Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë - Lutja e përditshme

    Prania e Hyjit

    Në heshtjen e qenies sime më intime,
    në fragmentet e unitetit tim të dëshiruar me afsh,
    a mund ta ndjej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?
    A mund të më kujtohet kur e kam ndjerë afërsinë e Hyjit;
    kur kemi ecur së bashku, duke i lejuar që të jem i përqafuar nga dashuria e Hyjit?


    Liria

    O Zot, më ke krijuar për të jetuar në liri.
    Shpirti Shenjt më udhëheqtë që lirisht të të ndjek.
    Mbille në zemrën time dëshirën që çdo ditë
    gjithnjë e më shumë të të njoh dhe të të dua.


    Vetëdija

    Ku, në ç`gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?
    Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,
    a jam i aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?
    Nëse i kam vërejtur këto lëmi,
    do të vendosi që në të ardhmen do të sigurojë për to hapësirë dhe kohë.


    Fjala
    Mk 12,28-34

    Një nga skribët që kishte dëgjuar rragatjen e tyre, duke parë se Jezusi u përgjigj mirë, iu afrua dhe e pyeti:
    “Cili urdhërim është i pari i të gjitha urdhërimeve?”
    Jezusi iu përgjigj:
    “I pari është: ‘Dëgjo, Izrael! Zoti Hyji ynë, është një Zot i vetëm. 30 Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde!’
    Urdhri i dytë është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’ Tjetër urdhër më të madh se këta nuk ka.”
    Skribi u përgjigj:
    “Mirë fort, Mësues! U përgjigje ashtu siç është e vërteta! Ai është i Vetmi, e pos tij s’ka tjetër. Të duash Atë me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë fuqi e të duash të afërmin tënd porsi vetveten, ’ vlen më shumë se të gjitha flitë e shkrumbimit e theroret.”
    Jezusi, duke parë se u përgjigj me urti, i tha:
    “Nuk je larg prej Mbretërisë së Hyjit.”
    Dhe askush s’pati më guxim të hyjë me të në rragatje.



    Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

    • Jezusi ka qenë i aftë të lëshohet në bisedë pa e vërë në pyetje dinjitetin e personit me të cilin fliste. Do të mendoj se çka do të mund të bëja për t`i ruajtur vlerat e Jezusit në botën rreth meje.

    • Fjalët: “Dëgjo, Izrael ...” Jezusi i ka pasur shumë të njohura në lutjen e tij, janë këto fjalët që i kishte mësuar në moshën e tij të hershme. Do të mund t`i mbaja mend dhe prej kohe në kohë t`iu kthehem atyre duke lutur Zotin që të më ndihmojë t`i përdori të gjitha fuqitë e mia – zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën – dhe t`i vendosi në shërbim të Zotit.


    Biseda


    I vetëdijshëm se ende jam në praninë e Hyjit,
    e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo është ulur afër meje,
    dhe i flas gjithçka kam në mendje, çfarë më thotë zemra,
    si shoku shokut.


    Përfundimi

    Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    2 prill 2011 – e shtunë,


    Prania e Hyjit

    Teksa jam duke qëndruar këtu, të rrahurat e zemrës sime, ritmi i të marrit frymë, lëvizjet e mendjes,
    të gjitha këto janë shenja se Hyji është duke më krijuar vazhdimisht.
    Do të ndalem një moment, dhe bëhem i vetëdijshëm për praninë e Hyjit në mua.

    Liria

    Lus për hirin e fesë,
    të besoj në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja
    vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,
    që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.


    Vetëdija

    E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?
    A jam ndoshta i lodhur, nën stres apo jashtë forme?
    Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
    a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?


    Fjala

    Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
    Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.
    Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj...


    Lk 18, 9-14

    U tregoi edhe këtë shëmbëlltyrë për disa që e mbanin veten të drejtë e i përbuznin tjerët:
    “Dy njerëz u ngjitën në Tempull për t’u lutur: njëri farise e tjetri tagrambledhës. 11 Fariseu, qiri në këmbë, lutej në vetvete kështu: ‘Të falënderoj, o Hyj, që nuk jam porsi njerëzit e tjerë: cuba, të padrejtë, kurorëshkelës, ose si ky tagrambledhës. Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën e krejt fitesës.’ Kurse tagrambledhësi zuri vend në fund, nuk i bëhej as sytë t’i ngrejë drejtë qiellit, por rrihte kraharorin e vet e thoshte: ‘O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin!’
    Unë po ju them: ky u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar e jo ai, sepse: kushdo krenohet, do të përvujtërohet ndërsa kush përvujtërohet, do të lartësohet.”



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

    • Hajt, bëhu i sinqertë. Me çka do të lëvdoheshe para Zotit? Ekzistojnë momente kur do t`i thoshim Zotit sa të mirë jemi apo sa të mira i kemi bërë. Prej së larti dimë t`i shikojmë të tjerët dhe ta komentojmë jetën e tyre morale dhe shpirtërore. Kjo është ajo njerëzorja (dhe pamja e fariseut në ne). Mirëpo, nuk është kjo krejt çka mund të themi për marrëdhënien tonë me Zotin.

    • Të shohim, para së gjithash, atë çfarë është e mirë në ne dhe të jemi mirënjohës sepse na është dhuruar; gjithçka kemi dhe jemi, është dhuratë e Zotit. Kurse lutjen ta përfundojmë me fjalët e tagrambledhësit: “O Zot, ki mëshirë për mua, mëkatarin”, sepse, me gjithë talentet dhe dhuntitë që mi ke dhënë, ekziston pjesa mëkatare e imja që ka nevojë për mëshirën tënde.


    Biseda

    Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.
    Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.
    Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës ndërsa më vështron.
    Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.
    Ia hapi zemrën time kur i flas për frikërat dhe dyshimet e mia.
    Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në kujdesin e tij,
    i vetëdijshëm se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.


    Përfundimi

    Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përdit

    3 prill 2011 – e diela IV e Kreshmëve,

    Prania e Hyjit

    Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.
    Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.
    Sot dëshiroj vetëm që të jem me ty.
    Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.


    Liria

    Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
    që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
    Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.


    Vetëdija


    Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
    I vërej këto lidhje dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
    Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
    Ndoshta për këtë arsye ndjehem i hidhëruar, i zemëruar, i zhgënjyer.
    Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.


    Fjala

    O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
    Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.
    Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.
    Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.


    Iv 9,1.6-9.13-17.34-38

    1 Duke kaluar rrugës pa një njeri të verbër, që kishte lindur i verbër. 2 Nxënësit e tij e pyetën:
    “Rabbi, kush mëkatoi, ky apo prindërit e tij që lindi i verbër?”
    3 “Nuk mëkatoi as ky as prindërit e tij u përgjigj Jezusi por ndodhi kështu që në të të dëftohen veprat e Hyjit.
    4 Derisa të jetë ditë
    na duhet t’i kryejmë veprat
    e Atij që më dërgoi
    Po vjen nata,
    kur askush s’mund të punojë.
    5 Derisa të jem në botë,
    jam drita e botës.”
    6 Si tha kështu, pështyu në dhe, bëri baltë me pështymë, ia leu sytë me baltë 7 dhe i tha: “Shko e lahu në banjën Siloam (që do të thotë; I dërguari)”. Ai shkoi, u la dhe, kur po kthehej, shihte.
    8 Fqinjët e tij dhe ata, që më parë e kishin parë duke lypur, thoshin:
    “Po a nuk është ky ai që rrinte e lypte?”
    9 “Ai është” thoshin disa.
    “Jo, por është një që i përngjan atij thoshin disa të tjerë. Ai vetë thoshte:
    “Unë jam”
    10 Atëherë i thanë:
    “Po si (atëherë) të erdhi drita e syve?”
    11 Ai u përgjigj:
    “Njeriu që quhet Jezus, përzjeu baltë, m’i leu sytë dhe më tha: ‘Shko në Siloam dhe lahu!’ Shkova, pra, u lava dhe pashë.”
    12 “Ku është ai?” i thanë.
    “Nuk di” u përgjigj.
    13 Atëherë e çuan atë, që përpara ishte i verbër, te farisenjtë. 14 Ajo ditë kishte qenë e shtunë, kur Jezusi përzjeu baltën dhe ia dha dritën e syve. 15 Edhe farisenjtë filluan prapë ta pyesin si e fitoi të pamit e syve. Ky u përgjigj:
    “Më vuri baltë në sy, unë u lava dhe, ja, tani shoh!”
    16 Atëherë disa prej farisenjve thanë:
    “Ky njeri nuk është prej Hyjit, sepse nuk e mban të shtunën!”
    Por disa të tjerë thoshin:
    “Një mëkatar si mund të bëjë këso shenjash?”
    Dhe u bë përçarje ndër ta.
    17 Pastaj e pyetën prapë të verbërin:
    “E ti, çfarë thua për atë njeri që ta dha të pamit e syve?”
    “Është profet” iu përgjigj.
    18 Judenjtë nuk besuan se kishte qenë vërtet i verbër dhe se iu shëruan sytë, derisa thirrën prindërit e atij që u shërua, 19 dhe i pyetën:
    “A është ky djali juaj, për të cilin pohoni se lindi i verbër? E si sheh tani?”
    20 Atëherë prindërit e tij u përgjigjën:
    “E dimë se ky është djali ynë dhe se lindi i verbër. 21
    Si sheh tani, nuk e dimë. As nuk dimë se kush ia shëroi sytë. Pyetni atë: është njeri i rritur, ai do t’ju tregojë për vete.”
    22 Prindërit e tij folën kështu, sepse i druanin judenjtë. E njëmend, judenjtë kishin marrë vendim të përjashtohet nga sinagoga ai që Jezusin do ta dëshmonte për Mesi. 23 Për këtë arsye u përgjigjën prindërit e tij: ‘I rritur është, pyetni atë!’
    24 Atëherë e thirrën për së dyti atë që kishte qenë i verbër dhe i thanë:
    “Jepi lavdi Hyjit! Ne e dimë se ai është njeri mëkatar!”
    25 “A është mëkatar u përgjigj s’e di; një gjë e di: kam qenë i verbër e tani shoh!”
    26 Atëherë ata i thanë:
    “Çka të bëri? Si t’i shëroi sytë?”
    27 “Tashti ju thashë u përgjigj e nuk më dëgjuat? Çka? Doni prapë të dëgjoni? A mos doni të bëheni edhe ju nxënësit e tij?”
    28 Atëherë ata filluan ta fyejnë e i thoshin:
    “Ti je nxënësi i tij! Ne jemi nxënësit e Moisiut! 29 Ne e dimë se Hyji ka folur me Moisiun e për këtë nuk dimë as prej nga është!”
    30 “Pikërisht kjo gjë është e çuditshme u përgjigj njeriu ju s’dini as prej nga është, e mua më dha dritën e syve! 31 E ne e dimë fort mirë se Hyji nuk i dëgjon mëkatarët, por dëgjon atë që e nderon Hyjin dhe e kryen vullnetin e tij! 32 Që prej amshimit s’është dëgjuar se ndokush ia ka dhënë të pamit e syve të verbërit që lindi i verbër! 33 Po të mos ishte ky njeri prej Hyjit, s’do të mund të bënte asgjë!”
    34 “Që kur linde, s’je tjetër veç mëkat iu përgjigjën e ti po na mëson!?”
    Dhe e hodhën përjashta.
    35 Jezusi e mori vesh se e kishin qitur jashtë. Kur e gjeti, i tha:
    “A beson ti në Birin e njeriut?”
    36 Ai iu përgjigj:
    “Po kush është ai, Zotëri, që të besoj në Të?”
    37 “E pe i tha Jezusi Është ai që po flet me ty!”
    38 Ai tha:
    “Besoj, o Zot!” dhe ra përmbys para tij.
    39 Jezusi i tha:
    “Erdha në këtë botë të bëj gjyq:
    që të shohin ata që janë të verbër
    e të verbohen ata që shohin!”
    40 Disa prej farisenjve që ishin me të i dëgjuan këto fjalë dhe thanë:
    “Vallë, a thua edhe ne jemi të verbër?”
    41 Jezusi u përgjigj:
    “Po të ishit të verbër,
    s’do të kishit mëkat.
    Porse ju thoni: ‘Shohim!’
    prandaj mëkati juaj mbetet.”


    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

    • Verbëria e njeriut u shërua por mbeti verbëria e atyre që nuk deshën të besojnë në Jezusin. Do të ndërgjegjësohem sesi prek me dorë shpesh herë nëpër terr, marr në thua dhe eci në mënyrë jo të sigurt deri sa mos të mbështetem në Jezusin që është drita e botës.

    • Pyetja fillestare për nxënësit ishte: “Kush është fajtor?”
    Këtë pyetje mund ta dalloj si pyetje që bëhet në publik sot, veçanërisht nëpër masmedia e ndoshta është bërë edhe pjesë e fjalorit tim. Jezusi na përkujton që nganjëherë nuk ka nevojë të fajësohet askush; madje na flet që edhe situata më e rëndë paraqet rastin për të qenë sa më afër Zotit.


    Biseda

    Ç`ndodh në mua kur lus?
    A jam i ngushëlluar, i shqetësuar, apo indiferent?
    E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje
    dhe ia paraqes të gjitha çfarë ndjej.


    Përfundimi

    Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    4 prill 2011 – e hënë,

    Prania e Hyjit

    O Zot, ti je këtu dhe gjithmonë më pret.
    Mos qofsha kurrë aq tepër i preokupuar në punë sa të mos mundja të gjeja kohë dhe të jem me ty.


    Liria

    S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i pasur me dashuri dhe jetë.
    Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha do të jenë të plotësuara.

    E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time
    t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të dashurisë me plot harmoni.


    Vetëdija

    Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i vetëdijshëm për praninë tënde.
    Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.
    Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente
    kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin ndaj meje.


    Fjala

    Gjn 4, 43-54
    43 Pas këtyre dy ditëve shkoi prej andej në Galile. 44 Në të vërtetë Jezusi kishte thënë se profeti nuk nderohet në vendin e vet. 45 Kur arriti në Galile, galileasit e pritën mirë, sepse kishin parë se çka kishte bërë në Jerusalem në kohë të festës. Sepse edhe ata kishin qenë për festë.
    46 Erdhi, pra, prapë në Kanë të Galilesë, ku e kishte shndërruar ujin në verë. Aty ishte një nëpunës i mbretit, i cili e kishte djalin të sëmurë në Kafarnaum. 47 Ky, kur mori vesh se Jezusi kishte ardhur prej Judesë në Galile, shkoi tek ai e iu lut të zbriste t’ia shëronte djalin që ishte në fill të vdekjes. 48 Jezusi i tha:
    “Po nuk patë shenja e mrekulli, ju nuk besoni.”
    49 Nëpunësi mbretëror iu përgjigj:
    “Zotëri, eja para se të më vdesë fëmija.”
    50 “Shko i tha Jezusi djali yt është shëndoshë!”
    Njeriu i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi. 51 Ndërsa ai po zbriste, shërbëtorët e tij i dolën para dhe i thanë: “Djali yt është shëndoshë e mirë!” 52 I pyeti për kohë kur filloi të bëjë më mirë. Ata i thanë:
    “Dje rreth orës shtatë e lëshuan ethet!”
    53 I ati e kuptoi se ajo ndodhi në atë orë, kur Jezusi i tha: “Djali yt është shëndoshë!” Dhe besoi ai e mbarë shtëpia e tij.
    54 Kjo ishte mrekullia e dytë që Jezusi bëri, kur u kthye prej Judesë në Galile.


    Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?


    Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimi Shenjt:


    • Duket që Jezusi i reziston njeriut që kishte ardhur për të kërkuar prej tij një shërbim duke provuar kështu qëndresën e tij.
    E pranoj që sinqeriteti i lutjes sime tregohet në qëndresë: nëse diçka përnjëmend e konsideroj të rëndësishme do t`ia paraqes Zotit, nëse është nevoja, dhe shumë herë.

    • Nëpunësi mbretëror e njihte procedurën oborrtare: ishte i aftë ta shprehte nevojën e tij dhe ta pranonte atë që këtë mund ta kryente.
    Do të lus për kthjelltësinë e mendjes që t`i njoh lutjet e mia dhe lus për përvujtërinë e nevojshme për të kërkuar ndihmë.

    • Sa jam i aftë t`i shpreh nevojat e mia atyre rreth meje dhe të lejoj që të më shërbejnë?


    Biseda

    Jezus, gjatë qëndrimi tënd në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.
    Më mëso që të kem mirëbesim fëmijëror në ty.
    Që të jetoj me vetëdije se kurrë nuk do të më lëshosh.


    Përfundimi

    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    5 prill 2011 – e martë,

    Prania e Hyjit

    “Qëndroj para derës dhe trokas”, thotë Zotëria.
    Çfarë privilegji i mrekullueshëm që Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjitha krijesave dëshiron të vijë tek unë!
    Me gjithë zemër e pranoj ardhjen e tij.


    Liria

    O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
    Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
    Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
    me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.


    Vetëdija

    Më ndihmo o Zot që të bëhem edhe më i vetëdijshëm për praninë tënde.
    Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.
    Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente
    kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin ndaj meje.


    Fjala

    E lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.
    Lexoj ngadalë
    dhe vërej fjalën apo shprehjen që më flet diçka.


    Gjn 5,1-3.5-16
    1 Pas disa kohësh ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jerusalem. 2 Në Jerusalem, te Dera e deleve, është një ndërtesë banje, që hebraisht quhet Betsata. Ajo ka pesë treme. 3 Nën to rrinin të shtrirë shumë të sëmurë të verbër, të çalë dhe të marrë gjymtyrësh. [4]
    5 Aty ishte një njeri që ishte i sëmurë prej tridhjetë e tetë vjet. 6 Jezusi, kur e pa ashtu të shtrirë e kur e mori vesh se është për një kohë të gjatë në atë gjendje, i tha:
    “A dëshiron të shërohesh?”
    7 “Zotëri iu përgjigj i sëmuri nuk kam njeri që, kur të tundet uji, të më shtjerë në banjë e, derisa unë ulem, një tjetër zbret para meje.”
    8 “Çohu i tha Jezusi merre shtrojën tënde dhe ec!”
    9 Ai njeri u shëndosh përnjëherë, mori shtrojën e vet dhe ecte.
    Ajo ditë ishte e shtunë. 10 Prandaj judenjtë i thoshin të shëruarit:
    “Është e shtunë! Nuk ke leje ta mbartësh shtratin tënd!”
    11 Ai iu përgjigj:
    “Ai që më shëroi, më tha: ‘Merre shtrojën tënde dhe ec!’“
    12 Ata e pyetën:
    “Kush është ai njeri që të tha: ‘Merre dhe ec?’“
    13 Por, i shëruari nuk e dinte kush është, sepse Jezusi u zhduk në popullin që gjendej aty.
    14 Më vonë Jezusi e gjeti në Tempull dhe i tha:
    “Ja, u shërove! Mos mëkato më, që të mos të të gjejë ndonjë e zezë më e madhe!”
    15 Ai njeri shkoi te judenjtë dhe u tha se Jezusi ishte ai që e shëroi. 16 Prandaj judenjtë zunë ta sulmojnë Jezusin, sepse bënte vepra të tilla ditën e shtunë.



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt
    • Jezusi e kishte të qartë që njeriu kishte qenë një kohë të gjatë pranë banjës – dukej sikur ishte shpërngulur aty dhe krejt i dinte.
    Kur më shikon Jezusi mua ai mund të vërej që e ndjej veten komod madje edhe brenda kufizimeve për të cilat ankohem. A kam guxim ta pyes Jezusin që të më shërojë?

    • Plot dhembshuri do të lus për të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të shërohen apo se nuk mund të shpëtojnë.


    Biseda

    A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus me Fjalën e Hyjit?
    A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më gërdit?

    Ndërsa e imagjinoj Jezusin se si është duke qëndruar apo ulur pranë meje,
    duke u mbështetur në besimin e tij, si shoku shokut, i flas për ndjenjat e mia.


    Përfundimi

    Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    6 prill 2011 – e Mërkure,

    Prania e Hyjit

    Disa minuta do të ndalem e mendoj për praninë e fshehur të Hyjit në sende: në elemente duke u dhënë që ato të ekzistojnë;
    në bimë duke u dhuruar jetën; në kafshë duke u dhënë që të ndjejnë;
    dhe më në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto edhe më shumë,
    më bën tempull, vendbanim të Shpirtit të Shenjtë.


    Liria

    Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:
    më mësonte. (Shën Injaci)
    Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
    dhe do të lus për hirin që t`i vërej
    dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.


    Vetëdija

    Si jam duke u sjellë ndaj Hyjit? Ndaj të tjerëve?
    A ekziston diçka për ç`gjë duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të them: faleminderit.
    Ekziston diçka për të cilën gjë do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.


    Fjala

    Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,
    dhe do të ndalem në fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.


    Gjn 5, 17-30
    17 Jezusi u përgjigj:
    “Im Atë vepron gjithmonë e edhe unë veproj.”
    18 Për këtë arsye judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vritnin Jezusin, pse, jo vetëm se e prishte të shtunën, por edhe Hyjin e quante Atë të vetin, duke e barazuar veten me Hyjin.
    19 Atëherë Jezusi u tha:
    “Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
    Biri s’mund të bëjë asgjë prej vetvetes,
    përveç çka sheh se bën Ati;
    çka bën ai,
    po atë gjë bën edhe Biri.
    20 Sepse Ati e do Birin
    dhe i zbulon gjithçka bën ai.
    Do t’i zbulojë edhe vepra më të mëdha se këto
    që të mbeteni të habitur.
    21 Dhe, sikurse Ati i ngjall të vdekurit
    e i bën të jetojnë,
    ashtu edhe Biri
    i bën të jetojnë ata që do.
    22 Ati në të vërtetë nuk gjykon askënd,
    pse krejt gjykimin ia la në dorë Birit,
    23 që të gjithë të nderojnë Birin
    siç e nderojnë Atin.
    Kush nuk e nderon Birin,
    nuk e nderon as Atin që e dërgoi.
    24 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
    kush e dëgjon fjalën time
    dhe beson në atë që më dërgoi,
    ka jetën e pasosur
    dhe ai nuk del në gjyq,
    por tashmë kaloi prej vdekjes në jetë.
    25 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
    po vjen koha tani është
    kur të vdekurit do ta dëgjojnë zërin e Birit
    të Hyjit
    dhe ata që ta dëgjojnë, do të jetojnë.
    26 Dhe, sikurse Ati e ka jetën në vetvete,
    po ashtu i dha zotësinë edhe Birit ta ketë jetën
    në vetvete.
    27 Atij ia dha edhe pushtetin të gjykojë,
    sepse është Biri i njeriut.
    28 E mos u çuditni:
    po vjen koha,
    kur të gjithë ata që pushojnë në varre
    do ta dëgjojnë zërin e tij
    29 dhe do të dalin:
    ata që bënë mirë
    do të ngjallen për të jetuar,
    ata që bënë keq,
    do të ngjallen për t’u dënuar.”
    30 “Unë asgjë s’mund të bëj prej vetvetes;
    si dëgjoj, ashtu gjykoj,
    dhe gjykimi im është i drejtë,
    sepse nuk kërkoj vullnetin tim,
    por vullnetin e atij që më dërgoi.



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?


    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt


    • Raporti i Jezusit me Zotin ka qenë kërcënim për të gjithë ata që Zotin e shikonin ndryshe. Jezusi fliste për Zotin si për Atin që na do dhe ndaj të cilit kishte shumë besim. Do të mendoj për raportet ndërnjerëzore që më kanë ndihmuar për ta kuptuar çfarë ka menduar Jezusi. Do të pushoj në praninë e Zotit që më do pa masë.

    • Uniteti i Jezusit me Atin ka qenë i tillë që vepra e njërit ka qenë vepër edhe e tjetrit. Jezusi më beson mjaftueshëm sa që më thërret në të njëjtin unitet. Më përkujton që çkado që të bëj, të bëj së bashku me të dhe çka u bëj të tjerëve ia bëj edhe atij.


    Biseda

    Cilat ndjenja zgjohen në mua
    kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?
    E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje
    dhe ia hapi zemrën time.


    Përfundimi

    Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    7 prill 2011 – e enjte,

    Prania e Hyjit

    Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
    Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
    të çdo molekule dhe atomi, i gjitha gjërave që ekzistojnë, që janë:
    Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.


    Liria

    O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
    Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
    Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
    me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.


    Vetëdija


    Në praninë e Krijuesit që më do,
    me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
    ngritjet në maja e rëniet në funde si dhe në rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
    A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?


    Fjala

    Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.
    Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.


    Gjn 5, 31-47
    31 Nëse unë vetë i bëj dëshmi vetvetes,
    dëshmia ime nuk është e vërtetë.
    32 Është Një tjetër që bën dëshmi për mua
    dhe unë e di:
    dëshmia të cilën ai e bën për mua,
    është e vërtetë.
    33 Ju dërguat disa njerëz te Gjoni
    dhe Gjoni e dëshmoi të vërtetën.
    34 Unë nuk kam nevojë për dëshmi të njeriut,
    por ua përmend këtë që ju të shëlboheni.
    35 Gjoni ishte dritëz që digjej e ndriçonte,
    por juve ju pëlqeu të kënaqeni në atë dritë vetëm për një çast.
    36 Por unë e kam një dëshmi
    më të madhe se atë të Gjonit:
    veprat që Ati m’i besoi për t’i kryer;
    pikërisht këto që unë kryej,
    dëshmojnë për mua
    se më dërgoi Ati.
    37 Edhe Ai që më dërgoi Ati,
    vetë Ai dëshmoi për mua!
    Ju kurrë s’e dëgjuat zërin e tij,
    kurrë s’e patë fytyrën e tij;
    38 as fjala e tij nuk banon në ju,
    sepse nuk i besoni atij,
    që ai e dërgoi.
    39 Ju i shqyrtoni Shkrimet
    sepse mendoni me anë të tyre të keni jetën e pasosur;
    edhe ato, pra, dëshmojnë për mua,
    40 e ju, prapë se prapë nuk doni të vini tek unë,
    që ta keni jetën.
    41 Nuk kërkoj lavdi prej njerëzve,
    42 po ju njoha deri në palcë:
    nuk e keni në vetvete dashurinë e Hyjit.
    43 Unë erdha në Emër të Atit tim
    e ju nuk më pranoni;
    po erdhi ndonjë tjetër në emër të vet,
    atë do ta pranoni!
    44 Po si mund të besoni ju,
    ju që kërkoni lavdi prej njëri tjetrit,
    e nuk e kërkoni lavdinë që vjen prej Një Hyji të vetëm?
    45 Mos t’ju shkojë në mend se do t’ju padis tek Ati!
    Paditësi juaj është Moisiu,
    në të cilin shpresoni.
    46 Për të vërtetë, po t’i besonit Moisiut,
    do të më besonit edhe mua,
    sepse ai për mua shkroi.
    47 Por, nëse nuk u besoni Shkrimeve të tij,
    si do t’u besoni fjalëve të mia?”



    Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

    Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimi të Shenjtë:

    • Kishat tona mbështeten në strukturë, në teologji, liturgji dhe organizim njerëzor. Jezusi gjithë këtë e vendos në një perspektivë të gjerë duke na përkujtuar nevojën tonë që të vijmë tek ai dhe të kërkojmë jetën – kur e bëjmë këtë atëherë edhe strukturat tona do ta fitojnë kuptimin e mirëfilltë.

    • Jezusi nuk i ka dhënë tepër rëndësi duartrokitjes njerëzore. A mos jam duke kërkuar tepër aprovimin e të tjerëve duke harruar ku qëndrojnë vlerat e vërteta?


    Biseda

    Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.
    Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.

    Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës kur më vështron.
    Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.

    Ia çeli zemrën kur i flas për frikën dhe dyshimet e mia.
    Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në përkujdesjen e tij, i vetëdijshëm se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.


    Përfundimi

    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    8 prill 2011 – e premte,


    Prania e Hyjit

    Gjatë kohës ndërsa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i të marrit frymë, lëvizjet e mendjes,
    të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht..
    Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.


    Liria

    Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.
    Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i lirë nga lakmia dhe egoizmi.
    Ma përkujto se gjërat më të mira në jetë janë falë – gratis.
    Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.


    Vetëdija

    E di që Zoti më do pa kushte.
    Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.
    A ekziston diçka për çka duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të falënderohem.
    Diçka për çka ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.


    Fjala


    Gjn 7,1-2.10.25-30
    1 Pastaj Jezusi vazhdoi të përshkojë Galilenë.
    Nuk donte të shkojë në Jude, sepse judenjtë e kërkonin për ta vrarë. 2 Ishte afruar festa e judenjve, ajo e Tëbanave.

    10 Pasi shkuan vëllezërit e tij në festë, shkoi edhe ai, jo ballafaqe, por si fshehtazi.
    25 Atëherë disa jerusalemas thanë:
    “Po a nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin? 26 Dhe ja, ky po flet ballafaqe dhe askush s’po i thotë gjë! A thua mos pranuan edhe krerët se është Mesia? 27 Por këtë e dimë se prej nga është e, kur të vijë Krishti, askush s’do ta dijë se nga është.”
    28 Atëherë Jezusi, që po mësonte në Tempull, foli me zë të lartë:
    “Po, ju më njihni
    dhe e dini se nga jam!
    E pra, unë nuk erdha prej vetvetes:
    por është Një i Vërtetë që më dërgoi,
    të cilin ju s’e njihni.
    29 Unë e njoh Atë,
    sepse jam prej tij
    dhe Ai më dërgoi.”
    30 Që atëherë kërkonin ta zënë, por askush s’vuri dorë mbi të, sepse ende nuk kish ardhur koha e tij.



    Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?


    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

    • Argumentet për Jezusin silleshin prej atyre që pohonin se nuk dinë asgjë për të e deri te ata që pohonin se dinë gjithçka për të. Duket që edhe sot është ashtu: ekzistojnë “ekspertët” në të dyja anët. Kreshmët më thërrasin që mos të racionalizoj tepër, por ta pranoj Jezusin në zemrën time. Kjo është një lloj dijenie që Jezusi e çmon.

    • Nuk është me rëndësi se sa di për tjetrin sepse gjithmonë ka aq shumë gjëra të fshehura që vetëm Zoti i di. Do të lus për një respektim të thellë të atyre rreth meje veçanërisht për ata për të cilët mendoj se i njoh mirë.


    Biseda

    Më udhëheqtë Shpirti yt i shenjtë
    në marrëdhëniet e mia ndaj njerëzve të tjerë.
    Bëj që me kujdes ta përdori dhuratën e të folurit.


    Përfundimi

    Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    9 prill 2011 – e shtunë,

    Prania e Hyjit

    O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.
    Më rretho me dashurinë tënde.
    Zemra ime le të bashkohet me tënden.


    Liria


    Vdekja jote në kryq më ka liruar.
    Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.
    Mëshira jote nuk njeh kufi.


    Vetëdija

    Si po e ndjej veten përnjëmend? I pa brengosur? I turbulluar?
    Ndoshta jam i qetë, i lumtur pse ekzistoj.
    Por ndoshta i frustruar, i brengosur dhe i zemëruar.
    E pranoj atë çfarë ndjej përnjëmend.
    Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam përnjëmend.


    Fjala


    Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
    Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çka dëshiron të më thotë.


    Gjn 7, 40-53
    40 Disa prej popullit, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshin:
    “Ky është me të vërtetë Profeti!”
    41 Të tjerë thoshin:
    “Ky është Mesia!”
    Prapë disa të tjerë thoshin:
    “Vallë, a prej Galilesë do të dalë Mesia? 42 Po a nuk thotë Shkrimi i shenjtë se Mesia vjen nga pasardhësit e Davidit, mu nga Betlehemi, prej vendit nga ishte Davidi?”
    43 Kështu u bë përçarje në popull për shkak të tij.
    44 Disa deshën edhe ta kapin, por prapë askush s’vuri dorë në të.

    45 U kthyen, pra, rojtarët te kryepriftërinjtë e te farisenjtë dhe këta u thanë:
    “Pse nuk e sollët?”
    46 Rojtarët u përgjigjën:
    “Askurrë askush s’ka folur si ky njeri!”
    47 Atëherë farisenjtë u përgjigjën:
    “Po a mos u mashtruat edhe ju? 48 Pse, a është ndokush prej anëtarëve të Këshillit apo prej farisenjve që besoi në të? 49 Por veç, kjo vegjëli që s’e njeh Ligjin qoftë mallkuar!”
    50 U tha njëri prej tyre, Nikodemi ai që më parë pati qenë te Jezusi:
    51 “Ligji ynë a thua dënon ndokënd para se ta marrë në pyetje, para se ta dijë se çka bën?”
    52 Ata iu përgjigjën:
    “A mos je edhe ti prej Galileje? Hulumto e do të shohësh se prej Galileje nuk ngritet profet!”
    53 Dhe se cili shkoi në shtëpinë e vet.



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

    • Paragjykimi për Jezusin është i madh për shkak të qytetit të tij të lindjes Nazaretit. Ky paragjykim bazohet në mosdije. Nuk pranonin të besojnë në të se është Krishti (Shpëtimtari) për arsye pse nuk është nga Betlehemi, e po të kishin kërkuar pak më mirë...

    • Mjaft paragjykime bazohen në mosdije apo në gjysmë të vërteta. Paragjykimi rritet atje ku nuk pranojmë ta dëgjojmë tjetrin. Lutja na hap zemrën kur në të i përfshijmë ata të cilët më së shumti i kundërshtojmë.

    • Paraqitja dikë Zotit të kryqëzuar, përfshije në lutjen tënde dhe do të shohësh që qëndrimet dhe sjelljet e tua ndaj atij personi ngadalë do të ndryshojnë. Dashuria ndaj Hyjit, e dhuruar dhe e pranuar, i zbut paragjykimet nga më të mëdhatë.


    Biseda


    O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.
    Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.
    I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.
    Po lëshohem në duart e tua.


    Përfundimi

    Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    10 prill 2011 – e diela V e Kreshmëve,

    Hyji nuk është trup i huaj në jetën time!


    Prania e Hyjit
    Ajo që është pranë meje është diçka që do të më formojë dhe udhëheq.
    Mendohem për praninë e Zotit: në mua, ai është gjithmonë këtu, gjithmonë me dashuri, në mesin e shumë ndikimeve që më rrethojnë dhe prekin.
    Ndalem dhe lus që Zoti të më formojë dhe udhëheq, tani në këtë moment.


    Liria


    Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.
    Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,
    duke më nxitur butësisht për të bërë atë gjë që është e mirë.
    Lus për hirin shenjtërues që t`i lejoj Shpirtit që të më mbushë me plotësi.


    Vetëdija

    Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie, raporte,
    në lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.

    I lejoj vetes t`i ndjej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpërmjet tyre.

    Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë këputur:
    për këtë arsye ndoshta ndjehem i hidhëruar, i zemëruar, i zhgënjyer.
    Lus për dhuratën të mund të pranoj dhe të fal.


    Fjala

    O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
    Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.
    Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.
    Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

    Gjn 11, 1-45
    Asohere ishte i sëmurë një farë Lazri nga Betania, prej fshatit të Marisë e të motrës së saj, Martës. 2 Maria ishte ajo, që e pati lyer Zotërinë me erëra të mira dhe ia pati fshirë këmbët me flokët e saj. Pra, vëllai i saj, Lazri, ishte i sëmurë. 3 Prandaj motrat i çuan fjalë:
    “Zotëri, ai që ti e do është i sëmurë.”

    Jezusi, kur dëgjoi, tha:
    “Kjo sëmundje nuk është për vdekje, por për lavdi të Hyjit, që të nderohet në saje të saj i Biri i Hyjit.”
    Jezusi e kishte fort për zemër Martën, motrën e saj dhe Lazrin. 6 Megjithatë, kur mori vesh për sëmundjen e tij, u ndal edhe dy ditë në atë vend ku ndodhi. 7 Veç atëherë u tha nxënësve:
    “Ejani të shkojmë prapë në Jude.”

    Nxënësit i thanë:
    “Mësues! Tani judenjtë deshën të të vrasin me gurë e ti përsëri do të kthehesh atje?”

    Jezusi iu përgjigj:
    “Vallë, a nuk i ka dita dymbëdhjetë orë? Kush ecën ditën, nuk merr në thua, spese e sheh dritën e kësaj bote.
    Kush ecën natën, merr në thua, sepse nuk ka dritë në të.”
    U tha kështu, pastaj shtoi:
    “Lazri, dashamiri ynë fle, por po shkoj ta zgjoj.”
    Atëherë, nxënësit e tij i thanë:
    “Zotëri, nëse fle, do të shërohet!”
    Jezusi u foli për vdekjen e tij, kurse ata menduan se e kishte për gjumë të rëndomtë. 14 Atëherë Jezusi u tha haptas:
    “Lazri ka vdekur! Jam i kënaqur pse s’ndodha atje, pikërisht për ju që të besoni! Por, ejani të shkojmë tek ai!”
    Atëherë Toma, i quajtur Binjak, u tha bashkënxënësve: “Të shkojmë edhe ne të vdesim bashkë me të!”

    Kur, pra, Jezusi arriti, mori vesh se ai ishte varrosur para katër ditësh. Betania ishte afër Jerusalemit diku rreth pesëmbëdhjetë stadje. Shumë judenj kishin ardhur te Marta e Maria për t’i ngushëlluar për vëllain e tyre.
    Kur Marta mori vesh se po vinte Jezusi, i doli para, kurse Maria ndenji në shtëpi. 21 Atëherë Marta i tha Jezusit:
    “Zotëri, të kishe qenë ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur. 22 (Por) edhe tani e di se çkado që të lypësh prej Hyjit, Hyji do të ta japë.”
    “Do të ngjallet vëllai yt!” i tha Jezusi.
    “E di se do të ngjallet iu përgjigj Marta në ringjallje Ditën e fundit.”
    Jezusi iu përgjigj: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë.
    Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë. A e beson ti këtë?”
    Marta iu përgjigj:
    “Po, Zotëri! Unë besoj se ti je Mesia, Biri i Hyjit ai që duhej të vijë në botë!”

    Si tha kështu, shkoi dhe thirri Marinë, motrën e vet dhe i tha lehtë: “Mësuesi është këtu dhe të thërret.” Kjo, posa dëgjoi, u çua me vrap e shkoi tek ai. Jezusi ende nuk kishte hyrë në fshat, por deri atëherë qëndroi atje, ku e kishte ndeshur Marta. Tashti judenjtë që ishin me Marinë në shtëpinë e saj dhe po e ngushëllonin, kur panë se si u çua me të shpejtë dhe doli përjashta, shkuan pas saj të bindur se po shkonte te varri për të qarë.
    Maria, kur arriti atje, ku ishte Jezusi e, kur e pa, ra përmbys para tij dhe i tha:
    “Zotëri, të kishe qenë ti këtu, im vëlla s’do të kishte vdekur!”
    Jezusi, kur pa duke qarë atë dhe se po qanin edhe judenjtë, që po e përcillnin, u trand në shpirt, u turbullua dhe pyeti:
    “Ku e keni vënë?”
    “Zotëri, eja e shih!” iu përgjigjën.
    E Jezusit i ngufi vaji. 36 Atëherë judenjtë thanë: “Shih, sa e ka dashur!” 37 Disa prej tyre thanë: “A thua ky, që i dha dritën e syve të verbërit, nuk mundi të bëjë që ky të mos vdiste?”
    Pastaj Jezusi, përsëri i tronditur, arriti te varri. Ishte shpellë e grykën ia kishin zënë me një gur.

    Jezusi tha:
    “Hiqeni gurin!”
    Marta, motra e të ndjerit, i tha:
    “Zotëri, tashmë ka marrë erë! Ka tashmë katër ditë që ka vdekur!”
    “A nuk të thashë iu përgjigj Jezusi nëse do të besosh, do ta shohësh lavdinë e Hyjit?”
    E hoqën, pra, gurin.
    Jezusi i çoi sytë kah qielli dhe tha:
    “O Atë, të falënderoj që ma dëgjove lutjen.
    Unë e dija se gjithmonë më dëgjon,
    por thashë kështu për shkak të popullit që më rrethon:
    që të besojnë se Ti më dërgove.”
    Si foli kështu, thirri me zë të lartë: “Lazër, dil jashtë!” 44 Dhe, ai që pati vdekur, doli jashtë i lidhur duarsh e këmbësh me rripa pëlhure. Fytyrën e kishte të mbështjellë me rizë. Jezusi u tha: “Zgjidheni dhe lëreni të ecë!” Atëherë shumë judenj që kishin ardhur te Maria, kur panë çka bëri Jezusi, besuan në të.



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

    • Shprehitë e këqija dhe ngurrimet e mia shpesh herë më pengojnë dhe lidhin: konkludimet dhe gjykime të përshpejtuara duken si një shkëmb i rëndë që më ndrydh. Jezusi gjitha këto nuk i pranon si diçka përfundimtare por dëshiron të jem i lirë, duke më thirrur në dritë dhe jetë. Do të lus prej Zotit faljen për shkak se lehtë e kam lëshuar lirinë time, do të nxitoj tek Jezusi dhe ta pranoj dorën e tij të shtrirë.

    • Gjoni përkujton të qenët njeri të Jezusit sepse ka treguar dhembshuri ndaj pikëllimit të Martës. Plot dhembshuri do të lus për të gjithë ata që janë të mërzitur dhe do të mendoj çka do të mund të bëja për ta.

    • Lutja kurrë nuk është një ushtrim i izoluar, madje edhe nëse lusim vetëm. Ajo na bashkon me trupin e Krishtit, me Krishtin e ringjallur nga të vdekurit, me Jezusin e pranishëm ndër të gjithë njerëzit. Lutja ndikon në jetët e të tjerëve; në këtë kuptim lutja është edhe politike (politikos – i gjithëmbarshëm, për të mirën e përbashkët), ndikon në mënyrën sesi jetojmë së bashku, lutja kërkon prej nesh që të jemi të liruar nga ngushtësia dhe izolimi dhe të jetojmë të lirë sikurse Lazri. Vetëdija se edhe të tjerët lusin nëpërmjet “Momentit të shenjtë” mund ta ndihmojë edhe jetën time të lutjes.


    Biseda


    Cilat ndjenja zgjohen në mua
    kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?
    E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje
    dhe ia hapi zemrën.


    Përfundimi


    Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-04-2011 më 15:40
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    11 prill 2011 – e Hëna e madhe,

    Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri..!

    pergaditi; pater Shtjefen Doda

    Prania e Hyjit
    Ndalem një moment, i vetëdijshëm se Hyji është këtu.
    Mendoj se si gjithçka rreth meje,
    ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,
    rrezaton me praninë e Hyjit.


    Liria

    O Zot, ma jep hirin që të jem i lirë nga ekseset dhe teprimi.
    Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.
    Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.


    Vetëdija

    Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,
    Mund t`i lejoj vetes që të jem i sinqertë në atë çfarë jam.
    Si kaloi dita? Si po e ndjej veten në këtë moment?
    Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.


    Fjala


    Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,
    dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

    Gjn 8, 1-11
    1 Jezusi shkoi në Malin e Ullinjve. 2 Në mëngjes erdhi prapë në Tempull. Mbarë populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i mësonte. 3 Atëherë skribët e farisenjtë i sollën para një grua të zënë në kurorëshkelje. E vunë në mes 4 dhe i thanë:
    “Mësues, kjo grua u zu ndërsa po bënte mëkatin e kurorëshkeljes. 5 Në Ligj Moisiu na urdhëroi që të tillat të vriten me gurë. Po ti çka thua?”
    6 Folën kështu për ta vënë në provë që të kishin për çka ta padisnin.
    Jezusi u përkul e filloi të shkruajë me gisht në dhe. 7 E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
    8 Përsëri u përkul e vazhdoi të shkruajë me gisht në dhe. 9 Ata, kur e dëgjuan përgjigjen, nisën një nga një të largohen duke filluar prej më të vjetërve. Jezusi mbeti vetëm dhe gruaja që po qëndronte në këmbë në mes. 10 Jezusi iu drejtua dhe i tha:
    “Grua, ku janë ata? Askush nuk të dënoi?”
    11 “Askush, Zotëri!” iu përgjigj ajo.
    “As unë nuk po të dënoj i tha Jezusi Shko, por tani e tutje mos mëkato më!”


    Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

    Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

    • Kur i vështrojmë farisenjtë dhe sjelljen e tyre edhe ne mund të bëhemi kritikë, të gjykojmë dhe të ngrihemi përmbi të tjerët. “Mos shiko nga jashtë,” thotë Jezusi, “shiko në brendësinë tënde.” Do të shikoj në zemrën time dhe do të bëhem i vetëdijshëm se edhe unë kam nevojë për falje.

    • Fjalët e Jezusit: „Unë nuk të gjykoj“, njëherë të shqiptuara, vlejnë për të gjitha kohërat. Në lutje shpesh herë ndjehemi të gjykuar për shkak të së kaluarës sonë apo diçkaje prej së cilës na vjen turp. Kemi turp që kemi qenë të këqij apo që njerëzit i kemi shfrytëzuar për arritjen e qëllimeve tona personale. Më së miri më atë rast është që të vish para Zotërisë, me mëkate dhe turp, dhe të lejosh që fjalët e mëshirës: “Unë nuk po të gjykoj” ta mbushin zemrën tonë dhe ta pastrojnë mëkatin dhe fajin.


    Biseda


    Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.
    Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
    Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.


    Përfundimi


    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-04-2011 më 11:53
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    12 prill 2011 – e martë,

    "nëse nuk besoni se UNË JAM do të vdisni në mëkatet tuaja.”

    pergaditi; pater Shtjefen Doda


    Prania e Hyjit
    Ia përkujtoj vetes se gjatë kohës së qëndrimit tim këtu ulur, këtu dhe tani, Hyji më vështron me dashamirësi dhe dashuri
    duke lejuar që të ekzistoj.
    Do të ndalem një moment dhe do të mendoj për këtë.


    Liria


    Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte
    se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,
    dhe kurrë nuk do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,
    i cili me gjeninë e tij depërton gjithçka mund të bëhet prej këtij trungu (Shën Injaci)
    Lus për hirin që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.


    Vetëdija


    E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?
    A jam ndoshta i lodhur, nën stres apo jashtë forme?
    Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
    a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?


    Fjala

    E lexoj pasazhin e Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.
    Lexoj ngadalë
    dhe vërej fjalën apo shprehjen që më flet diçka.

    Gjn 8, 21-30
    Jezusi u tha përsëri: “Unë po shkoj e ju do të më kërkoni dhe do të vdisni në mëkatin tuaj.
    Ku unë shkoj, ju s’mund të vini.”

    Atëherë judenjtë thanë:
    “A mos mendon të vrasë veten pasi thotë: ‘Ku unë shkoj ju s’mund të vini?’“

    E Jezusi u tha:
    “Ju jeni prej këtu poshtë kurse unë jam prej së Larti. Ju jeni prej kësaj bote
    kurse unë nuk jam prej kësaj bote. Prandaj edhe ju thashë:
    ‘Do të vdisni në mëkatet tuaja!’

    Për të vërtetë nëse nuk besoni se UNË JAM do të vdisni në mëkatet tuaja.”

    Atëherë ata i thanë:
    “Kush je ti?”
    “Po përse u përgjigj Jezusi t’ju tregoj prapë prej fillimit?

    Shumë gjëra kam për të thënë për ju e të gjykoj; porse Ai, që më dërgoi, është i vërtetë dhe çka dëgjova prej Tij atë i them botës.”
    Ata nuk e morën vesh se u foli për Atin.

    Atëherë Jezusi u tha:
    “Kur ta ngritni Birin e njeriut, atëherë do ta merrni vesh se UNË JAM dhe se prej vetvetes nuk bëj asgjë,
    por flas ashtu si më mësoi Ati.
    Ai që më dërgoi, është me mua e nuk më la vetëm, sepse unë gjithmonë bëj çka i pëlqen Atij.”
    Në këto fjalë të tij, shumë besuan në Të.



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt
    • Dëgjuesit e Jezusit kanë qenë të kapur në logjikën vetjake – dëgjonin në mënyrë sipërfaqësore dhe nuk kanë arritur ta kuptojnë domethënien më të thellë të fjalëve të Jezusit. Jezusi më thërret që të jem afër tij, që të mund ta kuptoj se çka është përnjëmend e rëndësishme. Në padurimin vetjak mund të marr ndonjë libër, ndonjë frymëzim apo t`i bie ndonjë rruge të shkurtër, ndërsa Jezusi është me mua: ai më shpie në të vërtetën dhe njohjen e tij, të vetvetes dhe njerëzve, prej meje kërkon vetëm që t`ia jap dashurinë dhe kohën time.

    • Sa i njoh njerëzit që i dua? Me siguri nuk i njoh më shumë dhe më mirë duke lexuar për ta, me këshillim apo duke u fiksuar për të mbajtur në mend. Raporti i shoqishoqëm zhvillohet me kalimin e kohës, në bashkëndarjen e mendimeve dhe dëshirave, duke dëgjuar, pranuar tjetrin me dashuri. Kreshmët janë thirrje në një raport më të thellë në mes meje dhe Jezusit.


    Biseda


    E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit Shenjt që pikërisht e kam lexuar.
    Çka më ka nxitur më së shumti në meditim?
    Ndoshta nëpërmjet atij rreshti të teksti në sipërfaqen e vetëdijes sime
    ngadalë më dalin në kujtesë fjalët e shokut, apo ndonjë tregim që e kam dëgjuar kohëve të fundit.
    Nëse është ashtu, a e ndriçon tregimi atë çka teksti i Shkrimit Shenjt dëshiron të më thotë?


    Përfundimi

    Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-04-2011 më 11:55
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    13 prill 2011 – e Mërkure,

    Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje...!

    pergaditi; pater Shtjefen Doda



    Prania e Hyjit
    Jezus i dashur, po vij sot tek ti dhe kam nevojë për afërsinë tënde.
    Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.
    Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.


    Liria
    S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i pasur me dashuri dhe jetë.
    Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet të jenë të plotësuara.
    E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të dashurisë me plot harmoni.



    Vetëdija

    Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i vetëdijshëm dhe mirënjohës për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.
    Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.


    Fjala

    Gjn 8, 31-42
    Pastaj Jezusi u tha atyre judenjve që besuan në të:
    “Nëse do ta mbani fjalën time, vërtet do të jeni nxënësit e mi; do ta njihni të vërtetën
    dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë.”

    Ata iu përgjigjën:
    “Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe askurrë askujt nuk i qemë robër. Si po thua ti: ‘Do të bëheni të lirë?’“

    Jezusi u përgjigj:
    “Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: kushdo bën mëkat është skllav (i mëkatit). Skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi, ndërsa djali rri përgjithmonë në shtëpi.
    Nëse, pra, biri do t’ju çlirojë, me të vërtetë do të jeni të lirë. E di se jeni pasardhës të Abrahamit,
    e megjithatë kërkoni të më vritni, sepse fjala nuk gjen vend në ju. Unë flas çka pashë tek Ati
    e ju bëni çka dëgjuat prej atit [tuaj].”

    Ata iu përgjigjën:
    “Ati ynë është Abrahami.”

    Jezusi u tha:
    “Po të ishit bijtë e Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit! Dhe, ja, kërkoni të më vritni mua,
    që ju fola të vërtetën, që e dëgjova prej Hyjit.
    Një gjë të tillë Abrahami s’e bëri kurrë. Ju bëni veprat e babait tuaj.”

    [Atëherë] i thanë:
    “Ne s’kemi lindur nga fëlligështia kemi vetëm një baba Hyjin”

    Jezusi iu përgjigj:
    “Po ta kishit Hyjin Atë, do të më donit edhe mua, sepse unë prej Hyjit dola dhe erdha; nuk erdha prej vetvetes, por Ai më dërgoi.



    Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?


    Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

    • Jezusi dëshiron të më shpie te e vërteta për të qenë i lirë. Nëse vërtet dëshiroj të jem i lirë duhet ta pranoj të vërtetën. Këtu nuk ka asgjë tmerruese apo druajtje se do të gjykohem e fajësohem, bëhet fjalë që Jezusi më njeh dhe më do plotësisht.

    • Gjoni ungjilltar njerëzve që e dëgjonin Jezusin dëshiron t`u porosit se janë të ndjeshëm, mbajnë inat, të nxituar për të mbrojtur bindjet dhe drejtësitë personale. Përgjigja e Jezusit ua bën me dije se e kanë harruar dashurinë dhe raportin normal njerëzor ndaj tjetrit.


    Biseda

    O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.
    Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.
    Faleminderit që më do.



    Përfundimi

    Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim ashtu tash
    E përgjithmonë e jetës. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-04-2011 më 11:45
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

    14 prill 2011 – e enjte,

    Jezusi më thërret në kthim!

    pergaditi; pater Shtjefen Doda

    Prania e Hyjit
    Tashti të gjitha mendimet po i drejtoj kah ti, o Zot. Po i lë anash të gjitha brengat dhe preokupimet e mia dhe kërkoj pushim dhe këndellje në afërsinë tënde.


    Liria
    Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
    që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
    Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.


    Vetëdija
    Si jam duke u sjellë ndaj Hyjit? Ndaj të tjerëve?
    A ekziston diçka për çka duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të them: faleminderit.
    Ekziston diçka për çka do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

    Fjala
    Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.
    Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

    Gjn 8, 51-59
    Përnjëmend, përnjëmend po ju them: ai që e zbaton fjalën time,
    askurrë s’do ta shohë vdekjen” [Atëherë] judenjtë i thanë:
    “Tani po shohim qartë se je i djallosur. Abrahami vdiq e vdiqën edhe profetët, e ti thua: Ai që zbaton fjalën time, askurrë s’do ta shohë vdekjen.’ A mos je ti më i madh se Ati ynë Abrahami, i cili vdiq? Po edhe profetët vdiqën. Kush kujton se je?”
    Jezusi u përgjigj:
    “Nëse unë e lavdëroj vetveten, lavdi im është asgjë; ka kush më lavdëron im Atë,
    për të cilin ju thoni: ‘është Hyji ynë’, por ju nuk e njohët, përkundrazi unë e njoh.
    Po t’ju thoja se nuk e njoh, do të isha gënjeshtar si ju.
    Por unë e njoh dhe e mbaj fjalën e tij.
    Abrahami, ati juaj, galdoi në shpirt nga dëshira për ta parë Ditën time.
    E pa dhe u gëzua.”
    Atëherë judenjtë i thanë:
    “Ende nuk je as pesëdhjetë vjeç dhe e pe Abrahamin!”

    Jezusi u përgjigj:
    “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM!”
    Atëherë kapën gurë për ta gjuajtur, por Jezusi u fsheh dhe doli prej Tempullit.


    Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

    Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimi Shenjt:

    • Fjalët e njerëzve që i duam i ruajmë në zemrat tona sikurse edhe fotografitë e tyre në vende të posaçme. Ose, kur e shikojmë kasetën apo DVD-ën, përkujtimet dhe dashuria ndaj tyre na rigjallërohen. Njëjtë është edhe me fjalën e Hyjit: e rigjallëron shpirtin dhe bindjet tona për atë se çka është ajo më e mira në botë. Zemra na kërcen kur i dëgjojmë apo lexojmë fjalët apo ngjarjet më të dashura për ne mbi Jezusin në Bibël.

    • Kreshmët më ndihmojnë për të përmirësuar sinqeritetin dhe dashamirësinë time, për të ripërtërirë marrëdhënien time ndaj Zotit. Jezusi më thërret në kthim, që t`i lë anash paramendimet apo mendimet e mia me të cilat jam mësuar, me të cilat jam lidhur.

    • Jezusi më premton jetë nëse do ta ruaj fjalën e tij. Çfarë porosie sot më sjell fjala e tij?

    Biseda
    Si e kam përjetuar Fjalën e Zotit? A më ka lënë të ftohtë?
    A më ka ngushëlluar apo nxitur të veprojë më ndryshe?
    E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje,
    i drejtohem dhe ia paraqes krejt çka ndjej në vete.

    Përfundimi
    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •