Nga Express mė 12 prill 2011 nė ora 14:41
(E plotėsuar) Lėvizja “Vetėvendosje”, nėpėrmes njė komunikate pėr shtyp ka reaguar pas njoftimeve se njė pjesė e Qeverisė sė Kosovės gjendet nė njė udhėtim zyrtar katėrditor nė qendrėn e skijimit Bansko nė Bullgari, pėr tė hartuar planin e shpėtimit ekonomik tė Kosovės.

Sipas “Vetėvenndosjes”, njoftimi pėr udhėtimin nė Bullgari dėshmon se Qeveria nė krye me Hashim Thaēin ėshtė zgjedhur nė Kuvendin e Kosovės pa program qeveritar dhe nė mungesė tė qartė tė njė agjende ekonomike. “Pėr mė shumė, kjo tregon se edhe nė mandatin e kaluar qeveria nuk e ka pasur tė qartė programin e zhvillimit ekonomik (pėr ta vazhduar nė kėtė mandat)”.

“Funksionimi ad hoc i pėrditshėm, ku vendimet merren nė bazė tė rrjedhave ditore e jo nė bazė tė njė plani strategjik, e kanė sjellė Kosovėn para kolapsit ekonomik. Kjo po ashtu do tė thotė se vendimet kapitale, si privatizimi i PTK-sė, ndėrtimi i autostradės, buxheti pėr vitin 2011, si dhe vendimet e tjera kapitale janė sjellė pa plan dhe agjendė ekonomike”, thekson “Vetėvendosje”, nė komunikatėn shpėrndarė medieve.

“Vendimi qė plani tė hartohet nė njė qendėr skijimi nė Bullgari gjithashtu tregon se ndėrtesat e shumta qeveritare nė Prishtinė nuk i mjaftojnė qeverisė sė Kosovės pėr tė hartuar planin ekonomik pėr shpėtimin e vendit. Kjo jep pėrshtypjen se ndėrtesat dhe zyrat qeveritare nuk qenkan hapėsira punuese dhe ka nevojė qė tė udhėtohet jashtė kėtyre ndėrtesave pėr tė punuar”.

Pėr mė shumė, vendimi qė paratė publike tė shpenzohen nė njė qendėr skijimi nė Bullgari e jo nė Kosovė nė qendrat e shumta tė pushimit, tregon nė njė rrafsh tjetėr interesimin e qeverisė sė Kosovės pėr tė ndihmuar ekonominė vendore, thekson “Vetėvendosje”. “Ashtu sikurse edhe nė mandatin e kaluar, si duket mė shumė punėtori e konferenca tė qeverisė sė Kosovės do tė mbahen jashtė vendit e jo nė Kosovė”.

Lajmi pėr hartimin e planit tė shpėtimit ekonomik tė Kosovės, sikur u tha n ė bashkėpunim me ndėrkombėtarėt, sipas “Vetėvendosjes”, u plasua pėr t’i dhėnė edhe njėherė qytetarėve shpresė se kjo konjukturė politike mund t’i zgjidhė problemet e mėdha ekonomike, duke anashkaluar faktin se ata vetė janė shkaktarė tė gjendjes sė rėndė ekonomike. Por kjo lėvizje konsideron se “ata qė nuk kanė mundur tė bėjnė asgjė pėr ekonominė e Kosovės pėr 30 muaj, vėshtirė se mund t’i zgjidhin problemet pėr katėr ditė skijimi”.

“Pėr mė keq, ata vetėm sa po vazhdojnė ta dėmtojnė edhe mė tej ekonominė, gjithmonė duke e bėrė zhvillimin dhe reformėn edhe mė tė vėshtirė. Kjo ėshtė vetėm edhe njė pėrpjekje shterpė, pėr t’iu hedhur hi syve tė qytetarėve tė Kosovės. Kėsaj radhe, fatura iu shkon qytetarėve, nga qendra e skijimit nė Bansko”, pėrfundon reagimi i “Vetėvendosjes”.

Edhe Dell me ministrat nė Bullgari

Ambasadori amerikan nė Kosovė, Christopher Dell, do t’iu bashkohet tė martėn gjashtė ministrave tė Qeverisė sė Kosovės, tė cilėt po qėndrojnė nė Bullgari ku janė duke hartuar planin e Qeverisė pėr zhvillim ekonomik tė vendit, raporton RTK.

Ndėrkaq bėhet e ditur se tė mėrkurėn, kėtij grupi do tu bashkohet edhe kryeministri, Hashim Thaēi.

Gjashtė ministra tė Qeverisė sė Kosovės po qėndrojnė nė Bullgari ku janė duke hartuar planin e Qeverisė pėr zhvillim ekonomik tė vendit.

Me ndihmėn e Komisionit Evropian, Bankės Botėrore dhe USAID-it, atje do tė vendosen pikat kryesore tė Planit tė Punės sė Qeverisė.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,51553