Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1

    Lightbulb Përse u ngut Shqipëria me Pacollin !!!

    Kjo nuk turpëron Pacollin, pasi ai nuk ka shkelur vetë Kushtetutën. Ai ka detyruar politikën e Kosovës të shkelë Kushtetutën për të dhe politikën zyrtare të Shqipërisë ta noterizojë këtë shkelje

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur njëzëri të shpallë se “Vendimi i Kuvendit të Kosovës, nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës më 22 shkurt, 2011, është jokushtetues”. Sipas vendimit të gjykatës, “zgjedhja është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”. E thënë shqip, Bexhet Pacolli nuk është më president i Kosovës. Gafat në zgjedhjen e tij janë në dukje procedurale, por në thelb janë politike. Presidenti është zgjedhur duke injoruar Kushtetutën e miratuar në vitin 2008, dhe është tentuar të imitohet zgjedhja përmes Kornizës Kushtetuese, e cila nuk kërkon një kuorum me dy të tretat e Kuvendit. Kjo ka qenë e vetëdijshme. E vetëdijshme ka qenë po ashtu kalimi tri herë në votim i procedurës së zgjedhjes, ndërkohë që Pacolli ishte kandidat i vetëm. I përmenda këto jo aq për të komentuar vendimin e Gjykatës, sesa për të shprehur shqetësimin për nxitimin e Tiranës zyrtare për të legjitimuar një president antikushtetues. Fryma politike që dominon Prishtinën, është dukshëm një epidemi e çuar aty nga Tirana. Sjelljet politike janë thuajse njësoj, dhe tentimi për të dhunuar Kushtetutën është po njësoj. Ndryshimi qëndron te gjyqësori. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar dy presidentë në gjashtë muaj, dhe askush nuk ka vënë në dyshim vendimet e saj. Sali Berisha ka hedhur në kosh të plehrave plot 28 vendime të Gjykatës Kushtetuese qysh kur ka ardhur në pushtet. Por rasti më flagrant ishte mënyra sesi u sollën me ligjshmërinë e presidentit të Kosovës. Ndërkohë që opozita më bllok e çoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese, Pacolli nisi emisarët e tij në Tiranë për të legjitimuar zgjedhjen e diskutueshme. Edhe pse ai u prit formalisht sipas protokollit nga presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Rama, detyrimin për të realizuar vizitën e ka protokolli i shtetit, që varet nga qeveria. Në këtë rast ky institucion është përdorur politikisht në funksion të mbulimit të një shkeljeje të rëndë kushtetuese. Tirana zyrtare u përdor si gjethe fiku për të mbuluar lakuriqësinë antikushtetuese të zgjedhjes së tij. Një tufë biznesmenësh dhe argatësh të Pacollit u lëshuan në Tiranë për të zbukuruar vizitën e tij, ndërsa të gjithë nxitonin të theksonin se presidenti u zgjodh nga populli i Kosovës. Ky ishte një turp. Ishte përveç turpit dhe një përpjekje e ulët për të eksportuar në Kosovë mungesën e respektit që ne kemi për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin në përgjithësi. Por ajo që është bërë me sukses duke eksportuar këtë virus te klasa politike në Kosovë, për fat nuk ka ndodhur me gjyqësorin. E pata theksuar në ditët që Pacolli po tentonte të përdorte Shqipërinë para se të zgjidhej, se në Kosovë nuk duhet të na e marrin për ters që Meidani apo ndonjë këshilltar i tij flasin në emër të Shqipërisë për të legjitimuar Pacollin si njeri që vlen për president. Por ajo që bëri Meidani dhe ndihmësit e tij, nuk ishte asgjë jolegjitime. Ishte thjesht lobizëm që presidentët në pension e bëjnë dhe për ndonjë çek. Ajo që bëri Tirana zyrtare më pas ishte e turpshme, pasi ajo injoroi një çështje që ishte në Gjykatë Kushtetuese dhe i shtruan qilimin e kuq një njeriu që sot është shkarkuar me turp. Kjo nuk turpëron Pacollin, pasi ai nuk ka shkelur vetë Kushtetutën. Ai ka detyruar politikën e Kosovës të shkelë Kushtetutën për të, dhe politikën zyrtare të Shqipërisë ta noterizojë këtë shkelje. Falë Gjykatës Kushtuese të Kosovës ne kemi sot një rikthim në normalitet demokratik dhe një shije të hidhur nga përpjekjet e Tiranës zyrtare për të forcuar paternalizmin si mënyrë për të noterizuar paligjshmërinë në shtetin e ri.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,12,54001
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ty te ka mbet merak qe nuk ka shkue daqiqi ne Shqiperi more reporteri i tanjugut
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    nje gje eshte e sigurte se ki Paco erdhi ne Tirane se ate e therriti TOPI dhe ky i fundit duhet te mbaje te gjitha pergjegjesite ..... Sala e priti si nje mik te paftuar .... c'fare duhej te bente ai ...?? ta nxirrte perjashta ...???!!!

    pra tendenca e artikullit per t'ia futur Sales eshte nje tentative e deshtuar ....

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 31-03-2011 më 05:48
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    shqiperia nuk ka ber asgje gabim, deri ne diten e publikimit nga gj,k, ai ka qen president me shkelje apo pa shkelje, dhe than ma drejt pacolli nuk e ka as edhe nje fije faji perkundrazi eshte viktim, si e ldk ashtu edhe e pdk, ldk si parti e dyt duhet te paraqes nje kandidat dhe la ta gjej nj te mir besoj se edhe grupi rreth fatmir limes do ta votoj edhe ai do fitoj 2ldk nuk guxon me leshu sallen e kuvendit kshtu po thot gj,k, pra ldk nuk i ka ba kurth vetem pacollit por edhe vetes, madje as vet ldk nuk e ka ven ne diskutim se pacolli ka marr 62vota. ndersa pdk ka deshtu sepse nuk po e din se shka thot kushtetuta edhe rregullorja e kuvendit pra jan aq te pa aft apo etja e eger per pushtet,2 udheheqesi i seances eshte i detyruar me konstatu kourumin para se te votohet dmth faji eshte te jakup krasnici dhe normal ai duhet te jepte doreheqje, 3hashim thaqi ka qeshtu me mbajt kompakt partin e vet kshtu qe edhe ai ka faj dhe edhe qeveria po na del ilegale tash, e perseris shqiperia ska as edhe nje fije faji deri ne diten e vendimit nga gj,k, ai ishte president me shkelje pa shkelje shqiperia nukmund te vendos a ka pas shkelje apo jo por vendos gj,k,

  5. #5
    Gabim, Kosoves i duhej Al Pacolli.
    Kushdo brekgrisur te vije vetem do marre me qafe milionat e popullit.... .
    Paqe!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    komenti qe ka sjell arian tubi me c'kuptohet eshte i mero bazes.

    nga mero bazua o arian nuk pret kosova keshilla per mire sepse merua ishte antar e vazhdon te jete i shtabit pucist kriminal te 21 janarit.

    kush eshte perfshire direkt a indirekt ne 21 janar nuku mund te jete keshillues per mire i kosoves..
    kosoven e don ai qe don stabilitet te shqiperise e anasjelltas..

    pik.

    asnjeri nga politikanet shqipetare te shqiperise nuku ka bere krim pse ka pritur zotin pacolli ne cilesine e presidentit.

    pra merua ha m.ut kot.

    ..

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    komenti qe ka sjell arian tubi me c'kuptohet eshte i mero bazes.

    nga mero bazua o arian nuk pret kosova keshilla per mire sepse merua ishte antar e vazhdon te jete i shtabit pucist kriminal te 21 janarit.

    kush eshte perfshire direkt a indirekt ne 21 janar nuku mund te jete keshillues per mire i kosoves..
    kosoven e don ai qe don stabilitet te shqiperise e anasjelltas..

    pik.

    asnjeri nga politikanet shqipetare te shqiperise nuku ka bere krim pse ka pritur zotin pacolli ne cilesine e presidentit.

    pra merua ha m.ut kot.

    ..

    Marrë nga gazeta « Le Temps » e datës 23 mars 1999, faqe 5.

    Prokurorja e Konfederates zvicerane do të takohet të marten në Moskë në kuadër të hetimeve në lidhje me ndermarrjen e Tiqinos Mabetex.
    Kjo visitë e vë në sprovë kryeqytetin rus në momenti ku homologu i saj rus po kalon nëpër vështërsi të mëdha.


    E tërë Moska e pret Carla Del Ponten

    Të gjitha qarqet e mediave dhe ato politike e presin ate. Carla Del Ponte me avion special do të shkon sot në mengjez në Moskë për një visite në kuadër të hetimeve në lidhje me korrupcionin në qarqet më të larta të shtetit rus. Së bashku me prokuroren e Konfederates dhe portparolin e saj është edhe një gjykatës i cili merret me dosjen e ndermarrjes Mabetex, një perfaqësues i policisë federale si dhe një përfaqësues i sherbimeve qendrore kundër krimit të organizuar. Kthimi është paraparë në natën e të merkures dhe të enjtes. Është ky një udhëtim ku padyshim duhet të evitohet rreziku i implikimit në intrigat e brendshme ruse të cilat kanë të bejnë me familjen presidenciale. Për Carla Del Ponten hapsira për mos u perzier në këtë është e vogel. Ka shumë ditë që mediat ruse me tituj të mëdhenjë lajmrohet ardhja e saj dhe këtë e lidhin me bastisjen që policia zvicerane ka bë në selinë e ndermarrjes Mabetex me 22 janar 1999.
    Mirpo, perballë zhurmës së mediave, shtyrja e visites siq ishte parapa, do të linte pështypjen e lëshuarjes pe para presioneve. Në Moskë, po behen përpjekje që me çdo kusht të evitohet që kjo visitë të paraqitet si një gomë shpëtimi për prokurorin e përgjithshëm të Rusisë Juri Skuratov, i cili edhe vet ka nisur luftën kundër ndërmarrjes Mabetex me dyshim se Mabetex-i ka dhënë miliona franka ryshfet dy funkcionarëve të lartë rus.
    Kjo detyre për Carla del Ponten përmban një rrezik të madh. Tanimë shtypi rus flet me të madhe për ndihmen «romantike» që ajo do ti ofrojë Skutarovit. Një ndihmë me të cilën mediat kenaqen për më tepër sepse prokurori nuk është në zë të mirë. Për kundër shpëtimit të tij in extremis nga ana e deputetëve rus javen e kaluar ku ata i dhanë përkrahje në lidhje më shkarkimin e tij, ai qe përsëri objekt i presioneve gjatë vikendit .
    Pas shfaqjes të një inserti në televizionin publik, në fund të javës së kaluar, kaseta porno, në të cilën ai e luan rolin e një protagonisti në mes të dy prostitutave, është shitur me të madhe në rrugët e Moskes në çmimim 8 dollarë për vetëm pesë minuta show. Ligji rus i Ministrisë publike parasheh që prokurori duhet të jetë i panjollosur moralisht. Në këtë rast, dyshimi mbi identitetin definitiv të «aktorit porno» duket se atij po i ndihmon. Në shtypin rus ka disa ditë që flitet për «një njeri që i ngjanë shumë prokurorit». Lëmshi po vazhdon të shthuret këto ditë : shtypi revial i të hënës shkruan për korrupcion në Ministrinë publike të Rusisë ku disa funkcionarë të lartë shpenzojnë njezetë e nentë herë më tepër se sa rroga e tyre, shpenzime keto në ahengje, vetura dhe apartamente luksi. Publikimi i bisedës në mes të «atij që ngjanë në prokurorin» dhe dy femrave të reja në video, paralajmrohet së shpejti në një të përditshme.
    Paralelisht me ketë visitë, presidenti i Mabetex-it, zviceran me origjinë kosovare Behgjet Pacolli ka parapa një visitë. Ai do të duhet të jepte versionin e vet të fakteve të marten në Moskë gjatë një konference shtypi.

    I shqetsuar nga ana e dretësisë ruse, pronari i Mabetex-it ka lidhjet e veta në Beograd


    Biznismeni zviceran me origjinë kosovare Behgjet Pacolli nuk i ka vetëm lidhjet vetëm me Kremlinin. Ai i ka pohuar «Temps-it » të këtë takuar tre herë, vitin e kaluar, presidentin Milosheviq « më qëllim që atij ti propozoj një ndermjetsim».

    Biznismeni zviceran me origjinë kosovare Behgjet Pacolli, pronar i ndermarrjes të Tiqinës Mabetex, i ka tre miq në Moskë me funkcione të larta për ditë të mira dhe të vështira. Për ditë të mira sepse kontaktet me ata i kanë mundësuar të pefitoj tregje të mëdha të kapitalit, si renovimi i ndërtesës së Parlamentit në Kremlin. Për ditë të vështira sepse keto lidhje i janë të dobishme për shkak të shqetsimit që i bëhet nga ana e prokurorit të përgjithshëm të Rusisë, Juri Skuratov, në kuadër të hetimeve të korrupcionit të majave më të larta të pushtetit (Le Temps të dates 19 dhe 20 mars).Mirpo, Behgjet Pacolli ka lidhje të ngushta edhe me vendin e vet të prejardhes, në Yougoslavi.
    I ardhur nga Kosova në Europën përendimore në moshën 17 vjeçare, Behgjet Pacolli gjithnjë i ka mbajtur lidhjet në Yougoslavi, lidhje këto që i ndihmuan për tu ngritur lartë. Kështu, i angazhuar në mes të viteve 70 nga ndermarrja e Tiqinos Interplastica, ai u ngjit shkallëve përpjetë, veqanërisht në bazë të kontratave të cilat i lidhi me biznismenët e vendit të vet. Pastaj, nga ato pozita, ai e shtriu influencen e vet duke angazhuar shumë nga bashkatdhetarët e vet.
    Në fund, kur e themeloi ndermarrjen e vet, Mabetex-in, ai do angazhoi shumë nga ata në poste me rëndësi.
    Mirpo në ato vite në Yougoslavi ishte vështirë t’i ikësh politikës. Dhe Behgjet Pacolli mbaroi duke lenduar, prekur, shqiptarë të shumtë që e donin pavarsinë, të cilët e ndihmuan që të eci përpara. Hidhërimi i tyre bëhet edhe më i madh kur televizioni i Beogradit e reklamon villën e tij të bukur të cilën ky biznismen e ka ndërtuar në Kosovë dhe duke e intervistuar para shtëpisë, babai i të cilit kënaqej (mahnitej). Kjo shërben si provë për propaganden zyrtare se shqiptarët mund të kenë sukse nëse i kushtohen punës e jo subverzionit. Dëshmi për disa shqiptarë që i janë «shitur armikut».
    A ka ky biznismen vertetë lidhje të privilegjuara me Beogradin ?
    Shumë burime na sigurojnë, me kusht që të mesin anonim, se Behgjet Pacolli ka bashkpunuar fortë në Rusi me dy ndërmarrje të mëdha yougoslave : me ndermarrjen publike Genex dhe perandorinë e vëllezërve Kariq. Këta dy gjigandë kanë si pikë të përbashkët lidhjet e forta me rexhimin e presidentit Slobodan Milosheviq dhe gjithashtu janë të njohura për thyerjen e embargos. Është e pamundëshme që informata të verifikohet te autoritetet ruse sepse çdo gjë që ka të bëjë me renovimin e ndërtesave zyrtare është e klasifikuar si sekrete. Sa i përket të interesuarit, ai me tërë forcë e mohon të ketë pasur këso lidhjesh dhe i denoncon keto si « thashetheme dashakeqëse». Megjithëketë, ai nuk mund të japë spjegime se si për një kohë të gjatë ka mundur të figurojë emri i « Genex, Belgrade » si sipermarrje në faqen e tij të internetit, në faqet ne lidhje me renovimin e ndërteses të Parlamentit në Kremlin. « Është fjala për një gabim, për një gabim të rendë, përsërit ai».
    Sa i përket lidhjeve personale, sipas disave, me presidentin jugosllav dhe vëllaun e tij Bronisllavin (tani ambasador në Moskë), Behgjet Pacolli ato i përgenjeshtron duke e vënë dorën në zemër. Megjithatë, ai pranon ta ketë takuar këtë të parin tre herë. «Vetëm tre herë » insiston ai.
    « Pas katastrofes në Drenicë (masakrat kur filluan armiqësitë në Kosovë), rrëfen ai, unë i kam hipur avionit tim dhe kam shkuar në Beograd ku kam kërkuar të shoh presidentin me qëllim që ti ofroj një ndërmjetsim. Milosheviqi më ka pranuar por nuk ka treguar interesim për oferten time. Pasi që jam kthyer në Lugano, u ftova përsëri. Takimi i dytë ka zgjatur katër orë. Unë i kam spjeguar se duhet ta ndalë dhunën dhe të ju kthejë shqipëtarëve mediat, univerzitetin dhe policinë e tyre si dhe ti kthejë në vendet e punës nga të cilat i ka larguar më herët. Pastaj, kam shkuar në Prishtinë ku jam takuar liderët shqiptarë Mahmut Bakallin (numer një në Kosovë në kohën e Titos) dhe Fehmi Aganin (i afërt me presidentin e pavarsistëve Ibrahim Rugovën) të cilët i kam lutur që pa humbur kohë të bisedojnë me Beogradin. Mirpo keta dy bashkbiseduesit e mi nuk kanë treguar interesim për këtë.
    Ata më kanë bë të kuptoj se kosova për ta është një problem ndërkombëtar dhe se kerkon një ndërmjetësim ndërkombëtar për të zhvilluar bisedime. Pastaj kam shkuar, për të tretën herë dhe të fundit te Milosheviqi për ti treguar se nuk kam pasur sukses.
    Mahmut Bakalli vërteton se ky takim është mbajtur, mirpo, saktëson ai, « Behgjet Pacolli neve nu na ka thenë se ka zbritur në Beograd. Ai na ka thënë se se vinte direkt nga Moska dhe se na ka sugjeruar një ndërmjetësim rus. Atëherë unë e kam kuptuar si një biznismen te i cili papritmas shfaqen ambiciet politike.....por jo shumë serioze ».
    Mbetet pyetja : si ka mundur një sipërmarrës i Tiqinos me prejardhje kosovare t’a takoj pa pritë aspak një shef të shtetit që s’ka besim siq është presidenti jugosllav?
    « Ai i njihte lidhet raportet e mia me klasen politike ruse dhe realizimet e mia në Moskë, spjegon i interesuari. Kjo e ka bë ate të besoj ».
    Etienne Dubius
    Bashkpunim
    Erik Reumann, Moskë

    Një dele e zezë në gjirin e komunitetit shqiptar


    Behgjet Pacolli nuk përzihet aspak me bashkatdhetarët e vet. Pra, ai nuk e përkrahë luftën për pavarësi. Mirpo paraja që ka i mundëson atij të ketë një influencë bukur të madhe.

    Pronari i Mabetex-it, Behgjet Pacolli, ëndërron të realizoj projekte jo vetëm në Rusi ose Kazakstan por edhe me të vetët, me shqiptarët.
    Duke parë se shumë prej tyre në Kosovë si dhe në diasporë nuk kanë më tepër se dy orë në ditë program të televisionit në gjuhën e tyre (emisionet e emetuar në mbrëmje nga Tirana), ai ka nisë projektin me qëllim që të krijoj një kanal televiziv privat i cili do të mbulonte vendet kryesore ku jetojnë shqiptarët, në Balkan si dhe në Europën përendimore. Emri i kanalit :ATV.
    Behgjet Pacolli megjithate ka vështërsi që ta realizoj projektin e vet, i cil është priutr të startoj në fund të vitit të kaluar. «Është përgjegjësi imja morale që të realizohet ky projekt » thotë ai me qëllim që të paraqet këmbëngulësinë e tij. Pa dyshim. Por mbi të gjitha është interesi i tij : nuk është aq e sigurt se një kanal i tillë televiziv do të jetë aq dobiprurës, mirëpo atij do ti mundëson që të shtrijë influencën e tij.
    Ndërkaq, ky biznismen ka një peshë jo të vogël edhe në shtyp. Nëpër artikuj të ndryshëm si në intervistën e gjatë të titulluar «Berluskoni shqiptar » me datën 24 maj1995 në javoren EuroZëri të Agim Malës, drejtor i fundit i televizionit kosovar titist. Ai ka gjithashtu lidhje të forta me biznismenin kosovar i cili banon në Zurich Xhevdet Mazrekaj i cili është pronar i njëres prej gazetave kryesore të përditshme në gjuhën shqipe, Bota Sot, me 23 000 ekzemplar në ditë dhe e cila mburret se pranon të botojë «tema nga të gjitha opinionet».
    Po kjo e perditshme Bota Sot ka nisur para më tepër se një viti operacionin « Oskari shqiptar » qëllim i së cilit ishte që të kurorëzoj më të mirët të cilët veprojnë në lami të ndryshme. Në botimin e datës 30 nëntor 1997 qe caktuar Behgjet Pacolli si biznismeni më i mirë, ndërkaq mikesha e tij Ana Oksa, shumë e njohur në Itali, qe zgjedhur këngëtarja më e mirë dhe trashëgimtari i fronit mbretëror Leka, i ndaluar në fillim të shkurtit në Afrikë të Jugut për trafik armësh, politikani më i mirë.
    Dhe Behgjet Pacolli falë mjeteve të tija të shumta finaciare llogaritë në obliguesit e tij të shumtë. Kështu kur ne e pyetëm se çka bënë ai sot për Kosovën, për shkak se ai si pak përzihet me bashkatdhetarër e vet dhe refuzon që të angazhohet në luftën e tyre për pavarësi, ai pa ngurruar përgjigjet se është i vetmi nga vendi i vet i lindjes që paguan rrogat 3000 deri 4000 vetëve (puntorëve të cilët punojnë nëpër kantieret e tija të punës në ish Bashkimin sovjetik). « Duke llogaritur se një familje ka dhjetë antarë, përfundon ai, unë i ushqej atje me dhjetra mijëra njerëz ». Kush mund të thotë diçka më të mirë ?
    E.D.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    komenti qe ka sjell arian tubi me c'kuptohet eshte i mero bazes.

    nga mero bazua o arian nuk pret kosova keshilla per mire sepse merua ishte antar e vazhdon te jete i shtabit pucist kriminal te 21 janarit.

    kush eshte perfshire direkt a indirekt ne 21 janar nuku mund te jete keshillues per mire i kosoves..
    kosoven e don ai qe don stabilitet te shqiperise e anasjelltas..

    pik.

    asnjeri nga politikanet shqipetare te shqiperise nuku ka bere krim pse ka pritur zotin pacolli ne cilesine e presidentit.

    pra merua ha m.ut kot.

    ..

    E Ore Braro !!!!

    Natyrisht se juve shume ju mungojne ato privilegje qe kishit ne ish Jugosllavi, dhe tani me mish e shpirt i perkrahni njerezit qe kane miqesi me sllavo-serbet e russet ne kete rast Pacollin.

    Pacolli u zgjodh me ane te mesazheve celulare te CD dhe mikut te tij. Pacolli nuk eshte zgjedhe fare ne menyre te drejte e demokratike.

    Pacolli duhet te largohet nga skena politike e Kosoves sa me pare !!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ty te ka mbet merak qe nuk ka shkue daqiqi ne Shqiperi more reporteri i tanjugut
    E Llapush - Daqiqi eshte nejriu i juve - eshte mik i madh i Hasim Tacit - Georgit tend.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arian..

    beni nga nji foto ju vetvendosasit e qosa-sit ku ju qendroni para shpive tuaja qe i ndertuan baballaret tuaj ne koh te jugosllavise se titos..e brari ta bej nji para "privilegjeve te titos e te shohim.. cka na del..

    prapa jush do duken villa 2-3 katshe e me 2-3 kerra ne oborr.. e me nga 120 hektari troje e vreshta e magaze e butika.. e mbas brarit vec nji biciklet kineze.. ka me u duk.. e do gjethe..plepi..

    kurgja tjeter..

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    arian..

    beni nga nji foto ju vetvendosasit e qosa-sit ku ju qendroni para shpive tuaja qe i ndertuan baballaret tuaj ne koh te jugosllavise se titos..e brari ta bej nji para "privilegjeve te titos e te shohim.. cka na del..

    prapa jush do duken villa 2-3 katshe e me 2-3 kerra ne oborr.. e me nga 120 hektari troje e vreshta e magaze e butika.. e mbas brarit vec nji biciklet kineze.. ka me u duk.. e do gjethe..plepi..

    kurgja tjeter..
    Braro e di me te vertete qe me nuk do i keshe privilegjet qe i patet gjate kohes se TITOS e mbase edhe ne kohen e Milloshevicit, sepse tani Kosoven do e marrin Shqiptaret dhe do behet Bashkimi Kombetar deshet ju apo jo.

    S'do kete me ne Kosove dhe ne Trojet Shqiptare - Serbo-Filla e Russo-Filla !!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #12
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Opozita duhet te brengoset per zgjedhjet e 2014 dhe per shendetin e vet, per tjerat kujdeset Thaqi.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Opozita duhet te brengoset per zgjedhjet e 2014 dhe per shendetin e vet, per tjerat kujdeset Thaqi.
    Ju mendoni qe Thaci do jete gjer ne 2014 !!!!. E po mire do shofim se a do jete keshtu apo jo !!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  14. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    nje gje eshte e sigurte se ki Paco erdhi ne Tirane se ate e therriti TOPI dhe ky i fundit duhet te mbaje te gjitha pergjegjesite ..... Sala e priti si nje mik te paftuar .... c'fare duhej te bente ai ...?? ta nxirrte perjashta ...???!!!

    pra tendenca e artikullit per t'ia futur Sales eshte nje tentative e deshtuar ....

    .
    Mos e ke gje komshi Saliun, moj zyshe, e atij po i vijne dhimbjet e lindjes?

    Gjithsesi, qysh me 1816 Thomas Jefferson shkruante, "Nese ne duam te ruhemi prej injorances dhe te mbesim te lire, eshte pergjegjesia e secilit amerikan per tu informuar".

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga flamuri_kuqezi Lexo Postimin
    Gjithsesi, qysh me 1816 Thomas Jefferson shkruante, "Nese ne duam te ruhemi prej injorances dhe te mbesim te lire, eshte pergjegjesia e secilit amerikan per tu informuar".
    kete duhet ta kete shkruar nderkohe qe manexhonte mire sklleverit e tij ne Monticello ....



    ,
    "They will not control us, We will be victorious"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arian..


    bashkimin do e bej brari e jo ju.
    ju i sherbeni c'bashkimit e c'pamvaresimit e lenies se kosoven nen meshire te sheshel-putinit.

    krejt cka ka bere vetfundosja i ka sherbyer acarimit te lidhjeve te kosoves me NATO e EU.
    qe don te thote.. prishje e miqesise dhe e mbeshtetjes se USA e EU-se per Kosoven e Shqiptareve.
    pra shkurt.. me e shty kosoven nen serbi..

    ju a ka than brari tana qe ju duhet me i dit e ne se nuk i kini lexue keq kini ba..
    dhe me u ba parti e me hy ne jet parlamentare ju ka than brari shum kohe me pare se me ju than tjeret.

    arian ju mbrojtesit e njesiteve polpotiste te frymes envero qosiste nuk jini faktor bashkues por rrenues..

    dhe kjo lufta tash anti-thaq.. nuk niset nga principe kombetare por sepse thaqi nuk po ju duket ma juve si enverist 24 karatsh sikur dikur ju dukej ai me shoke.

    shkurt juve ju kurdis e ju ve ne aktivitet celulari i erion velise ose i demaq qose ed ruc-klosit..

    dhe puna juj i shkon per shtat serbise qe pret me e pa kosoven pa ombrellen e natos..

    e pikerisht qat ombrello ju perpiqeni me e shkye..

    sdi a kupton ti enveristi vogel ushqye me bollek te titos..


    ,..

  17. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    kete duhet ta kete shkruar nderkohe qe manexhonte mire sklleverit e tij ne Monticello ....

    ,
    jo vetem kaq mi zyshe (paskan kaluar dhimbjet e lindjes), por ai kishte edhe si grua nje nga skllavet.

    Gjithsesi (ose sidoqofte), uroj qe te tejkalosh siperfaqen e dukurive, dhe te hysh ne thellesi te dukurise apo problemit. Fjalet e shkruara prej Thomas Jefferson mbeten akoma aktuale, dhe eshte me se e justifikuar qe amerikanet e mbajne nje nga baballaret e kombit.

    Apo te qan zemra te lexosh prej meje citate e vepra te titos, sic ben ky delli me siper!? Kjo e ka spjegimin e vet - je ne sinkron me te, ndryshe mund te kesh pasoja jo te kendshme "ofiqare".

    Te dy jeni nje konstilacion vitesh larg meje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •