Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    PS, aleancë me nostalgjikët e Enverit

    PS, aleancë me nostalgjikët e Enverit

    Partia e Punës e Shqipërisë së Riorganizuar është një nga 23 partitë që i është bashkuar koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 8 majit. Si pak parti të tjera PPSHR ka një faqe mjaft të pasur në internet. Sapo klikon në adresën http:www.ppshr.webs.com del një fotografi e Enver Hoxhës dhe në krah të saj një takim i PPSHR-së ku është duke folur kryetari i kësaj partie Marko Dajti.
    Ndërkohë në krahun e majtë të fotografisë së ish diktatorit lexohet postulati “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni. Një tjetër botë është e nevojshme me paqe dhe miqësi. PPSHR”.
    Më poshtë faqja e internetit na bën të ditur se jemi vizitori nr. 2738 që e kemi klikuar. Në të njëjtën kohë siti është mjaft i mirëmbajtur dhe i pasuruar me shumë informacione. Nëse klikoni në rubrikën ‘fotografi’ pasqyrohen aktivitetet e partisë nga viti 2008 e më pas dhe në qendër të tyre janë disa foto të kryetarit të partisë, Marko Dajti me djalin e madh të Enverit, Ilir Hoxhën. Gazeta “Bashkimi” është një tjetër hapësirë ku mund të klikohet dhe të lexohen tetë numrat e fundit të saj. Në njërin prej tyre është botuar një fotografi e Marko Dajtit me bashkëshorten e Enver Hoxhës, Nexhmijen. Aleati më i ri i Edi Ramës, Marko Dajti tregon marrëveshjen me PS për zgjedhjet lokale.


    Zoti Dajti, ju sapo keni nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me koalicionin e majtë. Keni rënë dakord për bashkëpunim në komuna e bashki apo vetëm për këshilltarë?
    Jo vetëm për këshilltarë kemi rënë dakord dhe presim të marrim rezultatin që meritojmë, dhe që është i pritshëm për ne dhe të dimë se sa vota kemi në të gjitha Shqipërinë. Ne, kësaj radhe, do të mësojmë se sa vota kemi realisht në të gjithë vendin, sepse nuk janë bërë ndonjëherë votime ku të kemi numëruar votat vetë. Gjithmonë na i kanë numëruar të tjerët dhe na i kanë marrë.
    Do të keni mbështetje për këshilltarët?
    Ne nuk kemi kërkuar vota për këshilltarët, por kërkuam numërimin e votave me korrektësi, do të kemi vëzhguesit tanë në çdo vendnumërimi të votave. Ne do të votojmë për kryetarin e PS-së në komunat dhe bashkitë dhe për këshilltarët tanë. Kjo është ajo që kemi rënë dakord.
    Sa anëtarë dhe mbështetës keni në të gjithë vendin?
    Ne kemi bërë një sondazh dhe do të bëjmë punë intensive gjatë gjithë këtij muaji në propagandimin e programit të PPSHr-ë, duke u thënë njerëzve që jemi në aleancë me PS-në, shpresojmë që të arrijmë një rezultat të kënaqshëm, dhe do të isha i lumtur që në të gjitha ato vende që konkurrojmë, në 90% të tyre, të dalim parti e tretë në koalicion.
    Sa është anëtarësia juaj?
    Ne kemi rreth 4200 anëtarë në të gjithë vendin.
    Para se të nënshkruanit këtë marrëveshje, keni kontaktuar vetë me zotin Rama, apo me sekretarët e tjerë të PS-së?
    Unë jam ftuar nga PS-ja, nga koordinatori i PS-së, zoti Ndre Legisi, kemi biseduar dhe me zotin Rama dhe me partitë e tjera bashkarisht për këtë bashkëpunim.
    Jo në pak raste, zoti Rama është deklaruar për t’u shkëputur përfundimisht nga periudha komuniste dhe ish-Partia e Punës..
    Ne duhet të na llogarisin të gjithë. Jemi parti që kemi qenë për 50-vjet në pushtet dhe këtë s’duhet ta harrojë asnjë. Duam, s’duam ne, me të mirat dhe të këqijat që PPSH-ja ka pasur, kjo parti ka bërë edhe të mira dhe me këtë sy duhet parë.
    Hapja e fushatës elektorale e 2009 nga koalicioni i majtë kishte në qendër shkëputjen nga periudha e Partisë së Punës, madje kishte pamje edhe të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ndërsa ju e keni në sloganin tuaj ish-udhëheqësin komunist. Ju ve në siklet kjo gjë?
    Për mendimin tim ajo ceremoni dhe rrëzimi i bustit ishte një nxitim i Edi Ramës. Ju e mbani mend shumë mirë që në 2009 ata na përjashtuan dhe nga zgjedhjet dhe pse ishim regjistruar. Kjo ishte dhe një arsye e disfatës që pësoi PS-ja në zgjedhjet e 2009. Mendoj se kjo i përket së shkuarës. Ne jemi të majtë dhe mendojmë se duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Shoku Enver ka thënë “bashkimi bën fuqinë”.
    Fakti që jeni në një koalicion me ish-të përndjekur politikë, Kurt Kolën, Spartak Ngjelën, përbën ndonjë shqetësim për ju?
    Ata s’përbëjnë asnjë shqetësim për ne. Ata kanë bërë një gabim, e kanë shlyer dhe janë dëmshpërblyer për atë që iu është bërë. PPSHr-ja është për t’i riparë këto dënime, për ata që janë dënuar kot dhe jemi të gatshëm t’i kërkojmë edhe falje për këtë dënim. Por jo të dëmshpërblehen ata që janë dënuar se kanë punuar kundër atdheut, apo një hajdut i rëndomtë të dëmshpërblehet. Kjo duhet ndarë.
    Në faqen tuaj të internetit, ju dukeni shumë të organizuar, më shumë edhe se partitë më të reja, madje keni dhe gazetën tuaj. Ju keni foto dhe me djalin e ish-udhëheqësit komunist, Ilir Hoxhën. Ai është anëtar i partisë suaj?
    Iliri është simpatizant i PPSHr-së, sepse është partia e babait të tij, por është dhe mik imi i ngushtë.


    Hysni Milloshi: PS na ka vjedhur votat

    Kreu i Partisë Komuniste shqiptare, Hysni Milloshi, tha dje se nuk do të bashkëpunojë asnjëherë me PS-në. “Ne nuk kemi asnjë bashkëpunim me PS-në. Është absurde sepse pranohet në koalicionin e PS-së një parti që ka në përbërjen e saj ish-figura të larta të PPSH-së, ish-anëtarë të byrosë politike dhe nuk pranohet partia komuniste që s’ka asnjë figurë të tillë. Përjashtimi nga koalicioni ne na bën nder, sepse nuk jemi në një bashkim partish ku nuk merret vesh kush është i majtë dhe kush është i djathtë. Do të kishim telashe më vonë me këtë gjë. Me këtë gjë PS-ja tregoi fytyrën e saj, ne kurrë nuk mundet të bashkëpunojmë më me Partinë Socialiste. Ajo me ne është sjellë në mënyrën më naziste, gjithmonë kemi marrë mbi 12 mijë vota, sepse na i ka vjedhur PS-ja. Në këtë koalicion partia komuniste do të dilte e treta ose e katërta. Ne nuk do të votojmë asnjë kandidat të PS-së. Të lutem shumë, për kë të votojmë?”, u shpreh Milloshi. Sipas tij, PS-ja ka luajtur me votat e PKSH-së, por në këto zgjedhje kjo nuk do të ndodhë.

    Astrit Lumezi - Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Hajde parti hajde, as nje faqe tamam nuk bejn dot. Turp per PS qe per 100 vota fut ne koalicion edhe mbeturina te tilla. Nuk pyesin partitet ne Shqiperi per asgje kur eshte puna per vota, behen miq me kedo, komunistin, serbin, grekun.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuku eshte ndonje gje e re qo..

    edvinua eshte krietari i gjith degzimeve enveroiste..pamvaresisht cfar ëmri mbajn..

    gjithmon keto partit hysni milloshiste muho asllaniste e ki nashti mark leshi.. kte pun kan bere .. punen e ps-se.

    le se cthon se gjoja jan te inatosur..

    vjet takova nje antar biroje.. nga ata te biros se ppsh-se dhe me tha troc.. jemi me edvinin.. tashi sa u ktheva tha nga zonat e mija.. ( zonat ku ai ka origjinen e ku i njeh mire katundaret andej..) e tha nuku lash katund e der katundi pa trokollitur tha.. qe te votojn edvinon..

    kte pun ka bere dhe hysni milloshi..

    shum kohe para 97 tes hysni milloshi organizonte celulat enveriste ne vlore e rrethine..
    dhe kur plasi atje ..u pa qarte se pikerisht celulat enveriste ishin shtyllat e revolucionit qosist caush-zabito hysni kapoist.. .. e ai revolucion ri-solli ne pushtet.. nomenklaturen khmer rruzhe stalinoiste enveriste..pra PS-ne..

    dhe ne 21 janar ata kan punuar.,..

    nuku vate edvinua te gjej robert perlekat e alekso ziveret..
    ja keta milloshiste e fshatrave e lagjeve i psonisin keta m.uter.. qe i pam te rrahin shtetin ne 21 janar..

    e mir ja bene.. kti shteti qe i le te livadhisin polpotistet..


    po dhe partia meme mir u a beri ziverave..
    i solli me otopuz e pastaj i beri copa mishi.. se ashtu i duheshin partise.. ca qelbaniker te vrare..


    .

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    ...

    Hysni Milloshi: PS na ka vjedhur votat

    Kreu i Partisë Komuniste shqiptare, Hysni Milloshi, tha dje se nuk do të bashkëpunojë asnjëherë me PS-në. “Ne nuk kemi asnjë bashkëpunim me PS-në. Është absurde sepse pranohet në koalicionin e PS-së një parti që ka në përbërjen e saj ish-figura të larta të PPSH-së, ish-anëtarë të byrosë politike dhe nuk pranohet partia komuniste që s’ka asnjë figurë të tillë. Përjashtimi nga koalicioni ne na bën nder, sepse nuk jemi në një bashkim partish ku nuk merret vesh kush është i majtë dhe kush është i djathtë. Do të kishim telashe më vonë me këtë gjë. Me këtë gjë PS-ja tregoi fytyrën e saj, ne kurrë nuk mundet të bashkëpunojmë më me Partinë Socialiste. Ajo me ne është sjellë në mënyrën më naziste, gjithmonë kemi marrë mbi 12 mijë vota, sepse na i ka vjedhur PS-ja. Në këtë koalicion partia komuniste do të dilte e treta ose e katërta. Ne nuk do të votojmë asnjë kandidat të PS-së. Të lutem shumë, për kë të votojmë?”, u shpreh Milloshi. Sipas tij, PS-ja ka luajtur me votat e PKSH-së, por në këto zgjedhje kjo nuk do të ndodhë.

    Astrit Lumezi - Panorama
    Husniu, sic duket, po na u bashkoka me Saliun, per baraspeshe.

    Nen hyqmin e Saliut, Ilir Meta paska bere pune te mire me komunistet e nahijes se vet.

    C'vete, ore, c'vete!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •