Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Harrohet kriza presidenciale, “shpërthen” konflikti mes PDK-së e AKR-së

    http://www.botasot.info/mesme/3-pacolli-thaci.jpg

    Harrohet kriza presidenciale, “shpërthen” konflikti mes PDK-së e AKR-së
    Marie Nikolla - Bota sot

    Harrohet kriza presidenciale, “shpërthen” konflikti mes PDK-së e AKR-së
    Marie Nikolla - Bota sot
    (I plotësuar) Pas njoftimit për media nga Aleanca Kosova e Re për shqyrtimin e mundësisë së daljes së kësaj partie nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, zyrat e AKR kanë qenë të mbyllura, ashtu siç kanë qenë të mbyllur për mediat edhe zyrtarët e kësaj partie.
    “Aleanca Kosova e Re, gjatë orëve të vona të së premtes, pas konsultave të shumta brenda partisë, si dhe me partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re, ka shqyrtuar hollësisht mundësinë e shkëputjes së Koalicionit Qeverisës me PDK-në”, thuhet në njoftimin për media të AKR-së. Partneri i vetëm nga partitë shqiptare i Qeverisë Thaçi, AKR-ja, duket se është i gatshëm ti jap fund bashkë qeverisjes 38 ditore me PDK-në. Sipas këtij njoftimi zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, njëzëri janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes se menjëhershme të Koalicionit Qeverisës. Gjithashtu kjo parti ka bërë të ditur se qëndrimi për shkëputje të koalicionit qeverisës vjen si pasoj e zhvillimeve të fundit politike në vend. AKR-ja me këmbëngulësi po kërkon përmbushjen e kontratës së koalicionit qeverisës, ku përfshihet edhe posti i presidentit, e në rast se kjo kontrata nuk përmbushet në tërësi, AKR-ja “kërcënon” se do të dal nga bashkëqeverisja me Thaçin. Por megjithatë, sipas njoftimit të vetëm të ardhur nga AKR-ja, ende nuk është marrë vendim definitiv, pasi që takimet brenda partisë, kanë lënë që të japin edhe vendimin definitiv për prishje ose jo të koalicionit qeveritar.
    Por, AKR-ja ndonëse i ka njoftuar mediat se me seriozitet po e shqyrton mundësinë për dalje nga koalicioni, nuk e ka njoftuar edhe partnerin e saj në bashkë qeverisje, PDK-në, pasi që zyrtarët e kësaj partie kanë deklaruar se nuk janë të njoftuar për këtë çështje.
    Ndërsa krejt kjo situatë ka ardhur si pasojë e “luftës” për postin e presidentit, të cilin post duket se partia e Behgjet Pacollit e kërkon me çdo kusht, ata tashmë kanë mbledhur edhe nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku kandidat për postin e të parit të vendit do të jetë përsëri Pacolli, zgjedhja e të cilit me 22 shkurt nga Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj u vlerësua si antikushtetuese. Në anën tjetër, opozita tashmë ka paralajmëruar se në rast se do të rikandidohet për president Pacolli veprimet e saj do të jenë të ngjashme me ato të 22 shkurtit, duke lënë seancën, ku mos pjesëmarrja e opozitës në seancë do të shkaktonte mungesë kuorumi. Pikërisht mungesa e kuorumit ka qenë njëra nga pikat ka është shkelur Kushtetuta në procedurat e zgjedhjes së presidentit.
    (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të "Botës sot)
    * * * * * * *
    Aleanca Kosova e Re (AKR), gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së premtes, pas konsultave të shumta brenda partisë si dhe me partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re, ka shqyrtuar hollësisht mundësinë e shkëputjes së koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në vend.
    Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, unanimisht janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes së menjëhershme të koalicionit qeverisës.
    AKR në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, është shprehur e gatshme të ndërpresë kontratën e koalicionit qeverisës nëse kjo kontratë nuk do të përmbushet në tërësinë e saj.
    “Konsultat do të intensifikohen në orët e hershme të mëngjesit në një takim të Kryesisë së AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re ku do të vendoset për hapat e mëtejmë lidhur me shkëputjen e Koalicionin Qeverisës me PDK-në”, thuhet në njoftimin e AKR-së.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/mesme/qeveria%203.jpg

    Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave!
    Arta Meha Bota sot
    Cila është pasuria e deklaruar e kryeministrit Hashim Thaçi dhe e ministrave të kabinetit të tij qeveritar?
    Ministrat aktualë të Qeverisë së Kosovës janë milionerë. Nëse shfletoni vebfaqen e Agjencisë Kundërkorrupsion të Kosovës do të befasoheni me pasurinë e deklaruar të ministrave të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë pasuri të deklaruar që peshon mbi 6 milion Euro. Në fakt kjo është vetëm pasuria e deklaruar zyrtarisht. Për pasurinë “e fshehur” apo për aksionet e tyre në kompani të ndryshme të Kosovës, Agejncioni Kundërkorrupsion nuk posedon të dhëna, ndërkaq pretendimet tona mund të jenë paragjykuese për faktin se nuk kemi diçka “të shkruar në letër”.
    Por edhe vlerat e deklaruara të zyrtarëve qeveritarë janë marramendëse nëse merret parasysh standardi o jetesës i më shumë se gjysmës së popullit të Kosovës.
    Por shtrohet pyetja si e kanë arritur këtë pasuri këta zyrtarë qeveritarë? Disa prej tyre kanë qenë pjesë e ekzekutivit apo e Kuvendit të Kosovës edhe në mandatet e kalaura. Por pavarësisht kësaj, niveli i pagës së tyre nuk jep përllogaritje të saktë matematikore të pasurisë së tyre të deklaruar. Madje disa prej ministrave e kanë futur pasurinë e tyre të trashëguar nga “baba” si pasuri të tyre por pa argumentuar se prindi ui ka lënë “amanet” krejt pasurinë e tyre dhe vetëm atyre e jo edhe ndonjë prej vëllezërve të tyre të tjerë. organet kompetente të cilat kanë për detyrë luftimin e korrupsionit.
    Por përbërja e re qeverisë së Kosovës nuk ka ndonjë ndryshim të madh prej asaj të kaluarës përveç ndërrimit të 5 ministrave të rinj të cilët kanë një pasuri më të vogël për standardin kosovarë. Megjithatë duke u bazuar në publikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë për vitin 2010 të cilët janë të obliguar që çdo vit ta bëjnë publike pasurinë e tyre del se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar 17.318 euro pagë vjetore si kryeministër, rreth 180 mijë euro kursime bankare në NLB Prishtina, 150 mijë euro - tokë për ndërtimin e shtëpisë, 203 mijë euro - shtëpi në ndërtim e sipër, 180 mijë euro tokë të trashëguar nga familja, 80 mijë euro shtëpi nga familja dhe 100 mijë euro kredi bankare në NLB. Ndërsa, Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë - 15 mijë euro rrogë vjetore, si zëvendëskryeministër, gjashtë mijë euro pagë si profesor në Universitetin e Prishtinës, 12 mijë euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, gjashtë mijë euro para të gatshme, 15 mijë euro kredi bankare në NLB Prishtina, 200 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 200 mijë euro tokë dhe pasuri familjare në Pejë, veturë me vlerë prej 10 mijë eurosh. Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe e Industrisë - 18 mijë euro si konsulente, mbi shtatë mijë euro para në bankë, 200 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 70 mijë euro shtëpi në Gjakovë, 30 mijë euro kredi në bankë. Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik - 45 mijë euro rrogë vjetore si ministër, nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga Trusti Pensional, por edhe si ligjërues, 232 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 30 mijë euro tokë në Çagllavicë, 500 mijë euro shtëpi në Pejë, 500 mijë euro shtëpi dhe truall, një milion euro tokë dhe objekte afariste në Pejë 50 mijë euro, veturë 12 mijë euro veturë, 120 mijë euro kredi në Raiffeisen Bank.
    (Më gejrësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gaztës “Bota sot” )
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.koha.net/repository/images/03koalic4.jpg

    Koalicioni në krizë për shkak të Pacollit
    Publikuar: Sot, më 03 prill 2011

    Prishtinë, 3 prill – Koha Ditore shkruan sot se zyrtarë të lartë të AKR-së nuk e përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së ministrave të tyre nga kabineti qeveritar, nëse brenda dy ditësh lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk garanton se Behgjet Pacolli do të rizgjidhet president. Ky “kërcënim” nuk i ka shqetësuar drejtuesit e PDK-së. Ata janë të gatshëm të hyjnë në zgjedhje të parakohshme, por jo edhe t’ia garantojnë Pacollit postin e njeriut të parë të shtetit

    Sips gazetës, Aleanca Kosova e Re e ka kushtëzuar qëndrimin e saj në koalicionin qeverisës me marrjen e garancisë nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, se Behgjet Pacolli do të rizgjidhet president i Kosovës. Zyrtarë të lartë të kësaj partie nuk e përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së ministrave të vet nga kabineti qeveritar, qysh në fillim të javës së ardhshme, nëse Thaçi nuk arrin ta japë një garanci të tillë. Mirëpo ka edhe të atillë, brenda AKR-së, që konsiderojnë se partneriteti me PDK-në nuk ka ardhur deri në këtë pikë. Ushtruesi i detyrës së presidentit të AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë të shtunën se fillimisht duhet pritur nëse PDK-ja do ta përmbushë marrëveshjen për koalicion, të nënshkruar më 19 shkurt, e më pas të marrë hapa konkretë. “Thaçi e ka për obligim ta respektojë marrëveshjen që Presidenca duhet të drejtohet nga AKR-ja. Nëse nuk e përmbush atë, atëherë ne s’kemi pse të qëndrojmë në koalicion me PDK-në”, ka thënë ai.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kuçi e Limaj me qëndrime të kundërta

    Kuçi e Limaj me qëndrime të kundërta
    Publikuar: E shtune, më 02 prill 2011

    http://www.koha.net/repository/image...,-nr.-3,-4.jpg

    Prishtinë, 2 prill – Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë të shtunën se në “Kosovë është krijuar një realitet i ri dhe se kësaj pune duhet me i gjet zgjidhje shumë shpejt se kështu nuk bënë me vazhdua”. ai ka thënë se duhet të mblidhen krejt partitë për të diskutuar një zgjidhje të përshtatshme.
    Krasniqi nuk ka pohuar e as mohuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke shtuar se nuk është i njoftuar për shqyrtimin e mundësisë së AKR-së për të braktisur koalicionin qeverisës.
    Këto komente Krasniqi i bëri para fillimit të ceremonisë së përurimit të librit të tij “Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1982”, të cilin e promovoi të shtunën.
    Top Channel, ndërkaq, duke transmetuar fjalët e Krasniqit, raporton se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në Kosovë është krijuar një realitet i ri.
    “Është krijuar një realitet i ri në skenën politike të vendit. kjo çështje duhet të zgjidhet gjatë javës së ardhshme mes subjekteve politike”, ka thënë ai.
    Por, sipas TCH, nga ana tjetër, Krasniqi është shprehur kundër opsionit të zgjedhjeve të parakohshme, duke vlerësuar se aktualisht ato nuk i shërbejnë Kosovës.

    Në anën tjetër, dy nënkryetarët e PDK-së - Hajredin Kuçi dhe Fatmir Limaj kanë shfaqur të shtunën qëndrime të kundërta lidhur me situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës, transmeton.
    Përderisa Kuçi nuk e konsideron PDK-në fajtore të krizën e krijuar dhe se kjo parti është ajo që duhet të kërkojë zgjidhje, Limaj tha se PDK-ja e ka obligim që të konsultohet me partitë politike për të gjetur një zgjidhje dhe një kandidaturë të përshtatshme për president të Kosovës.
    Kuçi tha se nëse partitë tjera duan zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe PDK-ja është e gatshme për një gjë të tillë. Ai shtoi se nuk është në dijeni që AKR-ja është duke shqyrtuar mundësinë e daljes nga koalicioni, ndërsa Limaj përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se ka qenë gabim koalicioni i PDK-së me AKR-në.
    Si zgjidhe Limaj e sheh ndryshimin e Kushtetutës në pjesën për zgjedhjen e Presidentit, i cili do të duhej të zgjidhej drejtpërdrejt nga elektorati. Kjo, sipas Limajt, mund të bëhet brenda afatit gjashtëmujor, derisa kryeparlamentari Jakup Krasniqi është ushtrues detyre i presidentit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    per mendimin tem jam qudit me vendimin e gjykates kushtetuse, per dy arsye 1gj,k, nuk ka te drejt ligjore ta detyroj as edhe nje deputet te vetem te qendroj ne sall apo jo dhe ta detyroj te votoj kjo do ishte jo demokratike, mos qendrimi ne sall ose bojkoti eshte nje nder mjetet e opozites natyrisht me arsye 2 gj,k, ka then se begjet pacolli nuk eshte president pastaj ukthy e tha se deri ne diten e publikimit te vendimit ishte president, per mendimin tem rregullat nuk jan thyer nga pacolli madje as opozita nuk e ka kontestuar se pacolli ka marr 62vota por se procedura jan shkel qe do thot se kreu i parlamentin duhej dhan doreheqje se ai shkeli kushtetuten se ai ishte njeriu qe duhej konstatu se a ka kourum dhe sa kandidat jan, lidhur me ket do kujtoja rastin e kryeprokurorit te shqiperis sollaku kur ne nje marveshje nano berisha u morren vesh per shkarkimin e sollakut pasi u shkarkua ne parlamen gj,k, e shqiperis dha mendim se ishte shkel kushtetuta, dhe ne at koh ishte namik dokle kryetar i parlamentit dhe per ket rast ai dha dorheqje, pra pak a shum rast i ngjashem per gjithqka qe ndodh ne parlament reth procedurave pergjegjes eshte udheheqesi, per mua pacollit ju eshte ber kurth dhe eshte viktim

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    gj.k beri nje pun te mir e shpalli te pa ligjshem nje te ashtu quajtir president siq esht pacolli

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    gj.k beri nje pun te mir e shpalli te pa ligjshem nje te ashtu quajtir president siq esht pacolli
    po mir pajtohem me ty, por ama gj, k, nuk pati guximin me than se edhe kryetari i parlamentit shkeli kushtetuten duke lejuar te hyet ne votim pa pasur kourum dhe me nje kandidat, keto do duhet ti dinte kryetari i kuvendit nese nuk i ka dit prap nuk lirohet nga pergjegjesia, do ishte e njejt siku dikush te vriste nje njeri dhe te thoshte se nuk e kam ditur se nuk eshte e lejushme ai prap do denohet e ka dit apo se ka dit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit]

    1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

    2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30)
    ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

    3. Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të
    Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve
    të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë
    për President të Republikës së Kosovës.

    4. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

    5. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para,
    organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të
    votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve,
    zgjedhet President i Republikës së Kosovës.

    6. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës,
    shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e
    pesë (45) ditësh.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llap cka u ba me pedekistat qe po lufoin njeri-tjetrin!
    kush ka te drejt limaj apo thaci?!


    Kriza, Limaj: Thaçi fajtor
    04-04-2011 20:54 CET

    Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka thënë se e drejta kushtetuese ka fituar me rastin e largimit të presidentit Behgjet Pacolli nga presidenca. Ai ka thënë se në këtë situatë nuk ka as humbës dhe as fitues, por ka përsëritur fuqishëm qëndrimin se vendit nuk i duhet aspak koalicioni i PDK-së me AKR-në, raporton Indeksonline.

    Ai ka thënë në Klan Kosova se PDK-ja duhet që ta diskutojë në organet e veta vendimin e Gjykatës, dhe jo këtë të bëjë një individ i vetëm.

    Gjithsesi, për gjithçka që ndodhë, ai e ka bërë përgjegjës kryeministrin Thaçi.


    Ndërkohë, ai ka thënë se PDK-ja e ka humbur rastin shumë të mirë që ta bëjë Jakup Krasniqin president, sepse sipas tij, me 7 % të votave, Behgjet Pacolli nuk meriton më shumë sesa postin e Ministrit të Jashtëm.

    I pyetur për mundësinë e kandidimit të Adem Demaçit për president, ai ka thënë se Demaçi është një personalitet që e unifikon popullin. Limaj gjithashtu ka pohuar se askujt nuk i konvenon që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    gjema

    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    po mir pajtohem me ty, por ama gj, k, nuk pati guximin me than se edhe kryetari i parlamentit shkeli kushtetuten duke lejuar te hyet ne votim pa pasur kourum dhe me nje kandidat, keto do duhet ti dinte kryetari i kuvendit nese nuk i ka dit prap nuk lirohet nga pergjegjesia, do ishte e njejt siku dikush te vriste nje njeri dhe te thoshte se nuk e kam ditur se nuk eshte e lejushme ai prap do denohet e ka dit apo se ka dit
    po mir gjema pajtohem me ty pjesrisht por ju e pat si vajti seanca at dit kishte kercnime te lloj llojshme dhe jakup krasniqi me von e sqaroi punen e kuvendit per at dit si pas stenogramit tha ju e pat si hashim thaqi largohet nga salla edhe pse kryetari i kuvendit ja terhiqte vrejtjen kjo tregonte se hashimi esht bandit dhe kishte qellimin e kjart ta thyente edhe rregullat ne senac

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    presidenti duhet te zgjidhet nga populli

  12. #12
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nisin konsultat, Dell takon Thaçin, Mustafën e Pacollin
    Publikuar: Sot, më 04 prill 2011

    http://www.kohaditore.com/repository...s/04nisin4.jpg

    Prishtinë, 4 prill - Liderët PDK-së, LDK-së dhe AKR-së kanë nisur sot takimet me ambasadorin amerikan Christopher Dell në kërkim të opsioneve për daljen nga situata aktuale politike e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli jokushtetuese zgjedhjen e Behgjet Pacollit president.
    Burime të KosovaOnline brenda AKR-së dhe LDK-së bëjnë të ditur se ambasadori Dell ka mbajtur një takim të përbashkët me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish presidentin Behgjet Pacolli ku është diskutuar për mundësitë e gjetjes së një zgjidhje për presidentin. Gjithashtu Dell ka takuar sot edhe liderin e LDK-së Isa Mustafa po me të njëjtin qëllim.
    Në kuadër të këtyre konsultave, pasdite vetura e Pacollit është parë të hyjë në Ambasadën Amerikane, duke shënuar kështu takimin e dytë brenda ditës mes Pacollit dhe Dell.
    Burime tona brenda AKR-së bëjnë të ditur se Pacolli ka kundërshtuar kandidaturën e mundshme të Agim Çekut si president konsensual dhe qëndrimin në koalicion, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit të Ibrahim Makollit nga AKR deri në ndryshimin e nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës.
    Gjithashtu, mësohet se Isa Mustafa gjatë takimit me diplomatin amerikan ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së për një president konsensual dhe ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, ndërsa ka përjashtuar mbështetjen e Pacollit.
    Ndryshe, në kuadër të konsultimeve rreth zhvillimeve të fundit në vend, ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike në vend.
    Takimet do të fillojnë ditën e mërkurë, kur Krasniqi do të ketë takime të veçanta me drejtuesit e subjekteve politike parlamentare.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    po mir gjema pajtohem me ty pjesrisht por ju e pat si vajti seanca at dit kishte kercnime te lloj llojshme dhe jakup krasniqi me von e sqaroi punen e kuvendit per at dit si pas stenogramit tha ju e pat si hashim thaqi largohet nga salla edhe pse kryetari i kuvendit ja terhiqte vrejtjen kjo tregonte se hashimi esht bandit dhe kishte qellimin e kjart ta thyente edhe rregullat ne senac
    po dakord me ket se pasi filloi seanca u thyen rregulat se hashimi u largua me qellim per te ber presion te deputetet e pdk, por problemi eshte se seanca nuk duhej te fillonte fare se nuk kishte kourum dhe nuk kishte me shum se nje kandidat, dhe udheheqesi seances do duhej te konstatonte ket se e ka pun dhe detyr ktu eshte krejt problemi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •