Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Plani për shkatërrimin e tregut financiar në Kosovë

    Hashim Rexhepit dhe ish-kolegëve të tij pritet t’u rëndohet barra e akuzave. Përveç pesë veprave për të cilat qe arrestuar në korrik të vitit të kaluar dhe falimentimit të kompanisë së sigurimeve “Kosova” ndaj ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe disa ish-zyrtarëve ndërkombëtarë është ngritur kallëzim penal edhe për falimentim të qëllimshëm të Bankës Kreditore të Kosovës. Kallëzimi është ngritur nën dyshimin se falimentimi dhe mbyllja e bankës është bërë me qëllim të plaçkitjes së parave të deponuara përfshirë edhe 15 milionë euro të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
    Sipas këtij kallëzimi, shkruan sot “Koha Ditore”, përgjegjësit për mbylljen e kësaj banke në vitin 2006, janë Donat Branger, ish-drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Bankar dhe i Pagesave, David Weatherman ish-drejtor i Bankave dhe i Sigurimeve në ABPK, Thomas Turula, ish-drejtor i Sigurimeve në ABPK, si edhe Hashim Rexhepi, ish-drejtor i Sigurimeve në Kosovë.
    Në kallëzim përmendet një plan për falimentimin e të gjitha bankave komerciale të Kosovës dhe të kompanive të sigurimeve. Policia dyshon se ky grup zyrtarësh planifikonin që në treg të operonin vetëm dy banka me kapital të huaj, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, dhe ajo vendëse Banka Ekonomike, përfshirë edhe kompaninë “Siguria”, ndërsa bankat e tjera si Banka Kreditore e Kosovës, Banka Private e Biznesit dhe Kasabanka planifikohej të mbylleshin me qëllim përfitimi. Në kallëzim sqarohet se falimentimi i këtyre bankave pritej të bëhej sikurse kishte ndodhur me kompanitë e sigurimeve “Kosova” dhe “Drini”.
    “Ish-zyrtarët e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës kanë planifikuar dhe zbatuar një plan për falimentimin e Bankës Kreditore të Prishtinës”, thuhet në kallëzim. Ky kallëzim tashmë ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale.
    Ndërkohë, të mërkurën pritet të shpallet aktgjykimi kundër ish-udhëheqësve të Bankës Kreditore të Prishtinës. Në kallëzim thuhet se BKP-ja pritej të blihej nga Nova Ljublanska Banka, mirëpo me ndërhyrjen e zyrtarëve ndërkombëtarë ata ishin larguar nga kjo bankë për të hyrë në negociata pastaj me “Kasabankën”.


    Ndërkohë që pritet shpallja e aktgjykimit, aksionarët e Bankës Qendrore të Kosovës shpresojnë të gjejnë partnerë për rikthimin në treg të bankës me një emër tjetër. Megjithëse kanë gjetur partnerë, Banka Qendrore e Kosovës dhe likuidatori nuk kanë shprehur interesim për ta lejuar një gjë të tillë.
    Policia e Kosovës ka ngritur edhe një tjetër kallëzim penal kundër ish-zyrtarëve të BQK-së për falimentimin dhe likuidimin e kompanisë së sigurimeve “Kosova”. Ajri Begu, kryetar i Bordit, Mohamed Bouaouaja, drejtor menaxhues, David Weatherman, zëvendësdrejtor për mbikëqyrje financiare, si dhe Tom Turulla, Hashim Rexhepi dhe Ibish Mazreku, të cilët kanë drejtuar Departamentin e sigurimeve në periudha të ndryshme qëndrojnë në krye të një piramide për shkatërrimin dhe shitjen me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të aseteve të Kosovës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    hashim rexhepi eshte i pdk-se dhe aty pdk-ja e solli!
    kete duhet ta dij opinioni publik mbar kombetar!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    hashim rexhepi eshte i pdk-se dhe aty pdk-ja e solli!
    kete duhet ta dij opinioni publik mbar kombetar!
    Kjo eshte rren cka po thue dhe mos e rrej opinjonin publik. Ky eshte i torishtes tuaj te flliqet sllave, per kete ju ka tregue edhe deputetit Nait Hasani...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    uau, shuem interesante. ndonej cudi e madhe nuk do qe, vallaj.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    E myten te shkreten kosove tu e mjel,kush po hyp ne politik po vjen me shpres me u pasuru,edhe pa pik problemi pasurohet,po qka eshte me e keqja shiten more vlla edhe patriota

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •