Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1

    Ajola Xoxe paguan vilë 200 mijë euro në Mullet

    Ajola Xoxe ka porositur një vilë me vlerë 200 mijë euro në fshatin Mullet, në periferi të Tiranës. Kontrata e porosisë për vilën me sipërfaqe 223.2 metra katrorë banimi dhe kopsht 155 metra katrorë, është nënshkruar nga Ajola në korrik të vitit të kaluar, në prani të noteres dhe përfaqësuesit të firmës ndërtuese, e cila, në fshatin Mullet ka nisur të ndërtojë një kompleks vilash dykatëshe luksoze.”Meqë Veliaj po proteston për kontrollet tatimore mbi evazionin miliardësh të MJAFT-ëve të tij, a mund të na tregojë Erioni se ku i gjeti Ajola Xoxe 200 000 euro për të blerë në datën 16 korrik 2010 në Mullet, vilën me sipërfaqe 223,2 m2 dhe oborr 155,6 m2? Theksoj se kjo është shtëpia e tretë që vërtetohet që blihet brenda 6 vjetëve”, u shpreh avokati i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Altin Goxhaj. Kontrata detajon planimetrinë e vilës dhe jep të dhëna të hollësishme rreth hapësirave, materialeve dhe elementeve të tjera të ndërtimit të saj. Goxhaj ka depozituar një padi civile ndaj Partisë Socialiste për cenim imazhi dhe i kërkon asaj si dëmshpërblim një shumë prej 99 milionë lekësh të vjetër.

    Kontrata e nënshkruar nga Xoxe dhe përfaqësuesit e firmës ndërtuese të kompleksit të vilave luksoze në zonën rezidenciale të Mulletit përshkruan sipërfaqen e saj të ndarë sipas kateve, duke nisur nga bodrumi, kati i parë, i dyti, parkimi i mbyllur dhe oborri. Gjithashtu, kontrata detajon dhe mënyrën se si do të bëhet pagesa me këste sipas fazës së ndërtimit të vilës, deri në përfundim të saj, në shumën e 200 mijë eurove. Kompleksi i vilave përfshin ambiente relaksi, njësi shërbimi dhe pishinë për banorët e kompleksit, i cili do të jetë larg zhurmës dhe ambienteve të qytetit. Ajola Xoxe, e diplomuar në Jurisprudencë, ka punuar si konsulente ligjore vite më parë në UNICEF, ndërkohë angazhohej dhe me Agenda Institute, një OJQ rinore ku merrnin kryesisht pjesë anëtarë të MJFT-it e më pas në G99. Që prej 2008-s ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe është angazhuar herë me Forumin e Gruas, e herë me të rinjtë. Nuk njihet nga askush që Ajola të ketë ndonjë biznes të vetin nga i cili mund të deklarojë të ardhurat për një blerje të tillë. Ajola bashkëjeton me ish-drejtuesin e lëvizjes “Mjaft” e më pas të G99-s, Erion Veliaj, i cili dhe ai është pjesë e Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve të 2009-s, Veliaj, i cili kandidoi për deputet si kryetar i G99-s, dha dorëheqjen për t’iu afruar edhe më Partisë Socialiste. Pak muaj më parë, pas grevës së urisë së majit 2010 para Kryeministrisë, Veliaj u ftua nga Rama që t’i bashkohej Partisë Socialiste, fillimisht si anëtar i Asamblesë Kombëtare. Aktualisht ai luan rolin e sekretarit Organizativ për degët e PS-së jashtë shtetit.

    Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin

    PSE NUK NA THU NAI GJO PER VILAT E LIKES, SALES ,FATMIR MEDIUT ,XENIT TE LIRISE APO ARGITES.
    PER TE QENE TE BARAZPESHUAR E KAM LLAFIN NUK E DI A ME KUPTON???

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Vila e Ministrit të Mjedisit
    | 25/02/2011 | KURIOZITETE | 67 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Deklarimi i pasurisë së vitit 2007 i bërë vetëm një muaj pas tragjedisë së Gërdecit në 15 mars 2008, tregonte se ish-ministri i Mbrojtjes, sot ministër mjedisi kishte marrë nga BKT-ja, më 19 shtator të vitit 2007, një kredi 300 mijë euro për të blerë një apartament me sipërfaqe 220 metër katrorë në Tiranë. Për kredinë duhej paguar një këst mujor prej 3084 eurosh. Këtij borxhi bankar të ministrit i shtohej kredia e marrë në "Raiffeisen Bank", prej 5 milionë lekësh të reja, e motivuar për një vilë në bregdet te vendi i quajtur "Mali i Robit".

    3 vite më parë ministri u detyrohej bankave në një muaj rreth 4 milionë lekë të vjetra, pra 48 milionë në vitj, ndërsa të ardhurat familjare arrinin, sipas deklarimit të pasurisë në 2007, afër 30 milionë lekë të vjetra në vit. Pra Fatmir Mediu duhej të merrte borxhe vetëm për të shlyer kreditë për shtëpitë në Tiranë dhe bregdet pa llogaritur fare kostot e jetesës.

    Kjo e bregdetit është histori më vete. Një vilë luksoze tre katëshe me mermere dhe rifinitura të kushtueshme në një zonë, ku ka shumë vila të emrave të njohur të politikë dhe biznesit. Mediu e ka deklaruar këtë vilë në deklarimet e pasurisë me çmimin qesharak të 5 milionë lekëve. Vila e ndodhur në zonën turistike të Golemit, në parcelën nr 34 C, edhe pse pa asnjë specifikim financiar nga pronari, tri vite më parë vlerësohej mbi 200 mijë euro. Me një sipërfaqe ndërtimi mbi 150 mettër katrorë, çmimi i saj sot është shumë më i madh, sepse në treg kjo zonë shkon edhe mbi 1400 euro për metër katrorë.

