Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 56
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar

    E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar dhe kjo do të realizohet falë së kaluarës për të parë të ardhmen e ndritur. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli ndërsa mbajti nje fjalim përpara deputetëve të Kuvendit.

    “Duhet të ecim përpara për te krijuar të ardhmen tonë, e cila do të jetë një e ardhme e ndritshme”.

    “Nuk po propozoj disa tabu, ne kufirin e kemi rënuar më parë. Në saje të së kaluares, ne duhet të ndërtojmë të ardhmen. Bashkimi, do te jetë ashtu siç tha BE, jo me dhunë. Integrimi, të behet nëpermjet takimeve te larta, dmth ligjeve dhe më pas me biznese. Dhe takimet mund të behen edhe me Malin e Zi dhe Maqedoni, jo thjesht formale, pra takimi sipas modelit të BE-së”.



    Pacolli më tej vuri në dukje dhe iniciativat e reja të cilat duhet të merren mes palëve, kjo për të gjetur një ekuilibër dhe per një zhvillim ekonomik më fitimprurës.

    “Duhet unifikimi i legjislacionit, komunikacionit, dhe dokumentacionit gjyqësor dhe të bizneseve. Lëvizje e lirë edhe të ideve, diturisë dhe kapitalit. Standartizimi i dijes, teksteve të reja shkollore dhe gjuha akademike.

    Duhet të filojme punën me energji pozitive. Askush nuk e fsheh idenë e një bashkimi, por duhet te ndjekim aspiratat tona brënda bashkesisë Europiane”.

    Ndërkaq, presidenti i Kosovës në fund të fjalimit të tij, deklaroi se vendet tona jane me vonesë për tu fokusur në keto cështje, ndaj dhe puna duhet te nise tani, me energji pozitive, e për këtë, duhet vullnet.

    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit.

    Për Kuvendin e Shqipërisë është një nder i madh që sot Presidenti i Republikës së Kosovës zoti Pacolli do i adresohet Kuvendit të Shqipërisë dhe përmes Kuvendit të Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve. Është një kënaqësi i veçantë që vizita e parë natyrshëm bëhet në Shqipëri. Është një krenari për shqiptarët në Kosovë dhe për progresin që ata kanë bërë që nga koha e pavarësisë.

    Ne kemi punuar, kemi koordinuar dhe vlerësojmë përpjekjet e qeverive të Kosovës për rritjen e numrit të vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ne mbështesim dhe përgëzojmë të gjitha përpjekjet e qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave edhe për Shqipërinë.

    Shqiptarët në Shqipëri, ashtu edhe shqiptarët në Kosovë kemi një projekt të përbashkët, që është rruga e integrimit dhe në emrin tuaj më lejoni që t’u uroj suksese shqiptarëve të Kosovës në këto përpjekj,e duke shprehur sigurinë se Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës, do japë një kontribut të veçantë në të gjithë këto përpjekje.

    Padyshim përkushtimi i dy vendeve tona ndajvlerave të përbashkëta euroatlantike, përbëjnë platformën e sigurtë për zgjerim dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona. Aktualisht ato janë futur në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre dhe kanë një dinamikë të ngjeshur, për të cilën ne po punojmë çdo ditë dhe

    çdo orë.

    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Behgjet Pacolli, drejtuar Parlamentit të Shqipërisë


    E nderuar kryetare e parlamentit, zonja Jozefina Topalli,

    Të dashur deputetë të Shqipërisë,

    Siç mund ta kuptoni, mundësia e lartë për t’ju drejtuar kësaj salle të nderuar është një burim emocionesh të forta për dikënd që sapo e ka nisur detyrën e Presidentit të shtetit më të ri të shtetit në botë, të Kosovës.

    Ndaj do ju lutesha të më mirëkuptonit për ndonjë luhatje emocionale të zërit.

    Mos ma merrni për të madhe fjalën, se ndoshta fjala nuk ka qenë gjithnjë pika ime më e fortë. Unë kam vepruar në jetë. Megjithatë e para ishte fjala, prej ku ja fillova.

    Të dashur vëllezër të Shqipërisë,

    Po vij në Tiranë në të parën vizitë jashtë Kosovës, si president i Republikës.

    Pasi u përkrye procesi i krijimit të institucioneve derisa po na mbërrijnë fjalë përgëzimi nga kryetarët e shteteve më të mëdha të botës, vendosa të nis vizitën prej këtej, prej Shqipërisë, prej Shqipërisë time, prej Shqipërisë shtetit amë, me ftesën e mikut tim, Presidentit, zotit Bamir Topi.

    Dhe ky rrugëtim imi, jo vetëm simbolikisht, u përkrye nëpërmjet kryeveprës së Kombit shqiptar, rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ndoshta investimit më madhor të shqiptarëve në këtë fillim shekulli.

    Si njeri me eksperiencë profesionale të një lloji të caktuar, unë megjithatë nuk dua të humb kohën tuaj të çmuar me vlerësime metaforike, madje as dhe për kryeveprat. Kemi suksese të tjera të cilat duhet t’ia fillojmë punës.

    S’dua t’ju lodh duke ju ofruar në këtë sallë të nderuar tabela shifrash për ato që ne për respekt të konvencioneve duhet t’i quajmë eksporte dhe importe të vendeve tona.

    Duke respektuar vlerat më të mira të patriotizmit tradicional, sot së bashku me ju, dua që të shohim vetëm përpara. Dhe me vlerat e së kualuarës të krijojmë të ardhmen tonë, të ardhmen, qq sigurishtv do të jetë e ndritshme

    Me këtë qasje, unë dua t’i thërras ndërgjegjes suaj kombëtare, vetëdijes suaj politike, aftësive tuaja profesionale, për të menduar pak:

    A duhet të kënaqemi me këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, shpirtëror mes veti? Unë them se kemi patur rezultate, por nuk duhet të kënaqem me këtë.

    Ne duhet t’i japim kuptim sakrificave të mëdha historike të heronjve tanë të përbashkët, angazhimit shekullor të paraardhësve tanë, duke hapur pista të reja bashkëpunimi.

    Rruga e Kombit është vektori themelor i këtij bashkëpunimi, i këtij integrimi.

    Ne mund të nderojmë paranë publike të harxhuar për të, duke qarkulluar në atë rrugë, në mënyrë shumë më intensive sesa sot, duke e mbushur plot atë plot e përplot me mallra, kapitale, ide, njerëz;

    Ne duhet falë saj, por dhe inisiativave të tjera të prodhojmë më shumë zhvillim, mirëqënie, afrim të shqiptarëve ndërmjet veti.

    Sot, rruga prej nga erdha, prej nga ju vini në Kosovë, ka një trafik të ulët dhe ne duhet ta mbushim atë. Duhet të qarkullojmë shumëçka atje

    Por ky qarkullim, këto pista të reja bashkëpunimi, të nderuar miq dhe vëllezër deputetë, duhet të zhvillohen mbi një bazament idesh të reja politike dhe institucionale.

    Në dritën e ideve të intelektualëve të shquar të hapësirës sonë kombëtare, që kanë folur për këtë temë,- si përshembull Arbër Xhaferri i ka quajtur trojet tona shqiptar “Komonuellthi shqiptar". Ai ka pasur të drejtë. Me të vërtetë ne jemi një Komunuelth shqiptar; nuk jemi vetëm ne në Kosovë, të Shqipëri, por bashkëkombasit tanë jetojnë edhe në Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi.

    Nuk po propozoj diçka tabu, që të frikësojë kënd. Kufirin mes nesh e kemi rrënuar me forcë para 11 vjetësh; tani na mbetet shumë pak për të përkryer këtë. Falë të kaluarës dhe vlerave të saj të ndërtojmë të ardhmen. E ardhmja është bashkimi ynë kombëtar, por jo në atë mënyrë destruktive siç do që ta kuptojë dikush.

    Bashkimi kombëtar do të jetë ai qëdo të na rekomandojë bashkësia evropiane. Sot do t’i thyejmë barrierat kufitare jo me dhunë por me dashuri. Ja kemi detyrim brezit të ri të shteteve tona.

    Po propozojmë diçka të ngjashme me atë që ndodhi me krijimin e Komunitetit Europian.

    Në dritën e modeleve të vetë hapësirës së Bashkimit Europian, ne duhet të institucionalizojmë midis Kosovës dhe Shqipërisë, takime të nivelit të lartë midis presidentëve, kryeministrave dhe kryetarëve të parlamentit, dy herë në vit.

    Ne jemi të hapur që këtyre takimeve t’i bashkangjitet seicili prej liderëve të vendeve fqinjë që dëshiron, qoftë Maqedonia, qoftë Mali i Zi.

    Këto takime nuk duhet të jenë thjesht ritual i çmalljes sonë, por rast për të bërë bilancin e marrëdhënieve tona ekonomike, politike, kulturore, etj dhe mundësi për të trasuar pista të reja të këtyre bashkëpunimeve.

    Dmth, propozoj një takim periodik drejtuesish të shteteve tona në modelin e Këshillin Europian, apo të Samitit Franko - Gjerman.

    Në fund të fundit është dhe politikë rekomanduese e vetë Bashkimit për ne vendet kandidate, që para se të bëhemi gati për të hyrë në hapësirën Shengen, të jemi të integruar mes veti.

    Në krah të këtij samiti, unë do të propozoja që të zhvillohej Forumi periodik i biznesit midis dy vendeve. Pse?

    -Është e papranueshme që inisiativat e përbashkëta biznesore mes dy vendeve tona janë të pakta.

    Është jo normale që bizneset tona të konkurojnë ashpër me njeri tjetrin.

    -Është e pafalshme që dy hapësirat tona jetike të parapara nga Perëndia si vende plotësuese për nga burimet natyrore, të jenë në varësi të ndonjë vendi të tretë për energjinë, apo për burime të tjera.

    Ndaj propozoj:

    -të jetësohet realisht ndërtimi i burimeve të reja energjitike hidro dhe me qymyr në vendet tona.

    -Të krijohet një sistem energjitik i përbashkët. Kështu dëshira e kryeministrit Berisha që Shqipëria të jetë superfuqi energjitike, do të vlejë për hapësirën tonë të përbashkët ekonomike.

    -Heqjen e barrierave për lëvizjen e mallrave. Humbjet që mund të dukeshin të një farë rëndësie do të kompensoheshin nga të ardhura të tjera të krijuara prej zhvillimit.

    -Unifikimin e rregullave për certifikimin e mallrave,

    -për dhënien e licencave për themelimin e ndërrmarrjeve,

    A ka kuptim të harxhohen para të Bashkimit Europian, apo të qytetarëve tanë për përkthimin, përshtatjen e legjislacionit në vendet tona, kur ne flasim të njëjtën gjuhë?

    -Ndaj ne mund t’ja fillonim me unifikimin e legjislacionit për komunikacionin,

    - Legjislacionit për dokumentacionin shoqërues të mallrave,

    -për noterizimin e dokumentave në përgjithësi;

    Etj.

    Por përveç mallrave, ne duhet të garantojmë lëvizjen e lirë të ideve, të diturisë, të kapitalit.

    Ndaj kërkoj të shkojmë kah:

    standartizimi i dijes për brezat e rinj nëpërmjet teksteve të njëjta shkollore dhe akademike;

    një sistemi akademik të unifikuar,

    unifikimit të gjuhës së dokumentacionit zyrtar, asaj të mediave, etj.

    Ne kemi unifikuar gjuhën në kohëra të vështira, pse të mos e bëjmë sot në kohëra të lumtura?

    Ka dhe plot çështje të tjera, pjesë e diskutimit të këtyre forumeve periodike. Kur e afatizon bashkëpunimin, kontaktet, atëherë ndjenja e llogaridhënies triumfon mbi rutinën e përditshme të një angazhimi politik.

    Unë bisedova për këto çështje me udhëheqësit e vendit amë dhe gjeta mirëkuptim për jetësimin e këtyre ideve. Duhet të jemi të hapur që të përfshimë në këtë hapësirë dhe vende të tjera ku banojnë shqiptarë, por jo vetëm për arsyen e gjuhës.

    Të dashur deputetë,

    Në hapësirën tonë publike qarkullojnë ide sfiduese për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Askush prej ne nuk e fsheh kënaqësinë për ide të tilla që i imagjinojmë të realizuara duke respektuar ligjin ndërkombëtar mbi të drejtat e minoriteteve, etj.

    Pse? Sepse ne jetojmë në një hapësirë evropiane dhe duhet t’i ndjekim aspiratat tona kombëtare në përputhje me rregullat e saj.

    I mbështes idetë unifikuese që i shoh të mundshme brenda hapësirës evropiane. I shoh ato si forcuese të ndjenjës kombëtare tek të rinjtë, si stimuluese të debatit publik në vendet tona. Por e kam të vështirë ta imagjinoj arritjen e këtij ideali kombëtar, pa u nisur nga konkretja, nga materialja, nga krijimi i kësaj hapësire ekonomike të përbashkët, ku jo vetëm gjuha, përbën element unifikues. Prej krijimit të kësaj hapësire do ndihemi më afër.

    Kur të jemi më afër, do shohim më mirë të sotmen dhe të ardhmen.

    Duke ju falënderuar për vëmendjen, unë ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj fisnike.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Kuuuuuuuuuuu Po Ky Pahiri E Ka Than Ket Sa Per Imazh Qe E Ka Ky As Qe E Din Se Qa Ka Tahn Ky As Rregullat Portokollare Nuk I Din O Njerz

  5. #5

    ..a eshte turp ? ..ndoshta..

    ..a eshte turp ? ..ndoshta..por une nuk kisha durim fare te lexoja qofte edhe nje fjale se cfare ka thene ky miku ne kuvend. Titullin e gazetes ..e lexova..dhe e lashe me kaq.

    ..eshte turp per mua ? ..ndoshta
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  6. #6
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Kam Pasu Nostalgji Per Kete Njeri Cdo Here E Kam Vecuar Nga Te Tjeret Per Te Mir Pse ?

    Sepse Ne Kohet Me Te Veshtira Te Popullates Tone Shqiptare Ne Kosove Thuaj Se Me Shum Se 100 Familjeve E Me Shum Ju Ndertoj Shtepi Prej Themeli E Deri Ne Pollaz Por Shqiptari Cdo Here E Haron Te Miren Perse Kam Dashur Qe Ki Njeri Ti Futet Politikes Sepse Eshte I Vetmi Njeri Cka Nuk Blihet Me Para Sepse Nuk I Duhen Eshte I Vetmi Pushtetar Cka Nuk I Intereson Te Hollat

    Besoj Se Bashkarishte Do Te Bashkohemi Por Nuk E Kam Te Qart Ai Haxhinasto Thote Bashkimi Eshte Per Te Keqen E Shqiptareve Kurse Ki Kerkon Amanetin E Te Pareve Me Dishon Dicka Mendja Se Dicka Po Luhet Me Ne Sikomb Por Qoft Per Te Mire E Jo Te Keqe
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    Kto politikanet e ton po lujn K.aret,njeri thot kena me u bashka ne BE,tjetri kina me e bashku Shqiprin...po lujn me popullin nxet ftoht.
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

  8. #8
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Krrrrrrrrrrrrrrk patriotave shqiptare,krrrrrrrrrrk PDK-se,AAK-se,LDK-se VV e bandave tjera.Besa krrrrrrrrrk edhe ketyre patriotave te Shqiprise e PD e PS e bandave tj.
    Mor le qe ja mbylli gojen te gjithve te sodit po edhe patriotave te se kaluares....bravo valla

    p.s. hahaha sa mire me qene shqiptare

  9. #9
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    Kuuuuuuuuuuu Po Ky Pahiri E Ka Than Ket Sa Per Imazh Qe E Ka Ky As Qe E Din Se Qa Ka Tahn Ky As Rregullat Portokollare Nuk I Din O Njerz
    Qy pahiri! A po te vie inat? shko tash luj k.o.qe me VV

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Postime
    37
    Politikajt tane, te gjithe, e kan lepurin ne bark ( perjashto vetvendosjen). Permendin bashkimin vetem terthorazi, dhe tehere kur e bejne kete, nuk guxojne pa ja shtuar mbrapa " bashkim kombetar ne BE " . Ky nuk eshte bashkimi, eshte me i hedh popullit hi syve. Ne kete forme do te bashkohemi edhe me Maqedonine edhe me Portugaline edhe me gjithe te tjeret. Ate cfare ne duam eshte bashlkimi me Shqiperine. Jo ne BE por ke tu ku jem dhe ku jetojme.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Suksese bashkpunimit Kosove- Shqiperi !
    Suksese dhe Presidentit Pacolli ne viziten e tij ne Tirane !

    ja cfar thot gazeta

    ----------
    55

    Bashkëpunimi, brenda vitit linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë-Prishtinë


    Paçolli, mirënjohje Berishës në përkushtimin për Kosovën


    Thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis dy qeverive në sektorin ekonomik, bujqësor dhe infrastrukturë ka qenë tema kryesore e diskutimit midis Kryeministrit Berisha dhe Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli në vizitën e tij të parë në Tiranë si President. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në vizitën e tij të parë zyrtare si President i Kosovës në Shqipëri, vizita e parë zyrtare kjo jashtë Kosovës, Kryeministri Berisha i rishprehu atij urimet e tij më të përzemërta për detyrën e re dhe i rikonfirmoi edhe një herë bindjen e tij të thellë se me përkushtim dhe eksperiencë do të përmbushë me sukses këtë detyrë të lartë. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shprehën angazhimin e të dy vendeve për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, bazuar kjo në kuadrin më të mirë e lehtësues ligjor, në veçanti përsa i përket bashkëpunimit në fushën ekonomike, bujqësore, investimeve të gjithanshme, infrastrukturave të rëndësishme që do të lidhin dy vendet dhe mbarë rajonin. Në këtë kontekst, ata rikonfirmuan vullnetin për ndërtimin e një sërë veprash infrastrukturore që do të lidhin dy vendet dhe do të forcojnë shkëmbimet midis qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, përfundimin e rrugës së kombit dhe akset e tjera rrugore që lidhin dy vendet, nevojën për lidhje hekurudhore, si dhe fillimin e punimeve brenda këtij viti të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë-Prishtinë. Presidenti Paçolli vlerësoi, gjithashtu, reformat e jashtëzakonshme dhe arritjet e mëdha të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, të cilat kanë transformuar vendin dhe kanë bërë të mundur ecjen e tij përpara në drejtim të integrimit euroatlantik, siç ishte integrimi në NATO dhe rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian. "Heqja e vizave për qytetarët shqiptarë është një mrekulli e vërtetë për të cilën shqiptarët do t'ju jenë përherë mirënjohës ju, zoti Kryeministër dhe reformave të qeverisë tuaj", u shpreh Presidenti Paçolli. Presidenti Paçolli e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore. Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që ndodhet në Tiranë dhe takohet me Kryeministrin Berisha, Presidenti Paçolli i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e falënderoi me mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, angazhimin, vizionin dhe energjitë e tij të pashtershme në mbështetje dhe ndihmë të Kosovës e çështjes kombëtare. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera vëllazërore, të gjithanshme, midis dy vendeve e popujve dhe angazhimi i të dy vendeve për të ndërtuar bashkëpunimin më të ngushtë e të shkëlqyer në të ardhmen, duke e shndërruar kështu faktorin shqiptar në shembull të marrëdhënieve të shkëlqyera të bashkëpunimit e miqësisë në rajon. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Paçolli vlerësuan se bashkëpunimi është në shërbim të interesit më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, paqes, stabilitetit e miqësisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor e më gjerë, si dhe ecjes përpara me shpejtësi drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian dhe në komunitetin euroatlantik. Gjithashtu në takim u diskutua situata politike në rajon dhe u konfirmua rëndësia për vazhdimin e dialogut për të gjitha çështjet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili do t'i shërbejë lehtësimit të jetës së përditshme të qytetarëve të të dy vendeve. Gjithashtu, në takim u vlerësua fakti që Republika e Kosovës është shndërruar tashmë në një faktor real stabiliteti, paqeje e miqësie në rajon.

    Kreshnik MERSINLLARI

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga ismani Lexo Postimin
    Kam Pasu Nostalgji Per Kete Njeri Cdo Here E Kam Vecuar Nga Te Tjeret Per Te Mir Pse ?

    Sepse Ne Kohet Me Te Veshtira Te Popullates Tone Shqiptare Ne Kosove Thuaj Se Me Shum Se 100 Familjeve E Me Shum Ju Ndertoj Shtepi Prej Themeli E Deri Ne Pollaz Por Shqiptari Cdo Here E Haron Te Miren Perse Kam Dashur Qe Ki Njeri Ti Futet Politikes Sepse Eshte I Vetmi Njeri Cka Nuk Blihet Me Para Sepse Nuk I Duhen Eshte I Vetmi Pushtetar Cka Nuk I Intereson Te Hollat

    Besoj Se Bashkarishte Do Te Bashkohemi Por Nuk E Kam Te Qart Ai Haxhinasto Thote Bashkimi Eshte Per Te Keqen E Shqiptareve Kurse Ki Kerkon Amanetin E Te Pareve Me Dishon Dicka Mendja Se Dicka Po Luhet Me Ne Sikomb Por Qoft Per Te Mire E Jo Te Keqe
    Nuk kam pasur kurr nostalgji per kete njeri . por secili qe e ndjen veten shqiptar duhet mi ndimu popullit , shum njerz kan vdek per kosove shum kane lan gjymtyr eh shum jetima .
    ky e ka pas ate mundsi me ju ndimu me ndertimin e disa shtepive qe eshte nje kontribut (nje pik uj ne ocean)

    sa i perket politikes ky s'ka lidhje me politik sepse ky eshte i lidhur me bisnese e politika per te eshte e rend!

    ket post e ka fitu pa merit , po qte besh kur s'ke rrug tjeter duhet te kerkosh ndim.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Nuk kam pasur kurr nostalgji per kete njeri . por secili qe e ndjen veten shqiptar duhet mi ndimu popullit , shum njerz kan vdek per kosove shum kane lan gjymtyr eh shum jetima .
    ky e ka pas ate mundsi me ju ndimu me ndertimin e disa shtepive qe eshte nje kontribut (nje pik uj ne ocean)

    sa i perket politikes ky s'ka lidhje me politik sepse ky eshte i lidhur me bisnese e politika per te eshte e rend!

    ket post e ka fitu pa merit , po qte besh kur s'ke rrug tjeter duhet te kerkosh ndim.

    Kurse tek tema " lideri me i besueshem ne Kosove" e ke potencuar pikerisht B.P.
    Sa interesant!!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    Kuuuuuuuuuuu Po Ky Pahiri E Ka Than Ket Sa Per Imazh Qe E Ka Ky As Qe E Din Se Qa Ka Tahn Ky As Rregullat Portokollare Nuk I Din O Njerz
    Aj ka dite me kriju pasurin qe ti dhe un mundemi vetem me enderu,se leje me mu ule ne te ,por gjelozija qe ke e ben te veten .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Krrrrrrrrrrrrrrk patriotave shqiptare,krrrrrrrrrrk PDK-se,AAK-se,LDK-se VV e bandave tjera.Besa krrrrrrrrrk edhe ketyre patriotave te Shqiprise e PD e PS e bandave tj.
    Mor le qe ja mbylli gojen te gjithve te sodit po edhe patriotave te se kaluares....bravo valla

    p.s. hahaha sa mire me qene shqiptare
    ...kejt qka ke shkru interesant , amo qekjo qe ekam nenvizu me te zez shum e fort....

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga ASrock4u2 Lexo Postimin
    ..a eshte turp ? ..ndoshta..por une nuk kisha durim fare te lexoja qofte edhe nje fjale se cfare ka thene ky miku ne kuvend. Titullin e gazetes ..e lexova..dhe e lashe me kaq.

    ..eshte turp per mua ? ..ndoshta
    Lol,turrpppp esht me vjell prej popullit,turp esht mej rrejt kombi se dote bashkohemi pa hy ne be,kjo esht turp.kurr popullit i thua se do te bashkohemi se bashku ne be dhe me investime te perbashketa ne interes kombetar kjo pra esht reale dhe pa genjeshtra,ky esht Behxhet Pacolli qe nuk ka marr prej popullit por ka dhen popullit.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O nese u met bashkimi kombetar ne nje dhenderr rus kurr mos u beft,po ai deri dje nane te kosoves e ka quajt serbin e tash kujton qe populli harron.
    Hajt more se nuk ka gja prej tij,mu vet une as ne kosove nuk e kisha lan me u fut,duhet te sqaroi shume gjera presedniku

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    Tash e ka radhen ti veje musafir gadafit,haha.Ose,do ti dergoj atje disa vajza te reja te kosoves,per ti bere qejfe gadafit,perpara se te bjere.Ne do te keni dijeni mbi vajtjen e vajzave nga kosova,vete pacolli(pacovovci rus)i pat derguar atje tek gadafi vajzat kosovare,ku gadafi i detyroj te kercenin derisa ishin lodhur,hahah.Ky eshte pacovi.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    integrim me njeri-tjetrin po, integrim ne BE kurre, bashkim me njeri-tjetrin jo.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  20. #20
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Nuk kam pasur kurr nostalgji per kete njeri . por secili qe e ndjen veten shqiptar duhet mi ndimu popullit , shum njerz kan vdek per kosove shum kane lan gjymtyr eh shum jetima .
    ky e ka pas ate mundsi me ju ndimu me ndertimin e disa shtepive qe eshte nje kontribut (nje pik uj ne ocean)

    sa i perket politikes ky s'ka lidhje me politik sepse ky eshte i lidhur me bisnese e politika per te eshte e rend!

    ket post e ka fitu pa merit , po qte besh kur s'ke rrug tjeter duhet te kerkosh ndim.
    te gjithe e kemi pasur mundesin me ju ndimu vllezerve tane nga kosova ne cdo sekonde te veshtir ndodhta jo me financa por buke me krip kemi munde me ju dhane por disa e dine veten sikur mbrter por asnjeher nuk jan asgje ata

    ki njeri ne moshen tima ka qen ne nje familje me te varfur ne fshat por edhe ne rethin por zgjuarsia e ketij njeriu ishte qe te mesoj te vazhdoj mesimin dhe ja ariti qellimit dhe e mbaroj fakultetin ne gjermani drejtimin EKONOMI nese ki njeri nuk e meriton me fakultet me djerse cka ka luft ather ata politikanet tjere cka duhet me be cka deri dje kan ruajtur lope kurse tash krieministra ministra ehheheh sa interesante eshte kjo bote
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •