Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Post EULEX i ka bërë edhe një dëm Kosovës

    sh-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, njëherësh ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka vlerësuar se EULEX-i, përmes arrestimeve të fundit, i ka bërë edhe një dëm Kosovës.
    Në një intervistë për Radio Kosovën ia ka thënë se EULEX duhet të ndalë menjëherë veprimet e tilla dhe të punojë për atë që është thirrur luftimin korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës.

    “Në vend se ta ndihmojë Kosovën dhe të merret me procedim të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës që të dërgojë mesazh pozitiv se këto gjëra po luftohen në Kosovë ata shkojnë dhe ia bëjnë edhe një dëm Kosovës. Kjo është për t’u çuditur a janë këtu për të na ndihmuar apo për të na fundosur”, ka thënë Çeku.

    Ministri I FSK-së ka folur edhe për operacionalizimin e plotë të forcës ushtarake që ë dejton ai, duke thënë se deri në fund të vitit do të arrihet ky operacionalizim dhe më pas do të përpilohen kornizat dhe do të bëhen përgatitjet për transformimin e saj në atë që preferon të quhet ministri Çeku kjo forcë - Forcat e Mbrojtjes.

    Çeku ka thënë se në vitin 2013 Kosova do të ketë forcën e saj, e cila do të jetë e armatosur njëjtë sikurse ushtritë e vendeve të rajonit.

    “Ne nuk mund të bëjmë ndonjë ndryshim substancial para 2013 por ne do t’i bëjmë gjitha përgatitjet, gjitha studimet do të projektojmë përbërjen e re të forcave ushtarake të Kosovës” ka deklaruar Çeku.

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Kqyr tash kur dalin kta hijenat e pydykys e e shpallin proserb Agim Cekun.
    Këto fjal i ka thën qysh para se te vendosej në Kosovë ky mision, LVV-ja.
    Tash kur Ceku po i thot fjlaëte LVV-së , dhe sipas antishqiptarëve del edhe ky me shkije.

    hashimi dhe hijenat e tijë , edhe fëmit e vet kan mi thon se jan me shkije vetëm e vetëm të mbesin në pozit që jan e të kan mundsi të vjedhin sa më shumë dhe te negociojn me shkije.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •