do tė arrihet nė njė hop cilėsor pėr kėrkime dhe studime si “poshtė” nė Tokė edhe “lart” nė Kozmos.

    Autori

    Parathėnia e botimit anglisht nė SHBA (2005)

    Nga Prof. Cliff Ollier

    Vedat Shehu ka pėrpiluar njė libėr tė shquar, qė unė do t’ua rekomandoja gjithė shkencėtarėve tė Tokės. Ai pėrfaqėson njė pikėpamje tė pazakontė, shpesh tė ilustruar me shembuj tė panjohur, qė kanė pėr tė futur njė frymė me ajėr tė freskėt nė shumė debate gjeologjike.

    Pesėdhjetė vjet mė parė, shkencėtarėt e Tokės kishin pikėpamje krejt tė ndryshme nga ato tė sotmet. Ėshtė shumė e mundshme qė pas pesėdhjetė vjetėsh tė tjera, pikėpamjet e sotme tė ndryshojnė pėrsėri. Mund tė themi pothuajse me siguri se kushdo, qė sot u pėrmbahet ideve tė mirėqena, nė tėardhmen do tė vėrtetojė qė janė tė gabuara. Problemi pėr cilindo qė kėrkon tė vėrtetėn, ėshtė qė tė arrijė tė dijė se cili nga konceptet e sotme do tė mbetet i vlefshėm dhe cili prej tyre do tė ndryshojė rrėnjėsisht. Koncepti i Shehut pėr njė Tokė nė rritje, apo qė ėshtė nė ekspansion, nuk ėshtė i ri – ky koncept ka qenė rrotull pėr mė shumė se njė shekull, por pėr shumė lexues do tė duket i ri. Unė e marr me mend se ju kėtė hipotezė do ta quani si njė rrėfenjė tė kėndshme. Sigurisht, unė tani mbase jam duke folur me mendjet e ndryshuara apo tė ēiltra, viganėt ndėrmjet gjeologėve janė tė prirė tė mos i lexojnė fare ato qė nuk u pėrshtaten interpretimeve tė tyre ekzistuese, artikujve tė tyre tė besės. Nė konferencėn pėr Tokėn nė ekspansion, tė mbajtur nė Sydney, mė 1981, Peter Smith, bėri njė sondazh, duke marrė nė pyetje njerėz tė ndryshėm: tė gjashtėdhjetė tė pyeturit shprehėn mosbesim pėr kėtė hipotezė, por asnjėri prej tyre nuk e kishte lexuar librin e Keri-t (Carey) kushtuar kėsaj ēėshtjeje dhe vetėm pak prej tyre kishin lexuar miniartikuj.

    Ouen-i (Hugh Owen), shkruante se pėr gjeologėt nė pėrgjithėsi, koncepti i Tokės nė ekspansion zgjon emocione qė renditen qė nga humori i kėndshėm me tingėllimė zemėrgjerėsie, deri te refuzimi kategorik. Pėr disa prej nesh, mjaft tė moshuar, qėndrojnė tė freskėta nė kujtesė pėrpjekjet e bėra pėr mbėshtetjen e hipotezės sė zhvendosjes sė kontinenteve (driftit), e cila tani, nė kuadrin e tektonikės sė pllakave, ėshtė bėrė teori mbizotėruese. Ē’ka ndodhur me oratorėt e mėdhenj tė kundėrshtimit? Disa heshtėn, disa vdiqėn dhe disa janė tashmė me ne. Rekomandimi im ėshtė tė jemi shumė tolerantė me atė qė ecėn ndryshe, sepse fantazia e kėtyre viteve do tė mund tė bėhej e vėrteta ungjillore e gjeneratės pasardhėse, E takova Vedat Shehun nė mbledhjen e mrekullueshme tė Urbinos, organizuar nga Professor Forese Wezel, pėr Konceptet e Reja nė Tektonikėn Globale. Njerėz me hipoteza dhe sfonde shumė tė ndryshme u bėnė sė bashku pėr tė shkėmbyer informacione dhe ide dhe jo pėr tė pėrbuzur qėndrimet e kundėrta: Kjo ėshtė udha pėr tė bėrė progres!

    Tė gjithė shkencėtarėt e Tokės, janė tė prirė tė ndikohen fuqimisht prej trevave tė vendit tė tyre pėr tė shtjelluar konceptet e tyre pėr shkencat e Tokės. Gjeologjia stratigrafike nuk do tė kishte mundur tė zhvillohej nė Finlandė, ku gjeologjia kalon nga Prekambriani deri nė Kuaternar pa asgjė tjetėr midis tyre. Unė dikur jepja njė cikėl leksionesh gjeologjie nė Universitetin e Pacifikut tė Jugut. Pas disa javėsh, njė student nga Tuvaluja m’u avit e mė tha “Ju e dini, zotėri, me mua ēdo gjė shkon kot. Ishulli im pėrbėhet prej rėre.” Pėrveē pėrvojės tonė personale, ne i fitojmė njohuritė pėr Tokėn prej librash dhe duke u nisur qė nga tekstet amerikane, tė shumta nė numėr, nė krahasim me tė tjerat, shumica e njerėzve janė mėsuar e familjarizuar me tė dhėnat dhe argumentet pėrreth modeleve amerikane, si me Apalaēet, Pellgun, dhe Ujėndarėsin e Provincės dhe me Kanionin e Madh. Njė nga gjėrat e shquara tė librit tė Shehu-t ėshtė se ai merr si bazė dhe truall prove njė trevė, me tė cilėn shumė njerėz nuk janė familjarizuar fare. Gjeologjia e Shqipėrisė ėshtė pak e njohur pėr pjesėn tjetėr tė botės, kėshtu qė lexuesi do tė kėtė tė bėjė me njė pėrvojė tė pazakontė pėr tė lexuar njė seri tė tėrė faktesh, sikurse edhe koncepte tė reja tektonike. Ideja qė bazamenti paleozoik do tė mund tė ēahej dhe blloqet e ndarė do tė mund tė largoheshin prej oftioliteve nė tė njėjtėn mėnyrė siē largohen kontinentet prej ndarjes sė fundit oqeanike, ėshtė njė risi tipike. Tė lexuarit, duke u futur nė ide tė reja, nė njė vend ku gjeologjia nuk na ėshtė bėrė familjare dhe bile edhe emrat e vendeve duhen mėsuar rishtas, ėshtė njė punė e vėshtirė, por unė besoj se kjo do tė shkojė mbarė pėr tė gjithė ata shkencėtarė, qė kanė mjaft guxim pėr tė hyrė nė zona tė reja tė tė mėsuarit.

    Prof. Cliff Ollier

    School of Earth and Geographical Science

    Universiy of West Australia Nedlands, W.A. 6009



    Nga Parathėnia e autorit nė botimin Anglisht



    “The Growing and Developing Earth” (USA 2005)



    Duke punuar si gjeolog fushor nė fillimet e dekadės sė gjashtė tė shekullit qė lamė pas, u ndodha pėrballė disa realiteteve qė binin nė kundėrshtim me disa tė dhėna e interpretime qė ishin pasqyruar nė studimet, raportet apo artikujt e autorėve tė mėparshėm. Kjo ishte arsyeja qė fillova tė ngre raportet e punės nė nivelet e kėrkimit shkencor dhe tė vėshtroja pėr interpretime tė tjera. Mbetesha i habitur pėrpara interpretimeve tepėr interesante tė komplekseve tė strukturave gjeologjike dhe tė marrėdhėnieve tė tyre, tė bėra nga autoritetet e mėparshme, qoftė prej vetė gjeologėve tanė apo dijetarėve tė huaj, nė mėnyrė tė ndryshme nga gjendja e shfaqjes nė terren. Fillimisht pėrpiqesha tė vėshtroja brenda vetes dhe mandej tė ndreqja gabimet dhe gafat e pararendėsve dhe tė nxirrja nė pah natyrėn e vėrtetė tė realitetit gjeologjik. Kėshtu fillova tė shoshit dhe peshoj nė mėnyrė shkencore ēdo interpretim gjeologjik, nėpėrmjet zgjerimit tė njohurive tė mia; mandej duke vazhduar e duke arritur tė futem e tė rrėmoj thellė nė udhėn e marrėdhėnieve ndėrmjet forcės lėvizėse tė zhvillimit gjeologjik tė kores tokėsore dhe origjinės sė transformimit tė lėndės prej njė gjėndje tė panjohur paramagmatike, tek njė tjetėr trajtė e njohur mirė, qė kėtu pėrfshin dukuritė e strukturave gjeologjike dhe proēeset e formimit dhe tė shpėrbėrjes qė ndodhin nė formacionet shkėmbore nė rruzullin tokėsor, nė trupat kozmikė, e kėshtu me radhė. Tėrė forcat u pėrqėndruan nė drejtim tė kuptimit e tė pėrcaktimit tė ligjeve qė veprojnė si faktorė tė pėrhershėm dhe shkaktojnė ngjarjet gjeologjike nė krejt historinė e Tokės.
    Pyetja e parė qė i bėra vetes ishte: “Ne e shohim qartė atė qė shkėmbinjtė sedimentarė krijohen nga shndėrrimi fiziko-kimik i shkėmbinjve magmatikė, dhe shkėmbinjtė magmatikė nga ndryshimi fizik i magmės; atėherė, a ėshtė e vėrtetė se magma formohet prej lėndės sė fortė tė shtangėt (reja pluhurore-gazore ndėryjore) siē ėshtė pranuar?”
    Pyetja tjetėr: “Nėse rrethi vicioz, lėndė e parė pluhuroro-gazore – magmė - shkėmbinj tė kores, ėshtė interpretim i pavėrtetė i ngelur nga tradita, atėherė, a mund tė ekzistojė njė lėndė tjetėr paramagmatike nė trajtė tė panjohur?... Pse jo?”
    Me kėto mendime isha lidhur shumė fort dhe akumuloja energji potenciale, me gatishmėri pėr ta shpėrthyer njė ditė. Njė pasdreke vere (1973), i shtrirė mbi divan, i pėrgatitur me fiksizmin e Bellousovit dhe Vinogradovit dhe tė shumė tė tjerėve, qėndroja nė anėn e kundėrt tė zhvendosjes sė kontinenteve tė Vegenerit, kur papritur i bashkova nė njė pėrfytyrim tė vetėm, kontinentet e veēuar nga njėri-tjetri; njė kokėrr portokalli fare tė vogėl dhe tė papjekur nė degė, me njė gjurmė tė padukshme tė njė vije tė lėnė nga prerja me njė brisk rroje dhe brazdėn e formuar tamam pėrgjatė prerjes sė padukshme, tashmė e hapur prej proēesit tė rritjes, deri sa ajo portokalle ishte pjekur; mandej nė kėtė pėrfytyrim, bashkova edhe njė prerje tė njėjtė nė njė kėrcell fidani, qė me kalimin e kohės, kish qėnė shndėrruar po ashtu nė njė brazdė, prej proēesit tė rritjes sė pemės.
    Kėto pėrngjasime u shtrinė pėrmbi anėt skajore tė zonės ofiolitike (Mirdita) tė Albanideve. Atėherė arrita nė pėrfundimin qė kontinentet janė larguar nga njėri-tjetri nė tė njėjtėn mėnyrė, tė shkaktuar prej rritjes dhe, hapėsira e ēarjes sė formuar ndėrmjet llokmave tė shkėputura, qė iknin nga njėra-tjetra, do tė duhej tė mbushej me lėndė tė gjeneruar rishtas.
    Fillova tė sistemoj idetė pėr veprimtarinė e ardhshme nė formė tė njė plani pune, kur problematika e shtruar kishte arritur nė 28 pika. Pika e parafundit ishte qė graviteti, si pasojė proēesi, duhet tė jetė i ndryshueshėm; kurse pika e fundit pėrcaktonte se njė hipotezė e tillė, duhet tė jetė parashtruar mė parė nga tė tjerė.
    ………
    Mė parė, tė dhėnat dhe interpretimet e reja qė dilnin nga puna fushore mė botoheshin nga redaksia. Por para publikimit, redaksia (pėr tė hedhur poshtė miopinė dhe skepticizmin) organizonte verifikim dhe diskutime “in situ”, direkt nė vend. Por njė qėndrim i tillė i redaksisė nuk vazhdoi, kur mė vonė (1978) ajo mė ktheu mbrapsht, dy artikuj me temė “Nga Albanidet te Rruzulli Tokėsor”, duke pretenduar se ishin tė papėrshtatshėm nga ana teorike. Mua m’u duk se refuzimi bėhej se nuk ekzistonte mundėsia qė interpretimet tė verifikoheshin “in situ” nė terren.
    Kėshtu vendosa t’a shprehja idenė nėpėrmjet njė libri. Aty nga fundi i viteve ’70, shtiva nė dorė njė libėr tė veēantė “The Expanding Earth” nga studiuesi i jashtėzakonshėm Samual Warren Carey, nėpėrmjet bibliotekės sė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, qė e solli dhe para se ta kthenin, e fotokopjuan dhe e arshivuan me kėrkesėn time kėmbėngulėse. Tė dhėnat dhe interpretimet e Kerit, hapėn pėrpara meje njė horizont tė gjerė nė krahasim me idenė time fillestare. Kėshtu, mė nė fund mė 1981, libri im “Toka nė Zhvillim”, i’u dorėzua me protokoll, redaksisė sė filozofisė tė Shtėpisė Botuese “8 Nėntori”.
    Libri mundi tė botohej mė 1988, falė redaktores pėrparimtare Karmen Pashaj, e cila organizoi njė mbledhje vlerėsimi, me qėllim pėr tė rrėzuar diskriminimin e bėrė mė parė kundėr interpretimeve tė reja, nėn pretekstin se pėrmbante edhe qėndrimin filozofik tė shtrembėr.
    Pas njė kohė tė gjatė, vendosa ta botoja librin nė anglisht, pėr tė arritur lidhje me studiues dhe kėrkues nėpėrmjet medias. ………………
    ……………………..
    Nė thelb tė ēdo zhvillimi qėndron bashkėveprimi dhe transformimi. Nė kėtė parim mbėshtetet botkuptimi im pėr botėn. Nė kėtė formulim mbėshtetet pikėpamja ime qė ekspansioni i Tokės, thėnė mė mirė, rritja e Tokės, ndodh si njė pasojė nė transformimin universal tė materies. Duke arsyetuar nė kėtė mėnyrė, ekspansioni nganjėherė mund tė pėrmbajė rritjen, por jo pėrherė. Ekspansioni qėndron mė afėr konceptit tė zmadhimit apo edhe fryrjes, ndėrsa rritja kurrėsesi. Por sidoqoftė, argumentat e mia, tregojnė qė bashkėveprimi ēon edhe nė zmadhim. Atėherė Toka nėpėrmjet proēesit tė rritjes, zgjerohet dhe zhvillohet dhe, nė kėtė rast, ekspansioni duhet tė pėrfshijė rritjen dhe zhvillimin. Kjo ėshtė arsyeja pėrse interpretimit tim i u desh titulli “Toka nė Zhvillim” dhe tani pėr tė qėndruar pranė konceptit “Toka nė ekspansion”, preferoj qė tė flitet pėr “Tokėn nė rritje dhe zhvillim".

    ........



    V L E R Ė S I M E

    “Pasi lexova librin e fundit tė Prof. Dr Vedat Shehut “The growing and developing Earth”, njė botim qė i ka rezistuar kohės dhe tashmė ėshtė i kėrkuar nga lexuesi nė shqip, pėrjetoj teoritė e zhvillimit tė planetit Tokė, rritjes dhe evolucionit tė saj. Vedat Shehu me pasion, si gjatė gjithė veprimtarisė sė tij kėrkimore-shkencore, ka shtjelluar sipas kėndvėshtrimit tė tij, teorinė e formimit dhe evolucionit tė Tokės, duke shfrytėzuar erudicionin e vet shumvjeēar, nisur nga ndėrtimi dhe zhvillimi gjeologjik i Albanideve. Hulumtimet e tij nė shkencat e tokės nė pėrgjithėsi e ato mbi zhvillimin e ofioliteve tė Albanideve nė veēanti, qė janė ēelėsi i ndėrtimit e evolucionit gjeologjik tė Shqipėrisė e mė gjėrė, i dhanė Prof. Vedatit argumentat bazė pėr interpretimet globale tė trajtuara aq me pasion nė kėtė libėr; gjetjet dhe interpretimet e fakteve tė ndėrtimit gjeologjik krahinor e mė gjerė i krijuan pavarėsinė e mendimit qė shkon shumė larg, nga Toka nė brendėsi tė saj, thellė nė bėrthamė e nga sipėrfaqja nė hapėsirat… Me kėtė interpretim origjinal mbi zhvillimin e rruzullit tokėsor, nė unitet dinamik me proceset fiziko-kimike tė shndėrrimit tė trajtave tė materies nė gjithėsi, Vedat Shehu del si njė pararendės i guximshėm nė hapjen e njė dritareje tė re pėr t’i vėshtruar ndryshe dukuritė e Tokės, tė ndodhura nė njė skutė tė universit. Do tė mė pėlqente ta konsideroja Vedat Shehun evolucionistin e shkencės sė sotme. Interpretimet e tij shpresoj tė bėhen bazė diskutimesh pėr ēuarjen pėrpara tė mendimit paraprirės pėrshpjegimin e proceseve universale qė ndodhin nė Tokė sikurse nė kozmos.

    Prof. Dr Salvatore BUSHATI

    Akademia e Shkencave e Shqipėrisė

    344

    * * *

    Artikull nga Thanas Gjata (1990)

    nė Bul. i Shk. Gjeologjike Nr. 3, f. 131-13 v.

    Vėshtrim pėr problemet bashkėkohore gjeotektonike

    - Tė para nė dritėn e librit “Toka nė Zhvillim” tė autorit Vedat Shehu -

    (me shkurtime)

    Vitet shtatėdhjetė tė kėtij shekulli janė quajtur, me tė drejtė nga studjuesit e shkencave tė tokės, “Vite tė triumfit tė Tektonikės sė Re Globale” apo tė… “Tektonikės sė Pllakave”. Tė dhėnat e reja nga fundi i oqeaneve qė flasin nė dobi tė ndarjes dhe largimit tė kontinenteve u pėrvetėsuan nga teoria e “Drejfit” e Vegenerit (1910 – 1912) e flakur nga shumica dėrrmuese e gjeologėve. Duke u njohur me librin “Toka nė Zhvillim”, teoria e paraqitur tė duket sikur ėshtė fiksiste dhe s’ėshtė mobiliste, nga ana tjetėr tė duket sikur ėshtė mobiliste dhe s’ėshte fiksiste. Fiksizmi dhe mobilizmi kėtu formojnė njė unitet tė kundėrtash. ....... . Nuk mund tė pranohet njė gjithėsi e mbyllur dhe e fundme, historia e sė cilės nis me njė shpėrthim tė madh tė njė pike materiale (Silk, 1982), apo me kondensimin e njė materieje rrezatuese tė shpėrndarė (Zeldoviē, 1971). Uniformiteti i pėrbėrjes materiale qė gjoja paska ekzistuar nė njė gjithėsi tė mbyllur, para se tė fillojė formimi i elementeve kimike dhe i proceseve tė tjera kozmologjike, tė ēon nė pranimin e “fillimit” tė paqenė. Po nė qoftė se tė dhėnat nė gjeologji tregojnė se hipotezat gjeoteknike duhen ndryshuar, kurse nga ana e tyre hipotezat e origjinės sė tokės bėhen pengesė pėr kėtė, atėherė a duhet tė preken dhe tė korigjohen edhe kėto tė fundit nga tė dhėnat qė jep Toka mėmė? ............

    Thelbi i teorise ketu qendron te formulimet qe jane disa : - Bėrthama e Tokės nuk mund tė qėndrojė inaktive (mosvepruese) nė proceset qė shndėrrojnė dhe zhvillojnė Tokėn-planet.

    - Nė zonėn qendrore tė Tokės nė thelbin e bėrthamės mendohet prania e njė materieje stėrgrimcore e stėrngjeshur;

    - Nė mėnyrė tė vetvetishme, ndoshta edhe nga ndonjė veprues i jashtėm kozmik, trajta e stėrngjeshur shpėrbėhet progresivisht doradorės;

    - Kalimi i materies sė stėrngjeshur tė bėrthamės nė lėndė elementėsh kimikė bėn qė stėrgrimcat nė strukturat e reja tė zėnė njė vėllim shumė mė tė madh nga vėllimi i mėparshėm, duke hyrė nė proceset e magmatizmit, shkėmbformimit dhe tektonikės, rrit nga brenda pėshtjellėn e bėrthamės, kushtėzon ēarjen e kores dhe largimin e plisave nga njėri-tjetri, mbushjen e hapėsirės sė formuar me lėndėn e re qė ngurtėsohet.

    Kėto procese pėrfundojnė me rritjen e rrezes dhe zhvillimin gjeologjik tė rruzullit. Po tė pranohet kjo skemė e ndėrtimit tė brendshėm tė Tokės me proceset pėrkatėse, atėherė duhen ndryshuar pėrfundimisht koncepte tė tilla, si ato tė pėrheshmėrisė sė madhėsisė sė tokės dhe gravitacionit, pėr natyrėn jo korpuskularo-valore tė gravitacionit, pėr energjinė e brendshme tė Tokės prej zbėrthimesh radioaktive, pėr natyrėn e shpėrthimit tė vullkaneve dhe rėnies sė tėrmeteve, pėr evolucionin e litosferės hidro- dhe atmosferės.

    ...

    Libri “Toka nė Zhvillim” ka pėr strumbullar materien e stėrngjeshur nė thelbin e bėrthamės sė Tokės. Nga shpėrthimi u formuan shumė truptha me lėndė tė stėrngjeshur, tė cilėt u shpėrndan e u pėrqendruan nė qendra gravitative, qė formuan yjet dhe sistemet e tyre, sikurse sistemin tonė diellor. Nė kėtė moment ndodh shpėrbėrja e trupthave dhe bashkimi i tyre nė planete qė vėrtiten rreth trupit mė tė madh, Diellit fillestar. Nėn kėtė kėndvėshtrim trajtohen jo vetėm prejardhja e Tokės por edhe zhvillimi i saj gjeologjik i mėtejshėm. Kėshtu, shpjegohet zhvillimigjeologjik i Albanideve si pjesė pėrbėrėse e gjeosinklinalit Tetis me kore oqeanike. Mbi kėtė kore oqeanike dhe mbi rrėnojat e Kaledonid-Hercenideve zhvillohen formimet e sistemit alpin. Nė bazė tė kėsaj skeme ofiolitet e Albanideve dalin jo mė tė rinj se tė Triasikut tė Mesėm dhe jo mė tė vjetėr se mosha e series “Luma” me moshė permo-triasike dhe mungesa e vullkanizmit Jurasik nė krejt Albanidet. Nė Jurasikun e Mesėm – tė Sipėrm e nė faza tė ndryshme tė tektogjenezės alpine ndodh, sipas tij, edhe depėrtimi nė formė protruzionesh apo diapirėsh i disa masiveve ultrabazike .................................................. ....................... Sipas “Tokės nė Zhvillim” kėto struktura janė autoktone dhe nė vullkanitet e kėtij bazamenti duhet pritur gjetja e pėrqendrimeve industriale tė bakrit dhe polimetaleve.

    Libri i Vedat Shehut nė fillimet e tij do tė vuajė “dhimbjet e lindjes”. Teoria e zhvilluar te libri “Toka nė Zhvillim” do tė jetė njė shtysė pėr tė ēuar mė pėrpara e nė njė mėnyrė tė re debatin nė gjeologji e nė shkencat e tjera, qė kanė pėr objekt studimi Tokėn. Nga debatet ballafaqimi i materialit do tė dalė se me cilėn nga teoritė e mėsipėrme shpjegohen mė mirė dukuritė gjeologjike nė Albanide qė nga origjina e tyre.

    Shėnim: Duke konfirmuar kėtė vlerėsim pėr botimin e parė, theksoj se botimi i tanishėm i “Tokės nė Rritje dhe Zhvillim” i pėrgjigjet kėrkesave tė progresit shkencor nė studimin e Tokės dhe universit.

    Prof. As Thanas Gjata, d.v. Tiranė, Qershor 2009

    “Si pėrfundim, studimi monografik i Vedat Shehut pėr Tokėn qė zhvillohet nėpėrmjet rritjes mė duket se shpreh qartė sintezėn e anėve tė qėndrueshme tė dy drejtimeve dominuese nė gjeoteknikė: neofiksizmit dhe neomobilizmit, si dhe drejtimit aktualisht tė nėnvlerėsuar, ekspansionizmit, por problemet ai i shqyrton nėn njė kėndvėshtrim tjetėr, qė ndryshon rrėnjėsisht mėnyrėn e tė menduarit nėpėrmjet njė konceptimi krejt tė ri tė rolit tė bėrthamės nė zhvillimin gjeologjik tė planetit, qė nga origjina”.

    Inxh. Savet Ohri nga recenza pėr botimin e vitit 1988

    * * *

    “Libri Toka nė Rritje dhe Zhvillim pararend revolucionin bashkėkohor qė po pėrgatitet pėr tė kuptuar thellė format e shfaqjes dhe tė bashkėveprimit tė materies, pėrfshi interpretimin e thjeshtė, por pėr mua shumė tė qartė, rolin e njė trajte tė stėrngjeshur qė transformohet nė zonėn qendrore tė planetit, duke e bėrė atė trup kozmik tė gjallė… Botimi i librit nderon autorin dhe kolegėt e tij, neve tė gjithėve, sepse kėshtu mposhtet njė ndjenjė mosbesimi nė forcat tona dhe njė qėndrim pėrulės ndaj tė huajės dhe tradicionales konservatore qė pasqyrohet edhe kėtu ndėrmjet diskutimeve tona.”

    Prof. dr. Bajram Hysa, pedagog i ekonomisė politike, nga diskutimi pėr botimin e vitit 1988

    * * *

    “Nėpėrmjet teorisė sė Tokės nė Rritje dhe Zhvillim del mė sė miri nė pah lidhja dhe varėsia e pėrgjithshme e gjėrave edhe nė Albanide, tė konsideruar si mostėr e rruzullit tokėsor. Kuptohet pandashmėria e lėvizjeve gjeologjike nga procest kozmike qė ēuan nė formimin e planetit dhe qė veprojnė pėr modelimin e tij sot, bashkė edhe me transformuesin mė tė madh tė natyrės, njeriun. Revolucionarizohet metoda e kėrkimeve gjeologjike, sikurse pėr kėrkime kozmike”.

    Dr. Paqėor Shehu, pedagog fillozofije, nga diskutimi pėr botimin e vitit 1988

    * * *

    “Faleminderit pėr librin, Dr Shehu. Mė duket se keni shkruar njė libėr shkencor tė peshuar mirė. Mirė u pafshim nė konferencėn e Urbinos”.

    Prof. Giacarlo Scalera

    Nga Mesazhi pėr pjesėmarrje nė Koferencė “Konceptet e Reja nė Tektonikėn Globale” 28 – 31 Gusht, Urbino, Itali

    * * *

    Vedat Shehu ka pėrpiluar njė libėr tė shquar qė unė do t’ua rekomandoj gjithė shkencėtarėve tė Tokės. Ai pėrfaqėson njė pikėpamje tė pazakontė, shpesh tė ilustruar me shembuj tė panjohur,qė kanė pėr tė futur njė frymė me ajėr tė freskėt nė shumė debate gjeologjike.

    Prof. Cliff Ollier

    School of Earth and Geographical Sciences

    University of Western Australia

    Nedlands, W.A. 6009

    * * *

    “Si reēezent i botimit tė parė dhe redaktor i anės gjeologjike tė ketij botimi kam formuar pershtypjen se te “Toka nė Rrritje dhe Zhvillim”, autori pasqyron arritjet e kohės nė kozmologji nė njė sintezė tė avancuar tė praktikės kėrkimore studimore tė arritur nė Albanide, tė integruar me tri drejtime fundamentale: tektonikėn globale, shkėmbformimin si proces universal, nocionin unik dhe universal tė materies nė bashkėveprim dhe shndėrrim tė pėrhershėm tė pakufizuar nė kohė dhe hapėsirė. Shpresoj shumė se ky libėr do tė ketė jehonė, veēanėrisht tek studjuesit e rinj tė shkencave tė natyrės, sidomos tek ata qė do tė kenė objekt studimi Tokėn”.

    Prof. Aleks Vranai, autor i gjeologjisė sė Shqipėrisė

    * * *

    “Ndėr veprat shkencore pėr Tokėn, planetin tonė tė gjallė dhe tė begatė, qė rron, zhvillohet dhe evolon me nxehtėsinė e vet tėbrendshme, zė vend tė merituar edhe libri i gjeologut pasionant Vedat Shehu “The growing and developing Earth”, qė tashmė, pas rreth dy dekadash, po e shohim pėrsėri tė rinovuar nė shqip. Nė kėtė libėr pasqyrohet edhe dinamika e zhvillimit tė Albanideve, duke shprehur edhe kontributin shqiptar nė gjeoshkencat bashkėkohore”.

    Prof. Dr. Alfred Frasheri

    Fakulteti Gjeologji Miniera Universiteti Politeknik i Tiranės

    * * *

    “Megjithėse kam bindje se nė shkallė globale “Tektonika e Pllakave” shpjegon qartė proceset dhe fenomenet gjeologjike dhe nė shkallė lokale vėrtetohet plotėsisht, veēanėrisht nė Shqipėri, mendoj se botimi i ri i librit tė Vedat Shehut “Toka nė Zhvillim”, me njė orientim ndryshe, mbėshtetet nė pėrvojėn shumėvjeēare tė autorit dhe nė studimin dhe interpretimin e njė literature tė gjerė. Uroj qė kjo teori e pazakontė tė zėrė vend nė debate tė nxehta, jo vetėm nė gjeologji”.

    Prof. Dr. Inxh Lirim Hoxha

    * * *

    “Vedat Shehu, pas studimeve tė rėndėsishme qė e ēuan nė formulimin e koncepteve origjinale pėr magmatizmin ofiolitik, relativitetin e mbihipjeve dhe pėr elementet e pėrbashkėta nė zhvillimin e zonave tektonike, po na jep ribotimin e rikonstruktuar te librit “Toka ne Rritje dhe Zhvillim”, ku del nė pah njė vėshtrim i ri shkencor pėr origjinėn e energjisė sė brendshme tė Tokės, pėr shkakun e thellė tė levizjeve gjeologjike; mekanizmin qė largon kontinentet nėpėrmjet procesit tė rritjės, faktorin qė ka formuar, shkallė-shkallė, edhe koren tokėsore tė Albanideve me formacione shumė tė larmishme nė pėrmbajtje dhe nė veti fiziko-mekanike.”

    Prof. As. Kujtim Onuzi

    Shef i departamentit tė gjeologjisė sė Shqipėrisė

    * * *

    “Mė duket se nė librin Toka nė Rritje dhe Zhvillim” Vedat Shehu, perveēse jep njė kuptim tė ri tė gjenerimit tė energjisė sė brendshme tė Tokės, na ka hapur shtigje te reja pėr te rivlerėsuar moshėn e ofioliteve, marredhėnieve ndėrmjet zonave tektonike dhe orientimin e kerkimeve gjeologjike ne Albanide”

    Dr. Inxh. Hasan Bakia

    Ekspert nė ekspediten e naftes nė Ohajo (USA)

    * * *

    Komenti Vepėr e njė Jete nė Fushėn e Teorisė sė Rritjes sė Tokės 1, Janar 2008

    Ky libėr ėshtė fryt i punės sė autorit pėr njė jetė tė tėrė. Ai ėshtė thjesht njė gjeolog fushor. Ndryshe nga shumė kolegė tė tij, ai e vėzhgon tė vėrtetėn dhe nuk pajtohet me atė qė gėzon popullaritet, por me faktet gjeologjike. Fakti ėshtė ky, toka po rritet dhe ne na duhet tė fillojmė tė kėrkojmė shkakun pėrse. Shehu hidhet nga shembujt praktikė gjeologjikė tė vendit tė vet nė Shqipėri dhe tė maleve tė atjeshme, te formimi i planeteve, sistemit diellor dhe galaktikave, mandej drejt udhės zbritėse kalon te grimcat e nivelit atomik dhe subatomik. Ai kapėrcen, nga mikro nė makro-botė, me lehtėsi, duke u mbėshtetur gjithėnjė te gjeologjia, qė e njėh mire dhe qė e do. Kėtu nuk ėshtė rasti qė ju tė bini dakort edhe me disa interpretime tė tij te veēanta, pėr atė se pse toka ėshtė nė rritje dhe zhvillim. idea ėshtė qė ai kėtu po provon tė vėrtetojė konceptimin e rritjes, ndėrsa, vepra e tij ėshtė nxitėse dhe e miratueshme. Nė kėtė udhėtim, ai jep njė permbledhje te madhe tė historisė dhe fakteve tė mendimit qė toka ėshtė nė rritje – njė teori kjo qė po fillon tė fitojė pranim gjithnjė e mė tė gjerė, pavarėsisht nga pėrpjekjet e rrymės kryesore pėr ta ndrydhur atė. Toka rritet dhe ėshtė dikush qė ka konsumuar gjashtė dekada duke e studjuar kėtė fushė. Libėri jo vetėm qė duhet tė lexohet nga ata qė janė tė interesuar pėr hipotezėn e tokės nė rritje, por duhet theksuar se ėshtė, njė ndėr pak libra, qė veēohet pėr kėtė temė – njė punėmonumentale nga njė udhetim i jashtėzakonshėm prej njė studiusi tė patrembur, tė zhdėrvjellėt, pėkushtuar botės dhe veprės pėr tėrė njė jetė. Kjo temė njė ditė do tė bėhet rryma kryesore e shkencės dhe Shehu do tė shikohet si njė pionier i saj. Nė kėtė fushė tashmė janė disa libra qė duhen lexuar patjetėr. Sė pari kjo ėshtė njė rrymė shkencore kryesore dhe do tė jetė fusha e shkencės qė do t’i shtrije temat e veta qė nga grimcat sub-atomike deri te krijimi i galaktikave.

    nga David de Hilster, matematicien. fizikant; Long Beach, CA USA; Publikuar ne www.amazon.com

    . . .

    F A L Ė N D E R I M E

    E ndjej pėr obligim tė veēantė tė theksoj kėtu se shumė tė afėrm, kolegė, shokė dhe miq qė janė njohur me idetė dhe pėrmbajtjen e librit, qė gjatė punės pėr botimin e parė e deri mė tani, mė kanė nxitur apo edhe ndihmuar konkretisht pėr pėrpilimin dhe botimin e parė dhe nė plotėsimet qė pasqyrohen nė botimin anglisht dhe nė kėtė botim. Prandaj dua t’i falėnderoj nga thellėsia e zemės; sė pari redaktoren e shquar Karmen Pashai; botuesen e devotshme amerikane Melissa Mills; gjeologėt – kolegė prof. Aleks Vranai, prof. Inxh. Lirim Hoxha, prof. As. Thanas Gjata, inxh. Nail Demi; profesorin e filozofisė Paqėsor Shehu, profesorin e ekonomisė politike prof. dr. Bajram Hysa, profesorin e kimisė fizike Dine Mere, profesorin e fizikės Agim Bufi, profesorin e matematikės Mina Naqo; meteorologun e pluhurit kozmik Lawrence S. Myers – amerikan; prof. Giacarlo Scalera – italian; prof. Cliff Ollier – australian. Po ashtu, falėnderoj shumė tė tjerė: tė afėrm, miq e kolegė qė kanė shfaqur pėrgėzime dhe entusiazėm pėr pėrkushtimin tim teorik ndaj Tokės – planet.

    AUTORI Artikull i Illos tek Fjala e Lirė:

    Illo Foto: Tė njohim teorinė e Vedat Shehut te libri “Toka nė Rritje dhe Zhvillim”. (Vėshtrim gjeoteorik mbi materjen nė transformim)

    TEORI E PA ZAKONTĖ E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TE PLANETIT TOKĖ

    Illo Foto 26/10/2010 08:12:00; publikuar tek Fjala e Lirė



    .

    Artikull pėr teorinė e “Tokės nė Rritje dhe Zhvillim” nga Illo Foto

    Illo Foto

    Autor Librash Bujqesore

    New York City



    Kohėt e fundit, shtėpia botuese “Dudaj “ vuri nė qarkullim librin “Toka nė Rritje dhe Zhvillim”, vepėr e Prof. Dr. Vedat Shehu. Ky ėshtė versioni shqip i botimit, ndersa pak vite mė parė, kjo vepėr u vu nė qarkullim nė gjuhėn angleze nė Tiranė dhe u ribotua nė USA (2005). Bibliotekat dhe libraritė shqiptare janė tė paisura me veprėn, nė tė dyja gjuhėt. Njė libėr i tillė, me pėrmbajtje dhe analiza tė plota shkencore, nuk ka ekzistuar nė repertorin e bibliografisė shqiptare. Pėr problemet qė trajton dhe pėr faktin se nė kėtė aspekt degjojmė zėrin origjinal tė njė shkencetari shqiptar, botimi i kėsaj vepre shkencore, pėrbėn njė eveniment nė historinė e zhvillimit tė shkencės shqipetare, kryesisht nė shkencat gjeologjike pėrfshi pedologjinė, po edhe nė shkencat e natyrės dhe nė filozofi.

    Libri paraqet njė sintezė tė shkencave tė tokės, ku mbulesa pedologjike pėrfaqeson rrėnjėt e evolucionit biologjik dhe del nė pah kuptimi filozofik i materies nė formimin e Tokės, qė autori e veshtron si “ njė mostėr tė universit nė duart tona”. Gjithė jetėn njeriu ndeshet me pyetjen se cila ėhtė origjine e sistemit Dielllor dhe e Tokes, ku kanė jetuar brezat dhe do te vazhdojne te jetojnė pasardhesit. Ne kete fushė, teorite spekullative nuk kane munguar dhe hipotezat shkencore kanė zevendesuar njėra tjatrėn, pa mėtuar se ėshtė thėnė e vėrteta e fundit. Stacionet orbitale dhe anijet kozmike tė ketyre 50 viteve, kanė ndriēuar hipotezėn mbi prejardhjen dhe ndėrtimin e Universit, qė na rrethon. Shtetet e fuqishme kanė vene nė dispozicion tė sateliteve artificiale dhe tė paisjeve pėr studimin e hapėsirės kozmike, fonde marramendėse, ēka nuk bėhet pėr kurreshtje por ėshtė fusha qė i shėrben zhvilllimit modern tė shoqerisė dhe shfrytezimit tėrėsor tė burimeve, qė janė ende tė fshehura nė gjirin e planeteve. Gėzojmė mjetet e sofistikuara tė ndėrlidhjes, tė fushės mjekesore, tė hartografise, tė fotografimit, tė fushės ushtarake; kėto kanė lidhje tė drejt pėrdrejtė me satelitėt artificiale dhe stacionet orbitale. Pa kėto zbulime, nuk do tė kishim as telefona celularė, as aviacion, as kompiutera dhe as mjete diagnostike tė sėmundjeve; nuk do tė kishim mjete tė parashikimit tė motit dhe perspektivėn e afėrt tė parashikimit tė termeteve e tė vullkaneve. Zbulimet nė kėto fusha, qė e kanė munduar me shekuj njerėzimin, kanė vėnė nė dispozicion tė shkencetarėve te tokės dhe tė hapesirės, dėshmi bindėse pėr tė njohur rrugėt e universit, siē ėshtė edhe rasti i veprės qė na ka dhėnė profesori shqiptar i gjeologjisė, Vedat Shehu. Libri i Vedat Shehut u ėshtė drejtuar 98 burimeve reference dhe ėshtė vlerėsuar me nota maximale nga 13 shkencetarė tė cilėt jetojnė brenda dhe jashtė Shqiperise; secili ėshtė njė firmė e njohur nė shkencėn e universit. Njeri prej tyre ėshtė Cliff Ollier, pedagog ne universitetin e Sydneit, ne Austrauli, i cili ėshtė njohur me vepren dhe me realitetin gjeologjik te Shqiperise. Ky personalitet shkruan per vepren qe po analizojme: ”Vedat Shehu ka perpiluar nje liber te shquar ..... 50 vite me pare, shkenca kishte pikpamje krejt te ndryshme nga keto te sotmet. Shehu merr pėr bazė njė truall, pėr tė cilin njerėzit nuk janė familiarizuar “. Nga ky vleresim nxjerr dy perfundime: Vepra e prof. Shehut ka mbėshtėtjen e zbulimeve me tė fundit tė shkences dhe autori ėshtė berė njė zė origjinal nė zhvillimet e sotme pėr studimin e Tokės dhe tė Universit.

    “Toka nė rritje dhe zhvillim”, ėshtė produkt i njė veprimtarie tė gjatė dhe tė mundimshme, qė pėrmbledh njė punė skrupuloze tė studimeve shkencore dhe tė analizės sė mirėfilltė tė punėve nė teren pėr studimin e shkembinjve tė trojeve tona, tė strukturave tė Albanideve. Nė kėtė kuptim, kemi njė autor sa boteror aq dhe kombėtar. Tezat, interpretimet dhe konkluzionet teorike, qė shtrohen dhe argumentohen nė libėr, i sherbejnė njėherazi praktikės studimore gjeologjike, orientimit tė kėrkimeve planetare dhe zhvillimit tė mėtejshėm tė shkencės sė yjeve. Libri, qė kemi nė dore, nuk ėshtė produkt i njė frymėzimi sporadik, as adaptim pėrmbledhės studimesh tė mėparshme, por vepėr origjinale e pazakontė qė i janė dashur me shumė se tre dekada, pėr tė na ardhur nė versionin e pėrsosur qė e kemi tani nė duart tona. Konceptet teknike dhe filozofike te gjeollogut Vedat Shehu, pėr universin dhe tokėn, u paraqitėn pėr publikim nė formė artikulli qysh nė vitin 1978. Kėto koncepte u kundėrshtuan nga opinioni zyrtar i kohės, i mbytur nga ngarkesat politike. Akulli u kthye nė libėr dhjetė vjet me vonė, kur u botua versioni i parė me titull “Toka nė Zhvillim”. Opinioni tekniko-shkencor i kohės e vlerėsoi pozitivisht kėtė vepėr, qė ishte e vetmja e llojit tė vet nė gjuhen shqipe. Libėri u pėrpi nga lexuesit dhe brėnda javėve tė para s’gjendej mė nėpėr librari. Autori nuk rreshti se kėrkuari, ballafaquari, studiuari dhe analizuari, prurjet e reja tekniko shkencore si nė fushėn e structures sė brendshme tė Tokės edhe tė hapėsirės sė universit qė, 50 vjetėt e fundit, janė rritur nė mėnyrė tė pa krahasueshme me periudhat historike qysh kur njihet evolucioni natyror si shkencė. Kėtė informacion tė saktė dhe tė besueshem, autori nuk mund ta linte pa i’a servirur lexuesit tė vet pa ia nenshtruar arsyetimit konsguente shkencore. Ishte njė sukses i madh fakti qė progresivisht informacioni shkencor perputhej me hipotezat e parashtruara nė botimin e vitit 1988. Ky fakt ėshtė sa inkurajus aq dhe kartė-krediti per botimin e veprės nė gjuhėn angleze (Tiranė 2004 dhe USA 2005). Ribotimet janė plotėsuar deri sa teoria mė e plotėsuar paraqitet nė versionin e sotėm, qe nxori Shtepia botuese “Dudaj”.

    Baza teorike e librit qėndron nė pėrkufizimin e trajtave bazė tė materjes kozmike nė tė zakonshme atomo-molekulare; nė tė superngjeshur tė yjeve kuark-nutronik dhe vrimave tė zeza dhe nė tė super-rrelluar tė fushave fizike dhe rrezatimit. Kėtej del edhe nocioni i energjisė si materje nė lėvizje apo potencialisht nė lėvizje.

    Libri i autorit Shehu na jep analizėn e proceseve shndėrruese nė univers, qė tė shqyrtuara nė pajtim me shkencat e kimise, fizikes, matematikes, filozofise; na shpien nė pėrfundime logjike tė tė kuptimarit tė energjisė universale si hallkė e shndėrriimit tė trajtave bazė tė materies nė shumėllojshmėri kombinimesh nė objekte aktive kozmike dhe nė pafundėsinė e hapėsirės materiale. Gjejmė nė vepėr, se universi shtrihet tej rrezes sė universit tė vrojtuar. Ky univers nuk mund tė mbyllet me njė kupė qiellore kozmike me Tokėn nė qendėr, pėrkundrazi Toka ndodhet nė njė skutė tė tij. Mund tė mėtosh se universi fillon kudo dhe nuk mbaron kurrkund. Kėtė e kanė vėrtetuar vrojtimet e sofistifikuara astrofizike dhe astrokimike, sondazhet nėpėrmjet anijeve kozmike pėrmbajtja e gurėve tė analizuar, nga meteoritet dhe mostrat e prura nga ekspeditat kozmike.

    Galaktikat, yjet sistemet diellore, planetet, materiali gazoro-pluhuror-copėzore, fushat fizike, rrezatimet, tė gjitha janė pasoja tė tė bashkėveprimit dhe transformimit tė materjes kozmike nė kushte tė veēanta tė presionit, te temperatures dhe te rėndesės. Toka jonė ashtu si edhe homologet e saj kozmike, pėrbėn vecse nje trup manjetik me te dy polet; por e vēanta e teorisė qėndron nė argumentimin e pranisė sė njė thelbi gjeosferik tė stėrngjeshur tė transformueshėm nė berthamė qė ėshtė burim i pashtershem materjeje atomo-molekulare dhe energjie, ne forme flurishente dhe korpuskulare, njėkohėsisht. Ėshtė ky process transformimi i pa shtershėm, qė e ka bėrė tokėn planet tė gjallė, jo vetėm me dinamikėn e zhvillimit gjeologjik, por edhe me fillimin e jetės sė mikroorganizmave dhe shkalle shkalle deri nė organizmat, ku merr hov dukuria jetesore e fotosintezes. Kjo dukuri ėshtė e vetmja, qė e bėne tė dallueshme Tokėn nga homologet e vet planetare dhe nuk pėrjashton mundesinė e ekzistencės sė formave tė ulėta tė jetės edhe nė planete tė tjerė. Evolucioni biologjik, nėpėrmjet seleksionimit dhe mutacioneve, ka ecur paralelisht me evolucionin e gjeosferave tė Tokės.

    Koncepti i ri qė argumenton origjinalisht autori shqiptar, ėshtė ai i pranisė sė rruzave apo bėrthamave tė superngjeshura tė transformueshme nė mjegullnajat yje-formuese. Nė procesin e formimit dhe konsolidimit tė sistemit tonė diellor, nė njė mjegullnajė tė tillė, u arritė qė bėrthama e Tokės, me thelbin e saj tė superngjeshur, tė bėhet njė diell nė miniature, i izoluar brenda pėshtjelljes silikate tė gjeneruar prej vetvetes, ndėrsa Dielli u kushtėzua prej tė qenurit yll, tė mbetet bėrthamė supergjigante nė pamundėsi pėr t’u bllokuar nga materja atomo-molekulare qė ai prodhon vetė. Proceset e transformimit tė heliosferės sė superngjeshur nė diell nxjerrin, sė bashku me fushat fizike dhe rrezatimet, edhe materje atomo-molekulare. Tė njėjtat procese transformuese ndodhin edhe nė gjeosferėn e superngjeshur tė thelbit tė bėrthamės sė tokės, por tė pakrahasueshm me Diellin, pėr nga pėrmasat.

    Rritja dhe zhvilllimi i Tokės ėshtė pasojė e aktivitetit tė berthamės, mė saktė thelbit tė saj, qė ėshtė analog nė tėrė objektet kozmike aktive qė rrotullohen mbi bazėn e ligjit universal tė rėndesės. Vetė formula e kėsaj force si formilė identike me atė tė llogaritjes tė forces elektrostatike konfirmon se trasmentues i kėsaj fiorce ėshtė gravitoni, analog me elektronin, por i njė sistemi tjetėr. Kjo tregon se rėndesa ėshtė shfaqje e njė forme specifike tė materies si pasojė e transformimit tė asaj tė tejngjeshur. Ne bėrthamėn e Tokės dhe tė trupave qiellore dinamikė, proceset qė japin fushė manjetike me energji flurishente, rrezatime, materie atomo-molekulare, janė tė ngjashme me ato qė ndodhin nė transformimin e bėrthamave tė atomeve tė disa elementeve kimike tė mirėnjohur. Kjo ngjashmeri nuk ėshtė rastėsore. Ajo ėshtė bazė e mikro dhe makro kozmosit dhe lidhjes sė tyre, jo vetem logjike por edhe eksizstentciale. Nėpėrmjet kėsaj njohjeje, njerėzit arriten te hyjnė nė brendi tė berthames sė atomit dhe tė bejnė pronė tė tyre energjnė e bėrthamės, qė ėshtė e mirėnjohurr si energji nukleare. Bėrthama e Tokes, megjithse e ngjashme me diellin pėr nga proceset, nė fakt nuk ka per t’u njohur tėrėsisht dhe konkretisht nga breza shkencėtaresh tė sė ardhmes.

    Bėrthamat e trupave qiellore, do ta ruajnė me xhelozi fytyrėn e tyre nga publiku, si pjesa mė misterioze e ekzistencės dhe dinamizmit tė universit. Kėtė bėrthamė kemi fatin ta njohim nėpėrmjet abstragimit shkencor tė dhėnė nė veprėn e Vedat Shehut i cili meriton falenderimet dhe mirenjohjen e lexuesve, jo vetem shqiptare.

    Analogjia e berthamės se planeteve dhe tė vetė sistemeve yjore, me berthamen atomike, pėrbėn nje dėshmi mė shumė per vertetesine e teorise se rritjes dhe zhvillimit tė planeteve dhe tė yjeve. Pak mė shumė se rreth 4.6 miliard vjet mė parė ka nis formimi i sistemit tone planetar. Pėrpara kėsaj ngjarjeje, ne hapesirėn e galaktikės tone, vazhdonin proceset transformuese dhe shpėrthimet gjigante kozmike. Njė nga kėto shpėrthime formoi nebulozėn apo mjgullnajėn me rruzat e superngjeshura nė transformim. Nga kjo mjegullnajė gjigante, nė kushte tė caktuara, u nda sistemi ynė diellor; ku secili planet ndoqi rrugen e vet. Me kėtė shpėrthim u kalua nė njė forme tjeter tė ekzistencės dhe transformimit tė materjes, qė nė tokė shkakton rritjen dhe zhvillimin e kores shkėmbore, shtresės pedologjike, evolucionin e biospheres, botės tonė.

    Nje problem i diskutueshem nė rrethet shkencore nėpėr bote, ka qene shtjellimi i procesit formues te kontinenteve dhe oqeaneve. Qė nga gjysma e dytė e shekullit tė kaluar, teori me mė shumė autoritet u bė dhe vazhdon tė jetė, ajo e pllakave. Simbas saj, koria e tokės pėrbėhet prej pllakash massive tė lėvizshme tė ndara nga ēarje gjigante. Lėvizja e tyre sjell pasoja; sė pari, kur ato largohen nga njėra tjetera zhvendosen tė mbartura prej rymave vorbulluese tė masės sė rrjedhshme tė nėnkores, boshllėku potencial midis tyre mbushet me kore tė re oqeanike; sė dyti kur ndeshen me njera tjetėrėn, nė vėndin e shterngimit njėra pllakė deformohet duke formuar vargmale, kurse tjetėra zhytet drejtė thellėsisė duke u bėrė pjesė e rymave vorbulluese. Autori Shehu nuk pajtohet me kete hipoteze, sepse, me kėtė mėnyrė interpretimi, teoria e pllakave mohon atė qė, rritja e kores oqeanike, ėshtė dėshmi pėr rritjen e tėrė rruzullit. Perballė kėsaj teorie qėndrojnė faktet e integruara nė veprėn qė po diskutojme, nė teorinė e rritjes dhe zhvillimit tė Tokės, ku del mire nė pah se koria shkėmbore gjenerohet vijueshmėrisht nė ēarjet mes-oqeanike. Kjo kore e formuar rishta ėshtė derivat final I kombinimeve tė elementeve kimikė qė i emeton berthama e Tokes prej shndrimit tė thelbit tė saj tė tejngjeshur. Autori Shehu dhe perkrahesit e shumtė nuk e zhvleresojne teresisht teorinė e pllakave. Ajo ka bazėn fakteve qė vėrtetojnė largimin e kontineteve, ndėrsa vet dukurinė e mbėshtet nė njė veprim tė prekshem tė njė materie tė caktuar, qė nė rastin konkret janė pllakat e lėvizshme. Te dy teoritė pranojnė perbėrjen strukturore tė planeteve dhe tė diejve, por ndahen nė pjesėn funksionale tė mekanizmit formues. Teoria Shehu, ndryshe nga ajo e pllakave, arsyeton ndėrtimin sferocentrik tė krejtė tokės dhe sidomos tė bėrthamės sė brendshme me strukturė dhe sjellje krejtė tė ndryshme nga bėrthama e jashtme; ėshtė e perllogaritur matematikisht dhe ėshtė shume afėr parafytyrimit real tė lexuesit. Autori strukturėn e tokės e krahason me atė tė njė kokrre pjeshke, kurse procesin e rritjes me atė tė njė kokėrre portokalli nė process rritjeje, ku gjurmėt e padukshme tė tė prerave me njė teh brisku tė lėna nė lėvozhgė, hapen dhe bėhen brazda kur kokėra rritet dhe arrin tė piqet. Kjo tė kujton ēarjen e stėrkontinentit, largimin e bloqeve continental dhe formimin e oqeaneve midis tyre. Nė rastin e pjeshkės lidhja e rritjes me bėrthamėn ėshtė mė pak e dallueshme por mė funksionale. Ashtu si bėrthama, mė saktė thelbi i saj e bėnė pjeshken pjeshkė, edhe tokėn e ka bėrė tokė berthama, mė saktė thelbi i saj.

    Nė pajtim me ekuilibrin gravitativ tė trajtės sferoidale tė tokės, koria oqeanike, si mė e rėndė krijon depresionet dhe honet globale midis copave kontinentale mė tė lehta tė larguara dhe nė pozicione tė gritura. Kjo struturė globale ka kushtėzuar mbushjen me ujė tė ultėsirave oqeanike. Ka njė shkencė qė quhet oqeanografi dhe njė tė dytė, qė studjon fundin shkėmbor tė oqeaneve. Kjo ėshtė e justifikushme deri sa oqeanet pėrbėjnė 2/3 e rruzullit. Shkencat oqeanike janė nė njė linje me konkluzionet gjeollogjike tė platformės Shehu .

    Pėr tė bėrė tė njohur teorinė e vet tė rritjes planetare, tė rolit aktiv te bėrthamave dhe atė tė shkakut tė formimit tė diferencuar tė kores tė oqeaneve nga e kontinenteve, shkencetari Shehu ka zhvilluar nje korespodencė tė gjerė me studjues tė interesuar, nė tė tėrė botėn. Nuk ka qenė e lehtė as tė pranohej dhe as tė injorohej teoria Shehu. Fraza tė debateve, qė janė zhvilluar edhe nė interrmet, pėr kėtė problem, autori na i ka dhenė tė shkruara nė fund tė librit nė fjalė. Nė kėtė kuptim, nuk kemi tė bėjmė vetėm me zhvillimin e Tokės, por dhe tė vete teorisė tė zhvillimit tė saj, qė aktualisht, nuk ėshtė teori e vetme ne shkencen kontaporane te yjeve. Vet lexusi duhet te krijoi bindjen, ne vertetesine e sejcilės nga teoritė, qė autori na i ka sqaruar pa paragjykim ne librin e vet. Nuk mund tė lė pa pėrmendur kuptimin matematik dhe filozofik te numurit zero. Matematikisht, thotė autori, zerua ekziston, si kufi ndarės i numrave pozitivė me ata negativė. Shkenca e fizikės ka pėrcaktuar zeron apsolute tė ngrirjes tė bashkėveprimeve tė materies atomo-molekulare, por nuk ka mundur tė vendos njė cak tė sipėrm tė temperatures, qė tė trgonte se bashkėveprimet e materjes nuk mund tė krijonin njė nxhtėsi mė tė madhe pėr tė matur njė temperature mė tėlartė. Nė kuptimin fizik zero-ja nuk ekziston dhe kemi tė bėjmė me njė pėrcaktim filozofik tė ekzistences sė materies nė lėvizje. Ne kufij tė caktuar tė temperaturės, materia atomo-molekulare ekziston nė te tria gjendjet, e ngurtė, e lengėt dhe e gastė, duke ruajtur rigorozisht tė njėjtėn peshė. Nė anallogji me zeron analizohet koha dhe hapėsira, qė janė vazhdim i njėra tjetrės. Shtjellimi i ketyre nocioneve filozofike na janė dhėnė nė libėr, pėr tė krijuar bindjen e vertetesisė sė teorise tė rritjes dhe zhvillimit tė tokės, ku ne jetojmė dhe kryejmė veprimtari transformuse me tė gjitha format e materies atomo-molekulare dhe rrezatuese. Kurse trajta e materjes sė superngjeshur ėshtė jashtė mundėsive pėr tė qenė nė fushėn e veprimtarisė tonė.

    Vepra pėrbėn njė ndihmesė tė vlefshme edhe nė fushėn e zhvillimit teorik tė bujqėsisė, si zeje dhe si shkencė. Studimet e hollėsishme tė planetit dhe tė energjisė sė berthamės, pohojnė se zhvillimi i kores productive vegjetale, mbėshtėtet nė katėr makroelementet qė krijojne mijra lidhje dhe nė bashkėveprim me elementet e rrallė, mbėshtėsin vazhdimesinė e fotosintezės, nėn ndikimin e energjisė diellore. Fotosinteza mbetet procesi i thjėshtė, pėr vazhdimesinė e njė jete organike tė ndėrlikuar. Nė qoftėse pėrmėndėm se zerua, s’ka vlerė fizike dhe filozofike, nė rastin e jetės sė gjallė kjo zero mund te parafytyrohet se ka ekzistuar, pikerisht 2.5 miliard vjet me pare, kur fillon periudha e intensifikimit tė pasurimit tė atmosferės me oksigjenin e pėrftuar nga fotosinteza. Ne koren e Tokės, pikėrisht nė thellėsine rreth 50 cm, shpėrthen

    njė energji tjetėr. Ėshtė energjia specifike, qė rrit dhe zhvillon bimėt e gjelbėra dhe tėrė gjallesat qė kanė aftesinė e metabolizmit, shkembimit tė lėndėve. Duke vrojtuar bashkėveprimet e komponentėve tė kores shkėmbore me komponentėt e hidro-biospheres nė kryerjen e proceseve jetesore, njeriu arriti tė nxjerrė konkluzione shkencore se si mund tė veprojė pėr tė rritur aftesinė energjitike tė koresbujqėsore. Kėto arritje sot pėrbėjnė bazėn e fuqishme tė bujqesisė moderne dhe tė industrisė kimike, qė ėshtė ngritur pėr plotėsimin e mungesave tė elementeve kimike nė truallin e kultivueshėm tė mbulesės sė shkrifėt tė kores. Njeriu, qė kur bėri hullimėn e parė tė ugarit, zbuloi energjinė kinetike tė fshehur nė nėntokė. Ndėrkohė u bė e njohur se janė kombinacionet kimike tė elementeve kimike kryesore, ata qė shndėrrojnė kėtė energji kinetike nė energji potenciale tė akumuluar nė lėndėt ushqimore tė prodhuara nga bimėt. Industria kimike e prodhimit tė plehrave, ka ndjekur parabolėn e zbulimeve tė rėndėsishme tė pėrbėrjes kimke tė kores, ku bėhet hullima e ugarit. Tani kjo industri nuk prodhon vetem komponente me elementėt kryesorė, por me tėrė elementet pėrbėrės tė ushqimit bimor, qė emėrtohen mikro plehra. Nėpėrmjet njohjes sė spektrit pėrbėrės tė kores nė thellėsi tė hullimės, bujku ka depėrtuar nė tė fshehtat e zbulimit tė thellesisė sė domosdoshme tė punimit, proces pune qė ka qenė shumė i ndryshueshėm nė dhjetėvjeēarėt e fundit. Njė gjė mbetet e qėndrueshme: shume elemente tė punimit qilizėm janė zevendėsuar me kimizimin e bujqėsisė. Nė kuptimin teknik astronomik, korja e Tokės, vazhdon nė thellesi tė rruzullit, me qindra kilometra. Pjesa pranė-sipėrfaqėsore e kores tokėsore ku shtrihet veprimtaria praktike e njeriut ėshtė ajo ku gjejnė zbatim interpretimet qė dalin nga teoria Shehu. Kėtej konkludohet se duhet tė korrektohen disa praktika tė pasuksesshme tė bazuara nė disa koncepte standard tė trashėguara si nė kėrkimin e disa mineraleve xeherore, ashtu edhe tė hidrokarbureve. Njė perspektive tė veēantė do tė kenė interpretimet pėr aplikimin e bashkėveprimeve shndrimevenė qė ndodhin nė mjedis, ekologjinė e mjedisit; nė mjedisinė bujqėsor. Korja e dobishme pėr bujqesinė pėrqėndrohet deri ne 50 cm. Pikėrisht kėtė shtresė tė koeres tokesore, do ta emertojme korja bujqesore e tokės, qė po t’i pėrmbahem termologjisė sė gjeosferave do ta quaja agrosfera. Sistemi rrėnjor i bimėve shkon nė thellėsi tė tjera, gjė qė varet nga veēorite biologjike tė bimės, por nė ēdo rast, sistemi rrenjor mbetet me i shkurter se kurora ajrore. Kėtu fillon bujqėsia, pikėrisht nė koren bujqesore, ku kryhen operacionet e punimit, tė tokės, tė pėrkujdesjeve ndaj bimėve dhe tė kimizimit. Shkenctarėt e tokės e konsideruan tė pa mjaftueshėm kimizimin, prandaj nė dhjetėvjeēarin e fundit, u vu nė zbatim pėrdorimi i nxitėsve hormonorė.

    Nga studimi i vėmėndshėm i interpretimeve shkencore tė librit, mesojmė se korja bujqesore ėshtė objekt i gjalle, qė rritet dhe zhvillohet. Vetė bujqesia ėshtė zeja qė harmonizon veprimet, me rritjen dhe zhvillimin tėrėsor tė Tokės, si trup i gjallė. Gjithėēka varet sa do tė perfitojmė nga energjia qė ēliron materja e stėrngjeshur e bėrthamės dhe ajo e diellit. Kjo energji praktikisht ėshtė pothuajse konstante nė tė tėra pikat e rruzullit qė kanė raporte tė njėjta me diellin, por rendimentet bujqesore janė tė ndryshme, ēka e bėnė bujqesinė njė lloj industrie tė gjallė, qė ēdo ditė gjen mėnyra tė reja, pėr t’u shkėputur nga rastėsia dhe tė papriturat e kushteve natyrore.

    Libri i profesor V. Shehu pėrbėn njė ndihmesė tė veēantė nė serinė e botimeve shkencore tė shqipes. Nėpėrmjet studimit tė tė dhėnave tė fundit mbi gjithėsinė, autori ka vėrtetuar se Toka ėshtė ndėr objektet e gjallė tė gjithėsisė dhe energjia e Tokės buron nga zona e saj qendrore qė pėrmban thelbin e sterngjeshur. Mbi bazėn e kėsaj teoreme, shtjellohen terė proceset jetėsore qė zhvillohen nė gjithėsi dhe nė Tokė. Zėri i shkencetarit Shehu ėshtė origjinal dhe ka siguruar perkrahjen e shume autoriteteve shkencore boterore. Vepra e tij, krahas rėndėsisė astronomike, na njeh me analiza tė thella nė fushėn e shkencave ekzakte, si edhe nė fushėn e filozofisė, biologjisė, mjedisit dhe bujqesisė. Nuk mund tė quhesh njeri i plotėsuar nė fushen arsimore, nė se nuk njeh mjedisin ku jeton dhe punon. Mund tė jesh inxhinjer qė harton e zbėrthen projekte, mund tė jesh gjuhėtar qė vepron me shumė gjuhė, mund tė jesh jurist klasi a specialist bujqesie, ashtu siē mund tė jesh ushtarak apo filozof; nė se nuk ke pėrvetėsuar teorinė e mjedisit, vlerat intelektuale janė tė kufizuara.

    Profesor Shehu vjen nga njė e kaluar profesionale shumė vepruese. Ka punur nė ekspeditat gjeologjike dhe shumicėn e jetes e ka kaluar nė mes tė shkėmbinjėve dhe analizave tė mostrave tė shkėmbinjėve, tė Alpeve. Korabit, Malit tė Thatė dhe tė tėrė Atdheut. Pérbėn shembull frymezimi pėr gjeologėt e rinj, nė sherbim tė zbulimeve tė tjera gjeologjike. Si komb, jetojmė nė njė pjesė rruzulli, ku nėntoka vazhdon tė ruaj thesare tė njohura dhe tė pa njohura. Del detyrė qė kėto pasuri, tė zbuluara, tė rivlerėsohen dhe tė zgjerohen nė bazė tė arritjeve shkencore botėrore, integrimin mė tė lartė tė tė cilave e gjejmė tek teoria e bujshme e Tokės nė Rritje dhe Zhvillim. Dhe mbi kėtė bazė teorike tė vėshtrohen kėrkimet dhe zbulimet e ardhėshme nė gjeomjedisin tonė. Prapambetja nė prodhimin e mjeteve tė sofistikuara tė teknologjisė sė lartė tek ne, nuk ndikon fare nė kapacitet dhe arritjet e njerėzve tanė nė progresin shkencor dhe zotrimin e manipulimin e teknologjisė sė sofistikuar qė gjėndet nė tregun global. Shkencetarėt tanė kanė rastin dhe mundėsitė tė japin ndihmesė krejt tė veēantė pėr kombin. Bashkerendimi i forcave shkencore tė tėra trevave shqiptare pėrbėnte njė ėndėrr tė Rilindasit tonė tė madh, Samiut. Me kėtė rast dua tė shfaq dėshirėn qė, bashkatdhetarėve tė mi tė arsimuar, pėr tė mos patur mangėsi nė formimin e plotė intelektual, t’iu rekomandoj tė gjithėve: “Mbani nė bibliotekat tuaja edhe kėtė libėr shumėvlerėsh qė shqyrtuam”.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,712
    Faleminderit
    153
    37 falenderime nė 31 postime
    E nisa me shume dyshim kete temen por me informacionin qe ke sjellur dardajan ja ka vlejtur vertete.
    I trembesha faktit se do na vinte ndonje gjeolog ose astrofizikant dhe te na e priste shkurt se kjo teori eshte qesharake apo e pabazuar ne fakte, dhe me vjen mire qe me materialin qe ke sjellur nuk do mund te lajne duart lehte pa u perballur me fakte qe sjell nje koleg i tyre qe nga pervoja i ka te gjitha cilesite per tu konsideruar si Shume i Besueshem.

    Nuk e dija qe kjo teori jo vetem qe eshte e vjeter por edhe qe nje shqiptar ka arritur ne nje perfundim te tille dhe madje ka botuar nje liber qe per fat te keq nuk njihet per publikun e gjere.
    Do ta blej sa me pare ate liber, uroj te jete ende ne qarkullim.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    E nisa me shume dyshim kete temen por me informacionin qe ke sjellur dardajan ja ka vlejtur vertete.
    I trembesha faktit se do na vinte ndonje gjeolog ose astrofizikant dhe te na e priste shkurt se kjo teori eshte qesharake apo e pabazuar ne fakte, dhe me vjen mire qe me materialin qe ke sjellur nuk do mund te lajne duart lehte pa u perballur me fakte qe sjell nje koleg i tyre qe nga pervoja i ka te gjitha cilesite per tu konsideruar si Shume i Besueshem.

    Nuk e dija qe kjo teori jo vetem qe eshte e vjeter por edhe qe nje shqiptar ka arritur ne nje perfundim te tille dhe madje ka botuar nje liber qe per fat te keq nuk njihet per publikun e gjere.
    Do ta blej sa me pare ate liber, uroj te jete ende ne qarkullim.
    Profesor inxhinjer Vedati eshte dhe nje miku im i ngushte, librin e ka ribotuar ne Shqiperi me pasuri te shumta por botuesit atje nuk marrin persiper qarkullimin dhe shperndarjen e librit sepse nuk ka fitim, dhe i takon qe ta bej ai vete kete gje, por ai nuk meret edhe me keto gjera dhe ka mbetur neper magazina. Librin mund ta gjesh ne Shqiperi ose ta porositesh ne librari dhe ata ta sjellin nga magazinat ku fle gjume si stok.
    Ne kemi shum njerez te ndritur qe nuk perzihen me politike e biznese por me shkence, dhe fatkeqesisht nuk njihen apo vleresohen nga shoqeria jone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 17-04-2011 mė 18:18

  6. #6
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,559
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Pershendetje,
    ka shume kohe qe me ka rene ne pjese te shikoj nje video ne youtube rreth disa fakteve te pakundershtueshme shkencore si dhe llogjikes se shendoshe se ne fakt Toka eshte duke e rritur vellimin e saj ashtu si ka bere keto 100 milion vitet e fundit. Te specifikoj mire ketu, rrit vellimin dhe jo masen, keshtu qe te mos kemi keqkuptime sepse ketu nuk hidhet poshte asnje ligj i natyres qe njihet deri me tani por thjesht pikepamja e gabuar mbi ate qe eshte Toka dhe planete te tjere po ashtu.
    Kjo video nuk mbeshtetet ne fakte, por eshte vetem nje pseudoteori spekullative.
    Ja pse !
    Nese do marrim parasysh qe masa e tokes nuk ndryshon, graviteti i tokes duhet te kete qene 4 here me shume kur toka ka patur gjysmen e diametrit te tanishem, nuk ka fakte qe graviteti te kete ndryshuar.... me nje gravitet te tille te forte do ishte e pamundur ekzistenca e dinosaurve.

    Nese do supozohet nje rritje e mases, nuk propozohet asnje mekanizem qe rrit kete mase( asteroidet qe kane goditur token jane te paperfillshem).

    Provat nga gjeologjia strukturale,sizmologjia, petrologjia, dhe izotopet gjeokimike, qe te gjitha mbeshtesin teorine e tektonikes se pllakave.

    Te dhenat paleomagnetike tregojne qe 400 milione vjet me pare radiusi ne toke ka qene brenda 102 ± 2.8% te vleres se sotme, kjo perfundimisht kufizon ekspansionin.

    Nese pretendohet qe masa e tokes eshte njesoj por densiteti eshte reduktuar ne kohe, duhet mekanizmi i i ketij zvogelimi te densitetit.

    Teoria e rritjes se vellimit te tokes absolutisht nuk eshte ne gjendje te shpjegoje formimin e maleve( tektonika e pllakave e shpjegon shume mire)

    Studimet e paleogravitetit tregojne qe graviteti nuk ka qene kurre me i madh se ky i tashmi.

    Matjet me teknikat moderne gjeodezike tregojne qe toka nuk po rrit vellimin e vet.



    Video eshte mese e mjaftueshme per te nisur nje diskutim ne lidhje me kete teori qe habitem pse nuk eshte postuar me pare perderisa nuk eshte e re.
    Qe shkenca eshte kthyer ne nje si tip feje e organizuar kjo nuk eshte nje bindje e re e imja, shume pak njerez e kuptojne shkencen ne ate qe perfaqeson realisht. Per fat te keq nuk kam kohe te shkruaj me teper ne lidhje me kete teme por nderkohe shikojeni videon, analizoni dhe reflektoni mbi implikimet e kesaj teorie.

    Mire eshte qe prej eksperteve qe jane te shumte, dhe do gjejne "argumentet" e tyre shkencore per te hedhur poshte kete teori, qe te reflektojne mbi forcen centrifugale qe ushtrohet ne siperfaqen e tokes prej rrotullimit te saj, mbi faktin qe brenda saj kemi llave te lengshme. Cfare mund te ndodhe nese kombinojme keto fakte?

    Videoja eshte 10 minuta, kini durim ta shikoni deri ne fund edhe ju skeptiket.

    http://www.youtube.com/watch?v=7RmSO8dp24M
    Skenca nuk eshte fe e organizuar, kjo video eshte hedhur per konsum publik per jo profesionistet....pra per sheep
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 20-04-2011 mė 14:53

  7. #7
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,559
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Profesor inxhinjer Vedati eshte dhe nje miku im i ngushte, librin e ka ribotuar ne Shqiperi me pasuri te shumta por botuesit atje nuk marrin persiper qarkullimin dhe shperndarjen e librit sepse nuk ka fitim, dhe i takon qe ta bej ai vete kete gje, por ai nuk meret edhe me keto gjera dhe ka mbetur neper magazina. Librin mund ta gjesh ne Shqiperi ose ta porositesh ne librari dhe ata ta sjellin nga magazinat ku fle gjume si stok.
    Ne kemi shum njerez te ndritur qe nuk perzihen me politike e biznese por me shkence, dhe fatkeqesisht nuk njihen apo vleresohen nga shoqeria jone.
    Ne fakt kete pseudoteori e ka hedhur i pari ne vitin 1889 violinist-"gjeologu" italian Roberto Mantovani, po te perjashtojme Darwin-in, i cili me vone hoqi dore nga kjo ide.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 20-04-2011 mė 15:38

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •