Prishtinė, 6 prill 2011 - Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, ai i LDK-sė, Isa Mustafa, ish kreu i AKR-sė, Behgjet Pacolli dhe ambasadori amerikan nė Prishtinė, Christopher Dell, mbajtėn sonte njė konferencė pėr medie, me ē’rast njoftuan pėr marrėveshjen e arritur sonte lidhur me tejkalimin krizės sė shkaktuar me zgjedhjen jo kushtetuese tė presidentit tė vendit mė 22 shkurt tė kėtij viti.
Duke iu drejtuar gazetarėve dhe qytetarėve tė Kosovės, Hashim Thaēi tha se liderėt e tri partive kanė arritur marrėveshje pėr, siē tha ai, Kosovėn e reformave. “Ajo qė dje dukej e paarritshme u arrit dhe kjo falė tejkalimit tė interesave partiake nė favor tė interesave tė vendit”, tha Thaēi.
Pacolli tha se ishte president i Kosovės pėr 35 ditė, e filloi punėn mirė, por pastaj erdhi vendimi i Gjykatės Kushtetuse, tė cilin e ka pranuar dhe ėshtė tėrhequr nga posti i presidentit.
“Me ndihmė e mikut tė madh tė Kosovės, ambasadorit Dell, kemi arritur qė nė tryezė t’i ulim liderėt e dy partive mė tė mėdha, gjė qė e konsideroj sukses tė madh”, tha Pacolli.
Ai njoftoi se ėshtė tėrhequr nga kandidimi i tashėm pėr president dhe se nė kėtė drejtim nuk ka pasur asnjė presion nga kushdo qoftė. Pastaj shtoi se kėtė tėrheqje nuk e konsideron si humbje, por se kėtė e ka bėrė nė interes tė qytetarėve tė Kosovės, pėr tė mos e ēuar vendin nė zgjedhje tė reja tė parakohshme. Pacolli njoftoi se qeveria e zgjedhur do tė mbetet dhe madje edhe do tė forcohet mė tutje.
Kryeministri Thaēi pastaj informoi gazetarėt me pikat e memorandumit tė marrėveshjes sė arritur midis kėtyre tre liderėve partiakė.
“Ne dominojmė Atifete Jahjagėn kandidate pėr presidente tė Kosovės.
Pajtohemi qė menjėherė tė formojmė njė komision pėr reformėn e zgjedhjeve presidenciale, nė mėnyrė qė presidenti tė zgjidhet drejtpėrdrejt nga populli. Komisioni duhet ta pėrfundojė punėn nga 6 – 9 muaj. Zgjedhjet do tė mbahen jo mė vonė se 6 muaj pas hyrjes nė fuqi tė ndryshimeve kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit nga populli”, tha Thaēi.
Sipas kėtij memorandumi do tė formohet edhe komisionin pėrkatės pėr ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe qė zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale tė mbahen nė vitin 2013.
Isa Mustafa falėnderoi Pacollin, ambasadorin Dell dhe Thaēin pėr gatishmėrinė pėr tė arritur marrėveshje.
Ai tha se kjo ėshtė njė marrėveshje e rėndėsishme pėr reformėn e sistemit zgjedhor.
Krijoni Kontakt