    Ngjitur me vilën luksoze të Mediut, si rastësisht ishte vila e bashkëpunëtorit të tij në biznesin e demontimit të municioneve në Gërdec, Mihal Delijorgji, apo pak më tutje vila e kryetarit aktual të ALUIZNI-t, Shaban Memia. Këtë vilë me pishinë të përbashkët Mediu dhe Delijorgji e frekuentonin më së shumti fundjavave.

    Pasuria e Mediut në 2009: "Borxhli" për të shlyer borxhin?!

    10 mijë euro- tërhequr nga Banka San Paolo
    461.950 lekë-gjendja e llogarisë rregjedhëse të pagës në Credins bank
    204.340 lekë-gjendja e llogarisë së bashkëshortes në BKT
    1.525.186 lekë-të ardhurat si ministër dhe deputet
    1.391.429 lekë-të ardhurat e bashkëshortes në Albtelekom
    10800 euro-të ardhurat nga qeraja e banesës.
    27324 euro-pagesë kredie për apartamentin në Tiranë.
    272.672 mijë euro-detyrimi për kredinë e marrë për apartamentin në Tiranë
    308.234 lekë-shuma e shlyer për vilën në Golem.
    4.134.234 lekë-detyrimi i mbetur për vilën në Golem

    GAZETA SHEKULLI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Vila ku jeton Shkëlzen Berisha
    SHEKULLI ONLINE | 23/02/2011 | KURIOZITETE | 105 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Një nga banesat e djalit 32-vjeçar të kryeministrit të Shqipërisë. Rezidenca luksoze në kompleksin ndërtimor në Farkë, në letra figuron në pronësi të një sipërmarrësi të huaj të çimentos. Regjistrat e Rinasit: Familja e Shkelzen Berishes me shtetësi suedeze ka lënë Shqipërinë 2 ditë pas gjakderdhjes së 21 janarit
    Disa vite më parë kur vajza e kryeministrit shqiptar deklaronte pasurinë dhe e justifikonte atë me "punën në Kosovë", kolegë të saj punonjës të administratës ndërkombëtare në Prishtinë, u hidhnin kunja shqiptarëve në një forum online duke qeshur me batutën: "E dini si mund të bëhesh miliarder me rrogë? Duhet të kesh babanë kryeministër të Shqipërisë". Po nuk është vetëm Argita që "i ka rregulluar punët e veta" gjatë qeverisjes së babait të saj.
    Shkëlzen Berisha i datëlindjes 27 shkurt 1979, emri i të cilit del e ridel në skandale nga më të rëndat gjatë këtyre viteve, bën gjithashtu një jetë luksoze, para së cilës as Suedia ku ai jetoi deri para riardhjes së babait të tij në pushtet, me sa duket nuk ia vlen më. Në foton që shoqëron këtë shkrim shihet një vilë. Një vilë "e denjë për djalin e kryeministrit të Shqipërisë" siç do qesëndisnin ish-kolegët e Argitës në Kosovë.
    Kjo shtëpi ndodhet në një zonë të qetë larg metropolit të zhurmshëm. Është e ndërtuar sipas stilit amerikan dhe aktualisht është streha e Shkëlzen Berishës. Vetëm, një prej banesave të tij. Ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në komunën e Farkës. Djali i kryeministrit, zyrtarisht thotë se vilën e ka me qera. Sigurisht që ashtu si për ndonjë apartament gjithashtu luksoz pranë pallatit ku banon babai, "letrat janë gati për përgënjeshtrim" pavarësisht se ndonjë kompani telefonike do nënqeshte pas kësaj.
    Edhe në rastin e kësaj vile, "letrat" dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri. "Letrat" flasin për qera diçka mbi 2000 euro në muaj. Ju duket shifër e kripur? Jo për të gjithë. Edhe sikur të paguhej vërtet, ajo nuk do ishte problem për fitimet e larta që djali i kryeministrit ka deklaruar se ka në aktivitetin e tij të çuditshëm si "ndërmjetës dhe konsulent". Ç'thonë deklaratat e pasurisë së Shkelzenit? Kur Sali Berisha u bë kryeministër i vendit në 2005, i biri deklaronte se kishte vetëm disa shumë të vogla kursmesh në bankë dhe një shtëpi që e kishte marrë kundrejt kredisë.
    Sipas deklaratës së pasurisë së nënshkruar nga Shkëlzen Berisha për vitin 2005, atëherë ai kishte një situatë normale financiare, që i vinte më së shumti nga bashkëshortja me qëndrim në Suedi, duke patur vetëm 10 për qind të një apartamenti prej 100 metrash katrorë atje. Atëherë ai deklaronte se punonte si "konsulent në studion e të motrës, Argita Malltezi". Më pas ai hapi studion e vet juridike dhe në deklarimin e pasurisë të bërë në vitin 2007 shprehej se kishte shitur apartamentin në Suedi dhe rreth gjysma e parave iu kthyen bankës kredidhënëse, ndërsa të tjerat, duke i bashkuar me kursimet e bashkëshortes i investoi në një shtëpi më të vogël. Në 2007 ai thoshte se jetonte në një shtëpi në Tiranë kundrejt qirasë dhe kësaj here krahas fitimeve nga studio e konsulencës ligjore shtoi të ardhurat nga puna si drejtues i zyrës juridike në një kompani që iu shit turqve. Një vit më vonë ai do të deklaronte një rritje të ndjeshme të të ardhurave, duke depozituar në një bankë rreth 85 mijë euro. Këto të ardhura ai deklaronte se i vinin nga puna si "konsulent ligjor". E kështu me rradhë, vit pas viti, deklarimi i pasurisë shënon shifra të reja, dhe të mos harrojmë se këto janë vetëm ato që deklarohen vetë.
    Emri i djalit të kryeministrit është përmendur rëndom në të gjitha skandalet e viteve të fundit në Shqipëri. Implikimi më i rëndë është padyshim Gërdeci me të vrarët dhe të gjymtuarit e tij. Mes të cilëve edhe fëmijë. Pas shpërthimit në 15 mars 2008, emri i djalit të kryeministrit doli i lidhur me takimet dhe telefonatat e shumta me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe bosin e firmës "Albademil", Mihal Delijorgji, siç treguan më pas tabulatet e bisedave të të akuzuarve. Dëshmitari kyç i skandalit, e përmendi gjithashtu emrin e Shkëlzen Berishës, por detajet që do sqaroheshin gjatë hetimit, nuk u sqaruan kurrë. Ai vdiq në aksident rrugor në kulmin e hetimeve.
    Më pas emri i Shkëlzenit do të dilte në aferën e tokave të Orikumit, ku biznesmeni Rahman Selmanllari, miku i njohur i tij, dilte si investitori kryesor në ndërtimet në zonën bregdetare. Si me të qeshur, në Tiranë thonë shpesh që vetëm shoferi i Shkëlzenit (ju kujtohet ai gardisti që të vriste për një tavëll duhani?) ka "pare xhepi" shuma sa ato për të cilat diku tjetër (në Kroaci përshembull) vetë kryeministrit i duhet të jetojë në qeli.
    Sipas të dhënave më të fundit, duke u bazuar në daljet e shtetasve në pikat kufitare të Shqipërisë, familja e Shkëlzenit e ka lënë Shqipërinë pas demonstratës së 21 janarit 2011. Më 23 janar 2011 në mesditë ata (përveç Shkelzenit) kanë fluturuar nga Rinasi me fluturimin e orës 14.00 të Austrian Airlines.

    Pasuria e deklaruar nga Shkëlzen Berisha në 2009

    200 mijë euro- nga aktiviteti privat të shitjes së pasurive të paluajtshme (pa specifikuar se cilat pasuri të paluajtshme janë shitur, apo ku ka ndërhyrë në shitje, si ndërmjetës).
    796.713 lekë të reja-fitime nga puna si konsulent juridik.
    18 mijë euro-shuma e makinës së blerë tip "Audi Allroad", prodhim i vitit 2007.
    Ndryshimi i projektit pikerisht aty...
    Zona ku ka marrë de jure supervilën "me qera" djali i kryeministrit është ndër më të lakmuarat në periferi të Tiranë, si për banim, ashtu edhe për të bërë biznes. Kjo pjesë nën juridiksionin e komunës së Farkës, që drejtohet nga PD-ja është zhvilluar veçanërisht pas ardhjes së Berishës si kryeministër në 2005. Pak muaj më parë qeveria vendosi të hapë tenderin për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, një investim që mendohet se do të kushtojë rreth 400 milionë euro. Aktualisht qeveria shqiptare ka parashikuar një fond qesharak për këtë segment të gjatë 31,5 kilometra me katër korsi dhe një tunel 2,5 kilometra të gjatë.
    Por ajo që bie në sy është devijimi nga projekti. Në afërsi të vendit ku ka "vilën me qera" Shkëlzen Berisha si dhe ku po përfundon së ndërtuari edhe një qendër e re tregtare, qeveria ka shtuar edhe një bypass, që do të jetë në funksion të zonës së preferuar për milionerët e rinj.

    GAZETA SHEKULLI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Vila e ish-zv.kryeministrit
    | 26/02/2011 | KURIOZITETE | 88 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Nëse hap faqen online në firmës ndërtuese, sipërfaqet e ndërtimeve që përbëjnë fshatin turistik prej 12 hektarësh janë me shifra "modeste": një hotel turistik tre katësh me sipërfaqe 8500 metër katrorë, restorante me sipërfaqe 1500 metër katrorë, një supermarket 900 metër katrorë, një qendër shërbimesh dhe një kulturore me 1500 metër katrorë. Të gjitha bashkë në vijën e parë buzë brezit të virgjër ranor. Ndërsa vilat një ose dy katëshe shkojnë nga 80 deri 140 metër katrorë. Por vila e ish-zëvendëskryeministrit i ka thyer të gjitha shifrat. Dy katëshe, por me shtrirje sa për dy vila bashkë, rrethuar nga pishat e buta të bregdetit të Adriatikut. Është vila te Gjiri i Lalzit e Ilir Metës, zona që të gjithë e lidhin me vajzën e kryeministrit të vendit, Argita Berishën.
    Projekti i këtij fshati turistik, ishte nënshkruar me vendimin numër 10, datë 19 tetor 2001 të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, ku kryetar ishte Ilir Meta, atëherë kryeministër. Sot pas një dekade vila dinjitoze ka marrë formën e plotë, ku nuk mungojnë as rrugicat e brendëshme, të kompozuara me pllaka guri.
    Pa hyrë brenda, ku ata që kanë patur mundësinë të jenë mysafirë, kanë mbetur të mahnitur nga arredimi dhe luksi i paparë: dru masiv për ndarjen e ambienteve të brendëshme, tualete me pllaka muri te shtrenjta dhe qelq të derdhur në vend të qeramikës, rifinitura dhe aksesorë të kushtueshëm.
    Kjo është njëra nga vilat e ish-zëvendëskryeministrit, i cili e ka deklaruar këtë pasuri për aq sa kushton sot vetëm një dhomë modeste. Në deklarimin e pasurisë në vitin 2009, Ilir Meta e deklaron këtë pasuri vetëm me fjalinë "kredi për apartament banimi në Durrës në San Paolo Bank, me këst mujor 820 USD për shumën e shlyer prej 22 mijë dollarësh.
    Sot vila me një sipërfaqe ndërtimi disa qindra metër katrorë thuhet se vlen mbi 600 mijë euro dhe vlera e saj dhe pronave të tjera në këtë zonë, dikur të izoluar, është rritur ndjeshëm pas ndërtimit të rrugës. Rruga nga autostrada Tiranë-Durrës deri te Gjiri i Lalzit, me vlerë rreth 9 milionë dollarë nisi në 2007 dhe përfundoi në 2009, para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Banorët e zones e quajnë thuajse njëzëri "rruga që shtroi Argita".

    Sigurisht jo për të lidhur banorët e varfër të kësaj zone të pasur me resurse të shumta turistike, por për të rritur vlerën e pronave në zonën ku po ndertohet një tjetër fshat turistik që sërish lidhet me emrin e Argitës. Në të gjitha deklarimet e pasurisë të dorëzuar pranë ILDKP-së, ish-zëvendëskryeministri nuk ka deklaruar asnjë kontratë për blerjen e kësaj vile, ndërsa ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, e ndalon favorizimin në çmim dhe në dhurim të pronave, por vetëm duke e blerë atë me çmimin real të tregut.

    GAZETA SHEKULLI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Vilen E Argites Ne Dajt Nuk Po Ta Nxjerr Se E Ka Ngjitur Me Vilen Time Dhe Nuk Dua Te Me Dali Adresa
    Tani Doja Te Te Pyesja Shigjeta Se Cfare Mendimi Kishe Per Keto 3 Vilat???

  7. #7
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Vilen E Argites Ne Dajt Nuk Po Ta Nxjerr Se E Ka Ngjitur Me Vilen Time Dhe Nuk Dua Te Me Dali Adresa
    Tani Doja Te Te Pyesja Shigjeta Se Cfare Mendimi Kishe Per Keto 3 Vilat???
    kjo e fundit me pelqen me shume edhe pse kualiteti i fotos eshte pak i dobet !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. #8
    Te pakten Sh. Berisha e ka nje aktivitet, nuk di te them se sa i suksesshem eshte per te deklaruar zoterimin e baneses. Po A. Xoxe me cfare "aktiviteti" e deklaron kete pasuri?
    Gjithesesi, u aprovua nje ligj (per te cilin PS u hodh perpjete) ai i antimafia ku mund te vihen ne hetim te gjithe ata qe nuk iu perkojne pasurite me te ardhurat qe kane deklaruar. Cfare ben prokuroria?
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    Per te mos harruar "te varferit" e PS-se qe nuk behet fjale per nje vile e dy

    Kush janë njerëzit më të pasur në vend që premtojnë socializmin

    Shtatë deputetët miliarderë të PS

    Deputetët miliarderë të Parlamentit nuk vijnë nga e djathta, e cila konsiderohet si një parti që mbështet biznesin, por nga e majta, e cila duhet të ishte mbështetësja e shtresave të varfra. Mjafton të shohësh deklaratat e pasurisë së deputetëve të PS për tu bindur se numri i miliarderëve në këtë parti nuk është i vogël. Të gjithë të lidhur me biznese të mëdha dhe shumica prej tyre janë pjesë e trustit të ndërtimit, i cili në këto 10 vite është drejtuar nga kryebashkiaku, Rama.

    Paradoksale në pamje të parë, biznesmenët-politikanë të Partisë Socialiste me deklaratat e pasurisë dhjetëra faqe, janë përfaqësuesit politikë të një partie të majtë, që propagandon në konferenca shtypi të ashtuquajturën barazi sociale në shoqëri, por që në realitet janë një tufë hienash të etura për pasuri. Vetëm shtatë prej deputetëve të PS-së nga deklarimet e pasurisë të bëra pranë ILDKP-së rezultojnë se disponojnë plot 67 miliardë lekë pasuri. Ndërkohë që në krye të deputetëve biznesmenë të PS qëndron vetë kryetari i PS, Edi Rama, i cili edhe pse ka të deklaruara vetëm 3 mijë euro pasuri disponon të padeklaruara mbi 200 milionë euro, vila në Pezë, Dardhë si dhe përqindje të larta në shumë pallate shumëkatëshe në Tiranë. Kupola miliardere e Partisë Socialiste nuk mund të përfaqësojë interesin, kauzën e të majtës, punëtorët, të papunët, bujqit, mjekët, mësuesit, studentët, emigrantët.

    Milionerët e PS-së janë pa mëdyshje njerëzit më të afërt të Ramës në këtë parti dhe pse jo fort protagonistë në jetën politike, ata mbështesin dhe financojnë të gjitha lëvizjet politike të Ramës. Sipas formularëve të pasurisë, Tom Doshi, deputeti i majtë i Qarkut të Shkodrës e udhëheq renditjen me një shumë mbi 3 miliardë lekë të reja, suksesi i të cilit xhelozon deputetët e tjerë të PS-së, që e ndjekin në renditje si Ndue Kola, Fidel Ylli, Sadri Abazi, Hazir Gashi, Gjovalin Kadeli, si dhe Dashamir Peza. Sipas përllogaritjeve, vetëm këta shtatë deputetë disponojnë plot 67 miliardë lekë pasuri. Shifrat e pasurive marramendëse të deputetëve socialistë llogariten me shtatë dhe gjashtë shifra, të lexuara mirë në miliarda. Të gjitha këto të dhëna megjithëse janë tronditëse për çdo shqiptar bazohen mbi deklaratat vullnetare të deputetëve, shifrat e të cilëve lartësohen edhe më shumë nëse në të do të përfshiheshin edhe pasuri të padeklaruara. Deklaratat e pasurisë së deputetëve-biznesmenë në PS janë çertifikata e provës që PS është një parti që nuk ka asnjë lidhje me të majtën reale, por një parti tipike që përfaqëson interesat e një grupi të madh biznesesh. Nuk ka dhe nuk mund të ketë në të majtën evropiane dhe as botërore një parti si ajo e PS, e mbushur me miliarderë dhe që nuk i lidh asgjë me të majtën reale.

    Tom Doshit, deputeti më i pasur në Kuvend

    Deputeti Tom Doshi, njeriu më i afërt i Ramës, vazhdon të jetë një nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Në deklarimin e tij në Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për vitin 2009, deputeti Doshi rezulton të ketë fituar pasuri 4.100.050 euro, nga shitja e shoqërisë së prodhimeve farmaceutike. Deputeti Doshi ka blerë një shoqëri antibiotikësh në shumën 7.759.000 lekë, ka deklaruar se ka blerë dy objekte në Australi që kapin vlerën e 1.320.000 dollarëve australianë. Përkatësisht një ndërtesë me vlerë 800.000 dollarë australianë dhe një shtëpi banimi me vlerë 520.000 dollarë australianë. Deputeti Doshi ka blerë 50% të aksioneve në një pikë karburanti me vlerë 25.000.000 lekë, si me vlerë 7.000.000 lekë. Paga e tij 1.305.435 lekë si deputet dhe e bashkëshortes 5.294.562 lekë si administratore e kompanisë farmaceutike. Përfiton 66060 dollarë australianë nga dhënia me qira e ndërtesës në Australi, përfiton si administrator në dy shoqëri farmaceutike, përkatësisht 3.674.562 lekë dhe 1.620.000 lekë.

    Ndue Kola, deputeti i Ramës me mbi 8 milionë USD pasuri

    Listës së milionerëve socialistë i shtohet edhe një multimilioner pasuria e të cilit kalon shifrën e 8 milionë dollarëve. Bëhet fjalë për deputetin e Qarkut Shkodër, Ndue Kola. Ka një pasuri marramendëse në vlera monetare, por edhe troje dhe prona të tjera. Deputeti Kola ka në pronësi një vilë dykatëshe në Komunën Farkë, me truall 500 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 250 metra katrorë, në vlerën 5.600.000. Zotëron një kantier ndërtimi sip. toke 2 200 metra katrorë, sipërfaqe 300 metra katrorë zyra dhe garazhe të blerë në vitin 2001 me vlerë 2 500 000 lekë; ka në pronësi të tij me vlerë 35 000 dollarë, tokë bujqësore me vlerë 6 000 000 lekë, truall 500 metra katrorë me vlerë 57 000 euro, një tokë bujqësore në Mjull Bathore me vlerë 45 000 000 lekë, 3000 metra katrorë tokë vresht më vlerë 15 000 000 lekë, vreshtari në Mjull Bathore me sipërfaqe 3 000 metra katrorë me vlerë 10 000 000 lekë, tokë bujqësore me vlerë 4 500 000 lekë, tokë arë me vlerë 8 400 000 lekë, tokë bujqësore në Bizë me vlerë 2 000 000 lekë, tokë ullishte me vlerë 14 025 000 lekë, parcelë me ullishte me vlerë 12 540 000 lekë. Tokë bujqësore, arë në Kamëz me vlerë 7 500 000 lekë, tokë bujqësore, arë me sipërfaqe 4200 metra katrorë me vlerë 8 400 000, bujqësore arë në Kamëz me sipërfaqe 7000 metra katrorë me vlerë 14 000 000 lekë, tokë buqësore arë në Kamëz me sipërfaqe 5100 metra katrorë me vlerë 12 000 000 lekë, apartament banimi 75 metra katrorë në Pukë me vlerë 2 800 000 milionë lekë, tokë bujqësore me sipërfaqe 4000 metra katrorë me vlerë 4 000 000 lekë, tokë ullishteje me vlerë 4 700 000 lekë. Ambiente shërbimi, zyra plus lokal në Rrugën e Kavajës me vlerë 194 835 euro, ambient garazh me sipërfaqe 46 metra katrorë me vlerë 14.843 euro, një autoveturë Lexus me vlerë 77 200 dollarë, një llogari rrjedhëse në Credins Bank në shumën 239 000 lekë, një llogari rrjedhëse në BKT në shumën 2635.6 dollarë, një llogari rrjedhëse në lekë në BKT në shumë 1 211 840 lekë, një depozitë me afat tre mujor tek BKT-ja në masën 422 465,52 dollarë, një depozitë me afat 1-vjeçar në BKT në shumën 307 727,93 dollarë, një depozitë me afat 6-mujor në BKT në shumën 17 859 525,47. Gjithashtu Kola ka dhënë hua pa afat dhe pa interes në shumën 90 000 euro, si dhe disa hua në shumën e 125 000 000 lekë. Në të gjitha këto që deputeti Kola disponon nuk janë llogaritur përfitimet nga rrogat.

    Fidel Ylli, 7.3 miliardë vetëm nga shoqëria "House of Arts"

    Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, një nga njerëzit që sponsorizoi me para grevën absurde të Edi Ramës, disponon vetëm nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar "House of Arts" 7.3 miliardë lekë. Përveç kësaj pasurie, deputeti Ylli disponon mjaft pasuri të patundshme, si dhe disa llogari bankare prej qindra mijëra eurosh. Ylli ka marrë dhuratë nga një firmë ndërtimi tri apartamente dhe dy garazhe në rrugën "Ymer Kurti". Në deklarimin e tij në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deputeti Ylli nuk ka shpjeguar pse shoqëria "ALB Inert" i ka dhuruar tri apartamente dhe dy garazhe. Sipas deklarimit në ILDKP, Ylli ka në pronësi një apartament banimi me sip. 131.7 m2 në rrugën "Ymer Kurti" Tiranë, një apartament banimi me sip 80 m2 në rrugën "Ymer Kurti". Apartament banimi me sip. 175 m2 në rrugën "Ymer Kurti". Deputeti Ylli, një nga njerëzit më me influencë tek lejet e ndërtimit, ka përfituar një garazh me sipërfaqe 40 m2 në rrugën "Ymer Kurti", një garazh me sip. 24 metra katrorë në rrugën "Ymer Kurti". Apartament banimi me sipërfaqe 26.29 metra katrorë në Plazhin e Durrësit, për një shumë prej 12 mijë dollarësh, një truall me sip. 300 m2 tek kompleksi i Qytetit "Studenti" një shumë prej 500 mijë lekësh, disponon një truall me sip. 130 metra katrorë në bulevardin "Bajram Curri", tek Pallatet Agimi, mbi të cilën ka qenë një godinë 4-katërshe me vlerë 205.000 lekë. Ka dy makina personale, përkatësisht një "Benz" të blerë në vitin 1998 me vlerë 4 mijë marka dhe një "Range Rover" të blerë në vitin 2008 me vlerë 69.500 dollarë, ka në pronësi me bashkëshorten një makinë "BMË" me vlerë 52 012 dollarë, disponon një depozitë bankare në Raiffeisen Bank në shumën 100.000 euro, si dhe një llogari rrjedhëse po në këtë bankë në shumën 10.182 dollarë, dy depozita bankare në Bankën Popullore në masën 50.617 euro dhe 158.491 lekë. Depozitë bankare në Bankën Popullore në masën 150 mijë dollarë po në këtë bankë, si dhe një llogari rrjedhëse në shumën 567 dollarë, ka një llogari rrjedhëse në Bankën Popullore në masën 2 554 euro, si dhe një llogari rrjedhëse në Bankën Popullore në masën 2.604.679. Ylli ka në pronësi të tij një truall me sipërfaqe 1810 metra katrorë tek Uji i Ftohtë Vlorë, të blerë në vitin 2008 për një shumë 6.5 milionë lekë, ka përfituar nga shitja e apartamentit të banimit në rrugën "Ymer Kurti" me sipërfaqe 117.5 metra katrorë një shumë prej 3.5 milionësh. Të ardhura nga aktiviteti "bar" për periudhë 2000-2002, deputeti Ylli ka përfituar 1.5 milionë lekë.

    Sadri Abazi, mbi 2.1 miliardë lekë në vit përfitime vetëm nga biznesi

    Një tjetër nga deputetët e kamur të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka fituar vetëm për vitin 2009 nga "USLUGA" sh.p.k. një shumë prej 2.1 miliardë lekësh. Deputeti Abazi ka përfituar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2009 një rrogë neto prej 1.380.784 lekë. Deputeti Abazi ka përfituar për vitin 2009 nga paga në firmën "USLUGA" 1.727.784 lekë. Nga bilanci i firmës "USLUGA" rezulton një fitim që kap vlerën e 219.019.304 lekë. Paga që ka përfituar bashkëshortja e deputetit Abazi si ekonomiste pranë firmës "USLUGA" shkonte 1.516.061 lekë. Pagat që dy vajzat e deputetit Abazi kanë përfituar për vitin 2009 kapin shifrën e 3.633.691 lekë. Deputeti Abazi ka blerë një makinë BMË me vlerë 30 mijë euro. Fitimi i kompanisë që administrohet nga dy vajzat e deputetit Abazi arrin 710.796 lekë.

    Kadeli, deputeti i Ramës me 3 milionë euro pasuri

    Në deklaratën e pasurisë, deputeti socialist, Gjovalin Kadeli, rezulton me një llogari prej 2 milionë eurosh, ndërsa vlera e saj rritet me 8 apartamentet dhe mijëra metra katrorë truall që ka në pronësi të tij. Ndërsa Deputeti Taulant Balla, një nga njerëzit më të besuar të Ramës, ka deklaruar më shumë se çdo deputet tjetër pakësim të ardhurash në deklarimin e pasurisë, në një kohë që gruas së tij i është rritur pasuria. Në deklaratën e pasurisë së tij pranë Institutit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të Zyrtarëve të Lartë, Kadeli rezulton me një pasuri të konsiderueshme në vlerë monetare dhe pasuri të paluajtshme. Ai disponon një shumë prej 69 657 730 lekë dhe një shumë prej 1 014 107 euro pa llogaritur ndërtesat e pavlerësuara. Deputeti i PS ka në pronësi së bashku me bashkëshorten, e cila është administratore, shoqërinë "Iridiani & Kadeli" sh.p.k. me vlerë 100.000 lekë.

    Pasuritë e Dashamir Pezës

    Deputeti Dashamir Peza, një nga sekserët e Ramës në dhëniet e lejeve të ndërtimit, ka një pasuri të konsiderueshme. Deputeti Peza në deklarimin e pasurisë nuk ka përfshirë tek të ardhurat pagën e tij si deputet, çka hedh hije dyshimi në vërtetësinë e deklarimit të pasurisë. Nga deklarimet e tij në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deputeti Peza rezulton të ketë një kontratë paraprake për blerje dyqani me një shumë 165.000 euro. Deputeti Peza disponon një shtëpi banimi 600 metra katrorë në një truall 1800 metra katrorë në fshatin Pezë me vlerë 5.500.000 lekë, dy apartamente, një në Rrugën e Durrësit me sipërfaqe 121 metra katrorë dhe me vlerë 82.000 euro dhe tjetrin në rrugën "Ndre Mjeda" me sipërfaqe 100 metra katrorë me vlerë 55.000 euro, disponon dhe një truall 130 metra katrorë, ka dhënë kapar për të blerë një tokë me sipërfaqe 3500 metra katrorë me vlerë 3.000.000 lekë, një truall prej 9600 metra katrorë, disponon një depozitë bankare me shumën 950.000 lekë, një autoveturë "Mitsubishi" me vlerë 30.000 euro, 100 krerë bagëti të imta, 6 krerë lopë, 5 pemë frutore dhe 10 ullinj të trashëguara nga familja. Peza merr një rrogë prej 1.300.000 lekësh si administrator i "Palma" sh.p.k., merr pagë si kryetar i Këshillit të Komunës Pezë 53.280 lekë. Deputeti socialist përfiton nga depozitat që ka në tri banka të ndryshme, përkatësisht 5.162 euro, 1665 dollarë dhe 56.700 lekë, përfiton nga shitja e bagëtive të imta, të trasha, vaji i ullirit, arrat, qumështi dhe nënproduktet e tij një shumë prej 850.000 lekë.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Te pakten Sh. Berisha e ka nje aktivitet, nuk di te them se sa i suksesshem eshte per te deklaruar zoterimin e baneses. Po A. Xoxe me cfare "aktiviteti" e deklaron kete pasuri?
    Gjithesesi, u aprovua nje ligj (per te cilin PS u hodh perpjete) ai i antimafia ku mund te vihen ne hetim te gjithe ata qe nuk iu perkojne pasurite me te ardhurat qe kane deklaruar. Cfare ben prokuroria?

    Per kto lloj ligjesh gjithenje perpjet hidhen te shkretet .Sidomos per ate ligjin t'ju hiqet imuniteti deputeteve .... shkalluan fare, s'rrine dot pa imunitet .
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  11. #11

    shiko shiko prap nuk je treguar e barazpeshuar
    pse nuk nxjerr dhe politikanet apo deputetet e djathte???
    pse me detyron ti postoj une???
    a kishe gje per te thene pe vilen e mediut qe vitin 2009 e ka mbyllur borxhli??
    te gjithe e dime se aktiviteti kryesor i xenit te lirise eshte gerdeco-fabrika

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Politikanët me vila në fshatrat turistikë
    SHEKULLI ONLINE | 11/03/2011 | KURIOZITETE | 30 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Ligji i ri që miratoi dje Parlamenti shqiptar në një seancë të mbushur me debate ka në thelb dhënien e pronësisë së truallit të gjithë personave që kanë blerë vila dhe apartamente luksi në fshatra turistikë. Bëhet fjalë për fshatrat turistikë që kanë dalë nga destinacioni duke ndërtuar më shumë se sa kishin lejen.

    Ligji i ri u jep të drejtë këtyre personave që të blejnë tokën me çmime që shkojnë deri në 30 për qind më lirë se sa çmimet e referencës së vendosura nga qeveria. Vetë këto çmime janë tepër të ulëta në krahasim me çmimet reale të tregut. Ligji i vjetër ishte miratuar në vitin 2009 pothuajse në unanimitet, ndërsa ligji i djeshëm u kundërshtua ashpër nga opozita. Sipas saj, me këtë ligj qeveria po legalizon pasuritë e ministrave të saj dhe po ndëshkon pronarët e vërtetë të tokave.

    Në total janë më shumë se 30 fshatra turistikë të shpërndarë pothuajse në të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Ndërtimi i këtyre fshatrave është bërë duke u bazuar në një ligj që favorizonte zhvillimin në zona me potencial turistik. Të gjithë fshatrat janë miratuar më parë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Por, pjesa më e madhe e këtyre fshatrave kanë ndryshuar destinacion. Në ligjin e vjetër parashikohej që në rastet kur në pronën e marrë me qira është ndryshuar destinacioni i objekteve të ndërtuara, për të cilën është rënë dakord që të përdoren për veprimtari të stimuluara, toka quhet e pazënë dhe i kthehet subjektit të shpronësuar.

    Por, kjo pikë është shfuqizuar që në vitin 2009. Ndërtimi i fshatrave turistikë ka nisur që në vitin 1993 me parimin që toka do të jepej me qira për 99 vjet. Por deri më sot, në këto fshatra, kanë ndodhur shumë ndryshime. Kompanitë ndërtuese kanë ndryshuan destinacionin e fshatrave, duke i shitur vilat me çmime të kripura, ndërsa politika ka bërë punën e saj duke ndryshuar herë pas here ligjin e duke i krijuar lehtësi ndërtuesve të fshatrave turistike. Me ligjin që u miratua dje, qeveria i jep të drejtën këtyre individëve që të marrin përfundimisht edhe pronësinë e truallit, mbi të cilin janë ndërtuar vilat. Madje, ata mund të marrin në pronësi edhe më tepër se sa trualli. Pronarët e vilave mund të bëhen pronarë edhe të terreneve të fshatit si lulishtet, rrugicat, ambientet sportive etj. Të vetmit që humbasin në këtë rast janë pronarët e mëdhenj të tokave, ata që prej vitesh presin kompensim.

    Por, kush janë njerëzit që kanë blerë vila në oazet e vogla buzë detit. Investigimi i "Shekulli"-t ka nxjerrë në skenë dhjetëra emra politikanësh apo personazhesh "VIP" që kanë blerë vilat e shtrenjta në bregdet. Pjesa më e madhe e tyre janë njerëzit që kanë bërë legjislacionin dhe ndryshimet përkatëse deri sa sot u jepet e drejta për të blerë përfundimisht tokën dhe me çmime më të ulëta. Një pjesë tjetër janë politikanët që kanë votuar në KRRTRSH për të miratuar fshatrat turistikë ku kanë pasur vila ose më pas kanë blerë vila. Këto dy kategori në mos kanë abuzuar me detyrën, janë në konflikt të hapur interesi, pasi kanë miratuar ndryshimin e ligjeve ose kanë votuar në mënyrë direkte në favor të pronës së tyre. Pjesa tjetër janë miq të pushtetarëve apo përfaqësues së "shoqërisë civile". "Shekulli" boton sot listën me emrat e disa prej politikanëve apo zyrtarëve shtetërorë që kanë vila në fshatrat turistikë në bregdet dhe tashmë ju jepet e drejta që të blejnë edhe tokën.
    Disa nga personat e njohur që kanë vila në të ashtuquajtura fshatra turistikë
    Argita (Malltezi) Berisha, vajza e kryeministrit
    Ilir Meta, ish-zv.kryeministër
    Ridvan Bode, ministër i Financave
    Shaban Memia, kreu i AUIZNIT
    Lulzim Basha, ministri i Brendshëm
    Fatos Nano, ish-kryeministër
    Nikoll Lesi, ish-deputet, zv.ministër i Turizmit
    Fatos Beja, deputet i PD
    Genc Pollo, ministër i Teknologjisë
    Flori Bajrami, Deputet i PD
    Adriana Kumbaro, Deputete e PD
    Mesila Doda, Deputete e PD
    Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit
    Gerti Bogdani, Deputet i PD
    Jemin Gjana, Deputet i PD
    Bashkim Fino, Deputet i PS
    Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit
    Genc Ruli, ministër i Bujqësisë
    Gjergj Bojaxhi, ish-Drejtor i KESH/ Policisë Ndërtimore
    Pandeli Majko, Deputet i PS
    Ridvan Bode, ministër i Financave
    Alfred Prifti, ish-drejtor i Tatimeve
    Arben Imami, ministër i Mbrojtjes
    Besnik Ymeraj, gjyqtar
    Fehmi Abdiu, gjyqtar
    Ilirjan Celibashi, ish-kryetar i KQZ
    Maks Haxhia, jurist
    Sokrat Sinaj, ish-kreu i Komitetit të Pronave
    Uran Butka, politikan PD

    gazeta shekulli

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    kjo e fundit me pelqen me shume edhe pse kualiteti i fotos eshte pak i dobet !!!

    hahaha
    nuk dua ta postoj foton se e ka ngjitur me timen dhe duket shume qarte se ku e ka dhe dekonspiroj adresen time

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    shiko shiko prap nuk je treguar e barazpeshuar
    pse nuk nxjerr dhe politikanet apo deputetet e djathte???
    pse me detyron ti postoj une???
    a kishe gje per te thene pe vilen e mediut qe vitin 2009 e ka mbyllur borxhli??
    te gjithe e dime se aktiviteti kryesor i xenit te lirise eshte gerdeco-fabrika
    Mund t'i sjellesh edhe te tjera. Une do i mirepres t'i lexoj, per aq kohe qe sjellin fakte. Per vilat e shkruajta opinionin tim me lart. A i justifikon biznesi qe kane, personat ne fjale, per te patur keto zoterime? A ka Rama vetem 3000 $, sic deklaron? Pergjigje pyetjeve te tilla iu jep pergjigje me ligj vetem prokuroria. Ku eshte ajo?
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Mund t'i sjellesh edhe te tjera. Une do i mirepres t'i lexoj, per aq kohe qe sjellin fakte. Per vilat e shkruajta opinionin tim me lart. A i justifikon biznesi qe kane, personat ne fjale, per te patur keto zoterime? A ka Rama vetem 3000 $, sic deklaron? Pergjigje pyetjeve te tilla iu jep pergjigje me ligj vetem prokuroria. Ku eshte ajo?
    shum dakort jam
    te merret prokuroria
    un thjesht solla ktu ato vila qe tema e cila ti hape ti hape mos te merrte ngjyra te njeaneshme.
    pra dhe nje here sic thua per xenin e lirise qe ta hetoje prokuroria thuaj dhe per ajola xoxen qe ta hetoje prokuroria pra mos bej aludime.
    me kupto drejt te lutem

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Mund t'i sjellesh edhe te tjera. Une do i mirepres t'i lexoj, per aq kohe qe sjellin fakte. Per vilat e shkruajta opinionin tim me lart. A i justifikon biznesi qe kane, personat ne fjale, per te patur keto zoterime? A ka Rama vetem 3000 $, sic deklaron? Pergjigje pyetjeve te tilla iu jep pergjigje me ligj vetem prokuroria. Ku eshte ajo?

    Kaq ka deklaruar ??hahaha Ai beri gojen ne dubai 100.000$
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Ajola Xoxe ka porositur një vilë me vlerë 200 mijë euro në fshatin Mullet, në periferi të Tiranës. Kontrata e porosisë për vilën me sipërfaqe 223.2 metra katrorë banimi dhe kopsht 155 metra katrorë, është nënshkruar nga Ajola në korrik të vitit të kaluar, në prani të noteres dhe përfaqësuesit të firmës ndërtuese, e cila, në fshatin Mullet ka nisur të ndërtojë një kompleks vilash dykatëshe luksoze.”Meqë Veliaj po proteston për kontrollet tatimore mbi evazionin miliardësh të MJAFT-ëve të tij, a mund të na tregojë Erioni se ku i gjeti Ajola Xoxe 200 000 euro për të blerë në datën 16 korrik 2010 në Mullet, vilën me sipërfaqe 223,2 m2 dhe oborr 155,6 m2? Theksoj se kjo është shtëpia e tretë që vërtetohet që blihet brenda 6 vjetëve”, u shpreh avokati i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Altin Goxhaj. Kontrata detajon planimetrinë e vilës dhe jep të dhëna të hollësishme rreth hapësirave, materialeve dhe elementeve të tjera të ndërtimit të saj. Goxhaj ka depozituar një padi civile ndaj Partisë Socialiste për cenim imazhi dhe i kërkon asaj si dëmshpërblim një shumë prej 99 milionë lekësh të vjetër.

    po nuk kane bere ndonje hata te madhe ..... kane marre parate nga nje ane (Mjaft) dhe i kane investuar ne anen tjeter (ne vila).... kete e kane bere per te miren e qytetareve ...... kete e dime te gjithe ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  18. #18
    Edhe atehere? Keni edhe info nese kane zgjedhur servisin e porcelanit?
    S'mesoi kurre Shqiptari te qendroje brenda gardhit! :O

  19. #19
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Te pakten Sh. Berisha e ka nje aktivitet, nuk di te them se sa i suksesshem eshte per te deklaruar zoterimin e baneses. Po A. Xoxe me cfare "aktiviteti" e deklaron kete pasuri?
    Shumë dakort me ty. Kjo është hera e parë që po e dëgjoj si emër dhe unë. Berisha ka vite si politikan, po kjo ku i gjeti gjith ato lekë për të ble 1 vilë që me e konvertuar në lek i bie afro 280 Milion lek te vjetra. Pastaj kaq i pasur qeka vendi jonë që me 1 vit në politikë kjo paska bër gjith ato lek.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

  20. #20
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Eshtë hap një temë e ngjashme si kjo. Lexojini temat përpara se të hapni një temë të re. Kalofsh mirë

    P.s Tema e ngjashme ktu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=134539
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •