Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 47
  1. #21
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Teksti i meposhtem eshte shkeputur nga broshura orientuese per dy disqet e sopranos Tefta Tashko Koco me Kenge lirike qytetare shqiptare dhe repertor klasik perendimor nxjerre ne qarkullim ne vitin 2005. Copyright per regjistrimet ne dy CD-te e zoteron djali i saj, Dr.Eno Koco.


    ===


    Sopranoja Tefta Tashko Koēo (1910-1947) lindi nė Fajum, Egjipt, vend nė tė cilin kishin emigruar prindėrit e saj nė fund tė shekullit tė XIX. Mė 1921 familja Tashko kthehet nė Korēė dhe mė 1927 Tefta largohet pėr nė Montpellier tė studiojė kanto. Midis viteve 1932-1936 ajo studioi nė Conservatoire National de Musique et de Déclamation tė Parisit. Pas kthimit pėrfundimisht nė Shqipėri mė 1936, ajo iu kushtua studimit tė kėngės lirike qytetare shqiptare, pėrveē programeve koncertale me muzikė dhome dhe operistike. Regjistroi dy herė nė disqe pėr shoqėrinė diskografike Columbia nė Itali nė 1937 dhe 1942 njė pėrzgjedhje tė repertorit klasik vocal, si dhe 45 kėngė lirike qytetare shqiptare. Eshtė vlerėsuar nga kritika e vendit dhe e huaj si „soprano lirike me shkollė tė pėrsosur, timber tė qartė e tė shėndoshė, intonacion tė pastėr si kristali, me teknikė tė pėrsosur vokale, veprime tė matura e frazim plot shije (Gllas, Beograd, 14 nėntro 1945). Afėr pesė vjet para se tė vdiste, Tefta nga martesa me Kriston pati njė djalė tė quajtur Eno.

    Kur kėngėt qytetare shqiptare filluan tė hyjnė mes repertorit klasik tė programeve tė koncerteve tė viteve ’30, pionierėt e artit vocal nė Shqipėri u pėrpoqėn t’i shndėrronin kėto kėngė nė modele lirike qytetare nėpėrmjet formave dhe trajtimeve tė reja. Duke pėrdorur repertorin e kompozitorėve-kėngėtarė tradicionalė ata e pasuruan dhe e shndėrruan kėngėn qytetare drejt njė deklamimi public me cilėsinė e zėrave operistikė tė sopranos, tenorit e baritonit. Kėnga lirike qytetare adoptoi nga arti vokal i kultivuar lehtėsinė e nevojshme pėr tė prodhuar linja melodike e frazime elegante. Procesi qė e krijoi kėtė gjini nė vitet 1930 do tė vazhdonte edhe nė dekadat e mėvonshme falė pėrkushtimit dhe interesit tė kėngėtarėve dhe tė krijuesve.

    Nė 1937 dhe 1942 Tefta Tashko-Koēo regjistroi pėr kompaninė diskografike Columbia nė Itali dyzet e pesė nga kėto kėngė me shoqėrim orchestral, si dhe arie klasike. Nga ky koleksion tani mungojnė 12 kėngė. Bashkėshorti i saj Kristo Koēo, regjistroi dy kėngė. Nė kėtė CD janė pėrfshirė vetėm 23 kėngė popullore qytetare dhe pesė pjesė klasike. Regjistrimet u shoqėruan nga njė orkestėr e madhe dhe orkestrinė italiane dhe u drejtuan po ashtu nga dirigjentė italianė si Segurini, Rizza, Ruisi dhe Consiglio. Duke shoqėruar sopranon T.Tashko-Koēo, orkestra italiane mund tė thuhet se e thjeshtėsoi sė tepėrmi, madje e eliminoi kohėn 7/8 (karakteristikė e muzikės qytetare shqiptare) duke e shndėrruar atė nė 2/2. Shpjegimi mė i pranueshėm pėr kėtė fakt ėshtė se orkestrimi bėhej aty pėr aty, nė prag tė sekuencave tė regjistrimit, dhe ka tė ngjarė qė tėkishte fare pak kohė pėr t’I pėrvetėsuar siē duhet strukturat e “ēuditshme” metrike tė kėngėve tok me nuancimet e tyre. Megjithatė nxjerrja nė pah e veēorive thelbėsore tė kėngėve tė gėrshetuara me shtresime harmonike dhe polifonike perėndimore, ndryshe nga shija pikante Levantine e orkestrinave tradicionale, i ka veshur kėto regjistrime me njė frazim dhe stil mė oksidental e ngjyrim orchestral. Zėrat e shkolluar tė kėngėtarėve profesionistė shqitparė tė viteve ‚30 pėrgjithėsisht i pėrshtateshin mė mirė tingullit instrumental perėndimor tė orkestrės, intonacionit tė saj tė temperuar dhe, nė njėfarė mase konceptimit tė frazimit tė muzikės sė kultivuar. Kjo dukuri e fundit, padyshim qė jo gjithmonė u pėrshtatej formės improvizuese tė tė kėnduarit tradicional qytetar.

    Pavarėsisht nga cilėsia jo e mirė teknike e regjistrimeve 78 rpm (rrotullime pėr minutė) tė viteve 1930-40 si dhe atyre nė shirita tė bėra nė vitet 1940 dhe 1950, cilėsi kjo e njohur pėr atė periudhė, kėngėt qė ato pėrmbajnė janė dokumente tė vyera mbi konceptet interpretuese tė kėngėtarėve. Pėr t’u vėnė nė dukje ėshtė se nė njė pjesė tė mirė tė rasteve kėto regjistrime u bėnė tė nxituara dhe jo gjithmonė u fiksuan kur zėri i kėngėtarit ishte nė formėn e tij mė tė mirė.

    Cilado tė ishte origjina e kėngės qytetare, otomane apo e Ballkanit Jug-Perėndimor, kur kjo kėngė kėndohej nga kėngėtarėt lirikė tė viteve 1930, ajo trajtohej nė tėrėsinė e saj si produkt vokal dhe instrumental perėndimor. Nocioni i ekzekutimit artistik – do tė ishte mėnyra se si interpreti e prezantonte kėngėn pėr t’i dhėnė asaj vlerat e njė vepre tė mirėfilltė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse kishte mė shumė se njė mėnyrė pėr t’iu drejtuar kėngės – kėngėtarė tė ndryshėm shpalosin pikėpamje tė ndryshme. Konceptet dhe ndjenjat vetjake tė shprehura nė kėngė bėjnė tė mundur qė tė veēohen tri drejtime apo qėndrime tė dallueshme interpretimi: (a) drejtimi tradicionalist: I stilit tė muzikės sė dhomės, qė demonstron origjinėn e traditės gojore tė kėngės; (b) drejtimi operistik: I stilit tė ariozės, qė bazohet mbi leximin dhe elaborimin e notave; (c) drejtimi melodramatic: I njė stili deklamues, qė i jep kėngės imazhe teatrale. Duke gjykuar nga regjistrimet e kėngėve lirike qytetare shqiptare tė bėra nė Itali para dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, mund tė thuhet qė Tefta Tashko-Koēo ishte pėrfaqėsuese e drejtimit operistik. Kėnga lirike qytetare pėrgjithėsisht konceptohej nga ajo si arie apo ariozė dhe synimi kryesor i saj ishte qė tė arrinte atė lloj frymėzimi melodik, i cili do tė krijonte imazhin e tingullit dhe ritmit muzikor tė kėngės. Infleksionet modale apo zbukurimet dhe ngjyrimet e stilit tė traditės gojore nuk luanin rol parėsor pėr kėtė stil; ishte vazhdimėsia e linjės vokale me vlerėn e masės sė duhur tė tingullit dhe ngjyrės ajo qė do tė merrte rėndėsi tė veēantė. Kėputjet e fjalėve, frymėmarrjet nė mes tė frazės ose ndėrprerjet emfatike, ishin mjete shprehėse qė pėrdoreshin kryesisht nė drejtimin tradicional; nė drejtimin operistik, kėto mjete shprehėse trajtoheshin sipas normave tė kėndimit klasik. Teksti letrar ndonjėherė sakrifikohej pėr hir tė kėrkesės qė tė mos copėtohej frazimi vocal, pra, imazhi i poezisė apo i fjalės transfigurohej nė imazh tė frazės muzikore, dhe shprehja muzikore do tė buronte nga ai puls i brendshėm i ndjenjave tė kėngėtarit. I frymėzuar nga emocioni i kėngės, kėngėtari i kėtij drejtimi mundohej t’i shprehte konceptet e tij mbi tė pa cėnuar parimet e tij estetike apo personalitetin e tij. Mirėpo hapi qė duhej ndėrmarrė pėr tė mbėrritur tek suksesi ishte i realizueshėm vetėm atėherė kur kėngėtari profesionist i drejtimit operistik pėrpiqej qė me vetėdije tė plotė tė shprehte kėrkesat e kompozitorit qytetar.

    Nė kėta pesėdhjetė vitet e fundit ėshtė folur dhe diskutuar shumė (mė shumė privatisht sesa publikisht) rreth drejtimeve qė duhet tė kishte ndjekur kėnga qytetare gjatė kėsaj periudhe. Pėr ata qė mbėshtetnin drejtimin tradicional, shpesh drejtimi operistik ėshtė parė si shmangje nga ajo ē’ka dashur tė shprehė krijuesi i kėngės. Por, duke gjykuar nga ekzekutimet e kėngėtarėve lirikė profesionistė tė cilėt zgjodhėn kėtė drejtim, kuptohet se ata kanė qenė tė ndėrgjegjshėm nė trajtimin e kėngėve bazuar nė konceptet e tyre estetike. Vlera dhe bukuria e vėrtetė e kėngės do tė qėndronte, sipas tyre, nė gėrshetimin e interpretimit tė traditės qytetare me atė tė kultivuar artistike tė kėngėtarėve tė shkolluar.

  2. #22
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Foto tė T.T. Koēos (me burrin dhe djalin)
    (fotot u dėrguan nė forum nga shefqeti11)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #23
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    .......Tė tjera
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2009
    Postime
    1
    shume i bukur

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412


    Tefta Tashko Koēo/Njėqind vjetėt qė ia dėshironim aq shumė


    Nga Agron SEJAMINI

    Mė 2 nėntor, ka 100-vjetorin e lindjes. Sa shumė zemra ia kanė dėshiruar dhe bėrė kėtė urim kėngėtares tonė tė shquar?! Por, Perėndisė ajo bukuri dhe hijeshi iu desh 37-vjeēare. Ndoshta, pėr tė mbetur e tillė pėrjetėsisht edhe nė kujtesėn e brezave. Zėri i saj i mrekullueshėm edhe sot ėshtė magjik, duke e bėrė edhe mė tė bukur, atė bukuri...

    Iku shpejt edhe pse erdhi "vonė" nė Shqipėri. Mė 2 nėntor 1910, lindi nė qytetin Fajum tė Egjiptit. Nė vitin 1921, nė moshėn 11-vjeēare sheh pėr herė tė parė Shqipėrinė. Familja e saj me origjinė nga Frashėri i Pėrmetit, braktis kurbetin dhe kthehet nė Atdhe. Njė fėmijė e etur nė kuriozitetin e moshės dhe mall tė rrituri, pėr vendlindjen e prindėrve, pasi nė vogėli, pėlqeu shumė gjuhėn dhe kėngėt shqiptare qė dėgjonte nė festa dhe gėzimet familjare. Ndėrkohė, shumica e mysafirėve qė hynin nė atė shtėpi, ishin ajka e patriotizmės shqiptare nė Egjiptit. Babai i saj, Thanas Tashko ishte njė prej tyre. Kur u rrit, ndjehej krenare qė kishte parė Ēajupin, Spiro Dinen, Jani Vruhon, Filip Shirokėn... E rritur nė atė ambjent atdhetar, kur erdhėn nė Korēė me familjen e saj, ndjehej mė shqiptare se shqiptarėt. Pėr fat zgjodhėn pėr tė jetuar, atė qytet qė nė vitet '20, ishte kryeqyteti i kulturės shqiptare. Ishte periudha kur u shfaq pėr herė tė parė, nga disa tė rinj qė kishin ardhur nga Rumania, drama e Mihal Gramenos "Vdekja e Pirros". Personazhet e saj ishin veshur me kostumet e kohės, ndėrsa dekoret ishin punuar me shije nga piktori Vangjush Mio. Por, mė shumė gjallėri dhe freski i dha jetės artistike banda e shoqėrisė "Vatra", e cila kishte ardhur nga Amerika. Dirigjenti i saj, Thoma Nasi, njė muzikant i talentuar, grumbulloi disa muzikantė amatorė dhe krijoi njė orkestėr tė vogėl, e cila jepte koncerte me muzikė tė lehtė. Pak mė vonė u krijua edhe njė orkestėr me mandolinėn e famshme korēare. Tė gjithė tė pasionuarit pas muzikės dhe artit formuan shoqėrinė e "Arteve tė bukura". Jo mė pak e njohur nė aktivitete ishte edhe grupi muzikor "Lyra".

    Ajo ndjesi qė i ishte shfaqur nė Egjipt pėr kėngėn shqiptare tani 11-vjeēares, iu kthye nė dashuri. Shoqet e saj mė tė rriturra, kėnaqeshin me zėrin e bukur, kur e dėgjonin Teftėn, duke kėnduar nė shkollė ose nė mbrėmjet e vogla familjare. Ajo interpretonte kėngė tė ndryshme, duke shpalosur qartė kujtesėn muzikale, sensin e ritmit, shijen pėr meloditė e bukura... Nė ditėt e para tė janarit tė vitit 1922, nė Korēė erdhi Fan Noli. Pėr tė festuar ditėlindjen e kėtij demokrati tė shquar qė e kishte mė datė gjashtė, u organizua njė koncert. Nga nxėnėsit e korit tė asaj shkolle u dalluan dy vajza. Njėra ishte Tefta dhe tjetra e kishte emrin Jorgjia Truja. Njė urim dhe pėrqafim nga Noli i madh, ishte kujtesė e mjaftueshme pėr mėsuesit e muzikės, qė tė vlerėsonin talentin e tyre. Nė vitet qė vijuan, u shtuan koncertet artistike, ku pjesėmarrja e Teftės dhe e Jorgjisė ishin tė pa diskutueshme. Gjithsesi, e ardhmja e tyre vihej nė udhė tė mbarė, nėse ato do tė fitonin njė bursė studimi pėr nė shkollat perėndimore tė muzikės. Kėshtu, erdhi edhe koncerti i radhės, mė 26 qershor tė vitit 1926. Jo thjesht pėr tė kėnaqur publikun artdashės tė qytetit tė Korēės, por pėr tė tėrhequr vėmendjen e autoriteteve. Drejt kinema "Luksit" atė pasdite vėrshuan qindra vetė. Njė pjesė e tyre nuk mundi tė gjente bileta. Shkėlqeu Tefta nė skenė nga hijeshia e atij fustani tė bardhė, por dhe nga mjeshtėria e tė kėnduarit. Tė ardhurat e atij koncerti iu dhanė si ndihmė konviktorėve. Por, mė shumė se kaq fituan dy talentet korēare, qė siguruan vėmendjen e posaēme pėr tė ardhmen e tyre. Kėshtu, njė vit mė vonė u akorduan bursat e ėndėrruara. Teftės i doli pėr tė studiuar pėr kanto nė Montpellier tė Francės, ndėrsa Jorgjisė pėr nė Romė.

    Gjatė periudhės 1927-1931, Tefta studio nė Konservatorin e Muzikės nė Montpellier dhe nė vitet 1932-1936 studioi nė Conservatorie National de Musique et de Declamation tė Parisit. Pėr tė hyrė nė kėtė konservator, Teftės iu desh tė kėndojė nė sallėn Gaveu, aktin e katėrt tė operas "Traviata". Juria e pėrbėrė nga personalitetet muzikore mė tė shquara franceze, i akordoi Ēmimin e Dytė. Nė koncertin e dytė po pėr tė njėjtin rast, ajo kėndoi La cavatine du Page nga opera "Les Huguentos", fitoi Ēmimin e Parė.

    Qėndrimi nėntė vjeēar i Teftės nė Francė, shėnoi jo vetėm kalimin nga faza e rinisė (17 vjeē) nė atė tė maturimit fizik dhe intelektual (26 vjeē), por dhe i pėrshtatjes nė njė ambjent krejt tė ndryshėm nga ai i Korēės. Gjithsesi, ajo nuk e zbehu pėr asnjė ēast, dashurinė pėr Shqipėrinė. Ndoshta nė kėtė mirėsi dhe ndjesi tė saj, ndikoi edhe qėndrimi pranė saj i familjes (nėna, vėllai dhe motra e madhe). Pra, ishte po ajo jetesė dhe tradita shqiptare qė e shoqėruan nė gjithė kohėqėndrimin e Francės. Dėshmon shumė edhe pėrgjigjja pozitive qė i bėri ftesės sė ardhur nga grupi polifonik himariot. Mė 1930, shkuan nga Himara nė Paris, njė grup i madh pėr tė regjistruar kėngė solo apo duete tė muzikės sė lehtė, shqiptare dhe tė huaj. Kishin dėgjuar himariotėt pėr artisten e re shqiptare, ndaj nuk reshtėn sė pyeturi dhe kėrkuari deri sa gjetėn adresėn e saj. Asnjė pjesėtar i familjes nuk iu bė pengesė nė atė ftesė.

    - Patjetėr, tė shkosh dhe tė punosh me muzikantėt e ardhur nga Shqipėria, i tha e ėma.

    Kėshtu pėr dhjetė ditė me radhė, ajo u shkėput nga Montpellier dhe qėndroi nė Paris. Gjatė gjithė kohės, Tefta punoi me pasion dhe pėrkushtim pėr tė realizuar sa mė mirė regjistrimet. Shtangu dhe u emocionua shumė kur dėgjoi disa nga kėngėt polifonike. Njė bashkėpunim qė i la mbresa tė pashlyeshme, duke ia shtuar edhe mė shumė dėshirėn dhe merakun pėr perlat e kėngės popullore shqiptare.

    Gjatė studimeve nė Francė, ajo u vlerėsua shumė nga pedagogėt e Konservatorit tė Parisit, drejtues artistikė tė Radios sė Parisit dhe kritikė muzike. Edukimi nė Francė, bėri qė ajo tė asimilojė nė mėnyrė tė veēantė, repertorin vokal klasik francez, ku prioritet pėr pėrgatitje ishte njohja mirė e mjeteve karakteristike shprehėse muzikore si dhe e gjuhės frėnge. Tefta ishte pjesėmarrėse nė dy konkurse qė organizoi Teatri i Operas komike franceze. Ajo interpretoi nė rolet kryesore tė dy veprave tė mėdha dhe shkėlqeu me madhėshtinė e saj. Vlerėsimi qė iu bė kėngėtares sonė nga kritikė tė njohur parisienė, pėrmes artikujve tė botuar nė gazetat kryesore tė kohės, janė pika mė e lartė qė ajo arriti gjatė karrierės sė saj studenteske nė Francė. Pjesėmarrja e saj nė konkurse, koncerte, opera, dhėnia e programeve nė Radiostacionin e Parisit dhe fitimi i ēmimeve dhe i diplomave tė ndryshme nė kėto manifestime muzikale, dėshmojnė pėr njė kėngėtare me vlera tė padiskutueshme. Pikėrisht nė kėtė kohė, Teftės i krijohet shansi pėr tė lidhur kontratė me njė nga drejtuesit mė tė mėdhenj tė teatrove tė operave tė Nju-Jorkut.

    Anglezja, I.Uoll, e cila mbeti njė nga shoqet e saj mė tė preferuara i shkruante:

    "E dashur Tefta!

    Duhet tė qėndrosh patjetėr nė Paris qė tė dėgjojė zoti Xhonson, drejtor i operave tė Nju-Jorkut. Po tė mos e takosh do tė bėsh gabimin mė tė madh tė jetės. Takoje kėtė njeri, se ėshtė nga njerėzit mė tė rėndėsishėm nė Amerikė dhe mund tė afrojė njė kontratė me shumė interes. Qėndro sikur edhe bukė tė mos keshė pėr tė ngrėnė ato ditė.... Duhet tė pėrfitosh nga ky rast, qė ėshtė kaq i shkėlqyer sa ti nuk mund ta marrėsh me mend..."

    Pėrgjigjja, e Tefta Tashkos tashmė dihet... Me kthimin nė Shqipėri nė vitin 1936, pėrveē programeve koncertale me muzikė dhome dhe operistike, ajo iu pėrkushtua interpretimit tė kėngės lirike qytetare shqiptare.

    Nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė mes tė fletėve tė njė pasaporte tė huaj, me tė cilėn kėngėtarja jonė ishte e pajisur kur ndodhej jashtė, gjendet njė gjeth i vogėl i tharė.

    Mbi tė, Tefta ka shkruar me kujdes frėngjisht, vetėm dy fjalė:

    "Vdes dhe s'tėrhiqem".

    Ishte motoja e jetės sė saj, e shkurtėr, por e denjė pėr tė mbetur pėrjetėsisht, Artiste e Popullit!

    Kėngėt popullore tė kėnduara nga Artistja e Popullit, Tefta Tashko Koēo

    1. Ēelni ju, moj lule, ēelni.

    2. Edhe ky bilbil.

    3. Fryn veriu. (Teksti: L. Poradeci).

    4. Kur mė vjen burri nga stani.

    5. Ishin dy kunata.

    6. Kroi i fshatit tonė (Teksti: L. Poradeci).

    7. Tė dua, moj goc e vogėl.

    8. Dolla nė penxhere.

    9. As aman, moj lule.

    10. As u gremis, moj lejthatė.

    11. Moj hyrije, bukurie.

    12. Kur mė shkon sokakut.

    13. Fol e qesh, moj sylarushe. (Teksti: M. Gura).

    14. Qante lulja lulen.

    15. Ku do shkosh, moj goc e vogėl.

    16. M'at'fush' t'mejdanit.

    17. Kėnga e bilbilit.

    18. Fustani me pika.

    19. Po kėndon bilbili fushave.

    20. As aman, o syri i zi.

    21. Ma ven dorėn pėrmbi dorė.

    Kėngėt popullore tė incizuara nė shoqėrinė fonografike "Columbia" - Milano 1942

    1. Un', o ty moj tė kam dashur.

    2. Kjo- dashtnija kjoft mallkue.

    3. Kenke nur' i bukurisė.

    4. Pėr njė ditė, kur del gaca nė pazar,

    5. Kėndon kumrija.

    6 Metelikun ta kam falė.

    7. Ma ven dorėn pėrmbi dorė.

    8. Dallėndyshe vaj, vaj.

    9. Qante lulja lulen.

    10. Moj fėllanxė.

    11. Sa me shpejt ma vunė, moj, kambėn.

    12. Dy gisht pėrmbi vetull.

    13. Moj Hyrije; bukurie.

    14. Shamija e beqarit.

    15. Iku nata.

    16. Del njė vashė prej hamami

    17. Zare trėndafile.

    18. Tė dua, moj goc' e vogėl.

    19. As aman, moj lule.

    20. Kroi i fshatit tonė.

    21. O moj sylarushe.

    22. Dolla nė penxhere.

    23. Bilbil ēapkėni.

    24. As u gremis, moj lejthate.

    25. Dashtnuer tu bana.

    26. Ani, moj Hatixhe.

    27. Seē kėnd on bilbili mali te.

    28. Shkaperceva dy-tri male.

    29. Edhe ky bilbil ēka qenke njė zog.

    30. Kam shtėpinė e vogėl.

    31. I kam hypė vaporit.

    32. Fry, moj er' e malit.

    33. O nė atė fushė t'mejdanit.

    34. Edhe gurėt e sokakut.

    Katėr poetėt kombėtarė, Asdreni, Fishta, Koliqi e Poradeci

    ndjekin nė Shkodėr, recitalin e Tefta Tashkos

    E bujshme jehona e recitalit tė Tefta Tashkos nė Shkodėr, nė vitin 1938. Mysafir i nderuar nė qytetin verior nė ato ditė, ishte edhe Asdreni. Edhe mė shumė e shtoi atmosferėn festive recitali i kėngėtares sonė tė shquar lirike. Nė sallonin e Kinoteatrit "Rozafa" zunė vend nė reshtin e parė katėr poetėt kombėtarė: Asdreni, Fishta, Koliqi dhe Poradeci. Por, magjikja dhe madhėshtia e asaj mbrėmjeje, ishte kėngėtarja Tefta Tashko. Njė pjesė tė kėsaj tė vėrtete, e dėshmon edhe fotografia qė po botojmė, fiksuar nga mjeshtri Marubi. Pjesėn tjetėr, shkrimi i botuar nė gazetėn e kohės "Diana", e cila pėrshkruan emocionet e atij recitali:

    "Zojusha Tashko me lėvizjet e matuna tė fytyrės, me zanin kumbues e t'ambėl, me gjallnin e vet si dhe me tonin e ndryshėm tė melodive - tė naltė, tė ultė, tė shpejtė e tė ngadaltė-luente me zemrat t'ona njashtu si lot era me detin e kalthėr.

    Nė sa "Les filles de Cadix", - na gėzoi, na dha nji "bonne humeur" - aty, pėr aty, kanga e dytė "Sonnambula" e Bellini-t, na zhyti nė nji melankoli tė hollė. Artistja qė e ndiente deri n'ekstrem kėt pjesė muzikore - bani qė edhe ne, bashkė me te, tė jetojshim disa ēaste trishtimi. Por "Tarentelle" e Rossini-t preku ndigjuesit, bile u quejtė "xhevahiri" i asaj mbramjeje. Sopranoja e jonė e zotnonte mirė kėt kangė napolitane, tonet e sė cilės herė tė shpejtė herė tė ngadaltė, tash tė naltė tash t'ultė e plot graciozitet - s'la shpirt pa gzue e s'la zemėr pa prekė.

    "Ave Maria" e Schubert-it - kjo arie mahnitėse, u interpretue mrekullisht na knaqi pa masė. Nji frymė mystike e thellė pėrhapej nė salon: kjo kangė shkrihej nė nji botė shpitėnsh. Tė gjithė digjeshim n' ekstaz porsi nji i divoēėm para shtatores sė nji shejti qi ban mrekulli. Kur mbaroi kjo pjesė shpėrthyen duertrokitje frenetike e "bravo" tė daluna nga kandi i thellė i shpirtit tė ndigjuesve. Tė gjitha kangėt lanė pėrshtypjen ma tė bukur, veēanėrisht kangėt t' ona. Ata u duertrokitėn dhe u kėrkuen pėr sė dyti. Po, kanė tė drejtė: ato janė kangėt t' ona, kangė nxjerrė drejt pėr sė drejti nga shpirti i popullit. Folklori i ynė muzikuer paraqitet gracioz, - mjafton tė pėrshkohet nėpėr nji talent arti. "Kroji i fshatit t' onė" - vargje nga Lasgush Poradeci - mund tė krahasohet me kangėt ma tė bukura qė interpretoi zojusha Tashko.

    "Kroji i fshatit t' onė" u-ba kanga e pavdekshme e kujtimeve tona. Poezi e muzikė tė bashkueme nė kėt kangė formuen dritėn qė tė merr syt e tė robnon. Pėr kso kėngėsh kemi nevojė. Kto duhen tė pėrhapen nė vendin t'onė. Muzika e bazueme nė folklorin e kombit kontribuon nė forcimin e karakterit nacional dhe e ndezė shkėndinė e dėshunis pėr ket vend tė shum vujtun..."

