Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Shkodra përkujton sot demonstratën e 2 prillit, ku regjimi barbar ekzekutoi 4 të rinj

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/6867...02%20PRILL.jpg

    Shkodra përkujton sot demonstratën e 2 prillit, ku regjimi barbar ekzekutoi 4 të rinj
    02-04-2011 / Leonard Quku

    - Berisha: Gjaku i dëshmorëve i dha dritë demokracisë

    - 2 prilli 1991- Urdhri i zi i Gramoz Ruçit për ekzekutimin e 4 studentëve në Shkodër

    - Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanakut dhe Besnik Ceka, dhanë jetën për liri dhe demokraci, ata u vranë nga “arma vrasëse në dorën e Gramoz Ruçit dhe e shkrepur nga Ramiz Alia”

    Kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Shkodër ku është përkujtuar demonstrata e 2 Prillit 1991, ku dhanë jetën 4 dëshmorë. Berisha ka folur në 20 vjetorin e vrasjes së 4 dëshmorëve për sakrifikimin sublim të tyre si edhe për zgjedhjet e 8 Majit. Në ceremoninë përkujtimore ishin edhe deputetë të Shkodrës, mes tyre edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Gjaku i dëshmorëve skuqi rrugët e Shkodrës. Gjaku i dëshmorëve i dha dritë demokracisë”, ka deklaruar kryeministri Berisha. Ai tha se sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë në historinë e tyre dhe se lira e Shqipërisë dhe shqiptarëve është më e garantuar se kurrë. Kryeministri Berisha deklaroi se do bëjmë projekte më të mira në këto dy vite. Kryeministri tha se në 2017, Shkodra do të jetë e zhvilluar. “Vitet në vijim do të jenë vitet e zhvillimeve më të mëdha për Shkodrën. Do ta ngremë qytetin në lartësinë e ëndrrave të fëmijëve tuaj”, tha kreu i qeverisë. Berisha tha se fushata jonë është vetëm qytetarin. “Në 4 vitet e ardhshme projektet më të mira. Aleanca jonë është aleanca për qytetarin. Unë ju garantoj ju se çdo gjë në këtë fushatë, në këtë qeverisë do të jetë vetëm për Ju”, theksoi kryeministri Berisha.

    2 prilli- Urdhri i zi i Gramoz Ruçit për ekzekutimin e 4 studentëve në Shkodër



    Protestat kundër regjimit diktatorial në 2 prill të vitit 1991, i morën jetën 4 të rinjve studentë në qendër të Shkodrës. Protestat e iniciuara në të gjithë Shqipërinë, arritën kulmin në kryqendrën e veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për të shembur regjimin e kalbur, i cili mbahej në “këmbë” nga duart e gjakosura të Gramoz Ruçit dhe Ramiz Alisë. Ish ministri i diktaturës dhe krahu i djathtë aktualisht i Edi Ramës, Gramoz Ruçi dha urdhrin e zi, për ekzekutimin e 4 të rinjve, se pse po protestonin kundër hafijeve vrasëse të diktaturës gjakatare të trashëguar nga Enver Hoxha. Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën 4 jetë të pafajshme, 4 jetë rinore të cilët u bënë martirë të demokracinë për të çuar në vend nderin e kombit. Vrasja e 4 studentëve në Shkodër, nuk është një vrasje enigmatike dhe e mbushur me mistere, por një ekzekutim i hapur dhe me urdhër të ish ministrit të Brendshëm enveristit Gramoz Ruçi dhe me pajtimin e Ramiz Alisë. Por, e keqja nuk është kapërcyer. Ndonëse kanë kaluar plot 19 vjet nga kjo vrasje makabër, e keqja është përsëri përballë nesh dhe vazhdojmë të ndjehemi të rrezikuar. Gjakpirësit e enverit, vazhdojnë të selektojnë të tjera krime kundër shqiptarëve dhe rendit shtetëror në tërësi. Vrasësi i studentëve të 2 prillit kapardiset në Kuvendin e Shqipërisë sa herë t’i teket qejfi dhe ta përdorë atë si shtojnë të interesave megalomane bashkë me Edvinin. Së fundmi ai është zgjedhur edhe kryetar i grupit parlamentar socialist, për të përcjellë kështu zërin e kërcënimeve, pse jo edhe për “ekzekutime” të mëtejshme, këtë radhë jo në njerëz, se ndonëse do jetë ngopur me gjakun e shqiptarëve, por “vrasjen” e vendit dhe të shqiptarëve në tërësi. Kursi që po ndiqet nga Gramoz Ruçi dhe Edvin Rama, është tipi ai i firmëtarëve të së keqes së kombit, të bllokojë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e dyerve drejt evropës për shqiptarët. Vrasësi i 4 studentëve, nuk ka asnjë interes për rininë shqiptare, interesi i tij i vetëm është inkorporimi i politikës së bllokimit dhe “vrasjes” masive të çdo hapi apo progresi të hedhur nga qeveria “Berisha” për 5 vjet me radhë.

    Topi: Dëshmorët e 2 Prillit, pjesë e pashlyeshme e qëndresës antikomuniste

    Presidenti i vendit, Bamir Topi ka qenë sot në Shkodër në 20 vjetorin e demonstratës antikomuniste të 2 Prillit. “Në 20 vjetorin e demonstratës antikomuniste të 2 Prillit në Shkodër, mendimi ynë shkon në nderim e respekt të kujtimit të katër dëshmorëve të demokracisë që u vranë pabesisht gjatë asaj proteste, studentit të dhjetorit Arben Broci dhe tre bijve të tjerë të Shkodrës Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka. Ata janë tashmë pjesë e pashlyeshme e qëndresës antikomuniste, e shpirtit shkodran që nuk pranoi kompromis për demokracinë e shumëpritur, por edhe e shpirtit shqiptar në përgjithësi që për lirinë ka luftuar e sakrifikuar në shekuj.”, tha Topi. Presidenti theksoi se 20 vjet nga ajo demonstratë që pati si protagonistë kryesorë studentë e gjimnazistë të Shkodrës, rruga për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri vazhdon të jetë me sfida të rëndësishme, të cilat kërkojnë impenjimin e gjithsecilit. Përpjekjet e të gjithëve duhet të bashkohen për ta konsoliduar demokracinë tonë të re, si një garanci se po ecet në drejtimin e duhur, atë drejt familjes së madhe euroatlantike. “Nderim dhe respekt për katër dëshmorët e demokracisë dhe për të gjithë ata ish nxënës, studentë e qytetarë të Shkodrës, që 20 vite më parë demonstruan duke kërkuar siguri për të ardhmen e pluralizmit dhe sistemit demokratik të fituar në dhjetor 1990. I paharruar qoftë kujtimi i Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës!”, tha Presidenti Bamir Topi.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Berisha: Gjaku i dëshmorëve i dha dritë demokracisë

    http://www.botasot.info/mesme/berisha-20-33232.jpg

    Berisha: Gjaku i dëshmorëve i dha dritë demokracisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka qenë sot në Shkodër ku është përkujtuar demonstrata e 2 prillit 1991, ku dhanë jetën 4 dëshmorë. Berisha ka folur në 20 vjetorin e vrasjes së 4 dëshmorëve për sakrifikimin sublim të tyre si edhe për zgjedhjet e 8 majit.
    Në ceremoninë përkujtimore ishin edhe deputetë të Shkodrës, mes tyre edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
    “Gjaku i dëshmorëve skuqi rrugët e Shkodrës. Gjaku i dëshmorëve i dha dritë demokracisë”, ka deklaruar kryeministri Berisha.
    Ai tha se sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë në historinë e tyre dhe se lira e Shqipërisë dhe shqiptarëve është më e garantuar se kurrë.
    Kryeministri Berisha deklaroi se do bëjmë projekte më të mira në këto dy vite. Kryeministri tha se në 2017, Shkodra do të jetë e zhvilluar.
    “Vitet në vijim do të jenë vitet e zhvillimeve më të mëdha për Shkodrën. Do ta ngremë qytetin në lartësinë e ëndrrave të fëmijëve tuaj”, tha kreu i qeverisë.
    Berisha tha se fushata jonë është vetëm qytetarin. “Në 4 vitet e ardhshme projektet më të mira. Aleanca jonë është aleanca për qytetarin. Unë ju garantoj ju se çdo gjë në këtë fushatë, në këtë qeverisë do të jetë vetëm për ju”, theksoi kryeministri Berisha.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    2 Prill 1991 – 2011

    2 PRILL 1991 – 2011

    http://www.zemrashqiptare.net/images...BesnikCeka.jpg


    2 PRILL 1991 – 2011


    KËSHTU THA… RAMIZ ALIA:
    “VETËM N’ FUTA E DEGERMIA...
    ZBUKUROHET SHQIPËRIA !”

    Nga Fritz RADOVANI

    Plot 20 vjet…Si sot kujtoj shkrehjet e armëve gjakatare të terroristëve komunistë, që para se me ngordhë, dita e ditës, po vajiseshin me gjak Rinije Shqiptare të pafajshme… Ishte një kujtesë për të gjithë “ata” që kishin “harrue” shprazjet e automatikëve në mëngjez heret në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit në Shkoder…Ai mëngjez i bukur prilli, me atë diell aq të kandshëm, që porsa kishte fillue me ndriçue godinat e vjetra të Shkodrës, për pak minuta u terratis tue mbulue kokat e katër Nanave Shkodrane përjetsisht me shejin e zisë, “degermijat” e mnershme, që për mbi 45 vjet mbulonin edhe muret e Rozafës...
    Një turmë e madhe qytetarësh shkodranë piskatnin në Fushën e Çelës të zemruem n’ atë mbasdreke të 1 Prillit 1991: “Komunistët hajdutë na kanë vjedhë votat!”... E pa u errë ende, u nisën nga qendra e gjaksorëve, ku kurdiseshin arrestimet, vrasjet, torturat, e ku nuk pushonin një minut thurjet e tragjedive, që kishin mbizotnue psikologjinë e çdo njeriu që mund të harronte për një çast fjalën marksist – leniniste të diktatorëve tanë: “Frikë”, të shkrueme që nga data 29 nandor 1944 ndër majat e maleve, ndër fushat e kooperativat bujqësore, ndër fermat e t’ interrnuemëve, ndër hymjet e fabrikave e deri tek dyert e të gjitha maternitetëve tona, ku çdo fëmijë, edhe para se të lindte, duhej të dridhej në barkun e nanës kur të ndigjonte fjalën “komunist”! Komiteti i PPSh ishte çerdhja e tyne!...
    Në orët e vona aty shkoi edhe Kryetari i BSPSh së Shkodres Ferdinand Temali, e mbas pak kohe demostruesit u shpërndanë tue i urue njenitjetrit “natën e mirë!”...
    Kur kemi shkue bashkë me Arben Borshin nga ora 21.30 nuk kemi gjetë njeri. Aty dukej sikur ka ra “heshtje”..., po e nesërmja në mëngjes tregoi se aty ishin sajue edhe vrasje të shëmtueme, që do të brengosnin Nanat Shqiptare... Në mbramje kishte ardhë nga Tirana edhe zv. Ministri i punëve të mbrendshme...dhe, bashkë me kryetarin e degës së mbrendshme të Shkodres Çapajev Taçin, shefin e policisë Dilaver Paparen dhe policin vrasës Gjekë Celin, kishin projektue mënyren e “sigurimit të komitetit PPSh”, me vendosje të forcave të rendit, snajpërve ndër godinat përrreth, sambistëve të droguem në të gjitha ato godina ku mendohej me krijue trazime dhe ku punohej për me realizue vrasjet dhe terror.
    Pikërisht në apartamentin mbas poliklinikës ishte edhe gjuejtësi i djaloshit të zgjedhun për “kurban”, studenti Arben Broci, që vetë Presidenti gjakatarë Ramiz Alia në takimin e organizuem me studentë në Pallatin e Brigadave i kishte vue shenjën e vrasjes.
    Kur studentët e shkollës së mesme “Jordan Misja” ishin të ulun karrshi komitetit, në barin e lulishtës, dhe posa Arbeni ka arrijtë aty nga rruga e qendres së qytetit... pa u afrue mirë tek studentët, asht ndigjue krizma e snajperit që e ka goditë mu në krahun e majtë, mbi kerdhokël, tue i shkaktue vdekjen në çast... ramja e tij në asfalt ka dhanë sinjalin, mbas të cilit u vranë Nazmi Kryeziu, 38 vjeç, Besnik Ceka, 21 vjeç, Besnik Bishanaku 22 vjeç dhe u plagosen mbi 89 vetë, listen e të cilëve e kishte Ferdinand Temali.
    Kur urdhni i Presidentit ishte zbatue përpiknisht, dhe mbasi dhuna ishte prezent në çdo qoshe të qytetit, hipokriti i Shkodres, “bilbili i partisë”, kishte mendue me vue edhe maskën e tij si zakonisht veprojnë vrasësit, tue “nxi surratin në ikje mos me u njohë kush asht gjaksi” i dha flaken komitetit të partisë, tue u mundue me krijue idenë se “vrasjet erdhën pasojë e djegëjes së selisë së PPSh”...një trillim pa rezultat që u shue pa lindë... “tymi dhe bloza e arshivave të partisë komuniste nuk e mbuluen faqen e zezë të tij...”.
    Edhe pse u banë sa mbledhje në komitetin ekzekutiv të Shkodres, filluen greva, u ndalue puna e u mbyllen fabrika, erdhën nga Tirana hetuesë e prokurorë, jurist’ e spijunë, dhe u mendue me ua lanë “preshin” në dorë disa thasëve pa markë...Asnjëherë nuk asht arrijtë me u mendue “pafajsia” e organizatorëve të masakres së 2 Prillit 1991 në Shkodër!
    Ajo ishte një veper tipike terroriste komuniste me të gjitha shfaqjet e mësheftësitë e veta që nga organizimi, realizimi dhe zvarrisja me zbulue të vërtetën, gja e cila nuk ka asnjë rasë që asht dënue në atë sistem përbindsh e tiran siç ishte komunizmi në Shqipni. Të gjitha “misteret” janë vepra të diktaturës komuniste, të cilat mbulohen për aq kohë sa ai sistem barbar të sundojë mbi popullin e pambrojtun, ashtu si asht Populli Shqiptar, përderisa vrasësit, torturuesit, kriminelët dhe tiranët, jo vetem nuk dënohen për krimet që kanë krye dhe vazhdojnë me ba çdo ditë, por edhe qiten e priten ndër shtete që krenohen për “demokracinë dhe arritjet e saja” në vendet e tyne. Përderisa të mos vihen në bankën e të akuzuemve, por të lihen të lirë vrasësit e kriminelët e diktaturës komuniste shqiptare, që asht një nga ma tipiket e atij sistemi në botë, të gjitha idetë e lirisë dhe të demokracisë, nëse nuk janë përmbysë ende, s’ asht e largët koha e ringjalljes së diktaturës së pashpirtë!
    2 Prilli 1991 në Shkoder asht vazhdë e krimeve që komunistët kanë krye ditën për diell e natën për hanë për 46 vjet pa ndërpremje. Që nga viti 1944 krimet e tyne janë legale, të njohuna dhe të jashtaligjëshme ashtu si ishte vetë organi i sigurimit të shtetit që zbatonte jashta të gjitha normave njerzore e juridike vendimet e partisë komuniste.
    Shteti Shqiptar nëse vazhdon mos me dënue kriminelët apo “meritat” e njohuna zyrtarisht nga organet e paligjshme të diktaturës, tue fillue nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije k...siç asht thirrë nga turma në vorrimin e 17 vjeçarit Pllumb Pllumbaj, i vramë në kufi në korrikun e vitit 1990, domethanë se jo vetëm që Shteti sot pajtohet me ato krime të shëmtueme të komunizmit gjakatar, por edhe asht pasues i vepres së tyne.
    Populli Shqiptar nuk duhet të heshtin dhe as të mendojnë se “armët e diktaturës” ndryshken vetvetiu, përderisa ai të jenë pre e atyne armëve që për 67 vjet vazhdojnë me vra Bijtë e Atij Populli, që asnjëherë nuk ka pushue luftën e vet për Liri e Demokraci!
    Demokracia asnjëherë nuk mund të ndërtohet mbi rrenojat e krimit e barbarizmit!

    Melbourne, Prill 2011.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    20 vjet pas demonstratës antikomuniste të 2 Prillit në Shkodër,

    http://www.rilindjademokratike.com/R.../faqja%205.jpg

    20 vjet pas demonstratës antikomuniste të 2 Prillit në Shkodër, ëndrra e martirëve, realitet

    Masakra e 2 prillit, Berisha dhe Topalli përkujtojnë 20-vjetorin

    Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishin dje në Shkodër për të përkujtuar 20-vjetorin e demonstratës antikomuniste të 2 prillit të vitit 1991, ku ranë 4 të rinj, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Në nderim të të rënëve Berisha dhe Topalli bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar 4 Dëshmorëve të Demokracisë dhe më pas iu drejtuan qytetarëve të Shkodrës, të mbledhur për të përkujtuar këtë ditë të qëndresës ndaj regjimit të kohës. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë, ndërsa kërkoi përuljen me nderimin më të madh para veprës dhe sakrificës së tyre sublime theksoi se, gjaku i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës i dha dritë lirisë së Shkodrës dhe Shqipërisë. Gjithashtu kreu i qeverisë u ndal në ata të cilët ishin vrasësit e vërtetë të 4 të rinjve, që siç u shpreh Berisha klika Alia-Ruçi mendoi se më 31 mars kaloi rubikonin dhe se do të mund të vazhdonte së bashku me Sllobodanin në Beograd, të shtypnin qytetarët shqiptarë. "Ne jemi mbledhur në 20-vjetorin e flijimit të martirëve të Shkodrës, martirëve të 2 prillit, për t'u përulur me nderimin më të madh para veprës dhe sakrificës së tyre sublime, për të shprehur ndaj tyre mirënjohjen tonë më të thellë, për të shprehur ndaj familjeve të tyre falënderimet tona më të përzemërta. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka mbyllën sytë dhe u ndanë nga ne 20 vjet më parë, në një betejë barbare të regjimit stalinist të bllokmenëve, të cilët zgjodhën Shkodrën, gjakun e të rinjve të saj për të festuar zgjedhjet e dhunuara. Klika Alia-Ruçi mendoi se më 31 mars kaloi rubikonin dhe se do të mund të vazhdonte së bashku me Sllobodanin në Beograd, të shtypnin qytetarët shqiptarë. Zgjodhën Shkodrës, Rozafën e lirisë për ta goditur me tanke, në mënyrën më barbare, por Shkodra ishte e pamposhtur. Shkodra flijoi bijtë e saj. Gjaku i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës skuqën rrugën e Shkodrës, por u bë dritë në rrugën e Shkodrës e të mbarë Shqipërisë drejt fitores përfundimtare të 22 marsit. Ëndrra e martirëve të Shkodrës u bë dritë në shpirtin dhe zemrën e mbarë shqiptarëve. Shkodra në Europë, Shqipëria në Europë ishte ëndrra e martirëve, djemve të Shkodrës që u flijuan në këtë shesh, për të fituar pavdekësinë. Sot, Shqipëria është në NATO. Liria e saj dhe e shqiptarëve është e garantuar njëherë e përgjithmonë. Shqipëria në Europë. Shkodra, kryeura e Perëndimit, e kombit shqiptar, Shkodra europiane ishte ëndrra e gjimnazistëve të saj, ëndrra e martirëve të saj", u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë e cilësoi rënien e 4 martirëve të Shkodrës si flijim për vlerat, aspiratat më fisnike të qytetarëve të saj, të qytetarëve shqiptarë. Ai tha se sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë në historinë e tyre dhe se lira e Shqipërisë dhe shqiptarëve është më e garantuar se kurrë. "Sot, qyteti shekullor e mijëravjeçar i Shkodrës është edhe qyteti 20-vjeçar i lirisë. Shqipëria, shekullore e mijëravjeçare, është edhe Shqipëria 20-vjeçare e lirisë dhe vlerave. Martirët e Shkodrës ranë në këtë shesh për vlerat, aspiratat më fisnike të qytetarëve të saj, të qytetarëve shqiptarë. Në 20 vjet nga ajo ditë, ëndrra e tyre është bërë një ëndërr e realizuar, është bërë një realitet i lirë që preket nga çdo qytetar. Arben Broci, djemtë e vajzat, burrat e gratë që themeluan Partinë Demokratike do të shpallnin në ditën e themelimit të saj, çështjen kombëtare si yllin polar. Sot, shqiptarët janë të lirë në Shqipëri, janë të lirë e të pavarur në Kosovë, janë më të lirë se kurrë në historinë e tyre, më të bashkuar se kurrë në historinë e tyre", theksoi më tej Kryeministri. Në ceremoninë përkujtimore ishin edhe deputetë të Shkodrës, mes tyre edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

    Demonstrata e 2 prillit shënoi kthesën historike të demokracisë në vend

    E pranishme në 20-vjetorin e demonstratës antikomuniste të 2 prillit në Shkodër, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pasi zhvilloi homazhe në nderim dhe respekt të kujtimit të katër Dëshmorëve të Demokracisë, e cilësoi martirizimin e tyre ditën që shënoi kthesën e madhe. Sipas saj liria i takonte qytetit të Shkodrës, iu takonte burrave dhe grave të një qyteti, që më shumë se çdokush tjetër i kishte qëndruar me forcë, me sakrificë, pa u përkulur, pa urrejte, sepse besonte, sepse kishte ideale dhe besonte tek liria, vota, demokracia. "Çdo vit, ne përkujtojmë 2 prillin, të gjithë bashkë ne kemi qenë këtu, përballë kësaj përmendoreje të një ngjarjeje të veçantë, shumica prej nesh, në këtë shesh jemi dëshmitarë të asaj dite shumë të veçantë. Por, sot nuk është si vitet e tjera, 20-vjetori ka një domethënie dhe një simbolikë krejt të veçantë. Shumica prej jush e kujtojnë atë ditë, si një ditë në të cilën Shkodra, do të ishte diçka krejt tjetër, një ditë në të cilën ky qytet do të jepte kthesën zhvillimeve që do të pasonin ngjarjet e mëdha, që ne i kemi përjetuar bashkë" theksoi Topalli.

    Kryeministri Berisha viziton familjet e 4 Dëshmorëve të Demokracisë

    Kryeministri Berisha bashkë me kryeparlamentaren Topalli si dhe deputetët e PD-së në këtë qark, pas ceremonisë përkujtimore të 20-vjetorit të demonstratës antikomuniste të 2 prillit 1991 në Shkodër, zhvilloi vizita në familjet e 4 Dëshmorëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Namiz Kryeziu dhe Besnik Ceka. Kryeministri Berisha u shprehu familjarëve nderimin më të thellë para sakrificës sublime të të dashurve të tyre. "Shprehim nderimin më të thellë dhe jam i sigurtë që sot, të gjithë shqiptarët janë në këtë ditë në familjen tuaj. Flijimi dhe sakrifica e tyre sublime u shndërrua në një themel, në dritë për të gjithë shqiptarët. Është ajo ngjarje, ajo masakër që shënoi edhe kthesën më vendimtare në konsolidimin e lirisë në këtë vend", u shpreh Kryeministri. Kryeministri ndau me familjarët e tyre kujtimet e asaj ngjarje të madhe, dhimbjen për jetët e flijuara, por edhe krenarinë se ëndrra e tyre për liri u realizua. "Sot, pas 20 vitesh, ata na mungojnë, por ngushëllimi është se ëndrra e tyre për një Shkodër tjetër, ëndrra e tyre për një Shqipëri të lirë, për Shqipërinë në Europë është realitet", u shpreh Kryeministri.

    Kreshnik MERSINLLARI
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Berisha ti lere menjane keto llafe boshe, sepse po ti dhimbseshin vertete 4 Heronjte e Shkodres, nuk do ti shtrengonte doren Gramoz Rucit,po do ta degdiste ne burg per krime kunder njerezimit!
    Duhet zbuluar njehere e mire ky krim makaber komunist,por per fat te keq jo i fundit i ketij lloji.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •