Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Selim M. Hasanaj: Mesimi i feve, gracke fondamentaliste

    Sado nga distanca, falė shtypit, internetit dhe Tv-ve tė shumtė shqiptarė, na mėrgimtaret po kemi mundėsinė tė percjellim gjthēka ndodhė nė Atdheun tonė. Si mergimtar, mė bajnė pėrshtypje shumė nggjarje tė ditėve tė fundit, si nė Shqipni, ashtu edhe nė Dardani. Meqenėse jam nga ata njerėz qė kurrė nuk mund tė pajtohet me invadimin e kulturave tė tjera nė trojet e Atdheut tim, tė pėrhapjes kobzezė tė kultures arabe, e cila pėrmes tė ashtuquejtunes pėrhapje dhe zhvillim i kultures islame, ngadalė, por ashpėr, po kėrcėnon jo vetėm kulturėn fetare tė shqiptarėve, islamin tradicional, tė cilin na e kemi pranue me dhunė apo me dashje nga koha e pushtimit osman pėr pesė shekuj, e qė asnjėherė nuk ka irritue kend, asnjė qytetar tė trojeve tona, pa dallim besimi e kombsije, ai islam kurrė nuk ka irritue as vėllaznit tanė qė u pėrkasin dy besimeve tjera, atij katolik dhe atij ortodoks. Pėrkundrazi, na jemi mburrė si popull model pėr tolerancė fetare, dhe ēka ishte ma se e randėsishme, kėto besime asnjėherė nuk kanė dalė nė plan tė parė para kombit pėr ta dominue ate; pėrkundrazi, sot dhe pėrgjatė tanė historisė kemi me miliona fakte se si priftrinjė, peshkopė, kardinalė, e deri Papė (Papa Klementi i XI); kallogjerė, popa, hoxhallarė, myderizė, myfti, dervishė e shehlerė, me pushkė e me shpatė nė dorė pėr ta mbrojtė Atdheun, pėr ta mbojtė gjuhėn shqipe, flamurin e kulturėn shqiptare, dhanė edhe jetėn krah pėr krah njeni tjetrit.
    Pėrhapja e kėtij islami tė tashėm po kėrcėnon jo vetem islamin tradicional, jo vetėm po pėrēan e krijon urrejtje ndėrvėllaznore mes shqiptarėve tė besimeve tė tjera dhe atyne me besim islam, por po rrezikon zhbamjen dhe shuemjen e shqiptarėve si etni, si komb nė trojet e vjetra tė Gadishullit Ilirik.

    Asht pėr t’u ēuditė si po ndodhė kjo dhe askush nga ata qė janė kompetentė nuk e thotė asnjė fjalė, nuk del me asnjė qendrim, opinion, askush nuk e kundėrshton haptas kėte dukuni kobzezė. Nė biseda dhe nėpėr ndeja, sidhe nėpėr kafene, po hapi kush kėte temė, do shohim se janė shumica kundėr, por shqetėsimi pėrfundon me kaq.

    Kanė ndodhė disa raste flagrante kohėt e fundit, si ajo e Ministrit tė Kulturės Memli Krasniqi qė heqė nga zyrat dhe holli i asaj ministrije fotot e Nanės Terezė dhe tė Ibrahim Rugovės. U ngritėn kundėr disa individė, edhe nga mėrgata pat njė reagim, qė nė formė tė letrės sė hapun iu dėrgue edhe kryeministrit dhe institucioneve kryesore tė Dardanisė, por heshtje, sikur asgja tė mos kishte ndodhė.

    Nė vend qė kėto reagime t’i trembin, apo sė paku t’i paralajmronin misionarėt e islamit politik, qė po pėrhapet me shpejtėsi rrufeje nė trojet tona ilire e nė Sanxhak, Bosnje e Maqedoni, ndodhi e kundėrta. Kreu i BIK-ut (Bashksia Islame e Kosovės) Naim Ternava, kryeimami i Kosovės (pėr kėso rastesh e pranojė tė jetė Kosovė, sepse Dardania dhe dardanėt nuk durojnė pushtues fetarė e as tė tjerė) Bajgora, tė cilit nuk po ia mbaj mend emnin, mbajtėn njė seminar, apo diēka tė ngjashme, dhe kėrkuen qė nėpėr shkolla tė futet si landė edhe FEJA. Paturpsisht ata flisnin dhe paturpsisht rrenin publikun dhe opinionin tue ba krahasime me shtete, me kushtetutat e shteteve tjera, ku mes tjerash u pėrmend modeli i Kroacisė.

    U ba ky krahasim sepse, simbas mendjes sė turkoshakėve dhe arabofilėve Ternava e Bajgora, kushtetuta ligjet kroate do t’u shėrbenin ma sė miri edhe Kosovės. Me kėtė pretendohet qysh nė nisje tė vėrtetohet se shqiptarėt tė besimit islam nė trojet e Dardanisė janė shumicė, dhe ashtu sikur ka Kroacia kushtetutėn pėr shumicėn kroate, ashtu ta bajė edhe Kosova pėr (gjithnjė simbas tyne) shumicėn islame tė banorėve tė saj.

    Nė disa nga referencat e kėtyne dy imamėve arabo-turkofilė thuhej se ishin edhe shtetet e Europės qė, gjithmonė simbas rrenave tė tyne, paskan landė mėsimore landėt fetare tė shumicės nėper shkolla dhe fakultete. Kjo asht jo vetėm trillim, por asht RRENĖ e paskrupull, qė as qentė endacakė tė rrugėve tė Prishtinės nuk i hanė.

    Po shihet se kėta misionarė kobzezė antikombtarė po blejnė me forcėn e petrodollarėve pėrkrahėsit e vet, po shpėrlajnė trunin e shtresave tė vorfuna tė qytetarėve tė Dardanisė, pikėrisht pse ata janė nė buzė tė greminės e nė luftė pėr egzistencė, sepse nuk kanė as bukėn e gojės pėr pėr fėmijtė.

    Kėta nuk kanė pa kurrė ma shumė se vendbanimet ku jetojnė dhe normalisht atyne u mbushet lehtė mendja sikur nė shtetet e Europės paska landė fetare nė programet shkollore. Ata kėto rrena i marrin pėr tė vėrteta dhe Ternava e Bajgora, Ministrinė e Arsimit e kėrcėnojnė me anė tė kėtyne masava dhe me romė e magjupė, turqė e boshnjakė tė Kosovės.

    Pėr hir tė sė vertetes, unė qė mbi 35 vjet jetoj nėpėr shtete tė Europės, ashtu edhe kam kontakte nėpėrmjet farefisit nė shumė shtete europiane, po i them popullit shqiptar se kurrė, asnjėherė deri mė sot nė shkollat e asnjė shteti nuk ka landė mėsimore fetare, nuk mėsohet as predikohet asnjė fe, sado qė nė 99.99% tė shteteve tė Europės janė shtete tė krishtena, qė edhe kushtetutat e i kanė hartue para qindra vitesh tue u nisė nė vlerat e krishtėnizmit. Nė shkollat fillore deri nė ato tė mesme mėsohet HISTORIA E FEVE, pra e tė gjitha feve; kuptohet, me ma shumė pėrkushtim dhe kohė historisė sė krishtėnimit, por kurrė, nė asnjė shkollė, nuk ka shkelė kamba e priftit si mėsimdhanės.

    Landėn e historisė fetare i spjegon mėsuesi i zakonshem, qė jap edhe landė tė tjera. Tjetėr janė shkollat fetare nga tė cilat dalin priftrinjėt e ri. Kėo shkolla janv sot edhe nė shtetet shqiptare, Shqipni e Dardani. Ka shkolla private fetare edhe nė Prishtinė: asht edhe fakulteti i fesė islame, tė cilin ma mirė do tė ishte tė mos e kishim fare.

    Ēka duen tash islamistėt ekstrem araboturkofilėt Ternava e Bajgora?! Mos duen kėta fondamentalistė dhe antishqiptarė qė imami musliman jo vetėm nėpėr shkolla, por edhe nė jetėn familjare tė shqiptarėve tė bahet pushtet suprem?!
    Ēuditem sa energji dhe sa rezurse shpenzohen nga grupime tė shumta dhe parti politike pėr ta rrėzue pushtetin dhe marr atė, ndėrsa asnjė reagim pėr kėto punė tė pista tė kreut tė BIK-ut, i cili, nė vend qė tė merret me fe, po merret me politikė. Po krijohet pėrshtypja se Naim Ternava asht shefi i Hashim Thaēit, nė vend qė tė ishte e kundėrta. Kėshtu edhe nė Shqipni. Cak i luftės asht tė rrėzohet Sali Berisha, ndėrsa pse Greqia po rrezikon ta vejė kufinin nė Shkumbin, askujt nuk po i intereson, veē disa zaneve tė vetmueme, qė kur i dėgjoj, ma kujtojnė atė thanje: ZA I VETMUEM NE SHKRETINE.

    Nėse institucionet e shteteve tona nuk ua ndalin hovin disa individėve, si kreut tė BIK-ut, ashtu edhe atij tė kreut anolog nė Shqipni, na jemi para njė rreziku serioz pėr t’u zhdukė nga hartat gjeografike.

    Si guxojmė tė shkelim gjakun, kontributin dhe flijimin e atyne qindra e mijra priftinjve, hoxhallarėve, popėve, qė nėpėr shekuj, sė bashku, luftuen ēdo pushtues, e pėr 500 vjet edhe atė islam, qė na pushtoi pėrmes perandorisė osmane?!
    Kush guxon tė shkelė 25 vjet luftė tė Gjergj Kastrioti, luftat e Pjeter Bogdanit, Pjeter Budit, tė rilindasve tanė si: vėllaznit Frasheri, Pashk Vasa, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Ali Gucia, Ymer Prizreni, Sylė Vokshi, Mic Sokoli, Fan Noli, Kadri Prishtina, Themistokli Germenji, Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Dom Nikoll Kaēorri, Shtjefen Gjeēovi, Haxhi Zekė Berdyna, Xhemė Gostivari, Elez Isufi, Dedė Gjo Luli etj., etj., patriotė tė tė gjitha besimeve, qė nuk patėn as ma tė voglen pengesė pėr ta ba tjetrin vėlla, sepse nė realitet ata ishin vėllazen tė njė gjaku?!

    Kush janė kėta predikues, misionarė tė rrugėve, nga krenėt e bashksive fetare islame, qė po ndjellin pėrēmje dhe po krijojnė urrejtje deri aty sa po predikojnė islamin politik? Kėta duhen ndalė, duhen nxjerrė para drejtėsisė pėr veprime tėjashtėligjvshme antikombtare, antishtetnore dhe pėr nxitje tė urrejtjes fetare, racore e klasore

    Marre tek Revista Drini.com
    http://www.revistadrini.com/2011/03/...ndamentaliste/

  2. #2
    Jane hapur dy tema njelloj. :S
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •