Close
Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 531 prej 531
  1. #521
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Femrat nuk duhet tė jene si " Hėna " qė gjithkush e sheh tė zbuluar, por ato duhet tė jenė sikur " Dielli " i cili bėn qė shikimet tė ulen para se ta shikojnė atė
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #522
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Sjellje histerike e nje ferexheje te arrestuar .

    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. #523
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Edhe pasi u vu ligji nuk zene mend keto ? Po kthehuni ne vendet tuaj o njerez kur nuk vini asgje tjeter permbi besimin apo kulturen tuaj. Nuk i plasi Frances t'ju mbaj me pahir se vetem pengese ju ka ne cdo drejtim.
    Feelings change - memories don't.

  4. #524
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Rrobat ne garderobe per te dale lakuriq rrugeve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #525
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Duhet te kesh probleme me kuptimin e fjales shqipe "lakuriq", ti djalosh!!
    Jarigas

  6. #526
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Bravo Franca

  7. #527
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Nuk e perkrah dhunen por myslimanet duhet ta respektojne vendin ku jetojne dhe ligjet e atij vendi. Ne te kunderten do te ndodhin probleme qe askush nuk i ka qejf qe te ndodhin.

  8. #528
    Gregory Isaacs Maska e metinsk
    Anėtarėsuar
    21-06-2010
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    91
    Paradoks i madh.Nderhyn n't'drejtat personale t'nji njeriut.Ani demokraci n'franc, kur hiq.
    Qielli im

  9. #529
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga metinsk Lexo Postimin
    Paradoks i madh.Nderhyn n't'drejtat personale t'nji njeriut.Ani demokraci n'franc, kur hiq.
    A kan te drejte sipas teje me hy ne nje banke 6 veta me maska?! A do te ishte e drejte e tyre te vishen si t'ua doje zemra? Duhet me dite kend e ki perpara, a po vjen mumja a po vjen ninxha a kush. Franca nuk e ka ndalu shamine po burken.

  10. #530
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Pas ligjit per shamite qendron frika
    nga Ezani Nalte mė 2010-06-07 nė orėn 6:11.MD
    Alain Badiou

    Pėr filozofin Alain Badiou, «ligji shamior nuk shpreh veēse njė gjė : frikėn e Perėndimorėve nė pėrgjithėsi dhe atė tė francezve nė veēanti ». Pėrse?: «Sepse ata janė fajtorė, por hiqen tė pafajshėm».


    Artikulli ėshtė botuar nė Le Monde, mė 22 Shkurt 2004




    1. Njė ditė prej ditėsh, disa republikane e republikanė tė mirė argumentuan se u dashka njė ligj pėr ndalimin e gjithė shamive mbi flokėt e vajzave. Fillimisht nė shkolla, mė pas diku tjetėr, mundėsisht gjithkund. Thashė gjė, njė ligj? Njė ligj! Presidenti i republikės ish njė politikan sa i limituar aq dhe i pashqitshėm. I zgjedhur totalitarisht prej 82% e votuesėve, ndėr ta edhe gjithė socialistėt, njerėz midis tė cilėve rekrutoheshin edhe republikane(ė)t e mirė nė fjalė, u pėrkul me nderim: njė ligj, po, njė Ligj kundėr atyre pak mijė vajzave tė reja qė e vėnė tė lartpėrmendurėn shami pėrmbi flokėt e tyre. Qeroset, zgjebėset! Edhe myslimane, pale! Dhe kėshtu, edhe njė herė nga fillimi, nė vazhdėn e kapitullimit tė Sedan-it, tė Pétain-it, tė luftės sė Algjerisė, tė shtirjeve tė Mitterrand-it, tė ligjeve perfide kundėr puntorėve pa letra, Franca shastisi botėn. Pas tragjedive, farsa.

    2. Po, Franca gjeti mė nė fund njė problem tė denjė pėr pėrmasat e saj: shaminė nė kokėn e ca vajzave. Tashmė mund tė themi se, dekadenca e kėtij vendi ėshtė ndalur. Dyndja myslimane, diagnostikuar prej kohėsh nga Le Pen-i, konfirmuar sot nga intelektualė tė padyshimtė, ka gjetur kujt t’i flasė. Beteja e Poitiers-sė nuk ish veēse njė gotė birrė mes shokėsh, Charles Martel-i, njė figurant me thikė gome. Chirac-u, socialistėt, feministėt dhe intelektualėt e Iluminizmit tė kapur prej islamophobisė do ta fitojnė betejėn e shamisė. Nga Poitiers tek shamia, rezultati ėshtė i mirė, progesi i konsiderueshėm.

    3. Kauza e madhe lyp tė tjerė argumentė. Pėr shembull: shamia lipset tė ndalohet sepse shenjon pushtetin e meshkujve (babai, vėllai i madh) nė kėto gra e vajza. Pėrjashtohen atėherė tė gjitha ato qė kėmbėngulin ta mbajnė. Pėrfundimi: kėto gra e vajza shtypen. Aherė, duhen ndėshkuar. Pak a shumė sikur tė thoshim: “Kjo grua ėshtė pėrdhunuar, ta burgosim”. Shamia ėshtė aq e rėndėsishme sa meriton njė logjikė me aksioma tė rinovuara.

    4. Ose, nė tė kundėrt: janė ato qė duan ta mbajnė lirisht tė mallkuarėn shami, rebelet, lojėcaket! Aherė, do tė ndėshkohen. Njė minutė: nuk qenka shenjė shtypjeje nga meshkujt? Babai, vėllai i madh nuk kanė tė bėjnė fare me kėtė? Pėr cilėn arsye duhet ndaluar, aherė, kjo shami? Sepse ėshtė shenjė e pėrtejdukshme fetare. Kėto lojėcake e shfaqin « dukshėm » besimin e tyre. Me njė kėmbė tė rini!

    5. Ose ėshtė babai e vėllai i madh dhe shamia duhet shkulur sipas perspektivės feministe. Ose ėshtė besimi i vajzės dhe shamia duhet shkulur sipas perspektivės “laike”. Shami tė mirė s’ka. Kokė zbathur! Kudo! Gjithė bota le tė dalė, thoshim qėmoti - edhe jo myslimanėt e thoshin – “kokė zbuluar”.

    6. Mbani vesh mirė se, babai e vėllai i madh i vajzės me shami nuk janė thjesht figurantė familialė. Shpesh e nėnkupotjmė, herė e deklarojmė: babai ėshtė njė copė puntor, njė i qyqar “i ardhur nga fshati” taze, futur tė punojė nė zinxhir nė uzinat e Renault-sė. Arkaik. Por budalla. Vėllai i madh, spaēator bari. Modern. Por i korruptuar. Periferi tė frikshme. Klasa tė rrezikshme.

    7. Feja myslimane vjen e i shtohet peshės sė feve tė tjera, dhe mė e keqja: nė kėtė vend, ėshtė edhe fe fukarenjsh.

    8. Pėrfyryrojmė drejtorin e njė liceu, shoqėruar nga njė skuadėr inspektorėsh tė armatosur me centimetra, gėrshėrė, libra jurisprudence: nisen tė verifikojnė nė dyert e shkollės nėse shamitė, kipat e kapelet e tjera janė “tė dallueshme”. Kjo shamia e madhe sa njė pullė poste lidhur nė topuz? Kjo kipa si njė monedhė dy euroshe? E dyshimtė, shumė e dyshimtė. E vogla mundet fare mirė tė jetė pjesa e dukshme e sė madhes. Por, ēfarė shoh? Kujdes! Njė kapele tė lartė! Aime! Mallarmé, kur u pyet pėr kapelet e larta, e tha: “Kushdo qė e mban njė tė tillė nuk mundet dot ta heqė. Bota do tė soste, jo kapelja.” Dukshmėri e pėrjetėshme.

    9. Laiciteti. Parim inoksidabėl! Liceu para tre apo katėr dekadash: ndalohej pėrzierja e gjinive nė klasa, pantallonat tė parekomandueshme pėr vajzat, katekizėm, priftėrinj. Komunioni solemn, me djemtė me fashė tė bardhė nė krah e me ēupėrlinat nėn vello tyli. Vello tė vėrtetė, jo shami. Edhe doni tė ma shisni si kriminale kėtė shami? Pikėrisht kėtė shenjė distace, trazimi, kapėrthimi tė sė kėtushmes? U dashkan pėrjashtuar kėto zonjusha qė ndėrlidhin kaq ėmbėl tė djeshmen dhe tė sotmen? Hajde tani, lėreni tė grijė makinėn e mishit kapitaliste. Cilatdo qofshin vatjet e ardhjet, pendesat, prurjet e largėta punėtore, ajo do tė dijė t’i zėvendėsojė zotėt e vdekur tė feve me Molokun e dhjamur tė mallrave.

    10. A nuk ėshtė ndėrkaq feja e vėrtetė masive ajo e tregtise? Krahas sė cilės myslimanėt e bindur duken si minoritet asketik? Nuk ėshtė shenjė e dukshme e kėsaj feje degraduese fakti qė mund tė lexojmė mbi pantallona, atlete, tee-shirt: Nike, Chevignon, Lacoste,... Nuk ėshtė mė meskine tė shkosh nė shkollė si njė grua sanduiē trustesh se sa si njė besimtare nė Zot? Pėr t’i qėlluar nė zemėr shėnjestrės, pėr t’i parė gjėrat tamam, e dimė ē’na lipset: njė ligj kundėr markave. Futju punės, Chirac. Tė ndalojmė pa u trembur shenjat e dukshme tė Kapitalit.

    11. Ndriēomėni. Racionaliteti republikan dhe feminist i pjesės qė shfaqim prej trupit dhe pjesės qė nuk shfaqim, nė vende tė ndryshme dhe epoka tė ndryshme, cili ėshtė? Nuk di qė nė ditėt tona, dhe jo vetėm nė shkolla, tė tregohen thithat e gjoksit apo ballukja pubike, as veglat. Duhet vallė tė nxehem qė kėto pjesė i “fshihen vėshtrimit”? Duhen dyshuar vallė bashkėshortėt, dashnorėt, vėllezėrit e mėdhenj? Vetėm pak kohė mė parė nė fshtatrat tona, nė Siēilinė e ditėve tė sotme e gjetiu, vejushat mbajnė shami tė zeza, ēorape tė errėta, maramanė. S’ėshtė e nevojshme tė jesh e veja e ndonjė terroristi islamik pėr kėtė.

    12. I habitshėm tėrbimi qė i rezervojnė kaq shumė zonja feministe vajzave me shami, deri aty sa t’i luten tė gjorit president Chirac, sovietikut me 82%, t’i dėnojė nė emėr tė Ligjit, ndėrkohė qė trupi i prostituar femėror gjendet kudo, pornografia mė poshtėruese shitet universalisht, kėshillat pėr ekspozimin seksi tė trupit mbushin bujarisht hapėsirat e faqeve tė revistave pėr adoleshentė.

    13. Shpjegimi i vetėm: vajza lipset tė tregojė ē’ka pėr tė shitur. Duhet tė ekspozojė mallin. Duhet tė bėjė tė ditur se, tashmė qarkullimi i grave i bindet modelit tė pėrgjithėsuar, jo shkėmbimit tė kufizuar. Kush pyet pėr baballarėt e vėllezėrit mjekroshė! Rroftė tregu planetar! Modeli, ėshtė top modeli.

    14. Besonim se ish mirėkuptuar qė e drejta e paprekshme e gruas ėshtė qė ajo tė zhvishet vetėm pėrpara syve tė atij (ose asaj) qė ajo zgjedh. Por, jo. Ėshtė detyrė ta sugjerosh zhveshjen nė ēdo ēast. Kushdo qė e mban mbyllur mallin pėr treg nuk ėshtė tregtar besnik.

    15. Mbrojmė kėtė, ēka ėshtė bash e habitshme: ligji pėr shaminė ėshtė njė ligj i pastėr kapitalist. E urdhėron feminitetin tė ekspozohet. Me fjalė tė tjera, qarkullimi sipas paradigmės tregtare tė trupit femėror, ėshtė i detyrueshėm. Ai ndalon nė thelb - dhe pėr adoleshentėt, zonėn e ndjeshme tė gjithė universit subjektiv – ēdo rezervė.

    16. Gati kudo thuhet se “mbulesa” ėshtė simboli i patolerueshėm i kontrollit tė seksualitetit femėror. Pse vėrtet imagjinoni se, nuk kontrollohet ditėve tė sotme nė shoqėritė tona, seksualiteti femėror? Ky naivitet do e kish bėrė Foucault-nė tė qeshė. Kurrė nuk ėshtė treguar kaq imtėsisht kujdes pėr seksualitetin femėror, gjithė ato kėshilla tė dijshme, gjithė ato diskriminime higjenike midis pėrdorimit tė mirė e tė keq tė Kėnaqėsisė, kthyer nė njė detyrim tė frikshėm. Ekspozimi universal i pjesėve tė supozuara eksituese, njė detyrė e ngurtėsuar mė tepėr se e urdhėruar e moralit tė Kantit.

    Sakaq, midis slloganit “Shijoni, gra!” tė fletushkave tona dhe detyrimit “Mos shijoni!” tė stėrgjysheve tona, Lacan-i vendosi kaherė isomorfinė. Kontrolli tregtar ėshtė mė i qėndrueshėm, mė i sigurt, mė masiv se ē’mund tė ketė qenė ndonjėherė kontrolli patriarkal. Qarkullimi i pėrgjithėsuar prostitucionist ėshtė mė i shpejtė dhe mė i sigurt se mbylljet vėshtirėsuese familjare, mundja e tė cilave, midis komedisė greke dhe Molierit, ka shkrepur tė qeshura pėr shekuj tė tėrė.

    17. Mami dhe kurva. Vende tė caktuara bėjnė ligje reaksionare pėr mamin e kundėr kurvės, tė tjera, ligje progresiste pėr kurvėn e kundėr mamit. E megjithatė, altenativės i ndalohet tė flasė.

    18. Jo detyrimisht me “as kjo, as ajo”, qė vazhdon tė pėrtėrihet nė terrenin neutral (nė qendėr, si Franēois Bayrou?) tė cilin pretendon se e kundėrshton. “As nėnė as kurvė” ngjall pak trishtim. Si “as kurvė as e nėnshtruar”, lėvizje ndėrkaq absurde: pėrgjithėsisht, “kurva” nuk ėshtė e nėnshtruar, e ēfarė se? Kaherė i quanim tė respektueshmet. Publikisht tė nėnshtruara, me njė fjalė. Sa pėr “tė nėnshtruarat”, ndoshta janė vetėm kurva private.

    19. Po aty kthehemi: armiku i mendimit sot, ėshtė prona, tregtia, gjėrat si shpirtrat, jo besimi. Tė themi mė mirė se, ėshtė besimi (politik) ai qė mungon mė shumė. “Rritja e integrizmės” nuk ėshtė veēse pasqyra nė tė cilėn Perėndimorėt e ngopur shohin me tmerr efektet e rrėnimit tė ndėrgjegjeve, rrėnim tė cilin vetė e drejtojnė. Dhe veēanėrisht shkatėrrimin e mendimit politik, tė cilin ngado pėrpiqen ta organizojnė, herė nėn petkun e demokracisė sė pakuptimtė, herė me furnizime parashutistėsh humanitarė. Nė kėto kushte, laiciteti, i cili pretendohet t’i shėrbejė dijeve, nuk ėshtė veēse njė rregull shkollor pėr respektin ndaj konkurrencės, stėrvitje pėr normat “perėndimore” dhe armiqėsi ndaj ēdo bindje. Shkolla e konsumatorit kuller, e tregėtisė sė lehtė, e pronarit tė lirė dhe votuesit tė zhgėnjyer.

    20. Kurrė nuk do tė kalojmė mjaftueshėm nė ekstazė me trajektoren e kėtij feminizmi unikal qė, nisur pėr tė liruar gratė, sot predenton se kjo “liri” ėshtė aq tė detyrueshme sa tė kėrkojė pėrjashtimin e vajzave (dhe asnjė djali!) pėr shkak tė paraqitjes nė veshje.

    21. Gjithė zhargoni i shoqėrisė rreth “komuniteteve” dhe pėrleshjes sa metafizike aq dhe tė ekzaltuar midis “Republikės” dhe “komunitarismave”, ėshtė krejtėsisht i kotė. T’i lėmė njerėzit tė rrojnė si tė duan, ku tė munden, tė hanė atė qė hanė zakonisht, tė mbajnė turbanė, fustane, mbulesa, minifunde, kastanjeta, tė pėrkulen gjithė ditėn para zotave tė lodhur, tė fotografojnė njėri-tjetrin nė pėrkulje e sipėr apo tė flasin me zhargone piktoreske. Kėto lloj “diferencash” nuk bartin mė tė voglin mesazh universal, as e pengojnė mendimin, as e mbrojnė atė. Nuk ka asnjė arsye atėherė, as pėr t’i respektuar, as pėr t’i sharė. “Tjetri” – sikurse dhe thonė pas Levinas-it amatorėt e teologjisė diskrete dhe moralit portativ – tė jetojė pak ndryshe, ja njė konstatim pa firo.

    22. Sa pėr faktin se kafshėt njerėzore grupohen sipas prejardhjes, ėshtė njė rrjedhojė natyrore dhe e paevitueshme e kushteve shpesh tė kėqija tė mbėrritjes. Vetėm kushėriri mundet, ose bashkėfshatari, tė mirėpresė, do s’do, nė strehėn e periferisė Saint Ouen Lėmosha. Kinezėt tė shkojnė atje ku ka ndėrkaq kinezė, lipset tė jesh i trashė pėr tė formalizuar mė tej.

    23. I vetėmi problem me kėto “diferenca kulturore” e kėto “komunitete” nuk ėshtė sigurisht ekzistenca e tyre sociale, e habitatit, punės, familjes apo shkollės. Ėshtė se emrat e tyre janė tė pavlefshėm atėherė kur bėhet fjalė pėr ēėshtje tė vėrteta, qofshin ato tė artit, shkencės, dashurisė dhe, mbi tė gjitha, tė politikės. Qė jeta ime prej kafshe njerėzore tė mbruhet me veēanti, ky ėshtė rregulli i gjėrave. Qė kategoritė e kėsaj veēantie tė pretendohen universale, duke u marrė seriozisht me Subjektin, kjo ėshtė rregullisht shkatėrrimtare. E rėndėsishme ėshtė ndarja e predikatėve. Mund tė merrem me matematikė i veshur me pantallona tė verdha kalėrimi dhe mund tė militoj pėr njė politikė nėnprodukt tė “demokracisė” elektorale me flokė me Rasta. As teorema s’ėshtė e verdhė (apo jo e verdhė), as fjala qė na mbledh s’ka gėrshet. E aq mė pak mungesė gėrshetash.

    24. Kur thonė se shkolla kėrcėnohet shumė prej njė veēantie aq tė parėndėsishme sa shamia e disa vajzave, ndillen dyshime se nuk bėhet fjalė kurrė pėr tė vėrtetėn. Por pėr opinione, tė ulta dhe konservatore. Nuk i dėgjuam vallė politikanėt dhe intelektualėt tė pohojnė se, para sė gjithash shkollėn e kemi pėr tė “pėrgatitur ndėrgjegje qytetare”? I errėt program. Nė ditėt dona, “qytetari” ėshtė shijues i hidhėruar, i kapur pas njė sistemi politik nė tė cilin ēdo ngjashmėri me tė vėrtetėn ėshtė e pėrjashtuar.

    25. Nuk janė vallė tė shqetėsuar, si lart ashtu dhe poshtė, qė shumė vajza me orgjinė algjeriane, marokene e tuniziane, me topuzin shtrėnguar fort, hijerėnda nė fytyrė, punėtore tė shfrenuara, po thurin, bashkė me ca kinezė jo pak tė sulmuar nė universin familiar, krerėt e frikshėm tė klasės? Nė ditėt tona, lipsen sakrifica tė numėrta. Mundet qė Ligji i sovjetikut Chirac tė sjellė pėrjashtimin e dhunshėm tė disa nxėnėseve tė shkėlqyera.

    26. “Shijoni pa fre”, ky gomarllėk i ‘68, nuk arriti kurrė tė vėrė nė funksion me regjim tė lartė motorrin e dijeve. Njė dozė e caktuar asketizmi vullnetar, arsyen e thellė e njohim prej Freud-it, nuk ėshtė i huaj pėr fqinjėt e mėsimdhėnies apo tė paktėn ndonjė fragment i ashpėr pėr tė vėrtetat efektive. Kėshtu qė, njė shami, tek e fundit, mund tė hyjė nė punė. Atje ku ndėrkaq patriotizmi, alkool ky i fortė pėr nxėnie, shfaqet krejtėsisht difektoz, ēdo idealizėm, edhe i paketuari pėr import, ėshtė i mirėpritur. Tė paktėn pėr ata qė mendojnė se shkolla nuk ėshtė bėrė pėr tė “pėrgatitur” qytetarė-konsumatorė.

    27. Nė tė vėrtetė, Ligji shamior shpreh veēse njė gjė: frikėn. Nė pėrgjithėsi perėndimorėt, francezėt nė venēanti, nuk janė veēse njė grumbull tė frikėsuarish qė dridhen. Nga se kanė frikė? Nga barbarėt, si gjithmonė. Ata tė brendshmit, “tė rinjtė e periferive”; ata tė jashtmit, “terroristėt islamikė”. Pėrse kanė frikė? Sepse janė fajtorė, por hiqen tė pafajshėm. Fajtorė se, qysh prej viteteve 1980, kanė refuzuar dhe tentuar tė shfarosin ēdo politikė emancipimi, ēdo arsye revolucionare, ēdo pohim tė vėrtetė tė gjėrave sikuse janė. Fajtorė sepse tė kapur pas privilegjeve tė tyre tė vogla. Fajtorė sepse nuk janė veēse fėmijė tė plakur qė luajnė me ato qė blejnė. E pra kjo ėshtė, “janė plakur nė njė fėmijėri tė gjatė”. Kėsisoj, kanė frikė prej kujtdo mė pak plak se ata. Pėr shembull, nga njė zonjushė kokėfortė.

    28. Por mbi tė gjitha, Perėndimorėt nė pėrgjithėsi dhe francezėt nė venēanti kanė frikė nga vdekja. As qė u shkon ndėrmend qė njė Ide mund tė vlejė aq sa tė merret pėr tė rreziku nė sy. “Zero tė vdekur”, kjo ėshtė dėshira mė e rėndėsishme e tyre. Megjithatė, e shohin se kudo nė botė miliona njerėz nuk kanė asnjė arsye t’i tremben vdekjes. E midis tyre, shumė, pothuaj ēdo ditė, vdesin nė emėr tė njė Ideje. Pėr “tė civilizuarin”, ky ėshtė burimi i brendshėm i terrorit.

    29. E di mirė qė Idetė pėr tė cilat pranojnė sot tė vdesin pėrgjithėsisht, nuk vlejnė shumė. I bindur se gjithė zotat janė tėrhequr prej kohėsh, mė vjen keq qė djem tė rinj, vajza tė reja, copėtojnė trupat nė masakra tė tmerrshme nėn thirrjen mortore tė atij qė prej shumė kohėsh nuk ėshtė mė. Di po ashtu se instrumentalizohen, kėta “martirė” tė frikshėm, nga komplotistė pak tė dallueshėm nga ata qė pretendojnė tė vrasin. Kurrė nuk pėrsėritet mjaftueshėm se Ben Ladeni ėshtė krijesė e shėrbimeve amerikane. Nuk kam naivitetin tė besoj nė pastėrtinė, as nė madhėshtinė, as nė cilindo efikasitet, tė kasaphaneve vetėvrasėse.

    30. Por, them se ky ēmim i tmerrshėm i paguhet fillimisht shkatėrrimit nė detaj tė gjithė racionalitetit politik nga dominuesit nė Perėndim, ndėrmarrje tė cilėn e praktikuan po aq gjėrėsisht sa dhe bollėkun, nė Francė konkretisht, lidhjet intelektuale dhe popullore. Donit tė shfarosnit me shfrenim edhe kujtimin e Idesė sė revolucionit? Tė ērrėnjosnit ēdo pėrdorim, edhe alegorik, tė fjalės “punėtor”? Mos u qani pėr rezultatin. Shtrėngoni dhėmbėt e vritini fukarenjtė. Ose lėrini t’i vrasin miqtė tuaj amerikanė.

    31. Kemi luftėrat qė meritojmė. Nė kėtė botė tė pėrshkuar nga frika, banditėt e mėdhenj bombardojnė pa mėshirė vendet e dobėta. Banditėt e mesėm praktikojnė vrasjen me shėnjestėr tė kujdo qė i bezdis. Banditėt e vegjėl fare bėjnė ligje kundėr shamive.

    32. Do thonė, gjysma e sė keqes. Sigurisht. Gjysma e sė keqes. Pėrpara zjarrit tė Gjykatės sė Historisė, do pėrfitojmė pėr rrethana lehtėsuese: “Specialist nė krehje flokėsh, luajti nė kėtė mesele vetėm njė rol figuranti”.

    Alain Badiou ėshtė filosof, shkrimtar dhe profesor nė Ecole Normale Superieure.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  11. #531
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga forum126 Lexo Postimin
    Ja nje muslimane e denje dhe fisnike


    http://www.youtube.com/watch?v=qGb4T9oQ6SM
    Nje muslimane e urte dhe zgjuar




Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •