Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 84
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    40

    Leter e hapur. Beni dicka per dinjitetin e Shqiperise

    Të nderuar bashkëatdhetarë kudo që jeni.

    Ju lutemi të lexoni këtë mesazh dhe të merrni pjesë në nismën tonë që ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit të vendit tonë, me mbrojtjen e interesave ekonomike e politike të vendit tonë dhe me dinjitetin tonë si komb. Siç mund të jeni në dijeni prej kohësh grekët po ndërhyjnë në pika strategjike të ekonomisë, të politikës dhe në gjithshka ka të bëjë me të ardhmen tonë. Është detyra jonë që ti themi jo këtyre praktikave që arritën kulmin me takimin në Korfuz mes Fatos Nanos, Ilir Metës dhe shefit të lobit grek në Amerikë Nikolla Gage. Kështu ne kemi përgatitur një Letër të Hapur drejtuar Parlamentit të Republikës së Shqiptar si institucioni që garanton sovranitetin e vendit. Jeni të ftuar ta nënshkruani këtë letër që mendohet të niset rreth datës 15 maj. Pasojeni këtë letër tek gjithë miqtë tuaj me qëllim që letra të nënshkruahet nga një numër sa më i madh shqiptarësh. Kur ajo ti niset parlamentit shqiptar do ti dergohet në formë kopje gjithë medias shqiptare.
    Te nderuar bashkatdhetare per te nenshkruar kete Leter te Hapur drejtuar Parlamentit të Republikes së Shqipërisë ju lutem shkoni tek kjo adresë:

    http://www.geocities.com/sosalbania/l1.html

    ____________________

    Juaji, vlora

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    E pershendes inisiativen tuaj dhe mendoj se eshte nje inisiative qe e imponon koha dhe situata ne Shqiperi. E firmosa peticionin, dhe do tua kaloj te gjithe miqve dhe te afermve te mi per ta lexuar e firmosur. Mendoj se te njejten gje duhet te beje cdo shqiptar.

    Gjithashtu, publikova edhe nje njoftim tek faqja e Albasoul, dhe nje njoftim do te behet ne te gjithe forumin. Do te shoh mundesimin e njoftimit me email te pjesetareve te forumit e me gjere.

    Uroj qe ky peticion, mbi te gjitha te sensibilizoje vete shqiptaret se sa keq po demtohen interesat shqiptare nga klika aktuale qe ka uzurpuar pushtetin ne Shqiperi. Interesat shqiptare nuk njohin parti apo bindje politike, ato jane te shenjta per te gjithe shqiptaret.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    pershendetje

    e pershendes iniciativen tuaj. vetem se ju lutem shikojeni pak linkun se nuk mund te dergoj mesazhin. kjo ndoshta eshte arsyeja qe vetem 12 vete kane firmosur deri tani
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    RIPPR

  4. #4
    INXHINIER Maska e KAPO_FIERI
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    U.S.A lindore
    Postime
    11

    Lightbulb

    E mbeshtes mendimin dhe angazhimin tuaj per nje gje serioze dhe me vend .
    E lexova dhe e nenshkruajta peticionin ,si edhe do e shperndaj kudo qe njof dhe di .
    Pasardhes i nje nga fiseve Ilire.

  5. #5
    femnist
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    5
    Ju lutem merrni ne konsiderate nenshkrimet per te shpetuar nga rreziku i gllaberimit ekonomik te Greqise.Eshte me te vertete shqetesuese hyrja e monopoleve greke ne te gjitha pikata kyce te ekonomise si energjitike,(shoqerite e naftes ),sistemi financiar,kujtojme bankat e shumta qe e kontrollojne plotesisht tregun dhe shume e shume fusha te tjera,dhe nuk lejohemi ne forma te ndryshme te mos zhvillojme ekonomine tone,kujtojme ketu vetem rastet e depozitave te naftes greke ne portin e Durresit.
    Uroj qe ky peticion ti preke sadopak ne seder parlamentaret tane ne Tirane.

  6. #6
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    E mbeshtes letren e hapur dhe shpresoj qe te gjithe shqiptaret e ndershem ta nenshkruajne.

    Spiunet po dalin hapur fare.

    Kanditati per president e ish-kryeministri takohen me njeriun qe kerkon gjysmen e Shqiperise e bejne pazare hapur.

    Ky eshte kulmi.

    Nje leter e hapur eshte pak.

    Ne duhet te kerkojne qe ata te dy spiunat te lene mandatin e deputetit e te largohen perfundimisht nga politika.


    Anton!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Pershendetje te gjitheve,

    edhe une e pershendes nismen qe keni ndermarre.
    Ju dergova nje mail te firmosur ne adresen sosalbania@hotmail.com, por deri tani nuk e kam pare emrin tim ne liste. Ndoshta do ca kohe deri sa te perpunohet maili.
    Gjithashtu i dergova edhe te gjithe atyre qe njoh.

    Ju uroj suksese ne nismen qe keni ndermarre!

  8. #8
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    JU FALENDEROJME TE GJITHEVE DERI TANI,

    emrat do ti aktualizojme sa me shpejt qe te jete e mundur.

    Jane bere rreth 30.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Nje Komb-Nje Shtet

    Se pari ju pershendes dhe e perkrahu plotesisht nismen e juaj,ju uroje pune te mbar dhe suksesne kete drejtim me thenjen Nje Koimb - Nje Shtet.

    "Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera"
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Albman
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    22
    Sapo e lexova mesazhin, nuk pata mundesi ta firmosja ne moment pasi nuk me lejonte kompjuteri. Me kismet inshalla do ta firmos po sonte. Si dhe ky problem t´i behet te ditur edhe shoqerive shqiptare qe ndodhen ne Boston. Ata qe ndodhen ne ShBA, besoj se e kane kete mundesi.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    22

    SHqipetar leviz nga vendi ,shqipetar....

    Ju peshendes, ju qe hapet kete teme:...!E nenshkruaj peticionin,dhe uroj qe populli im te gjeje mendjen dhe te shpori ,njehere e mire kelyshet e kuq qe gjithmone,per interesat e tyre personale ,ne cdo kohe ,dhe kurdohere,pazaret i kane bere me greket dhe sllavet,ne kuriz te shqiperise . NANO,META dhe gjithe lakenjte qe mendojne dhe punojne si ata,mund te shkojne ,te punojne dhe jetojne ne greqi dhe serbi ,meqenese kane edhe pasaporta diplomatike,atje mund te bejne edhe pazare me miqte ,e tipit GAGE ,dhe jo ne shqiperi......nje dite do pergjigjen para teje o popull ,keta hora.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    22

    Thumbs down SHqipetar leviz nga vendi ,shqipetar....

    Ju peshendes, ju qe hapet kete teme:...!E nenshkruaj peticionin,dhe uroj qe populli im te gjeje mendjen dhe te shpori ,njehere e mire kelyshet e kuq qe gjithmone,per interesat e tyre personale ,ne cdo kohe ,dhe kurdohere,pazaret i kane bere me greket dhe sllavet,ne kuriz te shqiperise . NANO,META dhe gjithe lakenjte qe mendojne dhe punojne si ata,mund te shkojne ,te punojne dhe jetojne ne greqi dhe serbi ,meqenese kane edhe pasaporta diplomatike,atje mund te bejne edhe pazare me miqte ,e tipit GAGE ,dhe jo ne shqiperi......nje dite do pergjigjen para teje o popull ,keta hora.

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nismat fisnike meritojne mbeshtetje!

    Dalte per mire!!!!!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Nismë për tu mbështetur. Kjo tregon se ndjenja e atdhedashurisë është ende e fortë tek shqiptarët. Edhe unë nga ana ime do nxis gjithë sa njoh për ta firmosur Letrën.
    ...Do të rrojë Shqipëria/ edhe kombi shqipetar/....

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I nderuar Vlora

    Une do te propozoja qe letren ta linit edhe per pak me shume kohe se deri ne daten 15 maj ne dispozicion per t'u firmosur.

    Do te kishte mundesi me te madhe per t'u firmosur.
    Perderisa kjo iniciative u nis, nuk duhet nderprere para kohe.

    Jepini mundesi njerezve te mbledhin forcat dhe t'i japin shtyse vetes per te firmosur.

    Une do te thoja te pakten deri ne daten 20 maj


    Pershendetje!

  16. #16
    Moderatore Maska e Shanon
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    E mbeshtes ekte iniciative por problemi eshte se si une ashtu dhe kater shoqe te miat u muduam ta firmosim por nuk e kuptoj se perse nuk funksiononte linku.

  17. #17
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ne rast se keni probleme me link ju lutem na shkruani:

    sosalbania@hotmail.com

    Ju faleminderit
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Te nderuar, ju pershendes te gjitheve dhe ju falenderoj per mbeshtejen.

    Se pari dua t'ju them se kjo leter ishte dicka e perbashket me shume te tjere. Une vetem pata nderin t'a postoj ne forum.

    Deri tani kemi kaq shume mesazhe sa nuk po ua dalim dot. N.q.se. nuk e shihni emrin tuaj menjehere mos u merzisni sepse na merr disa ore qe t'i postojme.

    Per ata qe nuk mund te lidheshin, kjo sepse serveri ka qene i zene. Ju lutemi te provoni prape.


    Mendoj qe letren t'a leme te hapur per te firmosuar deri ne 20 Maj.

    Beni te pamunduren per dinjitetin tone.

    Juaji, vlora

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    new jork
    Postime
    8
    pershendetje nismetareve.eshte nje ide e shkelqyer.Le te mundohemi fare pak duke e firmosur.Le te bejme pak fare perpjekje.Le te shohim se sa do jene ata qe do ta perkrahin kete ide.Edhe une mendoj qe te shtyhet data e nisjes.

    Shpresoj te kete sukses kjo leter e hapur.

  20. #20
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Pa Kthim

    Kjo eshte nje nisme e madhe. Po nuk do te ndalojme ketu. Nese kjo leter nuk do te shkruhet ne shtyp, atehere ne do te dergojme letra te tjera. Me poste elektronike ose poste publike.

    Madje do te nisim edhe nje tjeter qe ka te beje me korrupsionin, ekonomine, rendin dhe politiken brenda vendit.

    Get up, Stand up, Stand up for your rights(Bob Marley)
    Winners Don't Quit

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •