Korrupsioni, pranga 3 zyrtareve te bashkise
Koha Jone 22.03.2011
Tirane- Dy inspektore te Inspektoriatit Ndertimor ne bashkine e Tiranes, nje polic bashkiak dhe nje qytetar, u ndaluan mbreme nga uniformat blu ne kryeqytet, nen akuzen e mitmarrjes dhe korrupsionit, kurse disa te tjere u shoqeruan dhe po merren ne pyetje. Aksioni i nisur mbremjen e djeshme eshte ndermarre pas ankesave dhe informacioneve ne dem te zyrtareve te Bashkise se Tiranes per ndertimet pa leje. Te arrestuarit jane Azem Celmurati, Agostin Lekgega, inspektore te Inspektoratit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes, polici bashkiak Ylli Bala dhe qytetari Simon Braholli. Mesohet se ndertimi gjendej ne zonen e Sanatoriumit. Dy inspektoret ne bashkepunim me policin bashkiak, lejonin qytetarin Braholli qe te kryente ndertimin pa leje, duke marre ryshfet ne shuma te konsiderueshme financiare.
Burime policore bene me dije lajmin, por per shkak te hetimit nuk dhane detaje rreth aksionit. Por u saktesua se behet fjale per implikime ne mitmarrje te policeve dhe inspektoreve per ceshtje te ndertimeve pa leje. Deri ne mesnate, inspektoret dhe efektivi i dyshuar kane dhene sqarime per ceshtjet dhe u moren ne pyetje, sikurse edhe qytetari qe u kishte dhene ryshfet per te ndertuar pa leje ne zonen e Senatoriumit ne kryeqytet. Hetimi i ceshtjes ka nisur prej disa ditesh me metoda speciale nga Zyra Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Tiranes, mbeshtetur mbi ankesat e qytetareve te ndryshem, se efektive te Policise Bashkiake u bejne presione dhe kerkojne ryshfete te ndryshme per ndertime apo shtesa godinash dhe aktivitete tregtare. Por zyrtare te policise nuk dhane informacione te detajuara per shkak te sekretit hetimor, ndersa pritet qe diten e sotme te jepen sqarime ne lidhje me operacionin, rrethanat e dosjes se hetuar dhe denoncimit te bere.
Mendohet se grupet e policeve bashkiake qe kane per detyre te veprojne ne kryeqytet dhe jane ne varesi te Bashkise se Tiranes, mund te kene kerkuar ryshfete ndaj bizneseve dhe tregtareve per favore te ndryshme, sikurse dhe per ceshtjen e ndertimeve. Per momentin konfirmohet ndalimi i 3 zyrtareve dhe nje qytetari per mitdhenie. Per realizimin e operacionit eshte kerkuar dhe mbeshtetja e komisariateve, pasi efektivet jane marre ne banesa. Per kete ceshtje eshte kerkuar dhe bashkepunimi i prokurorise se kryeqytetit. Edhe me pare ka pasur akuza ndaj efektiveve te Policise Bashkiake, per ushtrim dhune fizike, presion verbal, apo ryshfete te ndryshme ne ceshtje tregtare dhe afera te tjera. Operacioni policor do te vazhdoje dhe ne oret e ardhshme, pasi dyshohet se ne kete afere jane te perfshire dhe te tjere efektive e zyrtare.
Te arrestuarit:
Azem Celmurati, inspektor ne Bashkine e Tiranes
Agostin Lekgega, inspektor ne Bashkine e Tiranes
Ylli Bala, efektiv i Policise Bashkiake
Simon Braholli, qytetari qe ndertonte pa leje
Komentet e juaja
Krijoni Kontakt