Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Cfar do te thot per ne sot Revolucioni i Qershorit 1924

    Revolucioni i Qershorit (1924) dhe ideatorėt e tij.

    Po afrohej dymbėdhjetė vjetori i shpalljes sė Pavarėsisė dhe pėrsėri Shqipėria lėngonte nga "plagė" qė trashėgonte nga pushtimi pesė shekullor osman. Paaftėsia e Ismail Qemalit pėr tė qeverisur vendin, mėdyshjet e tij nė ndėrtimin e aleancave dhe mungesa e zotėsisė organizuese tė strukturave tė brendshme, i hapi rrugė Esat Pashė Toptanit pėr ngritjen e njė qeverie (paralele) nė Durrės. Vendi u pushtua nga anarkia duke u bėrė "pre" e klaneve feudale (mbeturina tė nomenklaturės Turko-osmane). Largimi i imponuar i Princ Vidit dhe fitorja e pėrkohėshme e rebelėve anadollakė tė Haxhi Qamilit, e ngriti nė "zenit" temperaturėn politike dhe prishėn nė maksimum figurėn e shtetit tė "gjymtuar" shqiptar para opinionit ndėrkombėtar dhe kryesisht ndaj fuqive tė mėdha. Do tė ishte "Kongresi i Lushnjes" ai qė do tė krijonte premisat pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm dhe do tė vendoste themelet e shtetit shqiptar. Pas ardhjes sė Qeverisė nė Tiranė, e shpallur Kryeqytet, vėrejmė se ish-Ministri i Brendshėm, Ahmet Zogu dha njė kontribut mjaft tė velfshėm nė konsolidimin e shtetit shqiptar. Ai pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė, krijoi katėr zona operative, nė krye tė tė cilave vendosi katėr oficerėt mė tė pėrgatitur: Prenkė Pervizin, Muharrem Bajraktarin, Fiqiri Danen dhe Hysni Demėn. Personat e sipėrpėrmendur ishin "kolonat" qė mbajtėn peshėn e stuhishme, duke shpartalluar bandat dhe duke garantuar kufijtė e shtetit tė porsa krijuar. Por pėr fat tė keq, Ahmet Zogu mbasi konsolidoi mirė pozitat e tij, iu solli shpindėn kolegėve tė tij dhe nė "aparatin" e ushtrisė e tė xhandarmėrisė aktivizoi ish-oficerėt qė i patėn shėrbyer Perandorisė osmane dhe qė ishin shkolluar nė Turqi. Ndėrsa personat e lartpėrmendur i kishin kryer shkollat nė shtetet mė tė zhvilluara tė Europės! (Shih: "Gjeneral Prenk Pervizi", shėnime biografike-"Kuq e Zi", Bruksel 1997).

    Gjatė viteve 1921-1924, nė Parlamentin shqiptar bėnin pjesė parti e grupe tė ndryshme politike me mendime e alternativa tė kundėrta, ku pėrplasjet ishin mė se tė natyrshme. Pa u marrė me numrin e partive, vlen tė saktėsojmė dy "krahėt" mė tė fuqishėm dhe qė pėrfaqėsonin dy rryma me "polaritet" tė kundėrt. Njėra palė dhe qė kryesohej nga Ahmet Zogu (nė pushtet), pėrfaqėsohej nga klasa feudale e bejlerėve, agallarėve e ēifligarėve. Nė krahun tjetėr (opozitė), drejtonin "Vigani Liberator" dhe protagonisti kryesor nė shpalljen e Pavarėsisė 1912 – Luigj Gurakuqi, bashkė me studiuesin, historianin, pėrkthyesin dhe patriotin e shquar Fan Stilian Noli.

    Nė kėtė Parlament ndesheshin mes tyre e reja me tė vjetrėn, inteligjenca dhe liberalja me konservatoren, pro-feudalo-anadollake dhe qė quhej Partia Popullore. Qė nė fundin e vitit 1922, Ahmet Zogu, me dhunė e dredhi (aziatike), mori postin e Kryeministrit. Me tė marrė drejtimin e qeverisė u kthye nė njė diktator tė tipit fashist. Beu i Matit pėrdori metodat mė makiaveliste pėr mbajtjen nėn tutelė dhe shtypjen e popullit dhe tė ēdo kundėrshtari. Pėrkrahu tė gjitha shtresat e privilegjuara nga pushtuesit osmanė, ku bėnin pjesė kontingjentet mė kolaboracioniste, tė cilat pushtuesi turk i kishte stimuluar me tokat mė tė begata qė lanė bujarėt e Arbėrisė (kur u detyruan tė mėrgojnė nė Italinė e Jugut). Me kėto "vlera" sundonte Ahmet Zogu mbi popullin fukara tė "mbytur" nga taksat e rėnda, nga malarja, analfabetizmi dhe injoranca. Sa herė opozita shqiptare dhe dy udhėheqėsit e saj: Gurakuqi-Noli i kishin sugjeruar Ahmet Zogut pėr ligjet e rėndomta dhe pėr metodat "dragoniane", qė ky pėrdorte ndaj popullit tė skllavėruar. Por Ahmet Zogu, ēdo ditė i shtrėngonte "litarin" nė grykė popullit dhe po nxiste revoltėn. Keq-qeverisja dhe keqtrajtimi i masave dhe sidomos i fshatarėsisė sė skllavėruar, "poqėn" kushtet pėr shpėrthimin e "uraganit" popullor. Gurakuqi e Noli, tė mbėshtetur fuqimisht nga kreshniku i Kosovės Bajram Curri, organizuan atė kryengritje tė madhe qė u quajt "Revolucioni Demokratiko-borgjez i Qershorit 1924".

    Vlen tė theksojmė se nė opozitėn shqiptare shkėlqente Shkodra me bijtė e saj mė tė shquar: Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Xhemal Bushati, Hilė Mosi, etj.

    Kuptohet se Revolucioni mjaft i suksesshėm e me pak gjak i Qershorit 1924, ngjalli xhelozi e smirė nė mbretėritė e Ballkanit (nė pėrgjithėsi), e nė veēanti nė Mbretėrinė Jugosllave. Kėtė e vėrteton mė sė miri strehimi dhe prutja qė Pashiqi i bėri Zogut dhe suitės sė tij, duke i siguruar gjashtė muaj "trajtim" dhe "trainazh".

    Qėndrimi i Zogut nė Hotel "Bristol" nėn pėrkujdesjen e Qeverisė Jugosllave dhe sjellja e tij nėn mbrojtjen e 8 000 bajonetave, ku bėnin pjesė "fundėrrinat" mercenare ndėrkombėtare, ruse, bjello-ruse, jugosllave etj., tė cilat nė dhjetor tė vitit 1924, mbasi dogjėn fshatra tė tėra, tė shpartalluara nė Krumė tė Hasit nga forcat e Bajram Currit, e ndėrruan "kursin" e drejtimit dhe dolėn nga Dibra, pėrmes Grykės sė Radikės dhe pushtuan Tiranėn. Ēuditėrisht Fan Nolin e kanė akuzuar duke i vėnė epitetin (aq tė pagjetur) "Peshkopi i Kuq". Fan Nolin nuk e sollėn nė pushtet asnjė nga trupat sovjetike. Ai erdhi nė pushtet me forcėn e ligjshme tė popullit pa ndėrhyrje nga jashtė. Nė rast se ka vend pėr tė "taksuar" Nolin dhe Qeverinė e tij, ėshtė vetėm butėsia dhe toleranca (kristiane) ndaj kundėrshtarit dhe mungesa e theksuar e radikalizmit. Me rikthimin nė pushtet, Ahmet Zogu vazhdoi "avazin" e pashallarėve paraardhės, tė cilėt sa herė e nxorėn Atdheun e Kastriotit nė "ankand" pėr ta shitur tek tė tjerėt. Vlen t’i kujtojmė lexuesit tre raste tipike tė tre pashallarėve (qė ėshtė turp t’i quash shqiptarė). Do i rreshtojmė tė tre sipas radhės kronologjike:

    Myfit bej Vlora, ia shiti Italisė Vlorėn me gjithė rrethinat e saj.

    Esat Pashė Toptani, shiti dy tė tretat e Shqipėrisė pėr tė sunduar njė tė tretėn e saj. Pėr kėtė tradhėti e pagoi me kokė...

    Ahmet beg Zagolli, mbasi ia shiti Italisė pasuritė nėntokėsore, minierat dhe kryesisht naftėn dhe gazin, mė nė fund e la atdheun nė "bixhoz" tek Musolini dhe ia "mbathi" pa zbrazur as edhe njė pushkė!... Emblema "Atdheu mbi tė gjitha", me tė cilėt "mburren" Legalistėt, na kujton parullėn e "Partisė" (sė Punės): "Tė punojmė e tė jetojmė si revolucionarė). Cilido mund tė pyesė: Pėr cilin Atdhe e keni fjalėn? Mos vallė pėr atė Atdhe, tė cilin mbasi e shfrytėzuat nė palc e shitėt dhe i kthyet kurrizin nė momentin mė kritik?!... Pėr tė konkretizuar sa thamė mė lart, do tė citojmė edhe dy raste qė flasin pėr ish-Mbretin si "Arkitekt" i harmonisė mes krahinave dhe besimeve fetare:

    Partioti i madh Mit’hat Bej Frashėri ka thėnė nė vitin 1927: "Tė gjitha tė kėqijat qė ka bėrė Ahmet Zogu Shqipėrisė ia fal, vetėm e vetėm se shtypi tė krishterėt e sidomos katolikėt me gjithė kler". Njė tjetėr partiot, Esheref Frashėri, me rastin e Traktatit Shqiptaro-Turk, i ka deklaruar shtypit turk se "ndonėse u ndamė politikisht, zemrėn dhe shpirtin i kemi tė bashkuar". Ēdo koment besoj se do tė ishte i tepėrt.

    Ref: K. Tasi. Postė Restante, Athinės, (Greco) 20 janar 1929.

    "Citimi i lartpėrmendur ėshtė akuza mė e fuqishme ndaj Ahmet Zogut dhe tė gjithė pashallarėve dhe feudalėve qė e lanė Atdheun e Gjergj Kastriotit, vendin mė tė varfėr dhe mė tė pazhvilluar nė Ballkan e nė Europė. "Revolucioni Demokratiko-borgjez" i Qershorit 1924 merr njė "tingull" dhe kuptim aktual si "udhėrrėfyes" dhe "shina-shtrues" pėr tė drejtuar "Trenin" shqiptar drejt Europės sė qytetėruar, drejt progresit, drejt qytetėrimit dhe prosperitetit" – autori (M.B.).

    Mark Bregu



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Beqar ky shkrim i Mark Bregut eshte si kofini pas te vjeli.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-08-2002 mė 06:53

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Revolucioni i qershorit 1924

    Te rishkruash historine

    Lojrat e politikes, venia e historise ne funksion te aktualitetit, tentativa per t'i denigruar kundershtaret politike dhe mbi te gjitha, ideja absurde per t'i pare gjerat bardhe e zi, kane sjelle jo pak situata absurde. Qe shkruhen ashtu sic nuk jane dhe qe jane ndryshe nga sa shkruhen

    nga Blendi Fevziu

    I tunduar nga kersheria e internetit dhe kurioz per te gjetur ne faqet e tij adresa e miq te vjeter te ikur prej kohesh, por qe shfaqen befas me po ate tersellim te adoleshences, pavaresisht vendeve ku jane dhe gjuheve qe flasin, qelloi qe te hapja nje dite rubriken historike te faqes www.albanian.com. Po kaq kurioz per historine, po i hidhja nje sy guides se vendit tim, shkruajtur ne anglisht dhe qe besoja se ishte ne fund te fundit nje vizatim i kendshem i ngjarjeve kaq te veshtira qe kishim kaluar ne shekullin e XX.

    Por sic ndodh gjithnje me njerezit qe tentojne te jene me prane ngjarjeve, te cilat i kane perjetuar vete, u perqendrova tek tema "Renia e komunizmit". Pa pasur nevoje te humbas shume kohe ne ate tekst te shkurter dhe formal, vura re dicka qe me terhoqi vemendjen dhe me beri te reflektoj. Jo aq shume per ditet e mrekullueshme te renies se komunizmit qe i kisha jetuar vete, por per menyren se si e kishim mesuar historine dhe se sa te paditur apo te manipuluar kishim qene ne kete drejtim. Duke pershkruar ditet e para te instalimit te rendit demokratik ne fillim te vitit 1992, autori shkruante: "Alia dha doreheqjen si President dhe u zevendesua nga Sali Berisha, i pari udheheqes demokratik i Shqiperise qe nga koha e Peshkopit Fan Noli". Ne te vertete veshtire t'i vesh faj shkruesit te ri, ne rastin me te mire nje student i pasionuar qe humbet oret e mbasditeve te tij per te hedhur ne nje faqe interneti ngjarjet me te rendesishme te historise se vendit te vet. E kopjuar nga nje tekst historie, fraza e mesiperme nuk ka nevoje per korrigjim. Por fatkeqesisht ne shqiptaret, me pak se shume popuj te tjere, e kemi mesuar historine ashtu sic ka qene dhe ky handikap nuk mund te zgjidhet aq shpejt. I ulur perpara kompjuterit iu riktheva edhe nje here historise politike te Fan Nolit, duke tentuar te ndertoj me sa me realizem variantin korrekt te saj.

    Ka pak shqiptare qe mos ta dine dhe mos te ta perserisin permendsh historine e shfaqjes se djalit te ri ne kufijte e atdheut te tij. I lindur ne nje fshat shqiptar te quajtur Ibrik Tepe, ne Trake, ne kufijte e sotem te Turqise Perendimore, Fan Noli kaloi nje femijeri dhe rini thuajse te pabesueshme. Duke u endur here me uniformen e nxenesit, here me ate te cirakut e here me ate te aktorit shetites, udhetoi nga nje shtet ne tjetrin, u vertit mes kulturave e qyteterimeve dhe po kaq befasisht ra ne kontakt me levizjen kombetare shqiptare. Madje, sic ndodh rendom me gjera qe nuk mund t'u japesh shpjegim, por qe mund t'ia lesh pa asnje ekuivok ne dore rastesise, ra ne kontakt pikerisht me ajken e veprimtareve te Rilindjes Shqiptare ne Egjipt. I vendosur ne Fajum, nje qytet i izoluar ne shkretetire, 300 km larg Kairos, ai u ofrua befas si nje vullnetar per te propaganduar levizjen kombetare ne SHBA dhe me pak para te dhena si ndihme, me nje bilete anije dhe me nje leter shoqeruese te kolonise shqiptare te Egjyptit mberriti ne Nju Jork. Fati e solli qe djali i ri, i cili ende nuk kishte shkelur ne atdheun e tij, te behej nje nder personazhet me ne ze te kolonise shqiptare atje dhe po ky fat e njohu dhe e vendosi ne nje zyre me nje tjeter personazh te madh te shqiptareve te amerikes, Sotir Pecin. Qe nga ajo dite, Noli dhe Peci do te kalonin shume aventura se bashku, shume ulje dhe ngritje, per te perfunduar nje dite, po se bashku dhe po ne SHBA, krejtesisht te humbur politikisht. Por ate moment, kur botonin gazeten Kombi ne nje bodrum te piste dhe te paajrosur, asnjeri nuk e dinte se nje dite, dy gazetaret e varfer do te ishin Keshilltari i madh (pak a shume roli i Presidentit) dhe Kryeministri i Shqiperise.

    Kjo ndodhi shume vite me vone, me 1924, kur Noli kishte vizituar tashme dy here vendin e tij, kur ishte bere Peshkop dhe njihej si nje nder figurat me erudite dhe perparimtare te shtetit te ri; ndersa Sotir Peci, ishte bere prej dy vjetesh anetar i Keshillit te Larte te Shtetit dhe njeri nder politikanet me te rendesishem dhe te ndershem ne vend. Ketu ze fill edhe perballja e tyre dhe ai, qe per shume vite me radhe jemi mesuar ta titullojme "Revolucioni demokratiko- borgjez i Qershorit".

    E zhveshur nga propaganda 50 vjecare dhe nga qemtimi i komunizmit per t'i veshur levizjes se Qershorit elementet e pare te revolucionit popullor, historia eshte me e thjeshte. Nje grup deputetesh te moderuar kishin filluar prej kohesh te kontestonin menyren dhe stilin e qeverisjes te asaj partie qe quhej "Krahu kombetar". Nje grupim konservativ dhe i mbeshtetur ne mentalitetin dhe psikologjine e kohes, reflektim direkt i gjendjes se mjere dhe injorante te vendit, ai perbehej kryesisht nga njerez influente, pronare te medhenje tokash dhe me nje rol evident ne shpalljen e pavaresise se vendit. Grupi jo shume homogjen kryesohej nga nje i ri karizmatik dhe i fuqishem, Ahmet Zogu. Si pasoje e bllokimeve politike dhe ashpersise se opozites, Zogu ishte terhequr nga pushteti, e kishte lene postin e Kryeministrit, por vendin e drejtonte nje cifligar i fuqishem qe shihej edhe si vjehrri i tij, Shefqet Verlaci. Pikerisht ne kete kohe, kur dukej se zgjedhjet e lira nuk do te fitoheshin kurre nga opozita, ndodhi vrasja e Avni Rustemit, inspiruar dhe drejtuar me sa duket nga Ahmet Zogu. Kujtimet e kohes thone se vrasja ishte nje reflektim direkt i atentatit qe Beqir Valteri, nje djale i ri, i kishte bere Kryeministrit Ahmet Zogu duke ngjitur shkallet e parlamentit, duke e plagosur, por pa arritur ta vrase. Por kjo nuk kishte shume rendesi. Avni Rustemi ishte nje figure popullore ne vend dhe vrasja e tij i dha nje justifikim opozites qe ta konsideronte qeverine legjitime si represive dhe nje grup i saj u mblodh ne Vlore. Duke shfrytezuar zemerimin e popullates per vrasjen e Avni Rustemit opozita deklaroi se nuk do te kthehej ne Tirane.

    Per te qetesuar gjendjen, qeveria Verlaci dha doreheqjen dhe ne vend te saj u kompozua Qeveria Vrioni. Fatkeqesisht, Iliaz Vrioni nuk mundi te bente asgje. Opozita kishte bindur dy komandante te korpuseve te Permetit dhe Shkodres, Kasem Qafezezin dhe Rexhep Shalen te refuzonin urdherat e ministrit te Mbrojtjes, te deklaronin bashkimin me opoziten dhe te marshonin kunder qeverise se Tiranes. Si pasoje e dy kolonave qe nisen rrugen drejt kryeqytetit, qeveria u largua. Vrioni e konsideroi marshimin e ushtrise drejt Tiranes si nje grusht te mirefillte shteti dhe pretendimet e tij gjeten mbeshtetjen e Komunitetit Nderkombetar. Tablloja ishte e thjeshte: nje qeveri legjitime, e dale nga zgjedhjet, ishte rrezuar nga nje force ushtarake qe kishte dale kunder urdherave te ministrit te Mbrojtjes. Padyshim, roli i Nolit ne te gjithen kete, nuk eshte ai qe iu atribua nga historiografia komuniste. Nje nder inspiruesit e saj, Noli u be kryeminister vetem pas nje konkurimi te gjate me tre personalitete te tjere.

    Ne te vertete pak veta e dine se konkurimi per kryeministrin e Shqiperise perfundoi si short per ate qe do t'i binte letra e shenjuar dhe Noli pati me shume fat se sa Sami Vrioni, nje tjeter figure e rendesishme e opozites. Po Noli nuk pati kunder vetem Komunitetin nderkombetar. Sotir Peci, miku dhe punedhenesi i tij i vjeter, ishte nje nder kater anetaret e Keshillit te Larte qe nuk u largua nga Shqiperia, por nuk e pranoi formen se si Noli erdhi ne pushtet. Ai deklaroi se nuk do te njihte asnje akt te kesaj qeverie me perjashtim te dekretit per zgjedhjet e parakohshme. Noli nuk e beri asnjehere nje veprim te tille dhe si pasoje e kesaj, prezantimi i tij ne Lidhjen e Kombeve ishte nje katastrofe. Vete Peci vuri veton, ndersa Lidhja e Kombeve ne Gjeneve nuk pranoi ta njihte Qeverine e re te Tiranes. Duke ndjekur te gjitha keto dhe duke perfituar nga paaftesia politike e njohur e Nolit, Ahmet Zogu filloi te levize. Ne nje levizje te koordinuar me elemente brenda edhe jashte dhe me ndihmen e Qeverise se Beogradit, ish kryeministri hyri nga Jugosllavia ne Shqiperi. Ai i dha emrin levizjes se tij, Triumfi i Legalitetit, duke e konsideruar si rikthim ne pushtet te qeverise legjitime. Kryeminister u ribe edhe nje here, ndonese per pak jave, Iliaz Vrioni.

    Noli dhe Peci u ripane edhe nje here tjeter ne SHBA, ku ndodheshin te dy ne mergim. Figura monumentale te patriotizmit shqiptar, ata ndane gjithnje pikepamje te ndryshme per ate qe ndodhi ne qershor 1924. Peci besoi gjithnje se ajo qe nje levizje e gabuar dhe pa sens; Noli qe i bindur se nje levizje jo legjitime dhe e dhunshme mund te justifikohej me deshiren e mire per te ndryshuar rrenjesisht Shqiperine. Dhe njeri dhe tjetri deshtuan, por duke ruajtur sidoqofte, nje vend te nderuar ne panteonin e nacionalizmit shqiptar.

    Por historia reale e atij qe per shume vite jemi mesuar ta konsiderojme "Revolucioni demokratiko- borgjez i Qershorit" padyshim, nuk eshte i vetmi problem i historiografise se deformuar apo trukuar shqiptare. Lojrat e politikes dhe venia e historise ne funksion te aktualitetit, tentativa per t'i denigruar kundershtaret politike dhe mbi te gjitha, ideja absurde per t'i pare gjerat ne menyre statike dhe bardhe e zi, ka sjelle jo pak situata absurde. Qe shkruhen ashtu sic nuk jane dhe qe jane ndryshe nga sa shkruhen. Me kujtohet p.sh se ne te gjitha tekstet e shkolles qeme mesuar ta konsideronim Reformen e Tanzimatit dhe luften e shqiptareve kunder saj nje epope te qendreses kunder Turqise. Ne te vertete u deshen kohe qe ta kuptonim se Levizja e Tanzimatit ne Shqiperi qe nje reagim regresist kunder reformave te liberalizimit dhe modernizimit qe po merrte Perandoria Osmane nen trysnine e Europes. Se protesta shqiptare nuk kishte lidhje me nacionalizmin, por me goditjen e patriarkalizmit dhe izolimit lokal, mbi te cilin ishte organizuar jeta e shqiptareve ne ate kohe. Po keshtu m'u kujtua se isha ende ne klasen e peste te shkolles tete vjecare kur me duhej te mesoja permendsh kufizimet ideore te Homerit apo Spartakut dhe se kete me duhej ta beje duke gjykuar jo nga gjendja e kohes, shekuj e shekuj me pare, por nga pozitat e filozofise se re marksiste qe kishte lindur vetem nje shekull me pare.

    M'u kujtua shume gjera nga keto ndersa vozitja ne faqet e internetit dhe lexoja pershkrimin historik te vendit tim ashtu sic qe shkruar aty. Isha i bindur se pak vete do ta vinin re kete, por se pikerisht ky ishte edhe fataliteti yne. Urs Altermat thote se rilindja e vendeve ish komuniste nisi nga rishkrimi i historise se tyre, ndersa mua me duhej te pranoja se rishkrimi i historise sone qe realisht nje katastrofe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Vendndodhja
    Sloveni
    Postime
    8
    Tragjedi e vendit tone eshte se neve nuk kemi etik profesionale dhe vemi futim hundet ku te kete mundesi.Si rjedhoj e kesaj kemi qe politikanet veten futin hundet ne "astrollogji",ekonomistet ne mjeksi dhe gazetaret ne histori.
    Le te punoj cdokush profesionin e vet!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Nuk e di se per ke i thote keto fjale Alter Ego,po une kam lexuar shkrime nga Blendi Fevziu dhe me kane pelqyer.
    Periudha per te cilen flitet ketu,eshte shume e ngarkuar me ngjarje dhe per fat te keq duhet te "pastrohet"nga plot deformime.
    Dikur,ne nje gazete te vjeter te asaj kohe (1924) kam lexuar nje shkrim nga "Malariku"(vetekuptohet qe eshte pseudonim).
    Ai kritikonte vajtjen e Fan Nolit per ngushellim me rastin e vdekjes se Leninit,ne ambasaden sovjetike ne Tirane,si gabim fatal. Sipas "Malarikut"Europa e shihte me shume frike bolshevizmin ne Rusi dhe ky gjest i Nolit i beri te mendojne se nje fole e tille do behej edhe ne Tirane.Kjo u hoqi besimin e Europes per te cilin kishin nevoje qe te legjitimizoheshin.
    Historia tregoi se kishte te drejte.
    Sidoqofte po qe se keni materiale per ate periudhe,sillini!
    Eshte teme interesante dhe do me pelqente qe te thellohej ketu ne forum.
    Don't let anyone take away your voice.

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Noli jo vetem qe mbajti zi per vdekjen e Leninit, por deshti te lidhte marredhenie diplomatike e me Rusine Bolshevike gjate kohes qe ishte kryeminister i veteshpallur (qershor-dhjetor 1924). Po ashtu ai takoi dhe te derguarin e Moskes ne jahtin atashuar ne Adriatik. Ketej del dhe epitetimi qe sllavet i bene atij, "peshkopi i kuq"

    Ne Lidhjen e Kombeve Noli, kerkonte njohje zyrtare te qeverise se vet, megjithese kish ardhur ne pushtet me dhune. Njohje te cilen ia mohuan te gjitha shtetet e Lidhjes.

    Edhe tek Noli, precedenti i marrjes me dhune te pushtetit nuk i reshkiti dot traditave ballkanike.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Krye-Qurraveci shqiptar Blendi Fevziu po na mbushka mendjen tani si duhet ta rishkruajme alla serbe apo alle greke historin e perndritur te Shqiprise. Por nuk thote nje fjale te vetme kjo pjelle bastarde per pucin dhe pucistet komunist qe qeverisin alla serbo-grek Shqiprine sot se prej andej merr dhe rrogen miu i hales Blendi Feverra.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    29
    Vleresimi (krahasimi) qe i ben Beqari dy figurave antagoniste A.Zogut dhe F.Nolit me duket shume i drejte. Fan Noli duhet nderuar si nje patriot i madh, veē meritave te tjera. Nder te tjera, duhet theksuar se nen drejtimin e tij kisha ortodokse shqiptare u nda zyrtarisht nga varesia prej kishes ortodokse greke, e cila kishte punuar per shume shekuj per ēkombetarizimin e shqiptareve.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    alter ego...thote se duhet te merret sejcili me profesionin e tije.

    Mire do ishte ashtu por kesaj i thone qe Drejtori i Burgut te Burrelit te vazhdonte te ushtronte detyren si drejtor Burgu ne pafundesi e Aranit Cela si Kryetar Gjykate e Arben Puto si Historian i Bllokut.

    Cte keqe ka te vazhdojne keta profesionin?

    Asgje te keqe ska te vazhdonte Drejtori Burgut profesionin ne se Burreli do ishte burg per vjedhesit e agjentet e huaj e kriminelet.
    Ne fakt ishte Burg ku mbullej Mendimi progresist.
    Asgje te keqe te vazhdonte Araniti profesionin si Kryetar Gjykate ne se kjo Gjykate dy poetet e Librazhdit ne vitet 1970 e ca i denonte me dy muj pun vullnetare ne Ferme ose kooperative te Quksit per ato dy -tre vjersha e per ato dy tre cu cu cu qe kane bere per politike me njeri tjetrin ne kasollet e tyre ne netet e dimrit ne Gerxhet e Cermenikesme.
    Jo.. Aranitat i denuan dy djemt e ri me Varje e Pushkatim.
    Asgje te keqe ska ti lihet berja e Historise po atyre historianeve qe caktonte Ramiz Dulla dikur ne se ata benin histori qe do i sherbente Kombit ne cdo kohe.
    Ka te keqe se ajo Histori kishte shume genjeshtra.

    Ceshtja eshte se nevoja per te dale sejcili nga profesioni tije behet nevoje e madhe nganjihere ne historine e Popujve e sidomos te popujve qe megjithse derdhin djerse u vjen nje dite qe shikojne nga Deti per te gjetur kuptim te jetes jashte vendit ku u lodhen tash 500 vjet.
    Kujtoni EKSODIN sepse EKSODI i 1990-91-ishit eshte UNIVERSITET me vehte.

    Pse ikin ata njerez?

    Pse gruaja 30-40 vjecare me foshnjen e vogel varet ne litar e me perpjekje te mbinatyrshme tenton te ngjitet ne nje vaporr te ndryshkur?

    Pse lene katundaret tokat, fshatrat e shkojne ne Durres..Te Porti.
    U hap u hap...ishte thirrja qe degjohej..

    Cfar u hap?

    C'eshte ajo qe hapet e njerzit vrapojne drejt saje?

    Parajsa?
    Ferri?

    Shqiperia pra ishte bere FERR sepse nga Ferri mundohen njerzit te ikin sepse nga Parajsa askush sdo te ike.

    Pra Shqiperia me Eksodin tregoi Botes, se Populli brenda e dinte me kohe, qe Ishte nji vend i Keq.

    Po mire kjo Shqiperi u be e keqe brenda 1 viti?

    Jo..
    Eksodi ishte Epilogu i nje Politike 45 vjecare.

    Kjo politike 45 vjecare ka autore e keta autore e dinin mire se ktu do te vinte Shqiperia nje dite e prandaj ata u perpoqen jo ta ndreqin Shqiperine por te mbulonin deri ne fund Faktin se Shqiperia nuk ishte ne rregull.
    Prandaj hapen Burgjet ku mbaheshin ata qe tregonin te verteten,
    Prandaj u krijuan Aranitat per te gjykuar ata qe guxonin te tregonin te verteten.
    Prandaj u krijuan Historianet tip Muin,Arben e Kompani...

    Njerzit protestuan dhe ndryshuan Politiken e me politiken ndryshohen te gjitha cka jane keq.
    Ne keto Ndryshime ka te drejte cdo Shqiptar te ndryshoje dhe profesionin e te dale e te thote ca fjale jashte profesionit.

    Kur behej Gjyqi Fallco ndaj Heroit te levizjes antiFashiste Teme Sejkos, intelektualit Cam, e akuzohej si agjent Grek populli nuk guxonte te ngrinte Zerin.
    Vetem nena e tije bertiti e kundershtoi ne Sheshin ku bucisnin genjeshtrat me altoparlant..
    E kapen dhe e mbyllen brenda plaken qe e njihte te birin mire.
    Nje barsalet e viteve te PPSH eshte keshtu..

    Njerzit shkojne ne PORTEN ku zoti kishte vene gjykatesit qe ndanin ca per ferr e ca per parajs.
    Nga je ti pyesnin?
    Nga India..ok shko ne Parajs sepse vjen nga nje vend i varfer e ke heq te zit e ullirit..
    Po ti tjetri..pyeste gjykatesi..
    Une vij nga Meksika..ok dhe ti Shko ne Parajs se ke vuajtur..
    Po ti? i thon nje tjetri..
    Une nga Gjermania..
    Hmmm Nga Gjermania ku jetohet mire..thot gjykatesi..mir pra shko ne Ferr e provo dhe vuajtjet..
    Vjen nje Shqiptar te Porta..
    Edhe ti ne Ferr thot Gjykatesi..
    Pse thot Shqiptari..une kam vuajtur..me coni ne Parajs.. koperativist i varfer kam qene..un i ziu..
    Hajt tha Gjykatesi shko ne Ferr..se ne baz dokumentash me figuron nga nje vend i mire..
    Jo po dale mor aman..tha Shqiptari..
    Ik ne Ferr bertet Gjykatesi se ja ku i kam gazetat Zeri Popullit ktu..e ato tregojne se keni bere palle..
    E iku i varfri ne ferr..

    Pra Demokracia i dha te drejte njerzve te vene ne diskutim jo vetem Sistemin e PPSH-se por dhe Historite e saja.
    E kush me shume se nje njeri qe ka provuar ne Kurriz te tije Burgun mund ta di Historine e Gjyqeve e Burgjeve?

    Une nga nje coban nga fshatrat e Gjirokastres kam mesuar per burgjet me shume se nga veprat e Enver Hoxhes ose Muin Camve me shoke.

    Cobani ishte vetem nje coban dhe e pa veten ne burg se gjoja ish agjent Grek e bashkpuntor i Teme Sejkos e i Cia-ese.

    Ishte viti 1991 e Cobanin e takoj ne Tirane tek treni e me thote ku eshte Komiteti Helsinkit..pyetem e thane se ish ne Zyrat e arben Putos ne Universitet.
    Do iki tha cobani plak qe kish bere 20 vite burg tu qaj hallet atyre..
    Ik o i zi thash me vete..Qaj Hallet te Beniamini i Bllokut..Puto Profesori..

    Forumi eshte i vetmi vend ku ne te thjeshtet kemi ku themi ndoj gje sepse ne KJ komandojn koco Blushat..ne TV komandojne hajdutet e tipit Mazi..ne ZP erion Brace Hakmarrja..

    Nje ngjarje qe ma treguan kte vere..

    Ne ZP shkruan vazhdimisht nje njeri misterioz me nick name here si "S. V." e here si "S. Vuciterni".

    Ky misterioz ne cdo numer te ZP mbush nga nje faqe me mall special anti-Berish e anti-PD.

    Doza e cinizmit dhe ndyresise jane ne shkallen me te larte tek shkrimet e ktij ZP -isti maestro.

    Mirpo c'ndodh..

    S.V. ose S. Vuciterni i vertete eshte Sulejman Vuciterni nje ish kuader i ushtrise Shqiptare te viteve 1920-40.
    Pra nje djal Kosove i arsimuar i cili i sherbeu Kombit dhe Shtetit Shqiptar me atdhetarine dhe perkushtimin e tije si Ushtarak.
    Ky patriot mbas "clirimit" pra dikund nga vitet 1945-50 si shume te tjere perfundon burgjeve e vdes ne tortura ne kampin vdekje prures te Maliqit.
    Me te drejt femijet e ketij patrioti te cilet u rriten me hijen e rende te "birit te reaksionarit" ne vitet pluraliste jane dhe demokrate te mire dhe te habitur nga ky gazetar ZP-ist me nick SV dhe S. Vuciterni paraqiten ne redaksi te ZP-se e thone..
    A ka mundesi te takojme gazetarin S.VUCITERNI...

    Po si..por tani iku te pije kafe..vjen me vone..
    Vijne me vone familjaret e Sulejman Vuciternit te vertete e pyesin..
    A erdhi S Vuciterni juaj?
    Jo se u nis me sherbim..
    E keshtu me jave te tera e sorrollaten te birin e Patriotit kelishet e erion Braces..
    Mashtrues te pa skrupullt e provokatore te ndyre..ja cjane kjo kategori..

    Kemi pra arsye qe te flasim dhe ne edhe qe nuk e kemi profesion historine..se ZP vetem nuk mjafton..

    Te dalim ne Teme..

    Mendimi ime me aq sa di per ate periudhe eshte:


    Revolucioni i Nolit ishte i panevojshem.
    Noli ne ceshtjen e Kishes kishte gjetur perkrahje te plote nga Ahmet Zogu si njeri dhe Burr Shteti.
    Ahmet Zogut i duhej njohur merita si Shtet Formues nga djemte e Nolit..ose "bashkimxhinjte" sic quheshin athere antaret revolucionare te shoqerise Bashkimi.
    Vrasja e Avni Rustemit nuk duhej shfrytezuar per "plasje Revolucioni" sepse revolucioni ka dhune dhe dhuna shkallmon ligjin dhe administraten dhe sjell anarkine qe per ato vite delikate ishin KANCER kunder sovranitetit te Shtetit e kunder procesit te konturimit e konsolidimit te Shtetit Shqiptar.
    Avniu me gjith meritat si patriot ishte bere ne periudhen parlamentare te sapo vendosur nje anti-parlamentar duke u bere shembull i keq kur dihet se Parlamentarizmi eshte vlere qe nuk duhet goditur kurre.
    Avniu ishte deputet dhe deputet i Has-Krumes dhe si deputet i asaj zone duhej te delegonte ne Parlamentin e Kohes frymen e stabilitetit sepse Krum-Hasi ishte prane Kosoves qe kalonte dit te veshtira e kjo kerkonte qe Avniu te mos tregonte kapricio e te kerkonte Qiqra ne hell.
    Krahu Nolist ne Parlament gjente cdo dite sebepe per grindje e nuk shikonte aspak me sy realist situaten e veshtire te vendit por teorizonin sikur te ishin ne parlament te Anglise ose Frances.
    Gjithashtu kur je deputet do methene se ke pranuar ligjet dhe ke pranuar rregullat e lojes parlamentare.
    Ne parlament njihere gjindesh ne pozite e ke te drejte te formosh qeveri e nji here ne Opozite e ke te drejte te jesh kritik por konstruktiv e jo te behesh grindavec e aq me teper eshte e palejushme te organizosh Atentate. Avniu pra vuri nje kaqol te vriste Ahmet Zogun brenda ne Pallat e kjo nuk mund te pranohet.
    E kur pergatit atentate prite dhe anti-atentatin.
    Une si Shqiptar nuk e dua vrasjen as te Avniut e as te Zogut sepse njeri ishte deputet e tjetri kishte vene shpatullat Shtetit qe nuk kishte ekzistuar dikur.
    Pra Nolistet gabuan qe ben revolucion.
    Noli ka vlera te tjera plot dhe me te drejte Leka Zogu ka thene:
    Baba (Ahmeti) me ka thene se Noli ne politik ka ber gabime por si Patriot eshte i madh...etj etj.

    Aty me lart lexova shprehje te tilla?

    "Zogu po e shtrudhte me taksa popullin e varfer..etj etj".

    Keto jane pralla e as qe ja vlen te jene si argummente.

    Zogu beri Shtet e beri dhe reforma agrare te mira e shume e shume gjera te mira.

    Disa i ngarkojne Ahmet Zogut vrasjen e Hasan Prishtines..

    E thash dhe me lart...

    Kush ben atentate...mos te cuditet nga anti-atentati.

    Hasani ish mesuar te bente atentate te pabesa dhe nje dite do e paguante..dhe e pagoi me koke..sepse dhe ata qe u vrane me direktiv te Hasanit kishin pasur nga nji Koke mbi supe.

    Pse nuk i ndahet Gjinushi PS-se e Klosit?

    Sepse ka frike..
    Pse?
    Sepse ne zyre te Gjinushit e morri pistoleten Gafurri per te vrare Azemin..
    Sepse me Klosin bashke pergatiten 3-4 atentate kunder Azemit..

    Pse per Rruge e Bojna kujtoni ju se Votojne Klosat e Gjinushet e Tiranes Ed Ramen..?

    Jo more jo..

    Eshte tjeter kund meseleja..

    Pse qendrojne si grusht celiku..Qoset, Demacet, Thaqet e Jakupat e kompani?

    As atdheu e as Kombi nuk i mban... por ja ..ca atentate qe i kane ujdisur bashke dikur..







    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 21-10-2003 mė 09:17

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    'revoulicioni' i qershorit, nje artikull interesant

    Ky artikulli trajton revolucioni e te shtequajturit demokratiko-borgjez te qershorit. Shqipetaret jane te famshem per shtremberimin e historise sipas interesave te kohes, me flagrantja gjate kohes se dulles, dhe besoj, rrishikimi i drejte i saj nga nan hietoriko-shkencore eshte nje detyre iminente e historianeve shqiptare, e para per te treguar te verteten, e dyta per te mesuar nga gabimet qe kemi bere ne te kaluaren ne si popull shqiptarem,pasi jemi mesuar te na thone se cfare te besojme, e jo cfare gjykojme, dhe si rrjedhim, te njejtin gabim vashdojme ta bejem perseri.#

    Artikulli

    Si ndodhi Revolucioni i Qershorit
    Nje kendveshtrim i ri, mbi ate qe prej 60 vjetesh konsiderohet "Revolucioni Demokratiko - borgjez i Qershorit". Nje histori, e cila deshmon se me shume se sa revolucion apo kryengritje, ai ka qene nje grusht shteti. Nje marshim ushtarak qe rrezoi nje parlament te zgjedhur me vota te lira dhe qe solli ne pushtet kundershtaret e Zogut. Po si ndodhi e gjitha kjo dhe cilat jane faktet e reja te botuara ne dhjete vitet e fundit

    Nga Blendi Fevziu

    "Fuqite ushtarake qe jane ngritur kunder qeverise pritet te hyjne neser ne Tirane. Ahmet Zogu bashke me Kryeministrin Iliaz Vrioni, i ndihur nga forcat e Fiqiri Dines dhe te Xhemal Aranitasit eshte larguar nga Tirana per ne Mat. Me sa kuptojme deri tani, ai eshte drejtuar per ne Jugosllavi. Qytetin nuk e kontrollon askush dhe udheheqesit politike jane akoma ne Vlore. Njerezit kane frike nga ajo qe do te ndodhe dhe ne rruge ka fare pak vete. Me sa duket, komploti ka triumfuar dhe brenda pak ditesh, pritet te krijohet nje qeveri e drejtuar nga opozita". Ky pasazh jo shume i qarte, i transmetuar nga Perfaqesuesi i Britanise se Madhe ne Durres, Ministrise se tij ne Londer, eshte sidoqofte, deshmia me autentike e asaj qe po ndodhte ne Tirane, mbremjen e dates 9 qershor 1924. Duket se perfaqesuesi anglez kishte pasur te drejte. Mengjesin e 10 qershorit, trupat ushtarake te regjimentit te Shkodres, te kryesuara nga nenkolonel Rexhep Shala, hyne ne qytet nga veriu. Vetem nje ore me vone edhe regjimenti i Permetit me ne krye Nenkolonel Kasem Qafezezin, mberriti ne qender te Tiranes. Afer mbasdites, i ndjekur nga nje grup mbeshtetesish dhe rojesh personale, mberriti ne qytet Bajram Curri. Krahu ushtarak i atij qe ende sot ne historine e Shqiperise konsiderohet si "Revolucioni i Qershorit". Ose "Revolucioni demokratiko - borgjez i Qershorit", sic e ka quajtur per nje kohe te gjate historiografia komuniste. Po sa ishte realisht kjo levizje e armatosur nje revolucion dhe sa legjitime ishte kjo? Nje pyetje e thjeshte ne dukje, por qe prej me shume se 60 vjetesh vazhdon te marre te njejten pergjigje. Ne fillim, ne vitet e komunizmit dhe per inerci edhe me pas, ai eshte perkujtuar gjithnje si nje ngjarje e madhe, si nje fitore e demokracise dhe forcave te moderuara. Askush nuk eshte kujtuar te thote, se paku, ne dhjete vitet e fundit, se ajo ishte nje lwvizje e armatosur, qe rrezoi nje parlament te dale nga zgjedhje te lira e demokratike, dhe se si e tille, nuk ka asgje te perbashket me demokracine. Per sa kohe qe komunizmi e konsideronte marrjen e pushtetit me forcen e armeve si menyren me legjitime dhe demokratike, gjithcka ishte normale. Por, me vendosjen e normave te reja, realisht demokratike, ngjarjet e qershorit 1924, meritojne nje perkufizim te ri. Edhe pse teksti zyrtar i Historise se Shqiperise per shkollat e mesme, botim i vitit 1994, i qendron perkufizimit te historiografise se viteve 1944 - 1990, nje seri librash, kujtimesh dhe studimesh, japin nje tablo tjeter te asaj, qe ka ngjare ne qershorin e larget te 1924. Kjo dosje e thjeshtuar dhe natyrisht modeste ne pretendimin e saj, i referohet kujtimeve te Sajfi Vllamasit, njerit prej kundershtareve te Ahmet Zogut dhe pjesemarres ne Ngjarjet e Qershorit 1924, kujtimeve te Tajar Zavalanit, nje tjeter protagonisti te atyre viteve si dhe dy teksteve historike, "Historise se Shqiperise" te Abaz Ermenjit dhe Librit te njohur te studiuesit amerikan, Bernd Fisher, "Mbreti Zog dhe perpjekja per Stablititet ne Shqiperi". Po cilat qene ngjarjet, qe provokuan qershorin e 1924 dhe si u zhvillua realisht ai qe per shume kohe ne jemi mesuar ta quajme revolucioni demokratiko - borgjez?

    Fan Noli e Ahmet Zogu

    Gjithcka qe pergatiti ngjarjet e qershorit 1924 fillon realisht ne muajt e fundit te vitit 1923. Ahmet Zogu, atehere Kryeminister dhe Minister i Brendshem i Shqiperise, filloi te konsolidonte pushtetin e tij personal, duke mos ju nenshtruar me vullnetit te grupit politik qe perfaqesosnte, klikes. Duket se gjate fuqizimit te tij, Zogu i kishte nenvleftesuar miqte e vjeter dhe kishte filluar te afrohej me shume me grupin, qe perfaqesonte cifligaret e medhenj, turkomanet, konservatoret dhe qe drejtohej nga Shefqet Verlaci. Duket se ne rrugen per nje lidhje me te forte me kete grup, Ahmet Zogu, i hyri tratativave per t'u fejuar me nje nga vajzat e Verlacit, sic edhe ndodhi realisht. Por, me vullnetin e nje force te re politike dhe me energjine e njerezve, qe kishin kontribuar jo pak per konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve te shtetit te ri shqiptar, perfaqesuesit e Klikes duket se u bashkuan me shume per te penguar fuqizimin e Zogut. Nen presionin e tyre, ne vjeshten e vitit 1923, Zogu u detyrua te linte postin e Ministrit te Brendshem, duke ruajtur vetem ate te Kryeministrit. Fillimisht u mendua qe Minister i Brendshem te bwhej cdo jave me rotacion nje nga anetaret e kabinetit, por shume shpejt u kuptua se kjo nuk funksiononte. Ministri i ri, cdo te hene, nuk bente gje tjeter vecse largonte nga puna ata, qe kishte emeruar nje jave me pare kolegu i tij. Kjo histori u be kaq komike dhe me kaq pasoja sa me ne fund, Klika (partia qe kishte mazhorancen ne parlament), u detyrua te emeroje ne postin e mbetur bosh te Ministrit te Brendshem, Sejfi Vllamasin, nje nga emrat me te njohur te saj. Por, as ardhja e Vllamasit dhe as masat e tjera te marra nuk e dobesuan Ahmet Zogun, perkundrazi. Rezultat i gjithe kesaj qe nje kaos i plote politik dhe pamundesia per ta menaxhuar ate. Duke menduar se zgjidhja e vetme per nje situate te tille duhej te ishin zgjedhjet, u vendos qe ato te beheshin ne dhjetor te vitit 1923. Ne fund te fundit, zgjedhjet do te sqaronin dicka ne situaten e turbullt politike dhe mbi te gjitha, do te percaktonin mazhorancen, qe do te qeveriste Shqiperine. Natyrisht, me nje tjeter autoritet.

    Por zgjedhjet i zhgenjyen te gjitha grupet politike, qe kishin shpresuar ne to. Ne perfundim te tyre, ne dhjetor 1923, ne parlamentin shqiptar dalloheshin tre grupime te fuqishme politike, por asnjeri prej tyre nuk zoteronte mazhorancen e nevojshme per te krijuar qeverine. I pari dhe me i madhi ishte grupimi i konservatoreve te drejtuar nga Shefqet Verlaci. Nje grupim ne te cilin pas zgjedhjeve u perfshi edhe Ahmet Zogu. Ne te benin pjese disa nga figurat me te vjetra te jetes publike shqiptare, ish deputete te parlamentit turk, pronare te medhenj tokash dhe bajraktare te veriut. Ky formacion jo edhe aq kompakt politik numeronte gati 50 vete, ne nje parlament prej 105 vetesh. Grupimi i dyte, me rreth 35 vete i takonte opozites qe ishte quajtur "Liberale". Ne te benin pjese intelektuale te rinj te shkolluar ne perendim, perfaqesues te klases se re borgjeze, qe po lindte dhe patriote qe kishin dhene nje kontribut jo te paket per konsolidimin e shtetit te ri shqiptar. Ne kete grupim, benin pjese edhe Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Stavro Vinjau. Grupimi i trete, ai "indipendentist", numeronte jo me shume se 17 - 18 vete dhe njihte per lider politik, Iliaz Vrionin, nje patriot nga Berati, qe kishte marre pjese edhe ne shpalljen e pavaresise. Por, grupi i te pavarurve, ndihej me afer konservatoreve dhe ne kete afrim kishin luajtur rol jo te vogel fjalimet e ashpra te Fan Nolit dhe Stavro Vinjaut. Ne Shqiperine e kohes, ato tingellonin si nje utopi dhe here here si nje thirrje per rebelim. Te pavarurit bene realisht koalicion me konservatoret dhe ne fillim te janarit 1924, Ahmet Zogu krijoi qeverine e tij te re.

    Fitorja politike e Ahmet Zogut u perjetua keq ne ambjentet e radikaleve, ne te cilet benin pjese edhe shume nga miqte e tij te vjeter politike. Pothuaj te gjithe keta ishin te bindur se Zogu do ta perdorte kete koalicion per konsolidimin e tij politik dhe se pas kesaj, do te shndrohej ne nje diktator. Kjo ide u be kaq dominuese, sa nje pjese e tyre, here fshehurazi dhe here haptazi, filloi te hidhte idene e eleminimit te tij fizik. Duket se Avni Rustemi avancoi me shume se te tjeret ne kete ide. Mesditen e 23 shkurtit, ndersa Zogu ngjiste shkallet e parlamentit, nje djale i ri nga Mati, i quajtur Beqir Valteri, e qelloi nga pas me revolver. Distanca ishte fare e afert, por duket se atentatori nuk ishte ushtruar ndonjehere. Ai shkaktoi vetem pak plage te lehta, pavaresisht se nga krahu i Zogut filloi te dilte shume gjak. I ndjekur nga xhandaret besnike, Valteri u mbyll ne WC dhe filloi te kendoje kenge patriotike, ndersa gjithe deputetet ne salle, u befasuan nga prania e Zogut qe zuri vendin e tij me krahun qe vazhdonte t'i rridhte gjak. Vllamasi dhe Zavalani deshmojne se Parlamenti ishte i rrethuar dhe se vetem nje nderhyrje e forte dhe energjike e Iliaz Vrionit dhe me pas e vete Zogut e shpetoi ate nga nje kasaphane. Beqir Valteri pranoi te dorezohet duke kerkuar si kembim nje gjyq te rregullt dhe Ahmet Zogu u percoll per ne shtepi me nje eskorte te perforcuar. Nuk ishte e veshtire te kuptohej se pas Valterit qendronin te tjere dhe se kjo ngjarje nuk mund te kalonte me kaq. Sic deshmohet ne kujtimet e kohes, por edhe ne studimin e Fisherit dhe ate te Ermenjit, Beqir Valteri permendi ne burg emrin e Avni Rustemit. Askush nuk e di deshmine e plote te tij, por qe te nesermen u kuptua qarte se Ahmet Zogu do te hakmerrej. Dy dite me pas, me 25 shkurt, ai u largua nga Qeveria, duke ja lene postin e Kryeministrit Shefqet Verlacit. Largimi nga qeveria nuk parashikonte asgje te mire. Ne shume libra nenvizohet se ai e beri kete per te marre hakun. Te tjere, si Fisheri, sqarojne se atentati nuk e lejonte Zogun te ushtronte fizikisht detyren e tij te Kryeministrit. Ne fakt te gjitha keto kishin pak rendesi. Shihej qarte se pas Qeverise se Verlacit qendronte Ahmet Zogu dhe se ai ishte njeriu me i fuqishem politik i momentit. Goditja e tij direkte ne te vertete nuk vonoi. Me 20 prill 1924, ndersa ecte se bashku me Hoxha Kadriun ne nje rruge te Tiranes prane pazarit te Ri, Avni Rustemi u qellua per vdekje nga nje tiranas i quajtur Isuf Keci. Xhandarmeria nuk beri asgje per te ndaluar vrasesin dhe ai iku ne mes te dites edhe pse Rustemi nxorri revolverin dhe qelloi dy here ne drejtim te tij. Avni Rustemi vdiq tre dite me vone ne spital dhe opozita akuzoi direkt per vrasjen e tij Ahmet Zogun. Avni Rustemi ishte padyshim nje nga figurat simbol te qendreses shqiptare. I nderuar per atentatin ndaj Esat pashes ne Paris, Rustemi kishte fituar simpatinw e shqiptarwve ne te gjithe vendin. Ai kishte krijuar mbi te gjitha nje shoqeri rinore te quajtur "Bashkimi", e cila synonte zhvillimin e Shqiperise sipas modeleve perendimore. Vrasja e Rustemit shkaktoi nje pakenaqesi te jashtezakonshme dhe varrimi i tij ne Vlore u shwndrua ne nje manifestim te madh proteste. Disa dhjetra mijera vete nga gjithe vendi shprehen dhimbjen dhe pjesemarrjen e tyre ne vdekjen e tij, permes telegrameve dhe letrave. Por, situata e krijuar me 1 maj nga varrimi i Avni Rustemit, nuk u la pa shfrytezuar nga opozita. Perfaqesuesit e Klikes, qe benin pjese ne forcat e armatosura, vendosen te ndermernin nje marshim kunder Tiranes dhe per kete kerkuan edhe ndihmen e deputeteve. Vete Shefqet Korca, komandanti i Pergjithshem i Xhandarmerise filloi tratativat per te kaluar ne anen e komplotisteeve disa nga drejtuesit e ushtrise. Rol aktiv pati ne ato dite edhe shoqeria "Bashkimi". Me 2 maj, ne kinemane e Vlores u mbajt nje mbledhje e perbashket e oficereve komplotiste me deputetet e parlamentit. Per t'i dhene kesaj levizje nje mbulese sa me legale, oficeret arriten te bindin nje sere deputetesh te bashkohen me ta. Edhe Fan Noli e Luigj Gurakuqi, qe deri atehere kishin qene skeptike ndaj nje levizje te tille, pranuan te bashkohen me te. Me 5 maj, pas nje thirrje te Shoqerise "Bashkimi", deputetet opozitare te parlamentit deklaruan se braktisnin parlamentin dhe se do te ktheheshin perseri atje, vetem nese seancat zhvilloheshin ne Vlore. Ne Tirane jete e deputeteve eshte e pasigurte nga mercenaret e Ahmet Zogut, deklaronin ata dhe Kryeqyteti e ka humbur funksionin e tij politik. Braktisja e parlamentit i humbi atij kushtin prej 2/3 per t'u mbledhur dhe si pasoje jeta politike u paralizua.

    Vllamasi deshmon se ideja per nje levizje te armatosur kunder qeverise ndeshi ne rezistencen e plote te popullsise dhe disa prej politikaneve te njohur. Perballe rrezikut te nje Zogu te shndruar ne diktator, ata vinin rrezikun e nje sulmi te Shqiperise nga fqinjet. Kryengritjet e shumta dhe pastabiliteti ne vend i kishin detyruar fqinjet te deklaronin se ne rast levizjesh te reja, ata do te nderhynin ushtarakisht ne thellesi te Shqiperise, per te mbrojtur kufijte e tyre nga bandat dhe cetat e rebeleve pa komande. Sipas te gjithe librave te botuara kohet e fundit, levizja e maj - qershorit 1924 i ngjante me shume nje konspiracioni politik se sa nje revolucioni apo kryengritje popullore. Rolin me aktiv ne kete levizje e paten ushtaraket, edhe pse per t'i dhene nje lluster politike ata thirren ne ndihme politikanet. Ne fillim te Majit, ngjarjet u permbysen me shpejtesi. Oficeret antizogiste arriten te bindin Komandantin e regjimentit te Shkodres, Nenkolonel Rexhep Shalen te ngrihet kunder qeverise dhe te bashkohet me ta. Pak me vone, ne kete grupim u fut edhe Nenkolonel Kasem Qafezezi, komandant i Regjimentit te Permetit. Forcat e tjera ushtarake premtuan te qendrojne neutrale, ndersa ne veri, vullnetare kosovare u bashkuan nen komanden e Bajram Currit. Grupi organizator, caktoi komandant ushtarak te kryengritjes kete te fundit. Me 10 Maj, Bajram Curri filloi sulmin mbi Krumen dhe pasi shpartalloi trupat qeveritare nisi rrugen per Peshkopi. Me 16 Maj, garnizoni i Shkodres doli nga kazerma dhe mori rrugen drejt Tiranes. Me 26 maj edhe ai i Permetit u nis per Tirane. Tentativat e qeverise per ndermjetesim deshtuan dhe vetem ne pak vende trupa besnike te Zogut bene rezistence. Me trupat ushtarake u bashkua edhe nje cete e djemve te shoqerise "Bashkimi" dhe nje grup te rinjsh nga Vlora. Levizja e armatosur, si gjithmone ne raste te tilla, provokoi me shume panik se sa luftime. Nje pjese e popullsise braktisi qytetet dhe nje pjese tjeter filloi te evakuohet jashte shtetit. Kolonat leviznin ngadale drejt Tiranes, duke vene me pare nen kontroll qytetet nga kalonin. Vllamasi, deshmon se ne pjesen me te madhe te tyre, ne vend te entusiazmit, ata gjeten heshtjen dhe indiferencen e popullates. Zogu beri edhe nje tentative te fundit per zgjidhje politike. Me 31 Maj kryeministri Verlaci dha doreheqjen dhe po ate mbasdite ne vend te tij u emerua Iliaz Vrioni. Nje njeri me te shkuar patriotike dhe qe ishte sidoqofte i pranueshem nga radikalet. Fatkeqesisht ishte vone. Me komplotin ishin bashkuar pothuaj gjithe politikanet e njohur te Shqiperise dhe tani ata marshonin pas trupave te Rexhep Shales dhe Kasem Qafezezit. Ne daten 9 qershor, i mbrojtur nga mbi 500 vullnetare te Fiqiri Dines, Ahmet Zogu braktisi Tiranen ne drejtim te Matit. Dy dite me vone kaloi kufirin prane Dibres per ne Jugosllavi. Me 10 qershor, trupat e nenkolonel Rexhep Shales, hyne te parat ne qytetin e heshtur.

    Gjithcka me pas permbyset me nje shpejtesi marramendese. Pjesa me e madhe e politikaneve te opozites pranoi krijimin e nje qeverie emergjence, me idene qe kjo qeveri te pergatiste sa me pare zgjedhjet e parakohshme. Sipas llogaritjeve, ato duhej te zhvilloheshin aty nga vjeshta po atij viti. Por, u pa shume shpejt se gjithe politikanet e bashkuar nga meria ndaj Ahmet Zogut, nuk ishin edhe aq kompakte mes tyre. Mosmarreveshjet mes tyre dolen qe ne fillim, kur ende nuk po zgjidhej Kryeministri. Kandidate ishin ne fillim Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina. Delvina u terhoq dhe gara mbeti mes dy te pareve. Bisedimet, qe zgjaten gjithe naten, qene te kota dhe ne mengjes, per te percaktuar fituesin u hodh nje short me leter me vrime. Fati qe kesaj here ne anen e Nolit, qe terhoqi i pari letren, qe do ta bente Kryeminister.

    Llogarite ishin bere fatkeqesisht gabim. Noli krijoi nje qeveri me emra impresionues, por asnjeri prej tyre nuk pranonte dot autoritetin e tjetrit. Rexhep Shala u be Minister i Brendshem, ndersa Kasem Qafezezi, Minister i Mbrojtjes. Vec ketyre, Luigj Gurakuqi, u zgjodh Minister i Financave dhe Stavro Vinjau i Drejtesise dhe Arsimit. Qazim Koculi, Minister i Bujqesise dhe Puneve Botore, ndersa Sulejman Delvina, Minister i Jashtem. Fatkeqesisht, Noli nuk e kishte staturen e nevojshme per te drejtuar Qeverine shqiptare te vitit 1924. Ai nuk kishte asnje ndikim ne ambjentin tradicional shqiptar dhe as lidhje te fuqishme. Mbi te gjitha, ai ishte me shume i interesuar, per fjalime te bukura se sa per nje politike aktive. Ekzekutivi i tij mbeti peng i nje programi interesant, qe nuk u zbatua kurre. Ministrite ishin te mbushura me besnike te Zogut e Verlacit dhe te gjithe keta nisen te punonin hapur kunder tij. Keshilli i Lartw u pozicionua shpejt kunder dhe Sotir Peci, nje prej anetareve te tij, deklaroi se nuk do te firmoste asnje dekret tjeter, vec atij te zgjedhjeve te pergjithshme. Qeveria ishte jo legjitime dhe legjitimimi i saj mund te behej vetem permes zgjedhjeve. Politika e jashtme e Nolit ishte po kaq katastrofike. Vec nje fjalimi te ashper dhe realist kunder Lidhjes se Kombeve, qe provokoi merine e madhe te Britanise dhe Frances, Noli i hyri edhe aventures se lidhjes se marredhenieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Ky hap i tiji u konsiderua me i guximshem sec duhet dhe pas nje proteste te ashper, 18 pwrfaqesuesit diplomatike ruse u larguan nga Shqiperia pasi kishin qendruar vetem kater dite.

    I ndihmuar nga Jugosllavet dhe i armatosur nga anglezet, Ahmet Zogu u rikthye ne Shqiperi nw dhjetor te po atij viti. Zogut ju deshen vetem pese dite per te pershkruar rrugen nga kufiri verior deri ne Tirane. Me 25 dhjetor 1924, ai shpalli triumfin e Legalitetit dhe riktheu ne fuqi, qeverine e rrezuar te Iliaz Vrionit. Zogu u perpoq mjaft t'i jepte nderhyrjes se tij nje lloj legjitimiteti, megjithese u pa qarte se kesaj here ai kishte ardhur per te qendruar gjate.

    A mund te konsiderohen ende ngjarjet e qershorit 1924 nje revolucion demokratik dhe mbi te gjitha: A ishte vertet ajo nje levizje demokratike? Pergjigjia e pare dhe e menjehershme eshte jo. Se pari, levizja e Maj - Qershorit 1924 ishte nje levizje ushtarake. Ngritja e oficereve te ushtrise mbi komanden e tyre civile dhe mbi autoritetin e Kryeministrit konsiderohet thjeshte grusht Shteti. Se dyti, kjo levizje u drejtua ndaj nje parlamenti legjitim te dale nga zgjedhjet e pergjithshme te dhjetorit 1923. Se fundi, cdo levizje me dhune, qe synon rrezimin e nje force legjitime te dale nga zgjedhje demokratike, nuk mund te konsiderohet kurre edhe ajo demokratike.

    Deshmitare te kohes dhe historianw seriozw kanw dhene edhe ata mendimin e tyre mbi ate qe per shume vite eshte quajtur "Revolucioni Demokratik i Qershorit". Sejfi Vllamasi, nje nder protagonistet e tij dhe kundershtar i Zogut, ka shkruar shume vite me vone ne kujtimet e tij: "Populli ka qene kunder kryengritjes se Qershorit 1924. Ai me bon - sensin e tij u tregua me realist se nje pjese e intelektualeve tane ambicioze, qe ate e provokuan per karrige ministerale". Ky konstatim i guximshem, qe perfshin edhe ate vete, eshte ndjekur edhe nga Tajar Zavalani. Ne Historine e tij te Shqiperise, Zavalani sqaron: "Asht ba zakon me cilesue ngjarjet e Qershorit 1924 si nje revolucion. Ky percaktim nuk eshte aspak i drejte. Qeverija e Tiranes u rrezua me ane te nje operacioni ushtarak te kryem nga dy regjimentet, e jugut dhe veriut, qe marshuan njekohesisht kunder Kryeqytetit".

    Po ne te njejten linje, por edhe me i ashper eshte edhe nje tjeter kundershtar i Zogut, Abaz Ermenji: "E ashtuquajtura 'Revolucion i Qershorit" ishte nje lloj grushti shteti, qe u be kunder qeverise nga dy regjimente ushtarake".

    Kane nderruar shume gjera ne kendveshtrimin e historise shqiptare kete fillim shekulli, por po kaq shume gjera vazhdojne te jene peng i heshtjes dhe keqkuptimeve.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kto qe thot Blend Fevziu tash i kemi lexu nga Tajar Zavalani me kohe i cili i ka sqaruar me mir se Blendi kur ala baba i Blendit nuk dinte shkrim e kendim..

    Blendi po qe trim le te sqaroj Revolucionin e Vlor Tepelenes ne 1997-ten..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    "Revolucioni" i Qershorit i kushtoi shtrenjte vendit, sic ishte edhe revolucioni komunisto-nanoist i Marsit
    Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi braktisen vendin ne zbritje ne brigjet italiane Noli i drejtohet "Gabuam rende gurakuq"
    kjo i kushtoi edhe jeten Gurakuqit te shkrete,
    Ahmet Zogu mori hak ndaj "revolucianareve" Nder te tjera
    Ahmet Zogu dergoi nje ushtri te formuar me djemt e Lumes dhe dogji Dukagjinin si perkrahes te Rexhep Shales dhe Bajram Currit
    ne vazhden e hakmarrjes, thone se serbet ishin me pak mizore se "lumjanet"
    muzg i heshtur

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. “Sekti Topalli rrezikon fitoren e PD nė zgjedhje”
    Nga Turi72 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 17:29
  3. Cfare presin shqiptaret nga qeverisja e pas 28 qershorit 2009?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 17:33
  4. 'Revoulicioni' i Qershorit. Njė artikull interesant
    Nga krokodili_73 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2004, 04:34
  5. Revolucioni i qershorit '24 dhe revolucioni i 1997
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:54

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •