Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 65 prej 65
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Debiii
    Anėtarėsuar
    07-11-2013
    Postime
    18

    Pėr: Viktor Hygo (victor hugo)

    Meqė mbi kupėn tėnde kam puqur buzėt sot,
    Meqė ballin e zbehtė te duart tua e sjell,
    Meqė nga shpirti yt ndonjėherė jam mbushur plot
    Me frymė tė ėmbėl, njė parfum me hije i pėshtjell.

    Meqė kam dėgjuar fjalė, qė m“i thoshe aq shpesh,
    Ku zemra misterioze derdhej si puhi,
    Meqė kam parė si qan, kam parė si buzėqesh,
    Gojėn tėnde mbi timen dua , sytė e tu mbi tė mitė.

    _Viktor Hygo

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Debiii pėr postimin:

    Mr-Bledi (22-11-2013)

  3. #62
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Viktor Hygo (victor hugo)

    Viktor Hygo: Dashnori

    30 Mars 2014 | : Kulturė | Autor: Alda Bardhyli

    Victor-Hugo“Kur dy shpirtra qė kanė kėrkuar njėri-tjetrin, sado gjatė tė kenė ndenjur me turmėn, e gjejnė mė nė fund njėri-tjetrin… Njė bashkim i flaktė dhe i pastėr, i tyre nis nė tokė dhe vazhdon pėrgjithmonė nė Parajsė. Ky bashkim ėshtė dashuri, dashuri e vėrtetė, njė fe qė sfidon tė dashuruarin, jeta e tė cilit vjen nga pėrkushtimi dhe pasioni, pėr tė cilat sakrificat mė tė mėdha janė kėnaqėsitė mė tė ėmbla. Kjo ėshtė dashuria qė ti frymėzon brenda meje… Shpirti yt ėshtė bėrė pėr t’u dashur me pastėrtinė dhe pasionin e engjėjve, por ndoshta ai mund tė dashurojė veē njė engjėll tjetėr e nė kėtė rast duhet tė dridhem me mirėkuptim…”. Ishte mbrėmje e vitit 1821, kur njė djalosh i ri francez, nė dhomėn e tij tė mbushur me plot libra, i shkruante kėtė letėr, Adele Foucher, vajzės qė jetonte vetėm disa metra larg apartamentit tė tij. Sytė e saj ishin tė zinj, ndėrsa flokėt e gjatė mbi supe. Viktor Hygo e sillte kaq herė nė mendje imazhin e saj, teksa pėrpiqej tė shkruante mbi letėr. Vetėm Adele, ecja e saj nė rrugėt e mbushura plot erė tė Parisit, i shfaqesh mbi letėr. “Mė duket se ajo ēfarė ndiej nuk ėshtė tokėsore. Ende nuk mund ta kuptoj kėtė parajsė pa re…”, shkruan ai. Djaloshi i pashėm qė kishte nisur tė botonte shkrimet e para nė revistat e kohės, ndihej mė i sigurt t’ia shprehte dashurinė Adele-s pėrmes letrash. 200 letra ai i shkroi asaj, letra ku flet pėr padurimin e zemrės, librat qė kishte dėshirė tė shkruante, Francėn, apo mendimin e kohės. Kjo vajzė qė ecte lehtė dhe qė i pėlqente leximi, do tė kthehej nė frymėzim pėr dhjetėra libra qė ai shkroi mė vonė. Por marrėdhėnia e tyre nuk qe e lehtė qė nė fillim. Dhe pse jeton shumė pranė njėri-tjetrit, pasi ishin komshinj, mamaja e Hygoit nuk ishte dakord pėr kėtė lidhje. Ajo donte qė i biri tė martohej me njė vajzė tė shtresės mė tė lartė, tė denjė pėr familjen Hygo. “Ti mund tė bėsh gjithēka me mua dhe nesėr do jem i vdekur, nėse tingujt e ėmbėl tė zėrit tėnd, prekja e butė e buzėve tė tua tė adhuruara, nuk mjaftojnė pėr tė sjellė sėrish nė jetė trupin tim. Me ē’ndjenja tė ndryshme nė krahasim me tė djeshmet do tė fle sonte! Dje, Adele nuk besoja mė nė dashurinė tėnde. Ora e vdekjes do tė kishte qenė e mirėpritur pėr mua. Dhe, sėrish i thashė vetes: nėse ėshtė e vėrtetė qė ajo nuk mė do, nėse asgjė e imja nuk e meriton bekimin e dashurisė sė saj, pa tė cilin jeta nuk ka mė hijeshi, a ėshtė kjo arsye pėr tė vdekur? A ekzistoj unė pėr lumturinė time vetjake? Jo e gjithė ekzistenca ime i kushtohet asaj dhe pavarėsisht nga ajo. E, me ē’tė drejtė duhej tė guxoja tė fitoja dashurinė e saj? A jam unė, atėherė mė shumė engjėll apo perėndi? E dua vėrtet dhe jam gati tė sakrifikoj gjithēka me kėnaqėsi pėr hir tė saj, gjithēka edhe me shpresėn qė ajo tė mė dojė. Nuk ka pėrkushtim, qė nuk do t’ia falja asaj pėr njė buzėqeshje, pėr njė shikim. Por, a do tė mund tė bėja ndryshe? A nuk ėshtė ajo qėllimi i vetėm i jetės sime?

    Gjithēka qė zemra e tij pulsoi pėr kėtė grua, Hygo i pėrshkroi nė letrat qė ia shkroi ēdo mbrėmje. Orėt e para tė takimeve me tė, janė manuale dashurie, nė rrėfimet e tij. “Pra, ėshtė e vėrtetė qė mė dashuron Adele? Mė thuaj, a mund tė besoj kėtė ide magjepsėse? A nuk mendoj se mund tė pėrfundoj i ēmendur nga gėzimi nėse do tė mund tė kaloj gjithė jetėn time nė kėmbėt e tua, i sigurt se do tė adhurosh po aq sa tė adhuroj unė ty? Ah, letra jote mė ka rikthyer me lumturi paqen. Njė mijė falėnderime Adelė, engjėlli im i dashur! Nėse mė dashuron mund ta lėshoj veten para teje si para njė perėndeshe”, i shkruante ai. Adele dhe Viktor lidhėn kurorė pas vdekjes sė nėnės sė tij dhe patėn 5 fėmijė. Zakoni i letrave vazhdoi dhe kur ajo ishte ēdo mbrėmje pėrkrah tij. “Kisha menduar se kufiri mė i skajshėm i pėrkushtimit tim do tė ishte vetėm sakrifikimi i jetės sime; por ti, dashuria ime bujare, ishte gati tė sakrifikoje edhe prehjen tėnde tė pėrjetshme. Ke pasur privilegjin tė marrėsh ēdo dhuratė tė natyrės ke edhe forcė edhe lot. Kalimi i menjėhershėm nga dorėzimi i trishtė nė lumturinė e pafund, dukej se mė mėrziti. Edhe pse tani jam pranė vetes, ndonjėherė dridhem nga frika se mos papritur zgjohem nga kjo ėndėrr hyjnore. Ah, tani je e imja! Mė nė fund je e imja! Sė shpejti pas pak muajsh ndoshta engjėlli im do tė flejė nė krahėt e mi, do tė zgjohet nė krahėt e mi e do tė jetojė aty”, shkruante Hygo. Kur i duhej tė udhėtonte larg shtėpisė, ai i dėrgonte tė puthura te flokėt. Por kohėt e arta tė kėsaj martese qė Hygo e kishte ėndėrruar aq shumė, do tė veniteshin nga vitet. Vetėm dhjetė vjet mė vonė Adelė, tashmė i kishte kaluar tė 30-tat, do tė dashurohet me kritikun dhe mikun e ngushtė tė tė shoqit Sainte-Beuve. Kjo lidhje do tė linte gjurmė mė pas te shkrimtari, i cili pas ndarjes me tė shoqen nuk do tė gjejė asnjėherė paqe nė jetėn sentimentale. Ai jeton njė lidhje dashurie me aktoren Juliette Drouet. Pėr pesė vite ata udhėtuan bashkė nė vende tė ndryshme nė Europė, tė cilat e frymėzuan Hygoin pėr tė shkruar. Ndryshe nga letrat pėr Adele, letrat drejtuar kėsaj gruaje ishin mė pasionante. Nga dashuria djaloshare, tashmė ai ishte njė burrė qė kėrkonte mė shumė te njė grua. Dhe Juliette e dashuronte atė, pėr gjithēka qė ai kishte. Biografėt e Hygoit i shohin letrat e shkruara prej saj si njė mėnyrė pėr tė kuptuar dhe filozofinė qė udhėhoqi prozėn e tij. Por kjo lidhje nuk e pengoi Hygoin, tė kishte lidhje tė tjera dashurore. Leonie Biard ėshtė njė tjetėr grua, qė ngacmoi zemrėn e shkrimtarit. Lidhja e tyre ėshtė pėrfolur nė Francėn e atyre viteve, pasi tė dy ishin tė martuar. Alice Ozy ishte njė tjetėr pasion i madh i shkrimtarit. Ēifti kishte gjetur pėrsosjen erotike nė lidhjen e tyre. Pėr disa vite ata takoheshin ēdo javė me njėri-tjetrin. Lidhja u bė e pashmangshme pėr shkrimtarin, i cili gjente te kjo grua gjithė fantazitė e tij prej burri. Shkrimtari qė ka lėnė pas njė kryevepėr si “Tė mjerėt” ishte njė burrė qė gjithė jetėn kėrkoi dashurinė, atė ēfarė humbi kur Adele iku pėrgjithmonė nga shtėpia qė ndanin bashkė prej vitesh. Format qė ai gjeti ishin tė ndryshme dhe shpesh e lėnduan, zhgėnjyen, por ai nuk u dorėzua, as atėherė kur emri i tij pėrbėnte problem pėr ligjet e kohės, qė ndalonin lidhjet jashtėmartesore. “Nėse gjithė ekzistenca ime nuk do tė ishte e jotja, harmonia e qenies sime do tė kishte humbur, dhe unė, me siguri do tė kisha vdekur nė mėnyrė tė pashmangshme”, i shkruante ai dikur, Adele.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...hygo-dashnori/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    161

    Pėr: Viktor Hygo (victor hugo)

    desha te di pervec librave te mjeret, viti 93, njeriu qe qesh, katedraja a ka edhe libra te tjere ne shqip te hugoit si napoleoni i vogel, punetoret e detit, djemte e mi, historia e nje krimi etj. Une kam pare ne tirane nja dy vende dhe nuk kam par tjera pervec atyre qe permenda ne fillim

  5. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2015
    Postime
    5

    Pėr: Viktor Hygo (victor hugo)

    desha t ju bej nje pyetje meqenese po flisnit per hugoin.Si thoni ju-C'qendrim kishte ai kunder ngjarjes me te madhe qe dendur e ne menyren me masive e shohim ne shkrimet e tij-REVULOCIONIN FRANCEZ ?valle e mbronte ai kete kryengritje te pegjakshme te udhehequr nga marati e dantoni e robespieri,apo jo???

  6. #65
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Viktor Hygo (victor hugo)

    (Viti '93)

    Ne piskun e perleshjeve, kur fshataret sulmonin katroret e republikaneve, ne qofte se hasnin ne fushen e betejes nje kryq ose nje kishez, te gjithe binin ne gjunje dhe benin lutje nen bresherine e plumbave, kur mbaronin uraten, ata qe meteshin ngriheshin perseri dhe turreshin mbi armikun. Meet, ēfare viganesh? Ata i mushnin dyfeket duke vrapuar; per kete ishin te vetmit. Ata e besonin ēdo gje qe u thuhej; prifterinjte u tregonin atyre te tjere prifterinj, te cileve ua kishin skuqur qafen me nje spango te shtrenguar dhe u thoshin: Keta jane te gijotinuar qe jane ngjallur perseri. Ata kishin edhe damarin e tyre kavaleresk; ata i bene nderime Feskut, nje flamurmbajtesi republikan, qe ungrit nen goditjet e shpatave dhe nuk e leshoj qe nuk e leshoj flamurin nga duart. Keta fshatare dinin edhe te thernin me talljet e tyre, ata i quanin prifterinjte e martuara republikane "te pabreket qe kane mbetur pa breke". Ne krye ata filluan te kishin frike nga topat; pastaj u turren siper tyre me shkopinj, dhe zune shume asish. Ata zune se pari nje top te bukur, qe e pagezuan me emrin Misionari; pastaj nje tjeter te kohes se luftrave katolike dhe ku ishin gdhendur armet e Risheljejt dhe nje figure e Virgjireshes; ia vune emrin Marie-Zhane; kur moren Fontenejin, ata e humben Marie-Zhanen rreth se ciles rane pa u bere syri terr gjashteqind fshatare; pastaj e moren perseri Fontenejin me qellim qe te rimerrnin Marie.Zhanen, dhe e sollen nen flamurin me lule zambaku, duke e mbuluar me lule dhe duke i bere grate qe ta puthnin kudo qe kalonin.
    *****
    Fshataret ngelnin prapa e vonoheshin se plaēkitnin. Keta njerez te perendise ishin vjedhes. Te egrit kane vese te keqia. Kjo eshte pika e dobet ku i kap me vone qyteterimi.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •