Lajmi/Rama shpall sot kandidaturën – pritet slogani “më votoni se ashtu e kam hallin”


21-03-2011 / Gazeta 55



Ditët e kiametit po fillojnë, prandaj edhe Edvini s’mund të presë më, pa u shprehur. Sot formalisht, Edvini pritet të shpallë kandidimin për një mandat të katërt në krye të bashkisë së Tiranës, duke mos prezantuar asnjë alternativë për qytetin, por thjesht duke komunikuar vendimin se gjithçka që do thuhet gjatë fushatës, do të jetë politike, e s’do të ketë të bëjë as me qytetin e as me alternativat për ta nxjerrë komunitetin nga kolapsi. Oferta e vetme e kryetarit të PS-së ende në detyrë mund të përkthehet si “më votoni se ashtu e kam hallin”, duke deklaruar se zgjedhjet e 8 majit janë një referendum për fatin e tij personal, por ky proces po shndërrohet edhe në një shans të artë për pensionimin e tij politik