BEOGRAD- Diplomati austriak Wolfgang Pe tritsch i ka cilësuar si "të rrezikshme" propozimet që Presidenti serb Boris Tadiç i bëri Tiranës zyrtare, për të ndarë kufijtë në Ballkan disa ditë më parë. "Unë nuk i di arsyet përse Tadiç ka bërë një deklaratë të tillë, për marketing para elektorat i t apo për ndonjë çështje tjetër. Por sido që të jetë, këto deklarata rreth kufijve mund të interpretohen si një provokim dhe si një ftesë për luftë të re ballkanike", - ka deklaruar Petritsch. Ai është shprehur se deklarata të tilla janë të rrezikshme, joserioze dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të rajonit. Më tej Petritsch ka përshëndetur nisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke i vlerësuar si një proces që do të ndikojë po z i t ivisht për paqen mes dy vendeve.

(GSH/BalkanWeb)