Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Qeveria kënaq “militantët” e vet me paratë e taksapaguesve !!!

    Prishtinë, 23 mars - Buxheti i stërngarkuar i Kosovës do ta paguajë majm parinë politike, jo vetëm atë të zgjedhur, por edhe të emëruar nga krerët e partive në qeveri. Kryeministrit me pesë zëvendës të tij, si dhe 18 ministrave me nga dy zëvendës të cilët pritet të emërohen ndërkohë, do t’i bëjnë “shoqëri” edhe një kallaballëk i këshilltarëve. Numri i këtyre të fundit në kabinetit qeveritar, siç shkruan sot “Koha Ditore”, pritet të arrijë në mbi 150 persona. Ligjërisht, secili ministër ka të drejtën e një stafi për 5 këshilltarëve, ndërsa zëvendësit e ministrave do të kenë në dispozicion nga një, eventualisht dy këshilltarë politikë. Secila ministri do të ketë një ose dy zëvendësministra. Gjithashtu, stafi prej 5 zëvendëskryeministrave do të ketë në ekip prej 35 këshilltarëve. Sipas kësaj matematike, partitë në pushtet kanë shansin që t’i rehatojnë të gjithë emrat e kandidatëve në listat zgjedhore – nga 1 deri në 110.
    Paga bruto e kryeministrit Thaçi është 1.443 euro. Në vit kryeministri shpenzon 17.318, ndërkaq për një mandat katërvjeçar vetëm për pagë shpenzon 69 mijë e 272 euro. Ai ka të angazhuar 10 këshilltarë. Paga e një këshilltari me orar të plotë është 577 euro. Për një vit një këshilltar në Kryeministri mesatarisht i kushton buxhetit të shtetit rreth 7 mijë euro, ndërkaq gjatë mandatit i njëjti zyrtar shpenzon nga arka 27.696 euro. Në përgjithësi, për pagat e 10 këshilltarëve të kryeministrit Thaçi gjatë një mandati qeverisës shpenzohen 277 mijë euro. Gjithashtu, për reprezentacionet jashtë vendit Kryeministria shpenzon miliona euro. Secili nga 5 kryeministrat ka në dispozicion një kartelë për shpenzime, limiti i së cilës përcaktohet në bazë të angazhimeve të vetë zëvendësit të kryeministrit.
    Pesë zëvendëskryeministrat shpenzojnë, secili, nga 1.183 euro në muaj. Për pesë zv.kryeministra, gjatë vitit shpenzohen 70.980 euro, ndërsa gjatë një mandati qeverisës batalioni i zëvendëskryeministrave shpenzon 283.920 euro. Afro 30 këshilltarët politikë të zëvendëskryeministrave gjatë vitit shpenzojnë rreth 200.000 euro, ndërsa gjatë një mandati katërvjeçar të njëjtët paguhen nga arka e shtetit me afro 800.000 euro.
    Paga mujore bruto e një ministri është 1.270 euro. Gjatë mandatit katërvjeçar vetëm paga mujore e një ministri, i kushton buxhetit të Kosovës rreth 61 mijë euro. Qeveria e Kosovës përbëhet nga 18 ministri, ndërkaq kostoja vetëm për pagat e ministrave në mandat katërvjeçar është rreth 1 milion e 100 mijë euro. Secili nga ministrat ka të drejtën e angazhimit të më se paku 5 këshilltarëve politikë. Për 18 ministra, Qeveria e Kosovës angazhon rreth 90 këshilltarë me pagë mesatare prej 577 euro në muaj. Shpenzimet në financimin e këshilltarëve të ministrave për një vit kalojnë vlerën prej 623 mijë eurove. Për një mandat qeverisës këshilltarët e ministrave vetëm në paga shpenzojnë rreth 2 milionë e 500 mijë euro.
    Përveç ministrave, edhe zëvendësit e tyre shpenzojnë miliona euro për këshilltarë. Paga mujore e një zëvendësministri është 1.182 euro. Për një mandat katërvjeçar një zëvendësministër shpenzon 56.736 euro. Secila ministri ka të drejtën e angazhimit më së paku të një zëvendësministri. Shpenzimet në pagat e zëvendësministrave kalojnë vlerën prej 1 milion e 21 mijë eurove gjatë një mandati qeverisës. Zëvendësministrat kanë të drejtën e angazhimit të së paku një këshilltari politik me pagë mesatare prej 577 eurosh. Financimi i këshilltarëve të zëvendësministrave gjatë një viti fiskal i kushton buxhetit shtetëror mbi 124 mijë euro, ndërkaq, gjatë një mandati qeveritar shpenzimet në pagat e këshilltarëve të zëvendësministrave janë rreth 500 mijë euro.

    Shpenzimet për reprezentacion

    Kryeministri së bashku me pesë zëvendësministrat e tij kanë të drejtë të shpenzojnë pa limit sipas udhëzimit administrativ që rregullon çështjen e reprezentacioneve për dreka e darka. Po ashtu, Thaçi dhe pesëshja e tij zëvendësuese kanë të drejtë që të shfrytëzojnë dhjetëra e mijëra euro në vit të buxhetit shtetëror përmes kartelës bankare, e cila u jepet në shfrytëzim gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Për darka e dreka krejt ministrat janë të limituar në 108 mijë euro në total, brenda një viti, ndërsa vartësit e tyre mund të shpenzojnë 72 mijë euro për 12 muaj. Një shumë prej 1 mijë e 200 eurosh për këso punësh ka të drejtë ta shpenzojë shefi i kabinetit të kryeministrit, ndërsa 18 shefat e kabineteve të ministrave mund t’i shpenzojnë për dreka e darka 10 mijë e 800 euro brenda një viti, njëjtë sa kanë të drejtë të shpenzojnë edhe zyrtarët që mbajnë pozitën e këshilltarit politik. Shuma totale, e cila do të shpenzohet për mëditje, reprezentacione dhe shpenzime të tjera gjatë udhëtimeve jashtë vendit të krejt stafit politik të qeverisë Thaçi shkon në mbi 2 milionë e gjysmë euro brenda një viti. Për darka e dreka zyrtare kanë të drejtë të shpenzojnë 108 mijë euro brenda një viti. Ndërkaq, sipas udhëzimit administrativ që rregullon çështjen e shpenzimeve gjatë udhëtimeve jashtë vendit, ministrat kanë të drejtë t’i kenë të mbushura me para të shtetit kartelat bankare gjatë kohës kur gjenden jashtë vendit. Varësisht prej postit ministror ky privilegj monetar sillet nga 5 mijë e deri mbi 10 mijë euro në muaj për ministrat që kanë më shumë “punë me jashtë”. Afro 400 mijë euro sillet vlera e mjeteve që ministrat kanë të drejtë të shpenzojnë brenda një viti, në momentin kur i kapërcejnë kufijtë e Kosovës. Për zv.ministrat ky privilegj kap shifrën e 3 mijë deri në 5 mijë euro në muaj, ndërsa brenda një viti 30 zv.ministrat e Thaçit mund të shfrytëzojnë përmes kartelave një shumë që shkon përtej 300 mijë eurove.
    Një pjesë e madhe e qeveritarëve kanë të paktën edhe një angazhim publik apo privat me pagesë, ndërkohë që shifrat flasin për papunësinë dhe varfërinë që prek afro 50 për qind të popullit.

    S’ka punë për ministra e lëre më për dy zëvendësministra

    Njohës dhe analistë të proceseve shtetformuese thonë se me gjithë shpenzimet, produktiviteti i kabinetit qeveritar është i vogël. Mazllum Baraliu, kryetar i Lidhjes së Juristëve të Kosovës, thotë se roli i këshilltarëve politikë është i lartë po që se, sipas tij, të njëjtët persona përzgjidhen sipas njohurive dhe arritjeve profesionale.
    “Këshilltarët te ne përzgjidhen nga njerëzit e partive e nganjëherë edhe nga nepotizmi dhe nuk ndërlidhen me profesionalizëm”, ka thënë Baraliu.
    Sipas tij, nuk do të duhej të ishte pengesë në përzgjedhjen e këshilltarëve dhe stafit politike të kabinetit qeveritar, po qe se të njëjtët japin produktivitet dhe rezultate në fushat në të cilat janë të specializuar.
    Ndërkohë, Avni Zogiani, nga organizata “Çohu”, ka thënë për gazetën se në Kosovë është duke u krijuar një shtet që u përgjigjet nevojave të partive politike në pushtet.
    “Si të jetë ndonjë veshje private. Fakti që kosovarët janë bërë më të varfër për çdo vit dhe kjo asnjëherë nuk është diskutuar në Parlamentin e Kosovës tregon se ky shtet është i kapur nga grupe të vogla dhe i përdorur nga ata. Kosova është vendi me i varfër në rajon me çmimin më të lart të qeverisjes”, ka thënë Zogiani.
    Një ish-zyrtar qeveritar, thotë se ka sektorë ku nuk ka punë shumë as për ministrin e lëre më për dy zëvendësministra.
    “Në ministrinë ku kam shërbyer unë, zëvendësministri se ka pasur idenë pse vjen në punë. Po ai nuk ka pasur faj, se nuk ka pasur shumë punë as për vetë ministrin”, thotë zyrtari, që nuk pranoi t’i publikohej emri. “Kjo skemë e ndarjes së posteve është fyese për popullin. Neve edhe ashtu ka vite që na është këshilluar reduktimi i të punësuarve në administratë”.
    Ky ish-zyrtar, sheh edhe një anomali në vlerësimin e përgjegjësive, sidomos në raport me të zgjedhurit nga populli dhe të emëruarit nga politika.
    “Si ka kuptim që të zgjedhurit nga populli, pra deputetët, të kenë më pak privilegje se
    njerëzit e emëruar nga politika dhe nuk kanë asnjë autoritet publik”, pyet ai.
    Edhe në raportin e projektit “Freedom” të Qeverisë, të financuar nga Britania e Madhe, ishte rekomanduar që të zvogëlohet numri i ministrive në qeverinë e vendit. Zyrtarët e qeverisjes së kaluar, e cila njëjtë si e reja kryesohej nga kryeministri Thaçi, patën deklaruar se do të përfillnin rekomandimet e “Freedomit” për të gjetur mënyrën e zvogëlimit të ministrive qeveritare.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,53186
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po normal eshte kjo krejt
    se mjaft e keni shfrytezue ju bugjetin e Kosoves me ish pushtetin okupator qe 100 vite
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •