Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Thumbs down Haxhinasto: Tezat për bashkime e shkëmbime territores, të dëmshme

    I nderuar z. zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtë të gjysmës së dytë të atdheut tim - Shqipërisë!

    Vizitat e juaj e fundit zyrtare-shtetërore në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, që ia bëtë këto ditë Republikës së Kosovës, pa dyshim, për të gjithë ne shqiptarët e Kosovës, ishte një hap tepër i qëlluar dhe tejet i mirëseardhur praktik, i cili edhe më tepër e forcon afrimin tonë të drejtpërdrejtë në mes të dy shteteve tona. Gjatë kësaj vizite dyditëshe, ju, në emër të Qeverisë Shqiptare, në mes tjerash, mbështetët dialogun e nisur mes Kosovës dhe Serbisë duke na inkurajuar në vazhdim se këto negociata do të ndikojnë drejtpërdrejt për së miri në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Gjatë të gjitha takimeve të shumta që patët me pushtetarë dhe përfaqësues të opozitës, ju , po ashtu na përcollët mbështetjen e fuqishme të shtetit Shqiptar në procesin e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës.
    Pse qeveria e juaj, z. Haxhinasto, i mbështet këto bisedime të Kosovës me Serbinë, kjo politikë na është e qartë. Të gjithë dëshirojmë ta kuptojmë ashtu: Sikur atë po e bëni qëllimisht për ta përfituar simpatinë karshi shteteve tjera të bashkësisë ndërkombëtare që aktualisht janë bartës dhe promotor të mbajtjes së tyre. Pra, në prapavijë, mbase duhet të jetë një performancë e nevojshme taktike-diplomatike për momentin.
    Me këtë rast, aspak nuk dëshiroj të dyshoj se, në rend të parë ju, por dhe qeveria e juaj të cilin e përfaqësoni, e dinë mirë që këto bisedime për shumicën e shqiptarëve të Kosovës aspak nuk janë të pranueshme dhe ato fare nuk shprehin vullnetin politik të shumicës. Thjeshtë, si çdo herë me këso lojëra alla “negociata” apo “bisedime” me Serbinë, edhe këto të fundit bëhen kryekëput për interesa të Serbisë dhe mundësimit të saj që të kandidohet në BE, andaj si të tilla, fare nuk e kanë përkrahjen e gjerë popullore. Rezultati përfundimtar i tyre, patjetër se do të jetë i kobshëm jo vetëm për ne shqiptarët e Kosovës, por edhe për interesin e përgjithshëm kombëtare.
    Nga ana tjetër, z. Haxhinasto, po ashtu ne shqiptarët e Kosovës e dimë se partia e juaj e koalicionit qeveritar me PD-në e Sali Berishës në pushtet - LSI-ja e Ilir Metës, ka marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësor me qeverinë dhe partitë tjera politike në Serbi, dhe se, edhe ju dikur keni qenë i ngarkuar me Punë i Përhershëm i Shqipërisë në Beograd. Nuk ka dyshim! Në thelb e njihni mirë mentalitetin serbë dhe politikën e tyre në përgjithësi. Kur CV-së suaj të pasur të një politikani dhe diplomati karriere, ia shtojmë edhe faktin se kualifikimin superior e keni nga fushat - Histori Filologji (diplomuar më 1989), edhe më tepër po na befason ajo pjesë e deklaratës suaj kategorike, se idetë për ndryshim të kufijve në Ballkan janë të dëmshme për shqiptarët dhe se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.
    Në cilësinë e një shqiptari që gjithsesi pretendon Bashkimin Kombëtar dhe me profesion të një juristi të zakonshëm, mua me këtë rast, aspak nuk më takon që juve si një ekspert të mirëfilltë në këtë fushë, t’ju mbaj ligjërata historike dhe politike, por, përmes këtij artikulli modest si reagim, vetëm desha t’ju përkujtoj se, kjo sarkazma (dëshiroj të besoj se janë ashtu) e panevojshme deklarative diplomatike, fare nuk ka qenë e shëndetshme. Ende nuk e kam të qartë se çka ju detyroj ta bënë një gjë të tillë? Te kush tentuat ta arrini efektin e duhur të porosisë së saj. Tek populli, assesi jo! Përkundrazi, përmes saj ju shkaktuat zhgënjim dhe indinjatë si reagim tek qytetarët e Kosovës.
    Një përgjigje të përkrahur nga gjithë ne si reagim, e morët zyrtarisht edhe nga takimi me një lëvizje politike të Kosovës, me 14 deputet në Parlamentin e saj, e cila, krahasuar me partinë e juaj, asaj të PD-së dhe të gjitha partive tjera në pozitë dhe opozitare në Shqipëri, Kosovë dhe të gjitha trojet etnike shqiptare, haptazi e pretendon dhe angazhohet për këtë synim të natyrshëm historik të popullit tonë
    Fundja, me këtë veprim, z. Haxhinasto, ju në mënyrë flagrante keni shkelur edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në të cilën si parim qartazi shprehen aspiratat e popullit shqiptar për Bashkim Kombëtar.
    Për fund, shumë i nderuari, z. zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtë të gjysmës së dytë të atdheut tim – Shqipërisë! Ju me këto botëkuptime të gabuara që po i shprehni si politika zyrtare të qeverisë suaj, realisht, përmes tyre mund ta përfaqësoni vetëm një parti të vogël, apo edhe një koalicion pak sa më të madhe të një QEVERIE e cila nuk është SHTETI, dhe as populli shqiptar si tërësi. Ndërsa, nëse edhe më tej pretendoni t’i ruani ato bindje, ju garantoj se, në kuadrin e vullnetit të deklaruar të kombit tonë 8 milionësh, do të mbeteni edhe më pakicë... shumë e shumë më të vockël dhe tejet minor...!?

    Adnan Abrashi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Duhet ndalu hyrja ne kosove keti pisi,dhe ti dergohet nje protest ministris se jashtme te shqiperis

  3. #3

    Thumbs down Haxhinasko kundra bashkimit shqiptar

    Haxhinasto: Tezat për bashkime e shkëmbime territores, të dëmshme


    PRISHTINE-Shefi i diplomacisë së Shqipërisë Edmond Haxhinasto, tha dje në Prishtinë se kufijtë e Ballkanit perëndimorë janë të pandryshueshëm, ndërsa bashkimi i shqiptarëve mund të ndodhë në Bashkimin Evropian.
    Ai i bëri këto komente në kuadër të një vizite dyditëshe në Kosovë, gjatë së cilës po takon udhëheqësit më të lartë politik të vendit. Ministri Haxhinasto tha se Tirana zyrtare mbështet fuqishëm proceset politike në Kosovë, përfshirë edhe bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    “Unë me këtë rast dua të shpreh edhe mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë për procesin e negociatave të Kosovës me Serbinë, si një proces teknik midis dy vendeve sovrane dhe të pavarura, proces i cili jam i bindur se do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe do t’i jap një perspektivë të re proceseve integruese të këtyre dy vendeve në Bashkimin Evropian”.

    Ministri Haxhinasto tha se Tirana nuk mbështet idetë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke nënvizuar se integrimi i shqiptarëve do të ndodhë në Bashkimin Evropian, ku është edhe ardhmëria e tyre.
    Teza për bashkime, për shkëmbime territoresh janë teza të dëmshme që nuk shërbejnë aspak, e aq më pak u shërbejnë shqiptarëve, të cilët fatmirësisht kanë qenë kohët e fundit në anën e duhur të historisë, kanë përqafuar ato vlera, të cilat qëndrojnë në themel të civilizimit perëndimor, qëndrojnë në themel të organizatave të tilla, siç është Bashkimi Evropian”.

    Ministri Haxhinasto tha pas takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se Tirana do të ndihmojë Prishtinën në përpjekjet e saj për shtimin e numrit të njohjeve për pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj tha në këtë kuadër se të dyja palët kanë një plan bashkërendues për vitin 2011.

    “Krahas kësaj, ne si Ministri e Punëve të Jashtme, jemi duke bërë një analizë të veçantë për secilin shtet veç e veç se cilat janë motivet e tyre që nuk e njohin Kosovën. Cilët janë faktorët e brendshëm të këtij shteti, cila është pozita e tij rajonale, cila është pozita e tij në një kontinent të caktuar meqë pavarësia e Kosovës, kuptohet dhe lexohet në pjesë të botës në forma të ndryshme dhe këtë analizë ne do ta ndajmë me Tiranën zyrtare, e cila po ashtu në të kaluarën ka ndihmuar shumë që Republika e Kosovës të merr sa më shumë njohje”.

    Autoritetet e Prishtinës shmangën ndërkaq sot mundësinë e komentimit të arrestimeve të kryera nga EULEX-i nën dyshimet për krime lufte dhe urdhër arrestin ndaj deputetit të Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili mbrëmë u shpreh gatshëm të heq dorë nga imuniteti për të mundësuar hetimet.

    Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, konfirmoi mbrëmë se ka një urdhër arresti për deputetin Limaj dhe prokurorët e EULEX-it kanë qenë në kontakt me të për të debatuar situatën e tij, meqë ai është deputet i Parlamentit të Kosovës dhe si i tillë ka imunitet. Kjo çështje është në proces të qartësimit, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit, dje nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se nuk ka bazë ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit të zotit Limaj, duke nënvizuar se sipas Kushtetutës së Kosovës, deputeti i Parlamentit nuk mund të arrestohet dhe as të ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e deputetit pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputeteve të Parlamentit.

    (d.b/VOA/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Pse iu desht nje deklarate e tille, z. Haxhinasto?!
    Eshte e qarte pergjigja per kete pyetje.

    Haxhinasto vepron strikt sipas urdhrave te Sali Berishes edhe/ose direktivave te brarit ne forum. I eshte dashur ajo deklarate te dilte prej gojes se Haxhinastos.

    Per te tjerat nuk ka nevoje me komente te metejme.

  5. #5
    Ndonese shumica e shqiptareve deshiron bashkimin e kufijve kjo nuk duhet ngaterruar me konjukturat politike dhe qendrimin diplomatik. Kur komuniteti nderkombetar e ben te qarte qe ska ndryshim kufijsh ne ballkan (dhe kjo per te vetmen arsye qe te ruhen ato balanca shume delikate qe ka ne kete gadishull), Kosoves i jepet urdher te krijoje nje flamur e himn tjeter, ndryshe nga ai i Shqiperise, kundershtimi i klases politike shqiptare do ishte nje vetevrasje si politike ashtu dhe diplomatike. Shqiperia duhet konsideruar si faktor stabiliteti dhe jo si destabilizuese e balancave. Pavaresisht deshires per tu bashkuar qe sma ha mendja qe ka shqiptare qe se ka, kushtet nuk jane pjekur ti kundervihesh nje komuniteti te tere nderkombetare. Te pakten keshtu e kuptoj une.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Haxhinasto nuk ka thene ndonje gje te re, kjo ka qene politika e shtetit shqiptar prej 10 vjetesh tashme, dhe eshte politika e duhur. Po ua shpjegoj se pse ky qendrim eshte i drejte.

    1. Arsyeja kryesore perse nuk mund te flitet per ndryshime kufijsh ne Ballkan, pasi cdo inisiative e tille, do te destabilizonte gjithe Ballkanin. Gjithe popujt ballkanike kane probleme territoriale me njeri-tjetrin, dhe nese Kosova e Shqiperia do te prishnin kufirin e tyre, te njejten gje do te mundohen te bejne edhe kroatet, edhe boshnjaket, edhe provincat serbe te Bosnjes, edhe qytete si Mitrovica ne Kosove, edhe kurdet ne Turqi do te duan te bashkohen me kurdet e Irakut e krijojne nje shtet te pavarur. Pra ceshtja nuk eshte aq e thjeshte, dhe asnje shtet ne Perendim nuk ka oreksin qe te destabilizoje Ballkanin, kur per plot 1 dekade ne vitet 90 ky rajon ishte ne lufte e flake.

    2. Arsyeja tjeter perse bashkimi eshte i pamundur eshte te gjithe ata shqiptare qe jane "per bashkim kombetar me Shqiperine", jane edhe kunder ndertimit te nje shteti te pavarur ne Kosove, jane kunder pavaresise se Kosoves, jane kunder ngritjes se institucioneve demokratike ne Kosove, jane kunder te gjitha perpjekjeve nderkombetare per demokratizimin e shoqerise kosovare ne kete dekaden e fundit. Per kete kategori njerezish, "Shqiperi e bashkuar" do te thote nje aneksim i Kosoves nga Republika e Shqiperise. Dhe kjo ka dy probleme ne vetvete: problemi i pare eshte ai qe sapo zura ne goje, shqiptaret ne Kosove nuk kane besim ne forcat e tyre shtetformuese dhe nje iluzion i tille mbi bashkimin kombetar vetem sa do ti veshtiresonte akoma me tej rrugen shtetformimit ne Kosove; problemi i dyte eshte nje problem moral e nderkombetar: cdo bashkim i shqiptareve ne Ballkan, do te portretizohej me te drejte nga Serbia dhe mbeshtetesit e saj, si nje zevendesim i politikes nacionaliste te "Serbise se Madhe" me politiken nacionaliste te "Shqiperise se Madhe". Dhe asnje shtet nderkombetar qe mori pjese ne konfliktin e 1999 ne Kosove nuk ndali enderren e serbeve per nje Serbi te Madhe per ta zevendesuar me enderren e shqiptareve per nje Shqiperi te Madhe. Per gjithe boten, ky do te ishte nje gabim historik dhe do te minimizonte rendesine e nderhyrjes se tyre ne Kosove per te ndalur nje genocid.

    3. Arsyeja tjeter perse bashkimi mes shqiptareve eshte i pamundur ka te beje me testin e vlerave. Nderhyrja historike e NATO ne Kosove ne 1999 ishte nderhyrja e pare e botes se qyteteruar qe i vinin ne ndihme nje populli musliman ne zemer te Evropes. Dhe keto shtete nderkombetare nuk e cliruan Kosoven vetem nga ushtria serbe, keto shtete shprehen besimin dhe vendosmerine e tyre per ta kthyer Kosoven ne nje model per mbare rajonin dhe boten te vlerave evropiane: a) bashkejetesen nderetnike ne paqe b) perqafimin e vlerave demokratike edhe nga nje popull musliman si Kosova. Projekti nderkombetar i Kosoves ishte ti tregonte botes muslimane, qe edhe nje popull musliman eshte i denje te ndertoje nje shtet demokratik e te perqafoje te njejtat vlera demokratike. Bashkimi i shqiptareve do ta provonte kete projekt si nje deshtim total dhe nje iluzion ne dite me diell, pasi me bashkimin nen nje shtet, shqiptaret nuk po deshmojne vetem frymen e tyre nacionaliste, por po deshmojne edhe intolerancen e tyre: nuk duan te bashkejetojne me minoritetin serb ne Kosove!

    4. Arsyeja e katert eshte arsye e thjeshte e praktike: duke u nisur nga motive thjeshte politike dhe ekonomike, as Shqiperia e as Kosova nuk duan nje bashkim, bashkimi do te demtonte mireqenien dhe zhvillimin e te dyja vendeve. Kosova do te humbiste gjithe mbeshtetjen e NATO dhe BE qe ka gezuar ne keto 11 vjet, ashtu si kostoja e bashkimit do te ishte e paperballueshme per shtetin shqiptar. Dhe sikur problemet ekonomike e politike te zgjidheshin, perseri ngelet problemi kulturor: ekziston nje disnivel i madh i dukshem kulturor mes shqiptareve ne te dy anet e kufirit, qe do te duhet kohe qe te sheshohet e balancohet.

    Mesazhi i ministrit te jashtem shqiptar nuk ka si qellim qe te shokoje, por ka per qellim qe t'iu motivoje qe te kuptoni se prioriteti i pare dhe i vetem i shoqerise ne Kosove duhet te jete ndertimi i shtetit demokratik te Kosoves. Thirrje per bashkime dhe prishje kufijsh e ndarje territoresh, kane per qellim qe te demtojne mbi te gjitha si shtetformimin ne Kosove, edhe aspiratat e shqiptareve per integrimin ne familjen evropiane.

    Albo

  7. #7
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    me ben shum kurioz fakti kur lexoj apo degjoj qe politikanet shqiptar duhet te jene te kujdeshem ne deklaratat e tyre kur behet fjale per bashkimin e trojeve shqiptare,madje kjo konstatohet fare mire edhe tek politikanet tane te cilet lere qe nuk guxojne te hellin hipoteza te tilla por cfar eshte me e keqja edhe kur dikush permend bashkimin politikanet shqiptar kercejne duke thane larg qofte ne duam te shkojm ne evropen e bashkuar!!!
    tani lind pyetja po Greqia e cila eshte ne nato dhe ne BE sa mire nuk frigesohet nga europianet kur hapurazi shfaq synimet e saja teritoriale ne jug te shqiprise...??
    po Serbia si Aleate kryesore e Greqise e cila nuk pranon shtetin e kosoves madje ka synime qe ta ndaje kosoven,sa mire nuk trembet nga europianet apo Amerika?
    madje madje kemi vene re se Serbise po i krijohen kushte qe te antarsohet ne Be me pare se shqiptaret!e pame se Serbise ju dha liberalizimi i vizave me pare se shqiptarve,dhe me gjithe keto favorre te brukselit ndaj Serbise kjo e fundit akoma vazhdon te shfaq hapurazi synimet e saja per coptimin e kosoves!!

    pra mendimi im eshte se shqiptaret por dhe Lideret tan kryesor nuk kan perse te tremben qe te shfaqin hapurazi deshiren e kombit shqiptar per bashkim!
    kur vete shtete antare te BE e kan aplikuar nje gje te tille perse ne shqiptaret te mos bashkohemi..?

  8. #8
    Pershnedteje Albo,

    E para kinse cdo tendece, apo cdo iniciative per prishjen e kufijeve ne Ballkan jane destabilizues per Ballkanin jane vetem nje propagande e pergaditur nga ca qarqe nedrkombetare - e kete projekt e kane bere me se shumti per Shqiptaret per te vetmen arsye per te hequr dore nga aspiratat e tyre shekullore. Pra per bashkimin Kombetar Shqiptar - Per bashkimin e tokave Shqiptare sic ishin edhe para 1912.

    Ju Albo thoni, qe ndryshimi i kufijeve do jete destabilizues per rajonin - ndersa une them qe kufijte artificiale jane me destabilizues te rajonit - por jo vetem te rajonit por edhe me gjere. E mos te harojme se Kufiri ne mes te Shqiperise e Kosoves dhe pjeseve etnike tjera Shqiptare jane Kufijte Artficiale te cilet jane vendosur pa deshiren dhe vullnetin tone.

    Ish Jugosllavia ishte nje Shtet Artificial - pra ishte nje shtet - vend Destabilizues per Rajonin e me gjer e kjo eshte vertetuar me fillimin e luftes ne ate kohe ne Slloveni, e me pastaj ne Kroaci, Bosnje e me ne fund edhe ne Kosove.

    Shtetet perendimore nuk kane patur oreks as ish Jugosllavine ta destabilizojne, mire te gjithe e dije se cka eshte bere me te.

    Bashkimi - apo ndarja e eshte nje proces shume me i shendoshe se sa mbajtja e ndonje gjeje artficiale.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Ju Albo thoni, qe ndryshimi i kufijeve do jete destabilizues per rajonin - ndersa une them qe kufijte artificiale jane me destabilizues te rajonit - por jo vetem te rajonit por edhe me gjere. E mos te harojme se Kufiri ne mes te Shqiperise e Kosoves dhe pjeseve etnike tjera Shqiptare jane Kufijte Artficiale te cilet jane vendosur pa deshiren dhe vullnetin tone.
    Diten kur Kosova do te bashkohet me Shqiperine, do te jete edhe dita kur shqiptaret ne Maqedoni do ti vene flaken Maqedonise, se edhe ata duan t'i bashkohen Shqiperise. Do te jete edhe dita kur shteti bullgar do te dergoje ushtrine e vete ne Maqedoni per te aneksuar pjesen e vete te Maqedonise. Kur shteti grek do te dergoje trupat e veta ne jug te Maqedonise per te mbrojtur minoritetin e vete, kur shteti turk do te dergoje trupa per te mbrojtur minoritetin e vete turk ne Maqedoni, kur shteti serb do te vere ne levizje makinerine e vete te luftes per te shtene nen kontroll si Kosoven edhe Maqedonine, duke perdorur si motiv: "mbrojtjen e sigurise se jetes se minoritetit serb nga shumica separaratiste shqiptare".

    Dhe te humburit nga nje destabilizim i tille i Ballkanit, qe do te garantoje nje lufte ballkanike, do te jene shqiptaret. Ajo qe kemi fituar e ndertuar ne keto 20 vjetet e fundit do te avulloje para syve tane sa hap e mbyll syte.

    Albo

  10. #10
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Pra per bashkimin Kombetar Shqiptar - Per bashkimin e tokave Shqiptare sic ishin edhe para 1912.
    Kur na paskëshin qënë të bashkuara ndonjëherë trojet shqiptare përpara 1912? Identifikimi i "bashkimit kombëtar" me katër vilajetet nën sundimin e Perandorisë Otomane është shtrembërimi tipik i nacionalizmit shqiptar që nuk ka kurrfarë ndryshimi nga propaganda nacionaliste fqinje përkundrejt shqiptarëve. Historia nuk mund të transformohet me interpretime sipas ngjyrave të ndryshme të flamujve të ndryshëm kombëtar - kjo përbën dhe ngërçin e Ballkanit që e ka kaq të vështirë proçesin e integrimit europian. Nqs ndjekim këtë linjë keqinterpretimi, dalim tek bashkimi i trojeve ilire nën Romë dhe Bizant, megjithëse këto të fundit përbënin ndarje administrative lokale dhe nuk gëzonin autoritetin politik të vetëqeverisjes; situatë e ngjashme dhe me katër vilajetet otomane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 21-03-2011 më 11:07
    relata refero

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    shkembimet nuk janekurre te demshme kur vendosen me referendum vendor. cdo lloj kufiri tjeter, qofte dhe ai historik, eshte i demshem dhe amoral.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Diten kur Kosova do te bashkohet me Shqiperine, do te jete edhe dita kur shqiptaret ne Maqedoni do ti vene flaken Maqedonise, se edhe ata duan t'i bashkohen Shqiperise. Do te jete edhe dita kur shteti bullgar do te dergoje ushtrine e vete ne Maqedoni per te aneksuar pjesen e vete te Maqedonise. Kur shteti grek do te dergoje trupat e veta ne jug te Maqedonise per te mbrojtur minoritetin e vete, kur shteti turk do te dergoje trupa per te mbrojtur minoritetin e vete turk ne Maqedoni, kur shteti serb do te vere ne levizje makinerine e vete te luftes per te shtene nen kontroll si Kosoven edhe Maqedonine, duke perdorur si motiv: "mbrojtjen e sigurise se jetes se minoritetit serb nga shumica separaratiste shqiptare".

    Dhe te humburit nga nje destabilizim i tille i Ballkanit, qe do te garantoje nje lufte ballkanike, do te jene shqiptaret. Ajo qe kemi fituar e ndertuar ne keto 20 vjetet e fundit do te avulloje para syve tane sa hap e mbyll syte.

    Albo

    Pershendetje Perseri Albo,

    Maqedonia eshte nje Shtet ( Projekt ) artificiale e cila nuk ka jete shume te gjate. E verteta atje eshte qe Sllavo - Maqedonasit nuk deshirojne fare te jetojne me Shqiptaret - keshtu qe Maqedonia si Shtet fare nuk do egzistoje. Sllavo - Maqedonasit nuk munden ta paramendojne apo ta perftyrojne qe Shqiptari atje te jete Kryetar Shteti - apo Kuvendar - apo edhe Kryeminister.

    Sllavo - Maqedonasit - jane Bullgare - keshtu qe Bullgaria nuk ka nevoje te dergoje ushtrine e tyre atje fare. Sepse vete Sllavo - Maqedonasit do jene ata qe me referendum do i bashkohen Bullgarsie - keshtu qe s'do kete fare nevoje per lufte.

    Shteti Serb edhe pse nga disa duket ende duket i forte - ajo kohe ka perfunduar. Nuk eshte Shteti Serb sa ishte ish Jugosllavia. Sepse ne ate kohe i gjithe Armatimin i Ish Ushtrise Jugosllave mbi 90 % ishte ne prone te Serbise - mirepo tani nuk eshte ajo periudhe kohore. Edhe vete Shteti Serb nuk eshte i interesuar me per luftra te reja sepse qe te trijat lufta ne Ish Jugosllavi - Kroaci - Bosnje e Kosove i ka humbur.

    Shqiptaret e Kosoves asgje nuk kane kunder minoritetit Serb te Kosoves - pra qe jane tamam nga Kosova. Mos harro qe shumica e Serbeve ne Kosove kane ardhe nga luftrat e Krocaise e Bosnjes e Hercegovines - Pra Millosheviqi i ka vendosur Serbet nga Kroacia e Bsonja ne Kosove per te vetmin qellim - Ndryshimin e popullates atje. Serbet autokton ne Kosove jane diku rreth 3-5 %.

    Lufte asnejhere nuk do kete nese me ane te referendumit pyetet shumica e popullates ne keto vende qe jetojne te vendosin per fatin e tyre- Lufte e distabilizim te rajonit gjithmone do kete kur imponohen gjerat artificiale pa mare paraysh nga vijne ato.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  13. #13
    Te flasesh ne kete menyre si ti me siper i bie qe ose te mos e kesh idene e realitetit dhe te kesh jetuar ne nje bote virtuale ose mos jesh fare nga ky planet. Me duket mua harron sesi klasifikohet ballkani jo vetem sot po prej kohesh ne ambjentet e diplomacise nderkombetare: Eshte nje zone ku konfliktet mund te shperthejne ne cdo moment e te gjenerojne konflikte qe mund te marrin karakter global.

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Te flasesh ne kete menyre si ti me siper i bie qe ose te mos e kesh idene e realitetit dhe te kesh jetuar ne nje bote virtuale ose mos jesh fare nga ky planet. Me duket mua harron sesi klasifikohet ballkani jo vetem sot po prej kohesh ne ambjentet e diplomacise nderkombetare: Eshte nje zone ku konfliktet mund te shperthejne ne cdo moment e te gjenerojne konflikte qe mund te marrin karakter global.
    Pershendetje Darius,

    Po une them ate se cka eshte Reale.

    Idea e Realiteti ne Ballkan eshte qe ne Kombi Shqiptar jemi te rrethuar nga armiqte me te eger qe i kemi rreth nesh. - Sllavo Maqedonasit - Greket e Sllavo - Serbet.

    1. Shteti Serb - ka rreth 30 % te teritorit te Kosoves ( veriun ) nen kontroll te saj me ane te strukturave paralele te saj. Shteti Serb ne kushtetuten e saj ende e ka Kosoves - si pjese perberese te saj - Jerusalem te Serbise. Shteti Serb ende nuk e njeh Pavarsie dhe Sovranitetin e Plote te Kosoves. Shteti Serb ende asnjeherash edhe pas 11 vjet perfundimi te Luftes ne Kosove nuk ka kerkuar falje publike per te gjitha ato qe na ka bere. Shteti Serb ende nuk na kthen te pagjeturit qe jane me mijera. Shteti Serb gjdo dite burgose Shqiptaret ne Lugine te Presheves.

    2. Shteti Sllavo Maqedonas edhe pas thuajse 9 vjet perfundimi te luftes atje nuk e zbaton Planin e Ohrit - ku me ate plane Shqiptaret do i kishin te drejtat e nje populli shtet formues atje. Shteti Sllavo - Maqedonas burgos ish luftetarer te Ushtrise Clirimtare Kombetare atje per shkaqe Politike. Shteti Sllavo Maqedonas ben diskrimin te pakufite ndaj Shqiptareve atje - e kur boterisht dihet se Shqiptaret perbejne rreth 40-45 % te popullates se Maqedonise.


    3. Shteti Grek - cdo dite vrete Shqiptare autokton atje ( Shqiptaret ne Cameri ). Shteti Grek cdo dite mundohet ta ngushtoje territorin ujor te Shqiperise. Shteti Grek presekuton Shqiptaret atje ne cdo aspket vetem qe jane Shqiptar.


    Pse a nuk eshte ky realitet !!!!


    Nje gje mund te them, e ju pastaj mundeni te thoni cka te doni.


    Keshtu te ndare sic jemi - gjithmone ama gjithmone, si Shteti Sllavo - Serb, si Shteti Sllavo Madeqonas e si ajo Grek do kene aspirata - oreks te madh per te na ndare ma shume e per te na marr ma shume toka e pasuri.

    Kurse Kombi Shqiptar i bashkuar ne nje shtet - SHQIPERI NATYRALE - keto aspirata apo orekse nga keto shtete armiqesore te shqiptareve do te humbasin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •