Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2011
    Postime
    4

    Sistemi Tatimor / Doganor ne Shqiperi

    Pershendetje te gjitheve!

    Mendoj qe duhet ta pasurojme Forumin Shqiptar me informacione praktike qe lidhen me trajtimin fiskal te subjekteve / firmave / aktiviteteve ne Shqiperi. Psh cilat lloje subjektesh i nenshtrohen cilave tatime / taksa? Si eshte klasifikimi i bizneseve nga kendveshtrimi i administrates tatimore?

    Shpesh ndodh qe administrata tatimore ndryshon ndonje element te rregjimit fiskal dhe kjo mesohet me vonese duke sjelle penalizimin e firmave. www.tatime.gov.al eshte nje burim i mire informacioni, por gjerat shpesh duhen diskutuar praktikisht. Pra le ta shkembejme informacionin lidhur me keto tema ketu ne forum!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2011
    Postime
    4
    REGJIMET DOGANORE

    1. Regjimi i Magazinimit tė Pėrkohshėm
    Mallrat konsiderohen nen Rregjimin e Magazinimit te Perkohshem, nga momenti i paraqitjes se mallrave ne dogane deri ne momentin e marrjes se nje destinacioni doganor.
    Mallrat nen magazinimin e perkohshem ruhen vetem ne zonat doganore ose ne zonat e lejuara per kete qellim nga dogana. Koha e qendrimit ne keto zona eshte 5 dite per mallrat e transportit rrugor/hekurudhor, dhe 10 dite per mallrat e transportit detar.
    Ne pergjithesi nuk ka nevoje per garanci gjate kesaj kohe, por dogana edhe mund te kerkoje pagimin e garancise.
    Mallrat e vendosura perkohesisht ne keto zona nuk mund te pesojne ndryshime, por ne cdo rast mund te kryhen operacione vetem per ruajtjen e tyre te pandryshuara, pa modifikuar pamjen e jashtme apo karakteristikat teknike te tyre.

    2. Regjimi i lejimit tė pėrkohshėm
    Kushtet qe duhet te plotesojne mallrat per te marre kete regjim: 1.AAGJ, 2.Me origjine joshqiptare,3. Jo ne pronesi te importuesit.
    Autorizimi per lejimin e perkohshem - max 12 muaj, mund te zgjatet edhe me 12 muaj te tjere.
    Regjimi i lejimit te perkohshem = 1.me perjashtim te plote, 2.perjashtim te pjesshem nga detyrimet doganore.

    3. Regjimi i Pėrpunimit Aktiv
    Te importosh mallra ne Shqiperi, ose te perdoresh mallra me origjine shqiptare, me qellim te perpunimin ose procesimit, dhe rieksportimin e mallrave kompensuese nga Shqiperia.
    Produktet kompensuese jane produktet qė dalin si rezultat i operacioneve te pėrpunimit. Nje element i rendesishem per llogaritjen e mases se perdorimit te lendes se pare ne produktin kompensues eshte “koefiēienti i shfrytėzimit” i cili eshte sasia ose pėrqindja e produkteve kompensuese tė pėrftuara nga pėrpunimi i njė sasie tė caktuar mallrash tė importuara.

    4. Regjimi i Pėrpunimit Pasiv
    Mallrat e vendosura nen kete rregjim eksportohen perkohesisht nga vendi, perpunohen jashte vendit, dhe riimportohen ne formen e produkteve kompensuese ne territorin e Shqiperise.
    Pėrjashtimi i plotė ose i pjesshėm nga detyrimet e importit, llogaritet duke zbritur nga shuma e detyrimeve tė importit qė duhen paguar pėr produktet kompensuese, shumėn e detyrimeve tė importit qė do tė duhej tė paguheshin nė tė njėjtėn datė mbi mallrat e eksportuara pėrkohėsisht, nėse ato do tė ishin importuar ne Shqiperi nga i njejti vend ku i janė nėnshtruar pėrpunimit ose operacionit tė fundit tė pėrpunimit.
    Ne rast te mallrave qe jane ende nen garancine e produktit dhe eksportimit te tyre per qellime te zevendesimit, atehere lejohet importimi me perjashtim te plote, me kusht qe produktet zėvendėsuese tė kenė tė njėjtin klasifikim tarifor, cilėsi tregtare dhe karakteristika teknike tė njėjta me mallrat e eksportit tė pėrkohshėm.

    5. Regjimi i Magazinimit Doganor
    Zbatohet per mallrat te cilat nuk do te perdoren menjehere per qarkullim te lire, dhe magazinohen perkohesisht deri ne marrjen e nje destinacioni tjeter doganor ose deri ne pagimin e detyrimeve te importit, apo eksport.
    Nje magazine doganore mund te jete publike apo private. Magazinat publike perdoren per depozitimin e mallrave te cdo personi te interesuar, ndersa ajo private perdoret vetem per depozitim te mallrave te administruesit te magazines.
    Magazina eshte nje hapesire e miratuar nga dogana, ku lejohet depozitimi i mallrave pa paguar detyrimet doganore, ne respektim te kushteve te caktuara.
    Mallrat mund te qendrojne nen kete rregjim deri ne 12 muaj. Me kerkese te argumentuar mire te depozituesit, ky afat mund te shtyhet edhe per 12 muaj te tjere.

    6. Regjimi i Tranzitit
    Tranziti quhet qarkullimi i mallrave nga nje pike doganore ne tjetren. Tranziti mund te jete tranzit i brendshem dhe tranzit nderkombetar.
    Tranziti i brendshem eshte kalimi i mallrave pa ju nenshtruar detyrimeve doganore nga pika doganore kufitare ne piken doganore te brendshme, ku ne te kete te fundit duhen te marrin nje rregjim tjeter doganor ose ti nenshtrohen procedurave te importit; ose kalimi i mallrave shqiptare nga nje pike e brendshme doganore ne nje pike kufitare, per mallrat e eksporti
    Tranziti nderkombetar eshte lejimi i mallrave jo shqiptare te kalojne nga nje pike doganore kufitare ne nje tjeter pike doganore kufitare, me kusht qe mallrat nuk jane te destinuar per tu perdorur ne Shqiperi

    7. Regjimi i Pėrpunimit nėn Kontrollin Doganor
    Rregjimi i pėrpunimit nėn kontroll doganor lejon importin pa detyrime doganore tė importit te mallrave me origjine jo shqiptare, perdorimin e tyre nė operacione qė shkaktojne ndryshimin e natyrės ose gjendjes se mallrave, dhe me pas vendosjen nė qarkullim tė lirė tė produkteve tė pėrftuara si pasojė e kėtyre operacioneve, pasi per keto te fundit jane paguar detyrimeve pėrkatėse tė importit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2011
    Postime
    4
    Ja Cilat Jane Tatimet Dhe Taksat Kryesore Ne Rsh:

    Tatimi Mbi Vlerėn E Shtuar
    Tatimi Mbi Tė Ardhurat
    Akcizat

    Taksat Vendore
    Taksat Kombetare

    Kontributet E Sigurimeve Shoqėrore Dhe Shėndetėsore

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anėtarėsuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Pėr: Sistemi Tatimor / Doganor ne Shqiperi

    Nese importoj 10 milion lek rroba nga nje shtet i B.E. Cfare taksa do paguaj ne dogane qe ti tregtoj ne Shqiperi? Vetem 20% e TVSH?
    Ju lutem te me korrigjoni sa herė qė shihni gabime nė mėnyrėn qe shkruaj Shqip!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •