Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Tiranë, atentat kundër “Tan Leprit”, Dritan Avllaj

    Top Channel

    24/03/2011 22:45

    Plagoset me armë zjarri pranë tregut elektrik në Tiranë, shtetasi Dritan Avllaj, i njohur ndryshe edhe si Tan Lepri, emri i të cilit është lakuar nga politika pak muaj më parë.

    Avllaj është qëlluar nga dy persona të cilët ndodheshin në një motor rreth orës 22:00. Mësohet se në momentin që është qëlluar kundër tij Avllaj ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër.

    Burimet policore njoftojnë se Avllaj ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

    Ende nuk dihet autorësia dhe shkaqet e atentatit ndaj Avllajt. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e saj.

    Muaj më parë, Dritan Avllaj është përmendur nga politika për afera korruptive me lejet e ndërtimit në Tiranë, akuza këto që përfunduan deri në dyert e prokurorisë.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-03-2011 më 13:19

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ndërkoh që Edvin Rama ishte në "Top Story", për të shpallur rikandidimin për herë të katërt, miku i tij më i ngushtë dhe njëkohësisht miku i Ina Ramës, qëllohet me dy plumba dhe vritet (kjo nga këndvështrimi i atentatorëve).

    Filloi lufta (me plot kuptimin e fjales) tek grupet mafioze në PS.

    Grupi kundërshtar i Ramës (jo kundershtar politik, por në biznese ilegale) vendosi që të ekzekutoj krahun e djathtë te Ramës, i vetmi qe nuk eshte deputet (sepse nuk desh vet te behej deputet), për ti derguar nje mesazh Rames dhe per te mos i lene atij shans qe t`ja hedh fajin Saliut.


    Pushka top çunat e bllokut.
    Ishalla nuk ju gjen 8 Mai, asnjërin prej jush.


  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kushedi pse i kane ngjitur nofken "leper" Ti antimafia je i brendshem prandaj i njef mire miqte te kujt jane e te kujt s'jane . Jemi ne pritje te atentateve te tjera
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    Si ka ardhur koha o zot. Te diskutohet nje halabak si Tan Lepri qe vinte era perc dhe nje zhgarravine qe si fliste njeri me goje. Madje na e paskan propozuar edhe per deputet. Shqiperia me te vertete eshte vend i paradokseve.

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ke kane propozuar per deputet ? Leprin?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po kriminelet skane drejte mandati apo jo
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7

    Shqiperia Vete Mban Era Perc

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Si ka ardhur koha o zot. Te diskutohet nje halabak si Tan Lepri qe vinte era perc dhe nje zhgarravine qe si fliste njeri me goje. Madje na e paskan propozuar edhe per deputet. Shqiperia me te vertete eshte vend i paradokseve.
    ..E FILLUAM ME SHPRESA DHE ENERGJI TE MEDHAJA NE 1991.

    ..DHE TANI MBAS 20-VJETESH...PRAP FYTYRA E MALOKUT NA DEL NE ENDERR.


    ..
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  8. #8
    Kujt i behet vone per malokun (nuk e di per ke e fjalen). Une te flas per leprin qe ishte nje morracak qe ngjiteshe si butak me demek me kriju shoqeri me grupe te nje niveli komplet tjeter qe te kishte ndonje rast me noi femer. E sot, keta tipa permenden gazetave si personazhe kryesore biznesi madje edhe politike. Te vjen peshtire kur e mendon.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    atentatoret duhen gjetur e gjithashtu nxitesi.. e te sqarohen gjerat..

    der ather te mos bejm hamendje..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Ndërkoh që Edvin Rama ishte në "Top Story", për të shpallur rikandidimin për herë të katërt, miku i tij më i ngushtë dhe njëkohësisht miku i Ina Ramës, qëllohet me dy plumba dhe vritet (kjo nga këndvështrimi i atentatorëve).

    Filloi lufta (me plot kuptimin e fjales) tek grupet mafioze në PS.

    Grupi kundërshtar i Ramës (jo kundershtar politik, por në biznese ilegale) vendosi që të ekzekutoj krahun e djathtë te Ramës, i vetmi qe nuk eshte deputet (sepse nuk desh vet te behej deputet), për ti derguar nje mesazh Rames dhe per te mos i lene atij shans qe t`ja hedh fajin Saliut.

    hengshin koken e njeri tjetrit aman .... pune kriminelash ....

    ore ki Tanua i Lepurave sikur kishte financuar edhe fushaten e Tacit te Hashimeve ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  11. #11
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Mafia e ndertimit , pjese e kupoles mafioze te Edi Rames , lajne hesapet me njeri tjetrin . Tan lepurushi kishte marre makine te blinduar per arsye qe ai vet e ka menduar si njeri i lidhur me kupolen mafioze ,mund te eliminohet fizikisht .
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Atentat Tan Leprit, shoferi: Qëlluan dy veta me motor

    Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri, mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në një atentat nga dy persona me skafandër që lëviznin me motor.Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15, në afërsi të Tregut Elektrik, në kryeqytet, kur Avllaj sapo kishte dalë nga një lokal ku ishte duke darkuar. Burime nga policia thanë se dy persona, mesa duket i kishin zënë pritë dhe sapo “shënjestra” e tyre ka hipur në makinë, kanë nxituar që të qëllojnë në drejtim të tij. Mësohet se makina tip “Mercedez”, drejtohej nga shoferi, ndërsa Dritan Avllaj ka qenë i ulur në sediljen e pasme të makinës. Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, duke u nisur edhe nga deklarimet e drejtuesit të mjetit, autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona me skafandra në kokë, të cilët kanë qenë duke lëvizur me motor dhe nuk janë identifikuar ende. Gjithashtu, ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, të paktën derisa grupi hetimor të marrë një version edhe nga i plagosuri, sapo mjekët të lejojnë oficerët e policisë që ta marrin në pyetje. Mbrëmë gjatë gjithë natës, drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe oficerët e grupit hetimor kanë qenë në gatishmëri për të pritur dëshminë e Dritan Avllajt, në mënyrë që të ndërtojnë edhe pistat e para të hetimit.

    Atentati
    Rreth orës 22:15, makina ende nuk kishte lëvizur nga vendi ku ishte e parkuar, kur motori në të cilin ndodheshin dy persona është afruar tek xhami i sediljes së pasme dhe njëri nga personat ka qëlluar 6 herë me pistoletë në drejtim të Dritan Avllajt. Policia konfirmoi se vetëm një nga plumbat ka goditur në shpatullën e majtë Avllajn, i cili, pas ndërhyrjes kirurgjikale, e ka kaluar rrezikun për jetën. Grupi hetimor i mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka gjetur brenda makinës gjashtë gëzhoja që dyshohet se i përkasin një pistolete me kalibër 9 milimetër. Ndërsa ngjarja, për vetë dinamikën e saj, është klasifikuar si “vrasje e mbetur në tentativë”. Asnjë prej plumbave nuk ka goditur drejtuesin e makinës, që për policinë ky fakt flet qartë për një veprim të organizuar mirë nga autorët, për të cilët “shënjestra” ishte pikërisht Dritan Avllaj, i cili fatmirësisht mundi t’i shpëtojë atentatit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe as autorët e atentatit.

    Biznesmeni i përfolur
    Biznesmeni Dritan Avllaj, apo Tan Lepri, kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Kosova, ku sipas disa prej miqve të tij që janë marrë në pyetje, kohët e fundit ka qëndruar më shumë në Tiranë. Emri i tij është përfolur në jo pak raste nga organet e drejtësisë shqiptare dhe në media. Dritan Avllaj së fundmi ishte objekt i një hetimi të Prokurorisë, pas akuzave që maxhoranca ka ngritur ndaj tij, si të përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit te Kodrat e Liqenit. Sipas akuzave të bëra publike për median, Avllaj njihet si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ai ka dëshmuar edhe në Prokurori në lidhje me këto akuza, derisa çështja hetimore në ngarkim të tij u mbyll rreth një muaj më parë.

    Shoferi: Ishin dy persona me skafandra

    Si të vetmin dëshmitar për ngjarje ku mbeti i plagosur Dritan Avllaj, grupi hetimor i Policisë së Tiranës ka shoqëruar për të marrë në pyetje shoferin e tij. Edhe pse as ai nuk ka mundur të japë shumë përshkime për autorët e ngjarjes, pasi, sipas tij, të dy kanë pasur skafandra në kokë dhe e ka pasur të pamundur që t’u shikojë fytyrat. Shoferi i Dritan Avllajt ka pohuar para oficerëve të policisë, se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, sapo kishin hipur në makinë, pasi kishin darkuar në një restorant që ndodhet në zonën e njohur si Tregu Elektrik në Tiranë. Sipas tij, makina ende nuk kishte lëvizur nga vendi kur ka dëgjuar të shtënat. Në momentin kur është kthyer për të parë se çfarë po ndodhte, një motor ka lëvizur me shpejtësi dhe shoferi tregon se mbi të ndodheshin dy persona me skafandra në kokë dhe njëri prej tyre, ai që ndodhej mbrapa, futi një pistoletë në brez. Kaq ka mundur të fiksojë nga ngjarja shoferi i Tan Leprit, pa pasur mundësi të tregojë më shumë të dhëna për policinë. Ka qenë ai që ka lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen, duke kërkuar edhe ndihmën e një ambulance, pasi Avllaj ndodhej i gjakosur në sedijen e pasme dhe mund të rrezikonte jetën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe mbrëmë gjatë gjithë natës ka ushtruar kontrolle të imtësishme për të gjetur motorin e dy autorëve dhe për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

    Tritoli në lokalin e Avllajt ku darkonte Rama

    Rreth katër vjet më parë, më 13 shkurt të vitit 2007, 150 gramë tritol ka shpërthyer në lokalin në pronësi të Dritan Avllaj, përballë Prokurorisë së Përgjithshme, vetëm disa minuta pasi aty kishte darkuar kryebashkiaku Edi Rama. Ky ishte incidenti i parë kur nisi të përflitej në kronikën e zezë emri i Tan Leprit. Madje një prej dyshimeve kryesore të policisë në lidhje me shpërthimin e eksplozivit, lidhej në atë kohë me problemet që ai mund të kishte në biznesin e tij bashkë me vëllanë. Pas shpërthimit, Avllaj pati deklaruar në polici se Edi Rama kishte më shumë se një orë që ishte larguar nga lokali. Kjo, sipas policisë, tregonte se shpërthimi nuk kishte lidhje me Ramën, por më Tan Leprin.

    Panorama
    ETLEVA DELIA

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    thone qe i ka gjuajt sali berisha,,,

    se ka fillu fushaten kunder korrupsionit ,,,,,

    dhe do vrasi lepuj e minj ,,,

    po luanete e tigrat e korrupsionit
    do ti paisi me ipad se bllokut ilirit i iku koha

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    ushtari i grorit dhe i xhikes......rruga e Elbasonit

    LE TE BEHET DEPUTET UN VOTOJ PRRRRRO
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Mafia e ndertimit , pjese e kupoles mafioze te Edi Rames , lajne hesapet me njeri tjetrin . Tan lepurushi kishte marre makine te blinduar per arsye qe ai vet e ka menduar si njeri i lidhur me kupolen mafioze ,mund te eliminohet fizikisht .
    Leri keto idiotlliqet ti Kendez.Darius ne kete rast ka te drejte,nje morracak ishte dhe u bo kaubojs...
    Ti kllufi,te gjithe kaubojsat tek Rruga Elabasonit kane shku per lesh.
    Lexo cool shqipen...
    Tashti kush i ben???
    phhhhhhh

  16. #16
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Leri keto idiotlliqet ti Kendez.Darius ne kete rast ka te drejte,nje morracak ishte dhe u bo kaubojs...
    Ti kllufi,te gjithe kaubojsat tek Rruga Elabasonit kane shku per lesh.
    Lexo cool shqipen...
    Tashti kush i ben???
    phhhhhhh
    Kto dit del Neat Kulla dhe do kandidoje per deputet.

    ec aty, se u bo deti kos.

    ps.te hongsha nickun

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Kto dit del Neat Kulla dhe do kandidoje per deputet.

    ec aty, se u bo deti kos.

    ps.te hongsha nickun
    Plako,me djersen e ballit apo s....s.
    Te pakten flejme rehat.
    Nuk ha dot buk ne dy krahet,se ta kepusin gjuhen(popullore shqiptare).
    Nejse.
    Grüss an Berlin.

  18. #18
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Leri keto idiotlliqet ti Kendez.Darius ne kete rast ka te drejte,nje morracak ishte dhe u bo kaubojs...
    Ti kllufi,te gjithe kaubojsat tek Rruga Elabasonit kane shku per lesh.
    Lexo cool shqipen...
    Tashti kush i ben???
    phhhhhhh
    Para qe ta quash idiotlliqe shkrimet , dua te te them ty dobic qe disa njerez e njohin lepurushin dhe japin informacione per aktivitentin e tij

    Atentati i miorganizuar eshte e tipit mafioz ,per larje hesapesh ose eliminimin fizik . Ne 2007 lokali i tij shpertheu eksplozivi , vepra tipike mafioze .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 25-03-2011 më 16:41
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Po ca mafie jane Shqiptaret mor aman,apo ua ngriti veshet ai Italiani Saviano.
    Shqiptaret jan akoma ne hapin fillestar vulgar te mafies,dhe ky eshte rasti me i fresket.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Para qe ta quash idiotlliqe shkrimet , dua te te them ty dobic qe disa njerez e njohin lepurushin dhe japin informacione per aktivitentin e tij

    Atentati i miorganizuar eshte e tipit mafioz ,per larje hesapesh ose eliminimin fizik . Ne 2007 lokali i tij shpertheu eksplozivi , vepra tipike mafioze .
    E para mos ma nderro shkrimin tim.
    Dhe ti Pallua ne mes te pulave,ketij morrit i vune tritol ne banese,pasiqe shtypi nje femije me kerr.
    Informohu pastaj fol me mua.
    Noellag,si ha une keto perralla?
    Keshtu morri,bie ere per se largu!
    Sale Berisha ose juve,e do Shqip?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •