Jakup Krasniqi
Krasniqi takon partitė opozitare
Nga Express mė 06 prill 2011 nė ora 14:02
(E plotėsuar) Presidenti nė detyrė i Kosovės, Jakup Krasniqi ka zhvilluar gjatė ditės takime me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, Lėvizjen Vetėvendosje dhe Lėvizjen pėr Bashkim, ndėrkaq pasdite pritet tė zhvillojė takime edhe me Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe partitė e pakicave.
Ai ka thėnė se kėto janė takime konsultative nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė konsensus pėr zgjidhjen e krizės politike.
Krasniqi ka bėrė tė ditur se gjatė ditės sė sotme nuk do ta takohet me Partinė Demokratike dhe Aleancėn Kosova e Re, por vetėm me partitė opozitare, pėrderisa ka paralajmėruar se gjatė javės sė ardhshme do tė ketė njė takim tė pėrbashkėt me pėrfaqėsuesit e subjekteve politike parlamentare.
Kėto bisedat qė i kemi zhvilluar sot, janė biseda konsultative pėr ti parė qėndrimet e partive politike. Ne do tė vazhdojmė edhe pas dite me kėto takime me partitė politike, dhe pastaj varėsisht si do tė zhvillohen zhvillimet politike gjatė kėsaj jave. Kurse ne mendojmė qė gjatė javės sė ardhshme me pas njė takim tė pėrbashkėt me partitė politike tė cilat janė pjesė e Kuvendit tė Kosovės, ka thėnė Krasniqi.
Ai pret qė tė arrihen rezultate nga kėto bisedime me subjektet politike, pėrderisa edhe takimet qė Thaēi, Mustafa dhe Pacolli i kanė zhvilluar dje me ambasadorin amerikan Christopher Dell, i sheh nė tė mirė tė zgjidhjes sė krizės.
Po, kjo do tė thotė se partitė politike janė tė gatshme qė tė bisedojnė edhe me prezencėn e faktorit ndėrkombėtar pėr tė arritur njė konsensus, ka thėnė Krasniqi, raporton KosovaPress.
Ai nuk e sheh si tė dėmshėm procesin negociator mes partive politike, njėrin me ambasadorin Dell dhe tjetrin me atė si ushtrues i detyrės sė presidentit, pėrderisa kėto takime kanė njė qėllim, daljen nga situata politike nė tė cilėn ėshtė futur vendi.
Vetėvendosje nuk e kandidon Demaēin
"Vetėvendosje" nuk do ta kandidojė Adem Demaēin pėr president, pasi kjo parti nuk e ka komoditetin numerik pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.
Kėshtu ka bėrė tė ditur deputeti i "Vetėvendosjes", Glauk Konjufca, pas njė takimi qė ai dhe pėrfaqėsuesit e disa partive tė tjera parlamentare kanė zhvilluar sot me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, njėherėsh ushtruese detyre i presidentit.
Krasniqi ka mbajtur sot paradite takime me pėrfaqėsues tė partive politike nė pėrpjekje pėr tė tejkaluar situatėn e krijuar rreth kandidatit pėr president tė ri tė Kosovės.
Krasniqi dhe pėrfaqėsues tė partive pjesėmarrėse nė kėto takime nuk kanė folur rreth takimi, ndėrkohė qė mėsohet se brenda nė takim ėshtė diskutuar rreth kandidatit pėr president, ndryshimit tė nenit tė Kushtetutės qė ka tė bėjė me zgjedhjen e presidentit dhe mundėsia e mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohshme, raporton Telegrafi.
I vetmi qė ka folur pėr media, ka qenė deputeti i Vetėvendosjes, Glauk Konjufca. Ai tha se Vetėvendosje nuk do tė pėrkrahė asnjė president i cili nuk merr parasysh tri kushte tė dhėna nga ky subjekt politik - ndėrprerja e negociatave me Serbisė, heqja dorė nga Pakoja e Ahtisaarit dhe ēėshtja e privatizimit tė ndėrmarrjeve tė mėdha publike.
Krasniqi takon sot liderėt partiakė
Ushtruesi i detyrės sė presidentit, kryeparlamentari Jakup Krasniqi sot do tė bėjė hapin e parė pėr tė gjetur zgjidhje nga ngėrēi politik, pasi vendi spo mund tė gjejė njė kandidat konsensual pėr president.
Krasniqi u ka bėrė tashmė ftesė tė gjitha partive pjesėmarrėse nė Kuvend, ndėrsa takimi i parė ėshtė paraparė tė realizohet nė orėn 10:00 me kreun e LDK-sė, pastaj me Vetėvendosje, AAK dhe AKR. Kėtė renditje, sipas Epokės sė Re, Krasniqi ka thėnė se e ka bėrė sipas renditjes sė partive nė Kuvend.
Ndėrkohė nuk ėshtė paraparė ndonjė takim i Krasniqit me kreun e PDK-sė, kryeministrin Hashim Thaēi.
Tė martėn, Krasniqi tėrthorazi ka pranuar se ėshtė anashkaluar prej bisedave pėr daljen nga kriza politike. Pas takimit tė Kryesisė sė PDK-sė, Krasniqi ėshtė shprehur se kėto biseda ėshtė dashur ti udhėheqė presidenti, mirėpo, sipas tij, nė ēdo rrethanė mė e rėndėsishme ėshtė arritja e marrėveshjes dhe dalja nga kriza.
Realisht me Kushtetutė, thuhet se bisedimet nė raste tė tilla do tė duhej ti udhėhiqte presidenti i Kosovės. Por nėse arrihet njė marrėveshje qė ėshtė nė interes tė ēėshtjeve qe po kalon Kosova, ėshtė njė marrėveshje e mirė, ka thėnė Krasniqi.
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,51110
Krijoni Kontakt