    "Diana", 1938


    bota sot

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Shumicen e kengeve per te cilat behet fjale me larte,

    i keni te vendosura ne adresen:

    http://ngarkovideo.com/audio?order=date&offset=64

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    ēfare zeri ,ta rrenqeth mishin.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 28-10-2010 mė 19:50
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498


    Vura keto te orgjines se gjysherve te mi une ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #29
    Kam gjetur para ca kohesh nje permbledhje me 2CD te kengeve te saj. I degjoj here pas here, mrekulli!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Eno Koēo: Tefta “po vjen” me kėngėt e panjohura

    Eno Koēo: Tefta “po vjen” me kėngėt e panjohura

    » Dėrguar mė: 04/11/2010 - 14:12

    Fatmira Nikolli

    Eno Koēo ėshtė kthyer nė Tiranė me tė bijėn soprano, Teutėn dhe me tė birin violinist, Gentin. Tefta Tashko Koēo, e ėma, ka sivjet 100-vjetorin e lindjes. Koncerti na ofron kėngė tė panjohura, fotografi tė tilla, materiale filmike dhe rikthen pas kaq kohėsh nė skenė Gaqo Ēakon. Surprizat nuk kanė tė sosur, ndėrsa duket se ēdo gjė ėshtė organizuar mė sė miri, pse jo edhe falė skenarit tė Alda Bidos. Eno rrėfen detajet e koncertit, pjesėt qė do tė interpretohen, ndėrsa dy fėmijėt flasin pėr emocionet e tyre. Teuta shprehet e kėnaqur pėr kėtė koncert. "Mė vjen mirė, qė ka edhe artistė tė tjerė tė ftuar nė kėtė koncert, sepse ka edhe lidhje brezash nė tė. Unė do tė kėndoj dy kėngė tė panjohura dhe njė pak tė njohur, kam edhe njė duet mė Gaqo Ēakon, qė e kam edhe momentin mė tė preferuar, njė trio me kėngėtarėt e Operės, njė duet me Irma Libohovėn etj". Nė fund thotė ajo do tė kėndohet "Pėrendesha e bukurisė" nga tė gjithė kėngėtarėt e koncerti bashkė. Ndėrkaq, Genti Koēo thotė se ėshtė hera e dytė qė interpreton pėr gjyshen nė violinė. "Kam interpretuar para 10 vitesh njė pjesė pėr Teftėn, dhe vijė me diēka tjetėr. Unė interpretoj pjesėn 'Meditim', e ndėrkohė qė tingujt e violinės e rrėfejnė kėtė meditim, ka fotografi tė gjyshes qė shfaqen nė njė ekran. Tingulli ėshtė i fortė dhe ka intensitet. Meqė atmosfera e koncertit ėshtė evokim i asaj, qė ka lėnė Tefta nė muzikė, ėshtė pėrzgjedhur njė pjesė nga Matne, pjesė e njė opere. Ėshtė njė pjesė reflektuese dhe krijon njė ndjesi meditimi". Mė tej ai ka edhe tri pjesė shqiptare.
    Nė 100-vjetorin e Tefta Tashko Koēos, ju vini me njė koncert "in memoriam". Ēfarė do i ofrojė ai publikut?
    Ka njė vit qė e kam menduar kėtė koncert dhe mė tej kam shprehur dėshirėn qė pėr ta realizuar tė bashkėpunoj me Radiotelevizionin shqiptar, sepse unė kam punuar njė jetė tė tėrė aty. Mund tė them se bashkėpunimi me radion, ka qenė i ngrohtė dhe i pėrzemėrt. Ėshtė Elvira Diamanti qė merr pjesė me Pandi Bellon nė njė rrėfim tė veēantė pėr Teftėn. Nė koncert pėrveē fėmijėve tė mia Teuta dhe Genti marrin pjesė edhe Gaqo Ēakon qė na nderon me pjesėmarrjen sepse ai kėto vitet e fundit nuk ėshtė aktivizuar dhe nė kėtė koncert rikthehet me njė zė tė freskėt, tė ngrohtė e tė bukur. Veē kėtyre, vjen edhe Irma Libohova, mjaft e dashur pėr publikun shqiptar. Prania e saj nė kėtė koncert ėshtė shumė domethėnėse sepse kėndon kėngėt e Teftės nė mėnyrėn e saj. mė tej janė edhe dy solistė tė Teatrit tė Operės qė janė baritoni Armando Likaj dhe mexosopranoja Lindita Kola.
    A mund tė na rrėfeni surprizat e koncertit?
    Ju thatė qė ėshtė njė koncert "in memoriam". Nė fakt, keni tė drejtė, sepse ne evokojmė figurėn e Teftės nėpėrmjet kėngėve, fotografive dhe xhirimeve. Ka shumė fotografi qė njihen por ka edhe se nuk njihen. Mėnyra se si ato prezantohen ėshtė shumė e veēantė, sepse ato shfaqen nė njė ekran tė madh. Ka kuadro filmike qė shfaqin jetėn e Teftės. Elvira pyet Pandi Bellėn qė ėshtė autori mė nė zė e mė kompetent pėr figurėn e pėr jetėn e Teftės dhe ai i pėrgjigjet. Ka interpretim tė Gaqo Ēakos, ka interpretim tė Irma Libohovės, interpretim tė tim biri dhe tė vajzės dhe diēka tjetėr qė po e lė surprizė.
    Si ėshtė organizuar koncerti dhe cilat kėngė kėndohen?
    Ai ėshtė ndarė nė katėr episode dhe pėr kėtė ne kemi pyetur edhe miqtė tanė. Ai fillon me njė bllok popullor ku Teuta ekspozon dy kėngė, qė si tė thuash janė ato mė tė njohurat, "Kroi i fshatit tonė" dhe "Kur mė vjen burri nga stani"; mė tej ka njė kompleks kėngėsh; janė motivet me violinė solo, qė nė njė farė mėnyre tregoj edhe rrėshqitjet e zėrit tė Teftės qė kanė qenė karakteristike pėr kohėn; mbaron episodi i parė me Irma Libohovėn qė kėndon kėngė elbasanase. Mė tej janė tri kėngė, nga tė cilat dy janė krejt tė panjohura e njėra ėshtė fare pak e njohur. Ato janė regjistruar 80 vjet mė parė dhe ekspozohen pėr herė tė parė. Bėhet fjalė pėr kėngėt me titull "Tirana" ku flitet se sa moderne ishte ajo nė atė kohė, me zonja tė bukura, me makina etj, dhe tjera ėshtė me titull "Saranda" ku rrėfehen nė njė farė mėnyre bukuritė e kėtij qyteti. Mė tej ėshtė kėnga "Korēarja" qė njihet pak e qė nė koncert do tė kėndohet siē ėshtė kėnduar 80 vjet mė parė, me tempin qė ka pasur. Mė tej nė koncert vjen blloku i kėngėve klasike, sepse Tefta ishte soprano, edhe pse njihet prej regjistrimeve pėr kėngėn popullore. Gaqo Ēako do tė kėndojė kėngė popullore me zėrin e tij tė ngrohtė dhe plot dritė, por edhe do tė vallėzojė.
    Elvira Diamanti dhe Pandi Bello do tė sjellin njė material tė xhiruar. Ēfarė shfaq ai?
    Elvira na shfaqet duke zbritur nga kalldrėmet e Korēės. Teksa shėtit nė vende tė ndryshme tė Korēės, ajo pyet Pandi Bellon (njohės i mirė i figurės sė kėngėtares), pėr jetėn e Teftės nė kėtė qytet. Koncerti zgjat 1 orė e pak si material muzikor, veē kėsaj janė edhe materialet e tjera.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lum ju qe ini ne tiran o kat..
    kini rast me pa gjera te bukura.. si psh kjo festa per tefte tashko kocon..

    jam kurioz a do i mbledhe enua dhe kusherinjte.. pra cfar ka mbetur nga vellezerit e teftes..
    kush do ket mbetur nga gaqoja kocua alekoja po dhe ai qe paska qene ne venezuele..


    i ndjeri Koco Tashko.. vellai i madh i teftes.. 30 e ca vite beri burg birucave te enver ramiz nexho mehmet hysni kapos.. kurse e shoqja .. pavlina me djalin e dy vajzat plot 40 vite internime te renda poshteruese..

    me vjen mire qe ne kte feste kontribon pandi Bello .. ne se eshte ai Pandi .. muzikologu i shquar..





    ..

  12. #32
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Zbulohen dy disqe tė Tefta Tashko Koēos

    Ishin regjistruar mė 1942, nė Milano, nga shoqėria “Columbia”. Janė katėr kėngė, nga tė cilat tre elbasanase (“Ku do shkosh moj goc’e vogėl”, “Ishin dy kunata”, “Dallėndyshe vaj, vaj”) dhe njė korēare (“Shamija e beqarit”). Mbi disqet lexohen titujt e kėngėve e po ashtu janė tė dukshme shenjat e lėna nga gramafoni.


    Regjistrimeve qė sopranoja e njohur Tefta Tashko Koēo arriti tė bėnte nė jetėn e saj 37-vjeēare, i shtohen edhe dy disqe tė gjetur sė fundi. Bėhet fjalė pėr dy disqe tė regjistruara nė vitin 1942, nė Milano, nga shoqėria “Columbia”. Janė katėr kėngė, nga tė cilat tre elbasanase (“Ku do shkosh moj goc’e vogėl”, “Ishin dy kunata”, “Dallėndyshe vaj, vaj”) dhe njė korēare (“Shamija e beqarit”). Mbi disqet lexohen titujt e kėngėve e po ashtu janė tė dukshme shenjat e lėna nga gramafoni. Tashmė ato janė pjesė e koleksionit personal tė Niko Kotheres.

    “Disqet janė gjetur kėto dy vitet e fundit nė kuadrin e grumbullimit tė disqeve shqiptare. Nė momentin qė lexova emrin e sopranos sė shquar, normalisht e bėra pjesė tė koleksionit tim. Mė pas, duke bėrė njė inventar tė pllakave tė gramafonit qė kam, mendova t’i hidhja njė sy librit tė Eno Koēos me titull ‘Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj’, ku mbaja mend qė kisha lexuar kohė mė parė njė tabelė, ku ishin pėrmbledhur tė gjitha incizimet zanore tė Teftės nė pllaka gramafoni. Mendova qė nė fillim se disqet qė kisha gjetur mund tė mos ishin tė njohura. Mė rezultoi qė katėr kėngė, ose thėnė ndryshe kėto dy disqe, tė prodhuara mė 1942, nė Milano, shėnoheshin si mungesė nė librin e djalit tė sopranos. Kjo mė ngjalli shpresat qė mund tė jepja njė kontribut, sado minimal, nė zbardhjen e kėtyre materialeve. Atėherė u vura nė kontakt me zotin Koēo pėr ta lajmėruar pėr kėto materiale qė sapo ishin gjetur dhe pėr t’i verifikuar”, shprehet koleksionisti Niko Kotherja.

    Nė fakt, Eno Koēo, i biri i sopranos Tefta Tashko Koēo, tregon se ai ishte nė dijeni tė kėtyre regjistrimeve, pasi kishte tė shėnuar edhe numrin e disqeve, por nuk i kishte dėgjuar mė parė. “Mė ka gėzuar shumė gjetja e kėtyre disqeve dhe puna qė ka bėrė Nikoja, i cili i ka hedhur edhe nė shirit. Duhet thėnė qė njė nga disqet ėshtė pak i dėmtuar, edhe pse zėri e orkestra dėgjohen mirė, ka kėrcitje tė vogla. Gjithsesi kėto disqe mbeten njė dokumentim shumė i mirė, pėrmes tė cilave ne njohim edhe portretin e Tefta Tashko Koēos”, shprehet Koēo, i cili mė parė ka realizuar njė CD me disa nga kėngėt e nėnės sė tij. Ai pohon se materialet qė disponon nuk ėshtė gjithēka qė Tefta Tashko ka regjistruar, prandaj i mbetet ende shpresė se tė tjera disqe mund tė gjenden nė koleksione private.

    Nga ana tjetėr, sipas Koēos, mbeten pėr t’u eksploruar edhe arkivat e Radio Televizionit, ku ai ėshtė i bindur se ka mjaft pėr t’u zbuluar. Mė tepėr se soprano, Tefta Tashko Koēo kujtohet pėr interpretimin e kėngėve qytetare, mes tė cilave kujtojmė “Kroi i fshatit tonė”, “Dola nė penxhere”, “Kur mė vjen burri nga stani”, “Fryn veriu”, “As aman o syr’i zie”, etj. Eno Koēo kujton se sopranoja ka regjistruar pėr tri periudha nė jetėn e saj 37-vjeēare.

    “Sė pari ka nisur kur ishte vetėm 20 vjeēe (1930) me njė grup nga Himara, me tė cilėt regjistroi kėngė patriotike, kėngė tė lehta, rreth 8 kėngė polifonike tė Himarės dhe kuplete. Kur mbaroi studimet nė vitin 1936, qė u kthye nė Shqipėri, i erdhi njė kėrkesė nė vitin 1937 pėr tė incizuar nė Milano. Tė kėsaj periudhe janė 8 kėngė, qė mund tė themi se shėnojnė edhe fazėn e parė tė arieve popullore shqiptare, siē ishte ‘Kur mė vjen burri nga stani’.

    Pesė vjet mė vonė, ajo shkon pėrsėri nė Milano, ku sipas njė dokumentacioni qė kemi konsultuar, ka regjistruar 42 kėngė, tė cilat, jo tė gjitha i kam. Kėto katėr kėngė tė gjetura sė fundi i pėrkasin pikėrisht kėtyre regjistrimeve. Besoj se me ndihmėn e Nikos, mund tė zbulohen edhe kėngė tė tjera, qoftė edhe tė babait, baritonit Kristo Koēo”, thekson i biri. Nga ana tjetėr, Niko Kotherja shprehet se gjatė kėrkimit tė tij pėr disqet e muzikės shqiptare, mund tė ketė edhe surpriza tė tjera.

    “Meqenėse jemi drejt fundit tė gjetjes sė tė gjithė koloritit zanor tė Tefta Tashko Koēos, tė fiksuar nė pllakat e ebanitit, shpresoj qė tė ketė kontribut edhe nga tė tjerė njerėz tė interesuar pėr kėtė trashėgimi tė muzikės shqiptare. Unė ende nuk jam interesuar pėr pjesėn qė ndodhet brenda mureve tė arkivave tė institucioneve, pasi jam pėrqendruar pėr gėrmimin nė terren, ku ēdo ditė e mė shumė, kėto disqe mund tė zhduken”, pėrfundon Kotherja. Eno Koēo, nga ana e tij, ėshtė i gatshėm t’i vėrė nė dispozicion tė gjitha materialet qė disponon, nė mėnyrė qė tė vijojė njė punė e mėtejshme mbi regjistrimet e mbetura nga sopranoja Tefta Tashko Koēo.

    Shqip
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Tefta (Tashko) Koco

    Eno Koēo: Leksionet qė kam mėsuar nga nėna ime Tefta Tashko

    Bisedoi: Raimonda Moisiu

    Duke pasur njė detyrim moral, intelektual e qytetar pėr tė intervistuar dhe sjellė portrete me prirja tė forta qytetarie e inteligjence, vlera tė vėrteta kombėtare e historike, sikundėr ėshtė Dr/Prof.i Asoc.Eno Koco, nė evokim tė sė bukurės, me maksimumin e talentit e profesionalizmit, i dashuruar me botėn e artit, me muzikėn, qė e vendos atė nė elitėn e shquar intelektuale e tė nderit tė artit e kulturės kombėtare shqiptare e botėrore, aty ku artistėt ēmohen e vlerėsohen. Javėn qė kaloi nė postėn time mbėrritėn dy libra nga Eno Koēco; “Familja dhe Jeta” –EVOKIM- i Dr. Eno Kocos dhe ‘Tefta Tashko Koēo” -Miti i Sopranos-nga kompozitori i shquar korēar Prof. Pandi Bello. Tė kesh nė bibliotekė ato libra qė janė njė kontribut i rėndėsishėm, interesant, udhėrrėfyes e historik pėr kulturėn dhe artin kombėtar, ėshtė pėrkujdesja, vėmendja intelektuale e qytetare nė dobi tė vlerave tona kombėtare e identitetit kulturor, tė artit kombėtar qė ėshtė “pasaporta” e njė kombi. Me emrin e mitit tė sopranos dhe kėngėtares lirike tė shquar Tefta Tashko Koēo do tė njihesha qė nė adoleshencėn time, kur qėndroja pranė radios dhe dėgjoja ato interpretime aq tė bukura mbresėlėnėse dhe tė pavdekshme. Teksa shfletoj librin “Familja e Jeta”, tė Eno Koēo qė nė hyrje lexoj: ”Evokimi” im, nė njė kuptim mė tė gjerė tė kėtij nocioni letrar, i titulluar “Familja dhe Jeta”, pėrpiqet tė zgjojė kujtime e episode jetike qė kishin rėnė nė gjumė tė thellė dhe qė thirrja e tyre nė jetė mund tė sillej nė kohė vetėm nėpėrmjet njė tėrėsie evokimesh tė shkėputura ku ēuditėrisht ato mė tė hershmet vijnė sot mė tė kthjelltė e mė tė figurshme nė mendje.” Nė kėtė intervistė Dr.Eno Koco rrėfen EVOKIMIN e jetės sė tij nė tė kaluarėn, tė tashmen e tė ardhmen, pėr veten e prindėrit, veēmas pėr mėmėn e tij, Mitin e Sopranos –Tefta Tashko Koēon, …dhe fėmijėt e tij….

    Bisedoi: Raimonda MOISIU

    Pėrshėndetje Dr. Eno Koēo, mė pėlqen tė jem e drejtpėrdrejtė me ju. Jeni njė nga artistėt muzikantėt mė tė shquar shqiptarė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ēfarė iu shtyhu tė studionit nė kėtė degė?
    Ē’ėshtė e vėrteta mua mė vunė tė studioja muzikė, nuk ėshtė se e zgjodha vetė kėtė degė. Prindėrit mė kishin vdekur pėrpara moshės sė shkollės dhe tė afėrmit e mi menduan se duke qenė se ata kishin qenė muzikantė, mirė do tė ishte qė edhe fėmija e tyre tė bėhej muzikant. Liceu Artistik ku fillova tė studioja violinė kishte dhe konvikt dhe kjo gjė ishte njė rrethanė lehtėsuese pėr tė afėrmit e mi.

    Keni lindur nė Tiranė, jetoni nė Londėr. Ēfarė ju lidh me Korēėn? Cilat janė kujtimet tuaja tė hershme muzikore nė familjen tuaj? Po nė vendlindje apo lagjen ku ju u lindėt e rritėt?
    Prindėrit edhe pse ishin me origjinė nga Korēa, u martuan dhe punuan nė Tiranė dhe unė u linda po nė Tiranė. Sidoqoftė Korēa mbeti gjithė jetėn origjina apo busulla e orientimit jo vetėm e prindėrve por dhe e imja, edhe pse u linda e jetova nė Tiranė. Ėshtė disi i pashpjegueshėm ky fakt, por asnjėherė nuk e kam ndjerė veten tiranas, ndėrsa korēar, mė shumė. Nė kohėt e sotme kjo gjė tingėllon disi e pakuptimtė, por ja qė kjo ka qenė ndjesia dhe nuk e ē’bėj dot.

    Keni studiuar nė Tiranė e Leningrad dhe keni vijuar mė tej punėn nė Leeds (Angli). Si do t’i krahasonit kėto tre eksperienca?
    Leningradi ka qenė njė periudhė e shkurtėr, dy vjeēare, por gjurmėt qė ka lėnė tek unė kanė qenė tepėr tė mėdha. Atje mėsova bazat e muzikės, mėsova mbi mendėsinė e tė qenit muzikant dhe pėrkushtimin qė duhet tė ketė muzikanti. Tirana ka qenė e gjithė jeta ime, me tė mirat dhe vėshtirėsitė e saj. Nė Tiranė mėsova, punova, u martova, u bėra me fėmijė, pra gjithēka. Edhe sot Tirana vazhdon tė jetė gjithēka pėr mua. Anglia mė bėri tė besoj nė vetvete, tė verifikoj arritjet dhe mos-arritjet, mė zgjeroi horizontin jo vetėm tė diturive por edhe tė lirive, mė bėri tė ndjehem dikush pėr aq sa isha, as mė pak e as mė shumė. Nė Angli u mata me nocionin e vlerės dhe mė dhanė atė vlerė qė kisha, aq sa meritoja, kudo qė punova. Nė Angli mėsova tė rri nė rresht pa pretendimin pėr tė qenė nė krye, apo pėr tė qenė i pari, dhe ky qėndrim sa i natyrshėm aq edhe filozofik mė jep shumė kėnaqėsi.

    Cilat janė pėrshtypjet tuaja tė para nė violinė me Orkestrėn e Operės nė Tiranė?
    Periudha e Operės, 1966-1972, ka qenė periudhė jo nga mė tė pėlqyerat e jetės sime. Kjo pėr dy arsye; e para se isha fort nėn ndikimin e biografisė sime nga qė njė daja im qe i dėnuar nga Partia, sė dyti, tė qenit violinist nė Orkestrėn e Operės nė kushtet e atėhershme tė ‘revolucionarizimit’ tė artit, nuk ishte ajo qė aspiroja si muzikant. Megjithatė, kjo ishte periudhė e njė refleksioni tė madh vetjak. E vrisja kohėn duke mėsuar gjuhė tė huaja.

    Po si dirigjent me Orkestrėn Simfonike tė RTSH, kur e si ndodhi kjo?
    Ndėrkohė qė punoja nė Lice, ishte periudha qė bashkėpunoja me Gjon Simonin pėr botimin e njė libri mbi ‘Orkestracionin’. Gjoni punonte atėherė nė Radio si pėrgjegjės i redaksisė sė muzikės. Mė kishte ftuar tė bashkėpunoja me Orkestrėn e Radios mė1976, pastaj edhe mė shumė mė 1977, kėshtu qė kur kalova nė Radio pas Liceut mė 1978, ky vazhdim erdhi i natyrshėm. Mė duhet tė them se distanca lineare nga Liceu nė Radio ishte vetėm 100 metra, ndėrsa ndryshimi nė marrėdhėnien e punės me orkestrėn ishte kolosal. Nuk ishte vetėm ēėshtje niveli, nga orkestėr fėmijėsh nė orkestėr profesioniste, por ajo e realizimit tė njohurive qė kishe e pėr t’i venė ato nė jetė sipas konceptit dhe dėshirės sate. Vetėm njė vit mė vonė do tė nisja ciklin e regjistrimeve me Gaqo Ēakon tė cilat kanė vlerė tė madhe pėr Gaqon dhe mua, por edhe pėr historikun e muzikės vokalo-simfonike shqiptare tė kryera me Orkestrėn e Radios. Me kėtė orkestėr bėra koncerte pa fund dhe po kaq regjistrova muzikė shqiptare. Fryt i kėsaj periudhe afro 15-vjeēare me Radion janė edhe pesė CD qė kam emetuar nė Angli dhe Rusi, tė cilat pėrmbledhin repertorin simfonik shqiptar, me instrumentistė dhe kėngėtarė, e mbi tė gjitha, me veprat simfonike shqiptare qė nga klasikėt muzikorė shqiptarė tė gjysmės sė parė tė shekullit XX (M. Shehu, F. Noli, Th. Nasi, M. Gjoka) dhe deri tek kolegėt e mi, kompozitorėt bashkėkohorė.

    Ju gjithashtu keni dirigjuar koncerte nė Europė (Angli, Poloni, Rumani, Belgjikė, Turqi, Maqedoni, Kosovė), por edhe mė tej nė kontinentin afrikan, pikėrisht Egjipt, qė do tė thotė se keni bashkėpunuar me njė sėrė orkestrash e operash tė huaja. A ishte e vėshtirė tė bashkėpunoje me to? Cilat kanė qenė ēastet mė kulminante tė kėsaj karriere?
    Kėsaj pyetje nuk i pėrgjigjesh dot shkurt, pasi kjo pėrmbledh tė gjithė jetėn time artistike. Megjithatė, disa momente mund t’i pėrmbledh. Nė Angli kam dirigjuar mbi 20 vjet. Kuptohet kam shumė mbresa tė gjithfarė llojesh. Kam bashkėpunuar me disa orkestra dhe kore tė Anglisė sė Veriut (Leeds, York, Harrogate, Ėakefield, Ilkley e vende tė tjera), por eksperienca mė e pasur dhe mė mbresėlėnėse ka qenė padyshim puna qė kam zhvilluar me Orkestrėn Filarmonike tė Universitetit tė Leeds-it, institucion nė tė cilin kam qenė i punėsuar si Senior Teaching Felloė i kėtij Universiteti por dhe si krye-dirigjent i Orkestrės. Regjistrimet e ēdo koncerti tė orkestrės dhe solistėve tė saj si dhe shkrimet (revieė critics) nė gazeta janė treguesi mė i mirė se sa ēdo fjalė e dalė nga goja e ime, prandaj po e lė me kaq kėtė pikė. Ndėr koncertet e dhėna jashtė Anglisė dhe Shqipėrisė do tė veēoja dy momente, ndoshta kulmore: Bukureshtin dhe Kajron. Bukureshtin sepse jo vetėm se orkestra qė dirigjova ėshtė mė e mira e Rumanisė (Filarmonica ‘George Enescu’) dhe niveli i saj njihet si pėr nga mė tė lartėt e Europės Lindore, por edhe pse Rumania pėr mua ėshtė vendi i babait tim, Kristo Koēos, i cili u rrit atje, u edukua atje, pėr t’u ē’vendosur mė vonė pėrfundimisht nė Tiranė. Gjithsesi, nė Bukuresht jetoi e motra e tij, Vangjelia, me tė cilėn u bėra tėrė jetėn deri sa vdiq. Rumania ėshtė dhe vendi i shumė mirėsive dhe lidhjeve tė tjera, por kėtu nuk ėshtė vendi. Egjipti ėshtė vendi tjetėr qė ka lenė gjurmė tė pashlyera nė qenien time. Vetėm 100 km nė jug-perėndim tė Kajros ndodhet njė qytet i vogėl i quajtur Fajum. Mė nė veri-perėndim tė kėtij qyteti, pranė liqenit Karun, ndodhej hoteli i gjyshit tim nga nėna, Thanas Tashkos, dhe e gjithė familja e tij u shumua me gjashtė fėmijė pikėrisht nė Fajum. Mė e vogla e fėmijėve ishte nėna ime, Tefta. Kur dirigjova Orkestrėn Simfonike tė Kajros mė 1986 dhe kur morėn vesh origjinėn e nėnės sime filluan tė mė quajnė ‘gjysmė-Fajum-ija’. Madje edhe nė gazeta lajmėrohesha si i tillė. Vajta dhe nė shtėpinė ku kish lindur nėna si dhe nė hotelin, qė kish qenė dikur pronė e gjyshit. Pronari i ri mbeti i mahnitur nga fotografitė qė i tregova tė hotelit tė dikurshėm mė 1906.

    Njė nga aspektet mė interesante tė punės tuaj duhet tė jetė me siguri sfida e koordinuar me instrumentistėt. Cili ėshtė sekreti i komunikimit tė ideve tuaja me ta nė njė vepėr muzikore?
    Shumė pyetje nxitėse. Dikur nė botė, flas para 50 vjetėve a mė shumė, komunikimi midis dirigjentit dhe muzikantėve tė orkestrės ka qenė deri dhe autokratik, dirigjenti imponohej edhe me tė bėrtitura dhe muzikanti ishte i detyruar tė rrinte urtė e t’i binte instrumentit. Me kalimin e viteve, nė Europėn Perėndimore dhe nė ShBA kjo lloj sjellje konsiderohej e pa lejueshme dhe ishte dirigjenti ai qė duhej tė ndryshonte e jo instrumentisti. Kėrkesat e dirigjentit pėr tė arritur njė nivel sa mė profesional e tė bėrit muzikė, por edhe sa mė etik komunikimi, kanė bėrė qė sot mė shumė se sa kurrė dora e dirigjentit tė mirė ndihet ndjeshėm nga ajo e atij mė pak tė mirė, pėr tė mos thėnė tė dobėt. Nė se shpjegimet e dirigjentit janė bindėse, tė qarta, koncize, efikase, me lėvizje manuale (tė duarve) po aq tė qarta qė zėvendėsojnė fjalėt e tepėrta, atėherė misioni i tij ja ka arritur qėllimit. Nuk ka dyshim qė kultura muzikore ndihmon sė tepėrmi nė procesin e shpejtė tė punės, jo thjesht pėr t’u treguar muzikantėve dijet e tua, por pėr t’u zbėrthyer atyre mė mirė idetė e tua apo qėndrimin tėnd ndaj njė pjese tė caktuar. Njohja e mirė e formės muzikore, e stilit tė epokės qė mbart vepra, e konotacioneve historike tė subjektit tė veprės e shumė tė tjera, tė gjitha kėto jo vetėm i shėrbejnė punės, por diferencojnė qartė dirigjentėt. E fundit, jo mė pak e rėndėsishme, ėshtė qė dirigjenti duhet tė jetė edhe muzikant i talentuar! Simfonitė e Beethoven-it, fjala vjen, nė kėto dyqind vjet janė luajtur me mijėra e mijėra herė, pra ėshtė e njėjta muzikė, tė njėjtat nota tė partiturės, por dirigjenti i zoti, i talentuar e vizionar, di tė nxjerrė nga ato partitura tė veēantėn, di tė zbulojė shtresa (linja instrumentesh) tė pa dėgjuara nė interpretime tė tjera, di t’i japė atė pulsin ritmik e dinamik qė matet me atė tė rrahjes sė zemrės sė tij.

    Do doja t’iu pyesja se nė ē’raport ėshtė lidershipi i dirigjentit nė muzikėn simfonike kundrejt asaj operistike? A ka mė shumė liri nė dirigjimin e njė simfonie?
    Pėr tė dy gjinitė, simfoniken dhe operistiken, roli i dirigjentit ėshtė absolutisht i njėjtė; atij i duhet tė udhėheqė masėn e muzikantėve pėr tė nxjerrė nė pah vlerat individuale tė kompozitorit qė ka shkruar simfoninė apo operėn. Kėsisoj, dirigjenti nuk duhet tė jetė thjesht njė transmetues mekanik i muzikės qė ka shkruar kompozitori; ai duhet tė jetė modeluesi dhe interpretuesi i veprės pėr t’i dhėnė jetė e dritė tė re ideve tė kompozitorit. Nė njė simfoni tė Ēaikovskit apo opera tė Puēini-t, fjala vjen, muzika nuk ėshtė thjesht ajo qė ėshtė e shkruar me nota nė partiturė, por ajo qė lexohet midis rreshtash, pra ajo e pa shkruara e bazuar mbi traditėn e dėgjimit, agogjikės muzikore e cila ėshtė arti i rregullimit tė tingujve nė kohė pėr tė prodhuar njė melodi, harmoni, ritėm a timbėr tė unifikuar brenda stilit tė kompozitorit. Ndėrsa tek veprat e Beethoven-it apo operat e Mozart-it kjo liri e ‘rregullimit tė tingujve’ nuk ekziston, pėrkundrazi, leximi me korrektesė deri nė detajet mė tė imta tė partiturės dhe respektimi i stilit, janė pikėrisht ato qė marrin pėrparėsi. Pra dirigjenti duhet t’i njohė mirė ‘tė drejtat’ dhe ‘liritė’ e tij prej lidershipi. Ana tjetėr e lidershipit tė tij ėshtė pastaj mbajtja e timonit nė dorė tė tė gjithė asaj anije tė stėrmadhe qė quhet opera apo qoftė dhe simfoni, ku disiplina e hekurt e muzikės e gėrshetuar me fantazinė, novatorizmin dhe tė veēantėn nė interpretim, janė ato qė ēmohen mė shumė.

    Cila ėshtė gjėja mė e papritur qė ju ka ndodhur nė prag tė koncertit apo gjatė tij? Po mė e kėndshmja dhe interesantja?
    Tė papritura kam pasur mjaft, madje mė duket sikur ato mė kanė ndjekur vazhdimisht. Midis ngjarjeve tė tilla do kujtoj nja dy prej tyre. Mė ka ndodhur jo njė herė qė tė kem harruar baketėn (shkopin e dirigjimit) nė dhomėn e zhveshjes dhe kam dalė nė skenė pa tė. Mė ėshtė dashur tė largohem nga skena ‘si pa u ndjerė’ dhe tė kthehem pas dy minutash ‘triumfator’. Nė njė rast tjetėr mė ėshtė dashur pėrsėri tė dal nga skena pasi kisha pėrshėndetur pėr tė filluar koncertin dhe dallova qė kėtė radhė kisha harruar syzet. Dola po me aq delikatesė dhe u ktheva me to nė xhep (sikur nuk kisha dalė pėr to). Njė herė kisha harruar kėmishėn e bardhė dhe njė mikja ime u sul nė shtėpi, hapi dollapin ku e kisha instruktuar dhe e solli kėmishėn nė kohė. Mė lejo tė shtoj qė kėto ngjarje kanė ndodhur nė largėsinė e viteve, qė tė mos krijohet pėrshtypja sikur tė kenė ndodhur vetėm tani vonė, gjė qė ėshtė shumė mė e mundshme! Mė e kėndshmja dhe interesantja? Padyshim qė momente tė kėndshme kam pasur shumė mė shumė, veēanėrisht kur shoqėroj me orkestėr njė kėngėtar apo instrumentist tė mirė. Mė kanė pėlqyer gjithmonė dirigjimet e shoqėrimeve se sa vetė veprat pa solistė. Prandaj dhe opera mė pėlqen sė tepėrmi sepse duhet tė jesh gjithmonė shumė i gatshėm dhe i ndjeshėm pėr t’iu pėrshtatur kėngėtarit me tempot e tij, me kohėzgjatjen e akutave tė tij, me rubatot e tij, nė mėnyrė qė ai tė ndjehet sa mė i qetė nė interpretim. Por a ka tė papritura nė shoqėrimin e kėngėtarėve? Pa fund, por kėtu ėshtė dhe bukuria.

    Dr. Eno, ju jeni biri i kėngėtares tė shquar lirike Tefta Tashko Koēo dhe i baritonit Kristo Koēo. Tefta, veēanėrisht, ėshtė e njohur kombėtarisht dhe ndėrkombėtarisht pėr vlerat dhe kontributin e saj tė shquar nė artin e kulturėn shqiptare e mė gjerė. Cili ėshtė roli hulumtues tuaj pėr portretin e staturės artistike kulturore, qytetare e intelektuale tė veprės e dorėshkrimeve tė tyre?
    Tefta ėshtė nėna ime dhe unė kam bėrė vetėm detyrėn pėr tė nxjerrė nė pah ato qė ajo ka bėrė. Ajo nuk kishte kohė t’i rrėfente vetė pėr ato qė kish kėnduar apo ngjarjet qė kish jetuar. Jeta e saj ishte relativisht e shkurtėr, vdiq 37 vjeē, por jetė jashtėzakonisht intensive. Nuk donte t’i kalonte as njė ditė e asnjė orė pa plotėsuar ato qė donte tė arrinte. Mendoj qė arriti mjaft nė njė kohė tė shkurtėr. Janė shkrimet e kohės qė kanė folur pėr tė, janė regjistrimet nė disqe qė tani janė edhe nė CD. Para dy vjetėsh e pak nėna kishte 100-vjetorin e lindjes dhe bėmė njė mbrėmje tė bukur jubilare nė Tiranė bashkė me fėmijėt e mi muzikantė, Teutėn dhe Gentin (violinist), mbrėmje nė tė cilėn kisha ftuar edhe mikun tim, tenorin e shquar shqiptar, Gaqo Ēakon. Tani sė fundi Pandi Bello ka shkruar njė libėr tė ri pėr Teftėn tė cilin ai e promovoi mė 2 nėntor 2012, ditėn e lindjes sė saj. Ishte njė ngjarje mbresėlėnėse. Nė fakt unė jam marrė gjithė jetėn me Teftėn, jo vetėm se mė ka munguar, por dhe se mė ka drejtuar nė shumė aspekte duke qenė gjithmonė referencė pėr mua. Ajo i pėlqente regjistrimet nė disqe dhe bėri tri herė regjistrime tė tilla; nė Paris mė 1930, nė Milano mė 1937 dhe pėrsėri nė Milano mė 1942. Ashtu bėra dhe unė. Ajo kėndoi nėpėr koncerte kėngė tė ndryshme qytetare shqiptare, i kėndoi me pasion tė madh. Ashtu bėra dhe unė. Mė mėsoi t’i dua kėto kėngė dhe me to u mora gjatė qoftė duke i dirigjuar apo duke shkruar doktoratėn me titull ‘Kėnga lirike shqiptare nė vitet 1930’. Mė vonė kėtė punim e botova si libėr nė anglisht (Chicago) dhe nė shqip (Tiranė). Por, pėr ngjarjet mbi jetėn e Teftės dhe karrierėn e saj, mė mirė se sa libri i Pandit nuk gjen aq bukur shkruar e ndjerė. Ėshtė njė libėr qė atij i lindi vetė dėshira pėr ta shkruar, e shkroi me integritet tė plotė pa u konsultuar fare me mua. E vetmja ndihmė qė i dhashė ishin fotografitė e familjes sime. Nė atė libėr Pandi shkruan edhe pėr babanė tim, Kriston, i cili ishte gjithashtu kėngėtar lirik, bariton, dhe kishte zė tė fuqishėm e tė ngrohtė. Ai nuk pati atė njohjen e tė shoqes, po e tillė ėshtė jeta, e megjithatė kur u dėgjua zėri i tij nga publiku qė kishte mbushur sallėn pėr jubileun e 100 tė Teftės, u befasua me ato dy fragmentet e regjistrimeve tė tij tė dy kėngėve popullore korēare.

    Ēfarė mendoni se janė elementėt thelbėsorė qė e bėjnė nėnėn tuaj Tefta Tashko Koēon, artiste e tė shquar? Si do ta pėrshkruani nivelin e ndjeshmėrisė e pasionit tė saj?
    Pėr jetėn e njė artisti dhe vlerėsimin e tij, nė rastin konkret tė Teftės, tri do tė ishin, sipas meje, burimet e referencės: si ka kėnduar, ē’ėshtė shkruar pėr tė, dhe ē’ėshtė thėnė pėr tė. Burimi i parė, mė i rėndėsishmi, i referohet zėrit tė kėngėtares dhe trajtimit qė ajo i ka bėrė muzikės, nė rastin konkret interpretimit qė ajo i bėri kėngėve popullore dhe arieve klasike tė cilat janė tė fiksuara nė disqe. Pra ke njė referencė pėrpara e jo t’i marrėsh faktet me mend. Dėgjoje dhe vlerėsoje sipas dėshirės tėnde. Puna ėshtė tė mos ngresh kulte pa dėgjuar zėrin, gjė qė ndodh nė Shqipėrinė e sotme. Burimi i dytė i referencės do tė ishin shkrimet nė gazeta, jo nė kėto qė botohen sot, d.m.th. pas 80 vjetėve, por nė ato tė sė nesėrmes sė koncertit qė bėnte Tefta. U shkrua pėr tė kur ajo kėndoi nė Paris, u shkrua nė vitet 1930 nė tė katėr anėt e Shqipėrisė, u shkrua nė Milano, Beograd e Bukuresht. Shkrime tė tilla janė tė shumta dhe unė i kam botuar nė vitin 2000 nė njė libėr qė flet vetėm pėr fakte dhe jo interpretime tė mijat. Burimi i tretė i referencės pėr tė vlerėsuar njė artist janė dėshmitarėt e gjallė, qė tani kanė vdekur, por qė nė kohėn e koncerteve tė Teftės kanė qenė nė sallė dhe i kanė pėrcjellė mendimet e tyre qoftė me shkrim qoftė duke mė rrėfyer mua ngjarje tė shumta nga jeta e saj.

    Dr. Eno, geni tuaj muzikor duket se pati njė ndikim tė madh te vajza tuaj Teuta. Vė bast se ajo ėshtė krenare pėr gjyshen, gjyshin dhe atin e saj tė shtrenjtė. Mė tregoni jeni tė njėjtė nė talent, arritjet dhe sukseset e saj? Po djali me se merret?
    Ėshtė vėshtirė tė flasėsh pėr fėmijėt e tu, ėshtė mė lehtė tė flasėsh pėr prindėrit pasi ata ke tė drejtėn t’i adhurosh. Fėmijėt nga ana tjetėr i sheh me sy kritik. Dua tė shpreh atė qė ndjej, dhe kjo ėshtė se jam i kėnaqur me sukseset e Teutės si soprano lirike. Vėrtet qė ka ngjashmėrinė e timbrit tė gjyshes, por ka natyrė e karakter tjetėr tė kėnduari, ku spikat muzikaliteti dhe stili i frazimit. Kam qenė nė shumė shfaqje tė saj nėpėr Angli apo dhe Itali, ku personazhin e Despinės qė ajo krijoi ishte me tė vėrtetė shumė i goditur. Bukur ka kėnduar ajo edhe Mozart-in e Puēini-n. Kam edhe djalin, Gentin, qė ėshtė violinist dhe punon me Orkestrėn e BBC tė Skocisė. Ėshtė nė violinat e para tė asaj orkestre. Luan edhe solo, sė fundi kemi luajtur bashkė ‘Meditation’ nga Massenet. Violinėn e ka nga e ėma pasi edhe Raimonda, ime shoqe, edhe ajo ėshtė violiniste me Orkestrėn e Baletit tė Anglisė sė Veriut. Jam i rrethuar nga tinguj; tingujt e prindėrve tė mi dhe tingujt e familjes sime tė sotme. E megjithatė, ndjej qė dua mė shumė qetėsi.

    Vėrejmė fenomene tė shėmtuara sot nė muzikėn shqiptare si plagjiatura, deformimi muzikor dhe komercializmi qė po zvetėnojnė muzikėn e mirėfilltė shqiptare dhe muzikėn popullore njėkohėsisht. Liria qė synojmė shpesh duket si e ēoroditur. Si mund tė ndihmojė shoqėria shqiptare pėr reduktimin e kėtyre fenomeneve tė shėmtuara?
    Unė do ta shihja pak mė ndryshe kėtė qė po ndodh. Ėshtė periudha e ndryshimit tė madh tė sistemit shoqėror e politik, tė njė ekonomie tė re, asaj private, tė iniciativave personale, kėshtu edhe muzika nuk ka si tė mos bėhet pjesė e kėsaj ‘lirie’ apo ‘ēoroditje’ individuale e institucionale. Nuk kishte se si tė mos kapėrcehej nga ajo kėngė statike e festivaleve, edhe pse melodioze, nė njė kėngė mė tė lirė, nė kuptimin e mirė tė fjalės, edhe pse mė me pak melodi. Janė faza qė duhen kaluar edhe pse me vonesė. Nė fund tė fundit, ne jemi mėsuar tė jemi tė vonuar. Me pėrjashtim tė muzikės sė lehtė qė ka pasur ndryshime tė dukshme, por edhe pėrparime tė dukshme, fushat e tjera tė muzikės, ajo e muzikės folklorike, ajo e muzikės tradicionale qytetare, por edhe e muzikės akademike apo savante, kėto kanė mbetur nė traditėn e tyre tė mėparshme, pavarėsisht se pėrparimi diku mund tė jetė mė i madh e diku mė i vogėl. Kėto fusha do tė mbeten, nė fund tė fundit, pasaporta e identifikimit tonė kombėtar. Pėr sa i pėrket ‘lirisė’ sė mendimit nė kėtė proces tranzicioni, kjo liri, sipas meje, jo rrallė ka qenė mė pranė anarkisė sė mendimit. Kjo vjen ndoshta nga komplekse tė brendshme tė individėve qė lidhen me kėndvėshtrime sa personale e pasionale, apo me ndjesi (ligėsi) tė fshehura por tė shfaqura si mendime ‘tė lira’.

    Ēfarė ju pėlqen dhe ēfarė nuk ju pėlqen nė punėn tuaj? Nė ditėt e sotme tradita dhe realiteti “pėrzihen” me vlerat fetare. Nė opinionin tuaj si muzikant, qė i pėrkisni binomit Artist&Njeri, qytetar dhe intelektual a ka ndonjė konfuzion qė ndikon nė marrėdhėniet njerėzore dhe ato ndėrkulturore? Cili ėshtė ndryshimi ndaj tė cilit kemi nevojė qoftė si individė edhe si shoqėri njerėzore?
    Sikur vetėm kėsaj pyetje t’i pėrgjigjesha do tė mjaftohej pėr intervistėn tonė. Sidoqoftė, diēka do tė them. Ėshtė thėnė e vazhdon tė thuhet se pėr gjendjen tonė tė sotme fajet i kanė pasur tė tjerėt. Jam i mendimit qė do mėnjanuar ky koncept edhe sikur tė ketė qenė kėshtu. Bota, Europa e Ballkani shkon drejt integrimit mė tepėr se sa drejt veēimit. Na duhet tė respektojmė mė shumė njeri tjetrin brenda nė vend qė tė na respektojnė edhe tė tjerėt mė shumė. Vė re qė ekziston herė pas here njė gjuhė mediatike sa jo-etike aq dhe fyese. Njerėzit mbase janė mėsuar me njė klimė tė tillė nė vend, njeriu mėsohet mė gjithēka, por ju them me bindje qė ata qė ndjekin TV nga jashtė vendit, kushdo, shqiptarė a tė huaj, nuk e pėrtypin dot me lehtėsi atė qė dėgjojnė e shkruhet. Ėshtė njė imazh qė do ndryshuar.

    Si e balanconi jetėn midis karrierės profesionale dhe pėrgjegjėsitė familjare?
    Jetoj vetėm me gruan nga qė fėmijėt janė nė punėt e tyre nė qytete larg nesh. Por dhe gruaja shkon vazhdimisht me turne, e tillė ėshtė natyra e punės sė saj, kėshtu qė pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloj i vetėm duke shkruar, apo mbrėmjeve duke dirigjuar diku. Duhej ta kisha pėrmendur qė nė fillim se kam dalė nė pension dhe e shijoj sė tepėrmi kėtė periudhė pasi zgjedh atė qė dua tė bėj.

    Cila ėshtė kėshilla tuaj pėr brezin e artistėve tė rinj, veēmas atyre qė dėshirojnė tė bėjnė karrierė nė muzikė?
    Pėrpiquni qė ēdo gjė ta bėni prej vėrteti dhe jo me gjoja.

    Cilėt ėshtė kompozitori mė i famshėm qė ju admironi?
    Mozart.

    Tirana Observer

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Tefta (Tashko) Koco

    Librat e rinj, Pandi Bello, “Tefta Tashko Koēo”

    Pandi Bello

    “Tefta Tashko Koēo”

    Botoi: “Flesh”

    ēmimi: 800 lekė

    Ky ėshtė njė libėr kushtuar sopranos sė njohur shqiptare Tefta Tashko, e cila u nda para kohe nga jeta. Duke e takuar personalisht, por nė moshė tė vogėl, kur ishte nxėnės i shkollės qė mbante emrin e saj, autori pėrgjatė viteve ka dėgjuar mjaft artistė tė tregojnė pėr sopranon, por edhe ka lexuar mjaft libra pėr tė. Pas gjithė kėtyre mendimeve, Bello ka vendosur tė shkruajė njė libėr pėr jetėn dhe veprėn e saj. “Fakti qė emri i saj kumbon mes nesh, ėshtė dėshmi se ky emėr jeton. Ndėrsa ne duam ta pasurojmė kėtė memorie ashtu siē e meriton, duke kryer njė detyrim moral ndaj asaj qė bėri kėngėtarja nė artin e kėndimit. Kėshtu shpresojmė se edhe lexuesit, duke e njohur plotėsisht, do ta kuptojnė mė thellė dhe do tė vazhdojnė ta duan sopranon e ēdo kohe”, thotė autori.

    Shqip

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tefta (Tashko) Koco


  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tefta (Tashko) Koco


  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tefta (Tashko) Koco

    100 Vjetori Tefta Tashko Koēo - Nentor 2010



    Teuta Koēo - Mbesa interpreton ne nder te nje DIVE

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tefta (Tashko) Koco


  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tefta (Tashko) Koco


  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tefta (Tashko) Koco


Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  2. Piktori Artur Tashko
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 02:47
  3. Myslim Islami per Ali Kelmendin dėshmojnė pėr Enver Hoxhėn
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •