Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 96
  1. #1
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Topalli sulmon Boshtinarun: Doje të pengoje me çdo kusht heqjen e vizave!

    Për eurodeputetin Viktor Boshtinaru, i njohur për qëndrimin e tij bllokues ndaj çështjes së liberalizimit të vizave për Shqipërinë në ditën e votimit nga Parlamenti Europian, por edhe dy muaj më parë, ka qenë rasti për t’u përballur me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë në prezencë të personaliteteve të rëndësishme europiane mbi akuzat e kësaj të fundit për qëndrimin e tij.

    “Zonja Topalli më akuzoi me 14 shkurt ne Kuvendin e Shqipërisë, duke folur nga pozicioni i saj si kryetare Kuvendi e duke më trajtuar si racist, anti-shqiptar dhe i korruptuar. Ajo shtoi edhe se unë paskam luftuar kundër regjimit të lirë të vizave për Shqipërinë”, tha Boshtinaru.

    Sipas kryetares së Kuvendit, Bohstinaru po kërkon të luftojë liberalizimin e vizave dhe rrjedhimisht ky nuk është një problem midis asaj dhe Boshtinarut, por një problem midis tij dhe 3.2 milion shqiptarëve.

    “Në të vërtetë, unë jam plotësisht dakord me zotin Boshtinaru kur thotë se janë krejtësisht të padobishme të gjitha ato që tha ai. Por, këtu nuk kemi të bëjmë me një incident Topalli-Boshtinaru.

    Por ka një propozim të tij për t'i bllokuar shqiptarët, pa asnjë arsye, që të përfitojnë nga lëvizja e lirë, për t’ju imponuar atyre sërish ‘Murin e Berlinit’. Dhe në mes të 3.2 milionë shqiptarëve jam unë, Jozefina Topalli, që e konsiderova për të ardhur keq këtë propozim anti-shqiptar, racist, të ulët dhe të motivuar nga interesa të ulëta.

    Unë nënvizoj se një propozim i tillë, ‘alla Çaushesku’, është qartësisht i sponsorizuar nga qarqet anti-shqiptare. Ky është realiteti. Nëse çdokush ofendohet nga realiteti, atëherë falsiteti nuk i preket as realitetit, as 3.2 milionë shqiptarëve dhe aq më pak Jozefina Topallit”, tha Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

    E Boshtinaru nuk ka replikuar pas kësaj përgjigjeje të saj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    E Boshtinaru nuk ka replikuar pas kësaj përgjigjeje të saj.
    po nuk ka se si sepse ai eshte kapur me "PRAS NE DORE" duke marre para per pislleqe ne mes te Parlamentit Europian .... Boshtinaru nuk ben me lajm .... eshte i injektuar njehere e pergjithmone .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    ME NE FUND .....keshtu duhet te flasim dhe jo vetem tu buazeqeshim e zgerdhihemi para cobenjve te brukselit......Jozi burnesha jon
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    puciste krimineli te kundershtoi jozefinen,,,,qe beri shkodren venecia,,,,

    ta qelloje garda ne nje dite me shi dhe kur te kete cader,,,,se themi eshte cader kundratank hahhhaaaa

    jozefina dhe nexhmija nuk gabojne ,,,,,


    rrofte lideri pensionist,,,ish sigurims i vjeter dhe komunist me eksperience shoku sali berisha me ,,,,pseudonimin bisturia dhe kardiologu,,,,zbatuesi i opereacionit pluarlizmi te sigurimit shtetit,,,,

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Topalli ka me shume b ole sesa Edi Rama me gjithe Shalsat e tij..

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Mesa dihet se ky boshtinaru ashete miku edyt, sa e kan pagu banda e bllokqenve rama-ruci-balla-brace kete boshtinaru-n, per ta bllokue cdo levizje ka perendimi?
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Bruksel: Topalli "kryqëzon" Boshtinarun, PS i del avokate

    Bruksel: Topalli "kryqëzon" Boshtinarun, PS i del avokate

    http://www.kohajone.com/zfoto/201104...3_artikull.jpg

    Rozeta Rapushi
    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shfrytezoi dje konferencen per Ballkanin per t'u perballur me eurodeputetin Viktor Boshtinaru, i njohur per qendrimin e tij kunder liberalizimit te vizave per Shqiperine, me vendet e Bashkimit Evropian, duke e akuzuar ate per politike antishqiptare. Nderkohe qe Partia Socialiste, ka shperndare mbreme vone, letren e Boshtinarut, ne forme trakti ne te gjitha adresat e mundshme, leter qe thellonte permbajtjen antishqiptare. Duke bere keshtu avokatine per te gjitha deklaratat antishqiptare te eurodeputetit te majte rumun. Duke replikuar me te, Topalli tha se Boshtinaru propozoi per t'i bllokuar shqiptaret pa asnje arsye per te levizur lirisht dhe t'u imponoje atyre serish "Murin e Berlinit". "Ne te vertete une jam plotesisht dakord me zotin Boshtinaru kur thote se jane krejtesisht te padobishme te gjitha ato qe tha ai. Ketu nuk kemi te bejme me nje incident Topalli-Boshtinaru. Por ka nje propozim te Boshtinarut per t'i bllokuar shqiptaret, pa asnje arsye, qe te perfitojne nga levizja e lire, per t'ju imponuar atyre serish 'Murin e Berlinit'. Dhe ne mes te 3.2 milione shqiptareve, jam une, Jozefina Topalli, qe e konsiderova per te ardhur keq kete propozim antishqiptar, racist, te ulet dhe te motivuar nga interesa te uleta", reagoi Topalli. Sipas saj, propozime te tilla jane 'alla Caushesku', qartesisht te sponsorizuar nga qarqet antishqiptare. "Une nenvizoj se nje propozim i tille, 'alla Caushesku', eshte qartesisht i sponsorizuar nga qarqet antishqiptare. Ky eshte realiteti. Nese cdokush ofendohet nga realiteti, atehere falsiteti nuk i perket as realitetit, as 3.2 milione shqiptareve dhe aq me pak Jozefina Topallit", theksoi ajo. Reagim ky, qe erdhi pas qendrimit ne fjalen e tij te zevendeskryetarit te delegacionit per Ballkanin ne Parlamentin Evropian, Boshtinaru, i cili tha se Topalli ka qene ajo qe e ka quajtur si racist dhe antishqiptar. Madje edhe si te korruptuar. "Deklarata e znj. Topalli eshte e pabazuar ne fakte, prandaj dhe eshte e rende dhe e papranueshme. Dhe nuk me ofendon vetem mua e dinjitetin tim por edhe institucionet, vete Parlamentin Evropian. Une nuk dua qe ta kthejme kete teme ne nje debat, pasi do te ishte e padobishme meqe jemi te fokusuar ne nje ceshtje shume te rendesishme per Bashkimin Evropian, e per kontinentin tone ne teresi. Por desha vetem te theksoja kete gje, ne nje takim te nje niveli kaq te rendesishem", u shpreh ai. Por pavaresisht ketyre diskutimeve, kryetarja Jozefina Topalli pas replikes, foli edhe per faktin se Shqiperia beri reforma te rendesishme per t'u anetaresuar ne NATO dhe se rritja ekonomike ka qene e larte dhe borxhi eshte ulur. Po keshtu, ajo permendi se vendi yne duhet te jete modeli per bashkejetesen e kater komuniteteve fetare. Kryetarja e Kuvendit mori pjese ne kete konference vetem diten e dyte, ku ishin ne axhende edhe debatet me kreret e tre institucioneve me te rendesishme ne Bruksel. Ne salle, ishin te pranishem kreret me te larte te institucioneve evropiane, si dhe parlamentare nga vende anetare te BE-se dhe Ballkanit, pervec serbeve, boshnjakeve dhe atyre nga Maqedonia.

    Boshtinaru

    "Deklarata e znj.Topalli eshte e pabazuar ne fakte, prandaj eshte e rende dhe e papranueshme. Dhe nuk me ofendon vetem mua e dinjitetin tim por edhe institucionet, vete Parlamentin Evropian. Une nuk dua qe ta kthejme kete teme ne nje debat, pasi do te ishte e padobishme meqe jemi te fokusuar ne nje ceshtje shume te rendesishme per Bashkimin Evropian, e per kontinentin tone ne teresi. Por desha vetem te theksoja kete gje, ne nje takim te nje niveli kaq te rendesishem", u shpreh Boshtinaru.
    Koha jone
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Topalli informon eurodeputetët se si Viktor Boshtinaru, miku i Edi Ramës, loboi për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët
    14-04-2011 / Gazeta 55

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/2999...inegjeneve.jpg

    Kryetarja e Kuvendit akuzon në Bruksel eurodeputein rumun Viktor Boshtinaru, se u vu në dispozicion të klikës anti shqiptare për të penguar me çdo kusht heqjen e vizave Shqipëri-BE

    UPDATE- Për eurodeputetin Viktor Boshtinaru, i njohur për qëndrimin e tij bllokues ndaj çështjes së liberalizimit të vizave për Shqipërinë në ditën e votimit nga Parlamenti Europian, por edhe dy muaj më parë, ka qenë rasti ideal për t’u përballur me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë në prezencë të personaliteteve të rëndësishme europiane mbi akuzat e kësaj të fundit për qëndrimin e tij.
    “Zonja Topalli më akuzoi me 14 shkurt ne Kuvendin e Shqipërisë, duke folur nga pozicioni i saj si kryetare Kuvendi e duke më trajtuar si racist, anti-shqiptar dhe i korruptuar. Ajo shtoi edhe se unë paskam luftuar kundër regjimit të lirë të vizave për Shqipërinë”- tha Boshtinaru.
    Sipas kryetares së Kuvendit, Boshtinaru po kërkon të luftojë liberalizimin e vizave dhe rrjedhimisht ky nuk është një problem midis asaj dhe Boshtinarut, por një problem midis tij dhe 3.2 milion shqiptarëve. “Në të vërtetë, unë jam plotësisht dakord me zotin Boshtinaru kur thotë se janë krejtësisht të padobishme të gjitha ato që tha ai. Por, këtu nuk kemi të bëjmë me një incident Topalli-Boshtinaru. Por, ka një propozim të tij për t’i bllokuar shqiptarët, pa asnjë arsye, që të përfitojnë nga lëvizja e lirë, për t’ju imponuar atyre sërish ‘Murin e Berlinit’. Dhe në mes të 3.2 milionë shqiptarëve jam unë, Jozefina Topalli, që e konsiderova për të ardhur keq këtë propozim anti-shqiptar, racist, të ulët dhe të motivuar nga interesa të ulëta. Unë nënvizoj se një propozim i tillë, ‘alla Çaushesku’, është qartësisht i sponsorizuar nga qarqet anti-shqiptare. Ky është realiteti. Nëse çdokush ofendohet nga realiteti, atëherë falsiteti nuk i preket as realitetit, as 3.2 milionë shqiptarëve dhe aq më pak Jozefina Topallit”- tha Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Me vjen keq qe Ps e disa media perkrahin kete parlamentar Rumun kur dihet qarte qe ky njeri ka dale hapur kundra liberalizimit te vizave e plot gjerave te tjera.Kur i gjithe parlamenti Europian shpreh fjalet me te mira per vendin tone,disa tipa si ky bashke me Ps po bejne te pamundur qe vendi jone te mos heci perpara. Ps e ka kuptuar qe populli nuk e do me e nga inati keta perdorin lloj menyrash duke angazhuar edhe disa te huaj te paguar nga Ps ne menyre qe te flasin kundra nesh,por nuk do ti shkoj mare,se populli do ti denoje me vote e do vazhdoje rrugen drejt BE.Bravo i qofte Jozefines eshte burrneshe.

  10. #10
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Si nuk doli 1 të thotë "Bravo i qoftë" po c'do gjë e lidhin me Gërdecin , Shkodrën a ku di un.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  11. #11
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga geom Lexo Postimin
    Me vjen keq qe Ps e disa media perkrahin kete parlamentar Rumun kur dihet qarte qe ky njeri ka dale hapur kundra liberalizimit te vizave e plot gjerave te tjera.Kur i gjithe parlamenti Europian shpreh fjalet me te mira per vendin tone,disa tipa si ky bashke me Ps po bejne te pamundur qe vendi jone te mos heci perpara. Ps e ka kuptuar qe populli nuk e do me e nga inati keta perdorin lloj menyrash duke angazhuar edhe disa te huaj te paguar nga Ps ne menyre qe te flasin kundra nesh,por nuk do ti shkoj mare,se populli do ti denoje me vote e do vazhdoje rrugen drejt BE.Bravo i qofte Jozefines eshte burrneshe.
    Jane po keta qe dikur thonin "vellezerit" jugosllave dhe "shoket" kosovare.Keta kane per borxh ti dalin avokat edhe Kadaifit qe i ka turit ti Torja vetem e vetem te kundershtojne e te pengojne qeverine ne punen e saj.

  12. #12
    Epo kur u be dhe surrati i rumuneve te te vene shkopa ne rrota e te bejne rracistin. Ncncncncnc... Dhe keta atdhedashesit e medhenje ketu nuk merren me surratin e Boshtinarut po gjithe vrerin e kane me Topallin. Ne nuk durojme dot njeri tjetrin. Ca pretendojme ne te na respektojne te tjeret. Filluan dhe rumunet tani me rracisem ndaj nesh. Hajde komedi hajde...

  13. #13
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Topalli: Shqipëria është në periudhën e saj më të mirë

    Topalli: Shqipëria është në periudhën e saj më të mirë
    Publikuar më 15.04.2011 | Bota Sot


    http://www.botasot.info/img/topalli15041146436346.jpg


    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori pjesë në Takimin e Përbashkët Parlamentar për Ballkanin Perëndimor që u organizua nën kujdesin e Presidentit të Parlamentit Evropian, Buzek dhe kryetarit të Parlamentit Hungarez, Lazlo Kover, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE, në Bruksel më 13-14 prill.
    "Ballkani Perëndimor, drejt një Evrope më të integruar" ishte tematika e këtij takimi të lartë parlamentar, ku ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso.
    Debatet e këtij takimi që mblodhi së bashku eurodeputetë dhe anëtarë të palamenteve kombëtare, u karakterizuan nga një konsensus i gjerë, për të mbështetur perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    Në fjalën e tij Kryeministri hungarez Orban theksoi se zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e presidencës hungareze të BE dhe, duke njohur përpjekjet e Shqipërisë, kjo Presidencë nxit që të fillojnë negociatat shpejt,me këtë vend.
    Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso u shpreh se, Evropa i sheh vendet e Ballkanit Perëndimor, si anëtarë të familjes evropiane të kombeve.
    Në kontributin e saj Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, u shpreh : “Unë vlerësoj jashtëzakonisht këtë takim të përbashkët Parlamentar, ndërmjet Parlamentit Evropian dhe parlamenteve kombëtare të Ballkanit Perëndimor me tematikë “Ballkani Perëndimor drejt një Evrope më të integruar”.
    Së pari dëshiroj të falënderoj Parlamentin Evropian, të gjitha grupet parlamentare dhe shumicën dërmuese të eurodeputetëve, që kanë votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, vitin e kaluar. Ka qenë absolutisht një vlerësim i ndershëm për progresin që, Shqipëria ka bërë këto vitet e fundit. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj shumë Parlamentin Evropian për të gjitha përpjekjet e tij, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit. Dhe në këtë kontekst, dua të falënderoj Presidentin Buzek për solidaritetin, kundrejt Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe Shqipërisë, në veçanti.
    Shqipëria, sikurse e dini, është vend anëtar i NATO-s gjë, që do të thotë se, Shqipëria ka bërë progres të madh, ka ndërmarrë reformat të jashtëzakonshme dhe ka realizuar trasformime spektakolare.
    Vetëm mendoni 20 vjet më parë, kur Shqipëria filloi procesin e integrimit dhe ku është sot. Në fakt, Shqipëria është vendi që ka bërë rrugën më të gjatë në kohën më të shkurtër. Për këtë dua të ndalem në disa tregues ekonomikë të saj. Në një kohë kur ka një krizë financiare dhe ekonomike, që ka përfshirë shumë vende, Shqipëria ka pasur vitin që shkoi një rritje ekonomike 4%, ndërsa tre muajt e fundit të po të këtij viti, rritja ekonomike ishte 5%; ka rritje të exporteve me 62%; ka borxhin 59%, duke e reduktuar me 2 % vitin e kaluar; ka një deficit buxhetor 3,5%, ndërsa inflacioni është nën kontroll. Mendoj se, Shqipëria është në periudhën e saj më të mirë.
    Po kemi patur probleme artificiale të krijuara nga dikush. Këto janë sfida të demokracisë. Historia jonë nuk ka qenë një histori fatlume, gjatë të cilës, ne kemi pësuar shumë. Por, ne jemi të vendosur të shkojmë përpara. Ne kemi nevojë për solidaritet, ne kemi nevojë që të tjerët të tregohen të ndershëm me shqiptarët. Shqiptarët kanë sfidat e tyre, por janë të vendosur dhe të angazhuar në rrugën e integrimit”.
    Në lidhje me akuzat e eurodeputetit Boshtinaru, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh:
    “Bie dakort me çfarë tha Boshtinaru se, kjo është e panevojshme. Ka një Boshtinaru që ka propozuar që shqiptarëve t’u mohohet pa shkak lëvizja e lirë dhe Shqipërisë t’i imponohet sërisht “Muri i Berlinit”; ka edhe 3.2 milionë shqiptarë, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli, që këto propozime të përbuzshme i konsiderojnë antishqiptare, raciste e të ulta dhe të motivuara nga interesa të ulta! E ritheksoj se të tilla propozime “ a la çaushesku” janë qartësisht të sponsorizuara nga qarqe antishqiptare! Ky është realiteti!!! Nëse prej realitetit fyhet ndokush, faji nuk është as i realitetit, as i 3.2 milionë shqiptarëve, e aq më pak i Jozefina Topallit !”.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  14. #14
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    BRAVO JOZI !!!


    I ka marre perpara te gjithe. Kete rumunin e ndyre e paska bere te dhjese gjak.


    BRAVO JOZI !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Josefinen e kom antipati edhe as ma ndjen per te. Njeri shume i ngushte ne gjitha aspektet.

    Por me ket deklerate kunder rumunit duhet me i heq kapelen.
    At merite qe i takon t'ja japim pamvarsisht preferencave tona personale.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Te lumte Jozefina.

  17. #17
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ma beni hallalll sikur te behem cike anti-kombetar? Po vetem 5 minuta jo me shume.

    E di si me duket ky "kryqezimi i Boshtinarit"? Si ajo plaka e keqe katunare qe i duket zotesi kur e mbyt me llafe nje njeri te qyteteruar dhe kur ai nuk flet po largohet i tmerruar kete e quan "triumf"!

    Mesa di une andej nga Evropi jane dy lloj njerezish qe bejne akuza per korrupsion:
    1. Ata qe kane prova.
    2. Legenet.

    Problemi eshte qe ketej nga anet tona politikanet jane te gjithe te kategoria poshte te pares. Dhe Jozi eshte mesuar me ato standarte nuk ka faj. Prandaj me torturon pyetja:

    A jam une qe i shoh gjerat seprapthi apo kjo zgardaballa jone ka lene koqen e namit?
    -

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Jozi for president. E meriton!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Ma beni hallalll sikur te behem cike anti-kombetar? Po vetem 5 minuta jo me shume.

    E di si me duket ky "kryqezimi i Boshtinarit"? Si ajo plaka e keqe katunare qe i duket zotesi kur e mbyt me llafe nje njeri te qyteteruar dhe kur ai nuk flet po largohet i tmerruar kete e quan "triumf"!

    Mesa di une andej nga Evropi jane dy lloj njerezish qe bejne akuza per korrupsion:
    1. Ata qe kane prova.
    2. Legenet.

    Problemi eshte qe ketej nga anet tona politikanet jane te gjithe te kategoria poshte te pares. Dhe Jozi eshte mesuar me ato standarte nuk ka faj. Prandaj me torturon pyetja:

    A jam une qe i shoh gjerat seprapthi apo kjo zgardaballa jone ka lene koqen e namit?
    Nuk na vjen mire qe ky rumuni qenka shprehur keq edhe pse ne fund te fundit ka thene realitetin Shqiptar, por bashkohem me mendimin tend.
    E keqja e Shqiptareve eshte se kujtojne se fitojne kur bejne gamgam pa fakte. Atehere ruaju kur tjetri hesht.
    Ketu ne Usa ka patur raste kur vene Shqiptaret e ulerasin , ngrene zerin per ndihma neper zyra dhe thone e bera per nje leke. Kur u vjen letra ne shtepi qe kane fituar nje m... te madh ngelen si te dhj... Nuk i merr njeri per baze fjalet. Duan fakte bota, por ne Shqiptaret mjaftohemi dhe me fjale te bukura boshe.
    Feelings change - memories don't.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Kur erdhi Bejkeri ne Tirane para 20 vjetesh nje nga porosit e para qe theksoi ishte, se Shqiperia duhet te mari pjese ne te gjitha mbledhjet e Organizmave Nderkombetare te mundeshme me perfaqesues te saj dhe ata duhet te jene aktiv ne diskutime dhe ti mbrojne vete te drejtat e Shqiperise dhe jo te kufizohen me deklarata shtypi ne Tirane neper gazeta e e radio qe si degjon njeri.



    E di si me duket ky "kryqezimi i Boshtinarit"? Si ajo plaka e keqe katunare qe i duket zotesi kur e mbyt me llafe nje njeri te qyteteruar dhe kur ai nuk flet po largohet i tmerruar kete e quan "triumf"!
    E shoh shume me vend deklaraten e Jozefines ne mbledhjen ne Bruksel ne prani te parlamentareve te gjithe vendeve pjesmarese aty, duke ja thene sy me sy Boshtinarut, qe indirekt i drejtohet dhe ndonje tjetri, dhe jo koridoreve dhe skutave te Brukselit apo Tiranes. Boshtinaru po te qe "zotni" replikonte me fakte ne vend dhe nuk kerkonte te laje "m*tin me sh*re" me letrat e hapura qe i drejton popullit shqiptar nepermjet fletushkes Shekulli, nje praktike qe komunistet e kishin shuume per zemer por qe i ka dale boja prej kohesh.


    Në kontributin e saj Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, u shpreh : “Unë vlerësoj jashtëzakonisht këtë takim të përbashkët Parlamentar, ndërmjet Parlamentit Evropian dhe parlamenteve kombëtare të Ballkanit Perëndimor me tematikë “Ballkani Perëndimor drejt një Evrope më të integruar”.
    Së pari dëshiroj të falënderoj Parlamentin Evropian, të gjitha grupet parlamentare dhe shumicën dërmuese të eurodeputetëve, që kanë votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, vitin e kaluar. Ka qenë absolutisht një vlerësim i ndershëm për progresin që, Shqipëria ka bërë këto vitet e fundit. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj shumë Parlamentin Evropian për të gjitha përpjekjet e tij, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit. Dhe në këtë kontekst, dua të falënderoj Presidentin Buzek për solidaritetin, kundrejt Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe Shqipërisë, në veçanti.
    Shqipëria, sikurse e dini, është vend anëtar i NATO-s gjë, që do të thotë se, Shqipëria ka bërë progres të madh, ka ndërmarrë reformat të jashtëzakonshme dhe ka realizuar trasformime spektakolare.
    Vetëm mendoni 20 vjet më parë, kur Shqipëria filloi procesin e integrimit dhe ku është sot. Në fakt, Shqipëria është vendi që ka bërë rrugën më të gjatë në kohën më të shkurtër. Për këtë dua të ndalem në disa tregues ekonomikë të saj. Në një kohë kur ka një krizë financiare dhe ekonomike, që ka përfshirë shumë vende, Shqipëria ka pasur vitin që shkoi një rritje ekonomike 4%, ndërsa tre muajt e fundit të po të këtij viti, rritja ekonomike ishte 5%; ka rritje të exporteve me 62%; ka borxhin 59%, duke e reduktuar me 2 % vitin e kaluar; ka një deficit buxhetor 3,5%, ndërsa inflacioni është nën kontroll. Mendoj se, Shqipëria është në periudhën e saj më të mirë.
    Po kemi patur probleme artificiale të krijuara nga dikush. Këto janë sfida të demokracisë. Historia jonë nuk ka qenë një histori fatlume, gjatë të cilës, ne kemi pësuar shumë. Por, ne jemi të vendosur të shkojmë përpara. Ne kemi nevojë për solidaritet, ne kemi nevojë që të tjerët të tregohen të ndershëm me shqiptarët. Shqiptarët kanë sfidat e tyre, por janë të vendosur dhe të angazhuar në rrugën e integrimit”.

    Në lidhje me akuzat e eurodeputetit Boshtinaru, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh:

    “Bie dakort me çfarë tha Boshtinaru se, kjo është e panevojshme. Ka një Boshtinaru që ka propozuar që shqiptarëve t’u mohohet pa shkak lëvizja e lirë dhe Shqipërisë t’i imponohet sërisht “Muri i Berlinit”; ka edhe 3.2 milionë shqiptarë, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli, që këto propozime të përbuzshme i konsiderojnë antishqiptare, raciste e të ulta dhe të motivuara nga interesa të ulta! E ritheksoj se të tilla propozime “ a la çaushesku” janë qartësisht të sponsorizuara nga qarqe antishqiptare! Ky është realiteti!!! Nëse prej realitetit fyhet ndokush, faji nuk është as i realitetit, as i 3.2 milionë shqiptarëve, e aq më pak i Jozefina Topallit !”.
    Une se paku mundohem ti shoh gjerat kurdohere per se mbari dhe ne fjalen e Jozit nuk shikoj gjekundi te perdoret fjala korupsion qe shekulloret e kane shume per zemer. Vetem njerezit ordinore prononcohet pro ose kundra per qendrime te ndryshme per para. Dipllomatet normalisht kete e bejne per arsye shume me te larta qe zakonisht synojne tek e arthmja. Ky per mua s'eshte qendrim vetem personal i atij rumuni, por vazhde e qendrimve antishqiptare te qeverive rumune.

    Nga ajo deklarate kurajoze veç te mires, s'ka asnje te keqe Shqiperia.


    __________________

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •