Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    MoDa KaLoN,sTiLi QeNdRoN! Maska e fashion_girl
    Anëtarësuar
    06-07-2010
    Postime
    2,409

    Shqiptarët, pak të informuar për seksin

    Shqiptarët ende përdorin metodat tradicionale për parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara, madje janë të pakët ata që kanë informacion për metoda të moderuara të kontracepsionit.

    Edhe në qytete ku niveli i informimit është i lartë janë femrat ato që interesohen për të përodur kontraceptivë, ndërkohë që meshkujt përdorin vetëm kondome, dhe kjo jo me qëllim parandalimin e shtatzanisë, por më tepër për t’u mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në zonat rurale, ndonëse informacioni mundësohet, mungojnë të interesuarit.

    “Në zonat urbane përdorimi është i ulët, ndërsa në ato rurale është ende më i ulët. Metoda më e preferuar është ajo me injeksion. Pjesa tjetër për mbrojtjen ka të bëjë me arsimimin. Programi ynë ka si qëllim uljen e përdorimit të metodave tradicionale”, deklaron Arian Boci, drejtues i programit të USAID, “C-Change”.

    Të rinjtë ngurrojnë të marrin informacion se si të mbrohen në një marrëdhënie seksuale. Ata mjaftohen me një bisedë të shkurtër me farmacistët.

    Sipas sociologut Edmond Dragoti, rol të rëndësishëm për shpërndarjen e informacionit tek ciftet apo të rinjtë janë mediat.

    “Ata që kanë marrë pjesë në seksionet e edukimit kanë 2.3 herë më shumë të ngjarë të identifikojnë metoda kontracepsioni, ata që kanë parë vetëm televizor e kanë më pak”, shpjegon Dragoti.

    Në zonat rurale largësia e qendrave shëndetësore që ofrojnë informacion ka bërë që ajo pjesë e popullsisë që jeton në to të shkojë drejt abortit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    Nuk eshte pune mos informimi,eshte pune qejfi....kujt si ja ka endja
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Pas luftes ne Kosove nuk pas drita dhe nataliteti ka qene me i larte, tani thuhet qe eshte ne renje .... nataliteti de.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #4
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    sbesoj qe eshte aq keq situata ... sot vetem te jesh dummy mos dish rregullat elementare te parandalimit , dhe femijet e vegjel i mesojne ... lol

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •