Close
Faqja 11 prej 23 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 444
  1. #201
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Eh bote e çuditshme...
    Ky Ramadan Avdiu, nje jurist ( ... per shkak se ishte nga Kumanova),anetar i LPK-se ,te jete keshilltar i kryeministrit...vaj halli!
    Ky eshte aq i ngathte,aq i marre,aq i plogsht,sa qe edhe fjala i qelbet ne goje para se ta qese jashte...Te shkruaje s`di fare.Eshte ngritur ne LPK dhe pastaj ne PDK vetem per shkak te prejardhjes se tij nga Kumanova,si bashkevendas i Ismet Jasharit-komandant Kumanoves.Ky Ramadan Avdiu,ne Bürglen te Thurgaut ne Zvicerr,s`dinte ti pergjigjej mases qe e pyeste cila eshte UçK-ja e cili eshte FARK-u

    Keshtu e ka kur njerezit i zgjedhim neper funkcione per shkak te prejardhjes e jo per shkak te kokes!...Edhe njefare Xhavat Kabashi,edhe njefare Skender Krasniqi...qe sot gjendet diku ne Kosovapress jane "kolege"( per nga dituria) te R.Avdiut...

    Shqiptaret e roberuar nga te huajt duhet te gezohen qe u lindi nje Jesus, nje Muhamed, nje Enver= Kryetrimi ADEM JASHARI

    Dita e lindjes set tij, nje date Kombetare,me Te perforcohet dhe çelnikoset!Shembulli i Tij dhe familjes se Tij nuk eshte degjuar askund gjer me sot ne bote.Ka patur trima...OSO KUKA, MIC SOKOLA e te tjere qe vedin e kane hedhur ne ere per atedheun,por ADEM JASHARI ua kaloi te gjitheve...

    AQ kohe sa do te zgjase vendosja e Kryetrimit,kryekomandantit te kohes moderne shqiptare, Adem Jasharit ne Prishtine dhe ne tera Kryeqendrat shqiptare,aq kohe do te zgjase dhe roberia per shqiptaret e sotem...
    Keni verejtur te huajt, ANMIK-un,KFOR-in,OESB-en,shoqatat e huaja (Anti) Humanitare, Fetare etj...se si ndihen ne Kosove çdo here kur vjen fillimi i marsit,marsi i shume e shume Heronjve shqiptar dhe marsi i Kryetrimit ADEM JASHARI...
    Armiqt e kosoves dhe te shqiptareve,si ata te huaj ,si ata te brendshem ne kete muaj jane te strukur dhe te padukshem per opinionin!Dhe perse valle?
    Te gjithe,si te huajt,armiqt e huaj,si te brendshmit e dijne mire se pa e vrare ADEM Jasharin dhe MARSIN e tij,s`ka bashkim-vellazerim me shkijet, bullgaret e maqedonise, malazezet as greket (ne çameri)
    Me kot po perpiqen ...me do integrime...asocime...bashkpunime...mashtrime... te ashtuquajture demokratike evropiane se Shqiptaret s`do i mashtroje te shembin dhe harrojne profetet e tyre ENVER HOXHEN dhe ADEM JASHARIN.

    I nderuari Kerkushi te pershendes

    Nuk e di per kend e keni fjalen por nese ke mendue per ishe kshilltarin e ishe kryeministrit Bajram Rexhepi Ramadan Avdiun tani anetar i kryesis se PDK-se dhe kryetar i deges se PDK-se per Prishtine ai e ka biografin pak me ndryshe se siq e keni cek ju

    qe ne pika te shkurta biografija e ti. ma teper mund te lexoshe

    ketu:http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32062


    ------------------------------


    Ramadan Avdiu. I lindur më 24. 01. 1964 në Prishtinë. Shkollën fillore e ka kryer në Prishtinë, në vitin 1979. Shkollën e mesme po ashtu në Prishtinë, në vitin 1983. Në vitin 1983 është regjistruar në Fakultetetin Teknik, në drejtimin e Elektroteknikës pranë Universitetit të Prishtinës. Në periudhën 1989-1993 ka vazhduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitet 1996-2000 studion në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Lausannes në Zvicër. Është i martuar me Zarife – Buqe Dajakaj, është baba i dy fëmijëve, Shpresës dhe Njomëzës. Aktualisht është i vendosur në shtëpinë e prindërve, në adresën Rr. Bajram Bahtiri (ish Xhemail Ibishi) Nr. 164 në Prishtinë. Për shkak të gjendjes ekonomike, familja e ngushtë (bashkëshortja dhe fëmijët) vazhdojnë të jetojnë në Zvicër.

    Në vitin 1980- anëtar i Frontit Nacionalçlirimtar të Kosovës. Më 14 shkurt 1984 arrestohet nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav, në Zagreb të Kroacisë, gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në UJ. Më 19 qershor 1984 dënohet nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë me 8 (tetë) vite burg, me akuzë politike si armik i “sistemit të klasës punëtore dhe i socializmit vetëqeverisë nga pozitat e nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”, si anëtar i Organizatës Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Gjykata Supreme e Kosovës më 1987 ia vërteton dënimin me kohëzgjatje prej 5 vitesh burg. Burguan e ka vuajtuar në burgjet: Prishtinë, shkurt- prill 1984; Mitrovicë, prill- shtator 1984; Pozharevc, shtator 1984- shtator 1986; Shabac, shtator 1986-qershor 1987; Zajeçar, qershor 1987-shkurt 1989.

    Më 1 shkurt 1989 lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu Avdiu vazhdon veprimtarinë në organizatën Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK). Është një prej organizatorëve kryesorë të protestave popullore në mars, prill, maj, tetor, nëntor të vitit 1989, në Prishtinë. Në shtator të vitit 1989 zgjedhet anëtar i Komitetit Drejtues të LPRK. Vazhdon të jetë organizatori kryesor i protestave gjithëpopullore në muajin janar- shkurt 1990. Në tetor të vitit 1991 zgjedhet anëtar i Kryesisë së LPRK. Më 2 gusht 1993 policia serbe tenton ta arrestojë përsëri në Prishtinë. Më 20 tetor 1993 kalon në mënyrë klandestine në Zvicër, ku në gusht 1994 i njihet e drejta e refugjatit politik. Më 1994-1997 ka qenë kryetar i Këshillit të Rrethit të LPK në Gjenevë. Më 1997, kryetar i nëdegës së LPK për Zvicër. Më1998, anëtar i grupit politik të UÇK-së për marrëdhënie me jashtë. Në qershor 1999, sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, të kryesuar nga Hashim Thaçi. Në Tetor 1999, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. 15 dhjetor 1999- 1 janar 2002, anëtar i Sekretariatit të Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës. Më 28 tetor 2000, këshilltar në asamblenë komunale të Prishtinës, anëtar i komitetit për politikë dhe Financa. Më 4 mars 2002, këshilltar i Lartë i Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Bajram Rexhepi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-10-2006 më 20:45

  2. #202
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    456
    Tungjatjeta LLapi!
    Nese ky z.Ramadan Avdiu qe ti e solle ketu eshte ai qe une paskam shkruar per te,atehere me ndjenjen me te thelle te dinjitetit tim te kerkoj ndjese ty dhe Atij te nderuari!Une per vedi,kam takuar ne vitet e nxehta ne gjermani nje Ramadan Avdi nga Kumanova qe ne nje tubim te bashkeatedhatareve ne diaspore,me 1998,doli para mases ne emer te LPK-se!Une pa asnje dyshim kam respekt te madh per te gjithe LPK-ne Koken dhe Skeletin e saj,per punen e saj atehere dhe sot,por ky emer me ka mbetur ne kujtese.Nese une kam nderruar kete me ndonje tjeter,do ishte mire,sepse ky R.Avdiu yt nuk eshte edhe ai i imi.Te pershendes Ty qe me drgove nje biografi te çmueshme te z.Ramadan Avdiu qe jeton ne Prishtine,dhe Atij i uroj jete te gjate shendet dhe vullnet per pune te suksesshme ne detyrat qe ka dhe do ti marre per Atedheun tone Shqiperine etnike!
    Une LLapi,kritikoj gjithkend sepse kam vetem nje Parti,nje PROFET,nje FE,nje Gjuhe,nje Atedhe = ENVERIZMIN!
    Edhe njehere flm shume per postimin e sotem!
    Me nderime Kurkushi!

  3. #203
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    26.10. 2006) Doli në dritë libri mbi “Kthesën e Madhe” të UÇK-së, nga autori, Jakup Krasniqi


    Është rast i rrallë në histori, kur bërësi i lirisë njëherësh është edhe shkruesi i saj, pjesëmarrësi dhe dëshmitari, luftëtari i devotshëm dhe fitimtari. Jakup Krasniqi, është ndër të rrallët, që ka pasur fat të jetë edhe protoganist i bërjes së historisë së luftës çlirimtare edhe studiues realist i kësaj lufte, duke i mbetur besnik idealeve të lirisë dhe duke vepruar me qëllim të jetësimit përfundimtar të këtyre idealeve.

    Libri më i ri i mr. Jakup Krasniqit, “Kthesa e Madhe...” i jepet në dorë lexuesve shtatë vjet e gjysmë pas mbarimit të luftës së UÇK-së. Në dukje të parë është kjo një periudhë e gjatë kohore, sepse opinioni ynë ka pritur një libër të tillë nga pena e Jakup Krasniqit, i cili ishte njëri ndër emrat më të njohur në mesin e kreatorëve të UÇK-së dhe autoritet me shumë ndikim, sidomos gjatë kohës së luftës, duke qenë ende shumë aktiv në angazhimet e tij politike, studimore e publicistike.

    Ky libër publicistik, historik, paraqet një kontribut i jashtëzakonshëm për historiografinë tonë më të re, është një pasqyrë realiste e zhvillimit dialektik të ngjarjeve më madhore të historisë sonë më të re. Së bashku me edicionin e vëllimeve të monografisë “Feniksët e lirisë, I-VIII”, pastaj me një mori publikimesh me këtë temë, si: “Jehonë lufte” e analistit, Nezir Myrtaj, “Reportazhe lufte” nga publicisti, Martin Çuni, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dokumente dhe artikuj” nga Gafurr Elshani, “Tri dimensionet e UÇK-së” të Halil Katanës, “Rruga që më çoi në UÇK” dhe UÇK-ja e Kadareja” të Shpëtim Golemit, “Divizioni i Kukësit” i gjeneral Kudusi Lamës, Për kauzën e UÇK-së” e dr, Muhamet Pirrakut, “Kosova 1999” e Nikë Gjeloshit, “Lufta e Kosharës” nga Muhamet Çettaj, “Të pavdekshmit e Dukagjinit nga Hasan Hasani etj, libri i fundit i Jakup Krasniqit begaton literaturën e deritanishme shkencore studimore, ende jo sa duhet të plotësuar me temë mbi Kthesën e Madhe historike të popullit shqiptar në këto troje.

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    19,082
    halit katana eshte ai qe i keshillon enveristet daut e idriz.. te masakrojne farkistet.. bij te shqipes..

    bere mire llap qe e lajmerove daljen e kti libri te shkruar nga mashtrusi dhe nje nga kryekanibalet e kosoves..
    sille ketu pjes pjese ta lexojme e analizojme.. kte dokument me vlere te demaggjise enveriste.. te ketij komunikat beresi e jo liri beresi sic thuhet ne njoftim..
    jakupi me arkanin ndryshojne vec ne pamje e aspak ne vepra..

    ketu do i sqarojme te gjitha.. deri dhe veprat e fundit te jakup marsit.. pojataxhiut te neveritshem.. qe ben orgji mbasi vret luftaret e atdhetaret shqiptare..

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2006
    Postime
    110
    Me rastin e 9 vjetorit të daljes publikisht të UÇK-së

    DALJA PUBLIKE E UÇK-së MË 28 NËNTOR 1997 - NË LLAUSH TË DRENICËS

    Më 28 Nëntor 1997, në fshatin Llaush të Drenicës, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci,përpara masës së tubuar u paraqitën tre pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Rexhep Selimi “Dhjetëshi“, Daut Haradinaj „Davidi“ dhe Mujë Krasniqi „Kapuqi“. Derisa Dauti dhe Muja ishin pa maska, Rexhep Selimi ishte me mask në kokë dhe me këtë rast ai mbajti një fjalim, i cili u mirëpritë nga populli me duartrokitje dhe ovacione „UÇK“, „UÇK“!
    _____________


    Huazuar nga:
    www.pashtriku.org

  6. #206
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Citim Postuar më parë nga Nertili
    Me rastin e 9 vjetorit të daljes publikisht të UÇK-së

    DALJA PUBLIKE E UÇK-së MË 28 NËNTOR 1997 - NË LLAUSH TË DRENICËS

    Më 28 Nëntor 1997, në fshatin Llaush të Drenicës, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci,përpara masës së tubuar u paraqitën tre pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Rexhep Selimi “Dhjetëshi“, Daut Haradinaj „Davidi“ dhe Mujë Krasniqi „Kapuqi“. Derisa Dauti dhe Muja ishin pa maska, Rexhep Selimi ishte me mask në kokë dhe me këtë rast ai mbajti një fjalim, i cili u mirëpritë nga populli me duartrokitje dhe ovacione „UÇK“, „UÇK“!
    _____________


    Huazuar nga:
    www.pashtriku.org


    Llaush 28 NËNTOR 1997

  7. #207
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Me rastin e 9 vjetorit të daljes publikisht të UÇK-së

    DALJA PUBLIKE E UÇK-së MË 28 NËNTOR 1997 - NË LLAUSHË TË DRENICËS

    Më 28 Nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Drenicës, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci,përpara masës së tubuar u paraqitën tre pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Rexhep Selimi “Dhjetëshi“, Daut Haradinaj „Davidi“ dhe Mujë Krasniqi „Kapuqi“. Derisa Dauti dhe Muja ishin pa maska, Rexhep Selimi ishte me mask në kokë dhe me këtë rast ai mbajti një fjalim, i cili u mirëpritë nga populli me duartrokitje dhe ovacione „UÇK“, „UÇK“!






  8. #208
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Fjalimi i Rexhep Selimit“ Dhjetëshit“, drejtuar popullit në Llaushë

  9. #209
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Sot në Prekaz fillon ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

    Burimet vendore të lajmeve bëjnë të ditur se sot në Prekazin heroik të legjendarit Adem jashari fillon ndërtimi i Kompleksit Memorial. Në ceremoninë e inaugurimit të punimeve të këtij kompleksi me rëndësi kombëtare pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të vendit. Qeveria e Kosovës ka ndarë një pjesë të mjeteve për fazën e parë të ndërtimit, ndërsa Trupat e Mbrojtjes së Kosovës do të marrin pjesë në kryerjen e punimeve.







  10. #210
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    FILLUAN PUNIMET PËR NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ

    Në Prekaz janë vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

    03.12.2006
    Sot në Prekaz është mbajtur një manifestim për nder të përurimit të fillimit të punëve për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.
    Në këtë manifestim ka marrë pjesë një delegacion i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, i kryesuar nga kryetari z.Hashim Thaçi, në të cilin bënin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm z.Jakup Krasniqi, nënkryetarët z.Fatmir Limaj, z.Bajram Rexhepi dhe z.Hajredin Kuçi dhe anëtari i Kryesisë z.Adem Grabovci.
    Në manifestimin solemn, një fjalë rasti e mbajti ish-zëdhënësi i SHP të UÇK-së z.Jakup Krasniqi, ndërsa gurin themeltar të kompleksit e vuri ish-udhëheqësi politik I UÇK-së, tani kryetar i PDK-së z.Hashim Thaçi.

    Në fjalën e tij ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri nga njerëzit më të afërt të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, sekretari i përgjithshëm i PDK-së z.Jakup Krasniqi, në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish në këtë eveniment, theksoi se pikërisht në Prekaz, dhe pikërisht në familjen e komandantit legjendar të UÇK-së janë vënë themelet e luftës çlirimtare dhe të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

    Komandanti ynë legjendar Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar që në Kosovë të funksionojnë institucione demokratike, që dijnë ta çojnë deri në fund vullnetin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës për një shtet sovran dhe të pavarur, të integruar në strukturat euro-atlantike.

    Më tej, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës z.Jakup Krasniqi tha se sakrifica e familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na obligon të gjithëve që të përkushtohemi edhe më shumë për të çuar deri në fund sakrificën dhe amanetin e tyre, për të cilin u flijuan Jasharët legjendarë të Prekazit

    Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së z.Jakup Krasniqi në fund i uroi të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe posaçërisht familjen Jashari dhe Prekazin, për fillimin e ndërtimit të Kompleksit Memorial, i cili sipas z.Krasniqi do të reflektojë lavdinë, sakrificën dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Në vazhdim të manifestimit, u bë edhe vënia e gurit themeltar të Kompleksit Memorial të UÇK-së në Prekaz, të cilin e vuri ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, njëri nga bashkëluftëtarët më të ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, tani kryetar i PDK-së z.Hashim Thaçi.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------

    --------------------------------------------------------------------------------------------------
    NISËN PUNIMET

    Mbi 4 milionë euro janë paraparë deri në finalizimin e Kompleksit Memorial Adem Jashari. Projekti do të zhvillohet në disa faza, ndërsa në fazën e parë, Qeveria ka ndarë 1. milion euro. Të hënën zyrtarisht kanë filluar punët rreth ndërtimit të Parkut Memorial në Prekaz.

    Shkruan: Jeton Rushiti Gazeta “EXPRESS”

    Prekaz, Skenderaj,4 dhjetor — Pothuajse gjithë politikanët kosovarë, të hënën kishin zbritur në Prekaz, për të marrë pjesë në shënimin e fillimit të punëve për ngritjen e Kompleksit Memorial Adem Jashari, në Prekaz.
    Projekti për të është paraparë t‘i kapë shifrat mbi katër milionë euro. Qeveria e Kosovës deri tani ka ndarë 1. milion euro, mjete këto që parashihen të shpenzohen në ndërtimin e fazës së parë. Personalitetet e larta të vendit, fillimisht kanë vënë buqeta lulesh pranë varrit të Komandanti Legjendar, e pastaj kanë zënë vendin e tyre para skenës së ngritur, afër varrezave të Jasharëve.

    Moderatorja Ulpiana Lama, zëdhënëse e Qeverisë, para së t‘i ftonte mysafirët që të dalin në skenë, tha se ky është një ugur i bardhë, sepse tregon që sakrifica e familjes Jashari gëzon konsensusin e përgjithshëm. Ky konsensus i përgjithshëm është tregues i kohezionit social dhe unitetit politik, por edhe një premtim i shëndetshëm që i bëhet së ardhmes.

    Para mijëra qytetarësh të mbledhur të hënën në Prekaz, kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha tha se janë të mbledhur në një mision të një rëndësie të shumëfishtë. Ai mandej ka spikatur se vizitën në vendin e rënies së heronjve e bënë edhe për respektin e tyre, guximin dhe sakrificën.

    "Heroizmi i familjes Jashari dhe i Adem Jasharit, është impuls i fuqishëm i rezistencës ndaj forcave të Milosheviqit, të cilat kishin mësyrë Kosovën me qëllim të shfarosjes së çdo gjëje shqiptare", theksoi Berisha. Sipas tij, ideja e pavarësisë në Prekaz mori shtytjen edhe mesazhin e simbolikës se nuk ka çmim që paguan për Kosovën e pavarur. Berisha potencoi se, edhe sot po përsërit betimin se nuk ka çmim që i ndal në qëllimin për bërjen e Kosovës shtet
    të pavarur.

    Kryekuvendari i Kosovës tha se është në Prekaz për të treguar se institucionet e Kosovës, si përfaqësuese të zgjedhura të popullit, do të bëjnë atë që duhet bërë dhe që u takon, duke respektuar të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës. Pas Berishës, të pranishmëve iu drejtua shefi i ekzekutivit të Kosovës, Agim Çeku, i cili pranoi faktin e vonesës në ndërtimit të Memorialit Adem Jashari. Ai tha se koha e humbur nuk mund të kompensohet, prandaj, duhet të mobilizohen të gjithë, që sa më shpejt të përfundojë ky memorial. "Më 5 mars të vitit 2008 bëhen 10 vjet nga epopeja e UÇK-së dhe le të jetë ky një objektiv i përbashkët që ta përfundojmë këtë memorial deri atëherë dhe ky vend i shenjtë ta marrë pamjen e vet të duhur", ka thënë kryeministri Çeku, sipas të cilit, Jasharët janë vlerë e të gjithëve, vlerë kombëtare, janë interes i popullit të Kosovës, ndaj duhet të gjithë të kontribuojnë në ndërtimin e memorialit tonë.

    Nipi i Adem Jasharit, Murati, duke u uruar mirëseardhje mysafirëve, tha se në vitet e 90-ta kjo lëndinë u shndërrua në fushë pajtimi, ku shqiptarët u mobilizuan, u ofruan, i falën gjakun njëri-tjetrit dhe shërbeu për të ardhmen.
    "Sikur Zoti do të tregojë diçka, që nga mbrëmë e deri sot këtë vend e kishte mbuluar një mjegull e dendur, ndërsa me ardhjen tuaj, mjegulla është hequr dhe shndriti dielli. Nëse mund të themi se situata dhe Kosova janë në një mjegull, atëherë jemi ata që do t‘ia heqim Kosovës", tha përfaqësuesi i familjes Jashari, i cili në mbarim të fjalimit të tij uroi që të gjithë të jenë të bashkuar për të ardhmen tonë.
    Para se të vihej gurthemeli i Memorialit, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ardian Gjini theksoi se Qeveria e Kosovës dhe ministria që drejton ai, do të vazhdojë t‘i ndjekë punët deri në ditën e fundit, kur do të mblidhen përsëri të gjithë për të përuruar Parkun Memorial Adem Jashari në Prekaz.
    Në fund, Kolë Berisha, kryeministri Agim Çeku, Murat Jashari, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, ministri Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, kanë vënë gurthemelin për ngritjen e Kompleksit Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz të Drenicës.


    “Sikur Zoti do të tregojë diçka, që nga mbrëmë e deri sot këtë vend e kishte mbuluar një mjegull e dendur, ndërsa me ardhjen tuaj, mjegulla është hequr dhe shndriti dielli. Nëse mund të themi se situata dhe Kosova janë në një mjegull, atëherë jemi ata që do t‘ia heqim Kosovës."
    Murat Jashari

  11. #211
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anëtarësuar
    30-12-2005
    Postime
    4,918
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 26-12-2006 më 12:25
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #212
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anëtarësuar
    30-12-2005
    Postime
    4,918
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 26-12-2006 më 13:30
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  13. #213
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Katër breza në luftë
    BEQIR NEBIH MEHA
    (1936-1999)
    MEJREME MARAJ-BERISHA
    Familja e Emin Latit nga Prekazi i Ulët i Drenicës, e njohur si familja
    Mehaj, është një ndër familjet e rralla emblematike të popullit.
    Katër breza të kësaj familjeje luftuan dhe qëndruan në katër
    periudhat historike të robërisë së Kosovës - vitet 1913, vitet 1918-24,
    13 maji 1981 dhe vitet e fundit të luftës çlirimtare. Më 2 shkurt të
    vitit 1936, në Prekaz të Ulët të Drenicës, u lind Beqir Meha. Nën
    ndikimin dhe frymëzimin atdhetar të babait, gjyshit dhe xhaxhait,
    Mehmetit, Beqir Meha me disa bashkëveprimtarë kanë zhvilluar
    veprimtari atdhetare. Më 14 prill të vitit 1959, së bashku me Bislim
    Tahirin, Adem Aliun, Sherif Musliun, Istref Osmanin,
    Muhamet Qerimin dhe Ramadan Zenelin, arrestohet dhe më pas
    dënohet për veprimtari antijugosllave. Ai dërgohet për ta vuajtur
    dënimin në burgun famëkeq të Goli Otokut. Pas vuajtjes së dënimit,
    Beqiri, së bashku me të vëllain Tahirin, për të ndihmuar në ngritjen
    e familjes kërkon punë në Maqedoni, në Mal të Zi e gjetkë.
    Në prill të vitit 1980, Tahiri bie në konflikt me policinë e asaj kohe
    dhe për disa muaj rresht jeton ilegalisht te miqtë dhe te shokët.
    Demonstratat e rinisë studentore të marsit dhe të prillit të vitit 1981,
    Tahir Nebih Mehës i dhanë zemër dhe forcë për të vepruar fuqishëm
    kundër forcave okupatore. Data e rrethimit qe caktuar 13 maji, një
    datë e njohur e sigurimit jugosllav, pasi forcat policore marrin urdhër
    për veprim. Herët në mëngjesin e majit 1981, qindra pjesëtarë të njësive
    speciale dhe të ushtrisë jugosllave kishin rrethuar një rreze
    të gjerë veprimi rreth Kullës së Tahir Nebih Mehës. Familja e
    Tahir Mehës u bë kala dhe nuk iu dorëzua forcave okupatore, që
    kishin vrarë nxënës dhe studentë në Prishtinë dhe në disa qytete të
    tjera të Kosovës. Në rrethim ndodhej edhe Beqir Meha, me të gjithë
    anëtarët e familjes. Bien pas 20 orë luftimesh babë e bir, kurse anëtarë
    të tjerë të familjes plagosen. Më 22 janar të vitit 1998, kur forcat
    serbe rrethojnë dhe sulmojnë shtëpinë e Shaban Jasharit, Beqir
    Meha me Emin Latin (i riu) pozicionohen për sulm kundër forcave
    serbe. Beqiri me Eminin dhe Nagip Mehemetin ishin ndër të
    parët që kishin arritur te Jasharajt. Më 27 shkurt të vitit 1998, më urdhër
    të komandantit Adem Jashari, Beqiri niset në drejtimin Qirez,
    Likoshan e Gllanasellë me mision të caktuar. Më 28 shkurt, forcat
    policore serbe ndeshën në veturën e Musa Jasharit dhe fillon shkëmbimi
    i zjarrit. Në drejtim të vendit ku u zhvilluan luftimet niset edhe
    Beqiri me shokë. Në këto luftime vriten disa policë serbë, po në këtë
    përleshje bie edhe luftëtari Rexhep Rexhepi. Ndërkohë, gjatë
    luftimeve që u zhvilluan deri në orët e vona të natës, në altarin e
    lirisë bie edhe Beqir Brahim Rexhepi, ndërsa plagosen Musa
    Jashari, Sabit Lladrovci dhe Sabit Geci. Për shkak të humbjeve të
    pësuara, forcat serbe masakrojnë 24 pjesëtarë të Qirezit dhe Likoshanit.
    Prej marsit 1998 e deri më 25 mars 1999, Beqir Meha ka luftuar në
    rajonin e Zonës Operative të Drenicës. Ai kishte autoritet të
    pakontestueshëm si vëlla i Tahir Mehës dhe si bir i Nebih Mehës,
    por edhe si bashkëluftëtar i ngushtë i Jasharajve. Meqë ishte
    kalitur në burgje dhe ndër betejat e luftës, ai gjendej gjithnjë në
    ballë. Në mars të vitit 1999, në kohën kur kishte filluar ofensiva e
    dimrit në Drenicë, Beqir Meha bashkë me bashkëluftëtarë ndodhej
    në fshatin Rakinicë. Aty takohet me njësitin e fshatit Oshlan, i
    cili sapo kishte arritur me armatim nga Shqipëria. Duke qenë se
    luftimet zhvilloheshin në të gjitha anët, Beqiri merr përsipër për t'i
    ndihmuar ushtarët në drejtim të Oshlanit në Zonën Operative të
    Shalës. Rreth orës 23:00, të natës së 25 marsit të vitit 1999, Beqir
    Meha bie në pritë të forcave serbe. Pas një luftimi të ashpër ballë për
    ballë me forcat e armikut, ai plagoset rëndë, duke kaluar nëpër
    fshatin Qubrel të Drenicës. Plagët e Beqirit ishin vdekjeprurëse.
    Ra atë ditë marsi për të mos vdekur kurr

  14. #214
    SHQIPTAR Maska e ARIANI_TB
    Anëtarësuar
    30-12-2005
    Postime
    4,918
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  15. #215
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941

  16. #216
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Një delegacion i lartë i PDK-së, i prirë nga kryetari Thaçi, nderon dëshmorët në ditën e dytë të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së në Prekaz

    06.03.2007
    Një delegacion i lartë i PDK-së, i prirë nga kryetari z.Hashim Thaçi, ku bënin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm z.Jakup Krasniqi, nënkryetarët z.Fatmir Limaj, z.Bajram Rexhepi dhe z.Hajredin Kuçi, si dhe anëtarët e kryesisë z.Xhavit Haliti, z.Adem Grabovci, z.Enver Hoxhaj, z.Ramë Buja dhe z.Fehmi Mujota, sot në ditën e dytë të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së bënë homazhe dhe vunë kurora lulesh para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë në Prekaz.
    Sekretari i përgjithshëm z.Jakup Krasniqi, nënkryetari z.Fatmir Limaj dhe anëtari i kryesisë z.Adem Grabovci morën pjesë po ashtu në zbulimin e pllakës përkujtimore në selinë e SHP të UÇK-së në Likoc. Ndërsa, nënkryetari Limaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Grabovci, ka bërë homazhe para varrezave të dëshmorëve në Ticë të Skënderajt, si dhe vizituan familjen e dëshmorit të kombit Idriz Salihu.
    Po ashtu, rreth 100 aktivistë nga 20 degë të Rinisë Demokratike të Kosovës, të prirë nga kryesia qendrore dhe kryetari Memli Krasniqi, bënë homazhe dhe vunë kurora para varreve të familjes Jashari në Prekaz.

    Një delegacion i lartë i PDK-së, i prirë nga kryetari z.Hashim Thaçi, në të cilin bënin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm z.Jakup Krasniqi, nënkryetarët z.Fatmir Limaj, z.Bajram Rexhepi dhe z.Hajredin Kuçi, si dhe anëtarët e kryesisë z.Xhavit Haliti, z.Adem Grabovci, z.Enver Hoxhaj dhe z.Fehmi Mujota, sot në ditën e dytë të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së bënë homazhe dhe vunë kurora lulesh para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë në Prekaz.

    “Ne do të ndërtojmë një Kosovë të denjë për sakrificën e Komandantit. Ne do të ndërtojmë një Kosovë e cila më së miri do të mishëronte kujtimin për të. Ne do ta ndërtojmë Ushtrinë e Kosovës. Të kthejmë shikimin drejt asaj që ishte frymëzim dhe vizion i Adem Jasharit – ditës së lirisë dhe pavarësisë” – tha ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, tani kryetar i PDK-së z.Hashim Thaçi.

    “Në atë ditë, ne do t’i kujtojmë me mburrje vitet e rezistencës dhe fitores sonë. Dhe kur ajo ditë të vijë, unë e di se secili prej nesh do të ketë heroin tonë në zemër. Do ta ketë Adem Jasharin në zemër: sepse pa vizionin e tij, pa lidershipin e tij, pa sakrificën e tij, vendi ynë nuk do ta fitonte kurrë pavarësinë” – u shpreh kryetari i PDK-së.

    “Ne përjetësisht do të kujtojmë kush ishte Adem Jashari dhe çka nënkupton Ai për jetën tonë në liri. Jeta dhe vepra e Adem Jasharit ishte vetë jeta e Popullit të Kosovës. Është çlirimi, liria dhe pavarësia e Kosovës. Shpirti i tij do të valojë përjetësisht në flamurin e Kosovës së lirë e të pavarur” – theksoi anëtari i Ekipit të Unitetit z.Hashim Thaçi.

    Gjithashtu, një numër prej rreth 100 aktivistësh nga mbi 20 degë të Rinisë Demokratike të Kosovës, të prire nga kryesia qendrore dhe kryetari Memli Krasniqi, bënë homazhe dhe vunë kurora para varreve të familjes Jashari në Prekaz.

    Ndërsa, sekretari i përgjithshëm z.Jakup Krasniqi, nënkryetari z.Fatmir Limaj dhe anëtari i kryesisë z.Adem Grabovci morën pjesë po ashtu në zbulimin e pllakës përkujtimore në selinë e SHP të UÇK-së në Likoc. Ndërsa, nënkryetari Limaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Grabovci, bënë homazhe para varrezave të dëshmorëve në Ticë të Skënderajt, si dhe vizituan familjen e dëshmorit të kombit Idriz Salihu.

    “Sot në nëntëvjetorin e epopesë më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit shqiptar, epopesë së Jasharëve, epopesë së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, po e përurojmë një pllakë që na përkujton vitet e vështira dhe të lavdishme të luftës sonë heroike, të luftës së popullit shqiptar, të udhëhequr nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” – tha ish-zëdhënësi i SHP të UÇK-së z.Jakup Krasniqi.

    “Likoci na përkujton vitet e vështira, të lavdishme dhe shumë data të rëndësishme të historisë sonë të afërt, data që ndryshuan rrjedhat e historisë sonë më të re, data që në një formë osë në një formë tjetër kanë përmbyllur jetën e gjatë nën robëri, data nga të cilat ka filluar të ndryshojë jo vetëm historia, por në mënyrë të veçantë të ketë ndryshime në zhvillimet politike për të sotmen dhe të ardhmen tonë” – u shpreh sekretari i përgjithshëm i PDK-së z.Jakup Krasniqi.

    Ndërsa, ish-anëtari i SHP të UÇK-së, nënkryetari i PDK-së z.Fatmir Limaj, në ditën e dytë të përkujtimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh edhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleçkë.

  17. #217
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941


    Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
    (Monografi)
    Kryeredaktor :
    Nezir MYRTAJ
    Kolegjiumi i Redaksisë:
    Dilaver Goxhai
    Ahmet Qeriqi
    Bedri Tahiri
    Sheremet Krasniqi
    Remzie Zeqiri
    Bedri Zyberaj
    Murat Musliu
    Ruzhdi Jashari
    Xhavit Sadriaj
    Anëtarë nderi të Redaksisë:
    Adem Demaçi
    Rifat Jashari
    Radhitja kompjuterike
    Kadrie Gashi
    Realizimi kompjuterik
    Rrezart Galica
    Fotografia
    Habib Zogaj
    Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
    (Monografi)
    Prishtinë
    2001
    PARATHËNIE

    Me daljen në dritë të vëllimit të parë të monografisë “ Feniksët e lirisë”, lexuesit shqiptar i jepet mundësia të njihet me jetën dhe veprën e dëshmorëve të rënë nën emblemën dhe me betimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën e udhëhequr prej saj për çlirimin e trojeve të pushtuara shqiptare.

    Hapin për botimin e monografisë " Feniksët e lirisë", Redaksia Dëshmorët e UÇK-së e ka marrë duke u mbështetur në vendimin e Kuvendit Themelues të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i mbajtur më 23 shtator 2000, në Prishtinë.

    Qëllimi i këtij botimi, është prezentimi në mënyrë sa më të plotë, sa më proporcionale dhe të paanshme të heroizmit e të sakrificës sublime të dëshmorëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky heroizëm do të përjetësohet si pjesë e historisë sonë të shkruar, e cila brezave të ardhshëm do t'u dëshmojë se u desh të derdheshin lumenj gjaku që Kosova të çlirohej nga pushtuesi serb.

    Redaksia Dëshmorët e UÇK-së për botimin e monografisë " Feniksët e lirisë" ka marrë hapin ta fillojë këtë punë kolosale duke u nisur nga obligimi që duhet të ndijë secili shqiptar para veprës heroike të dëshmorëve të rënë në luftë për lirinë kombëtare, gjaku i të cilëve qëndron në çdo shkëndijë lirie që ne gëzojmë sot dhe në themelin e lirisë të cilën do ta gëzojnë brezat e ardhshëm.

    * * *

    Duke pasqyruar jetën dhe veprën e pavdekshme të dëshmorëve të kësaj periudhe historike, në shërbim të lirisë së atdheut, mbi bazën e fakteve të mbledhura nga shokët dhe nga bashkëluftëtarët e dëshmorëve, nga anëtarët e familjeve dhe të afërmit e tjerë të tyre, monografia " Feniksët e lirisë" do të jetë një mjet i fuqishëm i edukimit atdhetar për brezat tanë. Në kujtesën e këtyre brezave, heroizmi i dëshmorëve të lirisë do të tingëllojë zëshëm si porosi jetësore se si duhet jetuar dhe si duhet vdekur , duke mos e bërë rrojtjen vdekje të përditshme, por luftë dhe punë në shërbim të idealeve të lirisë e të atdheut.

    Siç dihet, Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi dhe u rrit me një shpejtësi marramendëse për një periudhë shumë të shkurtër, si në asnjë rast të luftërave çlirimtare botërore. Duke u bazuar në faktin se ajo bënte një luftë të drejtë për t’u çliruar nga një ushtri dhjetëra herë më e madhe në numër e shumë herë më e armatosur me armët më moderne të kohës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi përkrahjen dhe simpatinë e mbarë botës përparimtare liridashëse. UÇK-ja ishte aleate ex officio e NATO-s dhe e SHBA. Prandaj, lufta që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte lufta më madhështore, ndërsa akti i flijimit të pjesëtarëve të saj ishte një heroizëm i pashoq.

    * * *

    Nismën për ngritjen dhe funksionimin e Redaksisë për botimin e monografisë " Feniksët e lirisë" e mori një grup intelektualësh profesionesh të ndryshme, politikisht të shëndoshë, e partiakisht të paanshëm, i cili rreth vetes arriti ta afrojë një numër kuadrosh, që edhe gjatë kohës së luftës që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishin dëshmuar zell e profesionalizëm, duke kryer me sukses obligimet kombëtare.

    Duke marrë parasysh faktin mbi aktivitetin qëllimmirë, por të pakoordinuar, në pasqyrimin dhe përjetësimin e veprës së dëshmorëve të UÇK-së, si dhe mungesën e përkujdesjes përkatëse institucionale, Këshilli Nismëtar kishte projektuar ngritjen e një redaksie në nivel vendi, me një kuadër profesionalisht të përgatitur, e cila do t'i qasej punës për publikimin, në dhjetëra vëllime, të shënimeve të domosdoshme faktografike e dokumentare për të gjithë dëshmorët e luftës që udhëhoqi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ngritja e Redaksisë u bë pas prezentimit të këtij projekti, gjithsesi ambicioz, para asociacioneve përkatëse siç janë: Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, si dhe para personaliteteve kyçe, politike e ushtarake, drejtuese të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënshkrimet e përfaqësuesve të këtyre asociacioneve e të këtyre personaliteteve, në shenjë pëlqimi të këtij projekti, kishin domethënien e legjitimitetit moral për Redaksinë e ngritur dhe për punën e filluar nga ajo. Si e tillë, ajo është dhe do të jetë derëhapur për të gjithë ata krijues, individë e institucione, të cilat shprehin vullnet dhe angazhim për të ndihmuar në realizimin e projektit për botimin e monografisë " Feniksët e lirisë", që ka një rëndësi të veçantë kombëtare. Mbi bazën e këtij legjitimiteti, Redaksia do të funksionojë deri në krijimin e kushteve dhe të rrethanave, të cilat do të mundësojnë marrjen nën përkujdesjen institucionale të këtij projekti. Me ngritjen dhe funksionimin e strukturave qeverisëse në të gjitha nivelet e Kosovës, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së shpreson të forcohet e të përkrahet edhe më fuqishëm në punën e saj, duke qenë pjesë obliguese e institucionit përkatës përgjegjës.

    * * *

    E ndërgjegjshme se do ta kryejë vetëm një pjesë të obligimit tepër të madh dhe se do të mbetet edhe shumë më tepër për të bërë për dëshmorët tanë të mëhershëm e për ata të ardhshëm, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së e ka vlerësuar si nevojë të ngutshme dhe ka parashikuar si të mundshëm botimin e monografisë " Feniksët e lirisë", në të cilën do të përfshihen të gjithë dëshmorët e evidentuar deri tash në regjistrat zyrtarë të dëshmorëve të rënë, që nga paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 27 nëntor 1997, e deri në përfundim të tërheqjes së shpallur të forcave të pushtuesit serb nga Kosova, më 21 qershor të vitit 1999 *)(Në këtë monografi do të përfshihen, gjithashtu, edhe dëshmorët që kanë rënë në luftërat e mëvonshme për çlirimin e trojeve shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si dhe në Maqedoni). Meqenëse Redaksia Dëshmorët e UÇK-së nuk është kompetente t'ia përcaktojë ndokujt statusin e dëshmorit, gjatë punës së saj, ajo do t'i konsiderojë si zyrtare regjistrat për dëshmorët të formuluar nga shtabet e zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (derisa ekzistonte ajo) dhe nga shtabet e Trupave të Mbrojtjes të Kosovës, më pas. **)(Redaksia do t’i konsiderojë si zyrtare, po ashtu, edhe regjistrat e përpiluara nga organet përkatëse të pushtetit vendor, pas konstituimit të tij). Evidentimi në këta regjistra i dëshmorëve të UÇK-së dhe të luftës së saj nuk është kompetencë e Redaksisë. Shpallja e tyre dëshmorë ishte e drejtë e komandave dhe e shtabeve të rendimeve ushtarake të UÇK-së, e Shtabit të Përgjithshëm të saj gjatë periudhës së luftës, si dhe e pushtetit vendor pas konstituimit të tij. Regjistrat janë siguruar nga ish-shtabet dhe komandat e batalioneve e të brigadave të zonave operative të UÇK-së dhe më vonë nga ato të Trupave të Mbrojtjes të Kosovës. Po ashtu, Redaksia ka shfrytëzuar edhe regjistrat ekzistuese të dëshmorëve, të përpiluara nga organet përkatëse të pushtetit vendor.

    Redaksia Dëshmorët e UÇK-së ka parasysh faktin se këta regjistra nuk do të jenë përfundimtarë dhe se numri i dëshmorëve të lirisë të periudhës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rritet krahas ndriçimit të argumenteve të reja mbi sakrificat e atyre që u flijuan për Kosovën e për trojet shqiptare. Ajo, po ashtu, ka parasysh edhe faktin tjetër, se ky numër i dëshmorëve do të ndryshojë edhe pas krijimit të institucioneve të Kosovës dhe përcaktimit nga ana e tyre të kritereve ligjore lidhur me statusin e dëshmorit të atdheut. Prandaj, në vëllimet e monografisë " Feniksët e lirisë", Redaksia nuk do ta përkufizojë numrin e dëshmorëve të kësaj periudhe në vetëm rreth 1800, sa ai konsiderohet sot. Në këto vëllime do të përfshihen edhe ata që nesër, në bazë të kritereve të caktuara, do ta gëzojnë statusin e dëshmorit. Prandaj, në këtë drejtim, puna e filluar nga Redaksia Dëshmorët e UÇK-së do të jetë një ndihmë e çmueshme edhe për strukturat e ardhshme të pushtetit lokal e të atij qendror në Kosovë, sepse do ta bëjë më të lehtë procesin e korrigjimeve e të plotësimeve të nevojshme në listat e dëshmorëve të rënë në luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    * * *

    Gjatë punës së mëtejme, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së parasheh botimin e vëllimeve të posaçme edhe me biografitë e dëshmorëve të rënë para dhe pas periudhës së përfshirë në monografinë " Feniksët e lirisë". Duke u përqendruar në fillim, brenda kësaj periudhe, ajo nuk harron faktin se dëshmorët që dje ranë gjatë luftës në Kosovë, kishin për ideal jo vetëm çlirimin e saj, por edhe bashkimin kombëtar. Ishte ky ideal shekullor, që pastaj u ndez në luftën për liri në trojet shqiptare nën pushtimin serb, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe nën atë maqedonas, në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Vazhdimi i luftës në këto troje, ndonëse, për shkak të rrethanave të caktuara kombëtare e ndërkombëtare, nën uniformat e modifikuara të Ushtrisë Çlirimtare, ishte një përpjekje dhe vazhdim për ta jetësuar aspiratën e të gjithë atyre që më parë u flijuan në Kosovë, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke pasur parasysh këtë element shumë të rëndësishëm, Redaksia, dëshmorë të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka konsideruar edhe të gjithë ata dëshmorë që dikur kishin luftuar në kuadrin e kësaj ushtrie, porse më vonë kanë rënë duke luftuar si pjesëtarë të UÇPMB-së ose të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Po për këtë arsye, ajo ka synuar që monografinë kushtuar dëshmorëve të lirisë të rënë në Kosovë, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta titullojë me titullin, domethënia figurative e të cilit do ta pasqyronte në mënyrën sa më të qartë rizgjimin dhe ringjalljen e idealeve të tyre. Është Vlerësuar se emërtimi “Feniksët e lirisë” ***)(Feniksi është zog mitologjik, i cili ka vetinë të digjet e të ringjallet nga hiri i tij) simbolizon në mënyrë të kënaqshme figurën e përjetshme të dëshmorëve dhe idealin e tyre.

    * * *

    Seria në vëllime “ Feniksët e lirisë" fillon me regjistrin e dëshmorëve të luftës së UÇK-së, si në asnjë rast të ngjashëm të këtij lloji. Redaksia u përcaktua që ky botim të niste me këtë veçori, pasi Kosova, duke qenë nën protektorat, nuk i ka ende strukturat e veçanta të ligjshme, të cilat do t'i evidentonin normalisht dëshmorët e luftës. Për shkak të kësaj rrethane, është vlerësuar se renditja në regjistër, sipas radhës alfabetike, e jo sipas numrit rendor, do të jetë më e qëlluar. Renditja alfabetike nis me emrin dhe jo me mbiemrin e dëshmorit, duke përfillur specifikat e traditës shqiptare në këtë çështje. Në krye të renditjes alfabetike të dëshmorëvë qëndron emri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili, që nga shpërthimi i luftës në Kosovë u bë legjendë, jo vetëm për popullin e Kosovës e për luftëtarët e UÇK-së, por edhe për gjithë kombin tonë. Shqiptarët, pa asnjë porosi institucionale, pa asnjë dekret shtetëror dhe pa asnjë imponim të çfarëdoshëm, kudo filluan ta radhitin portretin e tij përkrah atij të Skënderbeut. Pavarësisht se institucionet shkencore dhe ato ligjore, ende nuk e kanë vënë në rendin e ditës për diskutim vlerësimin e kësaj figure madhështore, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së e respekton vendimin e kësaj vetëvendosjeje mbarëkombëtare.

    Vëllimi i parë i monografisë " Feniksët e lirisë", me regjistrin e emrave të dëshmorëve, paraqet të dhënat për vitin e për vendin e lindjes, si dhe për vitin e për vendin e rënies. Të dhënat e tjera biografike janë parashikuar të jepen në monografitë e shkurtra e të veçanta, që do të vijojnë në vëllimet pasardhëse. Numri i dëshmorëve, biografitë e të cilëve do të botohen në secilin vëllim vijues, është paraparë të përcaktohet në bazë të kritereve të caktuara, duke përfillur edhe përfaqësimin proporcional në përputhje me numrin e dëshmorëve të rënë sipas zonave ushtarake. Me qëllim që secili vëllim të jetë gjithëpërfshirës për të gjitha krahinat e Kosovës e të trevave të tjera shqiptare nga kanë ardhur vullnetarë në radhët e UÇK-së, në çdo vëllim do të ketë dëshmorë nga të gjitha këto vise, në bazë të raportit që ata zënë në numrin ekzistues të regjistrit të përgjithshëm të dëshmorëve të kësaj periudhe.

    Në këto vëllime synohet të përfaqësohet tërë Kosova, por edhe të gjitha trevat shqiptare që dërguan djemtë e tyre për çlirimin e saj .

    * * *

    Hartimi i biografisë së dëshmorëve do të bëhet duke u mbështetur mbi materialin faktografik të mbledhur në terren, sipas të dhënave të parashtruara në pyetësorin e formuluar nga Redaksia. Përpunimi i këtyre të dhënave do të jetë rezultat i punës së përbashkët të kolegjiumit të Redaksisë. Për pasqyrimin sa më të plotë të jetës dhe të veprës së dëshmorëve, si material shtesë faktografik, Redaksia do t'i shfrytëzojë edhe burimet e ndryshme të shkruara, sikurse që janë publikimet e veçanta në shtypin e përditshëm e në atë periodik, si dhe botimet e ndryshme monografike, letrare, historike, publicistike e të tjera. Në treguesin e emrave e të të dhënave, në fund të secilit vëllim të monografisë, Redaksia do të shënojë emrin e autorëve, publikimet e të cilëve janë shfrytëzuar. Në vëllimin e parë të monografisë " Feniksët e lirisë", toponimet për vendlindjet dhe për vendin e rënies së dëshmorëve janë të periudhës së paraluftës e të gjatë luftës të bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo mënyrë e shkrimit të këtyre toponimeve u kushtëzua për shkak të vështirësisë teknike që krahas tyre të vendoseshin edhe toponimet e reja. Mirëpo, ky korrigjim do të realizohet në monografitë e veçanta për secilin dëshmor, ku krahas emërtimit të vjetër, të vendosur brenda kllapave, për çdo fshat, komunë, qytet, krahinë e të tjera, do të shënohet edhe toponimi i ri.

    * * *

    Kushtet në të cilat Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar një luftë, skajshmërisht të pabarabartë me pushtuesin serb, kanë bërë që një numër i pjesëtarëve të saj të bijnë në fushën e nderit, e që të dhënat për ta të mos mund të kompletohen sot e kësaj dite. Disa prej të rënëve janë trajtuar, apo edhe mund të trajtohen ende si persona të zhdukur. Redaksia ka bërë përpjekje që regjistrat me emrat e dëshmorëve, të vënë në dispozicion nga shtabet e zonave, të verifikohen hollësisht përmes bashkëpunëtorëve në terren dhe të ekipeve të saj të posaçme. Megjithatë, ajo nuk ka arritur t'i kompletojë shënimet e domosdoshme për të gjithë dëshmorët në regjistër, madje për disa prej tyre nuk ka arritur ta sigurojë asnjë shënim të vetëm. Arsyeja pse një numër dëshmorësh të evidentuar mbetet pa të dhëna të plota qëndron në faktin se familjet dhe të afërmit e tyre tashmë ndodhen në vendbanime të ndryshme pa adresë, kurse disa prej tyre edhe jashtë Kosovës. Arsyeja tjetër e mungesës së plotë të të dhënave qëndron në faktin se ata figurojnë në regjistrin e dëshmorëve, ashtu siç kanë mundur të shënohen pas rënies në vijën e frontit, vetëm me emër e mbiemër, apo vetëm me emër e me mbiemër të pasaktë e të përgjithësuar dhe pa asnjë të dhënë tjetër. Me gjithë keqardhjen për këto mangësi, Redaksia e ka vlerësuar të nevojshme paraqitjen e emrit të këtyre dëshmorëve në vëllimin e parë të monografisë " Feniksët e lirisë", me po aq të dhëna sa ka për ta, me shpresë dhe me këmbëngulje që në botimet dhe në vëllimet e tjera të kësaj monografie, të dhënat për ta të paraqiten të plota. Shpresojmë se lexuesi dhe sidomos familjet dhe të afërmit e këtyre dëshmorëve do të kenë ndjenjë mirëkuptimi ndaj vështirësive në të cilat ka hasur Redaksia në këtë drejtim, me bindjen se më e mirë është një rreze e vetme drite, se një terr i plotë.

    * * *

    Duke iu qasur punës për ndriçimin e jetës e të veprës, të idealit e të sakrificës sublime të dëshmorëve të rënë si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në monografinë " Feniksët e lirisë", Redaksia Dëshmorët e UÇK-së nuk pretendon ta rishkruajë historinë, të cilën këta dëshmorë e kanë shkruar me gjakun e rrjedhur nga damarët e zemrave të tyre. Ajo, me monografinë " Feniksët e lirisë", do ta servojë vetëm lëndën e parë për shkrimin e historisë për këta dëshmorë dhe materialin bazë, mbi të cilin do të mund ta marrin fillin vepra të mëdha historike, letrare e artistike. Po t'ia arrinte këtij qëllimi, Redaksia do të ndihej e lehtësuar nga barra e rëndë që me vetëdashje ia ka ngarkuar vetes dhe njëkohësisht do të ndihej e gëzuar për shlyerjen e një pjese të obligimit të përjetshëm që kemi ndaj atyre që dhanë jetën dhe derdhën gjakun për lirinë dhe bashkimin e kombit.

    Redaksia është e vetëdijshme se në këtë vëllim, në të cilin janë publikuar emrat e dëshmorëve, mund të jenë përvjedhur gabime, andaj ajo do t’u jetë mirënjohëse të gjithëve që me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do të ndihmonin për korrigjimin e këtyre gabimeve me rastin e botimit në vijim të vëllimeve të monografisë.
    Redaksia

    Për më shumë, shkarkoni dokumentin në Word dokument : "Feniksët e lirisë.doc"



    Feniksët e lirisë 2

    Në këtë monografi janë prezantuar 41 biografi për dëshmorët e UÇK-së, duke filluar nga jetëshkrimi për komandantin Adem Jashari dhe duke përfunduar me biografinë e Zahir Pajazitit.
    Radhitja është bërë sipas kriterit alfabetik.
    Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.

    Përmbajtja:

    I Parathënia
    II Biografitë e dëshmorëve:
    Adem Shaban Jashari
    Abedin Sokol Rexha
    Abdullah Ramadan Tahiri
    Agush Asllan Gjocaj
    Agim Çerkin Bajrami
    Agim Hysni Ramadani
    Ahmet Shaban Kaçiku
    Ahmet Alush Pantina
    Ali Rakip Beqa
    Arben Aziz Haliti
    Artim Sejdi Jashari
    Bahri Rrahman Fazliu
    Bedri Veli Shala
    Bekim Fazli Berisha
    Elez Ramë Geci
    Fadil Bajram Nimani
    Fetah Ahmet Gega
    Hamëz Shaban Jashari
    Hakif Sabit Zejnullahu
    Halit Isuf Geci
    Ibrahin Selman Mazreku
    Ibrahim Muharrem Oruçi
    Imer Muharrem Alushani
    Ilir Halit Konushevci
    Ismail Adem Luma
    Ismet Jashar Jashari
    Jetë Aziz Hasani
    Luan Hilmi Haradinaj
    Mervete Salih Maksutaj
    Mehë Ramë Uka
    Mentor Osman Dërvishaj
    Milaim Mehdi Beha
    Osman Shaban Geci
    Remzi bajram Ademaj
    Ruzhdi Islam Salihu
    Shaban Murat Jashari
    Tahir Malë Sinani
    Tefik Vehbi Zymberi
    Xhavit Bahtijar Bajraktari
    Valon Metë Myrtaj
    Zahir Qerim Pajaziti

    III Monumente përjetësie
    IV Pyetësori
    V Të dhëna të plotësuara për dëshmorët VI Literatura

    Libri ka 286 faqe
    Botues SHVL të UÇK-së
    Shtypi Shkrola, Prishtinë 2002.



    Feniksët e lirisë 3

    Në këtë monografi janë prezantuar 43 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për Adrian Krasniqin dhe duke përfunduar me biografinë e dëshmorit Xhevat Berisha.
    Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
    Radhitja sipas kriterit alfabetik.

    Përmbajtja:

    I Parathënia
    II Biografitë e dëshmorëve:
    Adrian Rexhep Krasniqi
    Afrim Avdi Vitia
    Astrit Hekuran Suli
    Avni Hysni Saraçi
    Afrim Qazim Meshi
    Basri Halil Canolli
    Bashkim Azem Krasniqi
    Beqir Brahim Rexhepi
    Bekim Dalip Bekteshi
    Besim Daut Halilaj
    Danush Miftar Kurtaj
    Edmond Hysni Hoxha
    Enver Bajram Topalli
    Fatos Sherif Krasniqi
    Fehmi Muhamet Lladrovci
    Fehmi Bajrush Rama
    Françesko Xhuzepe Bider
    Hamit Hysen Jashari
    Hamdi Qamil Hajrizi
    Hyrë Qazim Emini
    Ilir Rexhep Mërturi
    Imer Ramë Krasniqi
    Isa Sabit Kastrati
    Kasim Rexhep Shala
    Mehedin Avdullah Morina
    Muhamet Sefer Haxhaj
    Mustafë Shaqir Shyti
    Njazi Ramush Azemi
    Ramadan deli Elshani
    Rexhep Rexhep Bislimi
    Rexhep Ajet Rexhepi
    Sadik Hafir Shala
    Salë Xhemajli-Jashari
    Sejdi Muharrem Sejdiu
    Selatin Xhelil Gërxhaliu
    Selim Salih Veselaj
    Skënder Murat Rexhepi
    Sokol Mustafë Sopi
    Shaip Jahir Pacolli
    Xheladin Miftar Kurtaj
    Xhevë Krasniqi-Lladrovci
    Xhevat Ahmet Berisha

    III Monumente përjetësie
    IV Dokumente
    V Të dhëna të plotësuara për dëshmorët
    VI Recensione
    VII Literatura

    Libri ka 304 faqe
    Botues: SHVL të UÇK-së
    Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2003.



    Feniksët e lirisë 4

    Në këtë monografi janë prezantuar 43 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin, Agron Rrahmanie duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Xhemajl Rexha.
    Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
    Radhitja sipas kriterit alfabetik.

    Përmbajtja:

    I Parathënia
    II Biografitë e dëshmorëve:
    Agron Muharrem Rrahmani
    Adnan Ilmi Maliqi
    Ahmet Hysen Hoxha
    Ali Halil Krasniqi
    Bajram Hetem Sylejmani
    Bektesh Nuhi Haliti
    Beqir Sefë Gashi
    Besnik Liman Begunca
    Blerim Agim Saraçi
    Brahim Tefik Ademi
    Daut Zenun Halilaj
    Faik Tahir Jashari
    Fatmir Hajdar Hyseni
    Fatos Shefqet Limani
    Fehmi Brahim Kastrati
    Gani Shaqir Kastrati
    Gaspër Ndue Karaçi
    Gursel Hetem Sylejmani
    Halil Ukë Ukaj
    Hyzri Hamdi Talla
    Indrit Lulëzim Cara
    Ismet Hazir Asllani
    Ismet Mustafë Bicaj
    Jashar Zejnullah Jashari
    Jetullah Mehmet Islami
    Lec Bislim Leci
    Leonard Dedë Palucaj
    Menderes Osman Dërvishaj
    Menhend Osman Dërvishaj
    Mentor Nazmi Morina
    Mujë Halil Krasniqi
    Mukadeze Bafti Lika
    Mustafë Rexhep Çorraj
    Nuhi Zejnullah Mazreku
    Rasim Rrahman Kiçina
    Rifat Fazli Mëziu
    Sadri Azem Zeneli
    Skënder Haxhi Çeku
    Skënder Zeqir Salihaj
    Sherif Brahim Jashari
    Shkëlzen Hilmi Haradinaj
    Xhemajl Rasim Rexha

    III Monumente përjetësie
    IV Dokumente
    V Të dhëna të plotësuara për dëshmorët
    VI Recensione
    VII Literatura

    Libri ka 342 faqe
    Botues: SHVL të UÇK-së
    Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2004.



    Feniksët e lirisë 5

    Në këtë monografi janë prezantuar 43 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin, Ali Vitia e duke përfunduar me biografinë e dëshmores Zahide Jashari.
    Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
    Radhitja sipas kriterit alfabetik.

    Përmbajtja:

    I Parathënia II Biografitë e dëshmorëve:

    Ali Vitia
    Ali Zogaj
    Arsim Zogiani
    Azem Behluli
    Azem Hajdaraj
    Bashkim Vishi
    Bedri Ahmeti
    Behxhet Brajshori
    Besim Jashari
    Bislim Zekolli
    Elmi Kamberi
    Fazli Jakupi
    Florim Rushiti
    Gëzim Hamza
    Halim Bajraktari
    Halit Coka
    Hanumshahe Abdullahu – Zymberi
    Hetem H
    asaj Isë Salihaj
    Izet Shatri
    Kadri Syla Kapllan Ahmetaj
    Kemajl Hetemi
    Lutfi Musiqi
    Malush Ahmeti
    Muhamet Dërvishi
    Muhamet Malësori
    Mustafë Llapashtica
    Mustafë Shabani
    Nazim Tërziu
    Nazim Kokollari
    Nexhmi Llumnica
    Rifat Goxhufi
    Rrahim Gërbeshi Sefedin Vitia
    Selajdin Mullabazi
    Selman Lajçi
    Shaban Salihaj
    Shaqir Tërshani
    Xhavit Kelmendi
    Xhelal Hajda
    Xhevat Demaku
    Zahide Jashari

    III Monumente përjetësie
    IV Dokumente V Recensione
    VI Përmirësim gabimesh
    VII Literatura
    Libri ka 338 faqe
    Botues: SHFD të UÇK-së
    Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2004.

    <

    Feniksët e lirisë 6

    Në këtë monografi janë prezantuar 42 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin, Abdullah Bugari e duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Zymer Goxhuli.
    Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
    Radhitja sipas kriterit alfabetik.

    Përmbajtja:

    I Parathënia
    II Biografitë e dëshmorëve:

    Abdullah Bugari
    Adem Gashi
    Adile Jashari
    Adnan Shyti
    Agim Selmanaj
    Arben Qerimaj
    Avni Klinaku
    Bashkim Syla
    Bekim Sylka
    Bekim Thaçi
    Burim Graiçevci
    Elton Zherka
    Emin Sinani
    Faik Goxhuli
    Fejzullah Graiçevci
    Ferid Curri
    Fetah Sylejmani
    Fisnik Ibrahimi
    Fitush Kukaj
    Habib Gashi
    Hajrullah Abdullahu
    Halim Statovci
    Himë Haradinaj
    Hysni Jetullahu
    Ilir Lushtaku
    Imer Shala
    Luan Qerimaj
    Mentor Krasniqi
    Milaim Krasniqi
    Mizahir Isma
    Myrtë Zeneli
    Nexhmedin Elshani
    Pal Paluca
    Permet Vula
    Qamil Ilazi
    Rushit Selmani
    Sadri Lokaj
    Selim Berisha
    Skyfter Arifi
    Virgjil Elshani
    Xhevat Shala
    Zymer Goxhuli
    III Monumente përjetësie
    IV Dokumente V Recensione
    VI Përmirësim gabimesh
    VII Literatura
    Libri ka 328 faqe
    Botues: SHFD të UÇK-së
    Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2005.



    Feniksët e lirisë 7

    Në këtë monografi janë prezantuar 41 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin, Ajet Rexhaj e duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Zeki Shylemaja.
    Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
    Radhitja sipas kriterit alfabetik.

    Përmbajtja:

    I Parathënia
    II Biografitë e dëshmorëve:

    Ajet Rexhaj
    Avdylgafurr Luma
    Bedrush Gashi
    Bekim Gashi
    Bekim Mavraj
    Beqir Meha
    Dalip Behra
    Daut Zagragja
    Demush Mavraj
    Elton Zherka
    Enver Musa
    Faik Rama
    Fazli Fetahu
    Haxhi Hoti
    Hetem Rexhaj
    Hysen Rexhepi
    Hysni Duraku
    Ibish Mavraj
    Ismail Gashi
    Jahja Danuza
    Januz Jashari
    Lulëzim Jashari
    Luljetë Shala
    Mehdi Hoxha
    Mehmet Rexhaj
    Milaim Loku
    Milaim Qerimi
    Naser Lani
    Nazim Bakiu
    Osman Luma
    Pren Lleshi
    Qani Luma
    Rexhë Rexhaj
    Sakip Bellaqa
    Skerdilajd Llagami
    Skënder Qarri
    Sokol Elshani
    Shaban Mazrekaj
    Shefket Muhadini
    Shemsi Istrefi
    Zeki Shylemaja

    III Monumente përjetësie
    IV Dokumente
    V Recensione
    VI Përmirësim gabimesh
    VII Literatura
    Libri ka 324 faqe
    Botues: SHFD të UÇK-së
    Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2006.



    Feniksët e lirisë 8

    Në këtë monografi janë prezantuar 41 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmoren Afërditë Ukshini e duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Xhavit Kozhani.
    Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
    Radhitja sipas kriterit alfabetik.

    Përmbajtja:

    I Parathënia
    II Biografitë e dëshmorëve:

    Afërditë Ukshini
    Afrim Musliu
    Agim Kelmendi
    Avdi Xhaçku
    Bujar Visoqi
    Elfir Behrami
    Emrush Buzhala
    Faruk Elezi
    Faruk Beqiri
    Gani Paçarizi
    Hadije Spahiu
    Hajdar Shala
    Halit Asllani
    Islam Kastrati
    Izahir Troni
    Kadri Qeriqi
    Kolë Mirëdita
    Lefter Koxhaj
    Liman Morina
    Lulëzim Guta
    Lumnije Raka
    Memë Lleshi
    Mensur Zyberaj
    Mexhit Mustafa
    Mirsad Gashi
    Mursel Buletini
    Naim Dreshaj
    Naim Gashi
    Sadedin Hajda
    Sadik Osmani
    Salih Qerimi
    Sami Ukshini
    Sami Gashi
    Selim Selimi
    Sinan Thaçi
    Shabi Gërbeshi
    Shpëtim Robaj
    Vezir Kolshi
    Xhafer Mehmetaj
    Xhavit Kozhani

    III Monumente përjetësie
    IV Dokumente
    V Recensione
    VI Përmirësim gabimesh
    VII Literatura

    Libri ka 330 faqe
    Botues: SHFD të UÇK-së
    Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2006.



    Feniksët e lirisë 9

    Në këtë monografi janë prezantuar 60 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin Abedin Salihaj e duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Xhemsedin Suma.
    Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
    Radhitja sipas kriterit alfabetik.

    Përmbajtja:

    I Parathënia
    II Biografitë e dëshmorëve:

    Abedin Salihaj
    Agim Shala
    Agron Rama
    Agron O. Rama
    Alban Ajeti
    Albert Rama
    Arben Januzaj
    Arben Salihaj
    Avdullah Jashari
    Avni Selmani
    Bashkim Emini
    Bekim Lushaku
    Bujar Thaçi
    Dominik Përgegaj
    Elheme Jashari
    Emrush Çeta
    Enver Duraku
    Enver Olluri
    Faruk Rama
    Fitim Duraku
    Gëzim Mullabazi
    Hajzer Jashari
    Halil Metaj
    Halit Jashari
    Hamëz Thaçi
    Hysen Salihaj
    Hysni Salihaj
    Isa Morina
    Isë Havolli
    Isuf Sadikaj
    Jahë Hasani
    Jehona Raka
    Kolë Lleshi
    Maxhun Berisha
    Milaim Salihaj
    Mirsad Idrizaj
    Muhamed Zeneli
    Murad Ali
    Murat Lika
    Musa Begu
    Myrtez Jashari
    Naser Kelmendi
    Nazmi Gashi
    Ndriçim Koxha
    Njomëza Lipaj
    Nuri Bushi
    Nysret Musa
    Pajazit Ahmeti
    Pajtim Roci
    Përparim Thaçi
    Raif Koraçi
    Sahit Krasniqi
    Shaban Hajzeraj
    Shahin Gashi
    Shaqir Berisha
    Shefki Thaçi
    Valon Malaj
    Valon Gashi
    Xhafer Haskaj
    Xhemsedin Suma

    III Monumente përjetësie
    IV Dokumente
    V Recensione
    VI Përmirësim gabimesh
    VII Literatura

    Libri ka 284 faqe
    Botues: SHFD të UÇK-së
    Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2007.

    kosova e lire

  18. #218
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    PËRKUJTOHET BETEJA E DOBRATINIT DHE KAÇANOLLIT


    Në këtë betejë ranë dëshmorë Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu

    Shkruan: Megzon Maloku Gazeta “INFOPRESS”

    BESIANË, 15 SHTATOR 2007

    Në organizim të Zonës së V të TMK-së në fshatin Dobratin të Besianës, të shtunën u mbajt manifestimi përkujtimor në nëntëvjetorin e Betejës së lavdishme të Dobratinit e Kaçanollit si dhe ditën e Brigadës 152 - "Shaban Shala". Nëntë vite më parë mbi 24 mijë forca serbe në mesin e të cilëve edhe paramilitarë, për tri ditë me radhë më 15, 16 dhe 17 shtator 1998, me një arsenal të madh të armatimit sulmuan pozicionet e UÇK-së në Dobratin e në Qafën e Kaçanollit, aty ku bashkohet Llapi me Shalë. Beteja e Kaçanollit njihet si beteja e parë frontale në mes të UÇKsë dhe forcave pushtuese serbe. Në dyluftimin e pabarabartë ranë dëshmorë shtatë luftëtar të kësaj ane, Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Ndërsa forcat e okupatorit të zhgënjyera me humbjet që u shkaktuan nga trimat e UÇK-së, në tërheqje e sipër vranë e masakruan dhjetëra civilë, gra, fëmijë e pleq. Madje gjashtë nga ta i kanë djegur në lagjen e Lepajve. Manifestimin e shpalli të hapur eprori i TMK-së, Vëllazërim Qerimi, kurse merrnin pjesë veç familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve të shumtë edhe ish-komandantët e shquar të ZOLL-it si Kadri Kastrati-Daja, Nuredin Ibishi-Leka, Latif Gashi - Fati, Muhamet Latifi , ish-komandant i MC si dhe pjesëtarë të KFOR-it çek dhe përfaqësues të spektrit politik llapjan.

    KOSOVA DO TË JETË E PAVARUR NË SAJE TË HEROIZMIT TË DËSHMORËVE

    Ish-komandanti i UÇK-së për ZOLL-it, Rrustem Mustafa-Remi, në fjalimin e tij ndër të tjerash tha se zërat që kohëve të fundit po pëshpëritin për ndarjen e Kosovës janë të paqëndrueshëm. "Nga ky vend i heroizmit dhe i sakrificës bëjmë të qartë pozicionin tonë se vend për të ndarë nuk kemi dhe shqiptarët e Kosovës shtetin do ta bëjnë shumë shpejt pasi kohë me pritë nuk kemi", ka thënë ish-komandant Remi, duke ia bërë të qartë atyre të cilëve hezitojnë ta përkrahin pavarësinë e Kosovës, se në këtë tokë është derdhur gjaku i njomë i shumë luftëtarëve të UÇK-së. Zv/komandanti i TMK-së, gjeneral major Rrahman Rama, i cili aso kohe ishte zv/komandant i Zonës së Shalës, e ka cilësuar betejën e Dobratinit e të Kaçanollit si një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së jo vetëm në planin ushtarak por edhe atë moral me të cilin do të krenohemi të gjithë, pasi nga fitorja apo humbja e kësaj beteje varej shumë. "Duke qenë të bindur për këtë forcat e shumta serbe sulmuan pozicionet e UÇK-së duke e ditur se plani i tyre ‘Patkoi‘ mund të realizohej shumë lehtë nëse nuk do të haste në rezistencë në ZOLL-it, mirëpo llogaria u doli gabim pasi ato u prishën nga luftëtarët trima të Llapit që bënë një rezistencë të shkëlqyer duke i shkaktuar forcave dhe makinerisë serbe një humbje shumë të madhe", ka thënë gjeneral majori Rama. Në emër të Zonës së Pestë Mbrojtëse të TMK-së foli ud. i komandantit, Shaip Haziri. Ai tha se më 15 shtator 1998 Serbia kishte nisur një ofensivë të gjerë në veriperëndim të Llapit dhe rajonit të Shalës me qëllim të shpërbërjes së UÇK-së, por nuk e arriti këtë asnjëherë pasi kjo betejë vetëm sa e forcoi moralin e ushtarëve të UÇK-së dhe besimin e qytetarëve te forca e vetme që i mbronte UÇK. Dy prindërit e dëshmorit Fadil Sejdiu, Selmani e Nailja dhe bashkëshortja e dëshmorit Kosovarja ndonëse ndienin përmallim për më të dashurin e tyre, than se sakrifi ca e dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës do të duhej të ishte një udhërrëfyes për brezat e rinj që do të vijnë. Në fund të manifestimit pranë lapidarit u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh nga të pranishmit.

  19. #219
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    “Epopeja e UÇK-së” shënohet sivjet në mënyrë madhështore

    Prishtinë, 3 mars 2008 (Kosovapress) Koha 18:28

    Me rastin e 10-vjetorit të rënies së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëkombëtar tradicional “Epopeja e UÇK-së”, i pari ky pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

  20. #220
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Programi i Manifestimit Gjithëkombëtar “Epopeja e UÇK-së”


    2008-03-04
    Programi i Manifestimit Gjithëkombëtar “Epopeja e UÇK-së”


    Më 5, 6 dhe 7 mars 2008, me rastin e dhjetëvjetorit të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, organizon manifestimin gjithëkombëtar “Epopeja e UÇK-së ” më, 5, 6 dhe 7 mars 2008.

    Programi vijon si më poshtë:

    5 mars 2008, në Sheshin ”Nëna Terezë”, në orën 12:00-13:00, fillon:

    1. Parada ushtarake

    Parada ushtarake do të mbahet në Sheshin “Nëna Terezë”, duke filluar nga Kuvendi i Kosovës dhe vazhdon deri te Hoteli Grand.

    Paradën ushtarake do ta përcjellë Banda muzikore e TMK-së.

    Do të parakalojnë: veteranët e luftës, njësitet e TMK-së, kadetët dhe në fund, një njësit i të rinjve, të veshur me bluza, me logon “Bac, u kry!”.

    Para shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, bëhet nderimi i institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të tyre: Kryetari i Kosovës, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe Komandanti i TMK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.

    Kuadratet parakalojnë dhe përshëndesin në mënyrë ushtarake, udhëheqësit shtetërorë dhe ushtarak të vendit.
    Pas përfundimit të Paradës Ushtarake, para Shtatores së Skënderbeut, do të mbahet Koncerti artistik, me pika të zgjedhura artistike.


    6 mars 2008 - Dita e Dëshmorëve të UÇK-së

    Ceremoniali shtetëror dhe ushtarak i nderimit të dëshmorëve të familjes Jashari në Prekaz, do të bëhet, në orën 10:00.

    Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në të gjitha komunat e Kosovës, nga ora 10:00-18.00, si dhe do të bëhen vizita në familjet e dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

    Në sheshin “Nëna Terezë”, në orën 13:00-15:00, do të fillojnë performansa alternative, programe alternative nëpër hapësira të ndryshme të sheshit “Nëna Terezë”. Për realizimin e kësaj pjese të programit kujdesen kryesisht të rinj që kanë ide origjinale dhe që përfaqësojnë brezin e ri të krijuesve të Kosovës dhe të cilët përformojnë pjesë, me temë nga vepra e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë…

    Akademia Solemne, mbahet nga ora, 20:00 – 20:45

    Në sallën “1 tetori”, Filarmonia dhe Kori i Operës së Kosovës japin programin solemn. Në këtë Akademi do të marrin pjesë figurat më të larta politike, ushtarake e shkencore të Kosovës, Shqipërisë dhe ndërkombëtarë.

    Me një fjalë do të paraqiten përfaqësuesit më të lartë të Institucioneve të Republikës së Kosovës.


    7 mars 2008 -“Nata e Zjarreve” Prekaz, ora 18.00- 22.00

    e ndezjen e zjarrit të lirisë, në Prekaz, e më pastaj në tërë Kosovën.

    Pjesa e dytë e programit pasurohet me program të pasur artistik, ku do të marrin pjesë artistë të shquar të hapësirës mbarëkombëtare.


    Prishtinë, më 4. 3. 2008 KËSHILLI ORGANIZATIV

Faqja 11 prej 23 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 540
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 04:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •