Home » Lajme Vendore » Njė deputet shqiptar nga diaspora?
Njė deputet shqiptar nga diaspora?

Posted by Shqipmedia on Nėn 1st, 2008 // 1 Comment

parlamenti Njė deputet shqiptar nga diaspora?

Nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet qė njėri nga 3 deputetėt nga diaspora tė jetė shqiptar.

Kjo ka qenė njė nga arsyet pėr pranimin e propozimit qė tė votojė diaspora nga ana e partive politike shqiptare BDI e PDSH, dhe pėr tė cilėn ėshtė arritur marrėveshje nė takimin e 4 liderėve tė partive politike. Por pėr kėtė nevojitet akoma punė meqė nuk ėshtė definuar trupi votues.

- Po ne konsiderojmė se ka bazė pėr njė kandidaturė dhe pėr njė deputet shqiptar, prandaj pasi kemi konsultuar mundėsitė edhe kemi vendosur qė tė mbėshtesim njė zgjidhje tė kėtillė, dhe nė kėtė fazė nuk do tė kisha komentuar mė shumė sepse megjithatė ne duhet tė bėjmė pėrgatitjet e duhura pėr zgjdhjet qė do tė duhet tė mbahen – thotė deputetja e BDI-sė Ermira Mehmeti.

Deputeti i PDSH-sė Besim Dogani thotė se nga opsionet e ndryshme pėr votimin e diasporės partitė janė marrė vesh qė tė votohen tre deputet nga diaspora, prej tė cilėve njėri do tė jetė shqiptar. – Me gjasė qė deputeti shqiptar ti takojė bllokut zgjedhor tė Europės, apo Europa Free qė i themi ne. Kjo ėshtė kėrkesė e jona dhe kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn normalisht se nuk do tė lėshojmė pe – shtoi Dogani.

Kėtė tezė e mbėshtet edhe deputeti i LSDM-sė Vllado Buēkovski, i cili vlerėson se teoretikisht ėshtė e mundur kjo, por gjithēka do tė dihet pas definimit tė trupit votues.

- Meqė do ti zgjedhim tre pėrfaqėsuesit e diapsorės nė zgjdhjet e ardhshme parlamentare, vlerėsoj se mund tė jetė qė favorit nga diaspora nė Evropė tė jetė shqiptar, ndėrsa dy tė tjerėt nga kontinenti i Australisė dhe Amerikės tė jenė maqedonas, mirėpo ajo do tė jetė mė e qartė kur do tė definohet trupi votues – thotė deputeti i LSDM-sė Vllado Buēkovski.

Ndryshimet nė kodin zgjedhor u miratuan tė mėrkurėn me 85 vota pėr. Njė nga risitė kryesore ėshtė edhe votimi i diasporės nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me ēka do tė zgjedhen 3 deputet, njė nga Evropa dhe Afika, njė nga Amerika Veriore dhe Jugore dhe njė nga Australia dhe Azia.