Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tefta (Tashko) Koco

    Ne nje faqe interneti gjeta kte Shkrim postuar nga "Golemi"

    ---------------

    Tashko Tefta

    (Fajum-Egjipt 02.11.1910 † Tiranė 30.12.1947)
    Kėngėtare e shquar lirike nė interpretimin e kėngės popullore qytetare mbarėshqiptare.
    Tefta ishte vajza e patriotit tė shquar shqiptar nga Frashėri i Pėrmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht nė Egjypt. Me vdekjen e Thanas Tashkos mė 1915, familja e tij kthehet nė Korēė nė vitin 1921. Nė Korēė kemi aktivizimet e para tė Teftės si kėngėtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parė nė publik. Nė Shtator tė vitit 1927, Tefta me gjithė familjen vendosen nė Monpelje-Francė, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, pėr t’i vazhduar ato mė pas nė Konservatorin Superior tė Parisit me rezultate shumė premtuese. Nė vitin 1930, Tefta bėn inēizimet e para muzikore pranė shoqėrisė diskografike “Pathe”-Paris, si pjesėmarrėse nė grupin e kėngėtarit tė shquar tė iso-polifonisė labe-Neēo Mukon. Me pėrfundimin e studimeve, Tefta kthehet nė atdhe ku mė 26 Nėntor 1935 shėnohet edhe koncerti i saj i parė si kėngėtare profesioniste nė Shqipėri koncerte tė cilat ajo i dha nė shumicėn e qyteteve shqiptare. Pikėrisht nė kėto vite, Tefta futi nė programet e saj krahas arieve lirike tė autorėve tė shquar botėrorė si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puēini, Rosini, etj, dhe kėngėt popullore shqiptare, si pjesė integrale e kulturės muzikore popullore shqiptare. Janė rreth 89 kėngė popullore tė tė gjithė qyteteve tė Shqipėrisė qė Tefta i kishte nė repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi nė pllaka gramafoni nė vitet 1930, 1937 dhe 1942 nė Paris-Francė dhe Milano-Itali. Ndėr to po pėrmend: “Zare trėndafile”, Tė dua, moj goc’ e vogėl”, Bilbil ēapkėni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisė”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti tė nxirrte nga kėnga popullore ndjenjėn e thellė qė populli kishte shkrirė nė tė. Njihet tanimė faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur njė shumicė kėngėsh direkt nga goja e muziktarėvė tė shuar popullore tė vendit tonė. Njė gjė tė tillė e provon edhe pjesmarrja e Teftės sė bashku me kėngėtaren tjetėr tė shquar Marie Kraja nė festivalin e folklorit tė mbajtur nė Firence Itali mė 30 Maj 1939 krahas kėngėtarėve dhe muziktarėve tė shquar popullorė tė atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriēi, Kolė Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Nė listėn e gjatė tė kėngėve popullore tė kėnduara nga Tefta do tė bashkangjisnim edhe kėngėt popullore tė pėrpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi tė Lagush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonė”, apo “Kur mė vjen burri nga stani”. Krahas Teftės, do tė pėrmendim edhe dy kėngėtare tė tjera tė shquara nė interpretimin e kėngės popullore qytetare: Jorgjia Filēe (Truja) dhe Maria Paluca (Kraja). Nė vitin 1945, Tefta kėndon nė operėn e Beogradit me shumė sukses rolin e Mimisė nga opera “Bohemė” e Puēinit dhe atė tė Rozinės nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Nė vitin e fundit tė jetės ka qėnė vazhdimisht e sėmurė. Vdiq nė moshėn 37 vjeēare. Kėngėt popullore tė Tefta Tashkos, regjistruar pranė “Columbias”-Itali, 1942:
    “Un’o ty moj tė kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”;
    “Kenke nur’ i bukurisė”; “Pėr njė ditė, kur del goca nė pazar”; “Kėndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falė”; “Ma ven dorėn pėrmbi dorė”; “Dallandyshe vaj, vaj”; “Qante lulja lulen”; “Moj fėllanxė”; “Sa me shpejt ma vunė, moj, kambėn”; “Dy gisht pėrmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; “ Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del njė vashė prej hamamit”; “Zare trėndafile”; “Tė dua, moj goc, e vogėl”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonė”; “O moj sylarushe”; “Dolla nė penxhere”; “Bilbil ēapkėni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seē kėndon bilbili malite”; “Shkapėrceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili ēka qėnke njė zog”; “Kam shtėpinė e vogėl”; “I kam hypė vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atė fushė t’mejdanit”; “Edhe gurėt e sokakut”.

    Lit: Krantja Mustafa, “Artistja e Popullit Tefta Tashko Koēo”, gaz. “Drita”, 1961, 31 Dhjetor; Naēe P, “Tefta Tashko Koēo”, “Ylli”, 1963, nr. 12; Kono Kristo, “Me dashurinė pėr atdheun dhe kėngėt e popullit”, gaz. “Drita”, 1976, 25 korrik; Mio Sokrat, “Bilbili i kėngės shqiptare”, gaz. Pėrpara, 1977, 21 dhejtor; Filja Hysen, “Tefta Tashko Koēo”, Tiranė 1980; Frashėri Thoma, “Interpretuese e shquar e kėngės popullore”, gaz. Drita, 1982, 26 dhjetor; Koēo Eno, “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj”, Tiranė 2000; Zaja Sami C, “Heti njeri i urtė i Shkodrės” Shkodėr 2000 etj.

    --------


    Moderator!

    Ne se kemi shkrime tjera per Tefta Tashkon mund ti bashkoni se une nuk i gjeta dhe hapa teme te re.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Brari shume faleminderit per kete shkrim.

    E gjithe jeta ime (femijeria kryesisht dhe vitet e para te formimit tim) jane lidhur ngushte me kete emer. Shkolla e muzikes Korēė, ku une kam bere tetevjecaren, mban emrin e T.T.Kocos qe prej 30 vjetesh (ose dicka e tille). Duke qene se gjimnaz bera shume pak ne Shqiperi, cdo kujtim i imi me ate vend ka lidhje me ate shkolle. Ndryshe nga shkollat e tjera te qytetit ne nuk kishim paralele, pra kishim vetem nga nje klase per cdo vit akademik. Gjithashtu shumicen e vitit qendronim ne shkolle gati gjysmen e dites, duke futur ketu kohen e studimit ne vegel si dhe mesimet me mesuesit e veglave, pas klasave normale. Krejtesisht nje jete dhe eksperience tjeter, e vecante, identifikuese per mua.

    Ne katin e dyte te shkolles, ne krahun e majte te koridorit dikur ka pasur nje klase studimi/muze kushtuar Teftes. Kishte disqe origjinale te sajat, foto apo dhe veshje te saj. Mbaj mend nga fundi kjo klase u shkri plotesisht dhe u kthye ne klase normale. Nuk e di cfare eshte bere tani.

    Ne forum ka shume vizitore dhe anetare te cilet dikur kane qene nxenes te asaj shkolle. I pershendes te gjithe me mall...

  3. #3
    Perjashtuar Maska e korcaprincess
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Detroit MI
    Postime
    510
    fiori dhe une te pershendes sepse kam qene edhe une studente e shkolles tefta tashko koco

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kėngėtare e shquar lirike nė interpretimin e kėngės popullore qytetare mbarėshqiptare.
    Tefta ishte vajza e patriotit tė shquar shqiptar nga Frashėri i Pėrmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht nė Egjypt.
    Le te guxoje kush, te thote nje gjysem fjale te keqe per permetaret ...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Isha 99.99% e bindur qe do komentohej ky paragraf.
    Po pse nuk u kthye serish ne Permet po vajti ne Korce??
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Me ne fund dicka qe i ngre vertet vlerat Korces. Ky emer eshte nje nga permendoret e Parisit te vogel. Ishte kenaqesi ta lexoje shkrimin. thx Brari
    ERIS RUSI

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Isha 99.99% e bindur qe do komentohej ky paragraf.
    Po pse nuk u kthye serish ne Permet po vajti ne Korce??
    CoraZon, kur njerezit martohen, shkojne ke shpia e burrit. Artistja perseri e tregoi veten e saj qe eshte permetare pasi gjysma e repertorit te saj jane kenge folklorike permetare qe kendohen edhe sot e kesaj dite. Gjithashtu, artistja nuk e hoqi mbiemrin e saj te vajzerise, qe eshte nje nder per familjen e saj dhe per origjinen e saj. Pastertia e gjuhes se saj shqipe eshte nje tjeter prove qe eshte nga ajo krahine e Shqiperise qe e shkruajti e para gjuhen e pastert moderne shqipe. Artista nuk ka dialektin me te vogel korcar, karakteristike per korcaret, mjafton te sjellesh nder mend zerin e saj ne kenget qe kendonte.

    Laver Bariu gjithashtu eshte me origjine prej Korce, por babai i tij erdhi familjarisht ne Permet, djepi i kengeve folklorike popullore ku spikatin kenget e dasmave.

    Korcaret mbahen per serenata dhe per te rene pianos, violines e kitares, sa per kenge popullore, duhet te mbajne rradhen
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    62
    Pastertia e gjuhes se saj shqipe eshte nje tjeter prove qe eshte nga ajo krahine e Shqiperise qe e shkruajti e para gjuhen e pastert moderne shqipe.
    ----------------------------------------------------
    Ore Albo , ketu mesa shof duhet te behet fjale per Tefta Tashko Kocon e jo per dialektet e shuhes shqipe apo per Korcen dhe Permetin. Une e kuptoj qe ty te behet qefi qe ajo kengetare me nje ze bilbili eshte nga qyteti jot (gjithkush do te ndihej krenar) por le te mos vazhdojme pastaj se ku eshte shkruar e para gjuha e pastert shqipe.
    Me respekt,
    topolina

    P.S Sa per gjuhen korcaret vertet qe kane ate te foluren e tyre karakteristike , por ama shkolla e pare shqipe eshte hapur aty dhe cuditerisht une nuk kisha degjuar asnjehere qe te thuhej se e para gjuhe e pastert moderne shqipe eshte shkruar ne Permet. Persa u perket kengeve permetare popullore nuk kam c'te them as une e as ndonje tjeter. Ato kenge kendohen nga kengetare nga e gjithe Shqiperia e jo pastaj te mos kendoheshin nga nje bije e vete Permetit.
    Life is either a daring adventure or nothing.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    62
    Pershendtje Brarit qe ka hapur nje teme kaq te bukur dhe kujton edhe nje here artiste te denje si Tefta Tashko Koco.
    Life is either a daring adventure or nothing.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ju korcaret e Forumit shume pasiv jeni.

    Pse nuk shkruani per qytetin tuaj?

    Psh shkruani per Kristo Konon, kompozitori famshem korcar.
    Shkruani per Tole Adhamin etj etj..
    Une do shkruaj per te gjithe?
    Shkundini valixhet e behuni me te thjeshte..

  11. #11
    Me lart jane dhene pak a shume te dhenat per jeten e Tefta (Tashko) Kocos. Une po shtoj dicka ne lidhje me zerin e saj:

    ... Tefta (Tashko) Koco ka patur nje ze me cilesi timbrike te klasit te pare, me shtrirje diapazonale prej dy oktavash e gjysem, qe dallohej per ngjyren e cilter dhe te embel, si dhe per vibrimin e natyrshem. Keto cilesi bashke me nivelin profesional i krijonin mundesi te interpretonte pa veshtiresi edhe repertorin e sopranove kolorature te tilla si: Rozina (Berberi i Sevilje- Rosini) Lakme (Lakme- Delib). Gjithashtu edhe te atyre lirike si te Mimise (Bohema- Pucini) dhe Cio-Cio-Sanit (Madame Butterfly- Pucini) Menyra e saj individuale e interpretimit te kengeve te perpunuara popullore, krijoi nje tradite interpretuese vokale...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Alboja me sa duket harron qe Korca ka qene gjithmone qytet , ndersa zonat e Permetit kane qene ne me te shumten rethina dhe Korca ishte qyteti me i afert . Megjithese jam i lindur ne Korce kam pak origjine permetare . Ne koleksion tim te kasetave kam dhe nje kasete teper te vjeter me kenget e Tefta Tashkos .
    Edhe une te Tefta Tashko e kam bere tetvjecaren Fiori po s kam qen me vegel se s kisha vesh muzike .

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tefta Tashko edhe ne CD

    Sipas TVSH-s dolen nen kujdesin e Eno Kocos, djalit te Artistes se madhe Tefta Tashko Koco.. 2 CD te reja. Njera me 20 kenge qyetare e arie klasike kenduar nga Tefta Tashko dhe tjetra me pjese klasike nga muzikante shqiptare te viteve 1930-40.
    Eshte bere nje pune e madhe laboratorike tha Eno per pastrimin dhe rritjen cilesore te vokalit ne kalimin nga disqet e vjetra, prone e familjes, ne albumet moderne digitale.

    Urime dhe suksese kesaj familjeje fisnike ne kete nisme plot vlera.

  14. #14
    http://www.conopera.org/events.html

    Dardha bie nen dardhe!
    Teuta Koco eshte nje mrekulli e gjalle.
    Ajo qe mua me gezoi me teper eshte fakti qe ne koncertin e se Premtes ajo jo vetem qe ishte nderuar, por edhe ishte ndjere krenare per kombesine e saj, gje qe e deshmoi te shtunen ne nje darke private ku tha:
    "Niveli i larte kulturor i shpalosur nga publiku shqiptar qe u ndodh aty me dha shume zemer dhe me beri te ndihem krenare qe jam shqiptare"

    Salla ishte e mbushur me 95% shqiptare (vetem nje pakice e parendesishme suedezesh), te cilet i dhane zemer dhe e duartrokiten me zjarr sopranon e re.
    "Here me vinte keq, e here me vinte mire per suedezen e cila nuk kishte te njejten mbeshtetje qe kisha une nga publiku!" u shpreh ne menyre shume te perulur por edhe krenare kengetarja me ze engjelli!

    Zoti nuk ka hequr dore nga Shqiperia dhe as nga shqiptaret.

    Urime Teuta Koco dhe suksese te metejshme.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sqaroje pak kte moj cupe..
    ka kenduar kjo teuta apo do kendoje dhe ku..ne cilen ambjent e cilin qytet eshte fjala ..
    po plas nga inati qe me ka shpetuar kjo cfaqje..

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    sqaroje pak kte moj cupe..
    ka kenduar kjo teuta apo do kendoje dhe ku..ne cilen ambjent e cilin qytet eshte fjala ..
    po plas nga inati qe me ka shpetuar kjo cfaqje..
    Ishte ne New York City, te premten ne Carnegie Hall.
    TBD

  17. #17
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    sqaroje pak kte moj cupe..
    ka kenduar kjo teuta apo do kendoje dhe ku..ne cilen ambjent e cilin qytet eshte fjala ..
    po plas nga inati qe me ka shpetuar kjo cfaqje..
    Brari, shpirt, c'te te them

    Ishte fundjaven qe kaloi ne Carnegie Hall. Recitali ishte me 02/03/2006 dhe me 02/04/2006 ishte mbremja private qe u be ne studion e Fadil Berishes. Mbase po te shohesh ne televizor, ku jane keto kanalet lokale, duhet te jepet dicka ne Albanian Culture TV.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e po mire se u shastisa fare.. mendova se eshte dhene ketu afer meje dmth ne europen veriore polare.. e me ka shpetuar..
    Po kjo teuta eshte cup e Eno Kocos a cfare?

    Me kujtonet dikur ne plazh ishte nje cupe e ketij eno kocos (goc e vogel ishte athere..) e un e pyeta.. kush i ben punt e shpise.. Babi tha i ben .. te tera punet.. kurse mami shkon ne pune.. lol. e ne qeshem..
    Kjo sic duket do jet rritur nashti.. e do jet bere kengetare..
    Keni bere shum mire qe i keni dhene kurajo.. ju lumte..

    sic duket i ngjan gjyshes.. Pra Tefta Tashko Kocos.. por dhe gjyshit Kristaq Kocos..kengetar i operas ne Bukuresht e Tirane..
    Nje dizaj lexova qe paska qene dhe nje djal tjeter nga bijt e Athanas Tashkos qe ne kto 50 vite paska qene diku ne Amerik Latine e eshte marre me pikture..

    Ndoshta daja i Enos .. Koco Tashko eshte i pari student Shqiptar qe ka studiuar ne Harward.. diku nga vitet 30-40..
    I ngrati ta dinte se c'ish komunizmi te cilin ai e solli ne Shqiperi.. do i kish bere munë Shqiperise qe para luftes dite boterore e sdo kish ngrene burg e biruca 40-50 vjet rresht vet e familjarisht nga Enveri te cilin ai e beri kryetar te Komunistave Shqiptar..
    Te vjen nga s'e pret thot Populli..

    Gezohem qe nje bij e ksaj familjeje me shum histori brenda.. te behet e sukseshme.. te pakten si nje sodisfaksion per te mbeturit gjalle nga kjo Familje e vuajtur..

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Teuta Koēo me “Flautin magjik” nė Francė

    Artistja mė e re e derės sė Koēove tashmė po bėhet e njohur edhe nė Francė. Nė datėn 23 shtator, Teuta Koēo, mbesa e sopranos sė madhe Tefta Tashko Koēo, ėshtė protagoniste nė njė nga operat mė tė mėdha mozartiane “Flauti magjik” ( “Flūte enchantée”). Kjo vepėr ngjitet nė skenėn e “Opera de Vichy” nė Francė dhe pėrkrah sopranos shqiptare ka emra tė nderuar muzikantėsh e kėngėtarėsh. Kėshtu, nė rolet kryesore interpretojnė Ingrid Perruche, Liliana Faraon, Danielle Bouthillon, Julie Boulianne, Nicolas Courjal, Philippe Do e Alain Charles. Nėn shoqėrimin e Ansamblit
    “Enfants de la Maītrise des Hauts de Seine”, korit tė Teatrit tė Operės sė Avignon-it e tė “Pays du Vaucluse” dhe Orkestrės Lirike tė rajonit Avignon-Provence, nėn drejtimin muzikor tė Vincent Barthe. Ndėrsa regjia mban firmėn e Robert Fortune. Duket se Teuta Koēo ėshtė e apasionuar pas “Flautit magjik”, pasi ajo ėshtė protagoniste edhe nė njė film me tė njėjtin emėr. Por ndėrkohė, krahas aktivitetit muzikor, Koēo ka marrė pėrsipėr tė bėhet edhe ambasadore e tė drejtave tė emigrantėve dhe tė pėrēojė mesazhin pėr njė emigracion tė ligjshėm. Vetėm pak kohė mė parė, ajo u pėrzgjodh nga Organizata ndėrkombėtare e Migracionit si ambasadore dhe imazhi i fushatės pėr njė emigracion tė rregullt. Qėllimi ėshtė qė bashkė me muzikėn ajo tė ofrojė edhe njė mesazh pėr bashkėkombasit e saj kudo qė ndodhen, pse jo edhe nė vendet ku jep koncerte.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Renegata
    Anėtarėsuar
    05-01-2006
    Vendndodhja
    perbri me ke
    Postime
    296
    po ndonje text te kengeve te T nuk keni dhene ju???????
    Lumturia eshte e para e te mirave qe duhet fituar,emri i mire eshte ne rradhe te dyte.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  2. Piktori Artur Tashko
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 02:47
  3. Myslim Islami per Ali Kelmendin dėshmojnė pėr Enver Hoxhėn
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •