Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 416
  1. #41
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205

    X Ari-Intimitador!!

    Ne kete teme nuk ka te fituar o te humbur por jemi diskutuar duke pasur parasush se cdo njeri ka ide te ndryshme dhe duke u munduar te respektojme njeri -tjetrin mbi shoqerine mes femres dhe mashkullit!!

    Sic thua ti Ari -intimitador ti kur e njef nji i hudhesh atehere te gjitha shoqet qe paske ti si fillim je hudh njehere sepse po mos ti hudhesh do te thote se je i virgjer???

    Nuk e di por me duken arsyetime pa vlere sepse njeriu i kulturuar i ben vend vetes dhe per mua keta persona qe sillen ne kete menyre tregojne sic e thua dhe ti (arrogancen dhe shprehjet fshatareske)...

    Une nuk jam asnji te te gjykoj ty apo kedo tjeter por edhe keshtu nuk mendoj se ke te drejte..
    Ps ky eshte vetem mendimi im por ti nqs do merre si keshille sepse jeta dhe dashuria jane dy gjera te bukura!!Nuk e di ne ke ndjere dashuri te vertete per dike por te uroj ta ndjesh dhe te kuptosh dallimin e seksit nga dashuria;-)

    Make love not sex!!!

    Me respekt Ada
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Ada

    ADA:
    C'ka kishe v\bere ti po ne qofte se ndonje vajze te afrohet(put urself in my shoes) dhe fillon te flirtoj me juve. Vajza eshte shume bukur dhe te jepe shenja se ti e pelqen shume. Cka kishe bere ti ne kete situate. Ne qofte se nuk vepron shpejt, ajo do te jete e mendimit se ti je ndonje loser. UNe kam pasur shume raste te tilla. Nuk e theme kete qe te mburrem. Mos me keqkuptoni.
    Atje gjenden shume vajza qe vetem kerkojne dicka te perkoheshme nga ju. Me fal, por une jamvetem 22. Nuk e kam ndermend te kaloj seriozisht me ndonje vajze.
    Me fal ne qoftese mendoni se une jam ketu te argumentohem me njerez. Dakord, komentete e mia te fudit kane qene paksa arrogante, por nuk me njihni, keshtu qe, ju lutem,mos me paragjykoni.



    Ariani

  3. #43
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Une nuk e di por ne kete teme ne spo flasim per ato vajza qe jane te semura per sex por po flasim ne ato qe ne njohim ne jeten e perditshme dhe nuk jane te gjithe qe te ferkohen ,,, pastaj varet se si ti i shef sepse cdo ferkim nuk fillon ashtu kot si fillim ma merr mendja ene ti i jep arsye e ajer ndonjeres qe te te vije afer dhe qe je dakort apo jo??

    Une per vete do te me vinte turp ti shkoja cdo personi qe shof ne rruge e ti ferkohesha (ne diskoteke ku robi shko per aventura hajde de pas nja dy birrave e nji dopio sepse aq du ene rrekllehem))...

    Ari intimitador lexo qe ne fillim te lutem dhe kupto se per cfare femre e per c fare mashkulli e kemi llafin..
    thanks


    Ps o Klod me fal po spo e kuptoj s fra ke shkruar me larte ka mundesi pak me qarte please??thx
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    hey shoke dhe shoqe!!!!!!

    Eshte dicka interesante kjo qe po ndodh ne forum. Edhe pse nuk e njohim njeri-tjetrin nga afer, ka filluar te krijohet nje lloj komunikimi qe i perngjan shoqerise.
    Nuk ka asgje te keqe qe bejme polemike , vetem se duhet te shmangim kundershtimet me pasion duke mos kaluar ne sulme personale.
    Duhet te kemi te qarte se cdonjeri nga ne ka personalitetin e tij te vecante, si rrjedhim edhe mendimet qe kemi ne lidhje me shoqerine do te jene patjeter te ndryshme.
    Ne njefare menyre mendimet tona kushtezohen nga shume rrethana si psh ; familja ne te cilen jemi rritur, shoqeria qe kemi patur, edukimi shkollor etj.

    Nje ane ku do te doja te ndalesha eshte se cecili nga ne duhet ti beje vetes nje pyetje; A jemi ne gjendje te kontrollojme deshirat tona per kenaqesi fizike?
    Per te qene realiste me veten duhet ta pranojme se kjo eshte nje veti ose ane e natyres njerezore te cilen ne kemi detyren e veshtire qe ta veme ne balance.Kur them keshtu nenkuptoj qe jane disa rregulla , disa nga te cilat te pashkruara qe duhen respektuar ne qofte se kerkojme te jemi te pranueshem dhe pozitive.

    Ne radhe te pare duhet te pranojme se jemi njerez te papersosur , prandaj na duhet te luftojme shume me anet tona negative dhe kjo gje nuk mund te arrihet lehte .

    Qe te kemi sukses ne shoqeri me seksin e kundert , duhet ti veshim vetes nje personalitet pak te ndryshem nga ai qe karakterizon njerezit e botes se sotme.
    Mbase po tingelloj pak abstrakt, por kjo teme shihet nga pozicione te ndryshme, te kushtezuara nga gjendjet mendore dhe shpirterore te individeve.

  5. #45
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te gjitha jane te mundura....!Mos e harro kete..

    Por tani...jom turni trete pra mo, e kom noten para...

    S'ma kishte mare menja se do boheshim klase puntore e turnit te trete...,por nejse prape jena mirnjohsa, se ja kalojm mire...e ka ene me keq.....Refugjatllek hesapi....

    Shifna..!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e kristiana
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    9
    Pershendetje Ada

    Gjej shume interesante temen qe ti ke hapur per diskutim edhe pse ka ndodhur shpesh ne jeten e perditshme qe une ti bej vetes nje pyetje te tille.
    Personalisht mendoj qe miqesia e vertete midis nje femre dhe nje mashkulli nuk ekziston,megjithe deshiren e mire qe mund te kene te dy.
    Shume shpesh ndodh qe te jete tjetri ai qe shfaq ndjenjat e veta dhe ne ate moment te vjen keq sepse do te mbash shoqerine po te siguroj qe mund te te ndodhe dhe ty te ndjesh diçka me shume dhe te doje personi tjeter te mbaje thjesht shoqeri.
    Per mendimin tim nuk eshte aspak e çuditshme qe njerit prej te dyve ti ngjallet nje interes i tille.Duke perjashtuar dashurine me shikim te pare(tek e cila une shume pak besoj),dashuria eshte ndjenje qe lind sepse gjendesh mire me nje njeri ne çdo drejtim,ka mirekuptim dhe harmoni ne mendime dhe zgjidhjen e problemeve,po atehere çfare ka me shume nje i dashur sesa nje shok i ngushte perveç lidhjes fizike.Sa per kete te fundit,provo te puthesh nje njeri qe e mendon qe do te kete vetem shoqeri me ty,s'besoj qe do terhiqej.Kjo do te thote qe ndryshimi eshte shume i vogel dhe nese nuk ndodh apo nese asnje nga te dy nuk e ben kete hap eshte sepse mendon se tjetri nuk do.Nuk dua te them qe kjo eshte absolute po mendoj qe eshte shumica e rasteve.
    Personalisht me ka ndodhur te kem me shume shoke sesa shoqe dhe gjendesha me te vertete mire kur flisja.E vetmja arsye per shembull qe me ka bere te refuzoj kerkesen e nje personi qe konsideroja shok shume te ngushte ishte se jam e dashuruar marrezisht pas nje njeriu tjeter,jo se s'me pelqente te rrija me te.

    Te gjitha keto kane te bejne me eksperiencat e mia dhe te njerezve qe me rrethojne po e perseris nuk mendoj qe te jene absolute edhe pse shume nga jundoshta kane eksperienca te kunderta.Njehere kam degjuar nje shprehje:

    Lidhja midis nje femre dhe nje mashkulli ka gjithnje diçka erotike.

    Tani boll se fola shume,po habitem me veten.Do preferoja te lexoja akoma mendimet tuaja.
    KRISTI2000

  7. #47
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205

    Hallo Kristiana!!

    Si fillim te falenderojme per pjesemarrjen tende ketu ne kete teme dhe per shkrimin e sinqerte qe ke bere..

    Te gjitha keto qe ke shkruar jane te njejtat gjera qe me ndodhin mua dhe kjo qe the qe dikur nje shok shume i ngushte te kerkoi dashurine me ka ndodhur pak kohe me pare e po luftoj mbi kete problem dhe ishte ky problem qe me beri te hap kete teme.....

    Une jam e dashuruar shume e lumtur me personin qe kam ne krah timin dhe nuk doja nje dicka te tille por edhe nuk doja te humbja nje shok me te cilin kisha dhe me perputheshin shume mendime..
    Por nejse jeta eshte keshtu dhe ne kete moment jam si konfuze e nuk di se si te them mbi kete teme se a eksiston apo jo nje shoqeri e tille..

    Ketu kemi shume djem e shume vajza qe na kane dhene mendime e me bejne te mendoj se kjo shoqeri eksiston por kur shof jeten time te perditshme atje perjashta kam shume frike ....


    Nejse une pres pergjigjet tuaja dhe pjesemarrjen tuaj dhe respektoj cdo mendim tuaj....

    Ju faleminderit

    Me respekt Ada
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  8. #48
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ada.., te te thote klodi dicka, si vella..!

    Ti a e dashuron ate qe ke ne krahe? Kam vene re disa papjekurira tek ty ( mos mu lut kot se nuk do ti them ), qe nje femer as shoqe s'do te mund te me ishte e jo me e dashur!

    Ftilloju icik, me e sinqerte me veten!

    Me shume respekt, klodi!

  9. #49
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205

    Hallo Klod!!

    Hm .. nuk e di po si cdo njeri kam dhe une te metat e mia..

    Mbase une tek vetja nuk i shof por te tjeret i vene re dhe mire do ishte te mi thoje por nqs nuk do si te duash ..


    Une personin qe kam prane nuk e nderroj me asnje ne bote dhe kete e kam dhe e them me shume siguri ..


    Faleminderit per sygjerimin dhe do mundohem te lexoj kete teme dhe nje here me me shume kohe mbase arrij dhe vete te shof gabimet e mia por po deshe te mi thuash ne mp ose ketu do ishte me mire ..

    Thx
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Lorenco
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    UK Lodon
    Postime
    1
    Hi Ada.

    Ne bazim te experiences time une mund te them se shoqeria mjedis nje mashkulli the femre nuk ekziston. Aty mund te kete shoqeri vetem nqse ata dy persona nuk kan as 1 gje te perbashket, njeri eshte shum me i bukur se tjetri the aty nuk ka asnje lidhje kemikale, takohen rrall etj.

    Une kam pas qe te kem experience me Shqiptare dhe me te huaja.
    Te tregoj nje histori me nje shqiptare.

    Mamaja ime njofi nje shoqe ketu ne Londer, qe kishte nje vajze te moshes time. Une me ate vajzen u beme shoke dhe shoqeria jone vashdoi te rritej cdodite e me shum, ne shifeshim cdo dy dit, ashtu ishte jeta e ndertuar.
    Asnje nga ne nuk kishte te dashur por une pas pak kohesh u lidha me nje vajze dhe ajo gjithashtu me nje djale. shoqeria jone ishte shum e mire neve prap shifeshim ne te njejtin avaz the flisnim per te dashurit tane. Nga nje here kisha ndjenja per te por ngaqe une e dija se ne te dy nuk ishim per njeritjetrin heshtja. Por nue kisha deshire te pakten te kaloja nje nate me te. Nuk isha i deshperuar por si te vjetrit thone '' une posht qershise the mos te pakten ta provoj'' por kisha frike se mos do te ndikonte ne shoqerine tone the ajo ishe gjeja qe ne asnje menyr nuk doja qe te ndodhte.

    Por pas 6 muajsh shoqeri nje nate ne shtepine time po rrinim naten vone si gjithmone. Pa pritur ajo me thot tha she Loves me dhe se me ka adhuruar qe nga dita e pare qe jemi takuar.

    Gjithmone mjedis 1 vajze dhe djali ndodhet dashuri ose ndjenja seksuale nqse shifen vazdimisht the kan lidhje te aferta.

    shoqeri mund te kete por me vuajtje keshtu mendoj une.
    'Doctor,doctor i've got a problem. As soon as I've said something I immediately forget it. Can you do anything to cure me?'
    'How long have you had this problem?'
    'What problem, doctor?'

  11. #51
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    rastesisht...

    Ju keni hapur nje teme mbi te madhin dhe fatkeqin Freud!

    Seksualiteti i nendergjegjes....( po pastaj...? E vertete, e keshtu..?)

    Asnje person nuk mund te jete baza morale dhe e pervojes jetesore te dikujt tjeter! Prandaj edhe ne kete drejtim, ata qe besojne e kane me te lehte, sepse kane per model edhe baze fundamentin moral, Zotin! Dhe ne fund te fundit, ata s'kane as nevoje per eksperiencat e dikujt!

    Ceshtja eshte e thjeshte : Pamundesia per shoqeri midis sekseve te ndryshme, eshte injorance dhe kafsheri, antinatyrore dhe pike!

    Une qe ti them keto, kam te njejten veshtiresi te te mbajturit te shoqerise pas nje relate, por prape besoj ne shoqeri. Nje rast apo 100 nuk mund te merren per baze! Varet sa dashuron, si, perse! Varet ne integritetin tend personal moral! Ai/ajo qe duan prapesine ashtu edhe dashurojne, dhe e tille u ecen dashuria!

    Une psh nuk mund ta mendoj, se si do te krijoja nje shoqeri aq te afert me nje vajze, nqs une dashuroj, them dashuroj e jo bashkejetoj, me nje tjeter! Nuk kam nevoje per nje gje te tille, se dicka e tille prek dicka tjeter, zevendeson dicka tjeter! Ah nqs do te biesh nga livadhi me livadh, tjeter gje!

    Shoqeria ka vendin e vet, cakun, dhe menyren!

    Psh si do te nund ta zevedesoja une konfidencen dhe rehatine me time Me', me nje grua tjeter sado e mire dhe nenoke te jete!

    Edhe fizikisht, si do ta prekja une nje vajze pa shkuar me tutje...,pra dua te them qe ftohtesia dhe ngrhtesia kane vendin e vet, cakun ne shoqeri, nqs s'doni te kaloni ne marredhenie te tjera!

    Une njoh shume budallacka dhe trapa..(nuk mendoj per veten me superioritet)

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Nuk ju duket se doni t'e na fusni me zor ne thesin tuaj edhe ne te tjereve qe kemi shoqe dhe nuk na shkon mendja per seks me to.

    Qe ti je pervers nuk do te thote se gjithe bota eshte e tille.

  13. #53
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dhe Ada, mos u mundo ta lexosh serish ket' teme, se nuk do gjesh arsyet qe te thashe. Une te kam pare nga ti nuk e di dhe po ta thashe nuk te ndihmon!

    Zakonisht, per mendimin tim, keto lloj reagimesh vijne si zinxhir i disa vetive ne personalitet, qe si sheh dot dhe s'ndodhin ne nje moment te caktuar!

  14. #54
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Hm Klod disi kam arritur aty ku ti mendon se qendron papjekuria ime dhe mendoj se ke pak te drejte por njerez jemi e dobesira kemi per momentin por kur vijme perseri ne mend jemi me te forte se kurre e qendrojme drejt..
    Eshte si ajo puna e atyre qe duan te bejne diet e sa shohin nje embelsire nuk mund te rrine pa te ose si ai pijaneci qe ben terapi nuk them se o aq keq si ai i droguari por eshte nje moment debulese qe ke nevoje per pak pasion te ri por kur vin ne mend mendon se nuk eshte kjo qe do sepse si gjithmone dashuria e vertete fiton dhe ka shume barrikada per tu kaluar por kur eshte e vertete fiton!!!!!

    Besoj qe eshte ky apo jo????
    te pershendes dhe shpresoj te jesh turni i trete e te me kthesh pergjigje
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  15. #55
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    Thumbs up SHOQERIA MIDIS 2 SEKSEVE

    PER MENDIMIN TIM KJO SHOQERI EKZISTON........
    POR??????????????????
    NE DISA RASTE SHOQERIA KALON NE SIMPATI DHE KJO SITUATE NUK MUND TE QUHET ME SHOQERI E MIREFILLTE..MEGJTITHATE KJO NUK NDODH GJIYTHMONE PRA DUA TE THEM QE NE SHUMICEN E RASTEVE SHOQERIA ESHTE E PASTER TE PAKTEN NGA EKSPERIENCA IME..............
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  16. #56
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Fytyren e kishe pak te gjere( forme ruse fisnike) dhe bujare me dy sy te sigurte dhe te kthjellta si qielli. Prandaj ji si shqiponja, e sigurte dhe pa lekundje, nqs nuk ke arsye per tu lekundur, se edhe sinqeriteti te shoqeron dhe uroj te te mbroje!

    E mi, zbor do ti boj turnit te trete! Pse kot punoj une? Na kan marr floririn, prandaj edhe pak palle ne kuriz te punes ka lezet...sidomos kur i ke konitat!

  17. #57
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    [Ore fytyre te gjere une???

    Me thone se e kam ovale por nejse je i pari qe e nxjerr te gjere

    Syte i kam jeshil fare

    Sic e thashe dhe me pare jam njeri i cilter dhe i hapur e shume njerez gabohen e kujtojne se e ha sapunin per djathe sepse bej kaihere naiven se sdu me e zgjat fort kur me thone nai gje keshtu se me fillu me u zen se kam per zakon sepse jam shume sensibel dhe pas zenjes jam une qe jam keq me mire jam per paqen si i thone ata englezt mo se anglishten e qaj..

    make love not wor
    te salutoj Ada



    Faleminderit per pjesemarrjen Bayern cdo mendim eshte per ne i rendesishem :-)
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  18. #58
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ah c'me kujtove Sillon kur e pyeti Xha Brahon: Po mire, ja sivjet sa djathe ke marre? Plot o-thote Brahoja-...., tashti..kemi nje nje vit qe se kemi pare, por kur del..., edhe marrim!

    Persemos ta hante i shkreti sapunin jo per djathe por ne vend te djathit?

    Who doesnt fight, he/she doesnt love!

    Shih gabimet e tua, kjo ka rendesi, e jo c'te thone te tjeret per gabimet e tua!

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e eltian(g)
    Anëtarësuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    5
    Ciao te gjitheve une sapo lexova mendimin e njerit prej jush ku thuhej: "prishja e shoqerise mes nje djali dhe nje vajze per tu bere ata te dy diçka me shume se vetem shok, do te thote ne njefare menyre prishjen e shoqerise jo vetem te tyren por edhe prishjen dhe ndarjen paksa te gjithe grupit ku ata te dy(vajza dhe djali) benin pjese.Une per eksperience personale them dhe me bindje te plote se kjo ndodh vetem ku vete ata(çifti)i largohen pak e nga pak grupit te zakonshem qe rrinin,sepse nese ata vazhdojne te frekuentojne shoqerine e meparshme sikur ka ndodhur kur ata te dy s'ishin çift,atehere nuk ka pse grupi te ndahet.
    Edhe nje gje tjeter: s'diskutohet qe nje çift paksa do shkeputet nga gjithe te tjerat(se edhe mardhenit kane ndryshuar)por kjo shkeputje nuk duhet te marri permasa te medha,aq sa Nje Shoqeri e Re(shoqeria e gjetur nga lidhja me dike;se e dime qe kur lidhesh me nje person kjo do te thote te njohesh shume persona te rinj)Te mos behet per ty me e rendsishme se ajo e Vjetra....
    Per mua nuk ka ndodhur keshtu dhe jam shume e kenaqur....

    ciao

    P.S ika tani te mesoj.................

  20. #60
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Eltian(g) thx per mendimin tend

    Por nuk na the mbi temen a eksiston nje shoqeri pra mes femres dhe mashkullit??

    Cili eshte mendimi yt?

    ciao
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •