Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Post Presidenti i Kosovës Pacolli nesër viziton Tiranën

    TIRANE- Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit do ta zhvillojë në Shqipëri. Nesër ai do të vizitojë Tiranën. Sipas axhendës zyrtare publikuar nga Presidenca, kreu i shtetit të Kosovës do të pritet paraditen e së hënës në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij shqiptar, Bamir Topi, me të cilin do të zhvillojë fillimisht një takim tet a tet dhe më pas do të dalin në konferencë për shtyp. Presidenti Pacolli do të ketë takime të veçanta edhe me kryeministrin Sali Berisha si dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së tij ai do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse parlamentit shqiptar. Presidenti i Kosovës do të takohet dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”.

    Në ditën e dytë të vizitës së tij (22 mars) në Shqipëri, presidenti Pacolli do të takohet me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pas ceremonisë së vendosjes së kurorës për nder të të rënëve në Monumentin “Nënë Shqipëri”, presidenti i Kosovës do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës ku do t’i dorëzohet çmimi “Honoris Causa”.

    Axhenda e tij vijon me pjesëmarrjen në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë, për t’u pasuar nga një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër. Gjithashtu, presidenti Pacolli do të vendosë dhe një kurorë në “Varrin e Skënderbeut” në qytetin e Lezhës.

    Vizita e presidentit të Kosovës vjen një ditë pas takimit me Edmond Haxhinaston, zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.
    (s.g/GSH/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Fjalimi i presednikut (dhendrrit rus) ne parlamentin e shqiperis ishte nje fjalim prej sharllatani qe perveq gjuhes shume te dobet(nuk besoi qe ta ken kuptua deputetet shqipetar)ishte nje fjalim shume i pa kuptimt dhe i qakorduar.
    Me vjen mir qe edhe shqiptaret e shqiperis ta ken kuptua se ken e kemi presednik

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •