Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    "Iniciativa per Tiranen". Basha me intelektualet, Rama shmang debatin

    Basha me intelektualėt, Rama shmang debatin

    Gazeta Standart

    Eduart Vlusha 07/04/2011 10:55:00

    Dialogu pėr Tiranėn, Basha u pėrgjigjet intelektualėve. “Angazhimi im pėr Tiranėn, jo si luftė, por si kontribut”

    Kandidati pėr kryetar Bashkie i Tiranės, Edi Rama, shmangu dje njė bashkėbisedim me intelektualėt, ku mori ftesė dhe rivali i sė djathtės, Lulzim Basha. Grupimi i shoqėrisė civile organizoi dje njė dialog publik pėr Tiranėn me temė “Iniciativa pėr Tiranėn”. I pranishėm nė kėtė takim ishte kandidati i PD-sė, Lulzim Basha, ndėrsa kandidati tjetėr, Edi Rama, nuk mori pjesė, pėr arsye tė impenjimeve politike. Nė kėtė takim, nė njė panel me 31 intelektualė tė fushave tė ndryshme, kandidati i PD-sė, Lulzim Basha, i ka falėnderuar ata pėr kėtė nismė. Forumi i intelektualėve u mblodh pėr njė diskutim tė hapur pėr Tiranėn nė mjediset e Akademisė sė Arteve.

    “Sė pari ju falėnderoj pėr kėtė iniciativė pėr Tiranėn, e cila ka qenė njė ėndėrr pėr mua. Energjitė e kėtij qyteti janė zgjuar dhe po rrjedhin nė drejtim tė kėtij qyteti. Shpreh vlerėsimin pėr kėtė panel dhe ajo qė ju pėrfaqėsoni, ėshtė i armatosur mė sė miri pėr nė njė kėndvėshtrim tė ri. Lufta pėr tė vėrtetėn dhe interesi publik janė tė pazėvendėsueshėm”, - ka deklaruar kandidati pėr Bashkisė e Tiranės, Lulzim Basha. Ai bėri tė ditur se angazhimi i tij ėshtė njė kontribut pėr qytetin e Tiranės. “Unė pėrsėris angazhimin tim duke e parė kėtė jo si njė garė por si njė kontribut. Nė kėtė kuadėr angazhohem duke marrė preokupimet e shprehura nga ju, shpresoj qė t’ju kthej pėrgjigje herėn tjetėr nė takimin e radhės, ku do tė angazhohem nė njė debat me ju. Angazhimi i im do tė jetė nė frymėn e kontributit”, - tha Basha.

    “Iniciativa pėr Tiranėn” u mblodh pėr njė dialog publik pėr kryeqytetin. Ky dialog pėrbėhej nga njė panel me figurat mė tė njohura pėrfaqėsuese tė fushave tė ndryshme tė jetės nė kryeqytet dhe jo vetėm. Paneli pėrbėhej nga Aleks Luarasi profesor; Adrian Civici ekonomist, financiar dhe pedagog nė UET; Zhani Ciko drejtor i TOB; Valentina Kuka, pedagoge nė UT; Halim Kosova mjek; Jera Kruja mjeke neurologe; Nevila Nika historiane; Bujar Kapexhiu pedagog nė UET; Petraq Panajorgji pedagog; Irida Xhindi pedagoge; Sotiraq Goni shoqėria civile; Henri Ēili gazetar; Artan Lame inxhinier; Dhori Kule rektori i UT; Ali Oseku profesor; Kozeta Servani pedagoge nė UT; Zef Preēi ekonomist; Alush Shima piktor; Romeo Hanxhari pedagog; Kujtim Ēashku pedagog; Besnik Aliaj inxhinier.

    Kėta pėrfaqėsues i kanė drejtuar pyetje kandidatit pėr Bashkinė e Tiranės, Lulzim Basha, pyetje kėto qė do t’i drejtoheshin edhe kandidatit tjetėr, Edi Rama, i cili nuk ka qenė i pranishėm, kurse kandidati i Partisė Demokratike pėr Tiranėn, Lulzim Basha, deklaroi gjatė takimit me 31 intelektualėt e kryeqytetit se fushata zgjedhore nuk ėshtė njė luftė, por ėshtė njė garė pėr tė treguar se kush ka plane dhe dėshirė pėr tė dhėnė kontributin mė tė madh. “Unė e di realitetin politik tė llogorizuar nė diskursin publik. Unė mendoj se kjo nuk i shėrben askujt, nė kėtė luftė nuk ka asnjė fitues, unė e shoh kėtė garė jo si luftė, por si kontribut. Unė jam i gatshėm tė jap kontributin tim nė funksion tė shqetėsimeve dhe kurrsesi si njė luftė”, - tha Basha.

    Duke falėnderuar intelektualėt e pranishėm nė takimin pėr Tiranėn, Basha shprehu dėshirėn qė edhe kandidati Rama tė shohė dhe tė dėgjojė mendimin e njerėzve tė njohur nė fushat e ndryshme tė shkencės. “Ju falėnderoj personalisht. Sot kemi dėshminė mė tė mirė se energjitė e kėtij qytetit janė zgjuar dhe po rrinė vrullshėm nė njė drejtim tė duhur. Dua tė shpreh vlerėsimin pėr kėtė panel. Ky panel edhe ajo qė ju pėrfaqėsoni ėshtė i armatosur mė sė mirė pėr ēdo sfidė dhe armėt tuaja janė lufta pėr tė vėrtetėn dhe interesi publik”, - tha z. Lulzim Basha. “Nė frymėn e kontributit tim personal, - shtoi ai, - por dhe tė peshės sė pėrgjithėsisė qė unė marr pėrsipėr nė kėtė garė pėr tė pėrfaqėsuar sa mė mirė, sa mė denjėsisht, platformėn pėr zgjidhjen e problemeve, halleve tė qytetarėve tė Tiranės dhe pėr shtrimin e rrugės drejt njė Tirane, e cila ecėn me njė plan afatgjatė zhvillimi, dhe nuk zhvillohet me planin “pa plan”, se edhe plani “pa plan” ėshtė njė plan, ėshtė njė plan qė nuk i shėrben kėsaj konstituence, nuk i shėrben qytetarėve tė Tiranės, i shėrben vetėm njė grushti shumė tė ngushtė njerėzish. Dhe kėtu qėndron kontradikta. Midis politikės dhe angazhimit intelektual, dhe e them kėtė jo i pandėrgjegjshėm pėr faktin qė dhe unė sot pėrfaqėsoj vizionin, vullnetin e njė grupimi politik pėr Tiranėn. Por politika fatkeqėsisht ka nevojė, ka nevojė tė ngutshme pėr digėn e interesit qytetar, sot kėrkon edhe kontributin tuaj, nė mėnyrė qė nė garat qė shpeshherė shndėrrohen nė luftė, tė mos sakrifikojmė interesat e momentit pėr vizionin afatgjatė tė zhvillimit, tė mos sakrifikojmė interesat e momentit pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė”, - u shpreh kandidati i PD-sė, Lulzim Basha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 07-04-2011 mė 14:05
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    INICIATIVA PĖR TIRANĖN dhe keqkuptimet rreth saj

    MAPO
    Henri Ēili
    07-04-2011 12:11

    Dje, bashkė me 30 kolegė, miq dhe ekspertė e njerėz tė nderuar nė profesionin e tyre dhe nė angazhimin publik nė qytet, promovuam tek Akademia e Arteve njė iniciativė me emrin “INICIATIVA PĖR TIRANĖN”. Siē edhe kronika e medias e ka pasqyruar dje, 31 intelektualė dhe ekspertė tė fushave tė ndryshme, tė shqetėsuar pėr problemet e qytetit tonė, krijojnė kėtė forum me qėllim qė tė ndikojmė, duke shfrytėzuar rastin e fushatės pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit, nė programin e kandidatėve pėr Bashkinė e Tiranės. Pėr kėtė u ftuan tė dy kandidatėt, Lulzim Basha dhe Edi Rama, pėr tė ndjekur njė gamė shqetėsimesh dhe idesh qė secili prej kėtyre pjesėmarrėsve kishte pėr tė shprehur, duke i ftuar sėrish njė javė mė vonė, nė tė njėjtėn sallė, nė tė njėjtin vend, pėr tė dialoguar me pjesėtarėt e INICIATIVĖS rreth shanseve tė pėrfshirjes nė programin e tyre tė kėtyre ideve, apo adresimin e kėtyre shqetėsimeve. Zoti Basha iu pėrgjigj ftesės, zoti Rama jo. Sėrish ky forum mbetet i hapur pėr kėtė komunikim nė javėt e ardhshme.


    Ja, kaq e thjeshtė ishte e gjithė kjo. Dhe kaq e komplikuar njėkohėsisht pėr njė mjedis publik, i cili sheh pas ēdo veprimi publik njė qėllim tė fshehtė, njė dorė organizatore. Njė qėllim tė fshehtė pėrtej atyre qė thuhen hapur, pėrtej atyre qė thanė hapur nė kėtė komunikim publik kėta individė tė mbledhur nė kėtė grup “ad- hoc” me qėllimin pėr tė influencuar nė debatin e kėtyre zgjedhjeve lokale.


    Shqipėria ka nevojė pėr konceptim tjetėr tė angazhimit politik dhe atij qytetar, i cili ėshtė shumė mė i shumėllojshėm sesa skema aktuale qė ne kemi: ose parti politike, ose organizatė joqeveritare, ose biznes. Brenda kėtij trekėndėshi ka njė galaktikė tė tėrė organizimesh civile , jo politike, tė cilat janė dhe mund tė jenė shumė tė dobishme pėr demokracinė. Sot, ne jo vetėm kemi njė boshllėk nė legjislacion dhe nė praktikat e strukturimit tė shoqėrisė sipas kėtyre modeleve qė Perėndimi i ka elaburuar prej disa shekujsh, por mbi tė gjitha kemi njė boshllėk dhe keqkuptim tė madh nė mjedisin publik se ēfarė pėrfaqėsojnė kėto tip iniciativash.


    Njerėzit para se t’i mbledhė bashkė, ose partia, ose biznesi ose njė organizatė joqeveritare, i mbledh bashkė nė njė mėnyrė tė lirshme dhe jo-impenjative, pa patur nevojė pėr statute apo regjistrime nė gjykata e tatime, njė shumėllojshmėri interesash tė pėrkohshme, qė nuk janė as politikė, as biznes, as njė organizatė joqeveritare sipas konceptit dhe perceptimit qė ne kemi sot pėr to.


    Grupime tė tilla “ad-hoc”, janė jo vetėm shumė tė dobishme pėr shoqėrinė dhe demokracinė, por ato janė thuajse domosdoshmėri nė rastin e zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet lokale pėr nga pėrcaktimi janė shumė mė afėr njerėzve, shumė mė larg strukturave politike apo atyre ekonomike. Ato janė njė formė identifikimi komunitar, dhe njė pėrpjekje periodike pėr tė zgjedhur krye-qytetarėt pėr njė kohė dhe me njė mandat tė caktuar.


    Zgjedhjet lokale janė nė gjenezėn e tyre zgjedhje qytetare. Vetėm nė shekullin e 20-tė ose pak mė parė zgjedhjet lokale ishin thjesht zgjedhje komunitare, ku nuk kishte kandidat partie, por kishte lista qytetare ku kandidonin njerėz qė vinin nga komuniteti. Pasi kaluam njė shekull e ca politizim tė kėtyre zgjedhjeve, nė fakt Perėndimi ėshtė “bėrė pishman”, ose mė saktė “shteti unitar” ėshtė penduar pėr kompetencat e pėrqendruara nė qendėr dhe po pėrpiqet me shumė mundim tė lėshojė kompetenca drejt lokaliteteve, drejt bashkėsive. Ndaj organizime tė tilla si INICIATIVA PĖR TIRANĖN janė jo thjesht njė ndėrmendje e disa njerėzve qė ftojnė pėrreth njė tryeze disa tė tjerė, por janė manifestim i ndėrgjegjes sė opinionit publik kryeqytetas, qė ka nevojė pėr diskutim dhe debat me themel pėr Tiranėn, ka nevojė pėr “depolitizimin” 10-vjeēar tė betejės pėr Tiranėn, ka nevojė pėr njė diskutim me themel pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e qytetit tonė.

    Ja, kaq ėshtė INICIATIVA PĖR TIRANĖN, e thjeshtė, publike, e hapur pėr tė gjithė, nė funksion tė njė debati pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit!
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    haha
    Luli qe qesh do e beka Tiranen?
    Se dine keta sailistet qe e kan vene atje qe ta qerojne nga pd.
    E kush flluske sapuni ka rrojtur aty me akcihanen e salise?
    Vetem ca kane rrojtur qe iken u mallkuan dhe erdhi dita thene faleminederit qe na mallkove qe do vime te akcihanja prape. Si pollot xhaferret, ceket, imamet.
    Llumi llumit shkurt ka ngel ke akcihanja Salise njeri me i mendrosur se tjetri.
    Vec po si lane te vjedhin shqiptaret e bota se keta skane din e iman as fe as atdhe as moral as burreri, asgje skane vec bashkimin ne nje grup kriminelesh.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Po normal qe Edveri do ta evitoje debatin me qytetaret e Tirones se cfare do ti thote atyre, qe me 21 Janar ja vura FLAKEN Tirones vetem pak, se e kam BETONIZUAR ate si ma do qejfi e se me votoni perseri qe tju DJEG edhe juve si pishtare.......ky eshte Edveri KRYEDJEGESI I TIRONES.

    Por Tirona e ka zgjedh kryetarin e saj Lul Bashen cun fisnik!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    mua po me duket shume serioz ky basha dhe jep ca argumenta qe te mbush mendjen psh
    nga pyetja e FEJZIUT se si do hapen vendet e punes na i nxorri qe punedhenesi do e kaloje nga bashkia vendin e punes dhe bashkia do i gjeje njeriun e pershtatshem d m th nuk do gjesh me pune ne tirane me anen e dajes halles apo dhe lekut



    kjo vendosja e lulit per kryetare bashkie me duket se eshte manovra e sales per ta hequr qafe se po i afrohet shume karriges se vete

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Po normal qe Edveri do ta evitoje debatin me qytetaret e Tirones se cfare do ti thote atyre, qe me 21 Janar ja vura FLAKEN Tirones vetem pak, se e kam BETONIZUAR ate si ma do qejfi e se me votoni perseri qe tju DJEG edhe juve si pishtare.......ky eshte Edveri KRYEDJEGESI I TIRONES.

    Por Tirona e ka zgjedh kryetarin e saj Lul Bashen cun fisnik!

    e vertete .... 21 janari eshte fushata me e mire qe ka bere PS me ne krye shokun Edver ne 20 vitet e demokracise ne Shqiperi ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Luli do fitojė dhe nuk u kandidua pėr tu hequr qafe.Natyrisht qė ėshtė fushatė dhe fantazitė janė njėra pjesė e saj!Berisha e "hoqi qafe" si ministėr pėr ta votuar si kryetar bashkie dhe ishte gjetja mė e mirė.Tani disa thonė jo.Ėshtė e drejtė e tyre sepse edhe ne nuk duam fitore 100 pėrqind.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    o Beso, kjo pune eshte si puna e bishtit qe kur ke duan te ta heqin dhe kur nuk e ke duan te ta vene .... nuk gjejne rehat raca e tipit koco-bollinose jo .... por 8 maji do ti coje me pushime te perjetshme dhe pastaj te shkojne ne te s.e.m.e.s ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    me komuniste nga c'jane keta intelektualet nuk gjen. uroj realisht qe bashes nga nje vesh ti hyne e nga tjetri ti dalin ato qe u thane aty
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Zoti Basha Lexo Postimin
    me komuniste nga c'jane keta intelektualet nuk gjen. uroj realisht qe bashes nga nje vesh ti hyne e nga tjetri ti dalin ato qe u thane aty

    ku ishin keta komuniste o shoku mehmet-enver-hysni ..... ?! me cilin sy i pe ti, me ate me xham apo me ate pa xham .....??!!

    mos e ke fjalen per Artanin e Lamajve zotrote se ate e pame te gjithe ..... ate e kishte derguar mafia ndertimit per te leshuar mesazhet e tyre ........
    "They will not control us, We will be victorious"

  11. #11
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ku ka intelektuale ne shqiperi? Futja kot.
    Cdo gje eshte relative...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    I kam mbushur mendjen vetes te krijoj nje zakon: postimeve fmeinore nuk do pergjigjem me, se nuk ia vlen.
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •