Galluçi: Thaçi, kyç për mbajtjen e shqiptarëve nën kontroll
Publikuar: E marte 5 Prill 2011, 11:13
http://www.kosova-sot.info/uploads/i.../49galuqi2.jpg
Bisedimet momentale midis Prishtinës dhe Beogradit mund të jenë rast për SHBA-në që të bëjnë një hap përpara nga politika, e cila është bërë e varur nga përkrahja e plotë për kryeministrin Hashim Thaçi, pavarësisht se ka akuza ndaj tij, ka vlerësuar diplomati amerikan Xherard Galluçi. Sipas tij, politika amerikane për Kosovën ka dy pjesë – ndihmë për Thaçin dhe akuza ndaj serbëve. Në një shkrim autorial të botuar në “Transconflict”, Galluçi shkruan se nuk është fshehtësi se Thaçi është kyç për mbajtjen e kontrollit mbi shqiptarët e Kosovës, transmetoi ‘Blic’. “Mbajtja e Thaçit si kryeministër të sigurt dhe bashkëpunues vetvetiu është bërë element i rëndësishëm i politikës amerikane”, shkruan ish-administratori i Kombeve të Bashkuara për Mitrovicë.
Kosova Sot
Krijoni Kontakt