Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Plumba kandidatit të PD për komunën e Dajtit, Kuka

    http://www.panorama.com.al/wp-conten...ia-235x167.jpg

    Plumba kandidatit të PD për komunën e Dajtit, Kuka

    Plumba kandidatit të PD për komunën e Dajtit, Kuka
    e Shtunë, Prill 2nd, 2011
    Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të komunës Dajt, Besim Kuka, i ka shpëtuar për mrekulli plumbave të një shotgani, pas një debati me mbështetësin kryesor të kundërshtarit të tij të opozitës, Kujtim Qefalia.Pronari i linjës së autobusëve të Dajtit, Ylli Hidri, ka qëlluar katër herë me armë zjarri në drejtim diagonal me Kukën, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka goditur objektivin, duke shkuar në ajër. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, pranë zyrës elektorale të komunës Dajt, tek rruga “Dalip Topi”, në afërsi të zonës së njohur si “Fresku”, në Tiranë. Besim Kuka, sapo kishte dalë nga takimi elektoral që kishte zhvilluar me banorët e komunës, kur është përballur me autorin, i cili kishte parkuar makinën përballë zyrës. Incidenti u shoqërua me armë zjarri, pas një debati mes Besim Kukës dhe Ylli Hidrit, me fyerje dhe kërcënime, derisa më pas autori nuk nguroi të shkrepte armën. Më pas ka tentuar të largohet me makinën e tij tip “Tuareg” në drejtim të malit të Dajtit, por forca të shumta policie të Komisariatit nr.4, i janë vënë në ndjekje, duke arritur ta ndalojnë në dalje të fshatit Linzë. Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia nuk ka gjetur armën me të cilën Hidri ka qëlluar gjatë incidentit. Dyshohet se gjatë rrugës, ai mund ta ketë hedhur në greminë, në mënyrë që ta fshihte nga policia.
    INCIDENTI
    Kandidati demokrat për komunën e Dajtit, Besim Kuka, ka rrezikuar jetën mbrëmjen e djeshme pas një incidenti që ka pasur, menjëherë sapo ka dalë nga takimi elektoral që po zhvillonte me banorët e zonës përreth “Freskut”. Sipas burimeve nga Policia e kryeqytetit, incidenti që i ndodhi Kukës është klasifikuar si “tentativë vrasje”, pavarësisht se, për fat të mirë, asnjë nga plumbat nuk e ka goditur. Të njëjtat burime saktësuan se autori i “vrasjes së mbetur në tentativë”, Ylli Hidri, pasi ka qëlluar 4 herë me armë, është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij “Tuareg”, në drejtim të malit të Dajtit. Paraprakisht, grupi hetimor ende nuk ka zbuluar shkaqet e vërteta të konfliktit që Kuka ka pasur me Hidrin, por dyshohet se incidenti ka motive politike. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilët janë ndodhur shumë pranë protagonistëve në momentin e incidentit, thanë që sherri mes tyre ka nisur me pyetjet “Pse më sheh?” dhe më pas është shoqëruar me fyerje, fillimisht nga Ylli Hidri dhe më pas është kundërpërgjigjur edhe Besim Kuka. Menjëherë pas debatit me tone të larta, Hidri është drejtuar tek makina e tij, e parkuar përballë zyrës elektorale të Partisë Demokratike dhe ka nxjerrë nga aty një armë tip “Shotgan”. Pa asnjë paralajmërim, duke e mbajtur armën në drejtim diagonal me Besim Kukën, Hidri ka qëlluar katër herë dhe më pas ka hipur në makinë, duke u larguar. Kandidati demokrat, Besim Kuka, garon për kryesimin e komunës së Dajtit, përballë socialistit Kujtim Qefalia.
    Dibër, dy kandidatët përplasje me armë
    Më 26 mars, në komunën Kala e Dodës në Dibër, ndodhi incidenti i parë që pas shpalljes së kandidatëve për zgjedhjet e 8 majit. Për shkak të një incidenti, të cilësuar nga policia e Dibrës si banal, (pas parakalimit me makinë) kandidati socialist, Bajram Himallari dhe ai i PD-së, Bujar Mahmutaj, u përplasën me armë. Himallari nxori pistoletën me leje, e cila sipas tij u shkreh pa dashje. Himallari pretendon se dhe Mahmutaj nxori një pistoletë, por që nuk u konfirmua nga policia. Hetimet vazhdojnë nga ana e Prokurorisë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    Ne qofte se Shqiperia duhet te jete e barabarte ne BE , keto kriminel duhet denuare me denime me te rrenda .

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Thene qe qelluan me plumba,jo me raketa.Tani po ndryshoi pak kalibri i plumbit nuk ka shume rendesi.Rendesi ka qe nje dore e "fshehte" po mundohet qe kete proces zgjedhor ta prishe me cdo kusht.Tani qellojne me arme, neser do te cojne neper televizione kasetat e montuara te fushates dhe pas zgjedhjeve nuk do ti njohin ato.Shume e thjeshte!Mjere ata qe akoma u vene pas,me dhimbsen turmat e mjera
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Lezhë, plagoset kandidati i LSI për komunën Balldre

    Lezhë, plagoset kandidati i LSI për komunën Balldre
    03-04-2011 03:14 CET

    http://www.zeri.info/fotot/24652/mai...mi-makina1.jpg

    Plagoset në rrethana krejt të paqarta kandidati i LSI për komunën Balldre, Zef Doçi rreth 50 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune kur Doçi sipas burimeve të policisë Lezhë ka rënë në pritën e disa personave me dy automjete në rrugën që lidh Lezhën me Balldren.

    Zona ku ka ndodhur ngjarja është krejt e boshatisur dhe kësisoj gjithçka ka ndodhur larg syve të dëshmitarëve. Kandidati i LSI po kthehej në fshatin Balldre pas një takimi elektoral me banorë të zonës. I plagosuri është përcjellë në spitalin e Lezhës ku po merr dhe mjekimin e duhur.

    Burimet spitalore thonë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Policia theksoi se i plagosuri është kandidat i LSI i mbështetur nga koalicioni Aleanca për të Ardhmen për komunën Balldre të Lezhës. /bw/

    zeri
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte e pritshme qe seli rozja cdo dite do perdore te gjitha armet qe njeh ajo mire. plumbat, shpifjet e intrigat deri ne 8 maj e ne 8 maj do ja plasi kudo ku ajo do shohe se nuk ka fituar duke inskenuar 21 janara.

    lum zonat enveriste ed ruciste ku seli rozja do fitoje e qe sdo ket nevoje te perdore 21 janara.
    mjer atje ku pd do fitoje votat e shumices sepse.. ed ruc tak gjinushi do bejne kerdine me plumba bomba hunj e cadra e te 99-tat.

    ps qarte po e deklaron cdo dite me gojen-hale te perfaqsusve te saje se do bej masakra.

    do zoti e qendron ne shqiperi arvizi qe te mbroje at popull se per sal e joz selia roz nuk e can fare menderen..
    i ka si lepuj qe zagaret e saje i lujn trullin..

    i ngrati sali.. po don dhe tu beje nje ekstra-super lukso-parllollo atyre zvarranikve mish ngrenes miliardere.. me nickun... "deputete socialiste"..

    jepi sali..

    ,

  7. #7
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Hahahaha sa gallat keta te Sali Gadafit kan nis me u vra ne mes veti. Edhe per kete fajin e ka Rama

    Përplasje brenda të djathtëve, plagoset kandidati i komuns Balldre
    Zef Doçi, kandidat i së djathtës në komunën e Balldrenit, është plagosur mbrëmë ndërsa kthehej nga një takim elektoral. Doçi është përfaqësues i Lidhjes Demokristiane të Nikoll Lesit. Doçi është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar sot personin përgjegjës për krimin. Ai është Almarin Marinaj, anëtar i Partisë Demokratike. Ende nuk janë zbardhur motivet e ngjarjes.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  8. #8
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Shife ca bejne kriminelat e Ilir Metes, ne Shqiperi nuk guxon njeri te zbatoj ligjin sepse te vrasin pa kaluar 24 ore shteti i Sali Gadafit. Po ke kan pa keta keta kriminelat e Metes me vu flamuj partiak ne ne mes Tiranes, pse Tirana e tyre eshte? Pfffffffff kurr nuk behet ky shtet

    Qëllohet me silenciator kryeinspektori i Tiranës Rama akuza LSI-së

    Kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë së Tiranës, Ardit Kaja, 32 vjec është plagosur me armë zjarri nga 2 persona ende të paidentifikuar.

    Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth ores 09:30 në qender te kryeqytetit, ne afërsi të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Transporteve, ku kryeinspektori Kaja është qëlluar me armë pistolete, tip silenciator nga dy persona të maskuar me motorr të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Mesohet se personat kane qelluar disa here ne drejtim te Kajes qe per momentin ndodhej ne automjetin e tij personal.

    Kaja është dërguar urgjetisht në Spitalin Ushtarak ku mjekët konfirmuan për TVNews24 se po kurohet nga një plumb që ka marrë në këmbën e majte. Mjekët shprehen se Kaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatmiresisht ka shpetuar pa plage ne trup shoferi i Kajes.

    Ndërkohë policia ndodhet ende në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Rama akuza LSI
    Pasi eshte njoftuar per ngjarjen, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte nisur me urgjence ne drejtim te Spitalit Ushtarak.
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama reagoi nga Spitali Ushatarak lidhur me ngjarjen në fjalë. Rreth orës 11:00, Rama ka vizituar Ardit Kajën.
    “Kaja u përball me dhunën dhe u plagos teksa kryente detyrën. Është qëlluar në mes të Tiranës një shërbëtor i shtetit i cili në zbatim të ligjit është përballur me dhunën e asaj force politike e cila me paratë e vjedhura që gjithë Shqipëria i pa ka dhunuar dhe ka mbrojtur qytetin tonë” theksoi Rama.
    "Forca politike që me para të vjedhura ka varur postera dhe flamuj elektoralë po ndot qytetin duke varur nëpër pemë, shtylla e ndërtesa, që janë objekte të pasurive të përbashkëta të qytetarit. Veprim ky që nuk shihet në asnjë kryeqytet evropian dhe vend të botës. Po ata nuk ngjisin më asnjë poster, do heqim gjithë flamurët elektoralë, sepse Tiranë e duam të pastër dhe Shqipërinë e duam të pastër”.

    Ditën e djelë, në njësinë bashkiake Nr. 5, pranë Stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, Policia Bashkiake tentoi të hiqte flamujt e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është pjesë e koalicionit “Alenca për qytetarin”, veprim i cili është kundërshtuar nga simpatizantë të LSI-së. Heqja e flamujve të LSI-së nga shtyllat elektrike buzë rrugës ku ka marrë pjesë edhe kreu inspektoriatit të Ndërtimit Ardit Kaja ka ndodhur ditën e djeshme në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi".
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  9. #9
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Tirana nuk eshte i Metes, as i Berishes por nuk mund ta mbaje me dhune kupola mafioze e betonit . Te kujtojme pak deklaraten e Rames para disa kohesh kur deklaronte qe zgjedhjet nuk mund te behen ne keto kushte , skenaret e fushates negative ne njesite bashkiake nga PS me protesta ...

    Me tensionimin e situates nga skenare te organizuara kane nje qellim te vetem , te shkaterrojne zgjedhjet nga humbja e sigurte
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 04-04-2011 më 07:41
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shqipria si ne filmat western, Teksasi i eger.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  11. #11
    Kesaj rradhe qenka ndryshe formati zgjedhjeve. Kush mbetet gjalle ne fund, fiton.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Lirohet biznesmeni që qëlloi me armë kandidatin e PD në Dajt
    Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për shtetasin Ylli Hidri, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti me kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar në komunën Dajt, Besim Kuka. I akuzuari për atentatin ndaj shtetasit Besim Kuka, kandidat në zgjedhjet e 8 majit për komunën Dajt, doli sot para gjykatës e cila e cilësoi arrestimin të paligjshëm dhe vendosi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi. Gjykata vlerësoi se Hidri, shofer i autobusit në linjën Tiranë-Dajt, nuk është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka vendosur për të që të paraqitet çdo ditë të hënë në drejtorinë e policisë së Tiranës. Ngjarja ndodhi të premten e javës që shkoi në afërsi të zonës së “Freskut”. Ndaj kandidatit të PD në komunën Dajt u qëllua disa herë me armë nga biznesmeni Ylli Hidri, pronar i linjës së autobusëve Tiranë-Dajt. Hidri u arrestua pak minuta pas këtij konflikti nga forcat e policisë së Tiranës. Të dy personat ishin konfliktuar po atë ditë edhe më parë, për shkaqe që nuk kanë lidhje me motivet politike. I arrestuari ka thënë se pas konfliktit verbal me kandidatin demokrat ka qëlluar për vetëmbrojtje por nuk ka tentuar të vrasë njeri.
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    A e kuptoni o njerez se pse vazhdon 21 janari ?
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Salibanet vrasin njeri tjetrin dhe fajin e ka Rama
    Hahahaha
    Jeni katandis ne pik te hallit

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca bahet ne shqiperi aman
    polici i dehur plagos qytetarin ne shkoder
    JO SEKS PARA MARTESE

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Po kush e ka fajin per keto incidente. Sipas lajmeve viktimat jane nga ana e maxhorances. Apo edhe keta i ka inskenuar saliu....?Pa he shpikni ndonje teori konspirative me saliun ne prapaskene se keni imagjinate.

  16. #16
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Lirohet biznesmeni që qëlloi me armë kandidatin e PD në Dajt
    Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për shtetasin Ylli Hidri, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti me kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar në komunën Dajt, Besim Kuka. I akuzuari për atentatin ndaj shtetasit Besim Kuka, kandidat në zgjedhjet e 8 majit për komunën Dajt, doli sot para gjykatës e cila e cilësoi arrestimin të paligjshëm dhe vendosi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi. Gjykata vlerësoi se Hidri, shofer i autobusit në linjën Tiranë-Dajt, nuk është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka vendosur për të që të paraqitet çdo ditë të hënë në drejtorinë e policisë së Tiranës. Ngjarja ndodhi të premten e javës që shkoi në afërsi të zonës së “Freskut”. Ndaj kandidatit të PD në komunën Dajt u qëllua disa herë me armë nga biznesmeni Ylli Hidri, pronar i linjës së autobusëve Tiranë-Dajt. Hidri u arrestua pak minuta pas këtij konflikti nga forcat e policisë së Tiranës. Të dy personat ishin konfliktuar po atë ditë edhe më parë, për shkaqe që nuk kanë lidhje me motivet politike. I arrestuari ka thënë se pas konfliktit verbal me kandidatin demokrat ka qëlluar për vetëmbrojtje por nuk ka tentuar të vrasë njeri.
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    A e kuptoni o njerez se pse vazhdon 21 janari ?
    Kush tha se ashete ndal? tentimi per ta marre kalan nga mbrenda me cdo kushte dhe metode nuk ka te ndalun.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •