Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 270
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155

    Atifete Jahjaga, zyrtarisht presidente e Kosoves

    Prishtinė, 6 prill 2011 - Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, ai i LDK-sė, Isa Mustafa, ish kreu i AKR-sė, Behgjet Pacolli dhe ambasadori amerikan nė Prishtinė, Christopher Dell, mbajtėn sonte njė konferencė pėr medie, me ē’rast njoftuan pėr marrėveshjen e arritur sonte lidhur me tejkalimin krizės sė shkaktuar me zgjedhjen jo kushtetuese tė presidentit tė vendit mė 22 shkurt tė kėtij viti.

    Duke iu drejtuar gazetarėve dhe qytetarėve tė Kosovės, Hashim Thaēi tha se liderėt e tri partive kanė arritur marrėveshje pėr, siē tha ai, Kosovėn e reformave. “Ajo qė dje dukej e paarritshme u arrit dhe kjo falė tejkalimit tė interesave partiake nė favor tė interesave tė vendit”, tha Thaēi.

    Pacolli tha se ishte president i Kosovės pėr 35 ditė, e filloi punėn mirė, por pastaj erdhi vendimi i Gjykatės Kushtetuse, tė cilin e ka pranuar dhe ėshtė tėrhequr nga posti i presidentit.
    “Me ndihmė e mikut tė madh tė Kosovės, ambasadorit Dell, kemi arritur qė nė tryezė t’i ulim liderėt e dy partive mė tė mėdha, gjė qė e konsideroj sukses tė madh”, tha Pacolli.
    Ai njoftoi se ėshtė tėrhequr nga kandidimi i tashėm pėr president dhe se nė kėtė drejtim nuk ka pasur asnjė presion nga kushdo qoftė. Pastaj shtoi se kėtė tėrheqje nuk e konsideron si humbje, por se kėtė e ka bėrė nė interes tė qytetarėve tė Kosovės, pėr tė mos e ēuar vendin nė zgjedhje tė reja tė parakohshme. Pacolli njoftoi se qeveria e zgjedhur do tė mbetet dhe madje edhe do tė forcohet mė tutje.

    Kryeministri Thaēi pastaj informoi gazetarėt me pikat e memorandumit tė marrėveshjes sė arritur midis kėtyre tre liderėve partiakė.

    “Ne dominojmė Atifete Jahjagėn kandidate pėr presidente tė Kosovės.

    Pajtohemi qė menjėherė tė formojmė njė komision pėr reformėn e zgjedhjeve presidenciale, nė mėnyrė qė presidenti tė zgjidhet drejtpėrdrejt nga populli. Komisioni duhet ta pėrfundojė punėn nga 6 – 9 muaj. Zgjedhjet do tė mbahen jo mė vonė se 6 muaj pas hyrjes nė fuqi tė ndryshimeve kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit nga populli”, tha Thaēi.

    Sipas kėtij memorandumi do tė formohet edhe komisionin pėrkatės pėr ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe qė zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale tė mbahen nė vitin 2013.

    Isa Mustafa falėnderoi Pacollin, ambasadorin Dell dhe Thaēin pėr gatishmėrinė pėr tė arritur marrėveshje.

    Ai tha se kjo ėshtė njė marrėveshje e rėndėsishme pėr reformėn e sistemit zgjedhor.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-04-2011 mė 15:46

  2. #2
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750

    Atifete Jahjaga pėr president....
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Cila ėshtė Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovės?


    Atifete Jahjaga ėshtė pjestare e Policisė sė Kosovės. Ajo ėshtė zėvendėsdrejtore e parė e Policisė sė Kosovės. Ka gradėn e koloneles dhe ėshtė pranuar nė Policinė e Kosovės menjhėherė pas themelimit tė saj. Deri mė tash ka kryer mjaft detyra dhe specializime si nė vedn ashtu edhe jashtė vendit. Ka qenė nė specializim nė fushėn e sigurisė edhe nė SHBA.

    Ėshtė me prejardhje nga komuna e Gjakovės. Ėshtė e martuar me Astriti Kuēin. Nuk ka fėmijė dhe nė fletdėshminė e saj tė deponuar nė Agjencionin Antikorrupsion ka shėnuar se nuk ka kurrfarė pasurie pos njė veture nė vlerė prej 6 mijė eurosh. Ka tė ardhura vjetore nė shumėn prej 12.504 Eurosh dhe ka njė kredi nė Prokredit Bank nė shumėn prej 1900 Eurosh.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Atifete Jahjaga propozohet presidente e Kosovės

    Atifete Jahjaga propozohet presidente e Kosovės
    06/04/2011 22:28:00KOHA

    http://www.koha.mk/thumbnail.php?fil...article_medium

    Zyrtarja e lartė e Policisė sė Kosovės, Atifete Jahjaga ėshtė nominuar si kandidate pėr presidente tė Kosovės, deri nė zgjedhjen e presidentit tė vendit me vota direkte nga populli. Gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr medie nė mes tė kryeministrit Thaēi, Isa Mustafės, Behgjet Pacollit dhe ambasadorit Christopher Dell, presidenti i deritanishėm i vendit, Pacolli theksoi se nuk do tė rikandidojė pėr kėtė post dhe se, sipas tij, nuk ka pasur asnjė presion as nga kryeministri Thaēi e as nga ambasadori Dell pėr kėtė vendim.

    ”Unė i falėnderoj dhe u uroj sukses tė gjithėve. E falėnderoj Lidhjen Demokratike tė Kosovės e cila kontribuoi nė zgjidhjen e kėsaj krize. Zgjedhje nuk do tė kemi”, theksoi Pacolli.

    Ndėrkaq, kryeministri Thaēi, pasi falėnderoi Pacollin, theksoi se marrėveshja e arritur ndėrmjet Pacollit, Mustafės e Thaēit, ėshtė kjo:

    “Ne nominojmė Atifete Jahjagėn kandidate pėr presidente tė Kosovės. Pajtohemi qė menjėherė tė formojmė njė komision pėr reformėn e zgjedhjeve presidenciale, nė mėnyrė qė presidenti tė zgjidhet drejtpėrdrejt nga populli. Komisioni duhet ta pėrfundojė punėn nga 6 – 9 muaj. Zgjedhjet do tė mbahen jo mė vonė se 6 muaj pas hyrjes nė fuqi tė ndryshimeve kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit nga populli”, tha Thaēi. Sipas kėtij memorandumi do tė formohet edhe komisionin pėrkatės pėr ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe qė zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale tė mbahen nė vitin 2013.

    Gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr medie nė mes tė kryeministrit Thaēi, Isa Mustafės, Behgjet Pacollit dhe ambasadorit Christopher Dell, presidenti i deritanishėm i vendit, Pacolli theksoi se nuk do tė rikandidojė pėr kėtė post dhe se, sipas tij, nuk ka pasur asnjė presion as nga kryeministri Thaēi e as nga ambasadori Dell pėr kėtė vendim.

    ”Unė i falėnderoj dhe u uroj sukses tė gjithėve. E falėnderoj Lidhjen Demokratike tė Kosovės e cila kontribuoi nė zgjidhjen e kėsaj krize. Zgjedhje nuk do tė kemi”, theksoi Pacolli. Ndėrkaq, kryeministri Thaēi, pasi falėnderoi Pacollin, theksoi se marrėveshja e arritur ndėrmjet Pacollit, Mustafės e Thaēit, ėshtė kjo: ”Ne udhėheqėsit e AKR, LDK dhe PDK, nominojmė Atifete Jahjagėn pėr Presidente”, tha ndėr tė tjera Thaēi duke lexuar memorandumin e marrėveshjes. Ndėrkaq Dell tha se Atifetja kur ėshtė zgjuar nė mėngjes nuk e ka menduar se tani do tė propozohet pėr president tė vendit. (RTK)


    A ka mundesi dikush me an njofetua me gjersishet per Presidenten e ardheshme te Kosoves?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 07-04-2011 mė 03:19
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #5
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kush ėshtė Atifete Jahjaga?

    Kush ėshtė Atifete Jahjaga?
    Publikuar: Sot, mė 07 prill 2011

    http://www.koha.net/repository/images/07atifete4.jpg


    Prishtinė, 7 prill – Ajo qė mori mbėshtetjen pėr presidente tė Kosovės nga tri partitė politike PDK, LDK dhe AKR, pas tri ditėsh bisedime pėr dalje nga kriza politike, dikur ka shėrbyer si police e Kosovės, duke u avancuar deri nė gradat mė tė larta tė gjeneral-koloneles.
    Atifete Jahjaga u lind mė 20 prill 1975 nė Gjakovė, ndėrkaq shkollimin fillor, atė tė mesėm dhe studimet nė Fakultetin Juridik i kreu nė Prishtinė.

    Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinės doli nė vitin 2000, ndėrkaq mė vonė pėrfundoi edhe studimet nė Universitetin e Manēesterit nė Angli, certifikimin postdiplomik nė menaxhimin policor dhe tė drejtės penale nė vitin 2006/2007, ndėrsa tash vazhdon studimet e magjistraturės nė shkencat kriminalistike nė Prishtinė.

    Karrierėn e saj e nisi nė Policinė e Kosovės, duke u angazhuar nė tė gjitha ēėshtjet e policisė dhe nė tė gjitha profilet, duke nisur nga patrullimi deri tek hetuesia.

    Ajo, sipas kosovaonline, ėshtė konsideruar si njė ndėr pjesėtarėt mė profesional tė Policisė sė Kosovės dhe njė prej tė paktėve qė ka kryer trajnimin nė Qendrėn Evropiane tė Sigurisė “Xhorxh Marshall” nė Gjermani dhe Akademinė Nacionale tė FBI-sė nė Departamentin e Drejtėsisė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Si kadete e dalluar, kjo e fundit e pėrzgjodhi Atifeten pėr takim me presidentin e atėhershėm amerikan, George W. Bush, me rastin e njė vizite qė i bėri Akademisė.

    Aktualisht, Jahjaga ėshtė zėvendėsdrejtore e pėrgjithshme e Policisė sė Kosovės, ndėrsa njė kohė pas shkarkimit tė Behar Selimit deri nė zgjedhjen e Reshat Maliqit nė krye tė Policisė, ajo ushtroi detyrėn e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės.
    Atifetja ėshtė e martuar me Astrit Kuēin dhe nuk ka fėmijė.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Zonjės Atifete Jahjaga,sukses,shėndet e past fat nė kėtė punė tė rėndė !
    ---------------
    Sa pėr informacion,ja kreu i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės qė rregullon proceduren e zgjedhjes,kompetencat dhe gjithė tagrin qė ka posti i presidentit;
    ---------
    Kapitulli V

    Presidenti i Republikės sė Kosovės


    Neni 83 [Statusi i Presidentit]

    Presidenti ėshtė kreu i shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit tė Republikė sė Kosovės.
    Neni 84 [Kompetencat e Presidentit]
    Presidenti i Republikės sė Kosovės:
    (1) pėrfaqėson Republikėn e Kosovės brenda dhe jashtė;
    (2) garanton funksionimin kushtetues tė institucioneve tė pėrcaktuara me kėtė
    Kushtetutė;
    (3) shpall zgjedhjet pėr Kuvendin e Kosovės dhe thėrret mbledhjen e parė te tij;
    (4) nxjerr dekrete nė pajtim me kėtė Kushtetutė;
    (5) shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės;
    (6) ka tė drejtėn e kthimit pėr rishqyrtim tė ligjeve tė miratuara, nėse konsideron se janė
    tė dėmshme pėr interesat legjitime tė Republikės sė Kosovės ose tė njė a mė shumė
    komuniteteve tė saj. Tė drejtėn e rikthimit tė njė ligji mund ta shfrytėzojė vetėm njė
    herė;
    (7) nėnshkruan marrėveshjet ndėrkombėtare nė pajtim me kėtė Kushtetutė;
    (8) propozon amendamente pėr kėtė Kushtetutė;
    (9) mund tė referojė ēėshtje kushtetuese nė Gjykatėn Kushtetuese;
    (10) udhėheq politikėn e jashtme tė vendit;
    (11) pranon letrat kredenciale tė shefave tė misioneve diplomatike tė akredituar nė
    Republikėn e Kosovės;
    (12) ėshtė Komandant Suprem i Forcave tė Sigurisė tė Kosovės;
    (13) udhėheq Kėshillin Konsultativ pėr Komunitete;
    (14) cakton mandatarin pėr formimin e Qeverisė, pas propozimit tė partisė politike ose tė
    koalicionit, qė pėrbėn shumicėn e Kuvendit;
    - 32 -
    (15) emėron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatės Supreme tė Kosovės me propozimin e
    Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės;
    (16) emėron dhe shkarkon gjyqtarėt e Republikės sė Kosovės me propozimin e Kėshillit
    Gjyqėsor tė Kosovės;
    (17) emėron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit tė Republikės sė Kosovės, me
    propozimin e Kėshillit Prokuroial tė Kosovės;
    (18) emėron dhe shkarkon prokurorėt e Republikės sė Kosovės, me propozimin tė
    Kėshillit Prokurorial tė Kosovės;
    (19) emėron gjyqtarėt pėr Gjykatėn Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;
    (20) emėron Komandantin e Forcave tė Sigurisė tė Kosovės, pas rekomandimit tė
    Kryeministrit;
    (21) sė bashku me Kryeministrin, emėron Drejtorin, Zėvendėsdrejtorin dhe Inspektorin e
    Pėrgjithshėm tė Agjencisė sė Kosovės pėr Intelegjencė;
    (22) vendos pėr shpalljen e Gjendjes sė Jashtėzakonshme, nė konsultim me Kryeministrin;
    (23) mund tė kėrkojė mbledhje tė Kėshillit tė Sigurisė tė Kosovės dhe i kryeson ato nė
    kohėn e Gjendjes sė Jashtėzakonshme;
    (24) vendos pėr formimin e misioneve diplomatike e konsullare tė Republikės sė Kosovės,
    nė bazė tė konsultimit me Kryeministrin;
    (25) emėron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike tė Republikės sė Kosovės, me
    propozimin e Qeverisė;
    (26) emėron Kryetarin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve;
    (27) emėron Guvernatorin e Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės i cili shėrben
    edhe si Drejtor Menaxhues dhe emėron anėtarėt e tjerė tė Bordit tė Bankės;
    (28) jep medalje, mirėnjohje dhe ēmime, nė pajtim me ligjin;
    (29) shpall falje individuale, nė pajtim me ligjin;
    (30) sё paku njė herė nė vit i drejtohet Kuvendit tė Kosovės pėrkitazi me
    fushėveprimtarinė e tij/saj.
    - 33 -
    Neni 85 [Kualifikimi pėr Zgjedhjen e Presidentit]
    President i Republikės sė Kosovės mund tė zgjedhet ēdo shtetas i Republikės sė Kosovės, i cili e
    ka mbushur moshėn tridhjetė e pesė (35) vjeēare.
    Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit]
    1. Presidenti i Republikės sė Kosovės zgjedhet nga Kuvendi, me votim tė fshehtė.
    2. Zgjedhja e Presidentit tė Republikės sė Kosovės duhet tė bėhet jo mė vonė se tridhjetė (30)
    ditė para pėrfundimit tė mandatit tė Presidentit aktual.
    3. Secili shtetas i Republikės sė Kosovės mund tė nominohet si kandidatė pėr President tė
    Republikės sė Kosovės, nėse ajo/ai siguron nėnshkrimet e tė paktėn tridhjetė (30) deputetėve
    tė Kuvendit tė Kosovės. Deputetėt e Kuvendit mund tė nėnshkruajnė vetėm pėr njė kandidatė
    pėr President tė Republikės sė Kosovės.
    4. Zgjedhja e Presidentit bėhet me dy tė tretat (2/3) e votave tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit.
    5. Nėse asnjėri kandidat nuk merr shumicėn prej dy tė tretave (2/3) nė dy votimet e para,
    organizohet votimi i tretė nė mes tė dy kandidatėve tė cilėt kanė marrė numrin mė tė lartė tė
    votave nė votimin e dytė dhe kandidati qė merr shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve,
    zgjedhet President i Republikės sė Kosovės.
    6. Nėse nė votimin e tretė, asnjėri kandidat nuk zgjidhet President i Republikės sė Kosovės,
    shpėrndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, tė cilat duhet tė mbahen brenda dyzet e
    pesė (45) ditėsh.
    Neni 87 [Mandati dhe Betimi]
    1. Presidenti i Republikės sė Kosovės fillon mandatin pasi tė ketė dhėnė betimin para Kuvendit
    tė Kosovės. Teksti i betimit rregullohet me ligjin.
    2. Mandati i Presidentit ėshtė pesė (5) vjet.
    3. Pas pėrfundimit tė mandatit tė parė, Presidenti mund tė rizgjedhet vetėm edhe njė herė.
    Neni 88 [Papajtueshmėria]
    1. Presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion tjetėr publik.
    2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion nė parti politike.
    - 34 -
    Neni 89 [Imuniteti]
    Presidenti i Republikės sė Kosovės gėzon imunitet nga ndjekja penale, paditė civile ose
    shkarkimi pėr veprimet dhe vendimet brenda fushėveprimit tė pėrgjegjėsive tė Presidentit tė
    Republikės sė Kosovės.
    Neni 90 [Mungesa e Pėrkohshme e Presidentit]
    1. Nė rast se Presidenti i Republikės sė Kosovės pėrkohėsisht nuk ėshtė i aftė pėr tė pėrmbushur
    pėrgjegjėsitė e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojė vullnetarisht detyrat e postit tė tij/saj, Kryetarit
    tė Kuvendit, i cili do tė jetė ushtrues i detyrės sė Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Urdhri
    i Presidentit pėr kalimin e pėrgjegjėsive duhet tė pėrmbajė veēanėrisht arsyet dhe
    kohėzgjatjen e kalimit tė pėrgjegjėsive, nėse ka njohuri pėr to. Presidenti i Republikės sė
    Kosovės do tė rifillojė ushtrimin e pėrgjegjėsive kur tė jetė nė gjendje t’i ushtrojė
    pėrgjegjėsitė, dhe kėshtu Kryetarit tė Kuvendit i pushon posti i ushtruesit tė detyrės sė
    Presidentit.
    2. Nė rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i pėrgjegjėsive, Kuvendi i Republikės sė Kosovės,
    pas konsultimit me konsiliumin mjekėsor, me dy tė tretat (2/3) e votave tė tė gjithė
    deputetėve vendos nėse Presidenti i Republikės sė Kosovės ėshtė pėrkohėsisht i paaftė pėr tė
    ushtruar pėrgjegjėsitė e veta. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės do tė shėrbejė si ushtrues i
    detyrės sė Presidentit tė Republikės sė Kosovės derisa ajo/ai tė bėhet i aftė qė tė rifillojė
    ushtrimin e pėrgjegjėsive tė Presidentit.
    3. Posti i ushtruesit tė detyrės sė Presidentit tė Republikės sė Kosovės, nuk mund tė ushtrohet
    pėr njė periudhė mė tė gjatė se gjashtė (6) muaj.
    Neni 91 [Shkarkimi i Presidentit]
    1. Presidenti i Republikės sė Kosovės mund tė shkarkohet nga Kuvendi nėse ai/ajo ėshtė dėnuar
    pėr kryerjen e krimit tė rėndė ose nėse ajo/ai nuk ėshtė i/e aftė pėr tė ushtruar pėrgjegjėsitė e
    kėtij posti pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė ose nėse Gjykata Kushtetuese ka pėrcaktuar se
    ajo/ai ka bėrė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės.
    2. Procedura pėr shkarkimin e Presidentit tė Republikės sė Kosovės mund tė iniciohet nga njė e
    treta (1/3) e deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt nėnshkruajnė njė peticion, i cili shpjegon arsyet
    pėr shkarkim. Nė rast se peticioni supozon sėmundjen e rėndė, Kuvendi do tė kėrkojė
    mendimin e konsiliumit mjekėsor pėr gjendjen shėndetėsore tė Presidentit. Nė rast se
    peticioni supozon ndonjė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės, peticioni duhet t’i dorėzohet
    menjėherė Gjykatės Kushtetuese, e cila vendosė pėr kėtė ēėshtje brenda shtatė (7) ditėsh nga
    marrja e peticionit.
    3. Nėse Presidenti i Republikės sė Kosovės ėshtė dėnuar pėr ndonjė krim tė rėndė ose kur nėse
    Kuvendi, nė pajtim me kėtė nen, konstaton qė Presidenti nuk ėshtė i aftė tė ushtrojė
    - 35 -
    pėrgjegjėsitė e tij/saj pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė ose nėse Gjykata Kushtetuese
    konstaton se ajo/ai ka bėrė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės, Kuvendi mund tė shkarkojė
    Presidentin me dy tė tretat (2/3) e votave tė tė gjithė deputetėve tė tij.

  7. #7
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ambasadori Dell pėr Atifeten
    Publikuar: Sot, mė 07 prill 2011

    http://www.koha.net/repository/images/07dell4.jpg

    Prishtinė, 7 prill - Ambasadori amerikan, Christopher Dell, mbrėmė, pas marrėveshjes sė Hashim Thaēit me Isa Mustafėn e Behgjet Pacollin, ka lavdėruar kandidaten pėr rpesdiente tė Kosovės, Atifete Jahjaga. Ai ėshtė shprehur i bindur se ajo do tė jetė njė presidente qė do tė dijė t’i ruajė Kushtetutėn dhe institucionet e Kosovės, ashtu siē i kėrkohet njė udhėheqėsi tė shtetit.
    Ka thėnė se ajo kur ėshtė zgjuar nė mėngjes nuk e ka pasur idenė se jeta e saj do tė ndryshonte. “E di se ajo kurrė nuk e ka kėrkuar njė nder tė tillė. Ajo gjithmonė ka qėndruar nė ballė tė detyrės. Ajo ėshtė njė prej oficerėve mė tė mirė nė Kosovė dhe qysh para 11 vjetėsh ajo ėshtė zotuar se do ta pėrmbushė misionin pėr sundimin e ligjit. Prandaj, jam i bindur se si presidente e Kosovės, ajo do ta mbrojė Kushtetutėn dhe institucionet e Republikės tė cilat janė detyrė e saj”, ka thėnė Dell. Presidenca e saj, sipas tij, do tė shėnojė njė kapitull tė ri dhe konstruktiv nė historinė e Kosovės.
    Dell e ka pranuar se SHBA-ja kanė punuar me vite me Jahjagėn. “ShBA-ja ka punuar me Atifeten pėr shumė vjet. Ajo e ka admirimin e tė gjithėve qė kanė punuar me tė. Dhe, tash ajo po shkon nė njė zyrė ku ka shumė sfida dhe i nevojitet pėrkrahje e qytetarėve dhe partive politike”, ka deklaruar Dell.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #8
    Personalisht mendoj se problemi nuk eshte as te Behgjet Pacolli ( edhe pse nuk e perkrahi fare), problemi nuk eshte as tek Atifete Jahjaga ( e cila do konkuroje per kryetare te Kosoves ). Por problemi kyc dhe i vetem i gjithe kesaj Situate te krijuar ne Kosove eshte Christofer Dell dhe Hashim Thaci.

    Christrofer Dell per asrye se mundohet ta vije ne pozite ca njerez te cilet e ndegjojne vetem ate ( njerez servila ), pra vetem se cka ju thote Delli - CD - te bejne ata, e per kete ndigjim me te mire se Hashim Thaci - Behgjet Pacolli e Isa Mustafa nuk ka. Sepse permes ketyre CD mund te shes qdo pasuri shteterore te Kosove kujna te do ai vete ( CD ). Tek e fundit Dellit e ketyre partnereve nderkombetar fare nuk ju intereson Populli i Kosoves, por vetem pasurite e saj.

    Ndersa Thaci eshte fajtor, sepse ai mundohet ta zgjase jeten politike te tij per te vjedhe e pasuruar ma shume. E per kete rruge Thaci eshte ne gjendje ti shkateroj te gjithe ata qe i dalin perpara tij, si shoket e idealit ne thonjeza - Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, etj. Dhe keshtu me ndihmen e CD - Thaci do zgjas jeten e tij politike.

    Sa te jene Thaci e Delli ne krye te Kosoves, asnjehere ama asnjehere nuk do kete drite te bardhe e jete normale per popullin e Kosoves.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 07-04-2011 mė 08:21
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kush do tė na udhėheq

    Atifete Jahjaga nuk ėshtė emėr shumė i njohur nė opinion. Por, nė punėn e saj, nė polici, ėshtė shembull i ngritjes sė shpejtė nė karrierė. Mban gradėn mė tė lartė ndėr pjesėtaret femra tė policisė nė Europėn Juglindore, Gjeneral-Major. Sipas formularit tė deklarimit tė pasurisė 2010, ajo jeton me qira. Ėshtė nga rrethi i Gjakovės dhe burri i saj ėshtė mjek.
    Nga Express mė 07 prill 2011 nė ora 09:16

    Janė tė rralla rastet si Atifete Jahjaga, qė kanė mundur tė avancohen aq shpejt nė karrierė.

    Me profesion juriste, ajo karrierėn nė polici e ka filluar si pėrkthyese, mė pas police nė Departamentin e Policisė Kufitare. Po ashtu, ajo ka kryer edhe detyrėn e kryesueses sė Departamentit tė Trajnimit, si dhe Ndihmėskomisares pėr Kufij, ndėrkaq aktualisht, me gradėn Gjeneral-Major, mban pozitėn e zv/drejtorit tė Policisė sė Kosovės.

    Pavarėsisht njė pozite tė rėndėsishme nė polici, Jahjaga nuk shquhet pėr jetė tė pasur e luksoze. Jeton me qira nė lagjen Bregu i Diellit nė Prishtinė.

    Nė formularin pėr deklarimin e prejardhjes sė pasurisė, vitin e kaluar, Jahjaga ka shkruar se nuk posedon paluajtshmėri, ndėrkaq njė automjet nė vlerė 6000 euro e ka blerė nga kursimet. Po sipas formularit, nė bankė i ka tė deponuara 1900 euro, ndėrkaq paga mujore e saj ėshtė 1042 euro. Ėshtė e martuar me mjekun Astrit Kuēin, nuk kanė fėmijė, ndėrkaq ai merr 390 euro pagė nė muaj dhe, gjithashtu, nuk posedon paluajtshmėri.

    Nė online enciklopedinė britannica.com, Jahjaga portretizohet si shembull i mirė i ngritjes sė shpejtė nė karrierė brenda njė periudhe dhjetėvjeēare.

    Ajo mban gradėn mė tė lartė ndėr pjesėtaret femra tė policisė nė Evropėn Juglindore, njė e arritur kjo mbresėlėnėse. Nė fjalimin para gazetarėve, Ambasadori Christopher Dell tha se SHBA-ja ka punuar shumė vjet me Jahjagėn dhe se ajo ka fituar admirimin dhe respektin e ēdonjėrit me tė cilin ka punuar – qė nga Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, deri te qindra policė dhe police amerikanė, tė cilėt kanė qenė krenarė qė kanė shėrbyer me tė dhjetė vjetėt e fundit.

    Atifete Jahjaga ka kryer shumė trajnime, ndėr tė cilat edhe nė SHBA. Gjatė njė projekti trejavor tė UNDP-sė pėr menaxhment trajnues, tė financuar nga Qeveria holandeze, ajo u takua dhe u fotografua edhe me Presidentin George W. Bush.
    Jahjaga vjen nga rrethi i Gjakovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Personalisht mendoj se problemi nuk eshte as te Behgjet Pacolli ( edhe pse nuk e perkrahi fare), problemi nuk eshte as tek Atifete Jahjaga ( e cila do konkuroje per kryetare te Kosoves ). Por problemi kyc dhe i vetem i gjithe kesaj Situate te krijuar ne Kosove eshte Christofer Dell dhe Hashim Thaci.

    Christrofer Dell per asrye se mundohet ta vije ne pozite ca njerez te cilet e ndegjojne vetem ate ( njerez servila ), pra vetem se cka ju thote Delli - CD - te bejne ata, e per kete ndigjim me te mire se Hashim Thaci - Behgjet Pacolli e Isa Mustafa nuk ka. Sepse permes ketyre CD mund te shes qdo pasuri shteterore te Kosove kujna te do ai vete ( CD ). Tek e fundit Dellit e ketyre partnereve nderkombetar fare nuk ju intereson Populli i Kosoves, por vetem pasurite e saj.

    Ndersa Thaci eshte fajtor, sepse ai mundohet ta zgjase jeten politike te tij per te vjedhe e pasuruar ma shume. E per kete rruge Thaci eshte ne gjendje ti shkateroj te gjithe ata qe i dalin perpara tij, si shoket e idealit ne thonjeza - Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, etj. Dhe keshtu me ndihmen e CD - Thaci do zgjas jeten e tij politike.

    Sa te jene Thaci e Delli ne krye te Kosoves, asnjehere ama asnjehere nuk do kete drite te bardhe e jete normale per popullin e Kosoves.

    pajtohem me kete shkrim ne teresi!
    por as delli nuk e ka larg se ai po flet jo me ne emer te amerikes por te interesave te tij personale!

    ai u mundua ta frikoi popullin e kosoves se kinse bondestilli po mbyllet!
    dhe menjehere zyrtaret e natos e pergenjeshtruan marrinat e tij politike shantazhuese!

    delli mendon se bondestilli eshte ceshtje e ambasades amerikane ky kopuk nuk merr vesh nga keto pune dhe prandaj mundohet te shantazhoi me injorancen e tij politike!

    tash edhe pak mund te botohen marrinat e tij ne wiki liks dhe shumftyrsia e tij ndaj kosoves e pikrisht ndaj hashim thacit!

    ky njeri eshte parapolitika e korrupsionit dhe ia nxiu ftyren zeze afrikanit obama!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-07-2009
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Personalisht mendoj se problemi nuk eshte as te Behgjet Pacolli ( edhe pse nuk e perkrahi fare), problemi nuk eshte as tek Atifete Jahjaga ( e cila do konkuroje per kryetare te Kosoves ). Por problemi kyc dhe i vetem i gjithe kesaj Situate te krijuar ne Kosove eshte Christofer Dell dhe Hashim Thaci.

    Christrofer Dell per asrye se mundohet ta vije ne pozite ca njerez te cilet e ndegjojne vetem ate ( njerez servila ), pra vetem se cka ju thote Delli - CD - te bejne ata, e per kete ndigjim me te mire se Hashim Thaci - Behgjet Pacolli e Isa Mustafa nuk ka. Sepse permes ketyre CD mund te shes qdo pasuri shteterore te Kosove kujna te do ai vete ( CD ). Tek e fundit Dellit e ketyre partnereve nderkombetar fare nuk ju intereson Populli i Kosoves, por vetem pasurite e saj.

    Ndersa Thaci eshte fajtor, sepse ai mundohet ta zgjase jeten politike te tij per te vjedhe e pasuruar ma shume. E per kete rruge Thaci eshte ne gjendje ti shkateroj te gjithe ata qe i dalin perpara tij, si shoket e idealit ne thonjeza - Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, etj. Dhe keshtu me ndihmen e CD - Thaci do zgjas jeten e tij politike.

    Sa te jene Thaci e Delli ne krye te Kosoves, asnjehere ama asnjehere nuk do kete drite te bardhe e jete normale per popullin e Kosoves.
    Heee burr i theut ,po pse po rren se nuk esht problem Behxhet ,po ju te vetevendosje ken thon se sate esht behxhet ne nuk do te rrim ne parlament dhe nuk do ta votojm se esht pro rus ,ket keni then ju ,aa ju vet ken then a keni harrua ? tasht po doni mu be te mirr ,e tasht a dote rin ne seanc apo do te gjuni me ve ,po mamir eaht me gjujt me pula e jav shohin hajrin populli e marin naj pul se vet po thehen .
    SHqiprija etnike.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Tėrheqja e detyruar e Thaēit

    Procesi pėr ndėrrimin e pushtetit duket se ka nisur dhe Hashim Thaēi nuk po jep shenja se ka fuqi ta ndali atė.

    Nga Armand Shkullaku mė 07 prill 2011 nė ora 12:03

    Pa u mbushur ende katėr muaj nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, fituesit janė detyruar tė pranojnė atė qė me arrogancė e refuzuan kur llogaritėn ulėset nė Parlament: tė negociojnė kushtet e opozitės. Tani, Hashim Thaēi mė shumė kohė po shpenzon nė zyrėn e Chris Dellit se sa nė atė tė kryeministrit. Mazhoranca qė u sajua pas zgjedhjeve tė fundit ėshtė e bllokuar, vendi nuk ka president dhe qeveria ka humbur motivin pėr t’ia nisur mė nė fund punės. Kriza presidenciale, si pasojė e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, ia ka mėsuar me pahir PDK-sė leksionin se nė politikė numrat janė diēka por jo gjithēka.

    Koalicioni qeveritar po bėn hapa prapa nė pėrpjekje pėr tė zgjidhur krizėn politike dhe shmangur zgjedhjet e jashtėzakonshme, ndėrsa Isa Mustafa po tregon se mund tė fitosh edhe duke qėnė nė opozitė. Nė kushtet aktuale, pavarėsisht termave konkrete qė do tė negociohen dhe afateve pėr zgjedhje tė reja parlamentare, ėshtė e qartė se PDK gjendet nė rėnie dhe LDK nė ngjitje. Ulja e detyruar nė tryezėn e bisedimeve, nė dukje njė pėrpjekje pėr tė zgjidhur krizėn, mund tė pėrkthehet fare mirė si fillimi i njė procesi pėr ndėrrimin e pushtetit. Se sa do tė zgjasė ky proces, kjo mbetet pėr t’u parė, por hapi i parė ėshtė hedhur. Njė fitues nuk do tė kishte asnjė arsye pėr t’u ulur nė bisedime, vetėm nė rast se fitorja e tij ėshtė vėnė nė dyshim. Pas kompromisit me opozitėn, nuk do tė kemi tė bėjmė mė me njė qeveri tė fortė politike, por me njė administratė tė pėrkohshme nė pritje tė zgjedhjeve tė parakohshme.

    Nė njė situatė tė tillė, autoriteti i kryeministrit dhe vetė puna e qeverisė do tė shkojė drejt rėnies. Ideja e tėrheqjes dhe e pranimit tė kushteve tė opozitės e demotivon palėn nė pushtet dhe e zbeh fuqinė e liderit tė mazhorancės. Nė zgjedhjet e ardhshme, kundėrshtarėt politikė, pas suksesit tė arritur nė tavolinėn e negociatave, do te jenė mė entuziastė dhe tė sigurtė pėr fitoren. Nė ēdo moment dhe nė ēdo kohė, opozita nuk do tė lėrė rast pa ia pėrmendur liderit tė mazhorancės dobėsinė dhe pafuqinė e tij pėr t’u sjellė si fitues. Deri nė zgjedhjet e ardhshme, koalicioni qeveritar do tė jetė gjithnjė nėn ankthin e shkaktuar nga presioni i opozitės. Tryeza politike, qė pritet t’i japė rrugė krizės, po ia shkurton atė partisė nė pushtet.
    Por a kishte mundėsi Hashim Thaēi ta tejkalonte kėtė moment, ta refuzonte marrėveshjen me opozitėn dhe tė provonte forcėn sėrish nė sallėn e Kuvendit? Vėshtirė! Vendimet e forta dhe tė bėra nė sy tė publikut nuk janė nė stilin e politikanit Thaēi. Por ka edhe shumė arsye tė tjera. Nė radhė tė parė atij i mungonte mbėshtetja unanime nga partia e tij, Kryetari i Kuvendit ishte i pari qė foli pėr njė tryezė partish dhe la tė kuptohet qartė se njė tentativė e re pėr tė rizgjedhur zotin Pacolli nuk do tė kishte pėrkrahjen e tij. Sė dyti, nė rast dėshtimi tė rizgjedhjes sė presidentit do tė shkohej nė zgjedhje tė menjėhershme dhe PDK i trembet kėsaj. Dhe mė kryesorja, pushteti aktual ėshtė produkt i zgjedhjeve qė prodhuan numrat por jo legjitimitetin moral dhe autoritetin e duhur pėr tė qeverisur vendin. Nė kėto kushte, Thaēi nuk mund tė bėnte asgjė tjetėr veēse tė “shpėrngulej” nė Dragodan me shpresė qė aty tė sakrifikojė sa mė pak nė kurbanin qė po i kėrkon opozita.

    Dhe opozita e Isa Mustafės kėtė moment ka pritur. “Profa”, pa zhurmė e bujė ka shėnuar kėshtu fitoren e tij tė tretė tė rėndėsishme politike. Pas fitores nė Prishtinė dhe nė LDK, ai ka rrėzuar presidentin (pavarėsisht skepticizmit dhe akuzave tė mediave kritike ndaj qeverisė), ka detyruar Thaēin tė pranojė atė qė refuzoi nė fillim dhe i ka hapur kėshtu rrugėn njė fitoreje tė mundshme tė LDK-sė nė zgjedhjet e parakohshme. Sigurisht qė ėshtė shumė herėt tė flitet pėr fitore, por mėnyra se si po arrihet marrėveshja e re politike dobėson autoritetin e Thaēit dhe ēmobilizon pasuesit e tij. Kryeministri po shkon drejt njė kompromisi pėr tė shtyrė sa tė jetė e mundur mandatin e tij. Ai nuk ka forcė tė imponojė rregulla loje, por vetėm t’i negociojė ato. Kėtė lideri i PDK-sė duhej ta kishte kuptuar qė kur u katranos procesi zgjedhor i 12 dhjetorit. Por zgjodhi tė bėjė tė fortin, pa i patur muskujt pėr kėtė. Me probleme nė parti dhe me njė opozitė tė fortė pėrballė ai u detyrua tė kthehet nė pikėn e fillimit, por tashmė me autoritet tė dobėsuar. Thaēi nuk mundi t’i qėndrojė deri nė fund pozicionit tė tij politik dhe t’i thoshte jo kompromisit me opozitėn, qoftė me riskun e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme, qoftė edhe me riskun e daljes nė opozitė. Vendimet e forta nuk janė terreni i tij dhe ai ėshtė mėsuar tė luajė me porta tė vogla, me perde tė mbyllura dhe pa spektatorė. Nga kjo strategji e zgjedhur loje deri tani Thaēi vetėm po pėson dhe deri nė fund tė mandatit qė ia ka lejuar opozita, ditė edhe mė tė vėshtira e presin. Procesi pėr ndėrrimin e pushtetit duket se ka nisur dhe Hashim Thaēi nuk po jep shenja se ka fuqi ta ndali atė

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    me kame te mare kesaj ZONJES......
    UROJ QE QE DITEN E PARE TE EMERIMIT TE BEJE NJE VIZITE NE MITROVICEN E VERIUT.......
    DITEN E DYTE E PRESIM NE TIRANE......URIME E PUNA E MARE
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Une mendoj se Hashimi po tregon seriozitet e perkushtim ne kalimin sa me te lehte te situatave qe krijojne grindavecet e dekonstruktivet.
    Edhe kjo mareveshje tregon se Hashimi vepron me urtesi.
    Ti pergezojme politikanet qe veprojn drejt pamvaresisht se i kemi dasht a jo.
    Tu a shikojme punen e perditshme.
    Veprojn drejt.. tu themi fjale pergezuese..
    Veprojn keq tu a themi ashtu si eshte e verteta.

    Urime ksaj Qikes qe po bahet Presidente.
    Per mua dhe Pacolli i mir ishte.

    Tash nji pyetje per karakterin e Zonjes qe po behet Presidente.

    A ka shkue ndoj here kjo shefe e larte e Policise per ngushellim ose perkujtim ose respektim.. ne familjen e oficeres se Policise Sabahete Tolaj qe u vra ne pusi nga kanibalet?

    Dua pergjigje nga dikush qe eshte i sigurte ne pergjigjen qe do japi.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    lufta brenda llojit eshte duke marr nje dimension me te madh!

    Spekulime pėr dorėheqjen, Krasniqi e quan jokushtetuese marrėveshjen




    Prishtinė, 7 prill - (E plotėsuar) Ndėrsa disa media pak mė parė njoftuan pėr dorėheqjen e kryeparlamentarit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ai i tha portalit Koha.net se njoftimet e tilla janė spekulim mediatik.
    Prishtinė, 7 prill (E plotėsuar) - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi e ka quajtur antikushtetuese marrėveshjen e arritur mbrėmė nga Thaēi, Pacolli dhe Mustafa. Nė njė intervistė pėr emisionin Interkativ tė Kohavisionit, ai ka thėnė se mandati 5-vjeēar i presidentit nuk mund tė ndėrpritet. Krasniqi ka pohuar se Thaēi ka thyer statutin e PDK-sė, duke mos e konsultuar fare pėr marrėveshjen. Sipas kreut tė Kuvendit, pushtetin nga radhėt e policisė e ushtrisė e marrin individėt vetėm nė kohė puēesh.
    Krasniqi ka thėnė se lideri i PDK-sė ka anashkaluar krejtėsisht organet e partisė pėr marrėveshjen, dhe nė kėtė mėnyrė e ka shkelur statutin e saj.
    E, sa i pėrket presidentes sė re, Krasniqi ka thėnė se ajo mund tė jetė police e mirė, por vendit i duhej njė president nga sfera politike, ose, nė rastin e konsensusit, nga bota akademike. Madje, ai thotė se dikush i policisė nė pushtet vjen zakonisht nė kohė puēesh. Kryetari i Kuvendit ka shprehur keqardhjen qė partitė e tjera opozitare, AAK-ja dhe Vetėvendosje, janė anashkaluar nga procesi nė mėnyrė tė padrejtė. Ai ka shprehur dyshimin se kjo marrėveshje do tė mund t’i japė fund krizės politike nė vend.

    Mė herėt gjatė ditės, sekretari i Pėrgjithshėm i PDK-sė, Krasniqi, nuk mori pjesė nė mbledhjen e Grupit Parlamentar tė PDK-sė. Nė mbledhje nuk mori pjesė as nėnkryetari Fatmir Limaj.
    Kėta dy, sė fundi, kanė shprehur hapur pakėnaqėsinė ndaj kreut tė partisė, kryeministrit Hashim Thaēi.
    Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, i pyetur lidhur me mungesėn e Krasniqit e Limajt, tha se ata kanė qenė tė zėnė me angazhime tė tjera.
    Kryesia e Kuvendit diskuton pėr seancėn e jashtėzakonshme
    Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, mblidhet sot pėr tė shqyrtuar kėrkesėn pėr Seancė tė jashtėzakonshme tė Kuvendit.
    Sipas njė njoftimi tė Kuvendit tė Kosovės, Kryesia ka nė rend tė ditės dy pika - ajo e Zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės sė Kosovės dhe Rezoluta nė mbėshtetje tė Memorandumit te Marrėveshjes nė mes tė Behgjet Pacolli,Isa Mustafės dhe Hashim Thaēit, tė nėnshkruar me 6 prill 2011

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Une mendoj se Hashimi po tregon seriozitet e perkushtim ne kalimin sa me te lehte te situatave qe krijojne grindavecet e dekonstruktivet.
    Edhe kjo mareveshje tregon se Hashimi vepron me urtesi.
    Ti pergezojme politikanet qe veprojn drejt pamvaresisht se i kemi dasht a jo.
    Tu a shikojme punen e perditshme.
    Veprojn drejt.. tu themi fjale pergezuese..
    Veprojn keq tu a themi ashtu si eshte e verteta.

    Urime ksaj Qikes qe po bahet Presidente.
    Per mua dhe Pacolli i mir ishte.

    Tash nji pyetje per karakterin e Zonjes qe po behet Presidente.

    A ka shkue ndoj here kjo shefe e larte e Policise per ngushellim ose perkujtim ose respektim.. ne familjen e oficeres se Policise Sabahete Tolaj qe u vra ne pusi nga kanibalet?

    Dua pergjigje nga dikush qe eshte i sigurte ne pergjigjen qe do japi.
    Ketu e ke pergjegjejen
    A po pajtohesh tani me mu brari rreth pacovit.
    e tani te sqroi qfar do behet me von,problemi vetem sa eshte thellu,eshte qeshtje kohe kur do pelcas.
    mbrenda partis se hashimit po vlon,por edhe ne ldk nuk e kan prit mir nje marrveshje te till,sepse ka lendu rend raportet e opozites, zgjedhja e vetme eshte shkurja e hashimit nga politika,te jesh i bindur qe me kete njeri kosova kurr nuk do eci perpara eshte kart e djegur dhe besoi eshte vetem qeshtje kohe se kur do shkoi.
    Sa i perket kesaj goces qe do konkuroi per kryetare mos kofsha ne lekuren e saj sepse nuk eshte e leht te punoi me ket klas politike te perqar ne qdo drejtim,kjo eshte e pa njohur per popullin dhe vetem sa do sjell huti,roli i presidentit eshte unifikimi i partive per qka une nuk besoi ne te.
    Sille kah ta sillesh do shkoim ne piken zero aty ku u vidhen votat dhe te fillohet prej fillimit por keto zgjedhje nuk guxojn ta jau besoin shqiptarve sepse e bejn lemsh prap

  17. #17
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Sille kah ta sillesh do shkoim ne piken zero aty ku u vidhen votat dhe te fillohet prej fillimit por keto zgjedhje nuk guxojn ta jau besoin shqiptarve sepse e bejn lemsh prap
    Mua me duket qe lemsh po e bejn vet nderkombetaret!
    Po s'i nuk Ju konvenon nje qetesi ne Kosove mer drenicaku?Urrejtja ndaj njeriut tend, te shpije ne rruge te gabuar.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e panjohura : 07-04-2011 mė 11:46
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Une mendoj se Hashimi po tregon seriozitet e perkushtim ne kalimin sa me te lehte te situatave qe krijojne grindavecet e dekonstruktivet.
    Edhe kjo mareveshje tregon se Hashimi vepron me urtesi.
    Ti pergezojme politikanet qe veprojn drejt pamvaresisht se i kemi dasht a jo.
    Tu a shikojme punen e perditshme.
    Veprojn drejt.. tu themi fjale pergezuese..
    Veprojn keq tu a themi ashtu si eshte e verteta.

    Urime ksaj Qikes qe po bahet Presidente.
    Per mua dhe Pacolli i mir ishte.

    Tash nji pyetje per karakterin e Zonjes qe po behet Presidente.

    A ka shkue ndoj here kjo shefe e larte e Policise per ngushellim ose perkujtim ose respektim.. ne familjen e oficeres se Policise Sabahete Tolaj qe u vra ne pusi nga kanibalet?

    Dua pergjigje nga dikush qe eshte i sigurte ne pergjigjen qe do japi.
    Brari

    Kjo atiffetja esht njera nga tre ata qė e kan vrar sabahaten tende qė tė mos sbulohen SIA- qė vran Zemen !
    U shperbly Atifffetja me ne fund edhe pse kurr emri nė Kosovė pėr ndoj gje tė mire si esht ndier apo ndoj gje tė ket bere pėr Kosovė e Kombin !
    Sherbimet e huaja po punojn nė Kosovė dhe po i realizoin planet e tyre kunder Shqiptarve dhe bashkimit tė Kombit nepermjet Damir fazlliqit dhe sali Berishes nė Tiran dhe nepermjet Mustafes dhe struktuarve tė UDB-es nė prishtin dhe nepermjet Menduh Thaqit nė Shkup e sijamezin e Brahim Dinarit nė preshev atij Pe...

    Kjo Atifffetja mund tė them se veq Rroooffft


    Grepi, dora vetė

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Konsesual ishte edhe Mojsiu ne Shqiperi, nuk jam i sigurt nese ishte zgjedhja me e mire ne ate kohe. Megjithate, them se eshte mire per Kosoven ta kete nje femer si Presidente, nese asgje tjeter, atehere per imazhin e saj.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    “ēka Po Dojna Na Po Bojna”

    Me ndėrmjetėsimin e kryetarit tė vėrtetė tė Kosovės, ambasadorit amerikan, Christopher Dell, PDK, LDK dhe AKR, janė pajtuar tė mėrkurėn qė nėnkolonelja Atifete Jahjaga, tė jetė kandidatja e tyre pėr presidenten formale nė letėr tė Republikės sė Kosovės. Kjo ėshtė njė nga pikat e marrėveshjes ndėrmjet ish-presidentit Behgjet Pacolli, kryeministrit Hashim Thaēi dhe liderit tė LDK-sė, Isa Mustafa tė cilėt, “nuk e ēnuk”, mė nė fund nuk patėn ēare “pa e lidh kalin aty ku thotė shefi” .
    Kush sa fitoj nga kjo darkė e fundit e para-Pashkėve tė vėrtetė, po dihet, por ende nuk e kam tė qartė se ēka ju ėshtė premtuar z. Pacollit, i cili, pas vendimit tė fundit tė GJK pėr anulimin e zgjedhjes sė tij pėr President, e flijoj pėrmbushjen e parashikimit tė gjyshit dhe ėndrrėn e vetė jetėsore qė dikur tė bėhet president i Kosovės (Tito i Kosovės).
    Me kėtė rast, mė sė paku dua tė besoj, sikur e deklaroj, nė arsyen e tij tė tėrheqjes gjatė koherencės sė pėrbashkėt pėr shtyp : “Jam tėrhequr sepse kam konsideruar se interesat e qytetarit tė Kosovės duhet tė jenė nė rend tė pare”
    Kur pas kėtij lajmi tė mbrėmjes, dola tė nesėrmen nė mėngjes nga shtėpia, i njohuri i parė qė e takova rrugės, ma bėni sė pari “pėr-hajėr kryetaren e re” dhe paralelisht kėsaj urate edhe njė pyetje:
    - “A thua, cilės parti, o mik, po na takoje kjo Atifetja?”.
    - “Si kuadro e lartė e policisė sė shtetit, FORMALISHT ajo nuk duhet t’i takoj asnjė partie tė regjistruar zyrtarisht te ne nė KQZ, e, REALISHT, i takon partisė sė DELLIT dhe PITER FAITHIT”- ju pėrgjigja.
    - “Mirė, shaka e qėlluar”- mė tha duke qeshur.
    - “Jo, jo, nuk ėshtė shaka”-ia ktheva shpejtė – “Ėshtė mė se e saktė, sepse pa qenė me kohė e dėgjueshme (servile) dhe nė anėn e plotė tė kėtyre dyve nga “miqtė tanė ndėrkombėtar”, ajo kurrsesi nuk kishte mund tė arrijė aq lartė nė hierarkinė policore tė Kosovės tė kontrolluar aq rreptė nga ta. Mu si Ifigenia e Agamemnoit nga “Iliada dhe Odisea” e Homerit , edhe Afijetja kėtė herė, ėshtė vetėm pre flijuese e super-klasės politike, apo super-politikės ndėrkombėtare, e kamufluar nėn petkun e kinse tė arritjes sė marrėveshjes sė kompromisit pėr nxjerrjen e Kosovės nga kjo krizė ekzistuese”
    Nga ana tjetėr, edhe jashtė shakave tona tė (pa)kriptė dhe finoke popullore nė kėto raste, mendoj se e mira e kėtij propozimi ėshtė se, kėtė herė, kemi tė bėjmė me njė zonjė/zonjushe tė nderuar qė na vjen nga pjesa tjetėr e jona e kundėrt gjinore; po dėgjoj nga tjerėt se na koka akademike dhe profesionaliste...pa dyshim, poliglot sa i pėrket gjuhėve tė huaja dhe, nė krahasim me ish presidentin e mėparshėm jo-kushtetues dhe kryeministrin aktual, ishalla ka shumė mė tepėr prirje elokuente tė komunikimit.
    Nė kėto momente, sa po e shkruaj kėtė artikull, po mė intereson shumė se kush ka me qenė edhe kundėr-kandidatja e dytė e atij formaliteti tė votimit nė Parlament. Disa gojėkeqit, atė po e cilėsojnė si viktimė edhe mė tė madhe politike se Atifetja, sepse, me pranimin e saj pėr kandidim si kundėr-kandidate nė kėtė ashiqare kurdisje, me vetėdije po e flijon emri dhe dinjitetin e vet. Por, unė kėtu mendoj ndryshe. Pėrkundrazi, mund tė thuhet se ajo ėshtė edhe njė fatlume tjetėr nė kėtė cirk politik, qė patjetėr nė fund si kundėrshpėrblim do t’i jepet (premtohej) diēka. Diēka, ta zėmė, si pare, studime “Dėr”, “Mėr”, “Master”jashtė vendit, post mė tė lartė nė qeveri...
    Fundja, pas njė krye-negociatore tanimė veē tė emėruar femėr me Serbinė, tashti do tė kemi edhe njė tjetėr si presidente. Meqė, hiq deri mė sot, nuk patėm fat tė mirė me politikan meshkuj, ishalla do tė jetė shumė mė mirė me kėto politikane femra...!

    * * *

    ...Nga kėto momente tė kėndshme meditimeve pėr kandidaten tonė tė re tė propozuar pėr presidente tė Kosovės, pėrqendrimin tim tė pėrkushtuar tė vėmendjes, e grabiti tingulli i refrenit tė njė kėnge tė bukur zbavitėse shqipe qė vinte nga altoparlantit i radios jashtė: “ĒKA PO DOJNA NA PO BOJNA...”


    Adnan Abrashi

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •