Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443

    Prishtinë Nesër Protestë Gjithëpopullore

    Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje edhe të studentëve dhe organizatave tjera joqeveritare nesër organizojnë protestë gjithëpopullore kundër arrestimeve të fundit ish- ushtarëve të UÇK-së nga policia e EULEX-it. ...
    Postuar: 03:45:17 / 28.03.2011
    Organizuesit e protestës kanë thënë se veprimet e EULEX-it po i kontribuojnë destabilitetit në Kosovë dhe rajon.
    Protesta gjithëpopullore në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare do të fillon nesër në ora 12.00 në Prishtinë dhe në mbështetje të shoqatave të luftës janë dal edhe Parlamenti Studentor i UP-së dhe rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim” që numëron rreth 200 organizata...
    BAC, SU KRY

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se euleksi .. arreston.. persona qe gjat apo pas luftes kan rrahur apo vrare luftetare apo katuindare apo qytetare apo intelektuale shqiptare.. athere krejt keta demonstrues jan lahpera.. nga i pari tek i fundit.. jan flliqana qe perkrahin e kan perkrahur vrasjet e pabesa..


    ne se euleksi arreston luftare pse kan dal me luftue kunder serbise athere kta protestuesit jan atdhetare..

    a ban me dit se cfar shkruajn akuzat e euleksit?

    kini ndoj kopje?

    se dilni shum nuk do me than asgje..

    mund te jeni dhe 1 milion e ne se dilni per nji ceshtje te padrejte..pra me mbrojt flilqana nga ata qe kan vra drina e sabahete.. athere krejt jini m.uta..

    mund te dali dhe 1 vetem ne nji protest e mund ta ket te drejte..

    pra.. sillini akuzat e euleksit..


    mundesisht fotokopje.. ti lexojme..

  3. #3
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Aty do te jemi!
    Kombi mbi të gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Tte gjith protest deri sate lirohen profetet e kombit shqiptar

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    edhe shkite ne mitrovice sikurse muharrem xhemajli po kerkokan te njejten gje ndaj euleksit!
    interesant ne te njejtat vale a edhe si 'rastesi' ne te njejten kohe a!

    Mitrovicë, 30 mars -Serbët në veri të Mitrovicës thonë se kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me policinë e Bashkimit Evropian. Ata fajësojnë EULEX-in për mbështetjen e “autoriteteve shqiptare në rajonin e mbizotëruar nga serbët”.
    Në një vendim të miratuar të martën, përfaqësuesit serbë paralajmërojnë se nuk do të bashkëpunojnë as me paqeruajtësit e KFOR-it dhe Agjencinë e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar.
    Zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton, tha se ky veprim nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve dhe të policisë së BE-së, njofton REL.
    Vendimi megjithatë vlerësohet të jetë një pengesë në përpjekjet ndërkombëtare për të shtrirë kontrollin në gjithë territorin e vendit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    EULEX: Nuk jemi në garë bukurie
    30-03-2011 11:58 CET

    Ne jemi mision për sundim të ligjit dhe na duhet ta vazhdojmë mandatin tonë. Kështu ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes për EUObserver. Ajo ka thënë gjithashtu se puna e këtij misioni në ndjekjen e të dyshuarve për krime lufte nuk do të ndalet pavarësisht protestave.

    “Ne jemi misioni për sundim të ligjit dhe na duhet ta vazhdojmë mandatin tonë. Kemi fuqi ekzekutive mbi rastet e krimeve të luftës, prandaj na duhet t’i kryejmë detyrat tona. Kjo nuk është një garë bukurie. Jemi këtu për çështje serioze”, ka thënë Herodes, duke shtuar se “ne e respektojmë lirinë e të shprehurit si dhe të drejtën e tyre për të protestuar”.

    Reagimet e Herodes vijnë pas protestës së dytë masive kundër EULEX-it që mbajtur në Prishtinë ditën e martë ku protestuesit mbanin në duar “Lironi Ushtarët e Lirisë” dhe “EULEX largohu”.

    Misioni i BE-së, EULEX, ka nisur një hetim “preliminar” për akuzat e bëra nga Këshilli i Evropës ndaj kryeministrit Hashim Thaçi se ka qenë pjesë e një rrjeti trafikues të organeve të serbëve në vitet e ‘90-ta.

    Herodes tha se nuk ka ndonjë kornizë kohore për nisjen e hetimit zyrtar. Ajo theksoi se EULEX-i ka një program për mbrojtjen e dëshmitarëve të cilët mund të ofrojnë dëshmi.

    Një zyrtar i BE-së, i cili kërkoi ë mbetej anonim, ka krahasuar procesin e tanishëm në Kosovë me gjykimet e Nurembergut në Gjermanin e pas Luftës së Dytë Botërore.

    Sa i përket prezencës së EULEX-it në veri të Kosovës, Herodes ka thënë se policët atje janë 24 në ditë dhe ende “janë të përkushtuar të punojnë atje”.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •